Home Blog Page 4226

Arrihet koalicioni mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje në Shtime ?!

0

Jo zyrtarisht Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur pajtueshmëri për të bashkëqeverisur në Shtime.

Ky njoftim për bashkëqeverisje vjen pas një postimi të publikuar në faqen zyrtare nga kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Shtimes, Qemajl Aliu.

Në foto shihen së bashku kandidati i LVV-së për kryetar Qemajl Aliu dhe kandidati i LDK-së për kryetar, Bedri Zeqiri.

Aliu ka shkruar se Stuhia e fitores së 17 Tetorit do të bëhet Uragan me 14 Nëntor!

Ky është postimi i plotë:Stuhia e fitores së 17 Tetorit do të bëhet Uragan me 14 Nëntor!

Kujtojmë që Qemajl Aliu në Shtime mori 45.10% të votave, pas tij Naim Ismajli i PDK-së me 44,64%.Gjithçka mbetet të konfirmohet ditëve në vijim.

Në spitalin e Prizrenit po trajtohet vetëm një pacient me Covid-19

0

59 pacientë nga COVID-19, po trajtohen në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, prej tyre 29 me oksigjeno-terapi dhe 2 në kuadër të mjekimit intensiv.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 11  pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë

Spitali i Prizrenit, 1 pacientë

Spitali i Gjakovës, 5 pacientë

Spitali i Gjilanit, 2 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 5 pacientë

Spitali i Ferizajt, 6 pacientë. /Telegrafi/

Në Britani fillon të përhapet edhe varianti Delta plus i COVID-19

0

Zyrtarët shëndetësorë po ndjekin nga afër këtë mutacion të variantit Delta, i cili është ende dominues në Britani, por të dhënat e fundit tregojnë se gjashtë për qind e të gjitha rasteve të renditura gjenetikisht i përkasin një lloji të ri, raporton BBC.

Francois Balu, drejtor i Institutit të Gjenetikës në Londër, thotë se varianti AY.4.2 është rreth 10 për qind më i lehtë për t’u transmetuar sesa lloji origjinal Delta, i cili është gjithashtu dominues në të gjithë botën.

Megjithëse AY.4.2 mund të jetë lloji më ngjitës i koronavirusit që nga fillimi i pandemisë, ekspertët thonë se nuk ka gjasa që ai të jetë në gjendje të shmangë efektet e vaksinave aktuale në një masë më të madhe, raporton TCH.

AY.4.2 është një nga 45 nën-variantet e virusit Delta të regjistruar në të gjithë botën të identifikuar nga shkencëtarët në korrik dhe ka dy mutacione karakteristike, Y145H dhe A222V, në proteinën me të cilën virusi infekton qelizat njerëzore, dhe deri më tani nuk ka asnjë indikacion se këto ndryshime dukshëm e rrisin bartjen e infeksionit, por kjo është duke u studiuar nga ekspertët.

Berjani: Çmimet e derivateve të naftës do të ngriten deri në fund të vitit

0

Ngritja e çmimit të derivateve të naftës nuk do të përfundon me kaq.

Ngritje pritet të ketë edhe ditëve në vijim.

Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovë, Fadil Berjani.

“Sipas informatave pritet se nuk do të ketë ndalje, do të ketë rritje deri me 1 janar. Pas janarit pritet që të ketë prodhim më shumë të derivateve dhe kur kemi prodhim të derivateve më tepër edhe çmimi besoj që është më i lirë”, tha ai për Front Online.

Berjani tha se Kosova dhe Maqedonia e Veriut, sa i përket çmimit të derivateve të naftës janë më të lirat në rajon.

“Sa i përket ngritjes së çmimit sot në Kosovë çmimet sillen 1.16 deri në 1.22 nafta ndërsa benzina sillet 1.20 deri në 1.27 përafërsisht. Ne në regjion jemi më të lirët, sot në Shqipëri 1.52 është nafta dhe 1.55 është benzina. Sa i përket çmimit ne jemi më të lirët në regjion përveç Maqedonisë së Veriut e cila e ka akcizën për naftë 22 cent më të ulët ndërsa benzinën e kemi të njëjtë”, tha ai për Front Online.

Pacolli padit për Haraqinë shpifje dhe fyerje, ia kërkon 120 mijë euro kompensim dëmi

0

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR) si dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli ka paditur ish-ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Astrit Haraqija, nga i cili po kërkon 120 mijë euro kompensim dëmi për shpifje dhe fyerje.

Përmes padisë së ushtruar në shkurt të 2016-ës, Pacolli pretendon se ish-ministri Haraqija ka përdorur shpifje dhe fyerje, ashtu që përmes rrjetit social Facebook ka përhapur fakte të pavërteta denigruese dhe ofendime publike në dëm të personalitetit të tani paditësit dhe familjes së tij.

Mbi këtë bazë, ai ka kërkuar nga gjykata që të detyrohet i padituri që në emër të dëmit material dhe jo material t’ia kompensojë shumën prej 120 mijë euro dhe atë me kamatë ligjore prej 8% nga dita e paraqitjes së padisë e deri në pagesën definitive si dhe shenzimet e procedurës.

Sipas padisë së ushtruar më 5 shkurt 2016, paditësi Behgjet Pacolli ka paditur Astrit Haraqijan, me pretendimin se i njëjti përmes rrjetit social Facebook më 4 shkurt 2016 ka përdorur fakte të pavërteta, denigruese dhe ka bërë ofendim publik duke përdorur shpifje dhe fyerje në dëm të tani paditësit dhe familjes së tij duke përdorur fjalë amorale, tendencioze, me qëllime të caktuara, ku më pas të njëjtat janë publikuar nga portali “Indeksonline”.

Tutje, në padi thuhet se i padituri në këto medie ka përdorur fjalën “O plaki M…”, ose në fjalinë tjetër se kinse në emër të parashtrimit të pyetjes “…qysh ja spjegon shqiptarëve e familjarëve që vetura e regjistruar në emër të Behgjet Pacollit, me të cilën është kry krimi ndaj Jusuf Gërvallës, mbahet si dëshmi në Policinë e Gjermanisë?…”, ku thuhet se i padituri këtë e ka bërë me qëllim të denigrimit të personalitetit të tani paditësit duke i shkaktuar atij nervozë, shqetësim, dhimbje dhe vuajtje psiqike, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjithnjë sipas padisë, më këto shpifje dhe fyerje i padituri ka ndikuar në uljen e imazhit të paditësit si ish-President i Republikës së Kosovës dhe si personalitet i njohur publik si në vend ashtu edhe në qarqet botërore, si afarist me renome botërore, gjë që mund të ndikojë edhe në uljen e biznesit të tij vendor dhe atë ndërkombëtar.

Po ashtu, sipas padisë tani paditësi Pacolli ka rezervuar të drejtën e precizimit të kërkesëpadisë pas marrjes së provës përmes ekspertizës së sociologjisë, psikiatrisë dhe asaj financiare.

Andaj, me këtë padi, po kërkon nga i padituri Haraqija kompensim dëmi në shumën prej 120 mijë euro.

Rizvanolli: Me bashkëpunim të menaxhmentit të Trepçës zgjidhet problemi i kushteve të punëtorëve

0

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, nga vizita në menaxhmetin e ndërmarrjes “Trepça” ka thënë se hedhja e fondeve të Qeverisë është në interes të Kosovës dhe qytetarëve vetëm kur ato shkojnë në një ndërmarrje të menaxhuar mirë.

Ajo në një konferencë për media bashkë me kryeministri Kurti u zotua se do të mbështesin një performancë më të mirë të Trepçës dhe në bashkëpunim me menaxhmetin t’i përmirësohen kushtet punëtorëve.

“Falënderoj bordin në radhë të parë për vendosjen e ligjshmërisë në ndërmarrjen e Trepçës, si dhe për raportimin në hetuesi për krime ekomomike të së paku një rasti dhe në fund për sigurimin që politikat e Qeverisë së Kosovës dhe vendimet e saj që janë në të mirë të qytetarëve të Kosovës dhe të qytetarëve të Mitrovicës, duke përfshirë këtu kthimin e terminalit në Trepçë të zbatohen në plotëni. Ne jemi të përkushtuar që Trepça të performojë më mirë që të mos flasim më për incidente të tilla, por të flasim vetëm për zhvillim dhe investim dhe për këtë na duhet bashkëpunim me menaxhmentin e Trepçës dhe përkrahje e punëtorëve të Trepçës. Në këtë mënyrë ne mund të zgjidhim edhe çështjen e kushteve të punëtorëve dhe kërkesat e ndryshme që kanë ardhur në Minsitri gjatë muajve të fundit nga Sindikata”.

“Hedhja e fondeve në një ndërmarrje që s’është e menaxhuar mirë në të cilën nuk ka ligjshmëri nuk do të sjellë të mira as për qytetin e Mitrovicës as për punëtorët as për buxhetin e Kosovës si aksionare përfundimtare”.

Fillon publikimi i formularëve, këtu mund t’i gjeni votat që mori secili kandidat

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar publikimin e formularëve të rezultateve të partive politike të zgjedhjeve të 17 tetorit

Sipas procedurave, këta formularë skanohen në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve dhe pastaj ngarkohen në ueb faqe të KQZ-së.

Në njoftimin e KQZ-së bëhet e ditur se publikimi i këtyre formularëve nuk është shpallje e rezultateve përfundimtare.

“Ky publikim është në proces dhe deri më tani janë publikuar formularët e rezultateve nga disa komuna, derisa do të vazhdohet me publikimin sapo të njëjtit të jenë të gatshëm. Publikimi i këtyre formularëve nuk është shpallje e rezultateve përfundimtare, por kjo bëhet me qëllim të rritjes së transparencës dhe që të gjithë kandidatët të mund të shohin formularët e plotësuar në vendvotime”, thuhet në njoftim.

Fromularët mund t’i gjeni KËTU

Sipas rezultateve preliminare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në 17 komuna janë shënuar fitore të partive dhe 21 komuna do të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Bazuar në rezultatet preliminare të KQZ-së, Lista Serbe ka fituar nëntë komuna, Partia Demokratike e Kosovës ka fituar pesë komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nga dy komuna, kurse Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur fitore të qartë në asnjë komunë në raund të parë.

Partia Demokratike e Kosovës ka fituar në Mitrovicë të Jugut, Ferizaj, Hani i Elezit dhe Skenderaj.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar në Lipjan dhe Pejë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar në Deçan dhe Suharekë.

Ndërkaq, Lista Serbe ka fituar në Leposaviq, Mitrovicë të Veriut, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug dhe Partesh.

Në balotazh do të shkojnë këto komuna: Gjakova (AAK-LVV), Gjilani (LVV-LDK), Dragashi (PDK-LDK), Klina (AAK-PDK), Kamenica (Partia Socialdemokrate -LVV), Podujeva (LVV-LDK), Prishtina (LVV-LDK), Prizreni (LVV-PDK), Vitia (LDK-LVV), Vushtrria (PDK-LDK), Malisheva (Nisma-PDK), Juniku (AAK-LDK) dhe Mamusha (Partia Demokratike Turqve të Kosovës –KDTP dhe partia e Drejtësisë e Turqve të Kosovës – KATP), Gllogoci (PDK dhe Demokratët për Drenasin – DD), Kllokoti (Lista Serbe- Iniciativa qytetare Harmonia Popullore Serbe – GI SNS), Istog (LDK-AAK), Shtimja (PDK-LVV) dhe Rahoveci (AAK-LVV), Obiliqi (Iniciativa Qytetare për Obiliqin – IQO dhe LVV, Fushë Kosova (LDK-LVV), si dhe Kaçaniku (PDK-LVV).

Sipas Ligjit për Zgjedhjet Lokale, raundi i dytë i zgjedhjeve ndërmjet dy kandidatëve, të cilët kanë fituar më së shumti vota të vlefshme, mbahet ditën e diel, katër javë pas raundit të parë. Në këtë rast i bie që do të mbahen më 14 nëntor.

562 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

0

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive është 562.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është mbi 157 mijë, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,974 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.185 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë mbi 1 milion e 500 mijë doza të vaksinës.

Deri më sot 675.582 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Klinaku: As në kohën e Jugosllavisë nuk kanë qëndruar njerëzit kaq gjatë në paraburgim

0

Kryetari në detyrë i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, thotë se as në kohën e Jugosllavisë njerëzit nuk janë mbajtur kaq gjatë në paraburgim pa dalë në gjykim, duke iu referuar gjykimit në Hagë ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt.“Çka e kam dëgjuar unë që, edhe pse mund të ketë ndoshta ndonjë lojë këtu nga Gjykata Speciale që po kërkon nga Policia e Kosovës, që të ofrojë garanci dhe në qoftë se nuk i ka dhanë garancinë e nevojshme Policia jonë dhe institucionet e vendit, natyrisht që do të duhej ta bënin një gjë të tillë, sepse njerëzit qëndrojnë që një vit atje dhe as në kohën e Jugosllavisë nuk kanë qëndruar njerëzit kaq gjatë në paraburgim pa dal në gjykim, dhe natyrisht që institucionet tona do të duhej të bënin më tepër që të mbrohen në liri derisa të fillojë gjykimi ndaj tyre”, ka deklaruar ai.
Klinaku, po e sheh si lojë të Gjykatës Speciale, kërkesën e tyre drejtuar Policisë së Kosovës që të ofrojë informacione në lidhje me autorizimet dhe kapacitetet e saj për të zbatuar kushtet, që kanë të bëjnë me lirimin e përkohshëm të mundshëm nga paraburgimi të drejtuesve të UÇK-së.Mirëpo, sipas tij institucionet e vendit, duhet të punojnë më shumë që të akuzuarit të mbrohen në liri, derisa të fillojë gjykimi ndaj tyre.

“Është turp për ta që policia nuk mund të bëjë mbrojtjen në liri, një gjykatë që është e Kosovës dhe të thuhet që Policia e Kosovës, nuk mund të garantojë mbrojtjen në liri, është pseudo-politikë e tyre që me të vërtet përveç që është Gjykatë politike këto gjëra i bën politikisht sepse me këtë rast ajo në një far forme e hedh poshtë një shtet që thirret në emër të tij. Policia e Kosovës mund të garanton mbrojtjen në liri, më mirë se EULEX-i”, ka deklaruar Klinaku.
Ai ka folur edhe për vizitat e familjarëve në Hagë, derisa thotë se ato janë të rregullta.“Kanë bërë vizita të gjithë, të gjithë kanë pasur vizita nga ana e familjarëve, në fillim nuk mund të merrnin viza familja e Gucatit pasi që kanë pasur vetëm shtetësi të Kosovës, dhe për shtetas të Kosovës, viza nuk i jepte Holanda. Parashihet që pagesat e udhëtimit të familjarëve që i bëjnë ndaj të akuzuarve atje i paguan Ministria e Drejtësisë. Vizita janë duke bërë, dje kanë qenë gruaja e Nasimit, gruaja e Hysniut, djali i Hysniut, dhe të tjerë”, ka thënë ai.
Tutje, Klinaku, tha se dëshmitarja Zenka Pumper, nuk ka për çfarë të dëshmojë ndaj Gucatit dhe Haradinaj, pasi që sipas tij Pumper po flet vetëm sipas raporteve që i kanë dhënë hetuesit.Klinaku, tha se Pumper ka qenë e pranishme në OVL-UÇK, vetëm atë ditë kur ka ndodhur bastisja e cila ishte edhe udhëheqëse e operacionit, e që sipas Klinkaut këto zgjatje të procedurave po bëhen për qëllime të përfitimeve.“Janë duke u stërzgjatur disa procedura që nuk ka pasur edhe nevojë, dje ka filluar dëshmitarja e para zonja Pumper, e cila siç u ankuan edhe avokatët e Gucatit dhe Haradinajt, ajo nuk ka pasur se çka me dëshmuar sepse nuk ka marr pjesë fare këtu sepse flet vetëm në bazë të disa raporteve që ja kanë dhënë ata hetuesit që kanë qenë te në zyrat tona, dhe ajo flet në bazë të raporteve që ia kanë dhënë ata, por dëshmitarja të ishte kredibile në Gjykatë do të duhej të ishin ata që kanë qenë këtu prezent dhe ajo ata që kanë qenë shefja e tyre. Kjo dëshmitare zonja Pumper ka marr pjesë në OVL-UÇK vetëm gjatë ditës, kur ka qenë bastisja këtu dhe ka qenë edhe udhëheqëse e operacionit, dhe është sjellë në mënyrë korrekte”.“…është problemi që këta po i stërgjatin procedurat qëllimisht, për përfituar për vete se ata marrin paga të majme për vete atje, dhe nuk ka nevojë, as të mbahen në burg që një vit në burg pa filluar procesi gjyqësorë, kur dihet gjërat se kanë qenë këtu publike dhe i kemi bërë edhe me konferenca, dhe këtu i kemi pasur edhe kamerat e sigurisë”, tha ai për EO.

Kosovarët me më së shumti pasaporta zvicerane pas shtetasve të BE-së

0

Më së shumti në “konkurrencë” me të huajt e vendeve jashtë BE-së, nënshtetësinë zvicerane e kanë marrë njerëzit nga Kosova (199 persona)
Në fund të vitit 2020 në kantonin e Lucernit jetonin 79,215 të huaj me qëndrim të përhershëm dhe 2333 të huaj të tjerë, jo të përhershëm.

Sipas Zyrës Kantonale të Statistikës Lustat, shkalla e pranisë së të huajve është 19 për qind, që është shumë nën mesataren zvicerane (25.5 për qind), shkruan Luzerner Zeitung
Që nga viti 1990, numri i të huajve me qëndrim të përhershëm në kanton është më shumë se dyfishuar (79,215 persona) (+ 42,681 persona), transmeton albinfo.ch. Përqindja e të huajve është rritur nga 11.3 në 19.0 përqind në të njëjtën periudhë dhe kështu është ende shumë nën mesataren zvicerane. Kjo e fundit është rritur nga 16.7 në 25.5 për qind në të njëjtën periudhë.

Në vitin 2020, në kantonin e Lucernit janë natyralizuar 1,186 të huaj, 34 më shumë se një vit më parë. Sipas Lustat, qytetarët nga Bashkimi Evropian janë natyralizuar më shpesh (EU27: 560 persona), shumica prej tyre gjermanë (335 persona) dhe italianë (70 persona). Krahasimisht shpesh, ose më së shumti në “konkurrencë” me të huajt e vendeve jashtë BE-së, nënshtetësinë zvicerane e kanë marrë njerëzit nga Kosova (199 persona).

Grupi më i madh i të huajve vjen nga Gjermania
82.3 për qind e të gjithë të huajve që jetojnë në kantonin e Lucernit vijnë nga Evropa. 57.2 për qind e këtyre vijnë nga një shtet anëtar i Bashkimit Evropian (BE27).

Sipas kombësisë, 14,267 qytetarët gjermanë përfaqësojnë grupin më të madh (18.0 për qind), të ndjekur nga njerëzit nga Italia (10.6 për qind), Kosova (10.2 për qind), Portugalia (9.5 për qind) dhe Serbia (4.8 për qind). Në përgjithësi, të huajt që jetojnë në kantonin e Lucernit vijnë nga 168 vende të ndryshme.
Sipas Lustat, përqindja e të huajve ndryshon shumë nga rajoni në rajon. Shpesh ajo është më e lartë në rajonet urbane sesa në rajonet rurale, përcjell albinfo.ch. Me një shkallë prej 36.0 për qind, komuna Emmen ka pjesën më të lartë të të huajve në kantonin e Lucernit.
Përqindja më e ulët e të huajve është në komunën Romoos me 3.0 përqind

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort