Home Blog Page 4213

Burri nga Gjakova raporton në polici se i janë zhdukur gruaja me pesë fëmijët

0

Një burrë nga Gjakova është ankuar në polici pasiqë nga mbrëmja e së enjtes gruaja dhe pesë fëmijët janë zhdukur.

“Fsh. Pjetershan, Gjakovë 21.10.2021 – 23:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me datën dhe kohën e lartë cekur kur ishte kthyer në shtëpi nuk i kishte gjetur në shtëpi bashkëshorten dhe pesë (5) fëmijët e tij.” thuhej në raportin 24 orësh të policisë.
Tutje ai ka deklaruar se nga ajo kohë nuk ka pasur kontakt me ta dhe nuk din për vendndodhjen e tyre

FSK-ja do të blejë helikopterë, koloneli flet për projektin

0

Koloneli dhe oficeri i parë i FSK-së, Sefer Isufi, ka thënë se është në fillimet projekti për blerjen e helikopterëve për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ai ka deklaruar se kanë planin e tyre të tranzicionit kanë paraparë që të pajisen me të gjitha sistemet e mbrojtjes në përputhje me formacionet që i kanë planifikuar.

“Në kuadër të planit të tranzicionit janë paraparë të gjitha blerjet e sistemit të mbrojtjes, në këtë rast edhe blerjet e armatimit. Ne do të pajisemi me sisteme të mbrojtjes në përputhje me formacionet që i kemi të planifikuara në kuadër të strukturës organizative të FSK-së:  Do të kemi sisteme të mbrojtjes, sisteme për luftime, sisteme për mbështetje luftarake si dhe sisteme të mbrojtjes me shërbime”.
“Edhe për çështjen e kapaciteteve apo sistemeve të mbrojtjes ajrore, edhe kjo është analizuar nga të gjitha nivelet vendimmarrëse, është në plan, në fazën inicuese projekti për blerjen e helikopterëve që do të jetë multifunksional. Do të jetë një kapacitet që do të futet në funksion edhe për institucionet tjera, ideja është që të krijojmë kapacitetin ajror që do ta kemi në funksion të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile”,ka thënë Isufi në Klan

Masat e reja antiCOVID që pritet të miratohen nga Qeveria

0

Ushtruesja e detyrës së ministrit të Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, ka bërë të ditur gjatë të premtes se masat antiCOVID janë duke u shqyrtuar.

Gexha-Bunjaku ka takuar përfaqësues të Asociacionit të Komunave të Kosovës, me të cilët ka diskutuar për masat antiCOVID.

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë se në takim është diskutuar që të zgjatet orari i punës për gastronomët si dhe orë policore të ketë pas orës 24:00.

“Sektori i gastronomisë është diskutuar të punojë deri në ora 23:00, kurse orë policore të ketë nga ora 24:00. Maskat po ashtu mbesin në fuqi”, tha Ibrahimi.
Ndërkaq, U.D. Ministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku gjatë vizitës së saj tek ekipet mobile të vaksinimit në sheshin “Zahir Pajaziti”, foli për mundësinë  lehtësimit të masave antiCOVID.

E pyetur nëse do të hiqet ora policore, ose do të lehtësohet ndonjëra nga masat që janë në fuqi, ajo tha se janë duke e shqyrtuar mundësinë për ndryshim në masa.
Ndryshe, ministrja bëri të ditur se të gjitha mostrat të cilat janë dërguar për analizë jashtë vendit kanë rezultuar me 100 për qind dominim të variantit Delta.

“Edhe pse jemi në situatë stabile, megjithatë prania e variantit Delta që është e konfirmuar në të gjitha mostrat që janë dërguar për sekuencionim gjenetik, mbetet 100 për qind dominim varianti Delta. Për të parandaluar dhe mbajtur nën kontroll përhapjen e COVID-19, rritja e shkallës së vaksinimit kombinuar me masa parandaluese, janë i vetmi sukses që mund të arrijmë”, tha ministrja.
Ajo tha se do të informojnë për secilën masë të re, teksa theksoi se kjo bëhet si çdo herë pas diskutimit me ekspertë shëndetësor.
“Sigurisht masat janë duke u shqyrtuar, do të informoheni, do të propozojmë të gjitha masat në Qeverinë e Kosovës, pas diskutimit me ekspertët shëndetësor, dhe të gjithë hisedarët”, tha Gexha-Bunjaku.

Ministrja tha se, “Cilido variant i virusit, sa më shumë përhapet e ka aftësinë të shkaktojë mutacione, apo variante të reja, secili variant i ri është më ngjitës se ato paraprake. Delta plus është identifikuar në Angli dhe disa vendet e reja, por masat mbeten të njëjta që duhet të respektohen”.
Gexha-Bunjaku tha se edhe gjatë fushatës zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve do të mbesin të njëjta sa i përket grumbullimit të qytetarëve.

“Sigurisht masat e përgjithshme janë të njëjta në mbarë botën. Por, secili vend e ka të drejtën të shqyrtojë dhe përshtat ato brenda situatës në vend, ne jemi në fushatë zgjedhore, kemi qenë tash prapë në 21 komuna thuajse do të kemi prapë fushatë zgjedhore, do të vazhdojnë masat e njëjta për grumbullimet”, tha Gexha-Bunjaku

Cilat çmime u ngritën gjatë shtatorit?

0

Shefi i Divizionit të Statistikave të Çmimeve, Ibish Asllani në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se në muajin shtator ka pasur një ngritje të çmimeve të artikujve ushqimor për 4.9%.
Tutje, ai tha se ngritje më të lartë janë vërejtur te vajrat dhe yndyrat për 28.2%, duke theksuar se kjo ngritje ka ndodhur edhe te derivatet e naftës dhe benzinës.

“Në muajin shtator çmimet e konsumit krahasuar me muajin gusht ka pasur një ngritje të çmimeve të butë për 0.1% dhe këto ngritje kanë qenë te mishi për 0.8%, qumështi, djathi dhe vezët ka qenë për 0.6% , ujit, pijes për 0.5%. mirëpo ka pasur rënie të çmimeve tek pemët -4.7%”.
“Shtatori i vitit 2021 me shtatorin e vitit 2020, në këtë periudhë kohore norma e indeksit të çmimeve të konsumit është 4.9% në këtë periudhë kohore. Ngritjet më të larta janë vërejt te vajrat dhe yndyrat dhe kanë pasur ngritje 28.2%. Kryesisht përgjegjësit e vajrave dhe yndyrave thonë se arsye e ngritjes së çmimeve është se ka pasur ngritje të çmimeve te lënda e parë dhe disa faktorë të tjerë kanë ndikuar”.
“Poashtu ngritje e çmimeve është vërejtur edhe te karburantet përkatësisht te derivatet e naftës dhe benzinës. Vërehet që është një ngritje e lehtë edhe e eksportit mirëpo e importit është 10%. Matja e çmimeve bëhet diku në njëmijë vendburime brenda muajit në periudhën kohore prej dhjetë deri në 20 të muajit në vendbanimet rurale dhe urbane. Diku ka një listë të artikujve 420 artikuj në 18 komuna të Kosovës dhe matja e çmimeve bëhet sipas klasifikimit të konsumit individual dhe është komplet në harmoni me klasifikimin ndërkombëtar”, tha Asllani.
Në bazë të rritjes dy mujore, çmimet botërore të ushqimit në shtator arritën mesataren e tyre më të lartë mujore që nga tetori i vitit 2011.
Siç njofton Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë së Kombeve të Bashkuara (FAO), indeksi mujor i Çmimeve të Ushqimit ishte mesatarisht 130 pikë, duke u rritur me 1.5 pikë ose 1.2 për qind nga gushti i nxitur nga shtrëngimi i kushteve të furnizimit dhe kërkesa e fortë për produktet kryesore si gruri dhe vaji i palmës

Burri nga Dragashi arrestohet pasi sulmoi nënën dhe vajzën e tij

0

Një burrë në Dragash është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht nënën dhe vajzën e tij.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:30 dhe Policia ka njoftuar se nuk është raportuar për të lënduar.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Policia e Kosovës lidhur më një rast të dhunës në familje që është raportuar më datë 9 tetor të këtij viti ka arrestuar një burrë. Sipas Policisë i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Kështu do të jetë moti sot në Prizren

0

Moti sot do të jetë i vranët dhe herë pas here me shi. Temperaturat maksimale do të shënojnë zbritje të përkohshme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-19 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimet jugperëndim dhe verilindje me shpejtësi 1-6m/s

Pupovci: Qeveria e Kosovës po punon për njohjen reciproke të diplomave me Serbinë

0

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa me të cilin ka biseduar për njohjen reciproke të diplomave mes Kosovës dhe Serbisë.

Mustafa me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se Pupovci ka thënë se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për të arritjen e marrëveshjes me Beogradin.

“Një takim sa zyrtar po aq edhe miqësor me zëvendësministrin e arsimit Prof. Dr. Dukagjin Pupovci. Sipas zëvendësministrit kjo ministri por edhe Qeveria e Republikës së Kosovës janë të përkushtuar në arritjen e marrëveshjes me Beogradin zyrtar për njohjen reciproke të diplomave të arritura në gjitha nivelet e shkollimit. Kjo temë është në agjendën e Qeverisë Kurti mbase prioritare”.

“Nga ana tjetër Ministria e Arsimit do të përkushtohet që vitin tjetër akademik të fuqizohen kuotat për studime themelore në nivelin bachelor gjersa për ato master nuk do të ketë kuotizim por kandidatët nga Presheva, Bujanoci e Medvegja do të trajtohen njëlloj si me qenë të Kosovës. Nga ky vit akademik, studentët e Luginës nuk do të paguajnë tarifat e shkollimit si në nivelin bachelor po ashtu edhe ato në master, nënkuptohet për ata studentë që janë të regjistruar në Universitetet Publike”.

“Agjendë tjetër e Ministrisë së Arsimit dhe qeverisë Kurti në bisedimet Prishtinë – Beograd do të jenë dhe tekstet mësimore shkollore. Faleminderit Republikë e Kosovës për kujdesin ndaj të rinjve nga Presheva, Medvegja e Bujanoci”,ka thënë Mustafa.

Zëvendësministri i Drejtësisë: Po dëshmohet që vetë prokurorët janë të involvuar në veprime kriminale

0

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka reaguar pas dyshimeve të fundit për skandal në rrjetin prokurorial.

“Në vend të ndjekjes së kriminelëve, ditëve të fundit, por jo vetëm, po dëshmohet që vet prokurorët janë të involvuar në veprime kriminale”, ka shkruar Sallahu në një postim në Facebook.

“Është nevojë urgjente që kjo situatë të ndryshojë”, ka shtuar zëvendësministri.

“Përveç mekanizmit të vetingut, janë shumë të rëndësishme edhe ndryshimet ligjore që eliminojnë piramidat kriminale. Siç kemi thënë shteti i së drejtës nuk ka alternativë, prandaj edhe shumë shpejt pritet që këto ndryshime t’i procedohen Kuvendit të Kosovës”.

Sot u raportua se ish-prokurori special, Sylë Hoxha, në një marrëveshje gojore me ish-drejtorin e AKI-së, Driton Gashi, kanë përfshirë dy agjentë fiktiv që të dëshmojnë në gjykatë, e që më pas dëshmitë e tyre janë përdorur nga ish-presidenti, Hashim Thaçi, për të akuzuar Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën për lidhje me organizatën e shpallur terroriste “Syri i Popullit”

Një vit nga vjedhja e 2.1 milionë eurove

0

Thesari i shtetit është për gati 2.1 milionë euro më i varfër, tash e një vit. Kaq është shuma që u vodh prej tij përmes një sulmi kibernetik të kryer më herët, por që u bë publik tek më 21 tetor të vitit të kaluar.

Një pjesë e të hollave, rreth 600 mijë euro ishin bllokuar që në fillim. Megjithatë, nuk dihet akoma asgjë për fatin e 1.4 milionëshit tjetër. Nga Ministria e Financave nuk janë përgjigjur nëse është kthyer ndonjë pjesë e këtyre parave në kuletën e shtetit. E për to nuk u prononcua as Hykmete Bajrami, që aso kohe ishte Ministre e këtij dikasteri dhe as Prokuroria Speciale.

Krejt çka dihet deri tani, është se Gjykata mund të konfiskojë çdo pasuri të të pandehurve deri në kompensimin e plotë të dëmit të shkaktuar buxhetit.

Kjo barrë në rast se shpallën fajtorë bie mbi Labionot Grudën dhe Kadri Shalën, dy të dyshuarit kryesorë për vjedhjen e thesarit, ndaj të cilëve veçse është ngritur aktakuzë.

Në këtë drejtim atyre deri tash u janë konfiskuar katër vetura. Të njëjtit akuzohen për disa vepra penale, raporton Frontonline.net.

“Labinot Gruda akuzohet për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, “Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes’’ si dhe “Shpëlarje e parasë’’ në bashkëkryerje me Kadri Shalën”. Ndaj Kadri Shalës është ngritur aktakuza për shkak të veprave penale “Shpëlarje e parasë’’ në bashkëveprim me të pandehurin Labinot Gruda dhe për veprën penale ‘’Ndihma’’ dhe veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, thuhet nga ana e Prokurorisë Speciale në një komunikatë të mëhershme të tyre.

2.1 milionë euro nga Thesari i Shtetit kanë shkuar në llogari të një operatori ekonomik.

Mjetet janë tërhequr nga buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës më 9 tetor 2020.

Thirrje nga komuna e Prizrenit për mbështetje financiare për prindërit e fëmijëve të porsalindur

0

Komuna e Prizrenit ka hapur thirrje publike për aplikim për mbështetje financiare për të gjithë prindërit, banorë të komunës së Prizrenit, të cilët kanë fëmijë të lindur brenda vitit 2021.

Sipas vendimeve të Kuvendit të Komunës, Nr.001/011-72705 të datës 21/05/2021 dhe Nr. 001/011-141359 të datës 09 shtator 2021, me qëllim të përkrahjes së nënave lehona, Komuna e Prizrenit ka ndarë një fond prej 1,000,000 euro për fëmijët të cilët kanë lindur nga data 01.01.2021.

Kriteret e kualifikimit:

• Prindërit duhet të jenë banorë të përhershëm të Komunës së Prizrenit;
• Fëmija duhet të jetë i/e lindur nga 01.01.2021 deri në datën e aplikimit.
Dokumentet që duhet të dorëzohen, formularin për aplikim, informacionet për vlerën e mbështetjes financiare, si dhe informacionet tjera për thirrjen mund të gjeni në:

https://kk.rks-gov.net/…/26/2021/10/Thirrja-Publike.pdf

Aplikimi fillon më 25 tetor dhe mbaron më 5 nëntor 2021, në ora 16:00. Aplikimi bëhet në mënyrë fizike tek objekti Adminitratës Komunale, në Qendrën për Shërbime të Integruara, në sportelet nga 1 deri në 5.

Për gjuhën turke: https://kk.rks-gov.net/…/26/2021/10/KAMU-CAGIRISI.pdf

Për gjuhën srb/bosh.: https://kk.rks-gov.net/…/sites/26/2021/10/JAVNI-POZIV.pdf

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort