Home Blog Page 4217

Priten masat e reja, Ministria e Shëndetësisë i thërret në takim kryetarët e komunave

0

Ministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha ka ftuar sot në takim kryetarët e komunave të Kosovës.
Takimi pritet të mbahet sot në ora 14:00 dhe në të do të diskutohen masat e reja dhe situata aktuale me pandeminë në vend.

Këtë e ka konfirmuar drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi

Qeveria: Derisa UNMIK-u është ende në Kosovë ne i presim kur kërkojnë takim

0

Roli i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK u zbeh pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe vendosjes së misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX) në vitin 2008.
Por, që nga ajo kohë, UNMIK-u vazhdon të operojë në të gjithë territorin e Kosovës.

Udhëheqësit e UNMIK-ut takuan e ritakuan kryeministra, si dhe politikanë të tjerë të rëndësishëm të Kosovës.
Dikur kundërshtar i madh i UNMIK-ut, kryeministri Albin Kurti më 11 tetor 2021 e priti në zyrën e tij shefin aktual të këtij misioni, Zahir Tanin.
Në komunikatën pas takimit, kryeministria tha se takimi Kurti-Tanin ndodhi në prag të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku shefi i UNMIK-ut do ta prezantonte raportin e rregullt të zhvillimeve në Kosovë.

Por, takime të tilla të një niveli kaq të lartë ndërmjet kryeministrit dhe shefit të UNMIK-ut, nuk do të duhej të ndodhin në realitet, thotë për Radion Evropa e Lirë ish-ministrja Edita Tahiri.
Tahiri konsideron se misioni i UNMIK-ut në Kosovë, prej vitesh është një strukturë fosile, së cilës nuk duhet dhënë mundësi që ta arsyetojë ekzistencën.

“Nuk është mirë nga ana e qeverisë dhe kryeministrit të mbajë takime me UNMIK-un, sepse duke mbajtur takime të niveleve të larta jepet sinjali që (qeveria) ende e mbështetë ekzistimin e UNMIK-ut në Kosovë”, vlerëson Tahiri.
Ish-ministrja Tahiri thotë se këtë mision nuk duhet injoruar tërësisht, por sipas saj, komunikimi dhe bashkëpunimi duhet të vendoset vetëm në nivel teknik.
“Kontakte mund të kihet sepse ata janë në Kosovë, por ato nivele duhet të jenë nivele teknike, nivele të zyrtarëve administrativë dhe jo takime të niveleve politike, pra siç është puna e kryeministrit dhe shefit të UNMIK-ut”, thotë Tahiri.

Takimi ndërmjet kryeministrit Kurti dhe shefit të UNMIK-ut, Tanin, nxiti kritika në Kosovë pasi u tha se kështu po fuqizohej roli i këtij misioni, i cili ligjërisht nuk ka asnjë kompetencë ekzekutive që nga viti 2008.

“Derisa ata janë këtu ne i presim kur kërkojnë takim”

Në zyrën e kryeministrit të Kosovës thonë se janë të mendimit se misioni i UNMIK-ut është i panevojshëm që nga shpallja e pavarësisë. Por, sipas qeverisë, meqë ky mision është ende në Kosovë, do t’i presin sa herë që ata kërkojnë takim.
“UNMIK-u është këtu sepse OKB-ja refuzon të pezullojë mandatin e tyre, ndonëse është një trup i OKB-së, i cili që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës është i panevojshëm dhe nuk ka asnjë kompetencë ekzekutive. Derisa ata janë këtu ne i presim kur kërkojnë takim”, thuhet në një përgjigje të shkruar të Qeverisë së Kosovës.

Në qeveri thonë se kryeministri Kurti e ka bërë të qartë gjithmonë qëndrimin e tij karshi misionit të UNMIK-ut, që sipas ekzekutivit, është dashur qysh moti të shuhej.
“Kryeministri e ka bërë gjithmonë të qartë qëndrimin e tij karshi UNMIK-ut qysh moti dhe si asnjë lider tjetër në Kosovën e pasluftës. Prezenca e veprimtaria e UNMIK-ut është e panevojshme. Pas shpalljes së pavarësisë dhe konfirmimit të ligjshmërisë së saj nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, trup ky i Kombeve të Bashkuara, mandati i misionit të UNMIK-ut tashmë është trefish i tejkaluar”, thuhet në përgjigjen e zyrës së kryeministrit Kurti.
Pavarësisht mungesës së kompetencave ekzekutive, UNMIK-u raporton vazhdimisht për situatën në Kosovë në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Nga viti 1999, bazuar në Rezolutën 1244, UNMIK-u ka raportuar mbi situatën në Kosovë në periudha të rregullta tremujore.
Së fundmi, pas kërkesës së diplomatëve kosovarë në Shtetet e Bashkuara dhe mbështetjes së këtij shteti, si dhe të Mbretërisë së Bashkuar, raportimet tani bëhen dy herë në vit.
Mbledhja e fundit e Këshillit të Sigurimit të OKB-së u zhvillua më 15 tetor dhe aty shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, u kritikua se akuzoi institucionet e Kosovës për shkaktimin e tensioneve në komunat në veri të Kosovës ku shumica që jeton atje janë serbë të Kosovës.
Tanin në fjalën e tij tha se Kosova e mori kokë më vete aksionin për vendosjen e masës së reciprocitetit, veprim ky, që sipas tij, shkaktoi krizë gati dyjavore në komunat në veri, të banuara me shumicë serbe. Më 30 shtator në Bruksel, palët nga Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për targat, sipas së cilës simbolet shtetërore në targa do të mbuloheshin me letra ngjitëse.

UNMIK: Do të jemi këtu derisa Këshilli i Sigurimit nuk merr vendim tjetër

Radio Evropa e Lirë ka pyetur misionin e UNMIK-ut nëse konsideron se ende është e nevojshme prania e tij në Kosovë.
Në përgjigjen e këtij misioni thuhet se ata do të jenë këtu derisa Këshilli i Sigurimit të OKB-së nuk do të marrë një vendim tjetër.
“Rezoluta 1244 (1999) e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara përcakton mandatin e pranisë ndërkombëtare civile dhe të sigurisë në Kosovë. Çdo rregullim i këtij mandati kërkon një vendim nga Këshilli i Sigurimit”, thuhet në përgjigjen e UNMIK-ut.
UNMIK-u ka shpjeguar se aktualisht bashkëpunon në fusha të ndryshme me institucionet e Kosovës, si dhe me shoqërinë civile. UNMIK thotë se bazuar në mandatin që ka në pesë vjetët e fundit, mes tjerash, ka ndarë rreth nëntë milionë euro për fuqizimin e rendit dhe ligjit, respektimin e të drejtave të njeriut e bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve.
Në misionin e UNMIK-u thonë se shefi i këtij misioni “zhvillon konsultime të vazhdueshme me lidershipin e Prishtinës dhe Beogradit”, duke shtuar se takime të tilla zhvillojnë edhe me misione të tjera ndërkombëtare në Kosovë, përfshirë këtu KFOR-in, OSBE-në dhe EULEX-in.

Miftaraj: UNMIK-ut t’i kërkohet raportim i drejtë

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, thotë për Radion Evropa e Lirë se çdo takim që zyrtarët e Kosovës mund të kenë me përfaqësues të UNMIK-ut, duhet të kërkohet që të ketë raportim të drejtë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Miftaraj thotë se në këtë duhet të insistohet përderisa OKB-ja nuk e shfuqizon Rezolutën 1244.
“Takime të tilla do të duhej të kontribuonin që Kosova të kërkojë nga UNMIK-u që në raportet që bëhen në Këshill të Sigurimit, të thuhet e vërteta, e që në rastin e fundit, fatkeqësisht kjo nuk ndodhi pasi që mund të themi pas një kohe jashtëzakonisht të gjatë, raportimi i zotit Zahir Tanin, i cili është raportimi i fundit i tij si përfaqësues i Sekretarit të Përgjithshëm, mund të themi që nuk e theksoi realitetin, por ishte i njëanshëm”, thotë Miftaraj.
Miftaraj vlerëson se në raportimin e tij të fundit në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, ka dalë jashtë kornizave dhe praktikave që, sipas tij, ky mision ka aplikuar në raportim, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.
Pavarësisht mënyrës se si raporton UNMIK-u për situatën në Kosovë, ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri mendon se Kosova duhet të angazhohet më shumë në aspektin diplomatik sa i takon kërkesës për shfuqizim të Rezolutës 1244.
Këtë gjë, sipas saj, Kosova do të mund ta bënte duke shfrytëzuar ndihmën e Shteteve të Bashkuara.
“Atë që dua të them është se është fuqia dhe ndikimi diplomatik i SHBA-së, i cili mund të bëjë që të anulohet Rezoluta 1244 nga Këshilli i Sigurimit sepse ajo është baza legale e funksionimit të UNMIK-ut aktual. Natyrisht edhe Kosova mund të zhvillojë diplomaci në këtë drejtim”, thotë Tahiri.

Çfarë ishte dhe çfarë ka mbetur nga UNMIK-u?

Misioni i Kombeve të Bashkuara, UNMIK, u vendos në Kosovë për herë të parë në qershor të vitit 1999.
Ky mision kishte për qëllim që të shërbente si prezencë ndërkombëtare civile dhe ushtarake pas miratimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
OKB-ja e kishte sjellë këtë mision që të ndihmonte në rindërtimin e institucioneve të Kosovës, pasi gjatë luftës sistemi gjyqësor në Kosovë ishte “rrënuar” dhe kishte “nevojë urgjente për të ndërtuar sundim të vërtetë të ligjit, duke përfshirë edhe përmes rindërtimit të menjëhershëm të një gjyqësori të pavarur, të paanshëm dhe shumetnik.”
UNMIK-u pësoi një ristrukturim të thellë në vitin 2008 kur Kosova shpalli pavarësinë dhe në Kosovë arriti një mision tjetër ndërkombëtar, misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX), të cilit iu bartën kompetencat që mbante UNMIK-u.
Aktualisht, UNMIK-u ka prani shumë të kufizuar në Kosovë.
Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, SHBA-ja përsëriti kërkesën për mbyllje të këtij misioni

384 gjoba u shqiptuan në 24 orët e fundit për mosrespektim të masave anti Covid

0

Policia e Kosovës po vazhdon duke shqiptuar gjoba për qytetarët të cilët nuk po i respektojnë masat antiCOVID.

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 384 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID, po ashtu për mosrespektim të rregullave në trafik janë shqiptuar 1603 gjoba.
Ndërsa gjatë ditës të enjte kanë ndodhur 33 aksidente trafiku me dëme materiale, teksa 15 me të lënduar

Është krijuar një vaksinë kundër koronës që jepet nga goja, rezultatet janë premtuese

0

Testimi i një vaksine orale eksperimentale si një vaksinë përforcuese kundër koronavirusit te majmunët, e cila mund t’u jepet njerëzve që tashmë kanë antitrupa nga një vaksinë e mëparshme ose që kapërcejnë sëmundjen, ka treguar rezultate premtuese dhe ka të ngjarë të testohet së shpejti te njerëzit, thotë kompania.

Doza përforcuese orale e vaksinës përdor teknologjinë tradicionale të vaksinës në të cilën një virus bartës i padëmshëm shpërndan proteinat e koronavirusit në qelizat në sipërfaqen e gjuhës ose në mukozën e faqeve dhe fytit, duke stimuluar prodhimin e antitrupave që mund të bllokojnë virusin përpara se të zërë rrënjë në trup, tha Stephen Russell, drejtor ekzekutiv i Vyriad në Rochester, Minesota, i cili drejtoi studimin.

“Jo vetëm që një vaksinë orale kundër Covid-19 do të ishte më e thjeshtë dhe më e pranueshme, por gjithashtu mund të çojë në një imunitet më të mirë sepse administrohet në vendin ku koronavirusi zakonisht hyn në trup”, shtoi ai.

Tek majmunët, një javë pas vaksinimit, nivelet e antitrupave u rritën gati 100-fish, pa asnjë efekt anësor, tha Russell.

Rezultatet e studimit u publikuan në bioRxiv. Vyriad thuhet se po punon me Administratën e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së për të planifikuar provat njerëzore. Puna nuk e ka kaluar ende shqyrtimin e ekspertëve./FrontOnline/

Në rast se Supremja vendos në favor të Rufki Sumës, në këtë datë mund të mbahet rivotimi në Han të Elezit

0

Pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që komuna e Hanit të Elezit të shkojë komplet në rivotim , tashmë është Gjykata Supreme që do ta jap fjalën e fundit lidhur me aprovimin e ankesave të Refki Sumës, kandidatit të pavaur për kryetar të Hanit të Elezit.Nga vendimi i PZAP, afatet kohe janë prej 72 orësh kur Gjykata Supreme duhe të dal me një vendim lidhur me kërkesën e PZAP për Hanin e Elezit.
Gazeta Blic merr vesh se në rast se Supremja vërteton vendimin e PZAP atëherë, rivotimi në Han të Elezit mund të mbahet me 14 nëntor, në ditën edhe kur në disa komuna të Kosovës do të mbahet raundi i dytë për zgjedhje për kryetar të disa komunave.
” 14 nëntori është data me e sakt dhe më e përshtatshme kur atje mund të organizohen sërish zgjedhjet”, ka thënë një burim i Gazeta Blic.I pyetur nëse KQZ-ja ka diskutuar ndonjë datë të mundshme për organizimin e rivotimit, zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi ka thënë se nuk do të bëjnë deklarime derisa çështja të mbyllet.
“Në vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rivotim për Kryetar Komune në Han të Elezit, në të gjitha qendrat e votimit të kësaj komune, ka këshilla juridike sipas të cilës lejohet ankesa në Gjykatën Supreme. Prandaj, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve do të presim që palët t’i shterojnë mundësitë brenda afateve të përcaktuara ligjore, para se të bëjmë deklarime të tjera”, tha Elezi.

Në zgjedhjet e 17 tetorit që u mbajtën të dielën e kaluar, Mehmet Ballazhi i partisë Demorkatike të Kosovës kishte fituar 50,98 për qind.I dyti kishte dalur Refki Suma me 42.47 për qind.Vendimi i PZAP për rivotim në këtë komunë vjen pas ankesa që ka deponuar në këtë institucion Refki Suma nën dyshimet se ka pasur parregullsi gjatë procesit zgjedhor dhe devijim të vullnetit të votës në favor të Partisë Demorkatike të Kosovës në Han të Elelzit.Suma ka mirëpritur vendimin e PZAP, përdersa Ballazhi është shprehur i bindur se do të fitoj sërish në këtë komunë. /Gazeta Blic/.

Nis vaksinimi në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë

0

Që nga sot ka nisur vaksinimi i qytetareve në sheshin “Zahir Pajazitit” në Prishtinë.Tashmë në hapësirën e sheshit është vendosur një tendë ku do bëhet vaksinimi.

Po ashtu, aty është edhe një ambulance në rast të ndonjë urgjence. Ndërkohë, bëhet e ditur se tenda do të vendosen edhe nëpër qytete tjera.

Ndalohet një person për dhunë në familje, policia në Dragash e verifikon që ishte i kërkuar nga gjykata

0

Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se me datë 21 tetor 2021, rreth orës 19:30, policia kishte pranuar një informacion së në fshatin Radesh, Komunë e Dragashit është duke ndodhur një dhunë në familje

Pas pranimit të këtij informacioni zyrtarë hetues nga hetimet rajonalë në Prizren, kanë intervenuar menjëherë duke e identifikuar të dyshimtin pasi i njëjti kishte sulmuar familjarët e tij, njëkohësisht duke i larguar nga shtëpia.

Pas verifikimit për të kaluar e të dyshimtit, i njëjti kishte një mandat arresti nga gjykata themelore në Prizren, pasi ishte përsëritës i veprave penale të dhunës në familje. Në kohën e ndalimit i njëjti ishte nën ndikim e alkoolit duke rezultuar më 1.97%promil alkool.

Andaj, në bazë të urdhër arrestit dhe shkaktimit të dhunës në familje nën ndikim të alkoolit i dyshimti S.H i lindur në vitin 1973, pas informimit të prokurorit të Shtetit në lidhje me rastin, i dyshimti ndalohet në mbajte në afat prej 48 orë, ndërsa më rastin për dhunë në familje janë informuar mbrojtësi i viktimave dhe qendra sociale, thuhet në njoftim /

Betohen sot rekrutët e rinj të FSK-së

0

Sot të mbahet ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj.Ceremonia e rekrutëve të rinj do të mbahet në Kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), “Skënderbeu” në Ferizaj
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj si dhe zyrtarë të tjerë të lartë vendorë e ndërkombëtarë.

Ceremonia do të mbahet duke filluar nga ora 11:00.“Në Kazermën e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj, nesër, më 22 tetor, duke filluar nga ora 11:00, do të mbahet ceremonia e betimit të rekrutëve të rijnë. Në këtë ceremoni do të marrin pjesë: Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj si dhe zyrtarë të tjerë të lartë vendorë e ndërkombëtarë”, thuhet në njoftimin për medie.

Banorët e Krajkut të Hasit paralajmërojnë protesta për shkak të mungesës së rrymës

0

Banorët e fshatit Krajk të komunës së Prizrenit në redaksinë e Televizionit të Prizrenit kanë shprehur shqetësimin e tyre për mungesë së energjisë elektrike pothuajse çdo ditë,  dhe sipas tyre  ka mbi një muaj që ka ndërprerje nga ora 10:00 deri ora 14:00
Disa nga banorët e këtij lokaliteti kanë paralajmëruar protesta në këtë fshat deri në momentin e zgjidhjes së problemit.

Banori i këtij fshati, Dardan Pervizaj, ka thënë se reduktimet e rrymës janë të gjata pa ndonjë arsye konkrete dhe pa ndonjë sqarim konkret nga zyrtarët e KEDS-it. Ai paralajmëron se së shpejti banorëve nuk u ka mbetur asgjë tjetër pos të dalin në protesta. /tvprizreni.net/

Në Spitalin e Prizrenit nuk ka pacientë me Covid-19

0

Në Spitalin e Prizrenit nuk është duke u trajtuar asnjë pacient më Covid-19.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.

Ndërsa, është bërë e ditur se në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 57 pacientë, 24 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv në gjendje të rënduar shëndetësore.

Njoftimi i plotë:

Spitali i Prizrenit nuk ka pacientë me COVID-19

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit, nuk ka në trajtim asnjë pacientë me COVID-19, sikurse edhe në Spitalin e Pejës dhe Vushtrrisë, ndërkaq në spitalet e tjera në trajtim janë 15 pacientë.

Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 57 pacientë, 24 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 11 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 28 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë

Spitali i Gjakovës, 6 pacientë

Spitali i Gjilanit, 3 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë

Spitali i Ferizajt, 4 paciente

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort