Home Blog Page 4219

Nga nesër, vaksinën kundër COVID mund ta merrni edhe në sheshin e Prishtinës

0

Ministria e Shëndetësisë i njofton qytetarët se ditën e premte, nga ora 10:00-17:30, të gjithë të interesuarit për vaksinim kundër COVID-19, mund të vaksinohen nga ekipet mobile të vaksinimit në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Ministria u bën thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë edhe këtë mundësi shtesë për t’u vaksinuar kundër COVID-19, si rrugën më të sigurt për parandalimin e infektimit nga COVID-19.

Një praktikë e këtillë do të fillojë së shpejti edhe në komuna të tjera të Kosovës.

MSh falënderon Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) për mbështetje për aksionin e nesërm të vaksinimit në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

S’ka rivotim në Skenderaj, refuzohen ankesat e Bekim Jasharit

0

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar shumicën e ankesave të Bekim Jasharit për parregullsi në votimin e 17 tetorit në Komunën e Skenderajt. Vendimet e PZAP-së tregojnë se atij i janë miratuar pjesërisht disa ankesa, por se në Skenderaj s’do të ketë rivotim.

Këtë komunë në rundin e parë të zgjedhjeve e fitoi Fadil Nura i PDK-së me mbi 50 për qind të votave.

Jashari ishte ankuar se në procesin zgjedhor ka pasur blerje të votave nga PDK-ja. Megjithatë PZAP-ja i ka konsideruar të pabazuara ankesat duke thënë në disa raste se s’janë ofruar dëshmi të qarta e bindëse.

Ndërkaq pjesërisht janë pranuar ankesat e Jasharit kundër PDK-së për keqpërdorime të disa fletëvotimeve duke ua ndaluar disa zyrtarëve pjesëmarrjen në zgjedhje, si kandidat apo pjesë administrative e ndonjë organi zgjedhor për pesë vjet, pasi janë gjetur fletëvotime të pavulosura.

Policia e Kosovës ka një apel për ngasësit e automjeteve

0

Policia e Kosovës ua përkujton qytetarëve se ngasja në mjegull mund të jetë e rrezikshme.

Prandaj, PK rekomandon që të mbani në vëzhgim rrugën për ndryshime të papritura të dukshmërisë dhe se mjegulla më e dendur mund të jetë më afër lumenjve.

“Përdorni dritat e mjegullës. Nëse automjeti juaj i ka këto drita kjo ju ndihmon të ndriçohet rruga para jush dhe këto drita e bëjnë automjetin tuaj më të dukshëm për shoferët e tjerë. Disa automjete kanë edhe dritat e pasme të mjegullës të cilat ndihmojnë shoferët që lëvizin mbrapa t’ju shohin juve edhe nga një distancë më e madhe.Mjegulla mund të krijojë një iluzion optik dhe t’i bëjë shoferët të mendojnë se po shkojnë më ngadalë seç janë. Mbani vëmendjen, mos shpejtoni! Ndizni dritat gjatë ngasjes, por mos ndizni dritat me rreze të gjatë! Ngasja e automjetit me drita të gjata mund të reflektojë jashtë mjegullës dhe mund të kthehet në automjetin tuaj, e cila gjithashtu e bën të pamundur që shoferët e tjerë t’ju shohin.​Mbani ndezur dritat e shkurtra dhe të mjegullës! Mbani nën kontroll shpejtësinë e lëvizjes!Mbani krahun e djathtë të rrugës gjatë lëvizjes”, thuhet në apelin e policisë.

Anulohen zgjedhjet në Han të Elezit, shkohet në rivotim

0

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë vendim që të anulojë zgjedhjet në komunën e Hanit të Elezit, ku për rrjedhojë do të ketë rivotim.

PZAP-ja e ka pranuar si të bazuar ankesën e kryetarit të kësaj komune, Rufki Suma.

“Procesi i votimit do të përsëritet vetëm për kryetar komune, për shkak të minimit të integritetit të zgjedhjeve si rezultat i presionit dhe organizimit me qëllim të përfitimit të mbështetjeve të votuesve”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Në zgjedhjet e 17 tetorit, në Han të Elezit iu dha fund qeverisjes 14-vjeçare të kandidatit të pavarur, Rufki Suma, duke u mposhtur nga kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Mehmet Ballazhi.

Daçiq: Greqia më garantoi se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës

0

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq tha se përfaqësues të qeverisë dhe opozitës, si dhe kryepeshkopi në Athinë i kanë thënë se Greqia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Daçiq e shfrytëzoi vizitën e tij në Athinë për takime dypalëshe me homologun e tij grek, Konstantinos Tasoulas, kryepeshkopin Jerome II të Athinës dhe ish-kryeministrin e Greqisë dhe tani udhëheqësin e opozitës, Alexis Tsipras, i cili, siç thotë Daçiq, i ka thënë se Greqia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Përfaqësuesit e qeverisë, pra kryetari i parlamentit, kreu i opozitës, kryepeshkopi, të gjithë e thonë të njëjtën gjë, dhe kjo është se Greqia nuk do ta njohë pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës. Varet nga ne që ta mbajmë këtë temë aktive, domethënë të bëjmë atë lloj pyetjeje sepse është me rëndësi të madhe për ne”, tha Daçiq

Duke folur për takimin me kryetarin e Parlamentit helen, Tasoulas, Daçiq tha se kanë ranë dakord që ai ta vizitojë Serbinë deri në fund të vitit.

Duke iu referuar takimit të tij me Tsipras, tani kreu i opozitës, Daçiq tha se ai është mik i tij i madh dhe mik i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe shton se ata kishin bashkëpunim të mirë me të kur ai ishte kryeministër.

Çmimi i derivateve i lartë në Kosovë, naftëtarët thonë se është më i lirë se në rajon

0

Çmimi i derivateve është rritur kohëve të fundit në Kosovë dhe ky fakt po pritet me shqetësim nga qytetarët.

Pavarësisht rritjes së madhe të çmimeve, Fadil Berjani thotë se Kosova po shërbehet me çmimet më të ulta në rajon.

Berjani për Indeksonline pohoi se dizel në Kosovë sillet nga 1.18 deri 1.26 cent, kurse benzina nga 1.22 deri në 1.31 cent.

Berjani tregoi që çmimin e përcakton BERZH dhe organizata prodhuese OPEC.

“Kur ka reduktim të prodhimit atëherë çmimet rriten. Qytetarët e Kosovës janë duke u shërbyer me çmimet më të lira në regjion, përveç Maqedonia Veriore e ka dizelin më të lirë shkaku që akcizën e ka më të lirë, 22 cent për litër, ndërsa benzinen e ka çmimin sikur te ne“, tha ai.

Çmimet në Shqipëri shkojnë, dizeli 1.50 cent ndërsa benzina 1.52 cent.

Fadil Berjani u shpreh se, ne jemi me çmime më lirë se Bosnja, Mali i Zi, Serbia dhe Shqipëria.

Rritet edhe çmimi i druve në Kosovë

0

Edhe pronarët e druve, lëndës kryesore të ngrohjes te shumica e banorëve të kryeqytetit, në këtë sezonë paradimërore kanë përcjellur trendet e ngritjes së çmimeve të karburanteve dhe produkteve të tjera energjetike në tregjet botërore dhe të vendit.

Drutë në Prishtinë sivjet janë duke u shitur me çmime ndjeshëm më të larta se në vitin paraprak. Këto ditë, në veçanti janë shpërfaqur çmimet e tejngritura edhe në krahasim me muajt e verës.

Dje në tregjet e druve në Prishtinë një metër kub sipas pronarëve të druve është shitur me çmimin 50 euro e më lartë. Ndërkohë, sipas tregtarëve, por edhe blerësve kryeqytetas, vjet në këtë kohë 1 metër dru ka shkuar 35-40 euro.

Buletini Ekonomik ka kontaktuar edhe sot me disa druvarë, të cilët në një mënyrë apo tjetër e arsyetojnë ngritjen e madhe të çmimeve të druve për ngrohje. Sipas tyre, ekzistojnë disa faktorë të cilët kanë ndikuar në këtë rritje të çmimit të druve.

Ylber Selimi nga Kamenica tha se çmimet e druve janë rritur në krahasim me vitet e kaluara për shkak të rritjes së çmimeve të karburanteve, në tadhë të parë, por edhe për shkak se nga viti në vit po ndihet mungesë e druve për shkak të zvogëlimit e të pyjeve si pasojë e prerjes vit-përvit dhe pa asnjë kontroll.

“Ka pasur shtrenëtim të druve këtë vit pasiqë janë rritur edhe çmimet e shumë produkteve të ndryshme. Është rritur çmimi i naftës dhe të të gjitha karburanteve të tjera dhe kjo domosdo ka ndikuar te ngritja e çmimit të druve. Gjithashtu te çmimet e larta ka ndikuar edhe koha, ftohja e motit dhe siç u tha më lartë, mungesa pyjeve” ka thënë Selimi.

Ai, gjithashtu, tha se momentalisht ka më shumë kërkesa në këtë periudhë sesa në periudhën e njëjtë të viteve të kaluara, pasiqë ekziston droja se do të ketë shtrenjtim edhe më të madh të disa produkteve, e sidomos druhet se do të ngritet çmimi i rrymës, prandaj njerëzit dëshirojnë sigurimin e tyre.

Edhe Naser Beqiri nga Prishtina gjithashtu pohoi se ka pasur rritje të çmimit të druve.

Beqiri tha se kjo rritje ka ndodhur si pasojë e ngritjes së çmimeve të naftës dhe të produkteve të tjera.

“Metra e druve aktualisht kushton 45-50 euro. Qarri edhe bungu janë më të shtrejt, dhe metri i tyre sillat rreth 48-50 euro”, tha ndër të tjera Beqiri.

Shaqir Totaj flet për mundësitë e koalicionit

0

Rezultate mjaftë interesante pati nga zgjedhjet lokale të cilat u zhvilluan të dielën që lamë pas.

Shumë prej partive nuk arritën rezultatin që pritën, e pati parti që habitën me të arriturat në këto zgjedhje.

Por qytetarë të shumtë të cilët dolën për të votuar në këto zgjedhje bën padyshim diferencën edhe një herë.

Por shumë prej komunave do të kenë edhe një palë zgjedhje lokale, kjo për shkak të rezultatit të kandidatëve të cilët nuk arritën të merrnin personalisht mbi 50% të votave.

Ngjashëm ndodhi edhe në Komunën e Prizrenit, ku asnjëri nga kandidatët nuk arriti të ketë përqindjen e nevojshme për të dalë fitues që në raundin e parë.

Lidhur me këtë dhe zhvillimet në kuadër të balotazhit që pritet të zhvillohet në javën e dytë të nëntorit, lajmi.net ka kontaktuar kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj.

Totaj është shprehur i bindur se në balotazh do të dalë fitues dhe se sipas tij tashmë çdo ditë e më tepër po konfirmohet përkrahja e madhe e qytetarëve.

Kandidati i PDK-së për Prizrenin tha gjithashtu se nuk kanë vija limitues për asnjë prej partive sa i përket koalicionit të mundshëm, madje ai theksoi se janë duke shikuar programet e kandidatëve të tjerë në mënyrë që të dihet se me kë përafrohen në këto zgjedhje.

“Ne e kemi analizu rezultatin final dhe kemi marrë atë final dhe tash po shikojmë pikat programore, çfarë program kemi ne dhe çfarë kanë partitë tjera politike.Ne jemi të hapura për tu konsultuar me të gjitha partitë dhe s’kemi asnjë limit. Veçse kemi filluar kontaktet e para. Vetëm se duhet mi pa bisedimet çfarë na sjellin dhe programet se si i kemi dhe në bazë të asaj e dimë se ku jemi dhe e njoftojmë opinionin publik”, tha Totaj.

Ai shtoi se mund të ndodhë që ndoshta edhe brenda dy apo tre ditëve do të përcaktohen se cili nga programet e kandidatëve të tjerë përshtatet më tepër me këta të fundit.

“Pa e ditë saktë se çfarë po bëhet nuk mund të them asgjë, ndoshta brenda dy-tri ditëve jo.Çdo ditë po konfirmohet përkrahja edhe më e madhe e qytetarëve dhe besoj se në balotazh do të jemi fitues”, shtoi ai.

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në vend, Shaqir Totaj mori 31.10% të votave, kurse kundërkandidati i tij, Mytaher Haskuka, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje mblodhi 40.43% të votave.

Në kuadër të kësaj gare, kandidati i LDK-së, Anton Quni mblodhi 13.98% të votave kurse kandidati i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha 5.73%.

EULEX i dhuron tri vetura dhe pajisje të teknologjisë IPK-së

0

Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar një donacion nga Misioni i Bashkimit Europian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX).

Shefi i këtij misioni Lars-Gunnar Ëigemark dhuroi tri vetura dhe pajisje të ndryshme, duke përfshirë edhe pajisje të teknologjisë informative, njofton Klan Kosova.

Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së Kushtrim Hodaj në një fjalë rasti gjatë ceremonisë e falënderoi shefin e Misionit EULEX për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm të dhënë nga ky mision në ngritjen e kapaciteteve të agjencive të zbatimit të ligjit në përgjithësi duke përfshirë edhe Inspektoratin Policor të Kosovës.

“IPK vlerëson lart bashkëpunimin me institucione të Bashkimit Evropian e sidomos me Misionin e EULEX-it dhe ky bashkëpunim ka ndikuar që IPK të rris kapacitetet e saj profesionale”, ka thekuar Hodaj duke u zotuar që IPK mbetet e përkushtuar që të vazhdojë këtë bashkëpunim në mënyrë që sundimi i ligjit të mbetet prioritet për të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit e në veçanti për IPK-në.

Në Zvicër, ata që ua përplasin më shumë se që duhet derën e veturës kur e mbyllin, dënohen

0

Shumica e shoferëve tanë nuk kanë një opinion shumë të lartë për legjislacionin e trafikut, ata mendojnë se gjobat janë shumë të larta, dhe disa rregulla janë të panevojshme.

Por, çfarë do të thonin ata, nëse do të kishim edhe disa nga rregulloret e trafikut që janë në fuqi në pjesën tjetër të botës?

Një nga rregulloret më të çuditshme, por edhe që shumë shoferë mendojnë se është e dobishme, është në Zvicër.

Mundohuni të përplasni derën e makinës në Zvicër dhe njëri nga fqinjët do t’ju raportojë menjëherë. Është ndaluar mbyllja e derës më shumë seç është e nevojshme!

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort