Home Blog Page 4218

Momenti i arrestimit të një gruaje që merrej me fajde

0

Një takim ishte organizuar që të ndodhte në stacionin e autobusëve në Pejë, ku tashmë i dëmtuari do t’i dorëzonte një shumë prej 100 eurove si kamatë për fajde bashkëshortes së një personi nga i cili fillimisht ishin marrë paratë.

Stacioni i autobusëve në Pejë tashmë ishte siguruar me praninë e hetuesve policorë, të cilët po prisnin urdhrin e prokurorit për të arrestuar të dyshuarën.

Një bisedë mes të dyshuarës dhe viktimës së fajdesë do të zbardhte në përpikëri organizimin e fajdesë.

E dyshuara, gruaja e personit i cili kishte vdekur disa ditë më parë, para këtij takimi, nis bisedën me të dëmtuarin për marrjen e fillimisht 200 eurove dhe dhënien e kamatës.

“Po unë ty t’i kam dhanë, a e din atëherë që t’i jepsha ty, babës tënd, familjes tënde, unë e kam pa prej pashës unë e di, nuk kam mujt me thirrë anej se më ka ardhur keq, njeri ka ardhur në shtëpi, p.sh. thojsha qysh unë me ardh me ta pagu kamatën, Pasha …. njeri i vdekun. Jam vonu motër nja katër ditë…”, fillon biseda mes të dëmtuarit ndërsa vazhdon tutje të tregojë për problemet e tij financiare dhe familjare pas këtij borxhi që kishte marrë, transmeton Kallxo.com.

“Dëgjo çka është problemi te një vëlla, ti e din edhe njëherë m`i pat çu një vëlla 500 euro që ja kom pru juve. Tu ja lyp se unë jam tinëz familjes, unë e di p.sh. Pashës ….. ia kam 150 euro borxh qat kamatë, e pranoj është obligim se ia kam marrë paret, a e din në fillim po unë jam kanë motër i rregullt edhe ti më thirre atë ditë në telefon dhe më the data 11, ti e din motër që tri vjet me datën 12 mos ma luni, kam çejf real, kurrë nuk ia kam lujtë datën…”, tregon i dëmtuari ndërsa, e dyshuara i pren fjalën duke i thënë se i ka marrë njëherë 200 euro e më pas edhe 500 euro të tjera.

Tutje në bisedë dëgjohet edhe se si i dëmtuari i thotë të dyshuarës se kanë qenë komshinj por ka vuajtur nga ta.

“Më keni kojshi bre motër, veç më keni bërë telashe bre qite dorën në zemër, a ka njeri ma tolerant në botë se unë, tri vjet datën 12 gjumin s’e kam bërë, mos ua kam vonu një ditë? Ju kam përgjigjë…”, dëgjohet duke thënë i dëmtuari ndërsa e dyshuara ia kthen: “Një ditë, dy nuk ka problem pse i vonon”.

I dëmtuari gjatë bisedës i përmend të gjitha paratë që i ka dhënë kamatë dhe nuk e ka ditur familja e tij.

“Motër veç diçka, edhe unë jam i dëmtuar për shembull me folë ka del shpirti. 5000 euro i kam çu anej kurrë s’ka ditë familja. Ju kam thanë mos më hajdi te dugoja, po më stresoni. Ju kam thanë mos më hajdi, po… me fol ka del shpirti, rahmetlia ishalla zoti ja banë dritë se unë foli si kojshi. Motër kur vike ma dridhke shpirtin, kur mi marrke paret, ju tutsha motër ka 150-she sa ka deshtë ma ka ba motër, unë e kam mshel gojën jam trishtu prej po jam tut edhe prej teje, po të dregoj drejtë…”, vazhdon biseda e të dëmtuarit.

Pas një bisede disa minutëshe, i dëmtuari dhe e dyshuara merren vesh që një shumë prej 650 eurove në total të cilën duhej të paguhej nga i dëmtuari të silleshin në mbrëmje.

“Edhe 650 i ki në mbrëmje…. Ja, ja ato janë ashtu se unë i kam të shënuara… Ja, ja ti 500 i ke marrë, ka 100 i ke pasur për 500-she… 400 i ke marrë për me i kthy 500… I bjen edhe 650 euro edhe kryhemi, qe don mirë, që jo vjen vëllau i tij fol me ty…”, thotë e dyshuara.

Pas gjithë kësaj bisede, marrjes së parave nga ana e të dyshuarve, hetuesit policor të cilët kishin arritur që të siguronin zonën e stacionit të autobusëve në Pejë, morën urdhrin e Prokurorit Dorian Juniku që e dyshuara të arrestohej pasi ishin përmbushur të gjitha kushtet ligjore.

E njëjta pas arrestimit u dërgua për intervistim dhe në mbajtje për 48 orë.

Gjykata e Pejës kishte vendosur që ndaj të njëjtës të vendosej masa e sigurisë arrest shtëpiak për një muaj.

Mehaj: Amerikanët po shqyrtojnë idenë për bazën e përhershme në Kosovë

0

Administratës amerikane i shkoi si mysafir me një ofertë madhore.

Megjithatë, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, nuk mori përgjigje të menjëhershme nga nënsekretari i departamentit të mbrojtjes, Colin Kahl, për propozimin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të krijojnë një bazë të përhershme ushtarake në Kosovë.

Shteti më i fuqishëm në botë, është duke shqyrtuar ftesën e kosovarëve.

Në një konferencë për media, Mehaj dha edhe detaje tjera nga vizita e tij tetëditëshe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e para e një ministri kosovar të Mbrojtjes në këtë vend.

Ai tha se nga amerikanët mori rikonfirmim të përkrahjes së plotë drejt integrimeve euroatlantike, njofton Klan Kosova.

Rukiqi: Jeta pas pandemisë do të jetë më e shtrenjtë

0

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se jeta pas pandemisë do të jetë më e shtrenjtë se para pandemisë.

Duke folur për ngritjen e çmimeve të shumë produkteve javëve të fundit në Kosovë, Rukiqi ka thënë “DESKU” të KTV-së se kurrë më shumë s’ka pasur mjete të lira që i kanë ndarë qeveritë për rimëkëmbje.

Mirëpo siç ka thënë, është rritur kërkesa dhe ka mungesë të fuqisë punëtore.

“Një konstatim në bazë të shumë analizave që po paraqiten, duke pa edhe këtë që ka në sistemin financiar global, kurrë më shumë s’ka pasur mjete të lira që i kanë ndarë Qeveritë për rimëkëmbje. Është rritur kërkesa, ka mungesë të fuqisë punëtore, pra nga një krizë e kërkesës po kalojmë në një krizë të ofertës, nuk po ka mjaftueshëm furnizime dhe kjo e ka rritur koston e punës e të kapitalit dhe kjo mund të ndikojë në çmimet finale, shto këtu edhe koston e lëndës së parë. E tërë kjo e ka krijuar një situatë që pothuajse të gjitha kategoritë e çmimeve të rëndësishme, përfshirë këtu edhe energjinë edhe transportin, të ndikojë në rritjen e çmimeve. Pra, jeta pas pandemisë do të jetë më e shtrenjtë se para pandemisë”, ka thënë Rukiqi.

Sa i përket furnizimit me energji elektrike, Rukiqi ka thënë se privatizuesi i rrjetit dhe distribucionit, pavarësisht çdo rrethane është i obliguar që ta furnizojë secilin qytetar dhe biznes me energji elektrike.

“Kosova ka pasur një periudhë të errët dhe në kontratën që e ka nënshkruar ai që e ka privatizuar rrjetin dhe distribucionin, pavarësisht çdo rrethane ata janë të obliguar që ta furnizojnë secilin qytetar dhe biznes me energji elektrike. Mund të ketë avari elektrike të forcës madhore që mund ta pengojnë këtë mirëpo derisa ka mundësi të importohet nga tregjet e hapura ata e kanë për detyrë që tëq bëjnë furnizimin”, ka thënë Rukiqi.

Arrestohet 87-vjeçari për sulm seksual të një të miture në Drenas

0

Të enjten rreth orës 13:00, një 87-vjeçar ka rënë në pranga të Policisë në Drenas pasi dyshohet se ka kryer veprën “Sulm seksual” ndaj një të miture.

Arrestimi i të dyshuarit J.B., 87 vjeçar, ka ardhur menjëherë pasi ankuesja ka bërë denoncimin e rastit.

Nga denoncimi i bërë në polici janë ngritur dyshimet se J.B. ka sulmuar seksualisht një të mitur, duke i shkaktuar shqetësim me veprimet e tij.

“Pas arrestimit me vendimin e prokurorit të shtetit të njëjtit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për t’u proceduar më tej pas kompletimit të veprimeve të nevojshme”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Halil Kastrati: Sot kemi organizuar shëtitjen e parë me banorët, në qytetin e Prizrenit

0

Humanisti dhe drejtuesi i shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit” përmes një postimi në facebook ka njoftuar se sot për herë të parë banorët e Shtëpisë së të moshuarve “Jetimat e Ballkanit” kanë organizuar shëtitjen e parë jashtë Shtëpisë të moshuarve.

Kjo shëtitje u realizua në Prizren, ndërsa banorët u shprehën me fjalët “Kurre nuk jemi gezu siç jemi gezu sot”

Postimi i plotë:

Dite e veçante !

Gezim i jashtezakonshem i banoreve te Shtëpia e të moshuarve “Jetimat e Ballkanit”

Fjalet e shume banoreve me lote ne sy:

“Kurre nuk jemi gezu siç jemi gezu sot”

Sot kemi organizuar shetitjen e pare me banoret, ne qytetin e Prizrenit.

Perndryshe sot ishte edhe dalja ime e pare pas intervenimit qe kam pasur, duke ju bere surprize banoreve disa minuta qe te jem se bashku me ta ne kete shetitje.

Falenderojm “Abi Çarshia” te cilet kane organizuar pritjen e banoreve te shtepise.

Falenderojm Kompanin e Transportit “Sharri” nga fshati Grejkoc i Suharekes te cilet bene transportin e banoreve me Autobus pa pagese.

Bamires, Zoti kurre mos ju humbte!

Goditet për vdekje një person në Pejë, nga treni!

0

Një person është goditur sot për vdekje nga treni në Pejë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas Gashit, dyshohet se viktima i ka dalë trenit përpara.

“Rreth orës 18:35 kemi pranuar një informatë se treni i cili ishte në lëvizje Prishtinë – Pejë, duke arritur në stacionin e Pejës ka goditur një person për vdekje. Viktima dyshohet se i ka dalë përpara trenit”, deklaroi ai.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitë e Policës, dhe po merren me rastin.

“Detajet e tjera do të publikohen më vonë”, deklaroi Gashi. /Telegrafi/

Deputeti i VV-së shpjegon se pse nuk fituan pa balotazh në Prizren, Prishtinë, Mitrovicë, e Podujevë

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka folur për rezultatin e këtij subjekti politik të arritur më 17 tetor.

Ai ka thënë se janë duke punuar në Prishtinë për të parë shkakun se pse Arben Vitia nuk fitoi pa balotazh.

“Në Prishtinë gara ka qenë fer dhe korrekte, garë ku është bërë fushatë me qytetarin, qytetar ka vlerësuar secilin për projektin që ka dhënë. Nga kjo duhet të marrim mesazh dhe duhet të organizohemi për ofertë më të mirë që të kemi rezultat më të mirë më 14 nëntor”, është shprehur Rrahmani.

Sa i përket Mitrovicës së Jugut, ku Agim Bahtiri i humbi zgjedhjet që në raundin e parë, Rrahmani thotë se qytetarët vlerësuan një program tjetër.

“Në Mitrovicë qytetarët e kanë pasur të qartë qeverisjen e Bahtirit dhe vlerësimi i tyre ka qenë që duhet të ketë një qeverisje tjetër dhe kanë zgjedh një program tjetër. Bahtiri dhe LVV nuk kanë arritur t’i bindin qytetarët që programi i tyre nuk është më i miri për ata. Kjo është demokracia, vlerësimi vjen direkt nga qytetarët”.

Për Podujevën dhe Shpejtim Bulliqin ai thotë se nuk fituan pa balotazh për shkak se për dallim prej një viti më parë këtë herë në garë kishte më shumë se dy kandidatë.

Kurse për Prizrenin dhe Mytaher Haskukën ka thënë se edhe katër vjet më parë ka qenë i dyti, por që pas balotazhit ka fituar garën për kryetar komune

Largohen nga Kosova edhe 141 afganë

0

I ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Nicholas Giacobbe, ka njoftuar se prioritet i Amerikës është përmbushja e kushteve për largimin e refugjatëve afganë.

Ai ka falënderuar Kosovën përmes Presidentes Vjosa Osmani për gatishmërinë e Kosovës që të strehonte qytetarët afganë pas marrjes së pushtetit nga talibanët.

“Falënderues ndaj Presidentes Vjosa Osmani dhe kosovarëve për mirëpritjen e përkohshme për udhëtarët afganë”, është shprehur Giacobbe.

“Prioritet yni është kompletimi i kushteve në kampin Liya në mënyrë që ata të largohen nga Kosova dhe të nisin jetë të re. 141 afganë, 30 përqind e atyre që kanë arritur tashmë janë larguar dhe janë rrugës për në SHBA”.

Presidenca: Zyrtari i BE-së mbështet Kosovën për veting

0

Edhe pse Raporti i Progresit i Komisionit Evropian e cilësoi si shqetësim serioz iniciativën për veting të plotë e të njëhershëm në Kosovë, një zyrtar i Bashkimit Evropian ka shprehur përkrahjen për këtë çështje, sipas Presidencës. Në një njoftim për media, Presidenca e Kosovës ka thënë se drejtori i Shërbimit Evropian i Veprimit të Jashtëm të BE-së, Marko Makovec, ka dhënë mbështetje për realizimin e procesit të vetingut “në përputhje me standardet dhe praktikat evropiane”.

Të mërkurën, presidentja Vjosa Osmani u shpreh se s’pajtohet me raportin e KE-së për vetingun duke thënë se ai është i domosdoshëm në Kosovë. Osmani po ashtu inkurajoi institucionet që ta vazhdojnë këtë proces. Një ditë pas kritikave, Osmani ka pritur në takim Makovecin nga i cili, sipas komunikatës, ka marrë mbështetje për vetingun.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka pritur sot në takim drejtorin në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm të BE-së, z. Marko Makovec. Në takim me z. Makovec, Presidentja Osmani ka theksuar se reformat e thella në sistemin e drejtësisë dhe sundimi i ligjit janë prioritete të Kosovës. Sundimi i ligjit, sipas Presidentes Osmani mbetet parakusht kryesor për suksesin e Republikës së Kosovës në çdo fushë përfshirë integrimin në BE. Në këtë kontekst, nga zyrtari i lartë i BE-së Makovec, Presidentja Osmani ka marrë mbështetjen për realizimin e procesit të vetingut në përputhje me standardet dhe praktikat evropiane”, thuhet në njoftim të Presidencës.

Po ashtu, në takim Osmani ka theksuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe se BE-ja duhet ta mbajë fjalën për liberalizim vizash.

Ka nisur rinumërimi i votave në 5 vendvotime në Prizren

0

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur rinumërimi i 23 vendvotimeve nga komuna të ndryshme të Kosovës.

Sipas vendimit të KQZ-së, 8 vendvotime që do të rinumërohen u takojnë Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe u takojnë këtyre komunave: Kaçanik (1 vendvotim), Klinë (1), Mitrovicë e Jugut (1), Podujevë (1), Prishtinë (2), Prizren (1) dhe Skenderaj (1).

Po sipas vendimit të KQZ-së, 15 vendvotimet tjera që do të rinumërohen u takojnë Zgjedhjeve për Kuvende Komunale dhe u takojnë këtyre komunave: Mitrovicë e Jugut (1 vendvotim), Novobërdë (1), Podujevë (1), Prishtinë (4), Prizren (4), Skenderaj (3) dhe Ferizaj (1).

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për të rinumëruar këto 23 vendvotime, pas rekomandimit nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, e cila ka vërejtur se gjatë pranimit të materialit zgjedhor këto vendvotime nuk kanë mundur të pranohen si të rregullta.

Në disa prej këtyre vendvotimeve formularët e rezultateve kanë qenë të paplotësuara ose pjesërisht të plotësuara dhe në disa raste mungojnë nënshkrimet e anëtarëve të këshillit të vendvotimit, prandaj duhet të bëhet rinumërimi në mënyrë që të saktësohet gjendja brenda kutive të votimit.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort