Home Blog Page 4223

Gastronomët: Presim ndryshim të masave antiCOVID deri të premten

0

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës kanë zhvilluar sot një takim me UD e Ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me masat antiCOVID.

Nga Shoqata e Gastronomëve është theksuar se kërkesa e vazhdueshme e cila po i bëhet kësaj ministre është lirimi i masave të cilat janë në fuqi.

“Kërkesa jonë dhe presioni i vazhdueshëm që jemi duke e bërë që më shumë se një muaj është lirimi i masave që janë në fuqi. Bashkërisht u zotuam dhe marrim përgjegjësi për respektimin e këtyre masave, me ç’rast edhe po e shohim që është evidente edhe nga gjendja e rehabilituar epidemiologjike që është tani. Aktualisht, gjendja e sektorit tonë është shqetësuese dhe rrjedhimisht edhe durimi i gastronomëve është shtjerrur për të operuar njëjtë”, thuhet në reagim.

Poashtu u theksua se masat pritet që të lirohen gradualisht, por në rast se nuk do të ketë ndonjë ndryshim deri këtë të premte, kur edhe do të zhvillohet mbledhja e radhës e Qeverisë Kurti, atëherë të shtunën do të shqyrtohet mundësia e protestës nga Shoqata e Gastronomëve.

Memli Krasniqi mbështet Shaqir Totajn: Prizrenasit e kanë të qartë se kënd do ta votojnë

0

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është takuar me kandidatin për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, të cilin e ka uruar për suksesin e arritur në zgjedhjet lokale.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se në raundin e dytë të zgjedhjeve, qytetarët e Prizrenit e kanë të qartë se ku është adresa për ta vendosur mbështetjen e tyre.

Ky është statusi i tij i plotë:

Kemi qenë me qytetarët e Prizrenit gjithmonë, e tash do ta bëjmë edhe qeverisjen që Prizrenasit e duan dhe e meritojnë. Shaqir Totaj është profili i kryetarit që reflekton kompetencë, përgjegjësi e ligjshmëri. Ai është bashkudhëtar i qytetarëve të Prizrenit, që i njeh ata dhe ua kupton nevojat, për ta ringjallur qytetin e identitetit tonë kombëtar e kulturor.

Shaqa është më i vendosur se kurrë për ta ngjallur Prizrenin, për ta ndalë degradimin dhe për t’i dhënë kuptim qeverisjes lokale që u dedikohet qytetarëve.

Jemi thellësisht mirënjohës ndaj Prizrenasve për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë Shaqës, në misionin e tij përtej politik, për qytetarët, për Prizrenin dhe për zhvillimin për të cilin ka nevojë kjo komunë.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve, qytetarët e Prizrenit e kanë të qartë se ku është adresa për ta vendosur mbështetjen e tyre. Sepse, Shaqir Totaj është i qartë në atë se çfarë ka në plan për Prizrenin, si dhe i vendosur për t’i shkuar deri në fund materializimit të besimit të qytetarëve.

Vjosa Osmani i përgjigjet Valdete Dakës: Nuk më zbrapsin “kërcënimet” për dërgim në Kushtetuese

0

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani i është përgjigjur deklaratës së ish-kryesueses së KQZ-së, Valdete Daka se kjo e fundit do ta dërgojë në Kushtetuese vendimin për shkarkimin e saj.

Këtë paralajmërim që Daka e dha dje, Osmani e ka cilësuar si “kërcënim”, që sipas saj nuk do ta zpraps.

“Mua nuk do të mund të më zpraps askush me kërcënime për dërgim në Gjykatën Kushtetuese. Mbi të gjitha kam mandat të qartë popullor dhe nga kjo nuk do të tërhiqem në asnjë moment”, tha Osmani.

Ndryshe, në një deklaratë për lajmi.net të dhënë dje nga Valdete Daka, ajo paralajmëron se do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për ta kundërshtuar vendimin e presidentes Osmani për shkarkimin e saj.

“Natyrisht, për më shumë do të njoftoheni me kohë”, ka thënë shkurt Daka dje kur është pyetur se a do t’i ndjek rrugët ligjore ndaj Vjosa Osmanit.

Stano flet për takimin e nesërm mes ekipeve teknike të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel

0

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se të enjten, më 21 tetor do të zhvillohet takimi i parë i grupit punues për çështjen e targave të automjeteve midis Kosovës dhe Serbisë.

“Takimi i parë i grupit punues për targat e veturave me ekspertët nga të dyja palët do të zhvillohet më 21 tetor. Grupi punues ka për qëllim që të gjejë një zgjidhje të përhershme për këtë çështje”, tha në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Stano shtoi se grupi punues i ekspertëve pritet të takohet rregullisht.

Më 20 shtator, Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit për targat nga Serbia. Ky vendim u pasua me protesta e ngritje barrikadash në afërsi të dy pikëkalimeve kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë: Jarinjë dhe Bërnjak.

Më 30 shtator, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, palët arritën një zgjidhje të përkohshme dhe të dyja shtetet më 4 tetor nisën vendosjen e letrave ngjitëse në simbolet shtetërore në targa.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Kosova dhe Serbia do të formojnë një grup punues, që brenda gjashtë muajsh të arrihet një zgjidhje e qëndrueshme për çështjen e lirisë së lëvizjes.

Ndërkaq, Stano i tha Radios Evropa e Lirë se takimet e ekipeve negociuese dhe ato të nivelit të lartë do të zhvillohen në mënyrë të pavarur nga takimet e këtij grupi punues.

Megjithatë, Stano tha se “nuk ka ende një datë” për takimet e negociatorëve apo takimeve në nivel të lartë, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, porse po punojnë në atë drejtim.

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell kishte biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, dhe u kishte bërë thirrje që sa më parë të kthehen në tryezën e dialogut.

Tensionet në komunat në veri të Kosovës u rritën edhe pas një aksioni kundër kontrabandës të kryer nga Policia dhe Dogana e Kosovës më 13 tetor, me ç’rast, si pasojë e protestave dhe barrikadave në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan u lënduan dhjetëra protestues e policë.

Edhe Komisioni Evropian, përmes Raportit të Progresit, të publikuar më 19 tetor, ftoi Kosovën dhe Serbinë që të kenë një angazhim konstruktiv në dialog dhe që urgjentisht të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese për normalizimin e raporteve.

Dialogu për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e BE-së, ka nisur më 2011.

Kreu i Organizatës për Mbrojtjen e Konsumatorit: Qeveria ta ulë akcizën e naftës

0

Kreu i Organizatës për Mbrojtjen e Konsumatorit, Selatin Kaçaniku, ka thënë se Qeveria e Kosovës mund të reagojë ndaj ngritjes së çmimeve të konsumit javëve të fundit, duke ulur fillimisht akcizën e naftës.

Kaçaniku ka thënë në “60 Minuta” të KTV-së se akciza e naftës aktualisht është 60% dhe se duke e ulur atë, mund të ketë ulje edhe të çmimeve të produkteve të tjera.

“Shteti ka mundësi dhe hapësirë për të vepruar dhe po e nisi nga propozimi për relaksimin e çmimit të naftës. Akciza mbi produktet e naftës është mbi 60% dhe qeveria mund të veprojë këtu dhe ta bëjë një ulje”, ka thënë Kaçaniku.

Ai ka thënë se vazhdimisht kanë informacione se në vendet e Bashkimit Evropian, çmimet e shumë produkteve janë më të ulëta se në Kosovë, duke shtuar se me çmimet e shumë produkteve në Kosovë abuzohet në bazë të peshës, vëllimit apo përbërësve të tyre.

I pyetur ndërkaq për mundësitë e konsumatorëve për ankesa në raste të tilla, Kaçaniku ka thënë se konsumatori po e humb besimin për shkak të procedurave gjyqësore ndaj lëndëve.

“Konsumatori po e humb besimin, sepse edhe nëse dikush ankohet te ne, ne ankohemi te Inspektorati, Inspektorati e procedon në gjykatë dhe aty ngecin”, ka thënë ai.

Sipas tij edhe kontrolla është e limituar dhe se disa politikanëve po u konvenon që të ketë sa më pak inspektorë për shkak se janë të lidhur vetë me bizneset.

Kaçaniku ka bërë thirrje po ashtu që të informohen dhe edukohen konsumatorët pasi siç ka thënë, konsumatori i tillë bëhet krah i fortë për shtetin.

“Qytetari dhe konsumatori i emancipuar është krahu më i fortë i shtetit”, është shprehur ai.

Komuna e Prizrenit përkohësisht pa përfaqësues ligjor, shtyhen seancat gjyqësore

0

Komuna e Prizrenit prej javës së shkuar ka mbetur pa përfaqësues ligjor, si rrjedhojë e skadimit të kontratës me operatorin e angazhuar për këtë qëllim. Në këtë situatë, drejtuesit e ekzekutivit lokal kanë kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren që t’i shtyjë të gjitha seancat gjyqësore ku ajo është palë për së paku për 15 ditë derisa të zgjidhet përfaqësuesi ligjor i Komunës së Prizrenit.

Ndërsa zyrtarët e kësaj gjykate kanë pohuar se mbajtja e seancave edhe ligjërisht pamundësohet pa praninë e përfaqësuesit ligjor të Komunës së Prizrenit, prandaj dhe seancat e tilla janë shtyrë për më shumë se 15 ditë nga gjyqtarët e caktuar.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka më datën 15 tetor 2021 në formë të shkruar ka dërguar kërkesën në adresë të ushtruesit të detyrës së kryetarit të Gjykatës Themelore të Prizrenit, Artan Sejrani për shtyrjen e seancave gjyqësore.

“Komuna e Prizrenit ka qenë e përfaqësuar nga Zyra e Avokatisë ‘Blerim Mazreku’ shpk. Zyra e Avokatisë sipas kontratës ka pasur autorizim dhe ka qenë e obliguar që të japë shërbime për Komunën e Prizrenit deri më datë 14.10.2021. Në ndërkohë Komuna ka filluar procedurën për zgjedhjen e përfaqësuesit ligjor, por për shkak se procedura ende nuk ka përfunduar, për momentin Komuna nuk ka përfaqësues për mbrojtjen e interesave të saj. Lusim Gjykatën që të ketë parasysh këtë fakt dhe interesin e përgjithshëm dhe që të shtyjë të gjitha seancat që janë caktuar për javën e ardhshme dhe të shtyhen së paku për 15 ditë, derisa të zgjidhet përfaqësuesi ligjor, me qëllim që të mos dëmtohen interesat e Komunës”, thuhet në shkresën e Haskukës.

Në anën tjetër zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Marcel Lekaj ka konfirmuar se me datë 15 tetor 2021, U.D. së kryetarit të Gjykatës Themelore, Artan Sejrani ka pranuar një kërkesë përmes e-mailit nga kryetari i Komunës së Prizrenit, përmes së cilës është kërkuar që të shtyhen seancat gjyqësore ku Komuna e Prizrenit është palë së paku për 15 ditë. Sipas tij gjatë muajit tetor kanë dështuar të mbahen disa seanca gjyqësore ku Komuna e Prizrenit është palë.

“Kjo kërkesë e kryetarit të Komunës është dërguar tek të gjithë gjyqtarët e Gjykatës Themelore në Prizren. Si pasojë e kësaj disa seanca gjyqësore që nga fillimi i muajit tetor ku Komuna e Prizrenit është palë kanë dështuar të mbahen, kjo pasi që edhe Kodi i Procedurës Penale, edhe Ligji i Procedurës Kontestimore e pamundëson mbajtjen e seancës gjyqësore pa praninë e palëve në procedurë. Pra, në të gjitha rastet dhe në të gjithë departamentet, qoftë ato të divizionit civil, ku Komuna është palë paditëse apo palë e paditur, pamundësohet mbajtja e seancës gjyqësore pa prezencën e përfaqësuesit të Komunës, por edhe në rastet penale ku Komuna është palë e dëmtuar, pamundësohet mbajtja a seancës gjyqësore pa prezencën dhe deklarimin e përfaqësuesit të palës së dëmtuar”, ka bërë të ditur Lekaj.

Ai ka shtuar se gjyqtarët përkatës këto seanca i kanë shtyrë për më shumë se 15 ditë.

“Gjykata në rastet ku seancat gjyqësore kanë dështuar të mbahen si pasojë e mos prezencës së përfaqësuesit të Komunës së Prizrenit, gjyqtarët i kanë caktuar seancat e ardhshme gjyqësore në një periudhë më të gjatë se 15 ditë”, është shprehur Lekaj.

Komuna e Prizrenit edhe në të shkuarën ka pasur kërkesë të ngjashme për shtyrjen e seancave gjyqësore ku është palë deri në caktimin e përfaqësuesit ligjor, gjë që ishte përfillur nga Gjykata Themelore e Prizrenit për shkak të dispozitave të legjislacionit në fuqi.

Presidentja Osmani nuk pajtohet me konstatimet e raportit të KE-së për Vettingun

0

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, nuk po pajtohet me rekomandimet e raportit të Komisionit Europian sa i përket çështjes së Vettingut.

Ndryshe nga konstatimi në raportin e KE-së, është shqetësim serioz mospërmbushja e këtij procesin

”Nuk pajtohem me këtë konstatim. Mungesa e Vettingut do të ishte shqetësim serioz, e jo përmbushja e këtij procesi”.

”Edhe ky konstatim është i gabuar. Përmes këtyre mekanizmave nuk është arritur as ngritja integritetit. Për këto BE ka kritikuar vet për vite të tëra. Prandaj vetting jo vec që është i rëndësishëm por është i domosdoshëm”.

”Për dallim nga ajo që konstatohet në raport, ky process do të jetë i vazhdueshëm dhe gjithëpërfshirës. Vetting do jetë instrument kyç për verifikimin e pasurisë.

”Vetting do të zhvillohet në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare. Kjo do duhej të shihej si përpjekja kryesore e institucioneve tona”.

”Si presidente e vendit jo vetëm që kërkoj që ky process të vazhdojë e të mos të ndalet, por edhe të përshpejtohet”.

Besnik Bislimi: Me qeverisjen tonë është rritur numri i të punësuarve

0

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se tri prioritetet e para të Qeverisë Kurti kanë qenë ballafaqimi me pandeminë Covid-19, sundimi i ligjit dhe krijimi i vendeve të reja të punës.

Numri dy i ekzekutivit tha po ashtu se në qeverisjen e tyre 6-mujore për herë të parë në Kosovë është rritur numri i të punësuarve për 9 mijë e 300.

“Në rrafshin ekonomik ne e kemi kuptuar mesazhin, e kemi kuptuar rëndësinë e krijimit të vendeve të punës. Statistikat që i kemi marrë deri javën e kaluar tregojnë që sot në Kosovë është numri më i madh i punësuarve që është regjistruar ndonjëherë në historinë e Kosovës dhe është për 9.300 më i lartë se sa në momentin kur kemi marrë qeverisjen në mars 2021. Kjo nuk do të thotë që nuk ka hapësirë ende për të shtuar punësim dhe rritur formalizimin”, u shpreh Bislimi.

Këto komente zëvendëskryeministri Bislimi i ka bërë sot gjatë prezantimit të projektit “Dialogun Publik-Privat”, pjesë e projektit “Studimi i Konkurrueshmërisë së Kosovës”, i mbështetur nga Agjencioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA) dhe Fondacioni MDA.

Ai po ashtu theksoi se askush, nuk i kishte besuar qeverisë aktuale, madje as institucionet financiare ndërkombëtare se sivjet do të ketë rritje të normës ekonomike mbi 10 për qind.

Sa i përket performancës së indikatorëve të tjerë ekonomik, Bislimi foli edhe për rritjen e të hyrave buxhetore, të investimeve të huaja dhe eksporteve.

“Parashikimet janë që Kosova të shënojë rritje ekonomike dy shifrore. Ne që në muajin maj kemi dalë me këtë parashikim, edhe atëherë kur askush nuk na ka besuar përfshirë këtu edhe miqtë tanë ndërkombëtarë, as FMN, as Banka Botërore e as BERZH, nuk i kanë përcjellë rekomandimet tona që t’i përshtatin shifrat e tyre, për arsye se kanë qenë skeptik se një rritje prej 10 për qind ose më shumë është e mundshme. Madje, deri para dy javësh disa prej tyre kanë vazhduar të mbajnë shifrat prej 4.5, 5.2, megjithatë tani të gjithë janë pajtuar se rritja ekonomike do të jetë mbi 10 për qind. Ndërkaq, performanca e indikatorëve të tjerë është shumëfish edhe më e madhe, për shembull te të hyrat doganore tatimore është mbi 33.5 për qind. Për investimet e huaja, është shifra më e madhe për këta 9 muaj e regjistruar që nga viti 2010”, tha Bislimi.

Ambasadorja suedeze në Prishtinë Karin Hernmarck Ahliny tha se vendi i saj mbetet i përkushtuar për ta ndihmuar Kosovën edhe në shtatë vjetët e ardhshme për çështje mjedisi dhe zhvillim ekonomik.

“Para dy javësh Qeveria suedeze miratoi një strategji të re, edhe për një periudhë shtatëvjeçare të re për bashkëpunim me vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe Kosovën. Ky është përkushtimi i jonë i fortë për rajonin dhe miqësinë tonë për këto vende dhe Kosovën. Pra, kemi katër objektiva kryesore të strategjisë për t’i ndihmuar Kosovës në këto shtatë vjetët e ardhshme. Fokusi do të jetë për demokraci dhe të drejta të njeriut, shoqëritë parësore, fokusi në çështjet e mjedisit dhe klimës. Por, ajo më e rëndësishme për këtë forum është gjithashtu edhe zhvillimi gjithë përfshirës ekonomik, si dhe krijimi I mundësive për punësim produktiv”, tha Ahliny.

Ndërsa, menaxheri i projektit “Studimi i Konkurrueshmërisë së Kosovës” Driton Dalipi tha po ashtu se kompanitë e mëdha nëpër komuna kanë shënuar rritje të qarkullimit dhe punësimit në periudhën e fundit.

“Kosova sivjet do të ketë rritje ekonomike rekorde prej më tepër se 10 për qind. Të hyrat nga tatimet janë rritur për 33.5 për qind, kurse eksportet me siguri mbi 60 për qind. Këtu e kemi një pasqyrë gjithashtu të dhjetë kompanive më të mëdha për secilën komunë se çfarë qarkullimi dhe punësimi kanë. Shihet se rangimi i komunave të ndryshme është mbresëlënëse. Shpresojmë se këto kompani do të vazhdojnë të rriten dhe të punësojnë më tepër”, tha ai.

Projekti “Studimi i Konkurrueshmërisë së Kosovës” synon të lehtësojë dialogun e sektorit publiko-privat në zhvillimin ekonomik dhe edukim duke u bazuar në të dhëna.

Qëllimi përfundimtar është rritja e konkurrushmërisë ekonomike të Kosovës në regjionin e Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2040./KSP

Arrestohet një person, iu gjetën armë e mjete luftarake

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një person në Gjakovë për armëmbajtje pa leje.

Sipas policisë, sot stacioni policor në Gjakovë ka pranuar informatë se personi V.SH. i lindur në vitin 1991, nga fshati Rogovë, KK. Gjakovë, sh/k, ka në posedim armë zjarri dhe mjete tjera luftarake.

Sipas policisë, pas identifikimit të personit në konsultim me prokurorin kujdestar, dhe po ashtu vepruar sipas urdhëresës të gjykatësit paraprak, është realizuar kontrolli – bastisja e shtëpisë dhe lokaleve tjera përcjellëse të të dyshuarit, dhe janë gjetur dhe sekuestruar armët:

– Një ZOL – e zbrazët,

– Një GULINOV , cal.12,7 mm dhe

– Një revole, cal. 7.65 mm

“I njëjti është shoqëruar dhe intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës dhe pas deklarimit, me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari lirohet, dhe rasti vazhdon në procedura të rregullt. Drejtoria Rajonale e Policisë – Gjakovë, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për kapjen e personave që mbajnë dhe qarkullojnë me armë pa autorizim dhe krejt kjo në funksion të parandalimit të akteve kriminale dhe sigurinë sa ma të qëndrueshme të qytetarëve dhe pasurisë së tyre”, thuhet nga PK.

Bitcoini arrin vlerën më të madhe në histori

0

Kriptovaluta më e madhe në botë, Bitcoin, ka arritur në vlera rekorde të mërkurën, pasi debutimi në një fond këmbimor nxiti optimizmin për valutën digjitale.

BTC-ja kërceu për 2.1 për qind në rreth 66 mijë dollarë, duke tejkaluar majën e prekur në prill të këtij viti.

Kriptovaluta e dytë më e madhe, Etherumi, arriti po ashtu në vlerat e larta duke u rritur në vlera të jashtëzakonshme në indeksin e Bloombergut.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort