Home Blog Page 4207

​FSK merr pjesë në stërvitjen DRM2 EX21

0

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës Armend Mehaj është deklaruar me rastin e dërgimit të një kontingjenti të FSK-së në stërvitjen e Forcave të Armatosura sllovene “Disaster Relief and Military Mobility Exercise 2021” (DRM2 EX21), me kolegët e tyre të forcave sllovene dhe 19 forcave të shteteve tjera të BE-së dhe NATO-s.

Në një postim në Facebook, ministri Mehaj thotë se kjo stërvitje synon të forcojë gatishmërinë e Forcave të Armatosura sllovene për të marrë pjesë në sistemin e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera në Slloveni, si dhe për të integruar sigurinë me shtetet anëtare të BE-së dhe forcat tjera partnere, sikurse Kosova, në fushën e mobilitetit ushtarak dhe mbështetjes logjistike.

“Mirënjohje dhe vlerësim i lartë për partneritetin me ministrinë dhe forcat homologe sllovene. Besim i plotë në shkathtësitë profesionale specialistike të ushtarakëve tanë dhe aftësive ndërvepruese me forcat partnere. Forca djem, për Nderin e Kombit dhe Flamurin tonë! Për më të mirën, për veten dhe miqtë tanë!”, shkruan Mehaj.

Stërvitja “Disaster Relief and Military Mobility Exercise 2021” ka nisur më 18 tetor dhe zgjat deri më 29 tetor. Përveç Kosovës, në këtë stërvitje marrin pjesë edhe Shqipëria, Austria, Belgjika, Kroacia, Mali i Zi, BeH, Franca, Gjermania, Italia, Luksemburgu, Maqedonia Veriore, Rumania, Çekia, Polonia, Rumania etj.

Vaksinimi kundër Covid-19 në Kosovë, grup mosha më e vaksinuar është ajo prej 21-40 vjeç

0

Javëve të fundit në Kosovë ka pasur rënie të dukshme të rasteve të reja me coronavirus, e gjithashtu edhe të rasteve të vdekjes.

Me normalizimin e situatës, ka rënë dukshëm edhe interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar.

Sipas të dhënave na MSH-ja të shtunën në Kosovë janë dhënë 7 mijë e 348 doza të vaksinës, kurse të dielën nuk ka pasur asnjë qytetarë që është vaksinuar.

Gjithashtu sipas statistikave në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se për ditën e sotme janë të administruara vetëm 48 vaksina, kurse numri i terminëve që kanë bërë qytetarët është 15 mijë e 684.

Vdes një person në QKUK, policia nis hetimet

0

Të dielën ka vdekur një person i cili po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Rastin në polici e ka raportuar stafi i QKUK-së, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

“Prishtinë, 24.10.2021 – Nga Stafi i QKUK është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar, ka vdekur”, ka njoftuar policia.

Tutje policia ka bërë të ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Shefi i OBSH-së tregon kur mund t’i vije fundi pandemisë

0

Pandemia e COVID-19 do të përfundojë “kur bota të vendosë t’i jep fund”, pasi “të gjitha mjetet” për të luftuar virusin janë tani në dispozicion, deklaroi sot shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke përsëritur thirrjet e tij për një shpërndarje më të drejtë të vaksinës.

“Pandemia do të përfundojë kur bota të vendosë t’i jep fund, është në duart tona, të gjitha mjetet e nevojshme janë në dispozicion”, tha drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në një konferencë në Berlin.Ai shprehu keqardhjen që deri më tani “bota nuk i ka përdorur me mençuri këto mjete” dhe tha se me “rreth 50.000 vdekje në botë në javë, pandemia është larg përfundimit”.

Kreu i OBSH -së foli në hapjen e madhe të “Samitit Botëror për Shëndetin”, mbledhja vjetore e profesionistëve dhe politikanëve në Berlin.
Objektivi i OBSH-së është që 40 për qind e popullsisë së çdo vendi të vaksinohet deri në fund të vitit dhe 70 për qind deri në mesin e vitit 2022. Tedros thekson rregullisht se i vjen keq për akumulimin e vaksinave kundër COVID-19 në vendet e pasura.“Është e mundur, por vetëm nëse vendet dhe kompanitë që kontrollojnë furnizimin i kthejnë fjalët e tyre në vepra.

Vendet që kanë vaksinuar tashmë 40 për qind të popullsisë, duke përfshirë G20, duhet t’i lënë sasitë e tyre në shpërndarjen e vaksinave në sistemin ndërkombëtar Covax dhe Fondin Afrikan të Prokurimit të Vaksinave (Avat) të krijuar nga Bashkimi Afrikan,” tha Tedros.

“Prodhuesit e vaksinave duhet të ndajnë njohuritë, teknologjitë dhe licencat e tyre dhe të heqin dorë nga të drejtat e pronësisë intelektuale,” shpjegoi ai.Në një video-mesazh të regjistruar, kreu i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, vlerësoi se “suksesi i vaksinave, të zhvilluara dhe të vendosura në treg në kohë rekord, u la nën hije nga tragjedia e shpërndarjes së padrejtë”.“Ne të gjithë jemi të kërcënuar nga nacionalizmi dhe akumulimi i vaksinave,” tha Guterres./KP/

15 të vdekur nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni

0

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut kanë vdekur 15 persona si pasojë e COVID-19 si dhe janë shënuar 227 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se janë shëruar 111 persona, duke e quar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 186,322.
Numri total i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi ka arritur në 199,766 si dhe të vdekur janë 7,051.

Vazhdon Gjykimi ndan ish-krerëve të OVL të UÇK-së

0

Sot do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së,Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.Zenka Pumper është dëshmitarja e parë e Zyrës së Prokuronit të Specializuar dhe është dëgjuar të premtën për ditën e katërt me radhë. Dëshmia e saj nuk ka përfunduar dhe gjykimi do të vazhdojë të hënën, më 25 tetor.Në shtator 2020, hetueses së ZPS-së, Zenka Pumper i ishte kërkuar që të shqyrtojë dokumentet që pretendohen të jenë sekuestruar në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UCK-së, të cilat pastaj ajo i ka ndarë në paketa 1, 2 dhe 3.
Avokati i Hysni Gucatit, Jonathan Elystan Rees ka pyetur dëshmitaren e ZPS-së rreth paketës 3 në të cilën ka dokumente të klasifikuara si konfidenciale, për çka ajo ka thënë se nuk e di kush i ka klasifikuar ato si konfidenciale.Ish-krerët e OVL-UÇK, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.Në organizatën që ata drejtonin kishin arritur disa pako që pretendohej të ishin me dokumente që kishin rrjedhur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Të gjitha këto ata i kishin bërë publike përmes konferencave për media dhe paraqitjeve të tjera publike.
Ata janë arrestuar më 25 shtator 2020 në Prishtinë prej kur edhe mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë

Komuniteti shqiptar do të organizojë protestë para konsullatës së Serbisë në Nju Jork, më 28 tetor

0

Komuniteti shqiptar në bashkëpunim me komunitetin kroat dhe atë boshnjak do të organizojë një protestë më 28 tetor, në orën 12:00, para konsullatës se Serbisë në Nju Jork, me moton “RALLY FOR HER JUSTICE”.Protesta ka të bëjë me ngritjen e zërit kundër Serbisë, e cila ka kryer krime në Ballkan, përmes spastrimit etnik, vrasjeve dhe dhunimeve, duke tentuar të ndërtojë ëndrrën e kamotshme hegjemoniste të Serbisë së Madhe.

“Ju ftojmë që të vini më 28 tetor 2021, në ora 12:00 në adresën: 62 W 45th St New York, NY, me qëllim që së bashku, si komunitet, ta alarmojmë bashkësinë ndërkombëtare dhe miqtë e Serbisë, se ne jemi këtu dhe nuk do të ndalemi para këtij shteti të ndërtuar mbi gjak, krime e gjenocide.

Të nderuar bashkëkombës, duhet të dalim në numër sa më të madh para Konsullatës të Serbisë, ta ngrehim zërin para botës, duke publikuar dhe denoncuar krimet dhe shtetin, i cili mbështet dhe rehabiliton kriminelët e luftës. Ne, si komunitet shqiptaro-amerikan nuk do të rrimë në heshtje, por do ta ngrehim zërin për ata që u vranë, u dhunuan dhe u masakruan nga ky shtet kriminelësh”, thuhet më tej në njoftim.

Duke përkujtuar se historikisht Serbia ishte dhe mbetet shtet gjenocidial, komuniteti shqiptaro-amerikan thotë se Beogradi zyrtar sot me mentalitet fashizoid fle mbi varret masive gjithandej territorit të Serbisë.“Serbia sot me ndihmën e Rusisë hegjemoniste të Putinit po vazhdon avazin e vjetër të ndërhyrjeve flagrante, duke destabilizuar shtetet e Ballkanit, të cilat kanë qëndrime dhe synime pro-perëndimore, duke ndërhyrë në Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnjë.

Heshtja vret, prandaj planifikoni kohën tuaj, sepse viktimat e shkaktuara nga Serbia kërkojnë drejtësi. E ne këtu ku jetojmë në vendin me demokratik në botë nuk guxojmë assesi të heshtim. Është e drejtë jona dhe obligim kombëtar që para botes të kërkojmë drejtësi për gjakun e derdhur, për viktimat e pafajshme kundër krimeve që i ka bërë Serbia fashiste”, përfundon njoftimi.

Si fëmijë ishte betuar para bustit të Adem Jasharit, sot bëhet ushtar i FSK-së

0

Petrit Behrami, si trevjeçarë ishte betuar para bustit të Adem Jasharit në Prekaz.

Që atëherë, ai veçse kishte nisur rrugën për t’u bërë pjesë e Ushtrisë së Kosovës.

Këtë e dëshmoi dy ditë më parë.

Petrit Behrami kishte bërë bëtimin sëbashku më 180 ushtarë të tjerë në Kazermën e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj.

Ndërkaq, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, kishte qëndruar të dielën në familjen Behrami për ta uruar Petritin.

Në një shkrim në Facebook, Musiu tha se fotografitë dëshmojnë që në jetë duhet të kesh qëllim dhe ta ndjekësh ëndrrën e ta bësh realitet.

“Në familjen e Arif Behramit për ti uruar për djalin Petritin i cili para dy dite u betua si ushtar i Kosovës-FSK. Petriti qe kur ishte 3 vjeçar e kishte të qarte se do të behej ushtar i Kosovës”.

“Urime Petrit paq fat e zoti të bekoftë!”, ka shkruar Musliu.

Gastronomët thonë se protesta e mbrëmshme është vetëm fillimi, paralajmërojnë veprime tjera

0

Gastronomët e Kosovës janë deklaruar pas protestës me bori rrugëve të Prishtinës, si shenjë revolte ndaj masave kundër Covid-19.

Përmes një postimi në Facebook, ata thonë se ky aksion ishte vetëm paralajmërim për Qeverinë e Kosovës teksa neser do të shqyrtojnë veprimet e ardhshme,

“Falënderojmë përzemërsisht gastronomët për pjesëmarrjen masive në organizimin tonë!

Ky aksion ishte vetëm paralajmërim për Qeverinë e Kosovës për të shprehë kundërshtimin tonë që ky Vendim është i padrejtë dhe i papranueshëm për gastronomët.

Vazhdojmë nesër me mbledhjen e Kuvendit të Anëtarëve të Shoqatës në ora 2 pranë Hotel Sirius, për të shqyrtuar veprimet tona të ardhshme!“, thuhet në njoftim.

Parashikimi i motit për sot

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e fundit e muajit tetor do të vijoj me mot me vranësira dhe intervale të gjata me diell.Sipas IHK-së, temperaturat minimale do të shënojnë rënie, duke krijuar kushte që ditën e hënë dhe të marte në mëngjes të krijohet mjegulla dhe ngrica të dobëta.

Njoftimi i plotë;
Parashikimi i motit për pesë ditë (25 – 29 tetor 2021)Java e fundit e muajit tetor do të vijoj me mot me vranësira dhe intervale të gjata me diell. Kjo situatë vije si rezultat i prezencës së fushave anticiklonike të cilat kanë përfshirë gjithë territorin e vendit tonë. Temperaturat minimale do të shënojnë rënie, duke krijuar kushte që ditën e hënë dhe të marte në mëngjes të krijohet mjegulla dhe ngrica të dobëta.

Po ashtu si pasojë e rënies së temperaturave minimale ekzistojnë kushte që në mëngjes të paraqitet fenomeni i brymës i cili mund të ndikoj negativisht në perimekulturë, te ato perime që ju ekspozohen rrezeve direkt të dritës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-11 m/s. Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të aktivitetit të këtyre elementeve dhe dukurive meteorologjike.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort