Home Blog Page 4216

Gjermania heq Kosovën nga lista e kuqe për COVID-19

0

Nga e diela e ardhshme qytetarët e Kosovës do ta kenë më të lehtë udhëtimin për në Gjermani.

Kjo pasi qeveria gjermane e ka hequr vendin tonë nga lista e kuqe, e cila përbëhet nga vende që kanë shkallë të lartë të infektimit me koronavirusin COVID-19.Ndërkaq, në vendimin e ri të qeverisë gjermane thuhet se do të klasifikohen dy shtete të BE-së si zona të rrezikshme për shkak të koronavirusit – Kroacia dhe Bullgaria.

Njoftimi erdhi të premten nga instituti “Robert Koch”, agjenci kjo në varësi të Ministrisë Gjermane të Shëndetësisë, përgjegjëse për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve.Vendimi i ri hyn në fuqi të dielën, më 24 tetor.

16 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

0
22 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.287 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.525.230 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 691.004 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 2.115 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
ℹ Sot janë shëruar 45 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.151. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 481.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit në tregjet e energjisë elektrike Shqipëri–Kosovë

0

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), Enti Rregullator i Energjisë së Shqipërisë (ERE), dhe operatorët e sistemeve të transmetimit të Shqipërisë dhe Kosovës (OST dhe KOSTT), të mbështetur nga USAID, kanë nënshkruar më 21 tetor 2021 në Tiranë, Marrëveshjen Kornizë të bashkëpunimit të tregjeve të energjisë elektrike.

Kjo Marrëveshje përcakton të drejtat, detyrimet dhe hapat e nevojshëm që palët nënshkruese duhet të ndërmarrin për të bashkëpunuar në lidhje me organizimin e tregjeve të bashkuara të energjisë elektrike të një ditë më herët dhe brenda ditës, për sa i përket roleve dhe përgjegjësive në lidhje me operimet, administrimin dhe vendimmarrjen, përmes organizimit të alokimit të kapaciteteve ndërkufitare të transmetimit në kufijtë e tyre të përbashkët një ditë më herët dhe brenda ditës.

Në njoftim thuhet se bashkimi i tregjeve të energjisë elektrike do të kontribuojë në zgjerimin e sigurisë së furnizimit me energji elektrike dhe rritjen e konkurrencës në tregjet e energjisë elektrike si dhe në ruajtjen dhe zgjerimin e një tregu me çmime të drejta.

“Ky bashkëpunim do të përforcojë shfrytëzimin më efikas të interkoneksioneve të përbashkëta ndërkufitare përmes metodave objektive, të bazuara në treg jo-diskriminuese dhe transparente.

Po ashtu përmes këtij bashkëpunimi do të ofrohet hyrja korrekte dhe jo-diskriminuese në tregun e ditës në avancë dhe brenda ditës duke nxitur efiçiencë të përfitimeve në të dy tregjet e energjisë elektrike.

Ky bashkëpunim, si i pari në rajon në një treg të përbashkët, do të shërbejë si nxitje për zgjerimin e bashkimit të më shumë tregjeve në rajon e me gjerë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

KQZ miraton Planin operacional për balotazhin, fushata zgjedhore do të jetë pesë ditë

0

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka bërë të ditur se KQZ tashmë ka miratuar planin operacional për organizimin e raundit të dytë të zgjedhjeve.

Elezi bëri të ditur se fushata zgjedhore për balotazhin do të jetë pjesë ditë, nga 8 nëntori deri më 12 nëntor.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar planin operacional për organizimin e raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave…. Fushata zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët për kryetarë do të jetë pesë ditë. Do të fillojë nga 8 nëntori dhe do të përfundojë më 12 nëntor”, tha ai.

Zëdhënësi i KQZ-së bëri të ditur se për votuesit nga jashtë që janë regjistruar nga 10 korriku deri më 18 gusht, KQZ ka vendosur 15 ditë në dispozicion që t’i dërgojnë fletëvotimet e tyre përmes postës

Ai tha se kjo do të fillojë nga 29 tetori, ndërkaq fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ më së largu deri më 12 nëntor. /Telegrafi

Në UP nuk përfillen masat kundër pandemisë

0

Pa ndonjë pengesë, studentët në Fakultetin Juridik e Ekonomik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” hyjnë brenda objektit ku kanë nisur të mbahen ligjëratat.Edhe pse të gjitha fakultetet kanë autorizuar të paktën një person që të kontrollojë në hyrje të objekteve nëse po respektohen masat kundër koronavirusit, por të njëjtit, për një kohë të gjatë nuk janë parë në hyrje të fakulteteve.Mungesë e këtij kontrolli vërehet edhe në fakultetet e tjera, si ai i Arteve dhe ai i Edukatës Fizike.

Prorektori për Zhvillim dhe Cilësi, Elton Bahtiri, thotë për Radion Evropa e Lirë se strukturat e fakulteteve kanë vendosur persona përgjegjës për të kontrolluar të gjithë studentët që hyjnë në fakultete nëse janë të vaksinuar kundër koronavirusit.Megjithatë, ai nuk është i sigurt nëse kontrollohen të gjithë studentët.“Ky personi përgjegjës duhet të kërkojë nga gjithsecili person që futet në fakultet dëshminë e vaksinimit apo testet e caktuara. Në të kundërtën, ata që nuk janë të vaksinuar duhet të kthehen prapa”, thotë Bahtiri.

Në Rektoratin e UP-së thonë se mbi 84,000 studentë janë të vaksinuar me dozën e parë, ndërsa 58,536 janë të vaksinuar plotësisht, me të dy dozat e vaksinës.Prodekani i Fakulteti Juridik, Florent Muçaj, në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, thotë se në kuadër të këtij fakulteti personeli i sigurimit është angazhuar që të bëjë kontrollet për vaksinim, ashtu siç kërkohet edhe me vendimin e qeverisë. Sipas tij, këto kontrolle bëhen në mënyrë të rregullt.“Ne kemi bërë çfarë është e mundur brenda hapësirave që kemi, që në mënyrë rigoroze t’i respektojnë rregullat kundër COVID-19. Keni parasysh edhe faktin që ndajmë të njëjtin objekt me Fakultetin Ekonomik dhe respektivisht përgjegjësitë janë të ndara”, thotë Muçaj.

Mirëpo, kur gazetarët e Radios Evropa e Lirë ishin të pranishëm në hyrje të këtyre dy fakulteteve, studentët nuk kontrolloheshin në hyrje dhe as personat përgjegjës për këto kontrolle nuk gjendeshin në hyrje të objekteve.Brenda Fakultetit Juridik, në sallat ku mbahen ligjëratat, janë të vendosura shenjat që ua bëjnë me dije studentëve ku duhet të ulen në mënyrë që të mbajnë distancën fizike, të kërkuar sipas masave të qeverisë.

Nexhmie Vokshi, profesoreshë në Fakultetin Ekonomik, thotë për Radion Evropa e Lirë se vetëm studentët e vaksinuar dhe ata që ofrojnë dëshmi se nuk janë të infektuar me koronavirus, mund t’i ndjekin ligjëratat.“Gjithsesi, studentët duhet të jenë të vaksinuar. Ende nuk kemi ndonjë vendim ose rregull se a duhet edhe profesori të kërkojë dëshmi nga studentët se a janë të vaksinuar përveç kontrolleve që u bëhet në hyrje nga sigurimi”, shprehet Vokshi.

Punëtorët e sigurimit, vetëm pas qëndrimit të gazetarëve të Radios Evropa e Lirë në disa fakultete, nisën kontrollimin e studentëve.Disa punëtorë të sigurimit thanë se nuk ka staf të mjaftueshëm që të kontrollohen të gjithë studentët.Kontrolle, mesditën e së martës, më 19 tetor, nuk kishte as në hyrje të Fakultetit Filozofik e as në atë të Filologjisë.Disa nga studentët e anketuar nga Radio Evropa e Lirë thanë se janë të vaksinuar me të dyja dozat e disa me një. Ata kanë mendime të ndryshme rreth asaj se a duhet të lejohen të hyjnë në sallën ku mbahen ligjëratat edhe studentët që nuk janë të vaksinuar.Kujtimi, student në Fakultetin Ekonomik, thotë se me kohë është vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit.

Për të, nuk do të ishte problem që një koleg i tij t’i përcjellë ligjëratat edhe nëse nuk do të ishte i vaksinuar.“Unë jam pajtuar me të se ky virus do të jetë gjatë në mesin tonë”, thekson ai.Por, ndryshe mendon Albiona Mollopolci, e cila thotë se nuk do të pranonte të merrte pjesë në një ligjëratë me dikë që është i pavaksinuar kundër koronavirusit.“Nuk do të doja të jem afër dikujt që nuk është i vaksinuar. Pse të infektohem unë nga ai, kur ai e ka mundësinë që të vaksinohet?”, thotë Mollopolci.E, sipas Sara Beqanit, që studion në Fakultetin Juridik, masat kundër pandemisë COVID-19 duhet të respektohen kudo.“

Të gjithë jemi të rrezikuar, të vaksinuar e të pavaksinuar. Edhe për mua do të ishte problem që të rrija në një ligjëratë me dikë që nuk është i vaksinuar”, u shpreh ajo.Sipas drejtoreshës së Institutit të Shëndetësisë Publike në Mitrovicë, epidemiologes Teuta Fejza, mosrespektimi i masave mund të rrisë rastet me koronavirus.“Masat mbrojtëse janë të caktuara dhe nëse ato nuk respektohen kudo, jo vetëm në fakultete, rastet mund të rriten. Në këtë rast, edhe fakultetet mund të jenë burim i infektimeve”, thotë Fejza.

Ditëve të fundit numri i rasteve me COVID-19, në Kosovë ka rënë ndjeshëm, ndërkohë mosrespektimin i masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë vërehet kudo, sidomos në rrugë ku njerëzit nuk bartin maska. Mosrespektimi i masave sidomos vërehet nëpër kafiteri.Sipas masave, të cilat janë në fuqi nga data 27 shtator, institucionet, por edhe bizneset e gastronomisë janë të obliguara që të caktojnë një apo më shumë persona përgjegjës, që do të kontrollojnë posedimin e certifikatës së vaksinimit ose testet negative për COVID-19.

Nikolla: Këshilli i Evropës do të jetë i paplotë derisa të pranojë Kosovën

0

Kryeparlamentarja e Shqipërisë, Lindita Nikolla mori sot fjalën në konferencën e kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, në Athinë, ndërsa vuri theksin në kontinentin evropian, si kontinenti i asimetrive, dhe më konkretisht në dallimin midis vlerave që qëndrojnë në themel të Këshillit të Evropës dhe qëndrimeve të disa vendeve anëtare të BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor.

Vlerat që mbron e zhvillon organizata e madhe pan-evropiane, Këshilli i Evropës, janë të pa garantuara, për sa kohë që Ballkani Perëndimor do të mbetet jashtë dyerve të BE dhe Kosova jashtë Këshillit të Evropës, ishte apeli i kryeparlamentares Nikolla.

“Ndërsa Këshilli i Evropës, familja evropiane, është zgjeruar në 47 anëtarë, në shtëpinë evropiane, pra Bashkimin Evropian, kanë hyrë deri tani vetëm rreth gjysma e tyre. E ardhmja e qytetarëve evropianë do të jetë ajo që dëshirojmë e ëndërrojmë, atëherë kur në shtëpinë evropiane do të hyjnë të gjithë kombet që përbëjnë familjen evropiane. Vlerat rreth të cilave, ne kombet evropiane, jemi bashkuar në Këshillin e Evropës nuk mund të jetërsohen nëse politikat e zgjerimit të BE-së do të nisen jo nga meritat, por nga ambicie të tjera, të cilat përfitojnë nga parimi i konsensusit”, tha Nikolla.

“Këshilli i Evropës do të mbetet i paplotë, derisa të pranojë Kosovën, shtetin më të ri të Evropës, një shtet i ri i krijuar nga Evropa atlantike, bashkë me aleatët strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh ajo, raporton KP.

“Asimetria tjetër lidhet me gjendjen e sotme në Bashkimin Evropian dhe ngurrimet në hapat e zgjerimit. Po hyjmë në dekadën e katërt të valës së demokratizimit në kontinent dhe kufijtë gjeografikë e kulturorë të Evropës, janë ende larg kufijve politikë të saj, Bashkimit Evropian. Në emër të së ardhmes së përbashkët të qytetarëve të saj, Evropa duhet të afrojë kufijtë politikë me kufijtë e saj gjeografikë”, theksoi Nikolla.

“Një pjesë e kontinentit, që para rënies së Murit të Berlinit quhej Evropa Qendrore e Lindore, edhe pse me shpejtësi të ndryshme, u integrua gradualisht në BE. Pjesa që mbeti jashtë, erdhi duke u rrudhur, në fillim Ballkani, dhe sot në atë që të gjithë e quajmë Ballkani Perëndimor”, tha Nikolla.

“Si kryeparlamentare, por edhe si qytetare e njërit prej këtyre vendeve, dëshiroj të ngre shqetësimin se termi Ballkani Perëndimor, nga një term gjeografik, ka marrë sot një konotacion të qartë politik, disa herë edhe negativ. Dhe kjo ndodh ngaqë politikat e zgjerimit nuk kanë mundur të kapërcejnë dot pengesat e paragjykimet për vendet tona. Ne po mbajmë radhën para portave të BE-së, e cila duhej të ishte prej kohësh, edhe shtëpia e jonë. Duhet ta kuptojmë të gjithë se Ballkani Perëndimor është një vlerë e shtuar dhe jo një problem i shtuar i Bashkimit Evropian”, nënvizoi Nikolla.

“Për t’u bindur se kjo situatë është e pamerituar duhet të mbajmë parasysh kontributin e secilit prej kombeve evropianë për Evropën. Ne do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë nëse do të kontribuojmë që kontinenti ynë të zbusë këto asimetri. Të bashkëpunojmë për një kontinent që u takon njëlloj të gjithë banorëve të tij. Ku termat ‘Evropa Juglindore dhe Ballkani Perëndimor do t’i takojnë vetëm historisë. Ku mozaiku etnik e fetar do të jetë një pasuri e jo një burim grindjesh e konfliktesh. Ku udhëheqësit nuk do të grinden nëse do të pranojnë apo jo emigrantë apo të përndjekur nga jashtë kontinentit. Kjo është Evropa që meritojnë qytetarët e saj, qytetarët tanë”, nënvizoi në fjalën e saj kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Dështon mbledhja e Komisionit për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së

0

Në mungesë të kuorumit e pas shumë debatesh ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit Ad Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.

Komisioni nuk ka arritur që të shqyrtojë as listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së.

Me këtë rast deputetët nuk kanë rënë dakord për caktimin e datës së intervistimit për anëtarët e Bordit të RTK-së.

Kryetari i Komisionit, Armend Zemaj tha se nga e hëna do të fillojë intervistimi i kandidatëve,“Prej të hënës në mëngjes, në ora 09:00 të përgatiten, ka me filluar intervisitmi i kandidatëve”.“Do të shkojmë me formën e intervistimit me gojë e di që ka me pas zgjatje dhe na duhet kohë një javë, për minutazhin do të dakordohemi. Momentin që fillon fushata”.

Deputeti i VV-së Armend Muja, ka propozuar që dita e premte të jetë ditë intervistimi, pasi që sipas tij, e hëna është shumë afër dhe nuk ka nevojë për ngut.

“Duhet të dakordohemi për mënyrën e intervistimit, jo të gjithë anëtarët janë prezent se për shkak të agjendës”.Deputetja e PDK-së Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar që mazhornaca ta krijojë shumicën, raporton EO.

“Nëse nuk është opsion se e hëna, komisionet nuk shtyhen sepse anëtarët e tjerë që i bien ligjet në kuvend, të sigurohet mazhoranca dhe të jenë edhe deputetët këtu, nëse mundemi me filluar prej të hënës i lëmë pesë ditë angazhim”.

Pas këtyre mospajtimeve e para që ka dalë nga mbledhja e Komisionit, ka qenë deputetja e AAK-së, Albana Bytyçi, duke pamundësuar edhe kuorumin.

Zbulohet laboratori i kriptomonedhave në Krujë

0

Një laborator bitcoin në Krujë është zbuluar gjatë aksionit të OSHEE-së në zonën e Krujës, pasditen e djeshme.Laboratori bëhet i ditur nga burime lokale policore se u zbulua në një banesë të marrë me qira, ku ndodhej dhe pajisja kompjuterike e teknologjisë së lartë që përdoret për dizenjimin e parave digjitale, hedhja në tregun virtual të të cilave konsiderohet e paligjshme në vendin tonë.

Objekti ishte në listën e abonentëve të dyshimtë të OSHEE-së për vjedhje të energjisë elektrike dhe vetëm pas dyshimeve dhe bashkëpunimit me policinë u arrit të konstatohet pajisja kompjuterike që përdorej për krijimin e kriptomonedhave.

Nuk ka ende detaje se cili lloj i kriptovalutës përdorej në këtë laborator dhe nëse kishte nisur të hidhej në tregun virtual për të kryer transaksione me të dhe nëse ka persona të mashtruar përmes kësaj forme pagese, që konsiderohet mjaft problematike.

Pajisja e gjendur brenda objektit është sekuestruar, ndërsa nën akuzë është vënë personi që ka në përdorim objektin përmes marrjes me qira.

Osmani: Ushtarët tanë do të jenë kudo që rrezikohen interesat e shtetit tonë dhe aleatëve

0

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka marr pjesë në ceremoninë e betimit të rekrutëve të rinj, të mbajtur në Kazermën e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj, ndërkaq tha se ushtarët e Kosovës do të jenë kudo që rrezikohen interesat e shtetit, të aleatëve amerikanë e evropianë.

Osmani para të pranishmëve tha se sot është ditë e veçantë për ushtrinë tonë dhe se FSK forcon radhët e veta dhe dëshmon përkushtimin e vajzave dhe djemve që marrin përgjegjësi të reja.“Prej sot shteti ynë është edhe më i fortë. Këta 112 rekrutë tashmë janë ushtarë të shtetit të Kosovës, të shtetit tonë të pavarur e sovran e me territor të pacenueshëm, të përgatitur dhe të gatshëm për t’i dalë zot atdheut kurdo që të jetë nevoja…

“Jam krenare që mesin e 180 rekrutëve janë edhe 12 ushtare. Hapja e FSK-së ndaj vajzave dhe grave është nevojë dhe domosdoshmëri”, tha ajo.Presidentja e vendit tha se FSK është në funksion të mbrojtjes së sovranitetit dhe paprekshmërisë së territorit të shtetit.“Ushtarët tanë do të jenë kudo që rrezikohen interesat tona, por edhe ato të aleatëve amerikanë, evropian e më gjerë…”, tha ajo.

Më tej, komandantja supreme e FSK-së iu drejtua rekrutëve të rinj duke se “në ushtrinë e kombeve ne do të përfaqësohemi dinjitetshëm nga secili prej jush…duke ngre lart flamurin jeni në krye të zbatimit të detyrave me profesionalizëm, integritet dhe ndershmëri”.

60 mijë aplikime për shtesat e fëmijëve

0

60 mijë aplikime për shtesat për fëmijë janë bërë deri tani, njofton Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Aplikimi është i hapur për të gjithë fëmijët e lindur në periudhën 2015-2021 nga 11 shtatori i këtij viti, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç është njoftuar më parë nga kjo ministri, lehonat do të marrin nga 170 euro ndërsa, fëmijët e moshës 0-24 muaj, nga 20 euro në muaj.

Aplikimi mund të bëhet në këtë link: https://ekosova.rks-gov.net/Security/Index?.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort