Home Blog Page 4212

Mbi 1600 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëve

0

Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se numri i tiketave të shqiptuara në bazë të ligjit COVID-19 është 384.

Ndërkaq, numri i tiketave të trafikut është 1649, ku gjatë 24 orëve janë shënuar edhe 16 aksidente me të lënduar dhe 35 me dëme materiale.Siç ka bërë të ditur policia, brenda 24 orëve janë arrestuar 17 persona, nga të cilët, 9 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 6 në vuajtje të dënimit.

Paralajmërohet rritje e rasteve me Covid-19 pas tubimeve zgjedhore

0

Megjithëse pritet që rastet me COVID-19 të rriten gjatë ditëve në vijim, nuk paralajmërohet që situata të jetë shumë e rëndë siç ishte disa muaj më parë.Kështu ka thënë infektologu Hamdi Ramadani i cili theksoi se gjatë tubimeve që kanë mbajtur partitë politike në fushatë zgjedhore ka pasur raste kur nuk është respektuar distanca dhe nuk janë bartur maskat, prandaj siç tha ai mund të ketë rritje të rasteve gjatë ditëve në vijim.“Tubimet gjatë fushatës, i kemi parë, kemi qenë dëshmitarë që ishin tubime bukur të mëdha, maskat nuk përdoreshin, higjiena ka qenë larg respektimit siç thuhet në udhëzues. Ora policore është respektuar në një masë. Këto tubime është e mundur që në një kohë, brenda disa ditësh e javësh mund të ndikojë që infeksioni të ketë rritje, sepse nuk e kemi numrin e nevojshëm të vaksinimit në masë”, tha Ramadani.

Infektologu, Hamdi Ramadani tha për Telegrafin se disa nga masat mund të relaksohen, por duhet respektuar shumë distanca dhe maskat duhet të barten.
“Masat e gastronomisë e orës policore mund të relaksohen pak, por maskat e distanca duhet me patjetër të respektohen”, tha Ramadani.Ai tha se moshat e reja ende nuk janë vaksinuar me vaksinën antiCOVID, gjë që mund të ndikojë gjithashtu në rrije të rasteve.

“Mosha para 18 vjeç nuk është ende e mbrojtur me vaksinim. Kemi raste simbolike të të vaksinuarve në këtë moshë. Edhe ky është një grumbull i madh i personave që mund të takohen me virusin dhe mundësia e zgjatjes e rritjes së infeksionit është e mundshme”, tha Ramadani.Sipas Ramadanit, nëse do të kishte interesim më të madh të qytetarëve për vaksinim, ka mundësi të arrihet edhe 70 për qind e vaksinimit në Kosovë.Ai e sheh me shumë pozitivitet mundësinë që qytetarët të vaksinohen edhe në sheshin “Zahir Pajaziti”, dhe sipas tij do të duhej që kjo mundësi tu jepej edhe qyteteve tjera, e ndoshta edhe fshatrave.

Edhe autolarjet i shtrenjtojnë çmimet

0

Përveç ngritjes së çmimeve të artikujve bazë nëpër dyqanet kosovare, edhe disa prej aktiviteteteve tjera shërbyese kanë përcjellur këtë trend të rritjes.
Buletini Ekonomik mëson se gati të gjitha autolarjet në Prishtinë kanë rritur çmimet e tyre për larjen e automjeteve.

Kështu, nga 3 euro sa ka qenë më herët larja e një veture, tani është bërë fiks 4 euro.

Ndryshe, edhe vitin e kaluar çmimet e autolarjeve kishin pësuar ngritje, nga 2 euro sa kishte qenë më 2019 në 3 euro. Autolarësit vjet e kishin arsyetuar ngritjen e çmimit me shpenzimet që ata kanë gjatë sezonës së dimrit, ku sipas tyre uji i nxehtë përdoret më shumë për larje

KQZ-ja ka aprovuar 9,610 pako me fletëvotime nga jashtë, numërimi i tyre nis së shpejti

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka aprovuar 9,610 pako me fletëvotime të ardhura nga jashtë, derisa ka refuzuar 1,324 nga gjithsej 10.934 fletëvotime të pranuara.

Shefi i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, ka thënë se numërimi i votave me postë do të fillojë në ditët në vijim.

“Janë 10,934 zarfe me fletëvotime të ardhura përmes postËs, numri i pakove të aprovuara është 9,610, ndërkaq i atyre të refuzuara është 1,324. Në ditët në vijim do të fillojë procesi i numërimit të votave me postë”, ka thënë Ahmetaj gjatë mbledhjes së KQZ-së të shtunën,.

Ai po ashtu ka thënë se gjatë ditës së shtunë do të fillojë procesi i verifikimit apo krahasimit të rezultateve të shënuara në formularë me rezultatet e kandidatëve.

Ahmetaj ka thënë se janë 225 vendvotime që do të hetohen dhe krahasohen me të dhënat e shënuara në vendvotim.

 

Viber ka përgatitur diçka të re – për muajin e privatësisë dhe sigurisë

0

Rakuten Viber, një lider global në komunikimin me shumë platforma, nderon “Muajin Ndërkombëtar të Privatësisë dhe Sigurisë” duke vazhduar të punojë me përkushtim për të mbrojtur të dhënat e përdoruesve të tij. Duke nisur një sërë aktivitetesh, video edukative dhe duke zhvilluar funksionalitete të reja, Viber kujdeset që privatësia e përdoruesit të jetë në dorë.

Ndryshe nga aplikacionet e tjera, enkriptimi i dyanshëm është aktivizuar automatikisht për bisedat grupore dhe private në cilësimet e Viber që nga viti 2016, kështu që përdoruesit nuk kanë nevojë ta aktivizojnë atë shtesë. Për shkak se Viber është një platformë në të cilën markat dhe përdoruesit komunikojnë rregullisht me njëri-tjetrin, ai ofron të gjitha nivelet e sigurisë me transmetim të koduar të mesazheve të biznesit.

Kriptimi gjatë transmetimit ofron një nivel jashtëzakonisht të lartë sigurie për përdoruesit dhe markat – mesazhet nuk ruhen në serverët Viber, lidhjet janë të sigurta dhe vetëm HTTPS. Viber po merr të gjitha masat për t’i mbajtur përdoruesit e tij të sigurt nga sulmet e hakerëve.

Me rastin e muajit në të cilin individët fuqizohen për të marrë masa për mbrojtjen e të dhënave, Viber po lanson edhe një funksionalitet të ri – “zhdukjen” e mesazheve në bisedat në grup. Ky opsion është i disponueshëm nga muaji qershori i vitit 2020 për biseda individuale dhe tani e tutje të gjithë anëtarët mund ta aktivizojnë dhe çaktivizojnë lehtësisht këtë opsion në çdo bisedë në grup dhe të specifikojnë nëse duan që mesazhet të zhduken pas 10 sekondash, një minutë, një orë ose një ditë pas duke lexuar.

Rakuten Viber, një lider global në komunikimin me shumë platforma, nderon “Muajin Ndërkombëtar të Privatësisë dhe Sigurisë” duke vazhduar të punojë me përkushtim për të mbrojtur të dhënat e përdoruesve të tij. Duke nisur një sërë aktivitetesh, video edukative dhe duke zhvilluar funksionalitete të reja, Viber kujdeset që privatësia e përdoruesit të jetë në dorë.

Ndryshe nga aplikacionet e tjera, enkriptimi i dyanshëm është aktivizuar automatikisht për bisedat grupore dhe private në cilësimet e Viber që nga viti 2016, kështu që përdoruesit nuk kanë nevojë ta aktivizojnë atë shtesë. Për shkak se Viber është një platformë në të cilën markat dhe përdoruesit komunikojnë rregullisht me njëri-tjetrin, ai ofron të gjitha nivelet e sigurisë me transmetim të koduar të mesazheve të biznesit.

Kriptimi gjatë transmetimit ofron një nivel jashtëzakonisht të lartë sigurie për përdoruesit dhe markat – mesazhet nuk ruhen në serverët Viber, lidhjet janë të sigurta dhe vetëm HTTPS. Viber po merr të gjitha masat për t’i mbajtur përdoruesit e tij të sigurt nga sulmet e hakerëve.

Me rastin e muajit në të cilin individët fuqizohen për të marrë masa për mbrojtjen e të dhënave, Viber po lanson edhe një funksionalitet të ri – “zhdukjen” e mesazheve në bisedat në grup. Ky opsion është i disponueshëm nga muaji qershori i vitit 2020 për biseda individuale dhe tani e tutje të gjithë anëtarët mund ta aktivizojnë dhe çaktivizojnë lehtësisht këtë opsion në çdo bisedë në grup dhe të specifikojnë nëse duan që mesazhet të zhduken pas 10 sekondash, një minutë, një orë ose një ditë pas duke lexuar.

Në pajisjet me Android 6 ose version më të ri, Viber do të çaktivizojë plotësisht përcjelljen, kopjimin ose kapjen e ekranit të mesazheve kur të aktivizohet opsioni i zhdukjes. Për versionet më të vjetra të Android dhe të gjithë përdoruesit e iOS, anëtarët e bisedës në grup do të njoftohen automatikisht nëse ndonjë anëtar merr një pamje nga ekrani ose pamje nga ekrani i mesazhit që zhduket. Ky opsion mund të aplikohet për çdo lloj mesazhi, duke përfshirë fotot dhe ngjitësit.

Përdoruesit gjithashtu mund të kenë besim se janë të sigurt gjatë bisedës me kompanitë. Të gjitha markat që duan të jenë të pranishme në Viber rishikohen dhe miratohen me dorë nga ekipi i Viber, kështu që markave u kërkohet të pranojnë politikën e privatësisë për komunikimin me përdoruesit. Profilet e verifikuara të biznesit marrin verifikim, dmth një distinktiv blu – një shenjë autenticiteti që u tregon përdoruesve se marka është e besueshme, gjë që lejon komunikim më transparent midis përdoruesve dhe markave. Për më tepër, një urdhër zyrtar biznesi mund të përmbajë informacione për markën, logon, adresën dhe numrin e telefonit – të gjitha për ta bërë më të lehtë për përdoruesin të kontrollojë dhe identifikojë porosinë aktuale.

Një ilaç i kohës së lashtë për dhimbjen e fytit: Ziejeni një përbërës në ujë dhe hiqni qafe dhimbjen

0

Moti më i ftohtë që na vjen gjithashtu ndikon në ftohjet më të shpeshta, kurse një nga simptomat më të zakonshme që shfaqet është gërvishtja ose dhimbja e fytit

Për fat të mirë, ekziston një mënyrë e thjeshtë, e natyrshme për të hequr qafe këtë simptomë irrituese.

Shpëlarja e fytit me ujë të kripur është një ilaç që është përdorur nga gjyshet tona dhe është shumë i dobishëm për ftohjet, infeksionet e sinusit dhe probleme të tjera më të buta.

Ky ilaç i vjetër mund të përdoret edhe nga fëmijët mbi gjashtë vjeç, pra të gjithë ata që mund të bëjnë gargarë me ujë.

Është vërtetuar shkencërisht se kripa ndihmon në tërheqjen e ujit nga indet e gojës, duke krijuar një barrierë kripe që parandalon kthimin e shatogjenëve të dëmshëm.

Kjo do të thotë që shpëlarja e fytit me ujë të kripur në të vërtetë bllokon viruset dhe bakteret, zvogëlon rrezikun e infeksioneve të gojës dhe fytit dhe lehtëson inflamacionin në disa raste më të lehta.

Për të bërë ujë me kripë për shpëlarjen e fytit, duhet të përzieni një të katërtën ose më së shumti gjysmë luge çaji kripë me 230 mililitra ujë.

Është mirë që uji të jetë i ngrohtë, jo i nxehtë, sepse nxehtësia e ujit do të lehtësojë gërvishtjet dhe dhimbjet e fytit. Përveç kësaj, kripa do të tretet më lehtë në ujë të ngrohtë. Për këto qëllime mund të përdorni çdo lloj kripe.

Pasi të keni përgatitur ujin me kripë, bëni gargarë në fyt për aq kohë sa të mundeni. Më pas fërkojeni në gojë dhe dhëmbë dhe më pas pështyjeni.

Rekomandohet ta bëni këtë të paktën dy herë në ditë dhe nuk do të ketë asnjë efekt anësor nëse e bëni disa herë në ditë.

Vetëaksident në Gjakovë, lëndohen dy persona

0

Rreth orës 06:00 të mëngjesit në fshatin Skivjan të Gjakovës, ka ndodhë një vetë aksident trafiku me lëndime trupore.Deri te aksidenti kishte ardhur derisa i dyshuari kishte qenë duke vozitë automjetin e tij në rrugën Deçan –Gjakovë, pikërisht në fshatin Skivjan, nga pakujdesia duke mos iu përshtatur shpejtësisë se lëvizjes pa pritmes e humb drejtimin mbi automjetin e tij dhe del nga rruga ne anën e djathtë të drejtimit të lëvizjes duke u rrokullisur me automjet.
Si pasojë shkaktohen dëme materiale në automjetin e aksidentuar dhe lëndime trupore merr vozitësi dhe bashkë vozitësi.

Të lënduarit pas aksidentit me ndihmën e kalimtareve të rastit dërgohen në emergjencën e spitalit në Gjakovë ku pas kontrollit mjekësor për shkak të lëndimeve të marra bashkë vozitësi dërgohet në QKUK- Prishtinë për shërim të mëtejshëm.

Kosovarët pa alternativa, vazhdojnë ta përdorin energjinë elektrike për ngrohje

0

Albert Ahmeti jeton në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.Ai dhe bashkëshortja e tij kanë një fëmijë katërmuajsh.Për dallim prej viteve të kaluara, këtë vit familja Ahmeti thotë se do të jetë e obliguar që të shpenzojnë më shumë energji elektrike për të ngrohur banesën në të cilën jetojnë.
Ata nuk ka alternativë tjetër përpos ngrohjes me energji elektrike.“Jetoj në një banesë përafërsisht 70 metra katrorë dhe atë e ngrohim me energji elektrike. E kemi një vajzë të vogël katërmuajshe tash dhe sigurisht është e domosdoshme ngrohje për të tërë banesën në mënyrë që të mos ftohet lehtë, pasi për fëmijë është shumë më problematike sezoni i dimrit”, thotë Ahmeti për Radion Evropa e Lirë.Ahmeti thotë se vitin e kaluar gjatë sezonit së dimrit ka paguar mesatarisht 100 euro në muaj për energjinë e shpenzuar për ngrohje të banesës dhe ujit si dhe punë të tjera të shtëpisë.

Këtë vit shpreson të mos paguajë më shumë dhe thotë të jetë i shqetësuar nga paralajmërimi se mund të këtë rritje të çmimit të energjisë elektrike në muajt në vijim.“Rritja e çmimit të energjisë elektrike është e papranueshme në këtë kohë duke e ditur se janë rritur dhe çmimet e produkteve ushqimore, pra produkteve bazë, e në anën tjetër nuk ka ndonjë lëvizje të pagave, po besoj në të gjitha sektorët në Kosovë”, shprehet Ahmeti.Njëjtë si Ahmeti, në Kosovë vepron një numër i madh i qytetarëve.Në mungesë të sistemeve të ngrohjes qendrore, në qytete dhe fshatra kryesisht ngrohja e shtëpive bëhet përmes djegies së drurit dhe qymyrit, si dhe përmes energjisë elektrike.Bazuar në statistikat e institucioneve, amvisëritë janë shpenzuesit kryesorë të energjisë totale që prodhohet në Kosovë.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, 28 për qind e sasisë së përgjithshme të energjisë elektrike është konsumuar nga amvisëritë gjatë vitit 2020.Kjo sasi kryesisht është shpenzuar për ngrohje të shtëpive, hapësirave të tjera, ngrohje të ujit si dhe në kuzhina.Aktualisht çmimi i energjisë elektrike në vendet e Bashkimit Evropian është rritur për disa herë.Të njëjtën situatë mund ta përjetojë edhe Kosova brenda pak muajsh dhe për këtë ka paralajmëruar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila ka lutur qytetarët që të mos përdorin energjinë elektrike për të ngrohur shtëpitë gjatë sezonit të dimrit.

“Qytetarët duhet të kenë parasysh që të mos ngrohen me energji elektrike. Sa më shumë që konsumojmë do të rritet importi, e kjo do të ndikojë në çmimet në vitin tjetër gjatë sezonit të dimrit”, ka deklaruar më 20 tetor ministrja Rizvanolli në një debat të organizuar nga Lëvizja FOL.Në shtetet e Bashkimit Evropian sipas Agjencisë Evropiane të Statistikave (Eurostat), konsumi kryesor i energjisë është nga amvisëritë me qëllim të ngrohjes së hapësirave me rreth 64 për qind, 14 për qind e energjisë elektrike shpenzohet për ndriçim dhe pajisje të tjera elektrike, rreth 15 për qind për ngrohje të ujit, 6 për qind në kuzhina ndërsa pjesa mbetur për ngrohje dhe qëllime të tjera.Ngrohtoret mbulojnë vetëm 3 për qind të kërkesësKosova, me rreth 2 milionë banorë, ka vetëm katër ngrohtore qendrore:

Termokosin në Prishtinë, Ngrohtoren e qytetit në Gjakovë, Termomit në Mitrovicë Veriore si dhe Ngrohtorja në Zveçan.Por, funksionale dhe qe mbulojnë numër më të madh të shtëpive dhe objekteve janë vetëm dy: Termokosi në Prishtinë si dhe Ngrohtorja e qytetit në Gjakovë. Termokosi ka rreth 15 mijë klientë ndërkohë që Ngrohtorja e qytetit në Gjakovë ka rreth 2 mijë konsumatorë.Në Mitrovicë Veriore dhe Zveçan, ngrohtoret janë tejet të vjetruara dhe edhe në kohën sa kanë funksionuar kanë pasur kapacitete të kufizuara.Sistemet e ngrohjes qendrore nëpër qytetet e Kosovës mbulojnë shumë pak territor. Sipas Strategjisë së Kosovës për ngrohje, kapacitetet që kanë këto ngrohtore mbulojnë vetëm 3 për qind të kërkesës së përgjithshme për ngrohje në Kosovë.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës mbi 600 mijë qytetarë të Kosovës jetojnë në zona urbane të tjerët në zona rurale.Ata që jetojnë në zona urbane, kryesisht në banesa kolektive nuk kanë alternativë tjetër të ngrohjes përpos me energji elektrike.Pa izolime dhe pa pajisje efiçiente
Trimor Gjikokaj është inxhinier i ndërtimtarisë si dhe auditor i energjisë efiçiente.Ai thotë se përqindja e madhe e energjisë elektrike që shpenzohet për të ngrohur shtëpitë është për shkak se numri më i madh i shtëpive janë ndërtuar pas përfundimit të luftës së vitit 1998-99.Nevoja e madhe e qytetarëve për të pasur strehim pas shkatërrimit, sipas tij, ka bërë që të ndërtohen qindra-mijëra shtëpi pa kritere dhe me materiale të dobëta.Këto shtëpi edhe sot, sipas Gjikokajt, janë humbësit më të mëdhenj të energjisë.“Janë bërë ndërtime të shpejta dhe ka ardhur deri tek ideja që të përfundohet sa më shpejt.

 

Nuk janë shikuar materialet izoluese, nuk janë analizuar pozicionet e caktuara të izolimeve dhe për fasadën e jashtme në fillim as që është diktuar”, thotë Gjikokaj.Gjikokaj thotë për Radion Evropa e Lirë se për dallim prej vendeve evropiane, efiçienca e energjisë si term ka nisur të diskutohet vetëm viteve të fundit në Kosovë.Ndërtimi i shtëpive dhe objekteve të banimit, sipas tij, në të kaluarën është bërë pa ndonjë analizë për rritje të efiçencës së energjisë.“Nuk kemi pasur investime në sisteme të ngrohjes. Gjithçka ka qenë sa më e thjeshtë, sa më e lirë por që shpenzimet e energjisë elektrike kanë qenë të mëdha si te ndriçimi si te ngrohja e ambientit e po ashtu edhe te ngrohja e ujit për sanitari dhe këto janë defektet të humbjeve të mëdha të energjisë”, thotë Gjikokaj.Gjikokaj thotë se kostoja e izolimeve për të rritur efiçiencën e energjisë si dhe investimit në pajisje efiçente është i lartë në raport me standardin e qytetarëve në Kosovë.Pajisjet efiçiente të shtrenjta për t’i blerë

Rinora Gojani nga Balkan Green Foundation thotë se qytetarët në Kosovë do të duhej të kishin lehtësira kur investojnë në pajisje efiçiente.Ajo sugjeron që qeveria të krijojë programe përmes së cilave qytetarët do të mbështeten në investime që rrisin efiçiencën e energjisë.“Qeveria e Kosovës duhet të ketë programe, të cilat, ndoshta vënë akciza për produktet të cilat nuk janë efiçiente, ndërsa të favorizojë produktet të cilat janë me performancë të mirë të efiçiencës së energjisë, pra të cilat konsumojnë më pak energji në mënyrë që edhe për qytetarin më pas të jetë shumë më e lirë dhe më e leverdishme që të investojë në një pajisje e cila është efiçiente”, thotë Gojani.Gojani thotë se qeveritë e kaluar kanë pasur në plan që të ndërtojnë një termocentral, me qëllim që t’i mbulojnë nevojat e konsumit të energjisë edhe për ngrohje.“Çfarë ne rekomandojmë është që të shihen alternativat për ngrohje ndërsa energjia elektrike të përdoret vetëm për konsum tjetër jo për ngrohje”, thotë Gojani.

Përkundër disa investimeve në burime alternative të energjisë së ripërtërishme, rreth 95 për qind energjisë elektrike në Kosovë prodhohet nga thëngjilli, 2.7 për qind nga hidrocentralet si dhe 2.3 për qind nga era dhe panelet diellore.Sipas ekspertëve, nëse vazhdohet më këtë ritëm, Kosova do ta ketë të vështirë që t’i mbërrijë tragetet e vendosura nga organizatat ndërkombëtare për prodhimin e energjisë së ripërtërishme.Sipas Agjencisë Evropiane të Statistikave, me rreth 0.06 centë për kilovat, kosovarët paguajnë më së paku në rajon për energjinë e shpenzuar.Mirëpo, sipas paralajmërimeve të Qeverisë së Kosovës, gjatë sezonit të dimrit të vitit të ardhshëm mund të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, për shkak se rritet konsumi e me të edhe importi i rrymës.

Kapet kamioni me dru të prerë ilegalisht në Vërmicë, policia ia konfiskon

0

Policia e Kosovës ka konfiskuar gjatë ditës së djeshme 6m3 dru në Vërmicë të Prizrenit.

Detaje nga raporti i Policisë së Kosovës:

Fsh. Vërmicë, Prizren 22.10.2021 – 13:00. Njësitë policore kanë ndaluar automjetin transportues (kamion) me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit është vërejtur se i njëjti ishte duke transportuar rreth 6m3 dru pa dokumentacion përcjellës. Sasia e drunjtëve është konfiskuar nga zyrtarët e pylltarisë, rasti vazhdon në procedurë të rregullt./tvprizreni.net/

11 komuna me asnjë rast aktiv me COVID-19

0

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 16 raste të reja me COVID-19, ndërkaq numri i rasteve aktive është 481.

Nga 16 raste të reja, 7 prej tyre janë konfirmuar në Prishtinë, 2 në Prizren, 2 në Kamenicë, kurse në Vushtrri, Klinë, Pejë, Ranillugë dhe në Fushë Kosovë është konfirmuar një rast pozitiv me COVID-19.

Ndërkaq komunat që nuk kanë asnjë rast aktivë janë Novëbërda, Hani i Elezit, Mitrovica e Veriut, Mamusha, Parteshi, Kllokoti, Zubin Potoku, Shtërpca, Leposaviqi, Zveçani dhe Shtimja.

Kurse komunat me raste aktive janë: Prishtina me 106 raste, Prizreni me 51, Ferizaji me 39, Gjilani me 30, Obiliqi me 28, Klina me 25, Fushë Kosova me 20, Gllogoci me 20, Peja me 19, Kaçaniku me 18, Lipjani me 17, Malisheva me 14, Suhareka me 14, Mitrovica me 13 dhe Kamenica me 13.

Kurse, Istogu me 9 raste, Vitia me 8, Dragashi me 7, Skenderaji me 7, Podujeva me 7, Vushtrria me 6, Gjakova me 6, Deçani me 6, Graçanica me 3, Rahoveci me 2, Ranillugu 1 dhe Juniku 1.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort