Home Blog Page 4230

Sulmohet fizikisht kryetari i FFK-së, Agim Ademi

0

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është sulmuar fizikisht mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se sulmi ndaj tij ka ndodhur në Gërmi.

Ademi pas sulmit ka marrë edhe trajtim mjekësor.

Sulmi ndaj tij ka ndodhur në ditën kur Ademi feston ditëlindjen, me ç’rast FFK ka bërë një urim të veçant për të në orët e para të ditës së sotme.

Vetëvendosje kërkon bojkotimin e balotazhit në Malishevë

0

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Malishevës, Alban Krasniqi ka kërkuar që të bojkotohet balotazhi në këtë komunë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ai ka thënë se “Strukturat kriminale dhe ato të SHIK-ut të instaluara ndër vite në institucionet qendrore, lokale dhe ndërmarrjet publike, që posedojnë edhe biznese multimilionëshe vazhdojnë të funksionojnë dhe dje ato i dhanë frytet e tyre”.

Postimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë të Malishevës,
Dje kaluam një proces zgjedhor të qetë dhe të rregullt në dukje brenda vendvotimeve.
Jam i vetëdijshëm që në komunën tonë shprehja demokraci dhe vullnet i lirë janë ende larg të qenit realitet.
Do të dëshiroja të uroja qytetarët për këto zgjedhje por duke qenë i vetëdijshëm për mënyrën sesi përdoren ende mekanizmat e klientelizmit, shantazhit dhe patronazhit në komunën tonë kjo më bënë të ndjej keqardhje për pamundësinë që të triumfoj vullneti i lirë.
Andaj, fitores së figurave që janë sinonim i krimit dhe korrupsionit nuk kam sesi t’i gëzohem dhe as sesi t’i uroj.
Janë ata shkaktari i varfërisë, janë ata shkaktari i ikjes masive të rinisë, janë ata shkaktari i lënies së komunës sonë në fund të listës, ata janë përfituesit e privatizimit të tokave tona, janë ata lejedhënësit dhe bashkëpronarët e gurthyesve, janë ata përfituesit e tenderomanisë.
Pse, fituan!? Këtë e gjejmë në shumën e madhe të parasë së pistë të përfituar për mëse dy dekada në pushtet, në kapjen e çdo institucioni dhe kontrollimin e çdo pozite pune.
Andaj, rezultati nuk është zgënjyes për ne, por për Malishevën e cila vendoset në prapakthim.
As edhe një presje të programit dhe as edhe një moment të veprimeve dhe takimeve tona të shumta nuk mund ta heq nga ajo që kemi bërë, sepse kemi punuar drejt, sinqerisht, njerëzisht.
Një gjë jam mëse i sigurt, që vota e dhënë ndaj nesh ishte votë tipike demokratike, e jo e blerë, jo e kushtëzimit, jo e shantazhit dhe jo e klienteles dhe as e premtimeve megalomane.
Ashtu siç kam thënë po e ripërsëris se vazhdimi dhe as riciklimi jo që nuk janë zgjidhje, por janë hije e zezë që do ta mbajnë peng dhe ta lënë komunën tonë në regres për sa kohë nuk çlirohen qytetarët prej të tillëve.
Është e dhimbshme që e ardhmja u sakrifikua nga interesi shkurtpamës.
Ne nuk blejmë vota, as edhe nuk shantazhojmë apo ndrydhim vullnete, as edhe nuk shkelim dinjitete njerëzish.
Ne jemi për qytetari, vullnet të lirë, zhvillim dhe emancipim.
Asnjëra prej subjekteve që kanë fituar balotazhin nuk përfaqësojnë vlera për të cilat ne angazhohemi, përkundrazi janë sinonim i krimit. Andaj edhe i bëj thirrje të gjithë votuesve tanë që TA BOJKOTOJNË BALOTAZHIN NË MALISHEVË.
Sepse të zgjedhësh mes dy të kqijave nuk është zgjidhje, por zgjedhë…lak në fytin e qytetarit.
Na duhet më shumë punë dhe përkushtim që ta rizgjojmë vendosmërinë e qytetarëve për të mos iu nënshtruar krimit dhe mafias politike.
Strukturat kriminale dhe ato të SHIK-ut të instaluara ndër vite në institucionet qendrore, lokale dhe ndërmarrjet publike, që posedojnë edhe biznese multimilionëshe vazhdojnë të funksionojnë dhe dje ato i dhanë frytet e tyre.
Çrrënjosja e tyre është parakusht për zhvillimin e demokracisë në vend.
Për fund dua të falenderoj nga ❤ të gjithë aktivistët që u angazhuan pa përtesë dhe me vullnet e entuziazëm, të gjithë qytetarët që na hapën zemrat dhe shtëpitë e tyre, duke ndarë me ne halle, probleme e preokupime, të cilat ishin bazë për hartimin e programit tonë qeverisës, ata të cilët besuan tek ne dhe na mbështetën.
Megjithatë jam thellë i bindur që ndryshimi në qeverisjen lokale në Malishevë me VETËVENDOSJE!-n në krye do të ndodhë një ditë, sepse vullneti i vjedhur dhe i shtypur do gjej rrugën e çlirimit, lirisë dhe drejtësisë qytetare.
E humbëm një betejë por jo luftën!
Atë do ta vazhdojmë përmes përfaqësuesve tanë në kuvendin komunal, me shtrirjen dhe forcimin organizativ dhe bashkëpunimin e ngushtë me qytetarët.

Afër 38% e popullsisë e vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës anti-COVID

0

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani është vaksinuar 37.9% e popullsisë me dozën e dytë të vaksinës anti-COVID.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, shkruan Gazeta Reporteri.net.
Sipas MSH-së, me dozën e parë janë vaksinuar 46.7%.

MSH-ja ka shtuar se vaksina është mbrojtja më e mirë.
“Për aq kohë sa regjistrohen ende raste të reja të COVID-19, ndryshimi nuk do të vijë nëse nuk punojmë të gjithë së bashku për t’u vaksinuar të gjitha grupet e synuara. Vaksinimi është mbrojtja më e mirë që kemi”, thuhet në njoftimin e MSH-së. /Reporteri.net/

Ministria e Shëndetësisë del me njoftim rreth masave të reja

0

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar në faqen e saj njoftimin se nuk do të ketë ndryshim të masave anti covid përderisa rastet nuk bien.MSh ka bërë thirrje për vaksinim e qytetarëve të Kosovës në mënyrë që masat që janë në fuqi të lehtësohen.Ministria e Shëndetësisë ka thënë se vaksinimi është mbrojta më e mirë.

Njoftimi i plotë:

Për aq kohë sa regjistrohen ende raste të reja të COVID-19, ndryshimi nuk do të vijë nëse nuk punojmë të gjithë së bashku për t’u vaksinuar të gjitha grupet e synuara.
Vaksinimi është mbrojtja më e mirë që kemi.
#VAKSINOHU

Ndërron jetë babai i dëshmorit, Alajdin Berisha

0

Në Prizren, ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare, Muhamed Berisha, babai i dëshmorit, Alajdin Berisha, i cili ka rënë heroikisht në Betejën e lavdishme të Lezit me 01. shtator të vitit 1998.

Lajmin për ndarjen nga jeta e kanë bërë publik përmes njoftimeve mortore në rrjete sociale, familjarë të të ndjerit.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në vendlindjen e tij në fshatin Lez, me kohën e ikindisë, njoftojnë familjarë të tij./tvprizreni.net/

 

 

Gjendja me COVID-19 në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet rajonale

0

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar ka bërë të ditur se në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet rajonale po trajtohen 68 pacientë me COVID-19, shkruan TV Prizreni

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 34 prej tyre po trajtohen me oksigjeno-terapi dhe 3 në kujdesin intensiv.

Njoftimi i plotë i ShSKUK-së:

Covid-19: ShSKUK po trajton 68 pacientë

Numër më i ulët i pacientëve po trajtohen nga COVID-19, në klinikat COVID në QKUK, por edhe në spitalet e përgjithshme.

Sipas raporteve të datës 19 tetor 2021, në trajtim janë 68 pacientë, prej tyre 34 me oksigjeno-terapi dhe 3 në kujdes intensiv mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 10 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë, post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient

Spitali i Prizrenit, 2 pacientë

Spitali i Gjakovës, 7 pacientë

Spitali i Gjilanit, 6 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 5 pacientë

Spitali i Ferizajt, 7 pacientë./

46 ankesa dorëzohen në PZAP për parregullsi gjatë procesit zgjedhor

0

Në Panelin Zgjedhor të Ankesave dhe Parashtesave (PZAP) janë dorëzuar 46 ankesa me pretendimet se ka pasur parregullsi në procesin zgjedhor, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu është bërë të ditur nga PZAP, ku thuhet se ankesat janë dorëzuar nga subjektet politike, kandidatët për anëtarë të Kuvendeve Komunale dhe nga individ tjerë.

“Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, nga ora 19:00 datë 17.10.2021, deri në ora 19:00 datë 18.10.2021, në aftin prej njëzetekatër (24) orëve nga mbyllje e Qendrave të Votimit ka pranuar 46 ankesa, me pretendimet se ka pasur parregullsi në ditën e votimit. Ankesat janë paraqitur nga individ, subjekte politike, kandidatë për anëtar të Kuvendeve Komunale, të cilat do të shqyrtohen dhe vendosen nga PZAP-i brenda afatit ligjor prej 72 orëve”, thuhet në njoftimin e PZAP-së.

Ankesat kanë të bëjnë me thyerje të heshtjes zgjedhore, thirrje për të votuar përmes SMS-ve, sponsporizim përmes rrjeteve sociale, shpërndarje e video e foto me përmbajtje elektorale.

“Natyra e ankesave të paraqitura kanë qenë: Thyerje e heshtjes Zgjedhore – Sponsorizim i postimeve me përmbajtje elektorale në FB, Thirrje për të votuar përmes SMS-ve, Thirrje për të votuar përmes rrjetit social FB, Vendosja e posterit në afërsi të Qendrave të Votimit, Postim i një fotografie me përmbajtje elektorale në rrjetin social në FB, Shpërndarje e videove, fotove me përmbajtje elektorale në rrjetin social FB, Thyerje e heshtjes zgjedhore – thirrje për të votuar nëpërmjet postimit të fotos se fëmijëve ne rrjete sociale Instagrami, nuk i është mundësuar votimi në VV, ankesa për shkak të mungesës së votave, parregullsi në vendvotime, parregullsi gjatë numërimit të votave nga ana e KVV-ve, grumbullimi i njerëzve si presion ndaj votuesve për të votuar subjektin e caktuar politik, fletëvotime te pavulosura etj”, thuhet në njoftim./GazetaSinjali/

Abdixhiku: Rikthim i madh, 17 tetorin do ta kujtojmë me krenari

0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se LDK-ja në zgjedhjet lokale që u mbajtën dy ditë më parë ka pasur një rikthim të madh.

Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, tha se 17 tetorin do ta kujtojnë me krenari, siç e kujtojnë 14 shkurtin si mësim.
“Si LDK, 17 tetorin do ta kujtojmë me krenari; siç e kujtojmë 14 shkurtin si mësim. Njerëzit e Kosovës na vlerësojnë kur jemi të drejtë, siç na largohen kur s’jemi të tillë – dhe kjo është vlera më e mirë e demokracisë”, thotë ai.

Tutje, Abdixhiku shton se ky ishte një rikthim i madh i LDK-së.

“Veprimtarët tanë i falënderoj për rezultatin e arritur. Një rikthim vërtetë i madh. Vend për mburrje, festë e garë fituesish s’ka. Mbështetja për ne s’është kundër askujt tjetër. Prandaj të punojmë për raundin e ri; e të qëndrojmë kokëulur por krenarë përballë qytetarëve tanë. Besimin e tyre duhet ta kujdestarojmë me plot kujdes si në pushtet ashtu dhe në opozitë. Politikën duhet ta shohim vetëm si përgjegjësi”, shkruan ai.

I pari i LDK-së tha se në këto zgjedhje është treguar maturi demokratike në të gjitha proceset.

“Procesi zgjedhor përfundoj, e po përfundon edhe numërimi zyrtar i votave të fundit të rregullta e me kusht pa dallim. Si vend treguam maturi demokratike, në votim, organizim e pranim të rezultateve. Një standard që e marrim si të qenë por që në thelb është vlerë. Fitues, për këtë, jemi të gjithë”, shkruan ai.

Po ashtu, ai uroi të gjithë kandidatët e të gjitha partive për fushatën.

“I uroj të gjithë kandidatët e të gjitha partive për fushatën e bërë; në veçanti i uroj të gjithë fituesit e deritanishëm – me shpresë shumë se do të shërbejnë me dinjitet e përkushtim ndaj secilit qytetar në komunat tona e të tyre padallim”, shkruan Abdixhiku. /Telegrafi/

Mërgata për tetë muaj dërgoi 750 milionë euro në Kosovë, mbi 140 milionë më shumë se viti i kaluar

0

Mërgata vazhdon të kontribuojë në dërgimin e remitencave për familjet e tyre në Kosovë.

Pavarësisht pandemisë, deri në fund të muajit gusht 2020, në drejtim të vendit tonë janë dërguar 749.7 milionë euro, ku sipas Bankës Botërore (BB), mërgata ka ndikuar në rritjen ekonomike të Kosovës.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovë (BQK) tregojnë se gjatë këtij tetëmujori, diaspora ka dërguar 141.2 milionë euro më shumë sesa viti 2020, shkruan Telegrafi.

Vlera më e lartë e dërguar në drejtim të Kosovës ishte e muajit maj me 113.3 milionë euro.

Për sa i përket dërgesave të mërgatës sipas vendeve, Gjermania është shteti ku më së shumti dërgohen para në drejtim të Kosovës.

Nga Gjermania kanë ardhur 39.5 për qind e dërgesave, ndjekur nga Zvicra me 17.3 për qind dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 7 për qind.

Sipas kanaleve të dërgimit, BQK thotë se, 435.1 milionë euro janë transferuar me anë të agjencive të dërgesave të parëve, kurse pjesa tjetër me anë të bankave komerciale.

Në raportin e saj të fundit lidhur me ndikimin e pandemisë COVID-19 në ekonomi, BB thotë se rritja e konsumit me ardhjen e mërgatës ka kontribuar në rritjen ekonomike të Kosovës për vitin 2021.

Banka shpjegon se deri në fund të këtij viti, kjo rritje do të jetë 7.1 për qind, kundrejt një tkurrje prej 5.3 për qind që ishte vitin e kaluar.

“Aktiviteti ekonomik në vitin 2021 pritet të zgjerohet me 7.1 për qind kundrejt një rikthimi të mërgatës, masave mbështetëse fiskale dhe rritja e huadhënies. Modeli i rritjes së Kosovës është kryesisht i bazuar në konsum, me një mbështetje të konsiderueshme nga mërgata”, thuhet raport, shkruan Telegrafi.

Makinat që “lanë gjurmë” gjatë shekullit të kaluar u mblodhën në Mostar

0

Makinat që “shënuan” shekullin e kaluar u sollën në Mostar nga pronarë nga i gjithë rajoni për t’u prezantuar në Takimin e Tetë Ndërkombëtar të Oldtimer në qytetin më të madh në Hercegovinë.

Sipas mediave vendase, përcjell Telegrafi, pronarët dhe dashamirët e industrisë së automobilave u mblodhën pas Bashkisë së Qytetit të Mostarit, ku shumë bënë foto të makinave dhe mësuan histori interesante nga pronarët e tyre.

Pas shoqërimit, pronarët dhe makinat, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve, publikut dhe pjesëmarrësve të tjerë të trafikut, parakaluan në rrugët e Mostarit.

Presidenti i “Klubit Oldtimer Mostar”, Zdravko Vidoviq, i cili është edhe organizatori i ngjarjes, i tha Klix.ba se ishte një sfidë e madhe për të organizuar këtë ngjarje për shkak të të gjithë situatës në lidhje me coronavirusin, për këtë arsye ai është krenar që në Mostar ka rreth 40 makina të vjetra thuajse nga i gjithë Ballkani. /Telegrafi/

 

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort