Home Blog Page 4222

Disa fshatra të Dragashit, të Hasit dhe Suharekës do të mbesin sot pa rrymë

0

Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet.
21.10.2021

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Prizren
1.
Nga TS 110/10(20)kV Theranda do të ndërprehet:
NS 10/0.4kV Stabilimenti Sllapuzhan, këto TS do të mbesin pa tension:

TS.10/04 kV Sllapuzhani I (kodi: 32000007003) prej orës 09:00 deri në ora 16:00
TS.10/04 kV Sllapuzhani II (kodi: 32000007004) prej orës 09:00 deri në ora 16:00
TS.10/04 kV Bllaca VI lagjja Sukaj (kodi: 32000007005) prej orës 09:00 deri në ora 16:00
TS.10/04 kV Peqani (kodi: 32000007006) prej orës 09:00 deri në ora 16:00
TS.10/04 kV Duhla Kraishtë (kodi: 32000007007) prej orës 09:00 deri në ora 16:00
TS.10/04 kV Duhla, B.Qatani (kodi: 32000007008) prej orës 09:00 deri në ora 16:00
TS.10/04 kV Duhël, Lagjje Sopaj (kodi: 32000007009) prej orës 09:00 deri në ora 16:00
TS.10/04 kV Duhël restorant Giri (kodi: 32000007010) prej orës 09:00 deri në ora 16:00
TS.10/04 kV Bllaca V Bajraktare (kodi: 32000007011) prej orës 09:00 deri në ora 16:00
TS.10/04 kV Bllaca I shkolla (kodi: 32000007012) prej orës 09:00 deri në ora 16:00
TS.10/04 kV Bllaca II Zekollët- Elezaj (kodi: 32000007013) prej orës 09:00 deri në ora 16:00
TS.10/04 kV Bllaca III Kroni blindë (kodi: 32000007014) prej orës 09:00 deri në ora 16:00
TS.10/04 kV Bllaca II Lumaj (kodi: 32000007015) prej orës 09:00 deri në ora 16:00
TS.10/04 kV Kyqykët Bllacë (kodi: 32000007031) prej orës 09:00 deri në ora 16:00
TS.10/04 kV Bllacë (kodi: 32000007032) prej orës 09:00 deri në ora 16:00
TS.10/04 kV Zekollet-Bllacë (kodi: 32000007033) prej orës 09:00 deri në ora 16:00
TS.10/04 kV N.T.P.Kroni Bllacë (kodi: 32000007034) prej orës 09:00 deri në ora 16:00
TS.10/04 kV TS Beco (kodi: 32000007035) prej orës 09:00 deri në ora 16:00
TS.10/04 kV Lagjja Hoxaj- Bllacë (kodi: 32000007036) prej orës 09:00 deri në ora 16:00
TS.10/04 kV Gurthyes DESTANI (kodi: 32000007037) prej orës 09:00 deri në ora 16:00
TS.10/04 kV Duhël (kodi: 32000007040) prej orës 09:00 deri në ora 16:00
TS.10/04 kV Dulël- Lagjja te xhamia (kodi: 32000007041) prej orës 09:00 deri në ora 16:00
TS.10/04 kV Duhël-lagjja Rafshi (kodi: 32000007042) prej orës 09:00 deri në ora 16:00
TS.10/04 kV Bllacë (kodi: 32000007045) prej orës 09:00 deri në ora 16:00
Vendet: Duhël, Bllacë, Gyrthyesi, Lagjet Lumaj, Sopaj, Qatani, Zekollët dhe Kyçykët.
Arsyeja: Pastrim traseje nga vegjetacioni.
2.
TS 110/35/10(20) kV Prizren 1 do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Bodrumi (Kodi: 30000014) nga ora 10:00 – 14:00.
Vendet: Atmaxha, Nasheci I, Nasheci II, Mazrek, Kojushe, Nashec, Gurshite, Gjonaj I, Gjonaj II, Gjonaj III, dhe Zymi.
Arsyeja: Ndërrimi izolatorëve dhe përforcimi i përçuesve nëpër fusha.
3.
Nga TS 35/10 KV Dragash do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Restelica (Kodi: 30036002) nga ora 09:00 – 16:00.
Vendet: Lubovishtë, Kukjan, Vranishtë, Restelicë, Mlikë, Glloboqicë, Krushevë, Zlipotok dhe Orqushë.
Arsyeja: Pastrim traseje nga vegjetacioni

Nga fundjava ndryshon moti, parashikimi për sot dhe ditët në vijim

0

Prizreni Weather ka njoftuar se deri të premten do të jetë më ngrohtë dhe me diell, derisa në fundjavë priten reshje shiu dhe rënie e temperaturave.
Mot më i ngrohtë pritet të mbajë në ditët e ardhshme, me kthjellime e diell, derisa ditën e premte vransirat do të shtohen orëve të pasdites.  Orëve të mëngjesit mbetet më ftohtë, përreth ultësirave me mundësi për formim të mjegullës apo mjegullinës.

Ditën e shtunë do të ketë reshje lokale shiu, nga pasditja edhe temperaturat pësojnë rënie, e nga e diela do të mbajë mot i ftohtë, ndërkaq vransirat fillojnë të shpërndahen.  Ditën e hënë pas mëngjesit të ftohtë ditën do të mbajë mot kryesisht me diell.
Ndotësit ajror do të mbeten në koncentrime më të rritura ditën e enjte, me indeks në vlera mesatare e të dobëta, mirëpo me ndryshimin e motit që pritet ditëve në vijim, me qarkullim më të mjaftueshëm ajror, indeksi do të shënojë përmirësim në vlera të pranueshme dhe të mira në fundjavë.

21.10 – Kryesisht me diell dhe më butë.  Në mëngjes përreth ultësirave mundësi për mjegull apo mjegullinë.
22.10 – Fillimisht me diell, në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull apo mjegullinë.  Ditën ngrohtë e vransirat shtohen.
23.10 – Kryesisht vranët, e kohëpaskohe me reshje lokale shiu, e orëve të mbrëmjes më ftohtë.

24.10 – Më ftohtë e kryesisht me vransira, që deri në mbrëmje pritet të shpërndahen.
25.10 – Kryesisht me diell, e në mëngjes ftohtë.
Temperaturat minimale luhaten nga 4C-9C, e në pjesët e mbuluara me mjegull, minimalet zbresin edhe në 0C e 2C. Temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 19C e 20C ditën e premte, e deri të dielen zbresin në 10C.

Do të fryjë erë mesatare nga krahu jugor 4-12m/s, e nga e shtuna ndryshon drejtimin në verlindje.
Shtypja atmosferike mbetet pak më e lartë nga vlerat normale, por që në fundjavë sërish shënon një rritje edhe më të vazhdueshme

Policia arreston 6 persona për shpëlarje dhe falsifikim parash, sekuestrohen 125 mijë euro në disa qytete të Kosovës

0

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për shpëlarje dhe falsifikim parash si dhe armëmbajtje pa leje.

Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike ka zhvilluar aksionin në Ferizaj, Fushë-Kosovë, Viti, Kaçanik si dhe në Prishtinë.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se nga të dyshuarit janë sekuestruar 125 mijë euro si dhe pesë vetura të modeleve të ndryshme.

Të dyshuarit, A.Q., Sh.R., A.O., F.L., H.L dhe L.S., me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje si dhe brenda afateve kohore ligjore do të bëhet kërkesa për caktimin e paraburgimit.

Gjashtë të arrestuar në aksionin kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit (VIDEO)

0

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit.

Klan Kosova merr vesh se gjashtë persona janë arrestuar teksa ishin duke pirë kafe në një pompë derivatesh në periferi të Prishtinës.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, janë duke e realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës. Pas përfundimit të operacionit policor do të njoftoheni me informacione shtesë”, tha Krasniqi.

Aksioni ka përfunduar dhe veturat e të dyshuarve janë konfiskuar nga policia.

Enver Hoxhaj takon kryeministrin shqiptar, Edi Rama

0

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Këtë e ka bërë të ditur vet Hoxhaj përmes facebookut, ndërsa dhe po shprehet krenar siç thotë me arritjet e Shqipërisë.

”Gjithmonë është kënaqësi takimi me mikun tim të veçantë dhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama! Krenar me arritjet e Shqipërisë!”.

Policia e Krimeve Ekonomike me operacion të madh në Kosovë

0

Policia e Kosovës, konkretisht Krimet Ekonomike janë duke zhvilluar një operacion të madh.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se operacioni ka rezultuar me sukses.

Vazhdon ngritja e çmimeve, qytetarët shprehen të shqetësuar

0

Jetesa e qytetarëve ka nisur të vështirësohet shkaku i ngritjes së vazhdueshme të çmimeve.

Shtrenjtimi është vërejtur te vajrat, buka, qumështi, djathërat, mishi, sheqeri e produkte të tjera.

Nga matjet e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në shtator të këtij viti krahasuar me atë të vitit të kaluar, çmimet janë rritur për 4.9 për qind.

“Nuk është normale, krejt çmimet i kanë rritë të produkteve krejt. Krejt, krejt, prej buke e krejt fije-fije”, tha qytetari Qerim Demaku.

Qytetarët thonë se kjo është e papranueshme, meqë nuk ka kurrfarë ndryshimi edhe në paga. Ata e fajësojnë Qeverinë për shtrenjtimin.

“As pagat nuk na i rrisin as kurrgjë hiq çmimet janë shumë të mëdha”, tha qytetari tjetër Avdi Sejdiu.

“Tona valla ushqimore janë rritë. Krejt këtu fajet e Qeverisë edhe këtu nuk ka kontroll, qysh po donë po bojnë”, tha qytetari Rizah Krasniqi.

Por, nuk janë vetëm produktet e konsumit ushqimor të cilave u janë shtrenjtuar çmimet. Ngritje vërehet edhe te nafta, biletat e autobusit e shërbime të tjera, derisa është paralajmëruar edhe ngritja e çmimit të energjisë elektrike.

Astrit Panxha nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka paralajmëruar që prodhuesit vendorë do të vazhdojnë ngritjen e çmimeve, meqë globalisht të gjithë faktorët e prodhimit janë duke shënuar ngritje.

“Nuk do të ketë vetëm ngritje të çmimeve të produkteve të prodhuara në Kosovë por do të ketë ngritje të çmimeve edhe tek prodhimet e importuara. Ky cikël i ngritjeve vetëm ka filluar, inflacioni është 3.6 për qind që është më i larti deri më tash”, tha Panxha.

Ndonëse ngritja e çmimeve ka nisur që nga qershori, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës nuk ka bërë kurrfarë analize se pse e si ka ardhur deri te shtrenjtimi dhe as nuk ka intervenuar në këtë proces.

E vetmja analizë që kanë bërë është për shtrenjtimin e çmimit të naftës, gjë për të cilën KOHËS ia kanë përcjellë një përgjigje me shkrim.

“Tregu për naftën në vendin tonë është i liberalizuar dhe se ndërmarrjet që operojnë në tregun relevant janë plotësisht të lira të vendosin çmimet e tyre sipas politikës së tyre të biznesit. Por, bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës, AKK mund të reagojë në rastet kur bëhet fjalë për çmime të tepërta (grabitqare), dhe atë vetëm kur ndërmarrja apo ndërmarrjet kanë një pozitë dominuese ose pozite dominuese kolektive në tregun përkatës”, thuhet nga AKK-ja.

Pavarësisht se Kosova ka treg të lirë, KOHA i ka kërkuar përgjigje Qeverisë nëse do të ndërhyjë me politikat e saj në kontrollimin e këtyre çmimeve, por askush nuk ka kthyer përgjigje.

Zëvendësministrja e Drejtësisë: Vettingu duhet të marrë mbështetjen e të gjithëve

0

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala, ka thënë se procesi i Vettingut i nisur nga ata duhet të marrë mbështetjen e të gjithëve, pasi sipas saj kjo është për të mirën e secilit qytetarët të vendit.

Ajo në Info Magazine të Klan Kosovës ka deklaruar kështu pasi u pyet se si do ta bindnin Listën Serbe për të votuar pro kalimit të draf-dokumentit për Vettingun në Kuvend, nëse do të kishin me këtë rast mbështetjen e të gjitha partive opozitare.

“Realisht mendoj se duke qenë që gjyqësori na prek gjithë secilin prej nesh, mendoj që do të jetë një thirrje e ndërgjegjes së përgjithshme që do ta kuptojë rëndësinë dhe domosdoshmërinë ndërmarrjes së një nisme të tillë. Nuk do të kishim nevojë për proces Vettingu nëse do të kishim një gjyqësor që do të ishte i drejt për secilin prej nesh, per secilin nga qytetarët. Qasja e Ministrisë së Drejtësisë është që bën sens për të mirën e përgjithshme që të angazhohemi të gjithë që këtë nismë ta qojmë deri në fund dhe të ketë sukses”.

Edhe legjenda e Bayernit kandidat për ta drejtuar Kosovën

0

Edhe legjenda e Bayern Munichut, Thorsten Fink, është kandidat për ta drejtuar Përfaqësuesen e Kosovës në futboll. Kështu ka mësuar KOHA, të mërkurën, nga burimet brenda Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK). FFK-ja e ka në listë gjermanin Fink për t’ia besuar postin e shefit të shtabit teknik të “Dardanëve”. Në FFK thonë se ende nuk kanë vendosur për pasardhësin e zviceranit Bernard Challandes, që u largua javën e shkuar. Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka theksuar se për selektor të ri të Kosovës, do të vendosin vitin e ardhshëm.

“Nuk është temë tani selektori. Besoj se para ndeshjeve të marsit do të dihet se cili do ta drejtojë Kosovën”, ka thënë shkurt Ademi për KOHËN.

Fink është 53-vjeçar, ndërsa së fundi ka punuar te skuadra japoneze Vissel Kobe, ku ka fituar Kupën e Perandorit në vitin 2019, si dhe Superkupën e Japonisë vitin e kaluar. Te Vissel Kobe ka punuar me legjendën e Barcelonës dhe Spanjës, Andres Iniestan, që është ende futbollist aktiv te kjo skuadër. Më herët, Fink si trajner ka qenë edhe te Grasshoppersi në Zvicër. Në Zvicër, ai ka punuar edhe te Baseli, nga viti 2009 deri në vitin 2011, ku ka fituar dy tituj rresht të kampionit. Atëbotë, lojtarë të Baselit ishin Xherdan Shaqiri, Granit dhe Taulant Xhaka. Fink, si trajner i parë, ka qenë edhe te juniorët e Red Bull Salburgut, pastaj ka udhëhequr ekipin e parë të Ingolstadtit dhe Hamburgut në Gjermani, përpara se të jetë në krye të APOEL Nicosias dhe Austria Vjenës, ekip që e drejtoi prej vitit 2015 deri në vitin 2018.

Karrierë të madhe, Finka ka bërë edhe si futbollist. Vlerësohet si legjendë te Bayern Munichu, ku në 150 ndeshje, si mesfushor, ka shënuar katër gola nga viti 1997 deri në vitin 2003. Me Bayernin ka fituar katër tituj të kampionit dhe tri kupa të Gjermanisë, pastaj Ligën e Kampionëve dhe Kupën Interkontinentale. Ka luajtur edhe për Wattencheidin dhe Karlsruherin. Një ndeshje e ka luajtur në vitin 1989 për U21 të Gjermanisë Perëndimore.

Kosovës deri në fund të ciklit të dytë kualifikues për Kampionatin Botëror “Katari 2022” i ka mbetur edhe një ndeshje për ta zhvilluar, me Greqinë që luhet më 14 nëntor në Athinë. Para ndeshjes kundër Greqisë, më 11 nëntor, Kosova luan miqësore në Prishtinë ndaj Përfaqësueses së Jordanisë. Në këto dy ndeshje, Kosovën do ta drejtojë ndihmësi i parë i Challandesit, slloveni Primozh Gliha.

Gliha është vlerësuar një prej kandidatëve më seriozë për ta pasuar Challandesin në postin e përzgjedhësit. Gjermani Felix Magath është një kandidat tjetër i përfolur.

Magath e Gliha mund t’i bashkojnë forcat në tentim për ta shtyrë para zhvillimin e përfaqësueses së Kosovës. Një mundësi të tillë e ka paralajmëruar vetë slloveni 54-vjeçar, që më herët ishte përzgjedhës i Sllovenisë U21. Ai ka paralajmëruar se do të jetë ndihmës i Magathit në shtabin e ri teknik të Kosovës. Pra, sipas Glihas, FFK-ja do t’ia besojë drejtimin e përfaqësueses gjermanit 68-vjeçar, Magathit. Kandidat është edhe Alexander Frei. Prej zviceranëve, kandidat vlerësohet edhe Martin Andermatt.

“Jam te Kosova për afro një vit. Kam rol të veçantë në stafin profesional. Në futboll, njerëzit shikojnë nga kënde të ndryshme. Deri vonë, ata kanë pasur një staf profesional zviceran, por që ka shkuar. Jemi pajtuar që unë të udhëheq në dy ndeshjet e ardhshme. Më pas ata duan të sjellin Felix Magathin dhe të më përfshijnë mua në stafin e tij profesional”, ka thënë Gliha, të martën për sajtin slloven “24ur.com”.

Pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara, Kosova zë vendin e fundit në Grupin B kualifikues me katër pikë, sa i ka edhe Gjeorgjia që është e parafundit. Grupit i prin Suedia me 15 pikë, e përcjell nga Spanja (13) e Greqia (9). Pas kualifikimeve për Botërorin e vitit të ardhshëm, Kosova do të nisë garat në edicionin e tretë të Ligës së Kombeve. Faza e grupeve e Ligës së Kombeve fillon më 2 qershor dhe përfundon më 27 shtator të vitit të ardhshëm. Kosova është në Ligën C edhe për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve. Kualifikimet e rregullta për Evropianin e vitit 2024 zhvillohen nga marsi i vitit 2022 deri në nëntor të vitit 2023.

Doza e tretë anti-COVID në Shqipëri nis këtë muaj

0

6 muaj pas marrjes së vaksinës anti-covid mund të aplikohet doza e tretë. Ekspertët deklarojnë se vaksinimi me dozën përforcuese do të nisë brenda këtij muaji.

Anëtarja e Komitetit të Imunizimit, Aida Bushati, thekson se doza e tretë duhet për të forcuar imunitetin ndaj Covid-19 në dimër dhe veçanërisht për kategoritë më të rrezikuara. Por, çfarë rekomandojnë ekspertët për personat që i kanë marrë të dyja dozat, por kanë kaluar edhe Covidin.

Pas rekomandimeve të nxjerra nga Komiteti i Imunizimit, anëtarja Bushati, njëherësh neurologe në Spitalin Pediatrik, thotë se edhe fëmijët mbi 12 vjeç me sëmundje të tjera duhet ta bëjnë vaksinën anti-covid. Vetëm Pfizer do të aplikohet te fëmijët, pasi ka studime edhe për këtë kategori.

Gjithashtu, dozat anti-covid nuk shkaktojnë probleme me vaksinat e tjera të kalendarit.

Gjatë aplikimit të dozës së tretë, do të bëhen edhe kombinime vaksinash për të përforcuar mbrojtjen ndaj Covid-19./A2

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort