Home Blog Page 4229

Miratohet doza e tretë e vaksinës kundër COVID-19 në Shqipëri

0

Edhe në popullsinë shqiptare do të nisë aplikimi i dozës së tretë anti-Covid. Vendimi është marrë nga Komiteti i Imunizimit dhe Vaksinimit, për popullsinë mbi 60 vjeç. Mjekja dhe anëtarja e komitetit, Gjeorgjina Kuli, deklaron për A2 CNN se së shpejti do të nisë zbatimi në mënyrë që kategoritë e riskut të kenë mbrojtje më të mirë ndaj varianteve të Covid-19.

“Kemi vendosur që të rekomandojmë dozën e tretë për grupmoshat mbi 60 vjeç dhe për personat me sëmundje të caktuara kronike. Ne kemi rekomanduar që të dalë protokolli i gatshëm për të gjithë detajet për kontingjentet që do të bëjnë dozën e tretë, lloji i vaksinës, afatet kohore dhe kombinimet e ndryshme”.

Komiteti ka dalë me rekomandimin për vaksinimin e fëmijëve mbi 12 vjeç, që kanë probleme bashkëshoqëruese. “Është hedhur ideja për vaksinimin e fëmijëve mbi 12 vjeç, por që kanë sëmundje me imunitetin, probleme kronike apo sëmundje të caktuara, për të cilët rekomandohet vaksina nga mjeku kurues”, shpjegon Kuli.

Ekspertja tregon për vaksinat që do të përdoren për dozën e tretë, ku nuk përjashtohen as kombinimet. “Kemi bërë skenarë dhe kombinacione të lejueshme. Kështu, të moshuarit që kanë marrë dy dozat Coronacav mund ta marrin dozën e tretë Pfizer ose Coronavac sërish. Ndërsa për fëmijët është lëne vaksina Pfizer, pasi deri tani studimet për këto grupmosha i kemi me këtë vaksinë”.

Mjekët dhe më të moshuarit do të jenë kategoritë e para që do të marrin dozën e tretë anti-Covid, pasi vaksinimi i tyre është bërë në muajin janar. Ndërkaq, Komiteti i Imunizimit u ka rekomanduar universiteteve të mos lejojnë në auditorë studentë të pavaksinuar, ose që nuk e kanë kryer testin e Covid-19./A2/

Agim Ademi: Jam sulmuar nga persona të maskuar

0

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka reaguar pas sulmit fizik që i është bërë sot në Parkun e Gërmisë. Ademi përmes faqes së tij zyrtare në “Facebook” ka shkruar se është sulmuar nga disa persona të maskuar.

Ai ka konfirmuar se është mirë me shëndet dhe se për rastin e ka njoftuar Policinë e Kosovës.

Postimi i plotë i Agim Ademit

Duke pasur parasysh interesimin e madh të dashamirëve dhe të opinionit publik pas raportimit për sulm fizik ndaj meje, fillimisht dua të ju informoj se jam mirë me shëndet dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim siç është raportuar. Është e vërtetë që sot rreth orës 8:00 jam sulmuar fizikisht nga persona të maskuar në parkun e Gërmisë, aty ku çdo ditë e praktikoj ecjen dhe vrapimin në natyrë. Personat në fjalë më sulmuan në mënyrë tinzare, por që fatmirësisht kalova pa lëndime serioze. Lidhur me këtë rast është informuar edhe Policia e Kosovës, e cila tashmë është duke i kryer hetimet. Shpresoj dhe besoj se shumë shpejt personat e tillë do të dalin para organeve të drejtësisë dhe do të marrin dënimin e merituar. Përkundër sfidave në punë, por edhe pengesave të këtij lloji, do të vazhdoj me tërë energjinë time t’i shërbej futbollit dhe ngritjes së mëtejme të FFK-së.

Arrestohet shkaktari i aksidentit në Prizren që iku nga vendi i ngjarjes

0

Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se me datë 18 tetor 2021, në hapësirën e parkingut të Qendrës Sportive “Sezair Surroi”, kishte ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti me targa vendore dhe një motoçiklisti, si pasojë e këtij aksidenti viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe ishte trajtuar në emergjencën rajonale në Prizren, raporton TV Prizreni.

I dyshimti kishte ikur me veturë nga vendi i ngjarjes, duke e lënë viktimën dhe duke mos i ofruar ndihmë ose pa e informuar organin e policisë dhe shërbimet e urgjencës.

Në punën operative-hetimore dhe video gjirimeve hetuesit policor nga njësia e komunikacionit rrugor në Prizren, sot me datë 19 tetor 2021, kanë arritur të identifikojnë tëdyshimtin M.K i lindur në vitin 1996, i cili drejtonte automjetin Golf V me targa vendore.

Pas intervistimit ështëinformuar prokurori i Shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të hetohet në procedurë të rregullt.Me rastin është duke punuar njësia e komunikacionit rrugor në Prizren, thuhet në njoftim.

Policia identifikon personin i cili shkaktoi aksident dhe iku nga vendi i ngjarjes

0

Policia në Prizren njofton se me datë 18 tetor 2021, në hapësirën e parkingut të Qendrës Sportive “Sezair Surroi”, kishte ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti me targa vendore dhe një motoçiklisti, si pasojë e këtij aksidenti viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe ishte trajtuar në emergjencën rajonale në Prizren.

I dyshimti kishte ikur me veturë nga vendi i ngjarjes, duke e lënë viktimën dhe duke mos i ofruar ndihmë ose pa e informuar organin e policisë dhe shërbimet e urgjencës.

Në punën operative-hetimore dhe video gjirimeve hetuesit policor nga njësia e komunikacionit rrugor në Prizren, sot me datë 19 tetor 2021, kanë arritur të identifikojnë të dyshimtin M.K i lindur në vitin 1996, i cili drejtonte automjetin Golf V me targa vendore.

Pas intervistimit është informuar prokurori i Shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të hetohet në procedurë të rregullt.

Me rastin është duke punuar njësia e komunikacionit rrugor në Prizren, thuhet në komunikatën e PK-së.

Vëzhguesit e BE-së: Shkarkimi i Valdete Dakës nga Vjosa Osmani nuk u bazua në ligj

0

Raporti preliminar i vëzhguesve të Bashkimit Evropian për zgjedhjet e 17 tetorit ndër të tjera flet edhe për shkarkimin e ish kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka nga ana e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani.

” Vendimi i Presidentes së Kosovës për të shkarkuar ish kryesueses e KQZ-së së Valdete Daka me 14 qershor katër vjete para skadimit të mandatit të saj të dytë dhe vetëm një ditë apra shpalljes së zgjehdjeve lokale. nuk mudn të mbështeteej në mënyrë adekuate as me arsyetimin e vendimit as nga bazat e shënaura të Ligjit për Zgjehdje te Përgjithshme. “, thuhet ndër të tjera në raporton e vëzhguesve të BE.
Tutje thuhet se ky vendim nga shoqëria civile dhe partitë opozitare është parë kryekëput si vendim i motivuar politikisht.

Një i vdekur, 17 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

0
19 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.185 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.507.657 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 675.582 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 2.355 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes
ℹ Sot janë shëruar 86 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.022. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 562.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

KQZ: Numërimi i votave pritet të përfundojë gjatë kësaj jave

0

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka thënë se gjatë kësaj jave pritet të përfundojë numërim i votave të zgjedhjeve lokale.

Elezi këto komente i bërë në një konferencë për media nga Qendra e Numërimit dhe Rinumrimit të votave.

“KQZ-ja ka pranuar rreth 5 mijë e 700 pako të supozuara me fletëvotime. Ato janë duke u verifikuar. Pasi të përfundojnë këto procedura, atëherë do të fillojë numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe atyre të ardhura me postë, që do të bëhet gjatë ditëve në vazhdim. Planifikojmë ta përmbyllim këtë proces gjatë kësaj jave”, tha Elezi para medieve.

KQZ-ja do të përcaktoj me vendim periudhën e fushatës për balotazh, në njërën nga mbledhjet e radhës.

“Duke ditur që në bazë të ligjit, raundi i dytë i zgjedhjeve lokale duhet të mbahet katër javë pas raundit të parë, KQZ-ja është e përqendruar në përfundimin e të gjitha procedurave lidhur me zgjedhjet për kryetar të komunave, në mënyrë që të arrijmë në afat ligjor.

Ai u shpreh se shpallja e rezultateve për raundin e parë bëhet pas përfundimit të numërimit të të gjitha votave në KQZ.

“Deri te shpallja vijmë pasi të përfundojnë të gjitha procedurat në QNR, pas numërimit të votave me kusht, atyre me postë dhe të personave me nevoja të veçanta. Kështu pas përfundimit të këtij procesi, KQZ-ja mund të shpallë fillimisht e pastaj të certifikoj zgjedhjet”

Në vitin 2017, siç tha Elezi, nga dita e zgjedhjeve deri në certifikim në zgjedhjet lokale KQZ-se i janë dashur 12 ditë.

Raporti i Komisionit Evropian: Kosova ka pak progres në shumë fusha!

0

Komisioni Evropian të martën prezantoi Raportet e Progresit për vendet e zgjerimit.Sa i përket Kosovës thuhet se ka pak progres në shumë fusha.KE: Kosova, pak progres në shumë fusha

Kosova duhet të angazhohet në mënyrë konstruktive dhe të bëjë përpjekje të tjera substanciale në “zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të kaluara” të arritura në kuadër të dialogut me Serbinë dhe të “kontribuojë në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të obligueshme për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, tha Komisioni Evropian në Raportin e Progresit.Sipas KE-së, një marrëveshje e tillë është urgjente dhe thelbësore në mënyrë që Kosova dhe Serbia të mund të përparojnë në rrugën e tyre drejt BE-së.Raporti tha se jostabiliteti politik dhe pandemia ndikuan në përparimin sa i përket zbatimit të agjendës së reformave evropiane të Kosovës, që sipas dokumentit ka qenë i kufizuar.
Prandaj Komisioni Evropian u bën thirrje institucioneve të Kosovës që t’i qasen me prioritet zbatimit të agjendës së evropiane.Raporti i Progresit për Kosovën thekson jostabilitetin politik në Kosovë.Aty përmendet edhe zgjedhjet parlamentare të shkurtit dhe formimi i Qeverisë së Kosovës në muajin mars, por theksohet se në pjesën më të madhe të periudhës që përfshin ky raport, ka pasur një “atmosferë polarizuese politike”.
KE-ja po ashtu vë theksin te situata në veri të Kosovës, sa i përket korrupsionit, krimit të organizuar dhe kushteve për lirinë e shprehjes dhe thuhet se situata në këtë pjesë është ende sfiduese.Bashkimi Evropian thotë se Kosova ka disa nivel të përgatitjes në luftën kundër korrupsionit, por që janë në fazë të hershme.“Gjatë periudhës së raportimit, është bërë përparim i kufizuar, përfshirë edhe hetimet dhe gjykimi i rasteve të nivelit të lartë”, thekson KE-ja. Po ashtu, në luftën kundër krimit të organizuar thuhet se është bërë përparim i kufizuar.Komisioni Evropian, megjithatë tha se Kosova ka bërë përparim në luftën kundër terrorizmit, “veçanërisht në rehabilitimin dhe riintegrimit të luftëtarëve të huaj dhe familjeve të tyre”.Megjithatë, Komisioni Evropian ka kritika për sistemin gjyqësor, pasi administrimi i drejtësisë vlerësohet se vazhdon të jetë “i ngadalshëm, joefikas dhe i ndjeshëm ndaj ndikimeve politike”. Si pikë pozitive është parë Strategjia për Sundimin e Ligjit dhje Planin e Veprimit, që u miratua në gusht të vitit 2021.Por, synimet e Kosovës për të bërë vetting në gjyqësor vetëm një herë është parë me “shqetësim” nga KE-ja.Në raport po ashtu flitet për përparimin që ka bërë Kosova sa i përket përmirësimit të infrastrukturës rrugore dhe rritjes së investimeve në energjinë e ripërtërishme, por “burimet e energjisë me bazë në qymyr vazhdojnë të jenë shqetësuese”.KE-ja sërish ka thënë se reforma në administratën publike është urgjente./REL/

Von Cramon: Jemi duke punuar që shumë shpejt të liberalizohen vizat për Kosovën

0

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, tha se janë duke punuar që shumë shpejt të arrihet liberalizimi i vizave për kosovarët.

Von Cramon gjatë një konference për media në Prishtinë, për publikimin e raportiti me të gjeturat nga zgjedhjet lokale të 17 tetorit, tha se nuk është përgjegjësi e Parlamentit Evropian për të dhënë dritën e gjelbër

“Ne të gjithë jemi përgjigjur, nuk është përgjegjësi e parlamentit Evropian që të jap dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave dhe jemi duke punuar që kjo të ndodhë shpejtë”. /EO

Misioni BE-së: Vlerësime pozitive për zgjedhjet, përjashtuar komunat serbe

0

Zgjedhjet komunale të 17 tetorit në Kosovë, në përgjithësi janë vlerësuar pozitivisht, me përjashtim të komunave të banuara më shumicë serbe, ku konkurrenca politike ka qenë e kufizuar, ka vlerësuar Misioni Vëzhgues i Bashkimit Evropian.

Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgim të Zgjedhjeve, Lukas Mandl, në një konferencë për media, të martën (19 tetor) tha se procesi zgjedhor është organizuar mirë dhe në mënyrë efikase. Pluraliteti i kandidatëve ka ofruar për votuesit një zgjidhje të vërtet, më përjashtim të komunave më shumicë serbe, ku konkurrenca politike ka qenë e kufizuar, ka thënë ai.

“E kemi parë që Lista Serbe e ka monopolizuar jetën politike të serbëve të Kosovës, madje ka pasur raste të kërcënimit dhe presioneve nga kandidatët e Listës Serbe dhe aktivistëve të tyre. Për fat të keq gratë kanë qenë të nën përfaqësuara në gara për kryetarë të komunave, financimi i fushatës nuk ishte transparentë”, tha Mandl.

Ditën e zgjedhjeve, vëzhguesit e BE-së, kanë vizituar 400 vendvotime në nivel vendi, tha ai, duke shtuar se votimi ka qenë i rregullt dhe i qetë përkundër disa shqetësimeve të vërejtura në një numër rasteve, siç ishte votimi me asistencë dhe votimi me dokumente të identifikimit me afat të skaduar.

Ndër të tjera, ai ka thënë se kuota gjinore prej 30 për qind është respektuar, por subjektet politike kanë nominuar vetëm disa gra kandidate për kryetare të komunave.

Edhe, Viola von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka përgëzuar qytetarët e Kosovës të të gjitha komuniteteve për ushtrimin e qetë dhe paqësor të së drejtës së tyre demokratike për të zgjedhur përfaqësuesit lokal.

Fushata zgjedhore, sipas saj, ka qenë konkurruese dhe pa incidente madhore.

“Këto zgjedhje komunale kanë dëshmuar se Kosova është një demokraci e vërtetë me një debat të vërtetë mes kandidatëve dhe partive politike që propozojnë politika alternative. Sot, më shumë se kurrë Kosova është shembull në kuptim të pluralizmit dhe standardeve demokratike për rajonin”, tha Viola von Cramon.

Megjithatë, edhe ajo përmendi se në komunat e banuara më shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës ka pas presion nga Lista Serbe dhe aktivistët e saj.

Zgjedhjet e 17 tetorit janë të dytat që janë organizuar në kohë pandemie.

Por, Viola von Cramon, tha se “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka arritur që në mënyrë efikase t’i zbatojë procedurat zgjedhore dhe nuk është vërejtur ndonjë parregullsi e madhe, çoftë në periudhën parazgjedhore, çoftë në ditën e zgjedhjeve”.

Edhe organizatat joqeveritare që kanë monitoruar procesin e zgjedhjeve të 17 tetorit kanë pohuar se janë vërejtur disa parregullsi, por të cilat nuk mund ta cenojnë integritetin apo besueshmërinë e zgjedhjeve. Disa nga parregullsitë e evidentuara, sipas tyre, kanë qenë votimi me asistencë, ushtrimi i presionit mbi votuesit si dhe prania e personave të paautorizuar në hyrje apo afërsi të qendrave të votimit.

Sipas rezultateve preliminare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nga 38 komunat ku janë zhvilluar, në 17 komuna janë shënuar fitore të partive dhe 21 komuna do të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Bazuar në rezultatet preliminare të KQZ-së, Lista Serbe ka fituar nëntë komuna, Partia Demokratike e Kosovës ka fituar pesë komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nga dy komuna, kurse Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur fitore të qartë në asnjë komunë në raund të parë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort