Home Blog Page 4220

KQZ vendos që të rinumërohen 23 vendvotime

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mori vendim për rinumërimin e një numri të vogël të vendvotimeve, të cilat nuk kanë mundur të procedohen si të rregullta, për shkak të problemeve të natyrave të ndryshme, kryesisht teknike, raporton EO.

Numri i vendvotimeve që do të rinumërohen është 23 vendvotime, prej të cilave vetëm 8 për kryetarë të komunave dhe 15 të tjera për kuvende komunale.

Procesi i rinumërimit të tyre do të fillojë pasditen e së enjtes në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

KQZ-ja ka lënë të hapur mundësinë që kësaj liste t’i shtohet edhe ndonjë vendvotim, i cili do të rinumërohet.

Sami Kurteshi i VV-së, kërkoi sqarime përse po ndodhin gabime të kësaj natyre.

“Për gjitha këto sqarime dhe rekomandime, po dua me ditë pse çdo herë këso lloj gabime po ndodhin. A po bëhen qëllimisht apo jo”, tha ai, teksa edhe anëtarët tjerë kërkuan sqarime të tilla.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve pritet që gjatë kësaj jave të fillojë edhe numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave të ardhura përmes postës nga votuesit jashtë Kosovës.

Për shpalljen e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, KQZ-ja nuk ka dhënë akoma një datë të saktë. Raundi i dytë i Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave do të mbahen më 14 nëntor.

18 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

0
21 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.560 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.519.933 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 686.238 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 2.198 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
ℹ Sot janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.106. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 510.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

Arrestohet ish-punonjësi i AKI-së, dyshohet se zbuloi informacione që rrezikuan sigurinë e Kosovës

0

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se ka ndaluar një ish-punonjës të AKI’së, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, keqpërdorim të informatës zyrtare, hyrje në sistemet kompjuterike, zbulim të informacioneve të klasifikuara dhe mos ruajtje e informacioneve të klasifikuara dhe fotografim e incizimet tjera të paautorizuara.

Komunikata e plotë:

Ndalohet një person për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, keqpërdorim të informatës zyrtare, hyrje në sistemet kompjuterike, zbulim të informacioneve të klasifikuara dhe mos ruajtje e informacioneve të klasifikuara dhe fotografim e incizimet tjera të paautorizuara

Prishtinë, 21 tetor 2021– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti i Krimeve të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, me aktvendim të prokurorit të shtetit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personin me inicialet M.K., për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Keqpërdorimi i informatës zyrtare”, “Hyrja në sistemet kompjuterike”, “Zbulimi i informacioneve të klasifikuara dhe mos ruajtja e informacioneve të klasifikuara” dhe “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”, të parapara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Pas një bashkëpunimi ndërmjet AKI-së dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë, po ashtu në koordinim edhe me Policinë e Kosovës, sot është arrestuar dhe ndaluar personi me inicialet M.K., ish-punonjës i AKI-së, pasi ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti, në cilësinë e personit zyrtar, ka vepruar me motive të dyshimta, duke keqpërdorur pozitën zyrtare dhe zbuluar informacion të klasifikuar, andaj me këto veprime dyshohet se personi i lartcekur ka cenuar sigurinë e Republikës së Kosovës.

Ndaj të njëjtit, ju njoftojmë se do të ndërmerren veprime të tjera procedurale.

Vaksina Pfizer shumë efektive te grupmosha 12-18 vjeç, thotë hulumtimi

0

Vaksina kundër koronavirusit e kompanisë Pfizer/BioNTech është shumë efektive në parandalimin e infeksionit dhe simptomave të sëmundjes nga varianti Delta tek të rinjtë e moshës 12 deri në 18 vjeç, thuhet në një hulumtimi të kryer në Izrael.

Rezultatet e hulumtimit të botuara në New England Journal of Medicine, mbase do të ofrojnë më shumë siguri se vaksina është efektive kundër variantit tek të rinjtë derisa Agjencia Federale e Barnave (FDA) në Shtetet e Bashkuara po shqyrton autorizimin e përdorimit të vaksinës tek fëmijët e moshës pesë vjeç.

Hulumtimi tregoi rezultate se efektiviteti i vaksinës kundër infeksionit të COVID-19 tek adoleshentët ishte 90%, dhe 93% kundër simptomave të COVID-19, në ditën e shtatë deri në 21 pas dozës së dytë.

Organizata izraelite për shëndetin Clalit dhe studiuesit e Universitetit të Harvardit rishikuan të dhënat nga 94.354 persona të moshën 12 deri në 18 vjeç që kishin marrë vaksinën të cilat u krahasuan me një numër identik të adoleshentëve të pavaksinuar nga e njëjta grupmoshë.

Hulumtimi u krye midis qershorit dhe shtatorit, kur varianti Delta dominonte rastet në Izrael.

Në fillim të kësaj jave, një analizë e publikuar nga ana e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA u tha se vaksina Pfizer/BioNTech ishte 93% efektive në parandalimin e shtrimeve në spital te personat e moshës 12 deri në 18 vjeç.

Vaksina Pfizer/BioNTech është e autorizuar për fëmijët e moshës 12 vjeç e lart dhe kompanitë po kërkojnë miratim të mëtejshëm nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave për përdorim te fëmijët që janë pesë vjeç

“Shpërthen” virusi në Austri: Rreth 4 mijë raste të reja brenda 24 orëve

0

Thuajse gjysma e rasteve janë regjistruar në Austrinë e Epërme.

Wednesday, 20 October 2021 – 20:30albinfo.atKeystone
Ka muaj që situata e koronës në Austri nuk ka qenë më alarmante sa tani. Në raportin e fundit të publikuar sot (e mërkurë, 10:30) brenda 24 orëve janë regjistruar 3727 raste të reja në Austri. Vetëm në Austrinë e Epërme (Oberösterreich) hiq më pak se 1.177 raste, shkruajnë mediat austriake, transmeton albinfo.at.

Pas Austrisë së Epërme, me numrin më të madh të të infektuarve renditet Vjena me 714 raste, pastaj Stajermark (Seiermark) me 516 raste, Austria e Ulët me 508 (Niederösterreich). Në Salzburg janë raportuar 296 raste, Tirol 239, Kärtnen 113, Vorarlberg 110. Vetëm Burgerland kishte shifrën dyfishore me vetëm 54 raste të reja.

Aktualisht janë gjithsej 962 pacientë me korona në spitale për trajtim, 218 prej tyre kërkojnë kujdes intensiv mjekësor, ndërkohë brenda 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 13 persona të tjerë. Deri më tani nga koronavirusi raportohet se kanë vdekur 11,209 persona në gjithë Austrinë.

Shumica e austriakëve, të vaksinuar

Numri i të vaksinuarve në Austri ka kaluar më shumë se gjysmën. Aktualisht me vaksinim të plotë janë 61,9 % në gjithë Austrinë. Numri më i lartë të vaksinuarve është arritur në landin Burgerland me 72,1 %, kurse me numrin më të ulët janë vaksinuar në Austrinë e Epërme me 60.2%. Në Vjenë janë vaksinuar 64.6 %.

Nga 1 nëntori, rregulli 3G i detyrueshëm në vendet e punës

Tashmë është gjithçka e rregulluar. Duke filluar nga 1 nëntori, në Austri, detyrimi për të respektuar “rregullin 3G” në vendet e punës do të hyjë në fuqi. Kështu punonjësit do të duhet të pajisen me kartën e gjelbër për t’u vërtetuar se ata janë të vaksinuar, të shëruar apo të testuar. Në rast të shkeljeve të kësaj rregulloreje, ekziston rreziku i dënimeve të rënda (gjoba).

Rregulli 3G në vendin e punës do të zbatohet nga 1 nëntori. Ministri i Shëndetësisë, Wolfgang Mückstein dhe ministri i Punës, Martin Kocher, njoftuan zyrtarisht këtë të mërkurë. Kjo do të thotë: nëse keni kontakte me njerëz të tjerë në punë, duhet të vaksinoheni kundër koronavirusit, të testoheni ose të jeni i shëruar, përcjell albinfo.at.

Ende ka një periudhë tranzicioni deri në 14 nëntor. Njerëzit që nuk i plotësojnë kërkesat e kësaj rregullore gjatë kësaj kohe, duhet të mbajnë një maskë FFP2 gjatë gjithë kohës. Sipas Kocher, njerëzit që refuzojnë të ofrojnë dëshmi 3G do të përballen me pasoja sipas ligjit të punës.

3,600 euro gjobë për punëdhënësit, 500 euro për punonjësit

Por si do të janë pasojat për kompanitë dhe punonjësit e tyre? “Gjobat që përcaktohen janë 500 euro për punonjësin dhe 3,600 euro për punëdhënësin”, shpjegon ministri i Punës. Punonjësit në rast të kundërshtimit të plotësimit të kësaj rregulloreje, kompania ka të drejtën e ndërprerjes së kontratës së punës”, thotë ministri Kocher, duke shtuar:

“Për mua si ministër i Punës, mbrojtja e punonjësve në vendin e punës është një nga shqetësimet kryesore. Prandaj ne kemi rënë dakord për një rregullore 3G që është praktike për kompanitë dhe që në të njëjtën kohë siguron mbrojtjen shëndetësore të punonjësve”, tha Kocher.

Von Cramon me kritika ndaj BE-së, kërkon liberalizim vizash për Kosovën

0

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka thënë se Samiti i BE-Ballkani Perëndimor ka qenë një paradë e hipokrizisë.

Eurodeputetja në fjalimin e saj në Parlamentin Evropian tha se BE-ja duhet që të jetë kredibile në Ballkan dhe mes tjerash t’i liberalizojë vizat për Kosovën.

“Samiti i Bërdos mes BE-së e Ballkanit Perëndimor në Slloveni ishte një paradë e hikokrizisë, fjalëve boshe, zmbrapsjes autokratike dhe mbi të gjitha, shtirjes. BE-ja duhet të jetë kredibile në ofertën e saj për Ballkanin Perëndimor dhe vlerësimet në rajon duke: Riforcuar EUFOR-in në Bosnje e Hercegovinë, duke i hapur bisedimet e anëtarësimit menjëherë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke e realizuar liberalizimin e vizave për Kosovë dhe kushtëzim për shtet ligjor të rreptë për Serbinë dhe Malin e Zi”, ka thënë Cramon.

Tutje ajo ka thënë se nëse BE-ja nuk luan rol vital në Ballkan atëherë ëndërra që të bëhet një bashkim gjeopolitik mbetet vetëm ëndërr.

“Ballkani Perëndimor nuk është fqinji jonë, është oborri ynë i brendshëm. Është një rajon që do të thotë shumë për BE-në, pasi ne ndajmë kaq shumë së bashku. Nëse Bashkimi Evropian nuk mund të luajë një rol kryesor atje, atëherë ëndrra jonë për t’u bërë një bashkim gjeopolitik është me të vërtetë vetëm një ëndërr”, ka thënë Von Cramon.

MPB ka një njoftim të rëndësishëm për letërnjoftimet

0

Ministria e Punëve të Brendshme ka nënshkruar kontratën për furnizim me letërnjoftime.

Nga kjo ministri deklaruar se nga muaji nëntor pajisja me letërnjoftime pritet që t’i kthehet normalitetit.

“Pas nënshkrimit të kontratës ne jemi furnizuar me një sasi të letërnjoftimeve dhe pasaportave dhe presim që në muajin nëntor të kemi rikthim në normalitet”, kanë bërë të ditur MPB-ja për Reporterin.

Mungesa e materialit për prodhimin e letërnjoftimeve u ka krijuar qytetarëve pritje me muaj.

Shkak i mungesës së materialit, Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendim që të gjithë shtetasve të Kosovës, pavarësisht afatit të skadimit të letërnjoftimit, dokumenti identifikues t’iu konsiderohet i vlefshëm edhe për gjashtë muaj./FrontOnline

E bujshme: Facebook do të ndryshojë emrin

0

Facebook do të ndryshojë emrin e tij dhe kjo do të bëhet javën e ardhshme! Pas përfshrijes në shumë skandale që lidhen me të dhënat e personave të rregjistruar në gjigandin social dhe shumëçka tjetër, sipas Daily Mail, rrjeti më i madh social që ka në zotërim edhe Instagram e WhatssApp do të riemërojë veten si një mënyrë për të “pastruar” imazhin duke ndërruar emrin.

Emri i ri do të zbulohet me datë 28 tetor nga shefi ekzekutiv Mark Zuckenberg në konferencën vjetore në Connect.

Nuk ka ende detaje rretha alternativave të mundshme të emrit të ri, mirëpo, një gjë e tillë një lëvizje e tillë mund ta distanconte Facebook nga skandalet aktuale.

Por a do të ndikojë një gjë e tillë tek përdoruesit? Kjo mbetet për t’u parë

FSK hap konkurs për rekrutimin e 840 ushtarëve të rinj

0

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka njoftuar se sot është hapur konkursi për rekrutimin e 840 ushtarëve të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ministri Mehaj në një konferencë për media ka thënë se ky është konkursi për rekrutimin e numrit më të madh të ushtarëve, ndërsa u ka bërë të gjithë të rinjve të aplikojnë.

“Kam kënaqësinë të njoftoj se sot zyrtarisht shpallim konkursin për pranimin e 840 ushtarëve të rinj të FSK-së. Konkursi për pranimin e numrit më të madh të ushtarëve të FSK-së deri më tash. I ftoj të gjithë të rinjtë e të reja nga të gjitha komunitetet, pa dallim, që të aplikojnë. Ministria e Mbrojtjes garanton proces fer e transparent. Do të zgjidhen më të mirët prej më të mirëve”, ka thënë sot Mehaj, në një konferencë për media.

Ndër të tjera, Mehaj u deklarua edhe vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është takuar me zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare të SHBA-së.

Ai ka thënë se gjatë takimeve në SHBA ka marrë përkrahje të plotë, ndërsa është diskutuar për stërvitje të përbashkëta mes dy ushtrive.

SBAShK kërkon normalizimin e procesit mësimor

0

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), ka kërkuar nga ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, që të normalizojë procesin mësimor për shkak të situatës së qetë të pandemisë.

Kjo kërkesë është parashtruar nga SBAShK-u në takimin që patën sot përfaqësuesit e saj me ministren Nagavci.

“Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri, i kanë prezantuar këtë kërkesë ministres së MAShTI-t duke e argumentuar me faktin se situata me pandeminë është përmirësuar dukshëm dhe se janë krijuar kushtet që arsimit në Kosovë t’i kthehet në tërësi normaliteti duke nënkuptuar që paralelet e ndara në grupe të bashkohen prapë dhe orët mësimore të jenë në kohëzgjatjen e duhur”, njofton SBAShK-u.

Sipas komunikatës së SBAShK-ut, ministrja Nagavci ka të njëjtin mendim me sindikatën dhe e përkrah këtë propozim. Ajo citohet të ketë premtuar se do të diskutohet propozimi dhe me organet gjegjëse do të merret vendimi.

Përfaqësuesit e SBAShK-ut kanë treguar në këtë takim se edhe Shqipëria, Maqedonia e Veriut e shtete të tjera e kanë normalizuar në tërësi procesin mësimor duke vazhduar me respektimin e masave mbrojtëse. /Gazeta Sinjali/

Shpërndaje artikullin

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort