Home Blog Page 4210

Si do të organizohet mësimi në shkolla sipas vendimit të ri të qeverisë?

0

Sot, qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës ku është vendosur për masat e reja anti-Covid të cilat kanë ndryshuar orarin e lëvizjes dhe gjithashtu orarin e gastronomisë.

Në anën tjetër, në këtë vendim të qeverisë është folur edhe për zhvillimin e punës në institucionet e arsimit, shkruan lajm.net.

Procesi mësimor në institucionet parashkollore dhe të qëndrimit ditor do të vazhdojë në mënyrë të rregullt, gjithashtu edhe në institucionet e arsimit parauniversitar si dhe në qendrat e qëndrimit ditor zhvillohet mësimi me prani fizike dhe orar të rregullt.

Sa i përket institucioneve të arsimit të lartë, mësimi zhvillohet me prani fizike me kushtin që grupet mbi 50 persona të akomodohen jo më shumë se në 50 përqind të hapësirës.

Ky është vendimi për institucionet e arsimit:

16. Procesi mësimor në institucionet parashkollore dhe të qëndrimit ditor vazhdon në mënyrë të rregullt.

17. Procesi mësimor-edukativ në institucionet e arsimit parauniversitar të të gjitha niveleve, si dhe në qendrat e qëndrimit ditor, zhvillohet me orar të rregullt dhe me prani fizike, nën mbështetjen, monitorimin dhe mbikëqyrjen aktive nga Task Forcat Komunale dhe Institucionale.

18. Procesi mësimor në institucionet publike dhe private të arsimit të lartë, si dhe në institucionet aftësuese dhe të arsimit joformal, zhvillohet me prani fizike me kushtin që grupet mbi 50 persona të akomodohen në jo më shumë se 50% të hapësirës.

19. Studentët në mënyrë që të ju mundësohet regjistrimi në konvikt duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

20. Studentët në institucionet publike dhe private universitare duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4., në mënyrë që të ju lejohet hyrja në objektin e institucionit.

21. Stafi në të gjitha institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, duke përfshirë institucionet parashkollore dhe të qëndrimit ditor, duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4, në mënyrë që të ju lejohet hyrja në objektin e institucionit.

22. Nëpunësi më i lartë i çdo institucioni sipas pikës 18, 19 dhe 20, është i obliguar me vendim të caktojë një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

23. Të gjitha institucioneve publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, iu ndalohet organizimi i aktiviteteve jashtë mësimore, siç janë ekskursionet, shëtitjet grupore, ahengjet e ndryshme të stafit mësimor apo të nxënësve – studentëve.

Telekomi i Zvicrës hap vende pune në Kosovë

0

Kompania zvicerane e telekomunikimit Swisscom pritet të hap nga pranvera e vitit të ardhshëm 45 vende pune në Kosovë.

Nëse klientët e Swisscomit, siç quhet telekomi zviceran, në të ardhmen kanë ndonjë problem, ata do të lidhen me një qendër të thirrjeve (Callcenter) në Kosovë. Kështu njoftojnë mediat zvicerane. Ndërmarrja e madhe zvicerane e telekomunikacionit, e cila pjesërisht është në pronësi të shtetit, do të hap 45 vende të punës në Kosovë. Kjo pritet të bëhet realitet në pranverën e vitit të ardhshëm.

Një zëdhënës i Swisscomit ka konfirmuar se nga pranvera e vitit 2022 do të startojë një projekt testues në Kosovë. Deri më tani këtë punë e kryente një firmë partnere e Swisscomit në Zvicër, në të ardhmen këtë do ta bëjë një ndërmarrje në Kosovë. Përkundër zhvendosjes së vendeve të punës, cilësia e shërbimeve të Swisscomit do të ruhet edhe në Kosovë, ka garantuar Swisscom. Të gjithë 45 punëtorët kosovarë që do të punojnë për Swisscomin flasin gjermanisht. Pas fazës testuese që do të zgjasë deri në fund të vitit 2022, do të vendoset nëse projekti do të jetë i përhershëm në Kosovë.

Krahas sindikatave edhe deputetët në parlamentin e Zvicrës në Bern nuk e kanë pritur me entuziazëm hapjen e 45 vendeve të punës në Kosovë. “Një ndërmarrje që pjesërisht është në pronësi të shtetit ka njëfarë obligimi ndaj Zvicrës”, tha deputeti Martin Candinas nga partia Mitte (Qendra). “Nëse Swisscomi gjen punëtorë të përshtatshëm në Kosovë, atëherë do të gjente edhe në trevat zvicerane si Surselva, Oberwallis apo Toggenburg”. Deputeti tjetër Michael Töngi nga partia e gjelbër tha se më 25 tetor komisioni për telekomunikacion do të diskutojë mbi synimet strategjike të Swisscomit dhe do të pyes përgjegjësit e kësaj ndërmarrjeje se ç’mendojnë mbi zhvendosjen e vendeve të punës.

Gastronomët kërkojnë të punojnë me kapacitete të plota brenda lokaleve

0

Qeveria e Kosovës pasditen e sotme ka miratuar masat e reja anti-COVID edhe për sektorin e Gastronomisë. Shërbimet e tyre do të lejohen deri në ora 23:00, ndërkaq muzika në këto ambiente deri në ora 21:30.

Para vendosjes së këtyre masave, Petrit Kllokoqi nga Shoqata e Gastronomëve ka thënë se kërkesa e tyre e vetme është zgjatja e orarit të kafiterive, meqë gjendja e tyre nuk është e mirë.

“Kaloj një kohë shumë e gjatë prej kur jemi me masa deri në orën 21:30 dhe ora policore deri në orën 22:00, pa subvencionime. Mirëpo, ne prapë e kuptojmë shtetin tonë që nuk e ka atë buxhet që të na ndihmojë. Kështu që kemi kërkuar realisht edhe kemi qenë të mirë-kuptueshëm ndaj situatës e cila ishte me numra alarmant të pandemisë. Kemi kërkuar që të rritet orari, sepse rastet kanë rënë dhe po shohim që vaksinimi është duke shkuar mirë. Kemi kërkuar të na zgjatet orari dhe të na lejohet të funksionojmë brenda me kapacitet normale”, thotë ai për KosovaPress.

Ditë më parë, përfaqësues nga Shoqata e Gastronomëve janë takuar me ushtruesen e detyrës së ministres Shëndetësisë, Dafina Gexha, për të diskutuar rreth masave Anti-COVID.

Kllokoqi ka theksuar se duhet të rriten kapacitetet e shërbimeve, meqë edhe qytetarët janë vaksinuar.

“Ne po shpresojmë që kërkesat tona do të aprovohen, sepse në gjithë botën janë duke funksionuar dhe kontrolluar për certifikata të vaksinimit edhe po i lejojnë brenda. Kështu, që fjalët i kemi pozitive sa i përket atyre që na kanë ardhur nga ministria që do të ketë ndryshim të orarit dhe do të rriten kapacitetet, pasi që të vaksinuarit nuk sjellin probleme”, shton ai.

Pothuajse njëjtë po mendojnë edhe qytetarët në kryeqytet.

Bajram Maloku kërkon që këto masa të zbuten pas imunizimit me vaksinë anti-COVID.

“Masat normalisht që duhet të largohen tash se po shihen që veç thuajse ka kalu, vaksinat i kanë marrë nuk ka diçka më për çka me u ruajtur. Edhe lëshohet puna ja nisin restorantet hapen, ekonomia zhvillohet ma merr mendja që e udhës me u largu”, tha ai.

Por me këtë nuk po pajtohet Ragip Latifi, i cili thotë se është mirë që masa të njëjta të vazhdojnë të mbesin në fuqi.

“Nuk kisha thënë me u largu krejtësisht masat, duhet me vazhdu masat edhe pse sot dëgjova që i kanë zbut pak masat. Por mirë është me vazhdu masat”, ka thënë ai.

Bazuar në masat e reja, shfrytëzimi i hapësirave të mbyllura lejohet deri në 50% e kapacitetit të hapësirës.

Masat e reja lehtësuese anti-COVID hyjnë në fuqi sot

0

Masat e reja lehtësuese anti-COVID hyjnë në fuqi nga dita e sotme (23 tetor).

Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Masat e reja lehtësuese hyjnë në fuqi nga dita e sotme”, tha ai.

Me vendimin e ri të Qeverisë është zgjatur orari i lëvizjes për qytetarë deri në ora 24:00, kurse nga ora 24:00 deri në ora 05:00 vlen ora policore.

Gjithashtu, lehtësime ka pasur edhe për sektorin e gastronomisë, të cilët lejohen të punojnë deri në ora 23:00.

Në vendim thuhet se maskat mbesin obligative për qytetarët e Kosovës.

“Në bazë të rekomandimeve të dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ministritë e linjës, palët e interesit dhe ekspertët përkatës u miratua vendimi i ri për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Zyrtarët rusë, të shpallur “non grata”, shihen duke lëshuar Kosovën

0

Dy zyrtarët e Zyrës Ndërlidhës të Rusisë në Prishtinë, të shpallur “persona non grata” nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, janë parë duke lëshuar Kosovën.

Denis Vengerskii dhe Alexey Kryvosheev janë dy personat që janë identifikuar nga llupa e institucioneve të Kosovës, më konkretisht nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës se veprimtaria e tyre është cenuese për sigurinë kombëtare.

Njëri nga ta Alexey Kryvosheev, nuk e ka për herë të parë që është shpallur “person non grata”.

Ai edhe nga autoritetet shqiptare është shpallur i papranueshëm, pasi që në janar të këtij viti, sipas qeverisë shqiptare, vazhdimisht ka thyer masat anti-COVID në Shqipëri.

RTK ka siguruar fotot derisa dy rusët e shpallur të padëshiruar në Kosovë, teksa i mbushin bagazhet e makinave të tyre dhe ikin nga Kosova.

Po ashtu në foto shihet makina e tyre edhe në njërën nga pikat kufitare duke e lëshuar Republikën e Kosovës.

Maskat mbesin akoma obligative për t’u mbajtur

0

Qytetarët e vendit sërish e kanë obligative mbajtjen e masave si në ambiente të hapura edhe në të mbyllura.

Kjo masë për parandalimin e përhapjes së COVID-19 nuk u ndryshua as sot në mbledhjen e 41-të të Qeverisë së Kosovës e cila u zhvilluar online.

Maska nuk do të jetë obligative për t’u mbajtur nëse jeni duke ngrënë apo duke kryer aktivitete fizike.

Në kuadër të këtyre masave ka ndryshuari orari i kufizimit të lëvizjes që do të zgjas deri në ora 24:00 si dhe gastronomia do të punojë deri në ora 23:00.

Këtu keni masat për maskat:
10. Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet, përveç:
10.1. Gjatë ngasjes së automjetit vetëm, apo kur në automjet janë prezentë ekskluzivisht anëtarët e ngushtë të familjes;
10.2. Gjatë vrapit, çiklizmit dhe ushtrimeve fizike;
10.3. Gjatë ngrënies apo pijes.

Vazhdon kufizimi për klubet e natës dhe dasmat

0

Qeveria e Republikës së Kosovës, në formë elektronike këtë të shtunë ka mbajtur mbledhjen e 41-të të saj.

Në këtë mbledhje u miratua vendimi i ri për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Në bazë të rekomandimeve të dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ministritë e linjës, palët e interesit dhe ekspertët përkatës u miratua vendimi i ri për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Në masat e reja që janë publikuar nga qeveria, klubet e natës vazhdojnë të jenë të mbyllura dhe dasmat nuk lejohen të mbahen.

“Pavarësisht numrit të personave, ndalohet veprimtaria e klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Reagon EULEX-i, pasi zyrtari i tyre parkoi gabimisht: Do të marrim masa disiplinore

0

Misioni EULEX në Kosovë ka reaguar pas kritikave të shumta ndaj zyrtarit të tyre, i cili kishte parkuar veturën gabimisht në njërën nga rrugën e Prishtinës.

Pas lajmeve për diskutimin e këtij zyrtari me një qytetar në Kosovë, EULEX është zotuar se do të marrë masa disiplinore.

“Dënojmë me terma të ashpër sjelljen e pjesëtarit të stafit të EULEX-it që është parë duke parkuar gabimisht në Prishtinë. Ne garantojmë se do të marrim masat e dukura disiplinore. Falënderojmë qytetarin e Kosovës që e nxori në dritë këtë rast dhe për sjelljen e përgjegjshme”, thuhet në përgjigjen e EULEX-it, ndaj komenteve në Twitter.

Këtë deklaratë EULEX-i e ka dërguar edhe në adresë të Telegrafit.

Ndryshe Telegrafi kishte raportuar më parë për këtë veprim të pjesëtarit të EULEX-it, i cili ishte incizuar nga një qytetar.

Sipas pamjeve të publikuara nëpër rrjete sociale, shihet se zyrtari i EULEX-it ka parkuar veturën në një pjesë ku nuk është e dedikuar për parkim.

Në video dëgjohet se qytetari duke e pyetur zyrtarin nëse vepron njësoj në vendin prej nga vjen.

“A mund të ju pyes nga jeni? A e parkoni kështu veturën në vendin tuaj”, dëgjohet duke thënë qytetari i cili filmoi ngjarjen.

Ndërkaq, zyrtari i EULEX-it i përgjigjet, duke thënë: “Parkoj kështu në Kosovë”.

Turqia shpall persona non grata 10 ambasadorë të vendeve perëndimore

0

Presidenti i Turqisë, Receep Tayyip Erdogan, thotë se ka urdhëruar Ministrinë e Jashtme që 10 ambasadorë në shtetet perëndimore t’i shpallë persona non grata.

Kjo po bëhet pasi sipas Erdoganit, ambasadorët po përkrahin lirimin e filantropit Osman Kavala.

Kavala gjendet në burg që nga 2017-a pasi dyshohet se ka përkrahur puçin ndaj presidentit Erdogan në 2013-n dhe 2016-n. Ai i ka mohuar akuzat, raporton Reuters.

Në një deklaratë të përbashkët më 18 tetor, ambasadorët e Kanadasë, Danimarkës, Francës, Gjermanisë, Holandës, Norvegjisë, Suedisë, Finlandës, Zelandës së Re dhe Shteteve të Bashkuara bënë thirrje për një zgjidhje të drejtë dhe të shpejtë të çështjes së Kavalës. Ata u thirrën nga Ministria e Jashtme, e cila e quajti deklaratën të papërgjegjshme.

“I dhashë urdhrin e nevojshëm ministrit tonë të jashtëm dhe thashë se çfarë duhet bërë: këta 10 ambasadorë duhet të shpallen persona non grata menjëherë. Do ta zgjidhni menjëherë,” tha Erdogan në një fjalim para një turme në Eskisehir të Turqisë veriperëndimore.

Zyrtare: Gastronomia punon deri në ora 23:00, ora policore nga ora 00:00 deri 05:00

0

Qeveria e Kosovës ka vendosur masat e reja anti-COVID.

Masat kryesore që kanë ndryshuar përfshijnë zgjatjen deri në 00:00 të mundësisë së qarkullimit të qytetarëve, nga 22:00 sa ka qenë deri tash. Po ashtu edhe gastronomisë i është zgjatur orari i punës deri në orën 23:00.

Këto janë të gjitha masat e reja anti-Covid:

Masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19

A. [Zbatimi territorial]

1. Ky vendim zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

B. [Hyrjet dhe daljet e qytetarëve në dhe nga Republika e Kosovës]

2. Çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës, duhet të posedoj një nga dëshmitë e mëposhtme:

2.1. Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19;

2.2. Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;

2.3. Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;

2.4. Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

3. Shtetasit e Republikës së Kosovës, si dhe personat me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovës, të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, në rast se nuk posedojnë një nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4, duhet të vetë-izolohen për 7 ditë. Këta persona duhet të plotësojnë deklaratën nën betim për vetë-izolim në pikën kufitare përkatëse.

4. Nga kërkesa për të poseduar ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4 , lirohen:

4.1. Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda tre (3) orësh përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruaj deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda tre (3) orësh;

4.2. Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga COVID-19;

4.3. Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit;

4.4. Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda pesë (5) orësh;

4.5. Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë;

4.6. Personat nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeçare.

Mbrojtja dhe siguria në punë]

5. Të gjithë punonjësit e institucioneve publike, si dhe personeli i ndërmarrjeve publike në pronësi të Qeverisë apo të një komune, duhet të posedojnë një nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në ambientet e punës.

6. Nëpunësi më i lartë administrativ i çdo institucioni publik është i obliguar të caktojë një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4

Ç. [Masat e përgjithshme të mbrojtjes dhe higjienës]

7. Obligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera, të mbajnë dezinfektues për duar dhe një sasi të maskave në vende të qasshme në hyrje të objektit si dhe në ambientet e brendshme.

8. Obligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera që në hyrje të çdo objekti të vendosin shenja të dukshme të rregullave të sjelljes për mbrojtje nga COVID-19, përfshirë shenjën e ndalimit të hyrjes në objekt pa maska, respektimin e distancës.

9. Obligohen përgjegjësit e institucioneve publike e private dhe subjektet e tjera që të kryejnë dezinfektimin dhe ajrosjen e hapësirave të mbyllura.

10. Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet, përveç:

10.1. Gjatë ngasjes së automjetit vetëm, apo kur në automjet janë prezentë ekskluzivisht anëtarët e ngushtë të familjes;

10.2. Gjatë vrapit, çiklizmit dhe ushtrimeve fizike;

10.3. Gjatë ngrënies apo pijes.

11. Ndalohet hyrja në ambientet e mbyllura pa maskë.

12. Obligohen të gjitha institucionet publike dhe private që të përcaktojnë një punonjës të monitorojë zbatimin e masës të përcaktuar në pikën 11 dhe dëshmitë sipas pikës 2.1 dhe 2.4.

D. [Kufizimi i qarkullimit]

13. Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve vazhdon të jetë nga ora 00:00 deri në ora 05:00, përveç:

13.1. Rasteve të natyrës urgjente (për të kërkuar ndihmë mjekësore, blerje të barnave, për të ofruar kujdes ose ndihmë mjekësore, për të shmangur dëmtimin ose për t’i shpëtuar një rreziku lëndimi);

13.2. Qarkullimit për personelin shëndetësor, të sigurisë dhe operatorët që kryejnë punë apo shërbime publike;

13.3. Personelin e ndërrimit të natës të operatorëve ekonomikë që sigurojnë funksionimin e zinxhirit të furnizimit (përfshirë transportin e mallrave/shërbimeve), por me kusht që të pajisen me leje të veçantë nga sistemi EDI i Administratës Tatimore të Kosovës;

13.4. Personat të cilët ofrojnë dëshmi se duhet të jenë në aeroport gjatë orarit të kufizimit të qarkullimit, për shkak se kanë për të udhëtuar përmes aeroplanit;

13.5. Personave ndaj të cilët aplikohet leja e veçantë e përkohshme që lëshohet nga Qendra Operative Emergjente e Ministrisë së Punëve të Brendshme, sipas pikës 15, për shkak të domosdoshmërisë së qarkullimit gjatë orës policore.

14. Obligohen punëdhënësit të sigurojnë që punëtorët e tyre që i nënshtrohen kufizimit nga pika 13 të kenë kohë të mjaftueshme për të udhëtuar në banesat e tyre.

15. Qendra Operative Emergjente e Ministrisë së Punëve të Brendshme mundet që të lëshojë leje të veçantë, për persona të cilët ofrojnë dëshmi të mjaftueshme për domosdoshmërinë që kufizimi i qarkullimit të orarit të ju zgjatet përkohësisht.

Dh. [Institucionet e arsimit]

16. Procesi mësimor në institucionet parashkollore dhe të qëndrimit ditor vazhdon në mënyrë të rregullt.

17. Procesi mësimor-edukativ në institucionet e arsimit parauniversitar të të gjitha niveleve, si dhe në qendrat e qëndrimit ditor, zhvillohet me orar të rregullt dhe me prani fizike, nën mbështetjen, monitorimin dhe mbikëqyrjen aktive nga Task Forcat Komunale dhe Institucionale.

18. Procesi mësimor në institucionet publike dhe private të arsimit të lartë, si dhe në institucionet aftësuese dhe të arsimit joformal, zhvillohet me prani fizike me kushtin që grupet mbi 50 persona të akomodohen në jo më shumë se 50% të hapësirës.

19. Studentët në mënyrë që të ju mundësohet regjistrimi në konvikt duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

20. Studentët në institucionet publike dhe private universitare duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4., në mënyrë që të ju lejohet hyrja në objektin e institucionit.

21. Stafi në të gjitha institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, duke përfshirë institucionet parashkollore dhe të qëndrimit ditor, duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4, në mënyrë që të ju lejohet hyrja në objektin e institucionit.

22. Nëpunësi më i lartë i çdo institucioni sipas pikës 18, 19 dhe 20, është i obliguar me vendim të caktojë një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

23. Të gjitha institucioneve publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, iu ndalohet organizimi i aktiviteteve jashtë mësimore, siç janë ekskursionet, shëtitjet grupore, ahengjet e ndryshme të stafit mësimor apo të nxënësve – studentëve.

E. [Paraqitja për skemat sociale dhe pensionale]

24. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve udhëzohet të lirojë të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale që menaxhohen nga MFPT-ja nga paraqitja e rregullt në zyrat përkatëse për qëllime të evidentimit, siç kërkohet me ligjet përkatëse.

F. [Kufizimi i mbledhjeve publike dhe private]

25. Përveç nëse përcaktohet ndryshe në këtë vendim, lejohen grumbullimet në ambiente të mbyllura deri në tridhjetë (30) persona (punëtori, mbledhje, seminare, trajnime apo grumbullime tjera). Obligohet që pjesëmarrësit të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4, në mënyrë që të ju lejohet hyrja në këto ambiente, si dhe organizatori obligohet të siguroj distancën fizike prej 1 metër në mes të personave dhe kontrollimin e dëshmive përkatëse.

25.1. Mbledhjet e Kuvendit dhe të Qeverisë lejohen pavarësisht numrit të personave, duke u respektuar mbajtja e maskave dhe distanca fizike prej 1 metër në mes të personave.

26. Qendra Operative Emergjente e Ministrisë së Shëndetësisë mundet që të lëshojë leje të veçantë, që tejkalon numrin prej tridhjetë (30) persona, për ngjarje të rëndësisë së veçantë në funksion të interesit publik.

27. Lejohen grumbullimet dhe ngjarjet kulturore, në ambiente të jashtme deri në shtatëdhjetë (70) persona (publiku). Organizatori obligohet të sigurojë mbajtjen e distancës fizike prej 1 metër në mes të personave dhe paraqitjen e dëshmive të evidentuar në pikat 2.1 deri 2.4 të këtij vendimi.

28. Pavarësisht pikës 27 dhe 29, për koncerte dhe festivale me publik në këmbë vlejnë ndalesat e përcaktuara në pikën 32.

29. Ceremonitë dhe ritet fetare lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre deri në 50% të kapacitetit shfrytëzues me kusht që posedojnë ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4 në mënyrë që t’u lejohet hyrja në hapësirat e mbyllura, në përputhje me udhëzuesin përkatës.

30. Mbajtja e pritjes për ngushëllim/krye shëndoshë lejohet në ambiente të mbyllura deri në tridhjetë (30) persona, ndërsa në ambiente të hapura deri në shtatëdhjetë (70) persona, me zbatimin e masave mbrojtëse (maskave dhe distancës fizike).

31. Lejohen funeralet vetëm me pjesëmarrje të familjes së ngushtë, duke siguruar që pjesëmarrësit të mbajnë distancë fizike prej 1 metër nga njëri-tjetri.

G. [Ndalimi i veprimtarive dhe organizimeve të caktuara]

32. Pavarësisht numrit të personave, ndalohet veprimtaria e klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Gj. [Gastronomia]

33. Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre. Klientët dhe stafi i gastronomisë duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4 në mënyrë që t’u lejohet hyrja në hapësirat e mbyllura të lokaleve, në përputhje me udhëzuesin përkatës.

34. Në lokalet e gastronomisë është e obliguar të caktohet një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

35. Shfrytëzimi i hapësirave të mbyllura lejohet deri në 50% e kapacitetit të hapësirës. Në hapësirat e hapura lejohet shfrytëzimi deri në 70% e kapacitetit të hapësirës. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.

36. Kuptimi i shprehjes ‘hapësirë e hapur’ dhe ‘hapësirë e mbyllur’ ka të njëjtin kuptim me Ligjin Nr. 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit.

37. Klientët duhet të qëndrojnë ulur në çdo kohë në kuadër të lokaleve të shërbimeve të gastronomisë në të cilën lejohet shërbimi i ushqimit apo pijeve, përveç:

37.1. Gjatë hyrjes apo daljes nga ambienti i lokalit;

37.2. Ndërsa paguan porosinë;

37.3. Gjatë shkuarjes apo kthimit nga tualeti;

37.4. Kur është e nevojshme për qëllime të shëndetit dhe sigurisë.

38. Në rastet nga pika 37.1 deri 37.4 është e obliguar bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën.

39. Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00.

40. Muzika lejohet vetëm deri në orën 21:30.

41. Përgjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që distanca ndërmjet klientëve në tavolina të ndryshme të jetë së paku një (1) metër.

42. Pjesa e prapme e një karrigeje, me pjesën e prapme të karriges tjetër duhet jenë në distancë së paku një (1) metërshe.

43. Në hapësirat e mbyllura lejohen deri në 4 persona në tavolinë. Në rast se tavolinat janë më të mëdha se dy (2) metra, atëherë parakusht është kufizimi prej pesë (5) persona në 10 m2.

44. Në hapësirat e jashtme lejohen deri në gjashtë (6) persona në tavolinë apo banak.

45. Çdo tavolinë duhet të jetë e pajisur me dezinfektues që përmbajnë së paku 60% alkool.

46. Shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 22:30, pas pajisjes me leje të veçantë nga sistemi EDI (ATK).

H. [Qendrat tregtare dhe operatorët e tjerë ekonomikë]

47. Lejohet veprimtaria e qendrave tregtare sipas udhëzuesit përkatës.

48. Obligohen të gjithë operatorët, të cilët për veprimtari ekonomike e kanë tregtinë me shumicë dhe pakicë, që të përcaktojnë numrin maksimal të klientëve në lokal në të njëjtën kohë sipas rregullit – 1 person për 8 m2. Këta operatorë obligohen të shënojnë në hyrje numrin maksimal të klientëve të lejuar në të njëjtën kohë. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku lejohen të qëndrojnë klientët.

49. Klientët dhe stafi në qendra tregtare dhe qendra të thirrjeve (call center) duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në objekt.

50. Në qendrat tregtare dhe qendrat e thirrjeve (call center) është e obliguar të caktohet një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

I. [Puna me palë]

51. Në institucionet publike/private apo biznese, punonjësit/personeli i cili ka punë me palë/kontakt të drejtpërdrejtë me klientë (duke përfshirë, por duke mos u kufizuar, berberë, vozitësit e taksive, punonjësit në markete dhe banka etj.), duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në objekt. Obligohet të caktohet një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

52. Personi përgjegjës i institucionit publik apo privat dhe i operatoreve ekonomikë, obligohet që të ndalojë rreshtimin apo tubimin brenda dhe jashtë ambientit të punës/biznesit, përveç nëse mbahet distancë fizike prej të paktën 1 metër nga grupet e tjera të personave.

J. [Transporti publik]

53. Ndalohet hyrja në mjetet e transportit publik pa maskë.

54. Operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të kapacitetit të ulëseve.

55. Në taksi lejohen të udhëtojnë deri në dy (2) udhëtarë.

56. Stafi i transportit publik duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4, në mënyrë që t’u lejohet punësimi në sektorin e transportit publik.

K. [Teatrot, bibliotekat, etj.]

57. Bibliotekat, muzetë, kinematë, teatrot, koncertet e filharmonisë, operës, baletit, orkestrat, ansamblet, qendrat rinore, qendrat e kulturës me grupe apo institucionet tjera të ngjashme vartëse të MKRS-së apo të Komunave, lejohet të punojnë duke shfrytëzuar 50% të kapacitetit të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse, me kusht që publiku të jetë i ulur në karrige. Obligohet mbajtja e maskës dhe distancës fizike prej 1 metër në mes të personave.

58. Shfrytëzuesit e veprimtarive sipas pikës 61, duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në objekt.

59. Në veprimtaritë sipas pikës 61, duhet të caktohet me vendim një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

L. [Sporti dhe rekreacioni]

60. Lejohen organizimi i garave sportive dhe stërvitjeve përkitazi me protokollet dhe rekomandimet e organizatave botërore për organizimin e ngjarjeve sportive dhe me masat mbrojtëse të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

61. Numri i pjesëmarrësve në garë (sportistë, klube, zyrtarë, dhe pjesëmarrës tjerë të nevojshëm për zhvillimin e garës) përcaktohet nga federatat sportive duke respektuar masën e distancës dhe masat tjera mbrojtëse.

62. Në aktivitetet garuese në hapësira të mbyllura lejohet prania e shikuesve deri në 10% të kapacitetit të objektit apo hapësirës sportive (stadium, salla sportive, pishina, hapësira të tjera të mbyllura) duke respektuar masën e distancës prej 1 metër dhe masat tjera mbrojtëse.

63. Në aktivitetet garuese në hapësira të jashtme lejohet prania e shikuesve deri në 30% të kapacitetit të objektit apo hapësirës sportive (stadium, salla sportive, pishina, hapësira të tjera të mbyllura) duke respektuar masën e distancës prej 1.5 metra dhe masat tjera mbrojtëse.

64. Shikuesit në aktivitetet garuese në hapësira të mbyllura apo të jashtme, duhet të posedojnë një nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

65. Organizatorët e garës janë të obliguar të caktojnë persona përgjegjës për kontrollimin e posedimit të ndonjërës nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4, si dhe të ndërmarrin masat specifike, në përputhshmëri me protokollet ndërkombëtare, për menaxhimin e masës (tifozëve) para, gjatë dhe pas hyrjes në hapësirën sportive.

66. Lejohet shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme për aktivitete individuale rekreative. Klientët dhe stafi, duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e përcaktuara në pikën 2.1 deri 2.4 të këtij vendimi.

67. Çdo fitnes, palestër dhe i ngjashëm është i obliguar të caktojë të paktën një punonjës i cili do të kontrollojë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

68. Shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme, bëhet në proporcion 1 klient në 10 m2.

69. Obligohet vendosja e shenjave informuese dhe dezinfektuesve (apo mjeteve të tjera për pastrim) në secilën pajisje të fitnesit me qëllimit të vetëdijesimit dhe dezinfektimit të tyre nga secili klient pas përdorimit.

LL. [Banjat termale]

70. Për të hyrë në banja termale, klientët dhe stafi duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e përcaktuara në pikën 2.1 deri 2.4 të këtij vendimi. Obligohet caktimi i të paktën një punonjësi i cili do të kontrollojë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

M. [Tregjet dhe therja e kafshëve]

71. Tregjet publike të automjeteve, kafshëve dhe shpezëve lejohet të zhvillojnë veprimtarinë duke shfrytëzuar 30% të kapacitetit të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse. Obligohet mbajtja e maskës dhe vendosja e tezgave në distancë fizike prej të paktën 2 metra.

N. [Të dhënat personale dhe mënyra e kontrollimit të dëshmive sipas pikës 2.1 deri 2.4]

72. Caktimi i personave të autorizuar apo punonjësve të autorizuar për kontrollimin e dëshmive sipas pikës 2.1 deri 2.4, bëhet përmes vendimit ku përcaktohet emri dhe mbiemri i personit të autorizuar. Këta persona duhet të jenë të identifikueshëm përmes kartelës/shenjës identifikuese dhe emrat e tyre të afishohen në hyrje të institucionit, qendrave tregtare, lokaleve të gastronomisë dhe cilitdo biznes tjetër.

73. Prezantimi i dëshmive të përmendura në pikat 2.1 deri 2.4, bëhet në një formë e cila nuk lejon që personat e autorizuar ose shërbimet e autorizuara për të kontrolluar posedimin e tyre, t’i mbajnë, t’i ruajnë, t’i regjistrojnë apo përpunojnë të dhënat që përbëhen në dëshmi në çfarëdo forme, përpos nëse subjekti i të dhënave ka dhënë pëlqimin e tij në formë të shkruar për përpunimin e këtyre të dhënave.

74. Personat e autorizuar dhe të caktuar me emër, për të kontrolluar dëshmitë përmendura në pikat 2.1 deri 2.4, në rastet kur subjekti i të dhënave ka dhënë pëlqimin e tij në formë të shkruar për përpunimin e këtyre të dhënave, nuk lejohen t’i mbajnë të dhënat ose ripërdorin ato për qëllime të tjera, përveç për konstatimin e posedimit të dëshmive, në interes të shëndetit publik dhe për qëllimet e vetme për të luftuar përhapjen e pandemisë COVID-19.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort