Home Blog Page 4211

Reagimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme për ndalesën e boksierëve kosovarë nga Serbia

0

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reaguar pasi iu ndalua hyrja në Serbi boksierëve nga Kosova.

MPJ nëpërmjet një reagimi ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës së bashku me aleatët, po punon fuqishëm që t’i largojv barrikadat ilegale të Serbisë në Kampionatin Botëror.

“Pasi ekipi kombëtar i boksit të Kosovës është bllokuar ilegalisht nga Serbia në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, qeveria së bashku me aleatët po punojnë fuqishëm që të largojnë barrikadat ilegale kundër garës fer në kampionatin botëror”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Ekipi përfaqësues i Kosovës në boks nuk u lejua të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që mbahet nga 24 tetori deri më 6 nëntor.

Ekpsedita e Kosovës në boks ishte nisur sot në orët e hershme për në Beograd, por u ndaluan në kufirin e Konçulit dhe përkundër pritjeve disa orë, policia serbe nuk i ka lejuar të futen në Serbi.

/Telegrafi/

16 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

0
created by dji camera
23 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.348 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.532.585 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 697.728 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 2.280 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
ℹ Sot janë shëruar 33 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.184. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 464.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

Shqipëria kërkon nga NATO që t’i kushtojë rëndësinë e duhur Kosovës kur kërcënohet nga Serbia

0

Në ditën e dytë të takimit të ministrave të vendeve të Aleancës në Bruksel, udhëheqësit politikë diskutuan edhe për bashkëpunimin NATO-BE.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Shqipëria ka kontribuuar për tre vite në misionin e NATO-s në detin Egje, por për t’u nënvizuar janë edhe prezenca e FA në Mali dhe në Bosnje dhe Hercegovinë.

Në këtë sesion, ministri Peleshi u ndal edhe në rolin në rritje të Rusisë dhe Kinës në këtë rajon. “Këto dy vende po avancojnë objektivat e tyre strategjikë në rajonin tonë, nëpërmjet lidhjeve të tilla historike, kulturore, ekonomike, apo nëpërmjet influencës së tyre në vende apo pjese te rajonit”.

Ministri Peleshi përpara homologëve të tij nuk la pa përmendur edhe ngjarjet e javëve të fundit në Kosovë, për të cilat ai kërkoi vëmendje më të madhe nga Aleanca. “Ngjarjet e fundit të ndodhura në veri të Kosovës nuk janë dhe nuk duhet të trajtohen si të izoluara. Ne jemi dëshmitarë të një modeli shqetësues që na prezantohet nga pala serbe, e cila vijon të pajiset me sisteme moderne armatimi nga Rusia dhe Kina, sterviten bashkerisht dhe siç ishim dëshmitarë së fundmi, dërgoi trupa ushtarake në kufirin me Kosovën, të cilët u ‘bekuan’ edhe nga ambasadori rus në Beograd. Në këndvështrimin tonë ky është një mesazh shumë shqetësues, të cilit Aleanca duhet t’i kushtojë rëndësinë e duhur. Shqipëria të gjithë ne në NATO apo në BE, duhet të jemi të kujdesshëm që në rastin më të mirë t’i ‘kalibrojmë’ qasjet dhe deklaratat që të mos mbeten të paqarta kur ushtria serbe i afrohet kufirit të Kosovës, e cila është në të drejtën e saj dhe i duhen njohur përpjekjet për të siguruar rend dhe siguri për të gjithë qytetarët. Kosova nuk është as çerek shteti, as gjysmë shteti, por shtet në kuptimin e plotë të fjalës.”- theksoi ministri Peleshi.

Gjatë punimeve të këtij Ministeriali, Peleshi u takua edhe me ministrat e Mbrojtjes së vendeve kontribuuese në misionin e NATO-s në Letoni. Ministrat diskutuan kontributet aktuale dhe ato të planifikuara, si dhe çdo çështje që ka të bëjë me mbarëvajtjen e këtij angazhimi.

Shqipëria është një ndër vendet që kontribuon në Grup-Batalionin e NATO-s në Letoni, i cili ka në përbërje ushtarakë nga vende të tilla si: Kanadaja, Çekia, Italia, Mal i Zi, Polonia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja. Deri më tani vendi ynë ka kontribuuar në këtë mision me 1392 trupa në total.

Një person e gjuan me kallash baxhanakun e tij në Istog

0

Një fjalë e urtë popullore thotë se baxhanaku duhet sikur vëllau!

Por, kjo teori ka rënë poshtë në Istog.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se dje në fshatin Stupe ka patur tentim vrasje.

Një person ka gjuajtur me kallashnikov në drejtim të një personi tjetër. Bëhet e ditur se sulmuesi ka shkrepur plumba në drejtim të baxhanakut të tij.

Për fat të mirë, asnjë nga plumbat nuk ka qëlluar cakun.

Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe arma AK-47 me pesëmbëdhjetë fishekë. I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kosovari i cili i përgatit shotat për gara luftarake

0

Puna që po bën Ismet Veseli nga Mitrovica është e rrallë në vendin tonë. Ai tash e 6 vjet ka filluar biznesin për rritjen e shotave, të cilat më pas i përgatit për gara luftarake.

“Këto janë shpezë sportive, janë të rralla, nuk gjinden çdokund. I kom shumë pasion, sidomos mashkujt, se femrat nuk bojn sport, meshkujt në këtë luftë e japin maksimalen preJ vetes”, shprehet ai për ATV.

Trajnimi i këtyre shpendëve kërkon kohë e mund të madh.

https://fb.watch/8PHSKD3vIT/

Prej janarit deri në shtator, mbi 5 mijë e 500 shoferëve u është ndaluar drejtimi i automjeteve

0

Sipas Policisë, nga janari i këtij viti deri në shtator, 5 mijë e 556 shoferëve u është ndaluar drejtimi i automjeteve.

Ndërkaq 13 mijë e 532 shoferëve të tjerë u janë vendosur pikë negative.

“Apelojmë që të respektohen rregullat në trafikun rrugor, në të kundërtën mund të mbeteni pa patentë shoferi!”, thuhet në njoftimin e policisë.

Arabia Saudite: Deri më 2060 do të kemi zero emetime të karbonit

0
FILE - In this Sunday, Nov. 22, 2020, file photo, Saudi Arabia's Crown Prince Mohammed bin Salman attends a virtual G-20 summit held over video conferencing, in Riyadh, Saudi Arabia. Saudi Arabia's royal court says Crown Prince Mohammed bin Salman underwent a “successful surgery” for appendicitis on Wednesday, Feb. 24, 2021, and left the hospital soon after the operation. The 35-year-old Prince Mohammed had laparoscopic surgery at the King Faisal Specialist Hospital in the Saudi capital of Riyadh in the morning. (Bandar Aljaloud/Saudi Royal Palace via AP, File)

Princi i Kurorës së Arabisë Saudite tha më 23 tetor se shteti i tij planifikon të zvogëlojë emetimet e karbonit në mënyrë që të arrijë zero emetime më 2060.Duke folur para mbajtjes së Konferencës për Ndryshimet Klimatike të Kombeve të Bashkuara (COP26), Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman tha se Arabia Saudite po dyfishon objektivin e saj vjetor për të reduktuar emetimet e karbonit në rreth 280 milionë tonë.

Konferenca për Klimën që do të mbahet në Glasgo nga 31 tetori deri më 12 nëntor, ka për qëllim arritjen e marrëveshjeve ndërkombëtare që do të shkurtonin emetimet e karbonit, si përgjigje ndaj ndryshimeve globale të klimës.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duan që Arabia Saudite t’i bashkohet nismës botërore për uljen e emetimeve të metanit për 30 për qind prej niveleve të vitit 2020. Kjo ulje kërkohet të arrihet deri më 2030. I dërguari i SHBA-së për klimën, John Kerry është paraparë të marrë pjesë në samitin për kiminë në Lindjen e Mesme, që pritet të mbahet në Arabinë Saudite më 24 tetor./REL/

Ia mori paratë për t’ia dërguar në Francë por nuk ia dërgoi, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

0

Një person është arrestuar pasditen e së premtes në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se ia mori paratë një personi për t’ia dërguar në Francë, por nuk e bëri.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti kishte ndodhur në gusht të këtij viti.

Siç thuhet në raport, paratë nuk janë dërguar sipas marrëveshjes tek viktima, por janë keqpërdorur nga i dyshuari.

“Prishtinë 16.08.2021 Me 22.10.2021- 15:30 është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshuarin se ka kryer veprën e lartcekur duke keqpërdorë besimin ndaj viktimës mashkull kosovar, me qëllim të përfitimit personal i ka marrë një shumë të konsiderueshme parash nga viktima për t’i dërguar në Francë përmes këmbimores së tij. Të njëjtat para nuk janë dërguar tek viktima, por janë keqpërdorë nga i dyshuari. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi

​MASHTI t’i merr seriozisht të gjeturat e Raportit të BE-së nëse synohet cilësia në arsim

0

Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën edhe këtë vit ka theksuar se cilësia e arsimit vazhdon të mbetet e dobët dhe e njëjta ka nevojë të përmirësohet konsiderueshëm.

Këto të gjetura po vlerësohet se kanë qenë të pritura nga qeveria e nga shoqëria civile, derisa potencohet që këto të gjetura duhet të merren seriozisht për të pasur përmirësim të cilësisë së arsimit.

Përkundër kritikave për cilësi të arsimit, Raporti i BE-së megjithatë ka vlerësuar se ka pasur progres të kufizuar në këtë sektor, ku përmendet përpjekja për përfshirjen e grupeve të margjinalizuara, trajnimet e MASHTI për ekipet për fëmijët me nevoja të veçanta dhe punën e Agjencisë së Kosovës për Akreditim për anëtarësim në ENQA dhe EQAR.

Për shkak të adresimit të pjesshëm të rekomandimeve nga viti i kaluar, Komisioni Evropian ripërtëritë të njëjtat rekomandime, duke nënvizuar se Kosova duhet të zbatojë mekanizmat e sigurimit të cilësisë, përfundimin e implementimit të kornizës së re kurrikulare për arsimin parauniversitar për tekste cilësore dhe trajnim të qëndrueshëm për mësimdhënësit.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, deklaron se duhet të punohet shumë për të përmirësuar cilësisë në arsim, por që shprehet se si qeveri janë të përkushtuar në këtë drejtim.

Nagavci thotë se përkundër qeverisjes relativisht të shkurtër në këtë raport janë shënuar disa zhvillime pozitive, teksa potencon se të gjitha rekomandimet që janë dhënë do të përfshihen në Planin Strategjik të Arsimit për vitin 2022-2026.

“Në lidhje me cilësinë në arsim të gjithë jemi dëshmitar se duhet të punojmë akoma shumë për të përmirësuar cilësinë në arsim dhe si ministri e Arsimit dhe qeveri e Republikës së Kosovës natyrisht që jemi të përkushtuar në këtë drejtim. Më gëzon fakti që ndonëse periudha e qeverisjes sonë është relativisht e shkurtër tashmë janë shënuar edhe në raport për vendin disa zhvillime pozitive në fushën e arsimit, konkretisht është përmendur si një gjë pozitive përzgjedhja e anëtarëve të KSHC-së…

Rekomandimet tjera janë pjesë e punës sonë, planifikimit që tashmë veçse e kemi bërë si ministri dhe të njëjtat po adresohen edhe në planin strategjik të arsimit për vitin 2022-2026 dhe po ashtu janë adresuar edhe në planifikimin e buxhetit i cili do të mundësojë shënimin e hapave pozitiv për vitin e ardhshëm”, thotë ajo.

Organizatat që merren me monitorimin e fushës së arsimit theksojnë se të gjeturat e këtij raporti duhet të merren seriozisht nëse synohet përmirësimi i cilësisë së arsimit.

Drejtori ekzekutiv i Institutit EdGuard, Rinor Qehaja, thotë se institucionet e Kosovës duhet të bëjnë adresimin e rekomandimeve të raportit si pikënisje për përmirësim të qëndrueshëm të cilësisë në arsim.

Në Raportin e BE-së theksohet se shteti investon buxhet shumë të ulët në fushën e arsimit apo vetëm 4.7 për qind të GDP-së, e për këtë Qehaja thotë se rritja e buxhetit duhet të jetë prioritet i qeverisë.

“Ministria e Arsimit duhet të ketë përkushtim institucional që të prioritetizojë një reformë më të thellë në arsim, e pastaj kjo reformë do të na sillte outpute që i përgjigjen edhe kërkesave specifike të agjendës evropiane. Ndërkaq të përgjigjurit vetëm në agjendën evropiane kam frikë që do të na anashkalojë në shumë prioritete të tjera që në të vërtetë prekin sistemin tonë arsimor…

150,000 euro nga Zvicra për studentët kosovarë

0

Nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe Zvicrës, 150’000 euro e cila do t ‘ u mundësojë studentëve kosovarë të përfitojnë njohuri dhe përvojë zvicerane në këtë fushë.

Zvicra edhe një herë ka shprehur përkushtim për mbrojtjen e mjedisit dhe zbutjen e ndikimit të ndryshimeve klimatike në Kosovë.

Si pjesë e këtij angazhimi, Zvicra po mbështet projektimin e një programi të ri studimi në nivelin master në fushën e menaxhimit të burimeve ujore.

Rektori i Universitetit të Prishtinës dhe Konsulenca e Skatit nga St. Gallen, Zvicër, nënshkruan marrëveshje fillestare 150 000 euro, e cila do t’ u mundësojë studentëve kosovarë të përfitojnë njohuri dhe përvojë zvicerane në këtë fushë. /Albinfo.ch

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort