Home Blog Page 4227

Çitaku – Kurtit për gazpërçuesin: Ka diskurs përçmues ndaj SHBA-së, sigurinë energjetike po e redukton në gypa

0

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka komentuar vlerësimet e Raportit të Progresit dorëzuar sot Qeverisë së Kosovës nga Komisioni Europian.
Lidhur me çështjen e Asociacionit, Çitaku, në cilësinë e nënkryetares së PDK-së, u shpreh se nëse duhet zbatuar në bazë të rekomandimeve të Gjykatës Kushtetuese nuk do përbënte shqetësim.
”Ajo çfarë do të vlerësoj unë është mënyra se si Qeveria do t’i përgjigjet raportit të progresit. Një gjë më shqetësoi, kishte disa formulime shqetësuese lidhur me dialogun, aksionet në veri, etj”.

”Zbatimi i Asociacionit bazuar në rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese, nuk duhet të jetë shqetësim. Nëse ka diçka tjetër, për të cilën ne nuk dimë, atëherë ne duhet ta pyesim qeverinë”.
”Mirëpo pjesë e marrëveshjes për Asociacionin ka qenë edhe që ai document do t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, Gjykata Kushtetuese ka dhënë rekomandimet, dhe në bazë të atyre rekomandimeve ne duhet ta bëjmë Asociacionin, por jo të themelojmë nivel të tretë të pushtetit”.

Ndërkaq në Rubikon me Adriatik Kelmendin, Vlora Çitaku, kritikoi edhe qasjen e qeverisë kosovare në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës rreth gazpërçuesit.

Sipas saj, kryeministri Kurti po përdor diskurs përçmues ndaj Amerikës.
”Ka tema rreth të cilave duhe ta kritikojmë qeverinë. Çështja e gazpërçuesit, është gabim strategjik i Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe përveç kësaj që do t’na kushtojë, mua po aq sa më shqetëson gabimi, më shqetëson edhe diskursi”.

”Dhe nuk është hera e parë që përdoret një diskurs përçmues në raport me SHBA-të. Më herët kemi dëgjuar ”Shtëpia e Verdhë”, tash si kishte thënë kryeministri ‘’Nuk bëhet aleanca me Amerikën me gypa’’, ai po e redukton në gypa çështjen e sigurisë energjetike të Kosovës, diversifikimit dhe kushdo që e njeh pak këtë fushë, dhe unë nuk jam eksperte, e di fare qartë që gazpërçuesi që na është ofruar neve, është kundërpërgjigjie e drejtpërdrejtë e Amerikës karshi gazpërçuesit rus. Këto janë shumë të thjeshta”.
”Kjo është një nga ato vendimet strategjike, të cilat merren një herë, jo dhjetë herë. Fatkeqësisht ne si opozitë të gjithë së bashku i kemi numrat e kufizuar në Parlamentin e Kosovës. Ne përveç interpelancave, përveç debateve parlamentare, hapjes së debatit publik, ne kemi shumë mundësi të kufizuara që të bëjmë diçka më shumë, duke përdorur instrumentët demokratik. PDK ka pasur qëndrim të qartë që nga dita e parë për gazpërçuesin”, përfundoi Çitaku në Klan Kosova.

Incidentet në Trepçë, Albin Kurti nesër viziton minierën

Paralajmërohet rishqyrtimi i masave anti-Covid, infektologu kosovar: Maskat s’kanë kuptim më

0

Qytetarët e Kosovës janë të detyruar të mbajnë maskën edhe në ambiente të hapura, qoftë edhe nëse ecin vetëm.
Mirëpo një masë të tillë, Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kohë që po kërkon të largohet.
Drejtori i këtij Asociacioni Sazan Ibrahimi thotë se një masë të tillë e kanë larguar edhe shtetet e rajonit.

“Sipas informatave që i kemi për situatën në rajon, në ambiente të hapura është duke u lejuar lëvizja pa maska pasi po konsiderohet se një gjë e tillë nuk është e nevojshme”, deklaroi Ibrahimi për RTV Dukagjinin.
Që këto masa duhet të largohen po pajtohet edhe infektologu Ilir Tolaj.

“Nuk ka kuptim tashmë që maskat të mbahen edhe në ambient të hapur, rrugë apo lokale, pasi që ashtu edhe në lokale nuk janë mbajtur deri me tani. Po ashtu nuk ka arsye që ora policore të qëndrojë edhe më tej. E rëndësishme është që të parandalohen tubimet në ambiente të mbyllura gjatë kësaj periudhe të dimrit”, deklaroi ai.

Ndërsa qytetarët kanë mendime të ndryshme se a duhet të mbahen ende këto masa apo të largohen.
“Mendoj se masat duhet të mbesin ën fuqi pasi duhet ruajtur popullata”, deklaroi qytetari Bajram Demaj.

“Maska pak mbron. Qytetarët duhet të mbrohen vet”, shprehet Sylejmen Berisha.
“Për sigurinë dhe shëndetin tonë do të ishte më mirë që masat të mbesin në fuqi”, shprehet qytetarja Avdije Useini.
Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar për RTV Dukagjini se gjatë javës së ardhshme do të rishqyrtohen masat që janë në fuqi.

Qeveria e rikthen vendosjen e maskës: Këto janë rastet kur s’keni nevojë ta mbani atë

Si do të jetë moti sot dhe nesër, IHMK’ja jep parashikimin

0

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në vend sot dhe nesër.
Sipas IHMK’së, gjatë këtyre dy ditëve do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.
“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim.

1 abonim, 3 paisje, 240 kanale shqip – NimiTV në gjithë Evropën për vetëm 99.90€ për 12 muaj

Nesër nis asfaltimi rrugës Brezovicë-Qendra e Skijimit, mbetet e pakalueshme për 3 ditë

0

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka bërë të ditur se nesër do të fillojë asfaltimi i rrugës regjionale R210, segmenti Brezovicë – Qendra e Skijimit.

Për ditën e nesërme do të asfaltohet shtresa qarkulluese në gjatësi prej 4.5 kilometra.

Rruga do të jetë e pakalueshme deri më datë 23 tetor, në ora 16:00, thuhet në njoftim.

Bekim Jashari e quan veten ‘fitues të vërtetë të zgjedhjeve’

0

Kryetari aktual i Skenderajt, Bekim Jashari ka reaguar me një shkrim të gjatë për procesin zgjedhor të ditës së diel.

Jashari i cili u mposht nga Fadil Nura i PDK-së vazhdon të pretendoj se është vjedhur në zgjedhjet e 17 tetorit.

Ky është shkrimi i tij:

Të dashur qytetarë, mbështetës të Idealit tonë të përbashkët,

Ju faleminderit mijëra herë nga zemra për bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi pasur gjatë qeverisjes sime 4 vjeçare, duke realizuar së bashku qindra projekte milionëshe që kanë ngritur mirëqenien e qytetarëve të Skenderajt dhe të cilat do të mbahen mend gjatë nga të gjithë.

Jam jashtëzakonisht i lumtur që me vullnetin më të madh, pavarësisht shumë sfidave, me angazhim maksimal bashkë me qytetarët instaluam një qeverisje të mirë dhe transparente, një standart të ri të qeverisje për qytetarët tonë.

Sot duhet të ndihemi krenar secili nga Ne që punuam me tërë mundin në këto 4 vite për qytetarët, për fushatën shembull që zhvilluam, për programin zhvillimor që ofruam, për ruajtjen e dinjitetit të qytetarëve, për respektimin e ligjeve dhe institucioneve tona të ndërtuara me shumë mund e sakrificë.

Të turpëruar duhet të ndihen vetëm ata që nuk lanë gurë pa lëvizur e metodë antiligjore pa përdorur për të marrë peng votën e qytetarëve, ata që ju bënë presion votuesve, ata që iu shkuan në shtëpi një ditë para votimit, ata që i ndalën votuesit para qendrave të votimit duke i shantazhuar e mashtruar, ata që vodhën vullnetin e lirë të qytetarëve e ata që festuan si festuan për një “fitore” që as vet nuk e kishin pritur.

Të gjitha këto i dijnë shumë mirë qytetarët e vendit tonë, këto sot fliten gjithandej dhe tashmë çdo gjë dihet për manipulimin e këtyre zgjedhjeve.

Të dashur qytetarë, duke besuar fuqishëm në drejtësinë tonë kemi bërë mbi 10 ankesa në lidhje me manipulimin e procesit zgjedhor dhe presim që të zbardhet e vërteta edhe nëse duhet të hapet e të verifikohet çdo kuti e votimit.

As këto zgjedhje, as manipulimet e shumta dhe as asgjë tjetër nuk mund të ndalë angazhimin tonë të përbashkët për qytetarët dhe vendin tonë të shenjtë.

Fitues të vërtetë të këtyre zgjedhjeve jemi vetëm Ne qytetarë të dashur, numrat e vjedhur e manipuluar nuk mund t’i mbulojnë veprat dhe sjelljet e tyre antiligjore dhe anti morale.

Shihemi së shpejti bashkë për Idealin tonë!

Kurti thotë se s’do ketë takime me Vuçiqin gjatë tetorit

0

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka thënë sot se para çdo takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, do të ketë takim të përfaqësuesve të të dyja qeverive apo të ekipeve negociatore.

Ai nuk beson që do të ketë takim shumë shpejtë me Vuçiqin, të paktën jo në muajin tetor në Bruksel.

Këto deklarata kryeministri kosovar i dha sot kur pranoi nga shefi i zyrës së BE-së, Tomas Szunyog Raportin e Progresit nga Komisioni Europian.

Sipas Kurtit në këtë raport thuhet se Kosova ka shënuar progres.

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

0

Instituti Hidrometerologjik njofton se mbi vendin tonë në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

Szunyog: BE-ja nuk vë në pyetje çështjen e luftës kundër krimit e korrupsionit

0

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ia ka dorëzuar sot kryeministrit të Kosovës, raportin e Komisionit Evropian.

Ndër të tjera në Raportin e Progresit thuhet për një përparim të kufizuar të Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

E i pyetur nga gazetarët për reagimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, pas aksionit të Policisë së Kosovës e Doganës kundër kontrabandës, përfshirë edhe në veri, Szunyog tha se BE-ja nuk vë në pyetje çështjen e luftës kundër krimit e korrupsionit.

“Nuk shoh kundërthënie në këto kërkesa dhe raporte, me deklaratën e lëshuar nga Përfaqësuesi i Lartë. Si BE nuk e vëmë në pyetje çështjen e luftës kundër krimit e korrupsionit. I bëjmë thirrje Qeverisë që të vazhdojë përpjekjet në këtë drejtim. I bëjmë thirrje Qeverisë që të vazhdojë me këtë qëndrim aktiv për problemin i cili është jo vetëm për Kosovën, por për mbarë rajonin”, ka thënë Szunyog në konferencë për media.

Borrell pas aksionit në veri, në Twitter kishte thënë se duhet evituar veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin.

Szunyog ka treguar se kryenegociatorët do të takohen në Bruksel për targat. Ai ka thënë se sa i përket aspekteve më të përgjithshme, BE-ja është vetëm ndërmjetësuese në dialog.

“Varet nga Prishtina dhe Beogradi se si bien dakord për shpejtësinë e dialogut dhe për agjendën. Kjo varet nga të dyja palët se sa janë të gatshme të dakordohen për agjendën dhe ritmin. Por nga pikëpamja jonë sa më shpejtë të bëhet aq më mirë”, tha Szunyog.

Kurti: Raporti tregon se për këta gjashtë muaj qeverisje kemi shënuar progres

0

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ky është raporti i parë i progresit prej që kanë ardhur në Qeveri.

Ai ka thënë se duke qenë se është raport vjetor matë progresin para ardhjes dhe pas ardhjes së tyre.

Kurti ka thënë se për këta gjashtë muaj qeverisje kanë shënuar shumë progres.

“Në fundjavën që lamë pas mbajtëm zgjedhje dhe edhe këtë herë dëshmuam transparencë të plotë. Vetëm 37 ditë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit zgjodhëm kryeministrin dhe kryeparlamentarin. Gjithashtu vetëm 13 ditë ende pa u bërë dy javë ne zgjodhëm edhe presidenten e Republikës, e cila është gruaja e dytë presidente. Në këta gjashtë muaj të Qeverisë, kemi legjitimitet demokratik dhe besueshmëri në institucione nga ana e qytetarëve, që do ta kishin zili jo vetëm vendet e rajonit por edhe ato të BE-së.

Ai ka thënë se në fushën e sundimit të ligjit kanë marrë mbi 320 vendime në mbledhje të Qeverisë, prej tyre 60 projektligje.

Kurti ka thënë se nga 1 prilli deri më 30 shtator janë realizuar 519 bastisje dhe 283 operacione policore.

Ka thënë se nga marsi kanë shkatërruar 29 grupe kriminale.

“Numri i të vaksinuarve ka mbërritur shifrën në 1.5 milionë dhe mbetemi vendi i parë në rajon që paraqet progres të pamohueshëm. Deri në fund të vitit do të kemi rritje mbresëlënëse të përqindjes së brutoproduktit vendor. Sipas vlerësimit të bankës Qendrore ekonomia jonë do të rritet për 9.9 për qind. Kemi hequr homologimin për vetura, kemi bërë demonopolizimin e terminaleve doganore, kemi bërë transferimin e 76 inspektorëve komunal.

Ai ka thënë se rruga drejt BE-së kërkon reforma, duke shtuar se janë të përkushtuar për të ecur në këtë rrugë.

Në Raportin e Progresit kërkohet themelimi i Asociacionit

0

Komisioni Europian në Raportin e Progresit, ka konstatuar se Kosova dhe Serbia nuk kanë bërë përparim në dialog, derisa Kosovës mes tjerash i përmendet përsëri çështja se duhet ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe të arrijë marrëveshjen finale me Serbinë.

Kjo e fundit, ujdia finale, madje përshkruhet në këtë raport si çështje urgjente.

Në këtë raport tutje përmendet përparimi fillestar në dialog që ishte bërë në vitin 2020, kur palët u dakorduan për ta zgjidhur çështjen e personave të zhdukur dhe të zhvendosur, për të bashkëpunuar ekonomikisht dhe për ta trajtuar çështjen e pretendimeve pronësore e financiare.

Derisa edhe në raportin e këtij viti, Komisioni Evropian inkurajon Qeverinë e Kosovës që të angazhohet në procesin e dialogut dhe t’i rinis negociatat për ta arritur marrëveshjen finale me Serbinë.

”Gjatë periudhës raportuese, nuk është arritur përparim i mëtejshëm në negociatat mbi marrëveshjen e normalizimit gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht detyruese. Përparimi fillestar në marrëveshje ishte bërë në vitin 2020, kur palët ranë dakord t’i zgjidhin përkohësisht çështjet e personave të zhdukur, personave të zhvendosur, për bashkëpunimin ekonomik dhe fillimin e negociatave për pretendimet pronësore dhe financiare. Qeveria e re e Kosovës inkurajohet të angazhohet në mënyrë konstruktive dhe t’i rinis negociatat për marrëveshjen e normalizimit gjithëpërfshirës”, thuhet në raport.

Po ashtu, përmendet edhe marrëveshja e fundit e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave të automjeteve, duke nënvizuar se “BE-ja pret që palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në këtë proces për ta siguruar lirinë e lëvizjes për qytetarët.”

Komisioni Evropian ia kujton Kosovës se duhet t’i zbatojë në plotni marrëveshjet e nënshkruara më parë me Serbinë, përfshirë atë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Këtë të fundit, KE-ja vlerëson se s’është bërë asnjë përparim.

”Kur bëhet fjalë për gjendjen e në zbatimin e marrëveshjeve të kaluara: Gjatë periudhës raportuese, dispozitat e marrëveshjes nuk janë respektuar nga Kosova në një rast; Gjatë periudhës raportuese, nuk ka pasur progres të mëtejshëm në zbatim të Marrëveshjeve të 25 gushtit 2015. Asnjë përparim nuk është bërë në lidhje me Asociacioni/Bashkësinë e komunave me shumicë serbe dhe Kosovës ende nuk është angazhuar në mënyrë konstruktive në krijimin e tij”, theksohet në Raportin e Progresit.

Komisioni Evropian përmend edhe marrëveshjet e dialogut teknik mes Kosovës dhe Serbisë gjatë periudhës 2011-2012, të cilat ende nuk kanë gjetur zbatim nga palët. Kosova dhe Serbia thirren t’i zbatojnë ato marrëveshje.

”Sa i përket marrëveshjeve të dialogut teknik (2011-2012), disa nuk janë ose vetëm pjesërisht duke u zbatuar. Të dyja palët duhet të qëndrojnë të angazhuara për ta vazhduar zbatimin e marrëveshjes për përfaqësimin dhe pjesëmarrjen e Kosovës në forumet rajonale. Zbatimi i njohjes së diplomave kadastrale dhe universitare është ende në pritje”, thuhet ndër tjerash në raport.

Në fund, Kosova kritikohet për çështjen e vizitave të zyrtarëve serbë si dhe për të ashtuquajturat “veprime të njëanshme’’.

”Kosova duhet të respektojë rregullisht aranzhimet për vizitat zyrtare. Në përgjithësi, Kosova ka mbetur e angazhuar në dialog. Megjithatë, Qeveria e Kosovës duhet të respektojë angazhimet e saj të mëparshme dhe të angazhohet për zbatimin e plotë të marrëveshjeve të kaluara… Duke ecur përpara, Kosova gjithashtu duhet të bëjë përpjekje të mëtejshme thelbësore për t’u përmbajtur nga çdo veprim i njëanshëm dhe kontributi në një mjedis të favorshëm për arritjen e një marrëveshjeje të normalizimit dhe ligjërisht të detyrueshme me Serbinë, përfshirë në të marrëdhëniet ndërkombetare”, thekson raporti.

Komisionerët europianë, siç thonë në këtë raport, presin që ”Kosova të angazhohet në mënyrë konstruktive në negociatat për marrëveshjen e normalizimit ligjërisht detyruese në periudhën e ardhshme në mënyrë që të bëhet progres i shpejtë dhe konkret”.

”Arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht detyruese është urgjente dhe vendimtare në mënyrë që Serbia dhe Kosova të përparojnë në rrugët e tyre përkatëse evropiane”.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort