Home Blog Page 4225

Gjest për respekt: Prizenasi gjen një kuletë , e dorëzon në Polici

0

Sot, me datën 20 tetor 2021, një qytetar është paraqitur në stacionin policor Prizren, duke dorëzuar portofolin në të cilin kishte të hollat në shumë prej 245 Euro, si dhe dokumentet personale në emër të një qytetari nga Lubizhda e Prizrenit. Portofolin dhe të hollat i kishte gjetur në rrugën “Wiliam Volker” në Prizren.

Pas verifikimit, policia e ka gjetur pronarin e portofolit i cili është paraqitur në stacionin policor, i njëjti i ka pranuar portofolin me të gjitha sendet e humbura.

Në lidhje me këtë rast policia ka mbajtur procesverbal mbi pranim-dorëzimin e sendeve te gjetura dhe të dorëzuara, njëherë duke e falënderuar qytetarin i cili i kishte sjellë portofolin dhe të hollat në polici.Veprimi i tij është konsideruar shembull dhe sjellje e civilizuar në shoqëri.

KQZ: Të enjten dihet nëse do të ketë rinumërim të ndonjë vendvotimi

0

Të enjten do të dihet nëse do të ketë nevojë të bëhet rinumërimi i ndonjë vendvotimi të Zgjedhjeve Lokale të cilat u mbajtën para tri ditësh.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në konferencën e rregullt nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve ku ka njoftuar për aktivitetet që janë duke u zhvilluar në këtë qendër.

“Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve është duke vazhduar puna në tri ndërrime, me qëllim të arritjes së afateve ligjore, për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, i cili duhet të mbahet 4 javë pas ditës së zgjedhjeve, pra më 14 nëntor. Të enjten, KQZ-ja do të mbajë mbledhjen e radhës për të shqyrtuar raportin që del nga QNR-ja pas përfundimit të procesit të hetimit dhe verifikimit të atyre vendvotimeve, të cilat nuk kanë mundur të procedohen si të rregullta, pasi është vërejtur ndonjë parregullsi e çfarëdo natyre. Pas rekomandimit nga QNR, KQZ-ja do të vendos nëse është e nevojshme të bëhet rinumërimi i ndonjë vendvotimi, me qëllim të saktësimit të gjendjes brenda një kutie votimi”, tha Elezi.

Ai tregoi se në këtë qendër është duke u bërë edhe snakimi i listës përfundimtare të votuesve, që sipas tij është i domosdoshëm, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të krahasohen pjesëmarrësit në votim në vendvotimet e rregullta me personat që votuan me kusht.

Kjo procedurë, sipas KQZ-së, bën të mundur identifikimin e rasteve nëse një person ka votuar dy herë: në vendvotimin e rregullt, por edhe atë me kusht.

Elezi ka njoftuar edhe se ky institucion “me qëllim të rritjes së transparancës për procesin zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e formularëve të rezultateve të cilët janë plotësuar në vendvotime, më 17 tetor, pas numërimit të fletëvotimeve.

“Si procedurë, këta formularë, skanohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve dhe pastaj ngarkohen në ueb faqen e KQZ-së. Formularët e publikuar janë kopje e formularëve të plotësuar në vendvotime dhe çdo kandidat i interesuar mund t’i shfletojë për ta parë rezultatin që ka arritur në çdo vendvotim. Ky publikim është në proces e sipër dhe duhet ta sqarojmë se kjo nuk është një shpallje e rezultateve përfundimtare, por bëhet me qëllim të rritjes së transparencës në procesin zgjedhor dhe për t’i ndihmuar kandidatët që të shohin formularët përmes telefonit të tyre”, tha Elezi.

Ai bëri të ditur se KQZ-ja është në pritje të vendimmarrjes nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me ankesat që janë paraqitur në këtë institucion.

“KQZ-ja është në pritje të vendimmarrjes nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me ankesat që janë parashtruar në këtë institucion. Siç e dini, afati ligjor për vendosjen lidhur me këto ankesa përfundon të enjten”, tha ai.

Shtrenjtohen biletat e autobusëve në Kosovë

0

Çmimi i derivateve të naftës është ngritur dukshëm në Kosovë. E bashkë me këtë ngritje, qytetarët tani po paguajnë më shtrenjtë edhe biletën e autobusit.

Disa kompani të autobusëve tashmë kanë nisur t’i ngrisin çmimet e biletave. Nga kjo ngritje e çmimit më së shumti po pësojnë studentët. Studentja Manjolla Gjini për të ardhur deri në Prishtinë sot, ka ndërruar disa linja të autobusit. E ndryshimin në çmim e ka vërejtur në autobusin e linjës Ferizaj-Prishtinë.

Nga një euro sa ka qenë çmimi për studentë, tani sipas saj, është bërë 1.50 euro.

“Po studente jam dhe vi nga Kaçaniku. Kemi pasur ngritje të çmimit Ferizaj-Prishtinë tash është bërë 1.50 më herët ka qenë 1 euro. Ky çmim i ka dëmtuar studentët, nga Kaçaniku në Ferizaj nuk ka pas ngritje, mendoj se ky çmim duhet me qenë siç ka qenë më herët”, tha ajo.

E qytetarja Dalina Vranovci, tha se çmimi i biletave është ngritur si pasojë e çmimit të naftës.

“Po ka pasur ngritje të çmimit për 50 centë, sidomos për pjesën e studentëve. Mendoj se është i lartë sepse studentët ka që udhëtojnë çdo ditë edhe 1.50 euro është çmim i lartë, duke e pasur parasysh se nuk punojnë dhe nuk kanë të ardhura. Çmimi është i lartë, por këtu mendoj se nuk është faji i kompanive të autobusëve, por është faji i politikave dhe çmimi i naftës”, tha ajo.

Përveç Ferizajt, ngritje të çmimit të biletave ka pasur edhe për linjat Prishtinë-Drenas dhe Prishtinë-Skenderaj.

Zenel Tvorani, i cili sot po udhëtonte për në fshatin Terstenik të Drenasit, tha se kjo ngritje e çmimi të biletave është e lartë duke i pasur parasysh pagat në Kosovë.

“Kemi ngritje të çmimit të biletave çmimi ka qenë 1 euro tani është 1 e 50 euro, me kushtet tona ngritja e çmimit është e madhe. Tash janë shtrenjtuar edhe derivatet për kushtet tona çfarë jetese kemi, çfarë paga kemi shumica e papunë, çmimet janë të larta”, tha ai.

Kurtishaj: Shoqata nuk e ka rritur çmimin e biletave, por kompanitë

Kryetari i Shoqatës së Transportit rrugorë, Ruzhdi Kurtishaj, për FrontOnline, tha se ngritja e çmimit është bërë në mënyrë individuale nga agjencinë, jo ne emër të shoqatës.

“Çmimi nuk është rritur në emër të shoqatës, por e kanë rritur kompanitë në mënyrë individuale”, tha Kurtishaj.

E kjo ngritje e çmimit të biletave sipas, Kurtishajt është e arsyeshme, duke pasur parasysh, ngritjen e çmimit të naftës dhe produkteve tjera për mirëmbajtjen e autobusëve.

“Sektori i transportit rrugorë është më i dëmtuari në Kosovë. Kjo nuk ka të bëjë me pandeminë por ka të bëjë edhe para pandemisë, pra ne jemi sektori më i dëmtuar për shkak të ligjit të brendshëm të tatimit mbi vlerën e shtuar. E dyta ka të bëjë më pandeminë e cila e ka shkatërruar këtë sektor, kësaj të fundit i shtohet edhe ndryshimi i madh i çmimit të naftës apo rritja drastike e çmimit të naftës sa ka qenë në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar diku rreth 1 euro e tani është diku rreth 1.28 pra kemi diku 30 % rritje të çmimit të naftës”, tha ai.

Berjani: Çmimet e derivateve të naftës do të ngriten deri në fund të vitit

Ngritja e çmimit të derivateve të naftës nuk do të përfundon me kaq.

Ngritje pritet të ketë edhe ditëve në vijim.

Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovë, Fadil Berjani.

“Sipas informatave pritet se nuk do të ketë ndalje, do të ketë rritje deri me 1 janar. Pas janarit pritet që të ketë prodhim më shumë të derivateve dhe kur kemi prodhim të derivateve më tepër edhe çmimi besoj që është më i lirë”, tha ai.

Berjani tha se Kosova dhe Maqedonia e Veriut, sa i përket çmimit të derivateve të naftës janë më të lirat në rajon.

“Sa i përket ngritjes së çmimit sot në Kosovë çmimet sillen 1.16 deri në 1.22 nafta ndërsa benzina sillet 1.20 deri në 1.27 përafërsisht. Ne në regjion jemi më të lirët, sot në Shqipëri 1.52 është nafta dhe 1.55 është benzina. Sa i përket çmimit ne jemi më të lirët në regjion përveç Maqedonisë së Veriut e cila e ka akcizën për naftë 22 cent më të ulët ndërsa benzinën e kemi të njëjtë”, tha ai.

Arrestohen dy ish-ushtarët gjermanë që dyshohen për plane terroriste

0

Janë arrestuar dy ish ushtarë gjermanë pasi që dyshohen se kanë tentuar të formojnë një forcë mercenare terroriste për të luftuar në luftën civile të Jemenit, bënë të ditur prokurorët gjermanë.

Pas bastisjeve të policisë në jug të Gjermanisë gjatë ditës së mërkurë, Arend-Adolf G. dhe Achim A. përballen me akuza për terrorizëm, shkruan BBC, përcjell Gazeta Sinjali.

Dy ish-ushtarët dyshohet se kishin planifikuar rekrutimin e 150 burrave për një ushtri private të përbërë nga ish-policë dhe ish-ushtarë.

Sipas prokurorëve, ish-ushtarët e akuzuar donin që Arabia Saudite t’ua financonte operacionet private në Jemen.

Të dyshuarit u munduan që t’i kontaktojnë agjencitë e qeverisë së Arabisë Saudite, por nuk morën përgjigje dhe përpjekjet e tyre ishin të pasuksesshme.

Prokurorët pretendojnë se Arend-Adolf G., dhe Achim A., kishin vendosur që të formojnë një forcë mercenare nën komandën e tyre ekskluzive në fillim të këtij viti. Sipas prokurorëve, dy të akuzuarit planifikonin që secilit anëtar të grupit t’i jepnin rrogë prej rreth 40.000 eurosh në muaj.

Arend-Adolf G., dyshohet se tashmë është përpjekur që të rekrutojë të paktën shtatë persona.

Revista gjermane “Spiegel” raportoi se forca mercenare ishte e planifikuar për të sulmuar dhe kapur zona që janë nën kontrollin e rebelëve Houthi në Jemen.

Prokurorët gjithashtu dyshojnë se burrat e akuzuar donin që ta reklamonin shërbimin e tyre ushtarak për t’u angazhuar në konflikte tjera.

Njëri nga të akuzuarit u arrestua në Mynih dhe tjetri në distriktin jugperëndimor, Breisgau-Hochschwarzwald. Banesat e tyre në Bavari dhe Baden-Wurttemberg janë bastisur.

Të dy të arrestuarit pritet që të dalin në gjykatë të mërkurën në një seancë për caktimin e paraburgimit. /GazetaSinjali/

Shqipëria pritet ta lëshojë satelitin ‘Albania 1’ në hapësirë në muajin mars 2022

0

Shqipëria pritet të lëshojë satelitin “Albania 1”, duke u radhitur krahas vendeve që kanë një “sy” në hapësirë.

Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar një video të një bisede më një nga ekspertët e kompanisë SpaceX, për mënyrën se si do të bëhet lëshimi i satelitit.

Gjatë diskutimit, Rama tregon se “Albania 1” do të jetë gati në muajin mars [2022-së].

“Domethënë, Albania 1 kur do të jetë gati? Në mars?”, pyet Rama.

Përfitimet e vajit të peshkut për mushkëritë

0

Ndërsa rastet me COVID-19 janë të pranishme në të gjithë botën, është më e rëndësishme se kurrë që t’i japim përparësi shëndetit tonë.

Në mënyrë të veçantë, meqenëse coronavirusi ndikon në sistemin e frymëmarrjes, marrja e masave parandaluese për të mbrojtur mushkëritë tuaja është thelbësore.
Për fat të mirë për ne, hulumtimet sugjerojnë që marrja e vajit të peshkut për shëndetin e mushkërive jo vetëm që mund të largojë problemet e mushkërive, por gjithashtu të ngadalësojë plakjen e organit jetësor.

Vaj peshku për shëndetin e mushkërive – Çfarë thotë shkenca
Besohet se vaji i peshkut është i mirë për mushkëritë sepse përmban nivele të larta të acideve yndyrore omega-3. Trupi juaj përdor acide yndyrore si një burim energjie dhe ekzistojnë tre lloje që ju nevojiten – omega-3, omega-6 dhe omega-9.

Dieta mesatare zakonisht përmban sasi të larta të acideve yndyrore omega-6 dhe -9. Trupi madje mund të krijojë vetë acidet yndyrore omega-9. Sidoqoftë, shumica e njerëzve kanë mungesë të acideve yndyrore omega-3 të cilat mund t’i merrni vetëm nga ushqyerja juaj.

Kur bëhet fjalë për shëndetin tuaj të mushkërive, vaji i peshkut i pasur me omega-3 i mban ato në funksion në disa mënyra. Së pari, ajo lufton inflamacionin, i cili është një shkak kryesor i dëmtimit dhe mosfunksionimit të mushkërive.

Në një studim japonez, studiuesit zbuluan se omega-3 ndihmoi në trajtimin e sëmundjes pulmonare obstruktive kronike (COPD). Sëmundjet e mushkërive si bronkiti dhe emfizema bien në kategorinë e COPD dhe është shkaku i pestë kryesor i vdekjes në botë. Rezultatet nga studimi treguan se subjektet që konsumonin omega-3 përjetuan një rënie të kimikateve inflamatore në gjakun e tyre, si dhe më pak inflamacion të mushkërive, shkruan First For Women.

Subjektet gjithashtu bënë një test gjashtë minutësh në këmbë dhe ata që morën vajin e peshkut ishin në gjendje të ecnin më shumë dhe më shpejt. Një numër studimesh kanë treguar gjithashtu se marrja e suplementeve të vajit të peshkut mund të lehtësojë sëmundje të tjera inflamatore të mushkërive si astma dhe alergjitë.

Në mënyrë të veçantë, suplementet e vajit të peshkut ulën simptomat si ënjtja në mushkëri dhe gulçimi, falë fuqive të tij anti-inflamatore! Vaji i peshkut madje mund të ndihmojë në mbrojtjen e mushkërive duke bllokuar infeksione si pneumonia.
Pra, pasi jemi në sezonin e alergjive të vjeshtës dhe ajo që fare mirë mund të jetë vala e dytë e COVID-19, shtimi i një suplementi vaji peshku në dietën tuaj ditore mund të jetë një masë e mirë mbrojtëse. /Telegrafi/

A po afrohet fundi i COVID-19?

0

Dr. Pashko R. Camaj,
Doktor i Shkencave të Shëndetit Publik

Numrat, si globalisht ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara tregojnë rënie të shpejtë të rasteve të COVID-19 gjatë muajit të fundit, duke zbuluar shenja se vala e tretë dhe shpresojmë se vala e fundit e madhe është prapa nesh.

Ndërsa shkencëtarët vazhdojnë hulumtimet që më mirë të kuptojnë arsyet e baticës dhe zbaticës së infeksioneve, që mbeten disi të paqarta, nuk ka asnjë garanci që rënia e ngarkesave të rasteve do të vazhdojë. Tani për tani, ne shohim shumë të mira, edhe pse është e mbështjellë me disa lajme jo aq të mira.

Lajmi i mirë: Numri i infeksioneve të reja ka rënë 45 përqind gjatë muajit të fundit në një mesatare shtatë ditore prej rreth 85,000, dhe shtrimet në spitale janë ulur 40 përqind gjatë muajit të kaluar, sipas të dhënave të Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC). Vdekjet po bien gjithashtu 24 përqind gjatë muajit të fundit – megjithëse më shumë se 1,500 njerëz kanë vdekur ende mesatarisht gjatë shtatë ditëve të fundit.

Lajmi i keq: Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, më shumë se 364,000 vdekje nga koronavirusi janë raportuar këtë vit, duke kaluar 352,000 të regjistruar në vitin 2020. Pra, po, më shumë amerikanë kanë vdekur nga Covid në 2021, sesa në 2020, dhe ne ende kemi më shumë se dy muaj deri në fund të këtij viti. Duke marrë parasysh që vaksina ishte në dispozicion për shumicën e amerikanëve nga marsi dhe përparime të rëndësishme në trajtimin e pacientëve me Covid, një pyetje-të paktën retorikisht-ka nevojë dhe duhet bërë: pse 2021 do të jetë viti më pandemik, më vdekjeprurës që nga viti 1919? Një pyetje tjetër akome duhet të pyetet: sa nga ato jetë mund të ishin shpëtuar me një vaksinë të thjeshtë që ka qenë gjerësisht e arritshme për të gjithë amerikanët për pjesën më të madhe të këtij viti? Ndërsa varianti Delta shumë i transmetueshëm u bë tendenca dominuese në SH.B.A. (99.98 përqind), duke nxitur një valë tjetër që pa që rastet dhe vdekjet të rriteshin dhe shumë spitale të mbingarkoheshin. Pjesë të vendit, ku normat e vaksinimit ishin më të ulëtat, u goditën veçanërisht rëndë.

Vala e fundit dhe ndoshta e fundit e madhe e COVID-19 është përsëri në tërheqje

Rëniet më të fundit janë në përputhje me një model që shumë epidemiologë tani e njohin: një cikël disi misterioz dy mujor i valëve të Covid. Që kur filloi në fund të vitit 2019 në Kinë, infeksionet shpesh janë rritur për rreth dy muaj – ndonjëherë për shkak të një varianti, si Delta – dhe më pas kanë rënë për dy muajt në vijim. Arsyet e këtyre cikleve nuk janë kuptuar ende nga epidemiologët.
Sugjerimet se këto cikle ndoshta ishin të lidhura me sezonalitetin ose baticat dhe zbaticat e distancimit shoqëror dhe përdorimit të maskës, ka shumë të ngjarë të jenë të pasakta. Prova është në faktin se ciklet dy-mujore kanë ndodhur gjatë stinëve të ndryshme të vitit dhe kanë ndodhur edhe kur sjellja njerëzore nuk po ndryshonte në mënyra të dukshme. Kjo na lë të konkludojmë se shpjegimet më të besueshme përfshijnë një kombinim të biologjisë së virusit dhe praktikave që lidhen me rrjetet sociale. Variantet e reja në zhvillim të virusit kanë më shumë gjasa të infektojnë disa njerëz, por jo të tjerë.

Të pavaksinuarit janë grupi në të cilin virusi gjen hapësirë për të transmetuar dhe “rrotulluar” lirshëm. Pasi të jenë ekspozuar më të prekshmit mes nesh, virusi tenton të tërhiqet, ndoshta të tërhiqet ose të rigrupohet për një valë tjetër. Ata mund të jenë faktorët përcaktues që i duhen një virusi ose varianteve të tij të reja për rreth dy muaj kohë për të qarkulluar nëpër një rajon të caktuar. Ne kemi mësuar se sjellja njerëzore luan një rol në atë se sa i rëndësishëm mund të jetë një shpërthim, me njerëzit që shpesh bëhen më të kujdesshëm pasi ngarkesat e rasteve fillojnë të rriten. Por vetëm distancimi shoqëror mund të mos jetë aq i rëndësishëm sa diskutimet publike shpesh diktojnë, ne priremi të caktojmë shumë autoritet dhe kontroll njerëzor mbi virusin. Ne kemi parë që rëniet e fundit, për shembull, kanë ndodhur edhe kur miliona punëtorë amerikanë u bashkuan me fuqinë punëtore dhe miliona fëmijë u mblodhën përsëri në ndërtesat e shkollave. Cilado qoftë arsyeja, ciklet dy mujore të “kodrave dhe luginave” të Covid vazhdojnë të ndodhin. Është e dukshme si në numrin global ashtu edhe në atë amerikan. Ne pamë që rastet u ngritën nga fundi i shkurtit në fund të prillit, pastaj ranë deri në fund të qershorit, u rritën përsëri deri në fund të mesit të shtatorit dhe kanë rënë që atëherë.

Shtrimet në spital dhe vdekjet janë në rënie

Siç e pamë në SHBA, rritja e Delta filloi në disa shtete jugore së pari në qershor dhe filloi të tërhiqej në gusht. Në pjesën tjetër të SHBA, filloi në korrik dhe rastet kanë filluar të bien javët e fundit. Rastet kanë rënë edhe te fëmijët, dhe kjo pavarësisht nga mungesa e vaksinës për fëmijët nën 12 vjeç. Lajmi më inkurajues është se sëmundjet serioze Covid gjithashtu janë në rënie.
Numri i amerikanëve të shtruar në spital me Covid ka rënë rreth 40 përqind që nga 1 shtatori. Vdekjet ditore – treguesit e vonuar – të cilët zakonisht ndryshojnë drejtim disa javë pas rasteve dhe shtrimeve në spital, kanë rënë 23 përqind që nga mesi i shtatorit. Është rënia e parë e vazhdueshme e vdekjeve që nga fillimi i verës. E rëndësishmja, ndihma është gjithashtu në rrugë për ata persona të sëmurë, pasi një pilulë antivirale është zhvilluar nga kompania farmaceutike Merck që së shpejti mund të sigurojë një armë tjetër në luftën kundër COVID-19. Pilula është treguar se zvogëlon përgjysmë shtrimet në spital dhe vdekjet për njerëzit që janë infektuar nga virusi.

Ndërsa rënia e rasteve të Covid që po shohim tani mund të mos vazhdojë, pasi cikli dy mujor i Covid nuk është një lloj ligji i provuar i shkencës. Ka pasur shumë përjashtime nga teoritë e ciklit dy mujor. Por kjo pasiguri do të thotë gjithashtu se e ardhmja e afërt mund të jetë më inkurajuese nga sa e prisnim. Dhe ka disa arsye legjitime dhe të mira për optimizmin qe më në fund po e mposhtim këtë pandemi. Përmes përpjekjeve të vazhdueshme të vaksinimit, ne tani kemi 77 përqind të amerikanëve 12 vjeç e lart që kanë marrë të paktën një vaksinë. Së bashku me autorizimin e mundshëm të vaksinës Pfizer për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç, ne do të shohim një rritje të konsiderueshme të numrit të vaksinimeve këtë vjeshtë. Pothuajse po aq e rëndësishme, diçka si gjysma e amerikanëve ndoshta kanë pasur tashmë virusin Covid, duke u dhënë atyre një imunitet natyral. Përfundimisht, imuniteti do të bëhet mjaft i përhapur – imuniteti i tufës – që një valë tjetër aq e madhe dhe dëmtuese sa ishte vala e Delta, nuk do të jetë e mundur. Siç e shofim, COVID-19 do të jetë provuar të jetë një nga pandemitë më të rënda në kohët moderne. Në shumë mënyra, do të jetë një pandemi e pa nevojë te jetë kaq e tmerrshme. Nga më shumë se 715,000 që kanë vdekur prej tij, vetëm në SHBA, ndoshta disa qindra mijëra ndoshta do të ishin shpëtuar nëse vetëm do të zgjidhnin vaksinimin. Ky fakt është ai që e ndan këtë pandemi nga të tjerët, si gripi spanjoll i vitit 1918, për të cilin nuk kishte vaksinë në dispozicion.
Më e keqja tani është pas nesh

Ne e dimë që Covid nuk do të zhduket së shpejti, të paktën jo globalisht. Me sfidat e vazhdueshme globale për të shpërndarë vaksina të mjaftueshme dhe shpejt, virusi mund të vazhdojë të qarkullojë për ca kohë, ndoshta vite. Por ne gjithashtu e dimë se qasja në vaksina, veçanërisht në vende të tilla si SHBA, do ta shndërrojë Covid në një sëmundje të menaxhueshme, jo shumë të ndryshme nga gripi ose ftohja e zakonshme. Javët e fundit kanë treguar se po i afrohemi një të ardhmeje më të mirë dhe më të qëndrueshme se ajo që u shfaq gjatë 2-3 muajve të fundit. Mund të themi se çfarëdo që të sjellin muajt e ardhshëm, më e keqja e pandemisë COVID-19, veçanërisht për të vaksinuarit, është prapa nesh.

/Telegrafi/

MSH së shpejti me ekipe mobile për vaksinim antiCOVID, për t’i nxitur personat skeptikë të vaksinohen

0

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se meqë kërkesat për vaksinim antiCOVID në shumë qendra janë plotësuar po përgatiten që së shpejti të dalin me më shumë ekipe mobile për të nxitur personat e pavendosur të marrin vaksinën antiCOVID.

Kështu kanë bërë të ditur për Telegrafin nga Zyra për media e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Ministria e Shëndetësisë po përgatitet që së shpejti të dilet me më shumë ekipe mobile për të nxitur personat e pavendosur që të vaksinohen”, thanë nga MSH-ja.

Po ashtu bëhet e ditur se tashmë procesi i vaksinimit antiCOVID bëhet përgjatë pesë ditëve të javës nga 07:00-19:30, ndërsa vikendeve është ndërprerë procesi i vaksinimit pasi sipas MSH-së pesë ditë në javë i plotësojnë kërkesat e qytetarëve.

“Vaksinimi gjatë vikendeve ka qenë i paraparë për pesë javë radhazi dhe meqë plani është përmbush dhe tashmë ka më pak interesim, vaksinimi zhvillohet 5 ditë në javë”.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë nëse shihet nevoja që sërish të fillohet me dhënin e vaksinave gjatë vikendeve atëherë do ta bëjnë.

“MSh ju bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen sepse situata e qetë tani nuk është garanci se mund të jetë kështu edhe më tej, sidomos kur në disa vende ka paraqitje të rasteve të variantit Delta Plus”, thanë për Telegrafin nga MSH-ja.

Ndryshe, mbi 37 për qind e popullsisë në Kosovë tashmë janë vaksinuar kundër coronavirusit, ndërkaq mbi 50 për qind ka arritur vaksinimi i grupeve të synuara që janë mosha mbi 18 vjeç në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në nivel të popullsisë, vaksinimi në Kosovë tashmë ka arritur në mbi 37.9 për qind të vaksinuar plotësisht.

“Për aq kohë sa regjistrohen ende raste të reja të COVID-19, ndryshimi nuk do të vijë nëse nuk punojmë të gjithë së bashku për t’u vaksinuar të gjitha grupet e synuara. Vaksinimi është mbrojtja më e mirë që kemi”, thuhet në këtë njoftim.

Sipas të dhënave të publikuara, 53.5 për qind të grupeve të synuara e që janë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, mbi moshën 18 vjeçare, tashmë kanë marrë dy dozat e vaksinës anti-COVID, ndërkaq mbi 16-vjeç janë vaksinuar 51 për qind.

Në këto të dhëna thuhet se me një dozë, janë vaksinuar 65.8 për qind. /Telegrafi/

Prezantohet rrejshëm si person zyrtar dhe ngacmon seksualisht një femër, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë

0

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast “Ngacmim seksual dhe prezantim i rrejshëm” që ka ndodhur dje në Mitrovicë.

Sipas raportit 24 orësh thuhet se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti, duke ju prezantuar si ,, person zyrtar ‘’, ka ndaluar një automjet në të cilin ishin dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovarë, këtë të fundit dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht.

Me vendim të prokurorit rasti cilësohet si më lartë dhe i dyshuari mbetet në ndalim për gjashtë orë deri në këndellje pasi që i njëjti ishte nën ndikim të alkoolit.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Aktakuzë ndaj prizrenasit për falsifikim të 400 eurove

0

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër A.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë”.

“Sipas aktakuzës, i akuzuari A.K., me datë 24.09.2021, rreth orës 13:30 në rrugën ‘’William Walker’’ në Prizren, me dashje – duke e ditur se paraja është e falsifikuar pranon dhe posedon të njëjtat me qëllim që më pas t’i vë në qarkullim si të vërteta, në atë mënyrë që, derisa i njëjti ishte duke drejtuar automjetin e markës ‘’VW Lupo’’ ndalohet nga Policia e Kosovës tek i cili gjejnë 4 (katër) kartëmonedha në shumën prej 100 € (njëqind euro), në total 400 € (katërqind euro), të cilat dyshohen të jenë të falsifikuara, me ç ‘rast të njëjtat edhe ia sekuestrojnë përkohësisht.

Po ashtu, i akuzuari A.K., gjatë periudhës së vitit 2021, në kohë të pavërtetuar, me dashje – duke e ditur se paraja është e falsifikuar posedon të njëjtat me qëllim që më pas t’i vë në qarkullim si të vërteta, në atë mënyrë që, fillimisht ia dorëzon një kartëmonedhë në shumën prej 100 € (njëqind eurosh) të dëmtuarit E.S., i cili është pronar i subjektit juridik, ashtu që ky i fundit me datë 02.07.2021, në njërën prej bankave në Prizren, deponon një shumë të konsiderueshme parash të pazarit ditor, në mesin e të cilave ishte edhe kartëmonedha e falsifikuar, për të cilën i dëmtuari nuk e ka ditur se është e falsifikuar, me ç’rast pas pranimit të Raportit të Ekspertimit nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë të datës 20.09.2021 është vërtetuar se kartëmonedha në shumën prej 100 € (njëqind eurosh) është falsifikim i plotë”, thuhet në njoftimin për media.

Sipas njoftimit thuhet se i akuzuari A.K., me datë 03.09.2021, në biznesin familjar – pronë e të dëmtuarit M.A., me dashje – duke e ditur se paraja është e falsifikuar posedon të njëjtat me qëllim që më pas t’i vë në qarkullim si të vërteta, në atë mënyrë që futet në dyqanin në fjalë dhe me anë të një kartëmonedhe në shumën prej 100 € (njëqind eurosh) blen 3 (tri) pako cigare, ashtu që dëshmitarja F.A., pranon kartëmonedhën nga i pandehuri dhe ia kthen kusurin dhe me të pranuar kusurin largohet nga vendi i ngjarjes me veturën e tij të markës ‘’VW Lupo’’, me ç’rast pas pranimit të Raportit të Ekspertimit nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë të datës 23.09.2021 është vërtetuar se kartëmonedha në shumën prej 100 € (njëqind eurosh) është falsifikim i plotë.

“Me këto veprime i pandehuri A.K., ka kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihet në barrë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort