Home Blog Page 4224

Gastronomët sot takohen me zyrtarë të ministrisë së Shëndetësisë, paralajmërojnë protesta nëse nuk lirohen masat

0

Për më shumë se një muaj në Kosovë po vazhdojnë të jenë në fuqi masat e miratuara nga Qeveria e Kosovës.

E përkundër faktit që numri i viktimave dhe i rasteve pozitive nga COVID-19 ka rënë dukshëm javët e fundit, nuk është ndërmarrë asnjë veprim drejt masave antiCOVID.

Gjatë ditës së djeshme, ministria e Shëndetësisë për lajmi.net ka konfirmuar se masat antiCOVID do të rishqyrtohen gjatë javës së ardhshme.

Maskat obligative, ora policore nga ora 22:00 deri në 5:00 të mëngjesit, orari i shkurtër i gastronomisë deri në orën 21:30, si dhe hyrja brenda lokaleve vetëm me vërtetimin e kartelës së vaksinimit ose testit PCR janë masat që po vazhdojnë të na përcjellin që shumë kohë.

Se sa e kanë dëmtuar këto masa gastronominë dhe çfarë do të ndërmerret nëse nuk do të ketë heqje të orës policore dhe zgjatje të orarit, lajmi.net ka kontaktuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Arian Vranica.

Sipas Vranicës, nuk mund të dihet saktë se sa është dëmi në këtë pozitë, por që sipas tij vështirësitë në likuidimin e shpenzimeve, siç janë qiraja dhe pagat e punëtorëve janë të dukshme.

“Nuk kemi pika të hulumtimit të cilat specifikojnë, dmth tregojnë saktë se sa është dëmi në këtë rast, mirëpo është raportuar se një lloj vështirësie është paraqitur në likuidimin e shpenzimeve, siq janë qiratë dhe pagat e punëtorëve”, thuhet në prononcimin e Vranicës.

Për Vranicën në këtë periudhë, nuk është i përshtatshëm, orari i shkurtër i gastronomisë, pasi sipas tij është shënuar një numër më i ulët i klientëve, gjithashtu Vranica ka sqaruar se është kërkuar zgjatja e orarit për shkak se sipas tij është e vështirë të bëhet identifikimi i personave që futen brenda lokaleve.

“Kërkesa në këtë periudhë ka një qasje më të vogël të klientëve dmth, orari nuk është i pershtatshëm në ballafaqimin e gastronomisë në raport me obligimet e tyre , rrjedhimisht kemi kerku që për shkak të ngarkesës së madhe do të thotë me identifikimin e personave që futen brenda lokaleve, dalja deri në orën 21:30, do të thotë është kërku rritja e orarit në mënyrë që të jetë një stimul lidhur me parimin e kërkesave”, tha tutje Vranica.

Vranica kërkon që orari të jetë në bazë të rregullores së komunave, siç kanë qenë para pandemisë, gjithashtu për të është absurde të vazhdohen këto masa, kur sipas tij partitë politikë e kanë shfrytëzuar këtë kohë për fushata të cilët nuk ishin në në pajtueshmëri me vendimet e Qeverisë, gjë e cila gjithnjë sipas tij edhe për ta nuk është jashtë normales.

“Orarin praktikisht kërkojmë që të jetë në bazë të rregullorës komunale ashtu siq ka qenë para pandemisë si dhe është shumë konfuze dhe hiprokite, të mbahet kur në rrethana të njëjta partitë politike e shfrytëzojnë për fushata të cilat janë plotësisht në papajtueshmeri me vendimet e qeverisë andaj përderisa ata se shohin të arsyeshme ne edhe ma pak e shohim, që të ketë kufizime të tilla. Me sakrifica që po ballafaqohemi dhe përgjegjësinË qe kemi ne, më shumë se sa partitë politike në raport me punëtorët tanë, në këtë mënyrë duhet që të ketë lehtësim të masave dhe rritje te kapaciteteve të punës brenda lokaleve”, ka shtuar ai.

Sekretari i Shoqatës së Gastonomëve, sqaroi ndër të tjera se gjatë ditës së sotme, do të mbahet një takim me ministrinë e Shëndetësisë, ku ndër të tjera ai sqaroi se do të diskutohet për gjetjen e një mesatare se si do të veprohet në ditët në vijim.

“Sot e kemi një takim me ministrinë e Shëndetësisë edhe do ta shohim pas këtij presioni të jashtëzakoshëm medial dhe nga publiku , do të thotë do të kemi një kërkesë nga ana e ministrisë së Shëndetësisë për me gjetë një mesatare do të thotë se si do të veprojmë në ditët në vijim”, ka thënë ai.

Gjithashtu ai ka përmendur edhe mundësitë juridike, ku sipas tij mund të ketë protestë, nëse nuk do të ketë lirim të masave.

“Shpresë e jonja është që do të ketë lirim të masave , por nëse nuk do të ketë natyrisht që nuk do të rrimë duar kryq, do të mblidhet Kuvendi i shoqatës dhe do të shqyrtojmë mundeësitë juridike, me i shfrytzu mjetet tjera siç janë protestat, por të shohim deri atëherë do të kemi me të qartë deri sa të ndodh takimi që do të na shtyjë deri në hapat e ardhshëm”, ka përfunduar ai.

Gjatë ditës së djeshme, ministria e Shëndetësisë në një përgjigje për lajmi.net kanë thënë se pas përmirësimit të situatës epidemiologjike pritet që javën tjetër të shqyrtohen masat anti-Covid.

“Pas përmirësimit të situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19 dhe analizës së rregullt të kësaj situate, pritet që javën tjetër të bëhet rishqyrtimi i masave anti-COVID-19”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi që do të dalë sot nga takimi që do të mbahet mes ministrinë e Shëndetësisë dhe Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës.

Rama publikon videon: Sateliti i parë shqiptar në hapësirë në muajin mars

0

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ndërsa informohet nga një ekspert hapësinor për mënyrën se si lëshohen satelitët në hapësirë.

Në video, dëgjohet eksperti tek i premton kryeministrit se sateliti i parë shqiptar në hapësirë, Albania 1 do të lëshohet në mars, ndërsa i dyti në muajin qershor.

Kreu i qeverisë deklaroi disa ditë më parë nga foltorja e Kuvendit, se Shqipëria do të dërgojë në hapësirë dy satelitë që do të jenë shumë të nevojshëm për kontrollin e territorit.

Në video, shihet nisja e një rakete Falcon X të kompanisë së Elon Musk, duke lënë të kuptohet se qeveria mund të ketë arritur marrëveshje me këtë kompani./A2

60 mijë aplikime për shtesat për fëmijë

0

Ka shkuar në 60 mijë numri i aplikimeve për përfitim nga shtesat për fëmijë, ka njoftuar të mërkurën Ministria e Financave.

Aplikimi vazhdon të jetë i hapur deri më 24 tetor për të gjithë fëmijët e lindur nga viti 2015 e këndej. Aplikimi mund të bëhet në uebfaqen eKosova.

Qeveria pati marrë vendim që për fëmijët nga 0 deri në 24 muaj pagesa të jetë 20 euro në muaj, ndërsa për ata nën 16-vjeç, nga 10 euro. Fillimisht lista ishte më e shkurtër, por javën e shkuar ministri Hekuran Murati njoftoi se “për shkak të përformancës së mirë financiare dhe hapësirë fiskale të krijuar, është marrë vendimi që prej këtij muaji të zgjerohet skema e shtesave për fëmijë edhe për fëmijët e lindur nga viti 2015 e tutje”.

Gastronomët sot takohen me zyrtarë të ministrisë së Shëndetësisë, paralajmërojnë protesta nëse nuk lirohen masat

0

Për më shumë se një muaj në Kosovë po vazhdojnë të jenë në fuqi masat e miratuara nga Qeveria e Kosovës.

E përkundër faktit që numri i viktimave dhe i rasteve pozitive nga COVID-19 ka rënë dukshëm javët e fundit, nuk është ndërmarrë asnjë veprim drejt masave antiCOVID.

Gjatë ditës së djeshme, ministria e Shëndetësisë për lajmi.net ka konfirmuar se masat antiCOVID do të rishqyrtohen gjatë javës së ardhshme.

Maskat obligative, ora policore nga ora 22:00 deri në 5:00 të mëngjesit, orari i shkurtër i gastronomisë deri në orën 21:30, si dhe hyrja brenda lokaleve vetëm me vërtetimin e kartelës së vaksinimit ose testit PCR janë masat që po vazhdojnë të na përcjellin që shumë kohë.

Se sa e kanë dëmtuar këto masa gastronominë dhe çfarë do të ndërmerret nëse nuk do të ketë heqje të orës policore dhe zgjatje të orarit, lajmi.net ka kontaktuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Arian Vranica.

Sipas Vranicës, nuk mund të dihet saktë se sa është dëmi në këtë pozitë, por që sipas tij vështirësitë në likuidimin e shpenzimeve, siç janë qiraja dhe pagat e punëtorëve janë të dukshme.

“Nuk kemi pika të hulumtimit të cilat specifikojnë, dmth tregojnë saktë se sa është dëmi në këtë rast, mirëpo është raportuar se një lloj vështirësie është paraqitur në likuidimin e shpenzimeve, siq janë qiratë dhe pagat e punëtorëve”, thuhet në prononcimin e Vranicës.

Për Vranicën në këtë periudhë, nuk është i përshtatshëm, orari i shkurtër i gastronomisë, pasi sipas tij është shënuar një numër më i ulët i klientëve, gjithashtu Vranica ka sqaruar se është kërkuar zgjatja e orarit për shkak se sipas tij është e vështirë të bëhet identifikimi i personave që futen brenda lokaleve.

“Kërkesa në këtë periudhë ka një qasje më të vogël të klientëve dmth, orari nuk është i pershtatshëm në ballafaqimin e gastronomisë në raport me obligimet e tyre , rrjedhimisht kemi kerku që për shkak të ngarkesës së madhe do të thotë me identifikimin e personave që futen brenda lokaleve, dalja deri në orën 21:30, do të thotë është kërku rritja e orarit në mënyrë që të jetë një stimul lidhur me parimin e kërkesave”, tha tutje Vranica.

Vranica kërkon që orari të jetë në bazë të rregullores së komunave, siç kanë qenë para pandemisë, gjithashtu për të është absurde të vazhdohen këto masa, kur sipas tij partitë politikë e kanë shfrytëzuar këtë kohë për fushata të cilët nuk ishin në në pajtueshmëri me vendimet e Qeverisë, gjë e cila gjithnjë sipas tij edhe për ta nuk është jashtë normales.

“Orarin praktikisht kërkojmë që të jetë në bazë të rregullorës komunale ashtu siq ka qenë para pandemisë si dhe është shumë konfuze dhe hiprokite, të mbahet kur në rrethana të njëjta partitë politike e shfrytëzojnë për fushata të cilat janë plotësisht në papajtueshmeri me vendimet e qeverisë andaj përderisa ata se shohin të arsyeshme ne edhe ma pak e shohim, që të ketë kufizime të tilla. Me sakrifica që po ballafaqohemi dhe përgjegjësinË qe kemi ne, më shumë se sa partitë politike në raport me punëtorët tanë, në këtë mënyrë duhet që të ketë lehtësim të masave dhe rritje te kapaciteteve të punës brenda lokaleve”, ka shtuar ai.

Sekretari i Shoqatës së Gastonomëve, sqaroi ndër të tjera se gjatë ditës së sotme, do të mbahet një takim me ministrinë e Shëndetësisë, ku ndër të tjera ai sqaroi se do të diskutohet për gjetjen e një mesatare se si do të veprohet në ditët në vijim.

“Sot e kemi një takim me ministrinë e Shëndetësisë edhe do ta shohim pas këtij presioni të jashtëzakoshëm medial dhe nga publiku , do të thotë do të kemi një kërkesë nga ana e ministrisë së Shëndetësisë për me gjetë një mesatare do të thotë se si do të veprojmë në ditët në vijim”, ka thënë ai.

Gjithashtu ai ka përmendur edhe mundësitë juridike, ku sipas tij mund të ketë protestë, nëse nuk do të ketë lirim të masave.

“Shpresë e jonja është që do të ketë lirim të masave , por nëse nuk do të ketë natyrisht që nuk do të rrimë duar kryq, do të mblidhet Kuvendi i shoqatës dhe do të shqyrtojmë mundeësitë juridike, me i shfrytzu mjetet tjera siç janë protestat, por të shohim deri atëherë do të kemi me të qartë deri sa të ndodh takimi që do të na shtyjë deri në hapat e ardhshëm”, ka përfunduar ai.

Gjatë ditës së djeshme, ministria e Shëndetësisë në një përgjigje për lajmi.net kanë thënë se pas përmirësimit të situatës epidemiologjike pritet që javën tjetër të shqyrtohen masat anti-Covid.

“Pas përmirësimit të situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19 dhe analizës së rregullt të kësaj situate, pritet që javën tjetër të bëhet rishqyrtimi i masave anti-COVID-19”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi që do të dalë sot nga takimi që do të mbahet mes ministrinë e Shëndetësisë dhe Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës.

SHBA-ja dhe BE mirëpresin luftën e Kosovës kundër krimit

0

Me një dallim mjaft të theksuar nga reagimet e mëhershme të zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian pas ngjarjeve në veri të Mitrovicës, kësaj radhe në një deklaratë të përbashkët BE-ja dhe SHBA-ja kanë “mirëpritur dhe mbështetur angazhimin e Kosovës në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe e kanë quajtur si të papranueshme dhunën ndaj civilëve, gazetarëve, policisë, apo ndonjë autoriteti tjetër”.

Kjo është një pjesë e një deklarate të përbashkët të lëshuar nga Shërbimi i veprimit të jashtëm i BE-së dhe Departamentit Amerikan të shtetit rreth rritjes së bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor pas takimeve të fundit të përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken

Në atë deklaratë thuhet se ata janë pajtuar për të forcuar angazhimin e përbashkët në Ballkanin Perëndimor në mbështetje të progresit të rajonit në rrugëtimin evropian

“Ne theksojmë mbështetjen tonë të plotë për procesin e zgjerimit. Anëtarësimi në BE, prioritet i deklaruar nga i gjithë Ballkani Perëndimor, e ndihmon konsolidimin e institucioneve demokratike, mbrojtjen e të drejtat themelore dhe avancimin e sundimit të ligjit”, thuhet në këtë deklaratë të përbashkët.

“Ky rajon i takon Bashkimit Evropian. Integrimi më i afërt do të forcojë stabilitetin dhe do të kontribuojë në prosperitetin e njerëzve në rajon. Në këtë kontekst, ne nënvizojmë se negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të nisin pa vonesa”, thuhet më tej në këtë deklaratë.

Edhe kësaj radhe janë përsëritur thirrjet për dialog mes Kosovës dhe Serbisë

“Nënvizojmë rëndësinë e dialogut të lehtësuar nga BE-ja, që është një mekanizëm kyç për të adresuar normalizimin gjithëpërfshirës të raporteve mes Serbisë dhe Kosovës. Pas javëve të tensionuara të fundit në veri të Kosovës, ne inkurajojmë të dyja palët që të angazhohen në një ulje të qëndrueshme të tensioneve dhe të evitojnë veprimet që kërcënojnë stabilitetin”, thuhet në deklaratë.

“Ne mirëpresim dhe mbështesim angazhimin e Kosovës në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe ritheksojmë se dhuna ndaj civilëve, gazetarëve, policisë, apo ndonjë autoriteti tjetër është e papranueshme”, thuhet më tej në të.

Borrell në reagimin e tij të parë pas incidenteve i kishte quajtur si të “papranueshme” ato që ai i konsideroi si “veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara” që u panë si kritikë ndaj Kosovës. Por Kosova kishte pohuar se ka pasur koordinim edhe me faktorë ndërkombëtarë, ndërkohë që NATO-ja kishte konfirmuar se KFOR-i ishte në komunikim me “të gjitha institucionet relevante”

Aprovohen tri ankesa ndaj LDK-së, PZAP-i e dënon me 4,500 euro

0

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka dënuar me 4,500 euro subjektin politik Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), pas ankesave të parashtruara nga organizata jo qeveritare BIRN dhe Internews Kosova dhe Lëvizja Vetëvendosje kundër këtij subjekti.

Në vendimin e marrë ndaj ankesës Anr.644/2021 të parashtruar nga BIRN dhe Internws Kosova, LDK-së dega në Lipjan i është shqiptuar dënimi me gjobë në lartësi prej 2,500 euro për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, me rastin e promovimit të subjektit politik dhe kandidatit duke përdorur, ekspozuar personat nën moshën 15 vjeçare, me qëllim të përfitimit elektoral në fushatë zgjedhore dhe në thyerjen e heshtjes zgjedhore në zgjedhjet lokale 2021, të mbajtura më datë 17.10.2021.

“Detyrohet subjekti politik Lidhja Demokratike e Kosovës me seli në Lipjan, që gjobën e shqiptuar si në pikën I të dispozitivit të këtij vendimi ta paguaj në afat prej 15 ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij vendimi, nën kërcënim të shqiptimit të dënimit shtesë”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Ankesa tjetër me numër Anr.634/2021 e cila është parashtruar nga LVV ndaj LDK-së është aprovuar gjithashtu nga PZAP.

Sipas vendimit LDK-ja është dënuar me gjobë prej 800 euro për shkak të thyerjes së heshtjes zgjedhore në rrjetet sociale për zgjedhjet lokale të datës 17.10.2021.

Vendimi i PZAP-së ndaj ankesës me numër Anr.625/2021 ka dënuar LDK-në me gjobë prej 1,200 euro në emër të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politik- thyerje e heshtjes zgjedhore përmes rrjeteve sociale.

LDK detyrohet të paguajë këtë gjobë në afat prej 15 ditëve. /Telegraf

Në fund të nëntorit bëhen bashkë dy qeveritë shqiptare

0

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës do të zhvillojnë mbledhjen e radhës të përbashkët në fund të muajit nëntor të këtij viti.

Në këtë mbledhje që do të zhvillohet në Durrës, do të rikalohen të gjitha marrëveshjet e nënshkruara deri tani mes palëve. Në total, bëhet fjalë për rreth 86 marrëveshje.

Kjo do të jetë mbledhja e shtatë e dy qeverive. E fundit, u organizua në Tiranë në fillim të tetorit 2020, kur kryeministër i Kosovës ishte Avdullah Hoti./A2

Supremja konfirmon dënimin gjashtëvjeçar të Arsiqit për krime lufte

0

Kolegji i Gjykatës Supreme ka konfirmuar dënimin prej gjashtë vjetësh burim për Nenad Arsiq për kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë.

“Refuzohet si e pabazuar kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë e mbrojtësit të të dënuarit N.A e paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special PS.nr.55/2019 të datës 24.12.2020 dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës-Departamenti Special APS.nr.11/2021 të datës 12.05.2021”, thuhet në vendimin e Supremes.

Arsiq ishte shpallë fajtor në vitin 2020 për veprën penale krime lufte kundër popullatës civil. Ai kishte ushtruar dhunë ndaj dy personave që kishin marrë pjesë në aksionin kundër popullsisë shqiptare në maj të vitit 1999. Rasti kishte ndodhur në lagjen “Emshir”. Sipas Gjykatës Themelore në Prishtinë, viktimat J.Sh. dhe S.Sh që vazhdojnë të vuajnë edhe sot, ishin detyruar të pinin alkool e të këndonin këmbë serbe.

“Në aktgjykimin PML nr. 280/2021, Gjykata Supreme vëren se gjykatat e instancave më të ulëta, e posaçërisht gjykata e shkallës së parë si gjykatë e faktit në mënyrë të gjithanshme ka dhënë arsyetim të mjaftueshëm për të gjitha provat e administruara dhe po ashtu edhe përkitazi me mbrojtjen e të dënuarit. Ndaj, siç ka konstatuar gjykata e shkallës së parë në aktgjykimin e saj dhe të cilin konstatim e aprovon në tërësi edhe Gjykata Supreme, “skeleti i akuzës bazohet në dëshmitë e të dëmtuarve përkatësisht dëshmitarëve S. dhe J.Sh, andaj me të drejtë, dëshmitë e tyre kanë qenë dëshmi vendimtare në këtë çështje penale””.

Në aktgjykim theksohet se dëshmitë e dëshmitarëve vlerësohen në tërësinë e tyre, janë dëshmi të besueshme dhe konsistente, dhe se përfundimet e gjykatave të instancave më të ulëta gjyqësore i aprovon në tërësi edhe Gjykata Supreme

Bislimi: Për herë të parë, Kosova do të shënojë rritje ekonomike dyshifrore

0

Zëvëndëskryeministri, Besnik Bislimi, ka thënë se për herë të parë, Kosova do të shënojë rritje ekonomike dyshifrore. Përveç rritjes ekonomike, ai ka theksuar se për herë të parë në Kosovë është rrit numri i të punësuarve mbi 9 mijë.

Këtë e tha në tryezën e diskutimit të organizuar nga Fondacionit MDA me temën: “Dialogut Publik-Privat”.

Numri dy i ekzekutivit, tha se Qeveria ka qenë e suksesshme në luftimin e pandemisë, në rritjen e vendeve të punës dhe në sundimin e ligjit.

“Kemi pasur tri prioritete i pari ma qenë ballafaqimi me pandeminë, sundimi i ligjit dhe i treti ka qenë krijimi i vendeve të punës. Në vazhdimësi kemi dizajnuar masa më të cilat kemi synuar frenimin e hapjes së pandemisë dhe zbutjen e dëmeve që u janë shkaktuar bizneseve. Mund të themi se kemi qenë të suksesshëm në arritjen e këtyre objektivave për këto 6 muaj që po flasim. Parashikimet janë që Kosova për herë të parë të shënoj rritje ekonomike dyshifrore. Në rrafshin ekonomik në e kemi kuptuar rritjen e vendeve të punës dhe statistikat tregojnë që sot në Kosovë është numri më i madh i të punësuarve sesa të gjithë herëve tjera, 9309 është më i madh”.

Ai ka pohuar se Kosova ka papunësinë më të madhe të grave në rajon, që në numër 130 mijë prej tyre janë aktive në tregun e punës.

“Për të ndërtuar politike që ishin në favor të rritjes konkurruese të ekonomisë nevojitet një databazë e mirë e rrethanave, sepse sipas statistikave Kosova ka papunësinë më të ulët të grave, sepse vetëm 1 në 4 gra është aktive. 130 mijë gra janë të punësuara që është 25% e të gjitha grave”, tha Bislimi.

Karin Hernmarck Ahliny, ambasadore e Suedisë tha se kjo platformë kam për qëllim zhvillimin ekonomik, çështjet e mjedisit dhe demokracinë.

Ajo tha se janë shumë të ulëta investimet e huaja direkte në Kosovë, e që sipas saj kjo nuk është pasqyrë e mirë për vendin.

“Përkushtimi jonë i fortë për rajonin dhe miqësinë tonë për vendet e rajonit edhe me Kosovën. Njëra nga objektivat e kësaj strategjia ku do të donim t’i ndihmonim Kosovës janë ato si demokracia, fokusi në çështjet e mjedisit, por ndoshta edhe zhvillimi ekonomik dhe në kuadër të zhvillimit ekonomik duam të ndihmojmë në realizimin e mundësive në punësim. Duhet t’i mbajmë që njerëzit të punojnë në Kosovë”.

Projekti “Studimi i Konkurrueshmërisë së Kosovës” synon të lehtësojë dialogun e sektorit publik-privat në zhvillimin ekonomik dhe edukim duke u bazuar në të dhëna. Qëllimi përfundimtar është rritja e konkurrueshmërisë ekonomike të Kosovës në regjionin e Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2040.

14 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

0
20 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.705 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.514.370 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 681.450 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 2.140 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
ℹ Sot janë shëruar 61 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.083. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 515.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort