Home Blog Page 4215

Një muaj paraburgim për punonjësin e AKI-së, dyshohet për pesë vepra penale

0

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur një muaj paraburgim për të pandehurin M.K., i cili dyshohet për pesë vepra penale.

I dyshuari ishte punonjës i Agjencisë së Inteligjencës të Kosovës, ndërsa dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Keqpërdorimi i informatës zyrtare”, “Hyrja në sistemet kompjuterike”, “Zbulimi i informacioneve të klasifikuara dhe mos ruajtja e informacioneve të klasifikuara” dhe “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”.

“I pandehuri M.K. dyshohet nga Prokuroria se në cilësinë e personit zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar ka tejkaluar kompetencat e tij dhe nuk i ka përmbush detyrat zyrtare të tij, në atë mënyrë që pa autorizim ka ndërhyrë në sistemin kompjuterike të AKI-së dhe me këtë dyshohet se ka kryer veprat penale të cekura më lartë”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Prizreni prin me numrin e të vaksinuarve brenda një dite

0

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë administruar 5 mijë e 287 doza të vaksinës kundër Covid-19.

MSh-ja ka njoftuar se nga 5 mijë e 287 doza kundër virusit që janë administruar sot, 658 prej tyre janë dhënë në komunën e Prizrenit.

Në Prishtinë për 24 orë janë administruar 539 doza të vaksinës, në Ferizaj 403 doza të vaksinës, në Gjilan janë administruar 313 doza të vaksinës.

Kurse në komunën e Pejës janë administruar 308 vaksina brenda një dite, në atë të Skenderajt 293, në Malishevë 270 doza të administruara, në Gjakovë janë 265 doza të vaksinës brenda një dite. Kurse, në Podujevë janë administruar 258 doza dhe në Mitrovicë 242.

Sipas MSh-së, numri total i dozave të administruara ka shkuar në 1.525.230.

Të vaksinuar me dozën e parë janë 834 qytetarë, teksa me të dyja dozat janë vaksinuar 691.004 qytetarë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 16 raste pozitive me koronavirus.

Gjatë kësaj kohe janë shëruar 45 persona, teksa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Numri i rasteve aktive është 481.

Haradinaj mbështet vendimin për dëbimin e dy zyrtarëve rusë nga Kosova

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbështetur kërkesën e Presidentes Osmani dhe vendimin e MPJD për shpalljen persona të padëshiruar dhe dëbimin e dy zyrtarëve rus nga Kosova.

Kreu i AAK-së, ka thënë se “askush që ushtron aktivitete që cenojnë sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, nuk është i dëshiruar në vendin tonë”.

“Në këtë frymë, mbështes kërkesën e Presidentes Osmani dhe vendimin e MPJD për shpalljen persona të padëshiruar dhe dëbimin e dy zyrtarëve rus nga Kosova”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook.

“Secili që tejkalon rregullat e qëndrimit në vendin tonë, duhet të trajtohet sipas ligjit. Ndikimi rus në destabilizimin e Kosovës dhe rajonit, duhet të luftohet me vendosmërinë më të madhe nga institucionet tona”, ka shkruar lideri i AAK-së.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se janë shpallur ‘non grata’ dy zyrtarë rusë.

Osmani në një postim në Facebook bën të ditur se kërkuar nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, t‘i shpallë persona non grata dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë.

Ndërsa sot, MPJD-ja ka nxjerrë vendimin për shpalljen e këtyre dy zyrtarëve rusë persona të padëshirueshëm dhe në të njëjtën kohën i ka njoftuar institucionet ligj zbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e tij.

Ministri Murati: Sot është bërë ekzekutimi i pagesës për të gjitha pensionet e rregullta

0

Ministri Hekuran Murati njofton se sot është bërë ekzekutimi i pagesës për të gjitha pensionet e rregullta.

Ai përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook tha se është korrigjuar rasti i pezullimit të pensioneve për disa pensionistë të cilëve u ishte kërkuar të paraqiteshin në zyrat marrë pensionin e muajit shtator.

“Javën që shkoi është korrigjuar edhe rasti i pezullimit të pensioneve për disa pensionerë, të cilëve u ishte kërkuar të paraqiteshin në zyrat rajonale për të marrë pensionin e muajit shtator, përkundër faktit që një gjë e tillë nuk është e nevojshme sipas vendimit në fuqi” tha Murati.

Të gjithëve u është rikthyer statusi i pensionerit aktiv, dhe javën e kaluar kanë pranuar pensionet e muajit shtator, ndërsa sot kanë pranuar edhe pensionin për muajin tetor.

Gexha-Bunjaku: Mbi 60 përqind e popullsisë janë vaksinuar me dozën e parë, mbi 50 përqind me të dytën

0

Ushtruesja e detyrës së Ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, sot vizitoi ekipet e mobile të vaksinimit, të cilat sot për herë të parë zhvilluan procesin e vaksinimit në terren, konkretisht në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Ministrja tregoi se vaksinimi anti-COVID në terren po bëhet nga ora 10 deri në orën 17:30.

“Sot u vaksinuan 60 qytetarë këtu, me dozën e parë të vaksinës”, tha Gexha-Bunjaku.

“Kjo ecuri nuk do të ndalet, madje do të zgjerohet në qendra urbane, zona me frekuentim të lartë dhe zonat rurale”, shtoi ajo.

Tutje, ministrja bëri thirrje për vaksinim tek ata të cilët ende kanë hezitim.

“Vaksinimi është mënyra më e lehtë për të kaluar pandeminë, është shumë e rëndësishme që të rinjtë të përfshihen në procesin e vaksinimit”.

“Tashmë kemi mbi 60 përqind të popullsisë të vaksinuar me dozën e parë, si dhe mbi 50 përqind të imunizuar me dy dozat”.

KQZ-ja aprovon mbi 9 mijë zarfe me fletëvotime nga diaspora

0

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka bërë të ditur se shërbimi votues i KQZ-së ka përfunduar punën në vlerësimin dhe verifikimin e rreth 5 mijë e 700 pakove të supozuara me fletëvotime të cilat kanë ardhur përmes postës nga 15 shtatori deri më 15 tetor.

Elezi njoftoi se janë aprovuar 9 mijë e 610 zarfe të individualizuara me fletëvotime, ndërsa janë refuzuar 1 mijë e 324 të tilla pasi nuk janë në përputhje me kriteret ligjore.

“Shërbimi votues i KQZ-së ka përfunduar punën në vlerësimin dhe verifikimin e rreth 5 mijë e 700 pakove të supozuara me fletëvotime të cilat kanë ardhur përmes postës (15 shtator – 15 tetor). Brenda këtyre pakove të supozuara me fletëvotime janë konstatuar 10 mijë e 934 zarfe të individualizuara me fletëvotime. Nga procesi i vlerësimit nga shërbimi votues, janë aprovuar 9 mijë e 610 zarfe të individualizuara me fletëvotime, ndërsa janë refuzuar 1 mijë e 324 të tilla pasi nuk janë në përputhje me kriteret ligjore. Fletëvotimet që ndodhen brenda këtyre zarfeve do të numërohen gjatë fundjavës këtu në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”, potencoi ai.

Sa i përket votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta Elezi tha se janë në fazën gati përfundimtare të verifikimit para se të bëhet numërimi i tyre por që ka mbetur që të krahasohen votuesit me kusht me qytetarët që kanë votuar në vendvotimet e rregullta, në mënyrë që ta dijmë nëse një person ka votuar dy herë: në vendvotimin me kusht, por edhe në vendvotimin e rregullt. Kjo është vepër penale.

Kurse për vëzhgim të zgjedhjeve të këtij raundi, KQZ-ja ka vendosur që subjektet politike garuese, OJQ-të, organizatat ndërkombëtare, misionet diplomatike dhe mediat të konfirmojnë listat me vëzhguesit që duan t’i angazhojnë sërish, si dhe të aplikojnë për vëzhgues shtesë.

Aplikimi për akreditim të vëzhguesve shtesë të subjekteve politike, OJQ-ve, vëzhguesve ndërkombëtar dhe mediave, fillon më 28 tetor dhe përfundon më 8 nëntor./Kp/

Petkoviqi kërkon reagimin e BE-së ndaj deklaratës së Bislimit se nuk do të ketë Asociacion

0

Shefi i zyrës zë ashtuquajtur për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të reagojë ndaj zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i cili tha se nuk do të formohet një asociacion i komunave me shumicë serbe. Këto, Petkoviq i quajti mesazhe “të rrezikshme nga Prishtina për shkeljen e marrëveshjes dhe bashkimit të komunave serbe”.

“Deklaratat e fundit të kryenegociatorit të Prishtinës Besnik Bislimi se nuk do të formojnë Asociacionin e Komunave Serbe janë kulmi i papërgjegjshmërisë dhe cinizmit dhe e prishin drejtpërdrejt vazhdimin e dialogut me Beogradin”, tha ai.

Petkoviq e quajti këtë një kolaps të dialogut dhe çdo marrëveshjeje të ardhshme, duke shtuar se “deklaratat shantazhuese dhe të njëanshme nga Bislimi nuk ndihmojnë në normalizimin e marrëdhënieve apo kërkimin e një zgjidhjeje kompromisi”.

Dy zyrtarë rusë shpallen persona non grata në Kosovë

0

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës ruse në Kosovë janë shpallur persona non grata. Osmani ka theksuar në Facebook se kjo është bërë për shkak të aktivitetit të tyre të dëmshëm, “i cili ka cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetutës të Republikës së Kosovës.

“Sot, MPJD-ja ka nxjerrë vendimin për shpalljen e këtyre dy zyrtarëve rus persona të padëshirueshëm dhe në të njëjtën kohën i ka njoftuar institucionet ligjzbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e tij. Institucionet e Republikës së Kosovës janë të vendosura në luftën kundër ndikimit malinj të Federatës Ruse dhe satelitëve të saj në rajon, të cilët synojnë rrënimin e arritjeve tona dhe të SHBA-ve, NATO-s, dhe BE-së. Për këtë arsye do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me aleatët tanë amerikanë dhe evropianë për ta parandaluar tentimin që Kosova dhe rajoni ynë të jenë pre e ambicieve destablizuese të Federatës Ruse”, thuhet në statusin e saj.

Osmani theksoi se i ka bërë paraprakisht kërkesë zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, për shpalljen e këtyre dy zyrtarëve persona non grata.

“I siguroj qytetarët e vendit se institucionet e Republikës së Kosovës nuk do të hezitojnë të veprojnë çdoherë kur cenohet siguria dhe rendi kushtetues në vend.”

Pritet zgjatja e orarit të gastronomisë deri në ora 23:00, ora policore nga 00:00-05:00

0

Masat anti-Covid do të vazhdojnë të jenë pothuajse të njëjta me ato të miratuara më 27 shtator. Ndryshim pritet të ketë në orarin e kufizimit të lëvizjes dhe në atë të gastronomisë.

Ushtruesja e detyrës së ministrit të Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, sot ka takuar përfaqësues të Asociacionit të Komunave të Kosovës, me të cilët ka diskutuar masat anti-Covid.

Drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se në këtë takim kanë marrë pjesë vetëm dy kryetarë komunash, pasi MSH-ja nuk ka njoftuar me kohë për takimin e sotëm.

Ai ka deklaruar se komunat kanë propozuar që të hiqet ora policore dhe maska kur një person është i vetëm në ambient të jashtëm, por kjo nuk është miratuar nga MSh-ja.

Ibrahimi bëri të ditur se do të ketë ndryshime sa i përket lirisë së lëvizjes dhe orarit të gastronomisë.

“Takimi ishte informues, jo koordinues. Kanë marrë pjesë vetëm kryetari i Mamushës dhe Suharekës. Ora policore do të jetë nga ora 00:00-05:00, ndërkaq orari i gastronomisë do të zgjatet deri në orën 23:00”, ka deklaruar Ibrahimi.

Ai tha se në takimin e sotëm AKK-ja ka paraqitur edhe listën e shteteve në të cilat nuk ka orë policore dhe maskat nuk janë të obligueshme në ambiente të jashtme, por që nuk është marrë parasysh nga Gexha-Bunjaku.

Masat e diskutuara sot, pritet të miratohen në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë së Kosovës.

Pesë muaj burgim dhe 200 euro gjobë të akuzuarit nga Malisheva sepse i mori 335 shtylla metalike me qira dhe i shiti

0

Malishevë – B. Q. është dënuar me pesë muaj burgim efektiv dhe 200 euro gjobë pasi ka pranuar se ka përvetësuar 335 shtylla metalike të cilat i kishte marrë me qira nga S.E. dhe të njëjtat i kishte shitur.

Sipas aktgjykimit të shpallur në Gjykatën Themelore të Gjakovës, dega Malishevë, nga gjykatësi Lulzim Paçarizi, i akuzuari është ngarkuar me paushallin gjyqësor në shumën prej 30 euro si dhe taksën për kompensimin e viktimave të krimit në shumën prej 30 euro, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në seancën fillestare të mbajtur më 19 tetor, i akuzuari Q.i e kishte pranuar fajësinë.

Aktakuza e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, e ngritur në janar të 2020-ës, e ngarkon B. Q. se nga muaji janar deri në muajin shkurt të vitit 2018, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, në vazhdimësi e mashtron të dëmtuarin S. E.

Sipas aktakuzë, i akuzuari paraqitet tek shtëpia e të dëmtuarit në fshatin Ngucat të Malishevës, dhe ia kërkon për t’ia marrë 200 shtylla metali kinse me qira, dhe ia paguan 200 euro për një muaj me kusht që shtyllat të kthehen dhe nuk ia kthen asnjëherë.

Në aktakuzë thuhet se pas kësaj i akuzuari 20 ditë më vonë përsëri e kontakton të dëmtuarin dhe ia kërkon edhe 135 shtylla të tjera metalike, kinse me qira, të cilat i dëmtuari i dërgon deri në fshatin Kijevë, dhe ia dorëzon një personi i prezantuar si punëtor i të akuzuarit.

Sipas aktit akuzues, i akuzuari për këto shtylla nuk bën pagesën asnjëherë, e po ashtu të njëjtat nuk i kthen më tek i dëmtuari, por i shet tek personat e tjerë, me çka të dëmtuarit i ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm material.

Me këtë, ai akuzohet se ka kryer veprat penale “mashtrimi” në vazhdimësi, nga neni 335, paragrafi 1, lidhur me nenin 81, paragraf 1, të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me gjobë dhe me burgim prej tre muaj deri në tre vjet. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort