Home Blog Page 4208

Publikohen votat e mërgatës për Prizrenin, më i votuari Haskuka

0

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i votave jashtë Kosovës, të cilat janë dërguar përmes postës në adresë të KQZ-së gjatë periudhës 15 shtator – 15 tetor, për Zgjedhjet Lokale 2021.

Në komunën e Prizrenit, mërgimtarët kanë votuar më shumë kandidatin e VV-së, Mytaher Haskuka, i ndjekur ngushtë nga kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj.

Haskuka ka marrë 202 vota, ndërsa Totaj ka marrë 171 vota.

Garë e madhe pritet në këtë qytet në raundin e dytë mes këtyre dy kandidatëve. Prizreni është një ndër qendrat më të mëdha në Kosovë dhe ka rëndësi të madhe elektorale. Haskuka është kryetar aktual, por nuk ka arritur të bindë mjaftueshëm me punën e tij që të fitojë edhe mandatin e dytë pa balotazh.

Në anën tjetër, i treti më i votuari nga mërgata është kandidati i LDK-së, Anton Quni. Ai ka marrë 106 vota.
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë do të mbahet më 15 nëntor. /Gazeta Express/

 

 

Partitë hezitojnë t’i publikojnë aleancat në balotazh

0

Asnjëra prej subjekteve që janë pjesë e garës së balotazhit nuk ka publikuar ndonjë marrëveshje koalicionit, një javë pas mbajtjes së raundit të parë të zgjedhjeve. Në Vetëvendosje kanë thënë se janë në negociata me subjektet e tjera, por nuk besojnë që do të publikohet ndonjë marrëveshje. Ndërkaq në PDK kanë paralajmëruar finalizimin e disa marrëveshjeve gjatë javës së ardhshme. Koalicionet nuk i kanë përjashtuar as LDK-ja e AAK-ja

Një javë pas raundit të parë të zgjedhjeve, partitë nuk i kanë zbardhur koalicionet e mundshme në balotazh, megjithëse janë në vlugun e negociatave.

Deri tash asnjë prej subjekteve nuk i ka përjashtuar aleancat lokale. Lëvizja Vetëvendosje është partia me më së shumti kandidatë në balotazh- gjithsej 12, përfshirë qendrat e mëdha si Prishtina, Prizreni, Gjilani e Podujeva.

Mytaher Haskuka, që synon edhe një mandat në krye të Prizrenit, ka thënë se janë duke diskutuar me subjektet e tjera. Por ka shtuar se nuk beson që do të zyrtarizohet ndonjë marrëveshje, derisa ka konfirmuar se ka mbështetjen e komuniteteve joshumicë.

“Për momentin nuk kemi asgjë. Mendoj se pas fitores duhet të bëhet një marrëveshje për ta pasur shumicën në asamble, por momentalisht nuk kemi. Nuk besoj se do të ketë zyrtarizim prej anës sonë. Komunitetet joshumicë nga fillimi kanë shprehur mbështetjen për kandidaturën time. Qëllimi ynë kryesor është puna me qytetarët, që ata të dalin sa më shumë në votime”, ka thënë Haskuka.

Sa i përket bashkëpunimit eventual me LDK-në, e cila ka dalë subjekt i tretë, Haskuka ka shtuar se ai direkt nuk është i përfshirë në diskutime, “por me siguri se partia po”.

Në zgjedhjet e vitit 2017, Haskuka kishte marrë mbështetjen e Nismës dhe të Alternativës.

Kundërkandidat i Haskukës do të jetë Shaqir Totaj nga PDK-ja. Në zgjedhjet e 2017-s Totaj mori mbështetjen e AAK-së dhe të Partisë Demokratike Turke.

Zyrtarë të PDK-së kanë thënë se gjatë javës disa degë do t’i zyrtarizojnë bashkëpunimet.

“Varësisht prej degëve, disa kandidatë tonë nuk e shohin të domosdoshme të bëjnë marrëveshje, përveç me votues, disa do ta ndajnë pushtetin, disa degë janë përcaktuar që të kenë rol neutral në këtë proces. Pra është çështje specifike e degëve. Nuk është që përjashtojmë ndonjë mundësi me ndonjë subjekt, por kemi kritere që të mos bashkëpunojmë me ata që kanë keqqeverisur”, ka thënë sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi.

“Si sekretar organizativ jam në kontakt të përhershëm me degët. Ato e kanë lirinë e plotë dhe janë duke negociuar. Varësisht prej komunës se me kë e kanë më të përafërt programin dhe me cilët mund të bashkëqeverisin më lehtë. Besoj se gjatë javës tjetër mund të ketë konkretizime të marrëveshjeve finale, por deri më tani nuk kemi. Ne e kuptojmë se kjo është garë lokale dhe si të tillë e kem lënë të rrjedhë, në mënyrë që degët t’i shohin nevojat e tyre dhe varësisht prej tyre të hyjnë në marrëveshje politike”.

I pyetur nëse PDK-ja do të qëndrojë neutrale në komunat e mëdha si Prishtina, Podujeva apo Gjilani, Gjoshi ka shtuar se mbetet në vullnetin e degëve.

kisha me u deklaru pa pasë vendime përfundimtare. Degët tona brenda javës së ardhshme do të marrim vendime dhe të gjitha do të jenë publike”, ka potencuar ai.

Partia Demokratike fitoi më së shumti komuna në raundin e parë, gjithsej katër. Ndërkaq është në balotazh në tetë të tjera.

E nga AKR-ja, që nuk arriti të fitojë në asnjë komunë, kanë thënë se nuk kanë pranuar ndonjë ofertë.

Për arsye se ende nuk i kem rezultatet preliminare, nuk ka pasë oferta, nuk kemi pasur asnjë kontakt”, ka thënë të dielën tashmë ish-kandidati i kësaj partie për kryetar të Prishtinës, Gëzim Mehmeti, gjatë një konference për media, ku kërkoi rinumërim të votave. Në zgjedhjet e 17 tetorit ai mori 1.89 për qind të votave. Kurse kandidatët e kësaj partie për Kuvend Komunal të Prishtinës kanë marrë mbi 5 për qind.

<span;>Bashkëpunimet e mundshme nuk i ka zbuluar as Lidhja Demokratike që garon në tetë komuna. Në katër komuna kundër Vetëvendosjes, në dy kundër PDK-së dhe në dy të tjera kundër AAK-së.

Por një kandidat i saj që synon rikthimin e Komunës së Podujevës, Ekrem Hyseni, ka përjashtuar koalicionet me partitë e tjera. Ai në balotazh ka kundërkandidat kryetarin aktual nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi.

E hapur për bashkëpunime është treguar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila ka në balotazh katër kandidatë për kryetarë komunash./koha.net/

Kryeminsitri Kurti: Krimi dhe grupet kriminale do të luftohen

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i ka pritur sot në takim zyrtarët policorë që kanë pësuar lëndime trupore më 13 tetor, gjatë operacionit policor për parandalimin dhe luftimin e kontrabandës në Mitrovicë të Veriut dhe disa rajone të Kosovës.

Zyra e Kryeministrit njofton se në takimin me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dhe zyrtarë policorë u bisedua lidhur me operacionin policor, të zbatuar në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, nën autorizimin e prokurorive kompetente. Ky operacion policor që ishte realizuar në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut kishte kaluar pa probleme, përveç se në Mitrovicë të Veriut.

“Atje grupe kriminale në mënyrë të organizuar ishin grumbulluar, kishin krijuar bllokime të rrugëve me mjete të ndryshme transportuese, kishin përdorur bombola gazi, shok bomba, të shtëna me armë zjarri e granata dore, me qëllim të pengimit dhe sulmit ndaj zyrtarëve policorë dhe doganorë, të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.

Kurti ka shprehur keqardhjen për sulmin ndaj Policisë së Kosovës. Ai ka theksuar se “krimi dhe grupet kriminale nuk do të tolerohen dhe do të luftohen.”

“U vlerësua mbarëvajtja e operacionit policor që kishte për qëllim parandalimin dhe luftimin e kontrabandës në disa rajone të Kosovës, si dhe u vlerësuan veprimet profesionale të zyrtarëve policorë realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me Doganën e Kosovës dhe organet e drejtësisë”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.

Boksierët kosovarë jashtë Botërorit të Beogradit, shpresohet në ndërhyrje të IOC-së e AIBA-s

0

Boksierët kosovarë përfundimisht nuk do të jenë pjesë e Kampionatit të 21-të Botëror të boksit amator. Të dielën mbrëma është hapja zyrtare e Botërorit, që Federata Ndërkombëtare e Boksit Amator (AIBA) ia ka besuar Serbisë, përkatësisht Beogradit. Dhe në të nuk do të jenë tre boksierët që Federata e Boksit e Kosovës i ka paraqitur për të garuar në ngjarjen më të madhe.

Delegacioni i Kosovës ka bërë tri përpjekje për të hyrë në territorin e Serbisë, por kjo nuk i është mundësuar nga autoritetet e vendit fqinj. Pos boksierëve Shpejtim e Bashkim Bajoku dhe Patrit Behrami, në delegacion ishin edhe sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, dhe selektori Besim Brahimi.

Përpjekjen e tretë boksierët kosovarë e kanë bërë të dielën, pasi të shtunën dy herë nuk u lejuan të hyjnë në territorin e Serbisë. Madje, delegacioni kosovar ka kaluar kufirin me Serbinë. Por nuk janë lejuar të shkojnë tutje.

“Vetura jonë është kontrolluar detajisht, ndërsa udhëheqësi aty na tha se nuk mund të hyjmë në territorin e Serbisë. Sipas tij, ky është urdhër nga lart. Pra nga Qeveria e Serbisë. Na tha se mund të hyjmë vetëm pa kurrfarë shenje të Kosovës, që ne natyrisht nuk pranuam dhe u kthyem”, ka thënë për KOHËN, Latif Demolli, sekretar i përgjithshëm i FBOXK.

“Kjo ishe përpjekja e tretë dhe e fundit për të hyrë në Serbi. Nuk ka më kohë. Në orë 17:00 është matja zyrtare. Tani po presim ndonjë reagim nga AIBA dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. Ne me kërkesë të Komitetit Olimpik të Kosovës kemi provuar për herë të tretë. Sipas KOK-ut, nëse nuk na lejojnë sërish, mund të anulohet Botërori”, ka shtuar Demolli, të dielën pasdite.

Ai thekson se sa i takon Federatës së Boksit të Kosovës, është bërë maksimumi i mundshëm. Demolli vlerëson se Botërori është “mision i kryer” për Federatën kosovare. Udhëheqësit të Federatës i vjen keq nga boksierët që dy ditët e fundit i kanë kaluar më së shumti në veturë, në përpjekje për të hyrë në Serbi.

Ende sportistë që përfaqësojnë Kosovën nuk kanë garuar në ndonjë ngjarje të madhe sportive të mbajtur në territorin e Serbisë. Është shpresuar se boksierët do të jenë të parët, por kjo nuk ndodhi, me gjithë garancitë e marra nga AIBA.

Fillimisht boksierët ishin ndalur në kufi me Serbinë me arsyetimin se kishin shenjat e Kosovës në uniforma. Autoritetet serbe u kishin thënë që të lënë në kufi uniformat me shenjat e Kosovës dhe se kështu mund të vazhdojnë rrugën për në Beograd, me përcjellje të policisë. Këtë kërkesë nuk e ka pranuar delegacioni kosovar dhe pas disa orësh boksierët u kthyen në Prishtinë. Përpjekja e dytë u bë të shtunën mbrëma. Sipas KOK-ut, anëtarët e delegacionit kosovar janë nisur drejt Serbisë herën e dytë pa uniformë me simbole shtetërore. Por edhe pa simbole nuk janë lejuar të hyjnë në Serbi, me arsyetimin se “kanë hyrë në sistem dhe Qeveria e Serbisë nuk e lejon hyrjen e tyre”.

AIBA të shtunën reagoi për ndalimin e delegacionit kosovar. Në komunikatë shkruan se “AIBA pret që delegacioni i Federatës së Boksit të Kosovës të mos trajtohet ndryshe nga delegacionet e tjera”.

AIBA kishte njoftuar se është në kontakt me Federatën e Boksit të Serbisë, si organizatore e Botërorit, në përpjekje për të korrigjuar situatën. Por kjo nuk ka ndodhur.

Edhe autoritetet në Kosovë, politike e sportive, kanë dënuar veprimin diskriminues të Serbisë. Është njoftuar edhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për situatën.

Por me shumë mundësi edhe një ngjarje e rëndësishme sportive do të mbahet pa pjesëmarrjen e Kosovës, ndonëse prej vitit 2014 Kosova është anëtare e AIBA-s me të drejta të plota.

Sot, 13 raste pozitive me Covid-19 në Kosovë

0

Ministria e Shëndetësisë njofton se n<span;>ë 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 13 raste të reja me koronavirus nga testimi i 2283 mostrave.

Gjithashtu MSH thotë se gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur raste të vdekjes, ndërsa janë shëruar 21 qytetarë.

Numri total i të shëruarve ka arritur në 157.205. Janë 456 raste aktive aktualisht.

Sportistët kosovarë për herë të tretë nuk lejohen të hynë në Serbi

0

Boksierët kosovarë sërish nuk janë lejuar të hyjnë në Serbi për të marrë pjesë në Botërorin në Beograd.

Është hera e tretë që boksierët kosovarë janë kthyer prapa.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Komitetit Olimpik të Kosovës, Kushtrim Krasniqi, përmes një shkrimi në facebook.

” Ekipi i boksit të Kosovës nuk u lejua as sot të hyjë në Serbi, për Kampionatin Botëror të boksit, që mbahet në Beograd”, shkruan Krasniqi.

Kosova bëhet me specialisten e parë të Psikologjisë Mjekësore

0

Qendra Klinika Universitare e Kosovës për herë të parë do të ketë specialiste të Psikologjisë Mjekësore, shkruan Gazeta Sinjali.

Bëhet fjalë për Spec. Donika Tahirsylaj – Alidemi, Msci, e cila e ka marrë këtë titull në Universitetin e Shkupit, në Maqedoni të Veriut.

Tahirsylaj-Alidemi u shkollua në Shkup me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, pasi që kjo lëmi ishte deficitare.

Spec. Donika Tahirsylaj – Alidemi, Msci

Ajo është pjesë e Klinikës së Neurologjisë, teksa nga tani e tutje do të ofrojë për pacientët e klinikës vizita psiko-neurologjike.

Kosova numëron mbi 20 psikologë klinikë.

 

 

Fillon numërimi i votave të ardhura me postë për zgjedhjet e 17 tetorit

0

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i votave të zgjedhjeve të së dielës së 17 tetorit 2021.Në këtë Qendër sot ka filluar numërimi i votave të ardhura nga jashtë.

Valmir Elezi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në një pronocim për KALLXO.com tha se janë duke vazhduar aktivitetet e parapara me planin operacional të miratuara nga Komisioni.Ai tha se ka filluar numërimi i votave jashtë Kosovës të cilat kanë ardhur përmes postës gjatë periudhës njëmuajshe 15 shtator – 15 tetor 2021.

“Gjatë periudhës së votimit përmes postës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar rreth 5 mijë e 700 pakove të supozuara me fletëvotime. Pas vlerësimit dhe verifikimit nga shërbimi votues, brenda këtyre pakove janë konstatuar 10 mijë e 934 zarfe të individualizuara me fletëvotime”, tha tutje ai.

Elezi poashtu bëri të ditur se gjatë vlerësimit të tyre janë aprovuar 9 mijë e 610 zarfe të individualizuara me fletëvotime, ndërsa janë refuzuar 1 mijë e 324 të tilla pasi nuk janë në përputhje me kriteret ligjore.
“Më shumë se gjysma e tyre janë refuzuar pasi janë dërguar nga persona që nuk kanë aplikuar për regjistrim si votues jashtë Kosovës (614) apo janë dërguar nga persona që nuk kanë arritur të regjistrohen si votues (200).

Ka edhe raste kur pako me fletëvotime është dërguar më shumë se një herë nga perosna të njëjtë (168)”, sqaron zëdhënësi i KQZ-së.Përveç numërimit të votave të ardhura me postë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të hetojë 10% të vendvotimeve të çdo komune dhe që i takojnë zgjedhjeve për kuvende komunale.Në këto hetime janë të përfshira 255 vendvotime, për të cilat Elezi thotë se janë përzgjedhur sipas rastësisë dhe që gjatë pranimit të materialit të tyre nuk është vërejtur ndonjë parregullsi.

Qëllimi i këtij hetimi është të vërtetojë nëse këshilli i vendvotimit ka bartur në mënyrë të saktë votat nga fleta llogaritëse e kandidatëve në formularin e rezultatit të kandidatëve.Sipas procedurës, nëse nga hetimi rezulton se ka ndryshime dhe votat nuk janë bartur në mënyrë të saktë, atëherë pas vendimit të KQZ-së do të hapet kutia e votimit për ta saktësuar gjendjen.

Kujtojmë se javën e kaluar në Kosovë janë mbajtur zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe anëtarë të kuvendeve komunale.Nga këto zgjedhje 21 komuna do të shkojnë në balotazh.

Policia në Sallagrazhdë të Suharekës, kapë mbi 10 kg drogë

0

Një operacion bastisjeje i ndërmarrë nga Drejtoria për Hetimin dhe Luftimin e Narkotikëve, njësia në Prizren dhe Ferizaj, e Policisë së Kosovës, në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës ka rezultuar me konfiskimin e një sasie të madhe të drogës.

Policia njofton se gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar 10 kilogramë drogë të llojit marihuanë të cilat ishin të vendosura në dy thasë najloni me nga 5 kilogramë.

Po ashtu, janë gjetur dhe sekuestruar 400 gramë drogë të llojit marihuanë.

Gjatë kësaj bastisjeje njësiti hetimor gjithashtu ka sekuestruar një peshore elektrike, tri rolle plastike që shërbejnë për paketim të substancës narkotike, si dhe një aparat elektronik për shërbim të vakumimit të qeseve plastike – paketim të marihuanës.

“Njësitet relevante policore janë duke zhvilluar hetime lidhur me rastin dhe po punojnë me intensitet te madh në arrestimin e personit të dyshuar që këto momente ndodhet në arrati”, thuhet tutje në komunikatë.

Boksierët nisen edhe njëherë për në Serbi

0

Delegacioni i Federatës së Boksit të Kosovës është nisur edhe njëherë për në Serbi, ku mbahet Botërori i boksit amator. Këtë e ka bërë të ditur sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli.

“Me sygjerim të Komitetit Olimpik të Kosovës jemi nisur edhe njëherë. Pra është hera e tretë. Jemi rrugës për në Merdare. Sipas KOK-ut nëse nuk na lejojnë sërish të dalim në Serbi, ka gjasë të anulohet i tërë Botërori”, ka thënë Demolli për KOHËN.

Të shtunën dy herë përfaqësuesja e Kosovës në boks është ndalur në kufi me Serbinë. Kjo ka bërë bujë, ndërsa pos institucioneve të vendit ka reaguar edhe AIBA.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort