Home Blog Page 4228

Izraeli i interesuar për të binjakëzuar komunat me Kosovën

0

Ministri i MAPL, Elbert Krasniqi zhvilloi sot një takim virtual me ministrin e Bashkëpunimit Regjional të Izrealit, Esawi Frej.

Në fokus të bisedimeve ishin bashkëpunimi ndërshtetëror në fushën e ekonomisë, kulturës, arsimit dhe fushave tjera me interes të përbashkët.

Ministri Krasniqi thotë se ka ftuar ministrin izraelit për vizitë në Kosovë në mënyrë që të diskutojnë mundësitë e bashkëpunimit.

“Gjatë këtij takimi e njoftova Ministrin Frej për potencialin të cilin e ofron Kosova, në veçanti në nivelin lokal. Po ashtu, ftova Ministrin Frej, në një vizitë në Republikën e Kosovës për të diskutuar lidhur me projektet e përbashkëta dhe mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy vendeve”.

Sipas njoftimit të ministrit Krasniqi, ministri izraelit Frej, ofroi përkrahjen e tij të plotë për çdo iniciativë dhe bashkëpunim në mes të dy vendeve, me theks të veçantë binjakëzimi i komunave të dy shteteve.

“Gjithashtu, Ministri Frej, më ftoi, në një vizitë zyrtare në Izrael gjatë javëve në vijim me qëllim të diskutimit për arritjen e një marrëveshje e cila parasheh bashkëpunimin në fushat me interes të përbashkët”, njofton tutje Krasniqi.

Të enjten takohet grupi i Kosovës me të Serbisë për zgjidhjen e çështjes së targave

0

Grupet teknike të Kosovës dhe Serbisë do të takohen të enjten për të diskutuar opsionet për zgjidhjen e përhershme të çështjes së targave të automjeteve.

Marrëveshja e Brukselit e arritur së fundi e cila zhbllokoi situatën në veri përmban tre pika, ku në pikën e tretë është paraparë takimi i grupit punues mes dy shteteve.

Takimin e ka konfirmuar edhe qeveria e Kosovës në një përgjigje për T7.

“Të enjten, me 21 tetor, do të mbahet mbledhja e parë e grupi teknik për targat e automjeteve. Në këtë mbledhje do të shqyrtohen opsionet për një zgjidhje të përhershme duke u bazuar në tre parime kryesore: i) zgjidhja duhet të jetë sipas standardeve dhe praktikave të Bashkimit Evropian, ii) të jetë e aplikueshme dhe të aplikohet për të dy palët, iii) dhe nëse njëra palë bllokon arritjen e një zgjidhje të përbashkët apo nuk zbaton atë që është dakorduar atëherë ajo është palë bllokuese e dialogut. Në këtë mbledhje të parë nuk pritet të merret ndonjë vendim” thuhet në përgjigjen e qeverisë së Kosovës për T7.

Ende s’është vendosur se sa do të zgjasë fushata në raundin e dytë

0

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se në QNR pasi janë pranuar materialet zgjedhore nga të gjitha vendvotimet po bëhet futja në sistem e të dhënave nga formularët e rezultateve të kandidatët për kryetar.

Pas përfundimit të procedurave në QNR do të ketë listë të veçantë të të dhënave nga votat me kusht, nga personat me aftësi të veçanta dhe ato nga diaspora.

“Pasi të përfundojnë të gjitha këto aktivitete në QNR do të fillojmë me numërimin e votave me kusht, të personave me nevoja të veçanta dhe atyre të ardhura me postë. Planifikojmë ta përmbyllim si proces gjatë kësaj jave. KQZ është i përqendruar në përfundimin e të gjitha procedurave, për të shpallur dhe certifikuar rezultatet e zgjedhjeve”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se kohëzgjatja e fushatës për raundin e dytë do të vendoset nga KQZ-ja.

Sipas tij, kjo do të bëhet në mbledhjen e radhës së KQZ-së.

Publikohet i plotë Raporti i Progresit për Kosovën

0

Është publikuar i plotë Raporti i Progresit për vitin 2021 për Kosovën.

Në Raport ndër tjera flitet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Bëhet thirrje që Kosova të angazhohet në mënyrë më konstruktive në dialog dhe po ashtu të bëjë përpjekje për implementimin e gjitha marrëveshjeve të kaluara që janë nënshkruar.

“Sa i përket normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, dialogu i ndihmuar nga BE-ja ka vazhduar me takime të nivelit të lartë më 15 qershor dhe 19 korrik të vitit 2021, si dhe tri takime në nivel të kryenegociatorëve. Gjatë kohës së raportimit të dy palët kanë emëruar kryenegociatorë të rinj dhe ekipe të reja negociuese. Kosova duhet të angazhohet në mënyrë konstruktive dhe të bëjë përpjekje thelbësorë për implementimin e marrëveshjeve të kaluara dhe të kontribuojë në arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht obliguese të normalizimit me Serbinë. Një marrëveshje e tillë është urgjente dhe vendimtare në mënyrë që Kosova e Serbia të avancojë drejt rrugës evropiane”, thuhet në Raport.

Edhe gjatë fjalimit të tij Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliveri Varhelyi, ka thënë se si Kosova ashtu edhe Serbia duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe objektive për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit.

“Në Kosovë, zgjedhjet e parakohshme parlamentare në shkurt të vitit 2021 kanë rezultuar me formimin e një qeverie të re që gëzon një shumicë të pastër parlamentare. Ka mundësi të bëhet përparim në çështjet si luftimin kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe në rritjen e zhvillimit ekonomik. Komisioni qëndron prapa vlerësimit të korrikut të vitit 2018, se Kosova ka plotësuar gjitha kriteret për liberalizim të vizave. Dialogu i ndihmuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës mbetet qendrore drejt të ardhmes së saj evropiane dhe për stabilitetin në gjithë rajonin. Dyja palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive drejt objektivit për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme të normalizimit të marrëdhënieve. Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin duhet të evitohen”, ka thënë Varhelyi.

Sa i përket liberalizimit të vizave, Varhelyi ka thënë se Komisioni qëndron prapa vlerësimit të vet të korrikut të vitit 2018, se Kosova ka plotësuar gjitha kriteret.

Po ashtu ai ka thënë se Qeveria e Kosovës tash ka një shumicë të pastër parlamentare dhe se është mundësi e mirë për t’u bërë përparim në çështje si luftim kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe në zhvillim ekonomik.

Raporti i Progresit:

Shkarko dokumentin

Përfundon seanca në Hagë, dëshmitarja e parë e ZPS-së do të dëgjohet edhe nesër

0

Dëshmitarja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në gjykimin ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka thënë se është përfshirë në kontrollin e çështjes nga 25 shtatori 2020.

Deri në këtë periudhë, ajo ka thënë se nuk e di se kush ka qenë hetuesi që është marrë me çështjen OVL-UÇK.

Dëshmitarja Zenka Pumper, koordinatore e hetimeve në ZPS, ka thënë se nuk është në dijeni nëse është zhvilluar hetim në terren më 7 shtator 2020, ditën e parë kur në OVL-UÇK kishin arritur disa pako me dokumente.

Në pjesën e fundit të seancës në Dhomat e Specializuara në Hagë, dëshmitarja Pumper i është përgjigjur pyetjeve të avokatit të Hysni Gucatit, Jonathan Elystan Rees.

Avokati Rees: A e dini se kush përgjigjej në teren nga data 7 shtator, si hetues gjithmonë flas për të filluar hetimin në atë që ka ndodhur atë ditë, 7 shtator dita e parë, kur ZPS pretendon se mori dijeni për dokumentet që kanë arritur në OVL-UÇK, që ishte në fakt edhe tema e konferencës së shtypit që u mbajt atë ditë?

Dëshmitarja Pumper: Nuk kam njohuri nëse është zhvilluar një hetim në teren në atë ditë.

Avokati Rees: A mund t’i kontrolloni dokumentet gjatë natës që të na ndihmoni në këtë pikë nesër në mëngjes?

Prokurorja Bolici: Kundërshtoj për këto pyetje, hetueses nuk mund t’i kërkohet të kontrolloj dokumentet që nuk i ka në posedimin e saj.

Avokati Rees: A mund t’i kontrolli këto dokumente që të na ndihmoni në pyetje nesër në mëngjes?

Dëshmitarja Pumper: Të nderuar gjykatës, unë nuk besoj që ka dokumente që unë mund t’i kontrolloj për të parë nëse është zhvilluar ndonjë hetim në terren në atë kohë.

Në këtë seancë është bërë e ditur se dëshmitarja Zenka Pumper ka punuar për EULEX-in nga 2009 për pesë vjet ku në një periudhë e ka pasur qendrën në Prishtinë.

Zenka Pumper, hetuese në ZPS, ka filluar dëshminë e saj në gjykimin ndaj ish-krerëve të OVL-UCK më 18 tetor 2021.

Dëgjimi i saj do të vazhdojë edhe nesër me pyetjet e avokatëve mbrojtës. Zenka Pumper është dëshmitari i parë në gjykimin ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ish-krerët e OVL-UÇK akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Në organizatën që ata drejtonin kishin arritur disa pako që pretendohej të ishin me dokumente që kishin rrjedhur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Të gjitha këto ata i kishin bërë publike përmes konferencave për media dhe paraqitjeve të tjera publike.

Ata janë arrestuar më 25 shtator 2020 në Prishtinë prej kur edhe mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Varhelyi: Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim të vizave

0

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Varhelyi, gjatë prezantimit të raport-progresit vjetor u shpreh se pas formimit të qeverisë në shkurt të këtij viti ekziston një mundësi për të bërë përparim në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Varhelyi mes tjerash tha se Komisioni qëndron pas vlerësimit të bërë në korrik të vitit 2018 se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim të vizave, njofton Klankosova.tv.

“Në Kosovë, zgjedhjet e parakohshme parlamentare në shkurt 2021 rezultuan në formimin e një qeverie të re që gëzon një shumicë të qartë parlamentare. Ekziston një mundësi për të bërë përparim në çështje të tilla si lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe për të rritur zhvillimin ekonomik. Komisioni qëndron në vlerësimin e tij të korrikut 2018 se Kosova ka përmbushur të gjitha standardet e liberalizimit të vizave”.

Mes tjerash Varhelyi tha se Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen në dialog për të ardhmen e tyre evropiane dhe për stabilitetin e rajonit.

“Dialogu i lehtësuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës mbetet qendror për të ardhmen e tyre evropiane dhe për stabilitetin e të gjithë rajonit. Të dyja palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive drejt objektivit të përfundimit të një marrëveshjeje të normalizimit gjithëpërfshirës të detyrueshëm ligjërisht. Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin duhet të shmangen” deklaroi Varhelyi.

Miratohet në parim Projektligji për dërgimin e FSK-së jashtë vendit

0

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 63 vota kanë miratuar në parim Projektligjin për dërgimin e Forcës së Sigurisë jashtë vendit.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, tha se ky projektligj rregullon procedurat e dërgimit dhe tërheqjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.

“Ky ligj ka për qëllim të rregullojë procedurat e dërgimit dhe tërheqjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, mënyra dhe këto procedura janë në përputhje me misionin aktual të Forcës së Sigurisë së Kosovës që të jetë e gatshme me marrë pjesë në operacione ndërkombëtare. Siç e dini FSK me bazën ligjore aktuale me marrëveshje bilaterale me vende partnere ka marrë pjesë në disa misione humanitare, stërvitje, ushtrime të përbashkëta jashtë vendit. Me krenari e them se aktualisht jemi në misione paqeruajtëse aktual krahë për krahë ushtrisë Amerikane në Kuvajt, si dhe me plane konkrete për misionet e ardhshme jashtë vendit”, tha ai.

Këtë projektligj e kanë mbështetur edhe të gjitha partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës.

Daka paralajmëron Osmanin: Do t’i ndjek rrugët ligjore për shkarkimin tim

0

Raporti i vëzhguesit të Bashkimit Evropian për zgjedhjet e 17 tetorit, ka përmendur edhe vendimin e presidents Vjosa Osmani për shkarkimin e ish-kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.

Në këtë raport është theksuar se vendimi i presidentes Osmani për të shkarkuar ish-kryesuesen e KQZ-së është marrë me 14 qershor katër vjet para skadimit të mandatit të saj të dytë dhe vetëm një ditë para shpalljes së zgjedhjeve lokale, duke thënë se ky vendim nuk është mbështetur në Ligjin për Zgjedhje të Përgjithshme.

“Vendimi i Presidentes së Kosovës për të shkarkuar ish-kryesuesen e KQZ-së së Valdete Daka, është marrë më 14 qershor katër vjet para skadimit të mandatit të saj të dytë dhe vetëm një ditë para shpalljes së zgjedhjeve lokale nuk mund të mbështetej në mënyrë adekuate as me arsyetimin e vendimit as nga bazat e shënuara të Ligjit për Zgjedhje te Përgjithshme”, thuhet në raportin e vëzhguesve të Bashkimit Evropian.

Lajmi.net ka kontaktuar ish-kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, e cila e pyetur nëse do t’i ndjekë rrugët ligjore lidhur me shkarkimin e saj nga pozita e Kryetares së Komisionit Zgjedhor ka thënë shkurt se do ta bëjë këtë.

“Natyrisht, për më shumë do të njoftoheni me kohë”, ka thënë shkurt Daka.

Vendimi për shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryetares së KQZ-së ishte marrë më 14 qershor të këtij viti nga presidentja Osmani, e cila e kishte arsyetuar vendimin duke thënë se Daka nuk ka arritur të jetë forcë e pavarur e polarizimeve politike dhe ka pamundësuar balancing e nevojshëm në organin e KQZ-së.

“Kryesuesja e KQZ-së, në shumë raste, nuk ka arritur të jetë forcë e pavarur ndaj polarizimeve politike kështu duke u pamundësuar balancin e nevojshëm në këtë organ. Në fakt, në disa raste, sjelljet e Kryesueses janë të njëjta me ato të disa përfaqësueseve të partive politike në KQZ. Rrjedhimisht, Kryesuesja, qoftë me veprim apo mosveprim, ka kontribuuar në përshkallëzimin e situatës gjatë mbledhjeve të këtij organi”, thuhej në arsyetim.

Haxhi Avdyli: Prizreni s’ka kohë t’i kthehet pushteteve korruptive

0

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli, i cili bën pjesë në grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se kandidati i kësaj partie për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të fitojë në balotazh, raporton Ekonomia Online.

Në një prononcim për Ekonomia Online, Avdyli ka thënë se Prizreni nuk ka kohë t’i kthehet pushteteve të kaluara, teksa thotë se PDK-ja ka pasur shumë afera korruptive.

“Normalisht që zgjidhja e vetme në Prizren ka qenë Mytaher Haskuka në vitin 2017 edhe tani në këto zgjedhje jo mjaftueshëm për të fituar pa balotazh të dielën por besoj se qytetari i Prizrenit tashmë ka vendosur pa marrë parasysh pazareve që mund të ndodhin, qytetari nuk i nënshtrohet pazareve të askujt sepse ai do ta sheh drejtimin e askujt. Prizreni nuk ka kohë t’i kthehet pushteteve të kaluara që kanë qenë pushte abuzive, e që normalisht zotri Totaj nuk ka qenë kryetar por partia e tij ka pasur shumë afere”, u shpreh Avdyli.

Tutje ai ka folur për funksionalizimin e Listës Guxo, duke thënë se shumë shpejt do të zgjidhet kryetari dhe Kryesia. Ai ka mohuar akuzat se kjo parti është e përçarë.

“Haskukën e përkrahin një numër i madh që janë në Prizren, pra partitë minoritare që kanë një numër të konsiderueshëm, pastaj kemi partitë tjera më të vogla dhe Lista Guxo që e ka përkrahur që nga fillimi dhe do të vazhdojë ta përkrah edhe në balotazh. Jo nuk është e përçarë, ne kemi një strukturë e që shumë shpejt do të bëhet regjistrimi i partisë, do ta zgjedhim kryesinë e partisë. Tani për tani, kjo strukturë nuk është e përçarë, jemi unik në drejtimin që do t’ia japim Kosovës dhe vendit”, u shpreh ai.

Ndërkaq shprehet i gatshëm që të udhëheq me ministrinë e Shëndetësisë, por që thotë se për këtë temë nuk është biseduar ende.

“Nuk kemi biseduar për këtë dhe nuk është tema tani për tani. Normalisht që kur je në politikë, atëherë je i gatshëm me marrë detyra dhe përgjegjësi të cilat t’i besojnë”, u shpreh Avdyli.

Lopët futen në autostradën “Ibrahim Rugova” (FOTO)

0

Në njërën prej korsive të autostradës “Ibrahim Rugova” sot janë parë disa lopë.

500 metër afër daljes për në Malishevë lopët kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve rreth orës 16:30.

Kur dihet se shpejtësia e automjeteve që lëvizin në këtë autostradë është shumë e madhe, lopët në këtë segment rrugor mund të jenë rrezik potencial për jetët e drejtuesve të makinave.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort