Home Blog Page 4221

Ministria e Shëndetësisë do të shqyrtojë orën policore dhe masat e reja javën e ardhshme

0

Ministria e Shëndetësisë do t’i shqyrtojë javën e ardhshme masat anti-Covid që janë në fuqi. Por, paraprakisht, gjatë ditës së sotme MSh do të marrë një vlerësim nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, për situatën gjatë dy javëve të fundit.

Gjatë javës së ardhshme do të shqyrtohen masat anti-Covid që janë në fuqi nga data 27 shtator. Kështu kanë bërë të ditur në një përgjigje për Express nga Ministria e Shëndetësisë.

“Rishqyrtimi i masave pritet të behet javën që vjen”, kanë deklaruar nga MSh.

Nga kjo ministri kanë deklaruar se ende nuk dihet nëse do të hiqet kufizimi i lëvizjes apo se cilat do të jenë masat e reja, pasi kjo pritet të vendoset pas një analize nga IKSHPK-ja, e cila do të dorëzohet sot në MSh.

“Nuk e dimë ende cilat janë masat që do të hiqen apo cilat mund të vendosen, sepse kjo varet nga analiza e dy javëve të fundit e IKSHP-së, që MSh-së i dorëzohet nesër dhe nga rekomandimet që dalin prej saj, bazuar edhe në projeksionet se si mund të zhvillohet situata rreth covid-19 në ditët apo javët që vijnë”, thuhet në përgjigjen e MSh-së për Express, dërguar të mërkurën.

Ndërkaq në pyetjen se a do të largohet masa e cila obligon qytetarët të vendosin maskën edhe kur janë duke ecur të vetëm në rrugë, nga MSh-ja kanë deklaruar se edhe kjo varet pas marrjes së analizës nga IKSHPK-ja.

“Do të trajtohet secila masë në fuqi nëse duhet të mbahet më tej apo jo, por duhet pritur propozimet që do të dalin pas marrjes së analizës së fundit të situatës për një periudhë më të gjatë kohore”, kanë deklaruar nga MSh.

GLPS për Raportin e KE-së: Kosova s’ka arritur rezultate të dëshirueshme

0

Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka mbajtur konferencë lidhur me të gjetura e Raportit të Komisionit Evropian.

Sipas tyre, në këtë raport Kosova nuk veçohet për ndonjë reformë të thellë strukturore për të cilën janë arritur rezultate të dëshirueshme siç ndodhë me rajonin.

GLSP thotë se secili nga vendet e Ballkanit Perëndimor vlerësohet për një proces të thellë reformues gjatë kësaj periudhe raportuese, por një vlerësim i tillë nuk është evident edhe për Kosovën.

“Për fund GLPS rekomandon që Qeveria e Kosovës të bëj përpjekje të shtuar dhe koordinim më të mirë ndërinstitucional për të shënuar rezultate konkrete në disa nga reformat kyçe siç janë sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reforma në administratë publike, në arsim dhe mbi të gjitha kërkohet angazhim i shtuar dhe serioz institucional në përmbushjen e obligimeve që dalin nga MSA dhe Agjenda për Reforma Evropiane”, thuhet tutje në raport./koha.net/

Raporti i Progresit: Arsimi në Kosovë ende po ‘çalon’

0

Raporti i Progresit për Kosovën, këtë vit ka vënë në pah që sistemi i arsimit në Kosovë po vazhdon të mbetet si një nga sektorët më së paku të zhvilluara ndër vite.

Ky raport ka theksuar për të dytën herë se shteti investon dhe harxhon shumë pak në arsim, apo 4.7% të Bruto Produktit Vendor(BPV).

Po ashtu aty theksohet se Kosova është në një fazë të hershme të përgatitjes në fushën e arsimit dhe ka pasur përparim të kufizuar gjatë vitit që e lamë pas, duke theksuar edhe ndikimin e pandemisë COVID-19.

Sipas raportit, cilësia e arsimit duhet të përmirësohet në mënyrë të konsiderueshme dhe rekomandimet e dhëna vitin e kaluar janë zbatuar vetëm pjesërisht e që mbeten në fuqi edhe për këtë vit.

Raporti ka theksuar se Kosova duhet të zbatojë sistematikisht mekanizmat e sigurimit të cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit, sidomos të përmirësojë aksesin në arsim cilësor në nivelin parashkollor dhe për grupet e margjinalizuara.

Sa i përket arsimit të lartë, raporti ka theksuar se Kosova duhet të përmirësojë sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë duke rishikuar Ligjin për Arsimin e Lartë, ligj ky që nuk është ndryshuar qysh nga viti 2012.(Ka pasur disa iniciativa që ky ligj të rishikohet, por për shkak të mos pajtueshmerisë me Listen Serbe, ky ligj ka mbetur peng në Kuvendin e Kosovës) si dhe të votohet Ligji për Agjencinë e Akreditimit.

Komisioni Evropian në raportin e përpiluar për Kosovën  thekson se vendi duhet të përfundojë zbatimin e kornizës së re kurrikulare për arsimin bazë me tekste cilësore dhe duhet ofruar trajnime të qëndrueshme për mësuesit.

Po ashtu raporti ka rekomanduar që Kosova duhet të rrisë ofrimin e arsimit dhe aftësimit profesional cilësor për profesionet në kërkesë si dhe duhet të merren hapen për të zhvilluar një plan zbatimi për garancinë për rininë në përputhje me modelin dhe udhëzimet e Bashkimit Evropian.

Në këtë raport është theksuar se shpenzimet e studentëve janë të mëdha dhe ka më shumë shpenzime në paga dhe shpenzime kapitale sesa në arsim cilësor.

Niveli parashkollor

Raporti i Progresit për Kosovën po ashtu ka theksuar se pjesëmarrja e fëmijëve në edukimin e hershëm(parashkollor) mbetet e ulët, edhe pse krahasuar me vitin e kaluar ka pasur një rritje prej 8.5%, nga 6.2% por që mbetet nën mesataren e OECD-së ose objektivat e Edukimit dhe Trajnimit.

“Një problem i vazhdueshëm mbetet numri i vogël dhe shpërndarja e pabarabartë e institucioneve parashkollore në Kosovë (44 kopshte publike në 23 nga 38 komuna), mungesa e infrastrukturës së përshtatshme dhe mungesa e materialeve didaktike. Ligji i ri për Arsimin Parashkollor nuk është miratuar dhe kurrikula për këtë nivel arsimor ende duhet të ri-zhvillohet”, thuhet më tej.

Pasojat e pandemisë dhe cilësia ‘këmbë dorazi’

Raporti ka përmendur edhe faktin se 2.8% e nxënësve të Kosovës nuk ishin përfshirë në mësimin në distancë të organizuar në vitin shkollor 2019/2020 për shkak të pandemisë, që sipas tyre erdhi për shkak të mungesës së pajisjeve teknologjike.

“Autoritetet duhet të rrisin mbështetjen financiare për të rritur shërbimet sociale dhe shëndetësore me bazë në komunitet për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe të rrisin përpjekjet për t’i integruar ato në mënyrë efektive në institucionet arsimore”, theksohet në raport.

Cilësia e arsimit mbetet e dobët, siç dëshmohet nga dy vlerësimet e fundit të Programit OECD për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA), me Kosovën që renditet e treta nga fundi, por Kosova mori pjesë edhe në një garë për Matematikë dhe Shkencë në vitin 2019, ku ka dalur si një ndër 10 vendet me rezultatet më të dobëta.

“Reformat janë ende prapa për shkak të mungesës së teksteve të përshtatshme, materialeve mësimore dhe skemave të qëndrueshme të zhvillimit profesional për mësuesit”, thuhet më tej

AKA – e vetmja lëvdatë në raport

Në Kosovë, përqindja e studentëve në arsimin e lartë mbetet e lartë, por shkalla e diplomimit është ende e ulët.

Por, sipas Raportit të Progresit, një çështje tjetër kryesore është mospërputhja midis rezultatit të arsimit dhe kërkesave për aftësim dhe Institucionet e arsimit të lartë duhet të investojnë më shumë në kërkime dhe të vlerësojnë arritjet shkencore, publikimet dhe performancën e mësimdhënësve

Për Komisionin Evropian integriteti akademik mbetet një çështje diskutabile, pavarësisht përmirësimeve si rezultat i shqyrtimit publik,

“Është arritur përparim në përmbushjen e kritereve minimale të transparencës (sipas normave ndërkombëtare) të institucioneve të arsimit të lartë”, thuhet më tej.

Komisioni Evropian ka theksuar se Kosova duhet të miratojë Ligjin e ri për Arsimin e Lartë që do të forconte autonominë dhe integritetin akademik të institucioneve të arsimit të lartë dhe do të përmirësonte sigurimin e cilësisë.

Por, ky raport ka lavdëruar punën e Agjencia Kosovare  të Akreditimit(AKA), e cila vazhdoi përpjekjet për të rimarrë anëtarësimin në Shoqatën Evropiane për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Regjistrin Evropian të Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë (EQAR).

“Kapacitetet e Agjencisë u rritën me katër staf shtesë në 2020 dhe tetë vende të lira do të hapen gjatë vitit 2021”, theksohet në raport.

Raporti i Progresit theksoi se Agjencia arriti të përfundojë ciklin e plotë të akreditimit për vitin akademik 2021-2022, duke zvogëluar numrin e programeve dhe institucioneve , bazuar në kriteret e cilësisë.

“Anëtarët e rinj u emëruan në Bordin e AKA-së, të përzgjedhur përmes procedurave të hapura dhe transparente, pas dorëheqjes së pesë anëtarëve të Bordit”, thuhet më tej.

Arsimi profesional

Raporti i Progresit po ashtu ka theksuar se numri i nxënësve të shkollave të mesme që zgjedhin arsimin dhe aftësimin profesional (AFP) mbetet i lartë, por pothuajse të gjithë ata regjistrohen në arsimin e lartë më pas.

“Statistikat për vitin akademik 2019/2020 tregojnë se nga 77,907 studentë të regjistruar në arsimin e mesëm të lartë, 40,817 studentë janë të regjistruar në shkollat ​​e arsimit profesional, krahasuar me 37,090 studentë të regjistruar në gjimnaze”, thuhet më tej.

Sipas raportit, problemet e sistemit të AFP -së duhet të adresohen, veçanërisht mungesa e kurseve praktike, mungesa e materialeve mësimore dhe teksteve shkollore, bashkëpunimi i pamjaftueshëm mes shkollave profesionale dhe subjekteve afariste dhe më e rëndësishmja, mungesa e mundësive adekuate të zhvillimit profesional për mësuesit e AFP -së.

Me rreth 27 standarde të reja profesionale u miratuan nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve në vitin 2020, duke e çuar numrin e përgjithshëm të standardeve të miratuara profesionale në 122”, thuhet më tej.

Fëmijët me nevoja të veçanta

Raporti po ashtu i ka dhënë një trajtim të veçantë edhe fëmijëve me nevoja të veçanta se sa janë të integruar në arsim.

“Aktualisht, vetëm 86 mësues mbështetës dhe 71 asistentë po punojnë me fëmijë me nevoja të veçanta. Mungesa e asistentëve të mjaftueshëm i detyron prindërit të angazhojnë shërbime të tilla me financat e tyre”, thotë raporti.

Raporti po ashtu ka theksuar se shkalla e braktisjes së shkollimit mbetet më e lartë në mesin e fëmijëve romë, ashkali dhe egjiptianë edhe pse statistikat nuk janë të besueshme.

“Kosova duhet të rrisë mbështetjen për ekipet komunale të parandalimit të braktisjes. Kosova duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje përparimit të të mësuarit dhe arritjeve akademike në këto komunitete, ndërsa ato vazhdojnë të përballen me raste të diskriminimit në universitete”, thuhet më tej.

Rekomandimet e Raportit: Thirrje për mobilizim

Në lidhje me këto të gjetje të raportit, Petrit Tahiri, drejtor ekzekutiv në Qendrën për Arsim të Kosovës (KEC),  thotë se rekomandimet janë të njëjta sikurse vitin e kaluar, për shkak të pandemisë COVID-19.

“Është pritur që rekomandimet të jenë pak a shumë të njëjta sikurse vitin e kaluar, kur kemi parasysh faktin që gjatë këtij viti i gjithë fokusi i organizimit të procesit mësimor dhe funksionimit të sistemit arsimor në përgjithësi, është limituar në përballjen me pandeminë”, thotë Tahiri për KALLXO.com.

Por, sipas tij, megjithatë, gjetjet duhet të konsiderohen si thirrje për mobilizim të institucioneve për adresimin e rekomandimeve të ofruara.

“Veçanërisht, investimi në funksionalizimin e mekanizmave për sigurimin e cilësisë dhe mbështetja e shkollave për zbatimin e kurrikulës së re, duhet të jenë dy fushat kryesore të intervenimit”, thotë Tahiri.

Drejtori i KEC po ashtu shton se duhet të punohet edhe më shumë në organizimin e mësimit plotësues për orët e humbura nga pandemia.

“Në anën tjetër, edhe pse nuk përmendet në mënyrë të specifikuar në Raport, fushë tjetër ku duhet të punohet shumë është adresimi i pasojave që ka sjellë pandemia, pra, angazhim maksimal në organizimin e mësimit plotësues për të minimizuar humbjet mësimore”, tha Tahiri për KALLXO.com.

Ndërsa, Rinor Qehaja nga organizata për arsim “EdGuard”,  tha për KALLXO.com se gjetjet dëshmojmë edhe njëherë për të metat strukturore në arsim.

“Për të cilët nevojitet përgjigje e koordinuar gjithë institucionale për reforma thelbësore që kanë mbështetjeje ndër politike. Instalimi i mekanizmave llogaridhënës është kyç që reformat të kanë zbatim dhe prekin problemet e vërteta. Mungesa e kompetencës profesionale vazhdon të jetë burim i plot problemeve përgjatë gjithë sektorit dhe kjo ka për burim mungesën e llogaridhënies. Dështimi në arsim është dështim në të ardhmen e të rinjve – e kjo padrejtësi duhet të merr fund sa më parë”, tha Qehaja.

Zgjidhja për targat, sot në Bruksel mbahet takimi i parë Kosovë-Serbi

0

Grupi punues në lidhje me çështjen e targave të automjeteve mbanë sot një takim në Bruksel me palën serbe.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka bërë të ditur për Telegrafin se gjatë takimit do të shqyrtohen variantet e mundshme për një zgjidhje të përhershme.

Sipas tij, janë tri parime kryesore në të cilat do të bazohet kjo mbledhje.

“Në këtë mbledhje do të shqyrtohen opsionet për një zgjidhje të përhershme duke u bazuar në tre parime kryesore: i) zgjidhja duhet të jetë sipas standardeve dhe praktikave të Bashkimit Evropian, ii) të jetë e aplikueshme dhe të aplikohet për të dy palët, iii) dhe nëse njëra palë bllokon arritjen e një zgjidhje të përbashkët apo nuk zbaton atë që është dakorduar atëherë ajo është palë bllokuese e dialogut”, tha Kryeziu.

Sipas tij, gjatë kësaj mbledhjeje nuk pritet të merret ndonjë vendim.

Ndërkaq, emrat e personave që e përbëjnë këtë grup punues nuk janë bërë të ditur nga Qeveria e Kosovës.

Edhe nga Bashkimi Evropian kanë konfirmuar se të enjten, më 21 tetor do të zhvillohet takimi i parë i grupit punues për çështjen e targave të automjeteve midis Kosovës dhe Serbisë.

“Takimi i parë i grupit punues për targat e veturave me ekspertët nga të dyja palët do të zhvillohet më 21 tetor. Grupi punues ka për qëllim që të gjejë një zgjidhje të përhershme për këtë çështje”, tha për REL, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Stano shtoi se grupi punues i ekspertëve pritet të takohet rregullisht.

Më 20 shtator, Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit për targat nga Serbia. Ky vendim u pasua me protesta e ngritje barrikadash në afërsi të dy pikëkalimeve kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë: Jarinjë dhe Bërnjak.

Më 30 shtator, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, palët arritën një zgjidhje të përkohshme dhe të dyja shtetet më 4 tetor nisën vendosjen e letrave ngjitëse në simbolet shtetërore në targa. /Telegrafi/

Kosovarja që luan rolin e “msitit”, bashkoi 40 çifte

0

Një shqiptare po “msitnon” çiftet në rrjete sociale.

Brikena për ATV, ka thënë se ka bashkuar rreth 40 çifte. Lidhjen me e parë mes një çifti të mundshëm, ajo e bën në Tik Tok, dhe thotë se kjo ka filluar që nga koha e pandemisë.

https://fb.watch/8MPXW0TF4p/

Brikena jeton në Amerikë.

https://fb.watch/8MPXW0TF4p/

 

E goditi bashkëshorten me shqelma e grushte, deklarohet në Gjykatë burri nga Suhareka

0

I akuzuari A.L. ka pranuar se i ka shkaktuar lëndim të lehtë trupor bashkëshortes së tij pas një mosmarrëveshje që kishin pasur mes vete paraprakisht.
Në seancën fillestare të mbajtur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Atnor Skoro, i akuzuari e “E ndjej veten fajtor për veprën penale e cila më vihet në barrë, në të gjitha pikat e aktakuzës, duke u penduar për veprën, ndërsa veprime të tilla ose të ngjashme nuk do të përsëriten”, ka deklaruar A.L.

Pranimi i fajësisë nga ana e të akuzuarit nuk u kundërshtua nga prokurori Skoro, e më pas u aprovua nga gjykatësi Qemail Suka, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Me qëllim të dëgjimit të të dëmtuarës E.I. gjyqtari Suka seancën dëgjimore e ka caktuar ditën e nesërme, në orën 9:20.

Sipas aktakuzës, më 22 shkurt 2021 rreth orës 19:00, në Suharekë, në shtëpinë e tij familjare, me dashje, i shkakton lëndime të lehta trupore të dëmtuarës- bashkëshortes së tij E.I, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje paraprake me të pasi që e njëjta e kishte parë një SMS që bashkëshorti ia kishte dërguar motrës së tij me fjalë të këqija ndaj të dëmtuarës. Si pasojë i akuzuari i revoltuar e sulmon fizikisht të dëmtuarën, duke e goditur me shqelma e grushte, duke i shkaktuar lëndim të lehtë trupor.

Me këto veprime i pandehuri akuzohet se ka kryer veprën penale: “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 paragrafi 3, nënparagfi 1.3 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në Kardiokirurgji kryhet një operacion i komplikuar, një 70 vjeçare i nënshtrohet intervenimit të zëvendësimit të dy valvulave dhe by passeve aortokoronare

0

Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në Klinikën e Kardiokirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është kryer me sukses të plotë një operacion të komplikuar.

Në njoftim thuhet se pacientja me inicialet F.T., e moshës 70 vjeçare, me dëmtime të dy valvulave në zemër (stenozë e rëndë aortale dhe mitrale) dhe me sëmundje të arterieve koronare, i është nënshtruar intervenimit të zëvendësimit të dy valvulave dhe by passeve aortokoronare, ndërsa pas operacionit të trefishtë pacientja është në gjendje stabile shëndetësore në kujdesin postoperator.

Lexoni të plotë njoftimin:

Mjekë kardiokirurgë, bashkë me anesteziologë, të asistuar edhe nga stafi përcjellës, në Klinikën e Kardiokirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, kanë kryer me sukses të plotë një operacion të komplikuar.

Pacientja me inicialet F.T., e moshës 70 vjeçare, me dëmtime të dy valvulave në zemër (stenozë e rëndë aortale dhe mitrale) dhe me sëmundje të arterieve koronare, i është nënshtruar intervenimit të zëvendesimit të dy valvulave dhe by passeve aortokoronare.

Pas operacionit të trefishtë pacientja është në gjendje stabile shëndetësore në kujdesin postoperator.

Pacientja kishte vështirësi në frymëmarrje dhe lëvizshmëri të kufizuar për një kohë të gjatë, si pasojë e problemeve të avancuara kardiake. /Telegrafi/

515 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

0

Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 515.Derisa nga ministria e Shëndetësisë kanë njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 14 raste të reja me COVID-19, nga 2 mijë e 140 testime.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Ndërkohë janë shëruar 61 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është mbi 157 mijë.Ndërkohë që numri i dozave të administruara të vaksinës antiCOVID-19 është mbi një milionë e 514 mijë.

OBSH-ja paralajmëron vazhdimin e pandemisë edhe gjatë 2022-s

0

Pandemia e COVID-19 “do të vazhdojë për një vit më shumë se sa duhet”, sepse vendet më të varfra nuk po marrin vaksinat që u nevojiten, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Bruce Aylward, udhëheqës i lartë në OBSH, tha se kjo do të thoshte që kriza e Covid “mund të zvarritet lehtësisht thellë në 2022-ën”.

Më pak se 5% e popullsisë së Afrikës janë vaksinuar, krahasuar me 40% në shumicën e kontinenteve të tjera, raporton BBC.

Mbretëria e Bashkuar ka dërguar më shumë se 10 milionë vaksina në vendet në nevojë. Ajo ka premtuar një total prej 100 milion.

Aylward u bëri thirrje vendeve të pasura që të heqin dorë nga vendet e tyre për vaksinat, në mënyrë që kompanitë farmaceutike të mund t’u japin përparësi vendeve me të ardhura më të ulëta.

“Mund t’ju them se nuk jemi në rrugën e duhur,” tha ai. “Ne me të vërtetë duhet ta shpejtojmë atë ose e dini çfarë? Kjo pandemi do të vazhdojë për një vit më shumë sesa duhet.”

Vaksina e Njerëzve – një aleancë bamirësie – ka lëshuar shifra të reja që sugjerojnë se vetëm një në shtatë nga dozat e premtuara nga kompanitë farmaceutike dhe vendet e pasura po arrijnë destinacionet e tyre në vendet më të varfra.

Një ushqim krejtësisht i papritur është ‘ilaç’ për presionin e lartë të gjakut

0

Të gjithë e adhurojnë atë, por ndihmon edhe te disa probleme tjera serioze
Nëse nuk keni nevojë për terapi dhe vuani nga hipertensioni, zbuloni se cilat ushqime ulin presionin e gjakut.

Presioni i lartë i gjakut është një nga gjendjet më të rrezikshme që mund të kenë pasoja fatale, nëse nuk trajtohet në kohë – rrit rrezikun e sulmit në zemër dhe goditje në tru, transmeton Telegrafi.
Në një mori ilaçesh shtëpiake që mund të merren, ka disa ushqime që mund t’ju ndihmojnë në këtë problem.

Njëra prej tyre është një meze e lehtë që të gjithë e adhurojnë, për të cilën ata më së paku presin të ndihmojë në problemet e presionit të lartë të gjakut.
Bëhet fjalë për fëstëkët.

Kjo frutë arrore mund të bëjë një ndryshim të madh kur luftoni me nivelin e lartë të presionit të gjakut.

Shkencëtarët kanë kryer një studim që tregoi se fëstëkët kanë një efekt të dobishëm në humbjen e peshës, uljen e presionit të gjakut, nivelet e kolesterinës dhe përmirësimin e gjendjes së enëve të gjakut.

Ndryshe nga frutat e tjera arrore, fëstëkët përmbajnë më pak kalori dhe janë të pasur me proteina që nxisin ngopjen.
Një përmbledhje e 21 studimeve tregoi se konsumimi i fëstëkut ul presionin sistolik të gjakut me 1.82 njësi dhe presionin diastolik të gjakut me 0.8. Por kujdes! Kjo vlen vetëm për fëstëkët e pakripur.
Shumë kripë në dietë mund të jetë kundërproduktive.
/Telegrafi

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort