Home Blog Page 4214

Ambasada ruse në Serbi për të shpallurit non grata: Ky vendim nuk ka asnjë efekt juridik

0

Ambasada ruse në Serbi e ka komentuar vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, ku shtetas rusë janë shpallur si ta padëshirueshëm.

Ata kanë thënë se ky vendin nuk ka asnjë efekt juridik.

“Ne nuk e njohim “pavarësinë” e Kosovës dhe në përputhje me rrethanat, “qeverinë” rajonale dhe strukturat e tjera. “Për ne asnjë vendim i Prishtinës nuk ka fuqi ligjore”, thuhet në reagimin e Ambasadës ruse të Serbisë.

Albulena Haxhiu: Është koha që Sylë Hoxha të dalë para drejtësisë!

0

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shkruar për dyshimet se ish-kryeprokurori Sylë Hoxha, së bashku me ish-shefin e AKI-së, Driton Gashi, kanë bërë marrëveshje për të përfshirë si agjentë të AKI-së dy persona fiktiv që të dëshmojnë kundër anëtarit të VV-së, Sabri Ramabaja në gjykatë.

“Pas skandalit të Sylë Hoxhës kundrejt Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës, le ta kujtojmë edhe faktin që Sylë Hoxha ishte prokuror edhe në rastin e Astrit Deharit”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

“Është koha që ky person të thirret para përgjegjësisë penale”.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Inskenoi kidnapimin e vet për t’ia marrë 5 mijë euro nënës së tij, dënohet me 900 euro gjakovari

0

Gjykata Themelore në Gjakovë e ka dënuar me 900 euro gjobë të akuzuarin për mashtrim në tentativë E.K. Ai ngarkohet se ka inskenuar kidnapimin për t’ia marrë nënës së tij pesë mijë euro,

Sipas aktgjykimit të përpiluar nga gjykatësja Diana Sina, i akuzuar fillimisht është dënuar me 200 euro gjobë dhe 90 ditë burgim.

Mirëpo, me pëlqimin e të akuzuarit dhe mbrojtësit të tij, dënimi me burgim i është zëvendësuar në dënim me gjobë në shumën prej 700 euro.

Më pas, ndaj të akuzuarit është shqiptuar dënimi unik me gjobë në shumën prej 900 euro, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, i akuzuari E.K e kishte pranuar fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohet në seancën fillestare.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, E.K po akuzohet se më 30.06.2020, rreth orës 16:30, në Gjakovë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, duke paraqitur fakte të rreme tenton ta mashtron apo vë në lajthim nënën e tij, këtu të dëmtuarën Z.K, që të kryejë veprim në dëm të pasurisë së saj.

Tutje sipas aktakuzës, ai këtë e ka bërë në atë mënyrë që pasi i pandehuri del nga shtëpia, përmes telefoni kontakton motrën e tij A.K., duke i shkruar se kinse është rrëmbyer nga dy persona për shkak të një borxhi në vlerë prej 5000 euro, si dhe duke i dërguar disa foto ku i pandehuri shihet i shtrirë, me paralajmërimin se nëse ky borxh nuk paguhet deri ne ora 17:50, të njëjtin do ta vrasin, ku pasi rastit lajmërohet në polici, nga zyrtarët policor është kontaktuar në telefon i pandehuri, i njëjti kishte deklaruar se është ne shtëpi, ashtu që pas intervistimit të të njëjtit është vërtetuar se nuk ka qenë i rrëmbyer nga askush.

Për këtë, ai po akuzohet se ka kryer veprën penale “mashtrimi në tentativë”, nga neni 323 paragrafin 1 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal. Në paragrafin 1 të nenit 323 ku flitet për “mashtrim” parashihet dënim me gjobë dhe me burgim prej 3 muaj deri në 5 vjet burgim për paraqitje të fakteve të rreme, mashtrimit për të dëmtuar personin tjetër. Në nenin 28 përshkruhen dënime kur dikush tenton të kryejë vepër penale por se elementet e veprës penale nuk janë kryer. Aty parashihet dënim sikur vepra të ishte kryer por gjykatës i jepet mundësia edhe t’ia zbusë dënimin.

Arrestimi i ish-zyrtarit të AKI-së, Musliu: Inteligjenca dëshmoi se është e zonja të pastrojë veten

0

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, vlerëson se detektimi dhe arrestimi i ish-punonjësit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, i cili dyshohet se ka zbuluar informacione që rrezikojnë sigurinë e vendit, është sukses për këtë institucion, pasi që është parandaluar rrjedhja e informacioneve. Rekomandon krijimin e një instrumenti shtesë në këtë agjenci për të forcuar kontrollin e brendshëm për mos rrjedhjen e informatave.

Musliu thotë se edhe në shërbimet më të mëdha botërore ka rrjedhje të informatave dhe individ që mund të keqpërdorin privilegjet e punës, teksa thekson se edhe pse institucion i ri, AKI-ja ka dëshmuar se është në gjendje të pastrojë veten.

“AKI-ja edhe pse një shërbim i ri ka treguar që është në gjendje të pastrojë veten, si çdo organizëm tjetër, në mënyrë të suksesshme, në kohë të saktë dhe në mënyrë të saktë. Të gjitha metodat operative janë përcaktuar me kohë, janë ndërmarrë me kohë të gjithë hapat dhe unë e vlerësoj si një hap suksesi të AKI-së dhe uroj që edhe në të ardhmen në këtë mënyrë të pastrojë radhët e veta, sidomos në këtë segment, pasi që është shumë i ndjeshëm. Ka metoda të ndryshme, me të cilat, shërbimet sekrete mund dhe tentojnë në çdo mënyrë, në kohë permanente që ta lëndojnë Kosovën nëpërmjet sektorëve të institucioneve të ngjashme”, thotë ai.

Sipas tij, AKI ka reaguar në kohë duke e detektuar dhe përcjellë personin tashmë të arrestuar.

“Si në çdo institucion, edhe në AKI, të gjitha veprimet, të drejtat dhe obligimet janë të përcaktuara me ligj. Por, gjithkund mund të ndodhë që ndonjë punëtorë mund të keqpërdorë atë që i ofrojnë privilegjet e punës. Ashtu edhe në AKI ka ndodhur ky rast, që nuk është përjashtim nga të gjitha shërbimet e tjera në botë. Kanë ndodhur shumë skandale më të mëdha dhe kanë lënduar shumë ato shtete, ato shoqëri, ku kanë ndodhur. Për fat të mirë, e shoh si një sukses të AKI-së, e cila e ka detektuar në kohë, e ka përcjellë dhe ka reaguar mu në kohën e duhur dhe ka arrestuar punëtorin, i cili ka keqpërdorur informatat dhe ka përdorur në mënyrë të jashtëligjshme atë që i është ofruar si informatë dhe që i shërbejnë shërbimit sekret të Kosovës, respektivisht AKI-së”, shton ai.

Për ekspertin e çështjeve të sigurisë është e rëndësishme që të detektohet dhe të zhvillohet hetimi se ku rrjedhë informacioni. Ndërkohë që demanton zërat që personi i arrestuar ditën e djeshme të ketë qenë drejtor i sektorit të IT.

“Është me rëndësi të detektohet apo të zhvillohet hetimi se ku rrjedhë informacioni, ku mbaron dhe kush mund të lëndohet nga kjo rrjedhje e informacionit. Dhe, kjo është bërë… Personi në fjalë është prezantuar në publik si shef i IT-së, por nuk ka qenë shef i IT-së, ka qenë punëtor, një prej teknikëve që bënë pjesë në këtë drejtori dhe ka rrjedhur një informacion që nuk është i saktë. Mund të jetë edhe plasim i qëllimshëm dhe i rrejshëm apo i qëllimshëm për zmadhimin e problemit që mund të ndodhë në këtë institucion”, thotë ai.

Në mënyrë që të mos përsëriten keqpërdorime të tilla, Musliu rekomandon themelimin e një mekanizmi shtesë brenda Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, në mënyrë që të forcohet edhe më shumë kontrolli i brendshëm.

“Unë e shoh një plus më tepër që Agjencia Kosovare e Inteligjencës që brenda vetes të krijojë edhe një instrument shtesë për të forcuar kontrollin e brendshëm për mos rrjedhjen e informatave. Do të thotë ky është një lloj mësimi edhe për AKI-në, e cila sigurisht do të reagojë në këtë mënyrë dhe do të krijojë edhe një instrument shtesë edhe më të rreptë të brendshëm që të mos rrjedhin informata të brendshme dhe të dalin jashtë”, thekson ai.

Ish-punonjësi i AKI-së, me inicialet M.K., i cili është arrestuar dje me dyshimin se ka zbuluar informacione konfidenciale sot është paraqitur në seancën e parë dëgjimore, me ç’rast ndaj tij pritet te vendoset për masën e paraburgimit.

Ndërsa në komunikatën e lëshuar dje nga Prokuroria Themelore në Prishtinë thuhet se i dyshuari ka vepruar me motive të dyshimta, duke keqpërdorur pozitën zyrtare dhe duke zbuluar informacion të klasifikuar.

“Me këto veprime dyshohet se personi i lartcekur ka cenuar sigurinë e Republikës së Kosovës… Ndaj të njëjtit, ju njoftojmë se do të ndërmerren veprime të tjera procedurale”, thuhej në komunikatë.

Ndërsa, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit ish-zyrtarit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, M.K., nën dyshimin se ka keqpërdorur detyrën dhe informatën zyrtare, zbulimin e informacioneve të klasifikuara dhe fotografimin dhe incizimin e pa autorizuar./kp/Telegrafi/

Alec Baldwin ndihet i shokuar nga tragjedia gjatë xhirimeve

0

Alec Baldwin është shprehur i shokuar pas gjuajtjes fatale në setin e xhirimeve për filmin më të ri, si pasojë e së cilës ka mbetur e vdekur drejtorja e fotografisë, Halyna Hutchins, derisa ka mbetur i plagosur edhe regjisori i filmit, Joel Souza, 48 vjeç.

Përmes një statusi në Twitter, aktori hollivudian ka shkruar se është në kontakt me bashkëshortin e Hutchins, të cilit i ka ofruar mbështetje.

“Zemra ime është e thyer për bashkëshortin e saj, djalin dhe të gjithë që e kanë njohur dhe dashur Halynan”, ka shkruar ai.

https://twitter.com/AlecBaldwin/status/1451573351588106246?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1451573351588106246%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.koha.net%2Fshowbiz%2F293728%2Falec-baldwin-ndihet-i-shokuar-nga-tragjedia-gjate-xhirimeve%2F

Hutchins, 42-vjeçare ka mbetur e vdekur gjatë xhirimeve në orët e vona të së enjtes, në New Mexico.

“Nuk kam fjalë për ta përshkruar gjendjen e shokut dhe dhimbjen për shkak të aksidentit tragjik që i mori jetën Halyna Hutchinsit, një bashkëshorteje, një nëne dhe një kolege shumë e admiruar për ne”, ka vazhduar Baldwin në postimin e tij.

https://twitter.com/AlecBaldwin/status/1451572461787439106?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1451572461787439106%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.koha.net%2Fshowbiz%2F293728%2Falec-baldwin-ndihet-i-shokuar-nga-tragjedia-gjate-xhirimeve%2F

Ai ka bërë të ditur se është duke bashkëpunuar me hetuesit policorë për të kuptuar se si ka ndodhur tragjedia.

Hutchins ishte dërguar me helikopter në spital pasi ishte qëlluar, mirëpo nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

Haxhiu: Kosova ka miratuar Strategjinë Kombëtare dhe Planin e Veprimit kundër Terrorizmit

0

Ministrja e Drejtësisë Kosovës, Albulena Haxhiu, ka theksuar rëndësinë e parandalimit dhe luftimit të radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm, duke veçuar veprimet konkrete të Kosovës.

“Republika e Kosovës si pjesë e agjendës globale në luftën kundër Radikalizmit dhe Ekstremizmit të dhunshëm ka vendosur në objektivat e saja masa të shumta institucionale për parandalimin dhe luftimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, një dukuri që nuk ka lënë pa prekur asnjë nga vendet tona, por edhe shumë më gjerë”, tha Haxhiu.

Ajo mori pjesë në konferencën regjionale “Parandalimi i radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm në burgjet e Evropës Juglindore – sfidat dhe e ardhmja”, e cila u mbajt në Bosnje Hercegovinë.

Më tej, Haxhiu shprehu përkushtimin e saj dhe të Kosovës në luftën kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

“Kosova ka miratuar Strategjinë Kombëtare dhe Planin e Veprimit kundër Terrorizmit (2018-2023) e cila është në pajtueshmëri me Strategjinë e BE-së kundër terrorizmit, i cili dokument parasheh intervenimin institucional nga mekanizmat përgjegjës” theksoi ajo, duke shtuar edhe krijimin e Departamentit për Rintegrim si mekanizmi përgjegjës për zbatimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit.

Ndahet nga jeta aktorja e njohur shqiptare

0

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçe aktorja shqiptare, Filika Dimo.

Dimo ka ndërruar jetë në Belgjikë, ku jetonte prej vitesh, ka bërë të ditur Teatri “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të aktores Filika Dimo e cila prej disa vitesh jetonte në Belgjikë”, thuhet në postimin në Facebook të Teatri të Durrësit.

Filika Dimo u lind me 1 gusht të vitit 1939 në Durrës, ndërkaq u diplomua në departamentin e aktrimit në Institutin e Arteve në Tiranë.

Pas diplomimit, ajo filloi të punojë në Teatrin popullor të Tiranës e më pastaj edhe në Teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ku e ndau skenën edhe me shumë aktor të tjerë të njohur si: Nikolin Xhoja, Spiro Urumi, Kadri Pirro, Marta Burda, Lazër Vlashi, Gaqo Spiro etj.

Debutimin e saj në kinematografinë shqiptare ajo e bëri në vitin 1959 me rolin e “Shpresës” në filmin “Fortuna”.

Ajo luajti në katër filma të tjerë artistikë. Filmi qe e bëri më të njohur dhe më të vlerësuar atë si aktore, është filmi televiziv me 2 seri i RTSH-së “Koha nuk pret”, me rolin e “Beatrice Shmid, një rol epokal, më i miri i realizuar në kinemanë shqiptare.

Vasfije Krasniqi për marshin që do të mbahet në New York: Kam pasur mbështetje të fuqishme

0

Më 28 tetor para Konsullatës së Serbisë në New York, do të organizohet marsh për të kërkuar drejtësi për viktimat e luftës në Kosovë, Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë.

Në këtë marsh do të marrë pjesë edhe Vasfije Krasniqi-Goodman e cila tha se në lidhje me këtë ka pasur mbështetje të fuqishme.

Ajo në “Info Magazinë” në Klan Kosova tha se këtë mbështetje e pati si nga liderët e shtetit ashtu edhe nga artistët.“Mbështetja ka qenë e jashtëzakonshme, duke filluar nga Presidentja, Kryeministrit, Kryetarit të Kuvendit e deri tek Dua Lipa dhe nga qytetarët që kam pasur mbështetje të jashtëzakonshme, me fotografinë që kam dalur në qytet në shesh me realizu fotografi me ta, kam pasur mbështetje të fuqishme”, u shpreh Vasfije Krasniqi.

Ajo shtoi se mbështetje pati edhe nga të gjithë deputetët, pa dallim partie, njofton Klan Kosova.tv.

“Pa dallim partie unë kam pasur mbështetje, kam dalur në Kuvend dhe kam bërë fotografi me pjesëtarë të partive të ndryshme, me deputet të ndryshëm dhe e kam pasur mbështetjen e të gjithëve, pra nuk mund ta cekë vetëm një parti sepse të gjithë më kanë përkrahur. Unë ua kam sqaruar se për çka do të mbahet marshi dhe pasi e kanë kuptuar kanë qenë të gatshëm që së paku një fotografi ta postojnë”, tha ajo.

Krasniqi-Goodman foli për mundësinë e organizimit të një marshi të tillë edhe në vende të tjera, pos New Yorkut.

“Njëherë për njëherë do të fokusohemi në New York, por nëse dojnë ambasadat e tjera, ose dikush që është iniciator, pa problem marshin e organizojmë edhe nëpër vende të ndryshme të botës, por aktualisht e kemi New Yorkun”, u shpreh ajo.

Tutje Krasniqi-Goodman si gruaja e parë në Kosovë që treguar hapur se është dhunuar seksualisht nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë, u bëri thirrje të gjithëve që të mos hezitojnë të denoncojnë rastet e dhunës seksuale dhe atyre në familje.

Kryetari i Asociacionit të Komunave: Kërkojmë ndryshimin e masave anti COVID-19

0

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se ata kanë kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë për ndryshimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ai në Info Magazine të Klan Kosovës ka theksuar se sot kanë mbajtur një takim me ushtruesen e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, e cila u ka thënë se kërkesat e tyre do t’i paraqesin në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë.

Këta janë emrat e dy rusëve që u shpallën “non grata” në Kosovë

0

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka marrë sot një vendim, në të cilin ka shpallur “persona non grata” dy rusë.

Denis Vengerskii dhe Alexey Kryvosheev janë dy personat që janë identifikuar nga llupa e institucioneve të Kosovës se veprimtaria e tyre është cenuese për sigurinë kombëtare.

Në dokumentin që ka siguruar ATV-ja, kuptojmë se ministrja Gërvalla ka njoftuar edhe presidenten, kryeministrin, si dhe policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Inteligjencës.

Ndërkohë, kuptojmë që Alexey Kryvosheev, i cili është edhe diplomat rus, nuk e ka për herë të parë që është shpallur “person non grata”.

Ai edhe nga autoritetet shqiptare është shpallur i papranueshëm, pasi që në janar të këtij viti, sipas qeverisë shqiptare, vazhdimisht ka thyer masat anti-covid në Shqipëri.

Për këtë ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, me ç’rast ka thënë se “Institucionet e Republikës së Kosovës janë të vendosura në luftën kundër ndikimit malinj të Federatës Ruse dhe satelitëve të saj në rajon, të cilët synojnë rrënimin e arritjeve tona dhe të SHBA-së, NATO-s dhe BE-së. Për këtë arsye do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me aleatët tanë amerikanë dhe evropianë, për ta parandaluar tentimin që Kosova dhe rajoni ynë të jenë pre e ambicieve destablizuese të Federatës Ruse”, ka thënë Osmani.

Ndërkohë, edhe shefi i kabinetit të ministres Gërvalla, Sharr Jakupi, ka shkruar se për të njëjtit janë njoftuar organet përkatëse të rendit dhe ligjit në Kosovë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort