Home Blog Page 4206

Vazhdon tradita, Osmani organizon sonte Darkën e Lamës

0

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, mbrëmjen e kësaj të hëne do të organizoj Darkën e Lamës.

Osmani këtë festë të moçme shqiptare do ta organizoj bashkë me prodhuesit vendor, njofton Klankosova.tv.

“Në orën 18:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në bashkëpunim me prodhuesit vendor, organizojnë festën e moçme shqiptare, Darka e Lamës” thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes.

Kujtojmë se festa e njohur si “Darka e Lamës” tradicionalisht është shënuar në Kosovë nga ish-presidenti Ibrahim Rugova.

Kryetari Haskuka falënderon diasporën për përkrahjen

0

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, përmes faqes së tij zyrtare në “facebook”, ka falënderuar të gjithë ata që e mbështetën Lëvizjen VETËVENDOSJE.

Postimi i plotë:
Mërgata me Lëvizjen!
Mbështetja dhe përkrahja e diasporës, nuk ka munguar as këtë radhë. Ju falënderoj përzemërsisht. ❤️
E di se edhe në nëntor nuk do ta kurseni mbështetjen për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, ndërkaq të gjithë juve, që nuk keni arritur të regjistroheni për të votuar me postë, ju ftoj që të vini dhe të bëheni pjesë e ditës vendimtare për katër vitet e ardhshme të komunës suaj!
#mërgatamelëvizjen
Mytaher Haskuka

Çmimet e energjisë elektrike dhe të naftës po vazhdojnë të rriten në botë

0

Çmimet e energjisë elektrike, gazit dhe naftës po rriten gjithnjë e më shumë. Edhe konsumatorët gjermanë ndeshen me fatura të larta. Problemi është se nuk pritet ndonjë përmirësim i shpejtë, thekson Henrik Böhme.

Ndër të paktat gjëra i bëjnë gjermanët të humbasin qetësinë janë çmimet e larta të benzinës dhe naftës. Çmimi i naftës së fundmi është rritur më shumë se kurrë më parë, pritet që së shpejti këtë ta pasojë çmimi i benzinës. Së shpejti ndoshta do të përmbushet një ëndërr e vjetër e Të Gjelbërve, se çmimi i benzinës duhet të kushtojë 5 marka litri, kështu e vendosën dikur Të Gjelbrit në një kongres të tyre para 23 vjetësh, për ta bërë përdorimin e automjetit tek gjermanët të papërballueshëm. Por ky hap nuk u prit mirë, me zor atëherë kjo parti ia doli të hynte në Bundestag.

Një episod gati i harruar, ndërkohë që tani Të Gjelbrit ndodhen para momentit të futen në qeveri për herë të dytë të historinë e tyre. Por situata këtë herë është shumë më ndryshe.

Pandemia nuk ka marrë ende fund, efektet ekonomike të saj janë (duke hequr mënjanë ato shëndetësore) janë të jashtëzakonshme.

Çmimet e larta të energjisë janë një pjesë e tyre. E aspak vetëm në Gjermani, por në të gjithë botën.

Gjë që thjesht e në radhë të parë lidhet me atë, që ekonomia botërore, megjithë pandeminë në vazhdim, po rimëkëmbet më shpejt se pritej.

Me pasojë një rritje të jashtëzakonshme të urisë për energji: E dimë një kërkesë e fortë rrit çmimet.

Por si këtë herë nuk ka ndodhur kurrë: Vetëm çmimi i shumicës tek gazi është rritur këtë vit me 44%. Edhe çmimi i naftës është rritur në nivele të larta duke u dyfishuar brenda një viti.

Në thelb këto janë lajme të mira, sigurisht jo për shoferët e automjeteve, por për shndërrimin e ekonomisë në drejtim të neutralitetit ndaj klimës.

Sepse kështu duhej të bëhej kthesa energjitike apo jo: lënda e djegshme fosile do bëhej aq e shtrenjtë, sa t’ia vlejë përdorimi i energjisë së rigjenerueshme. Kur energjia e erës, ajo diellore dhe e ujit të jetë alternativa më e lirë, atëherë del vetë jashtë loje energjia prej qymyrit apo gazit. Ky ishte plani. Vetëm se ai nuk funksionon, sepse ne jemi ende shumë larg kthesës energjitike./DW/

Sportisti nga Kosova ka fituar medaljen e artë në Turqi

0

Bëhet e ditur se Hizdri Gubetini ka fituar medaljen e artë në garën ndërkombëtare të paragllajdizmit në precizion “Oludeniz International AIR GAMES Accuracy Competition”, të mbajtur në Turqi, transmeton albinfo.ch.

Piloti kosovar u rendit i pari, në mesin e 55 garuesve.

 

Edi Rama: Kosova ka përmbushur kërkesat për liberalizimin e vizave, BE po turpërohet

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se Kosova i ka përmbushur kërkesat për liberalizimin e vizave“BE-ja duhet të pranojë se po turpërohet me mbrojtësit e saj më të vendosur, ndërkohë që përparimi i Shqipërisë drejt anëtarësimit bllokohet nga vetëm një veto e çuditshme kolaterale si ajo e Bullgarisë.

E njëjta pasiguri vlen edhe për Maqedoninë e Veriut, që ka shkuar aq larg sa ka ndryshuar edhe emrin, dhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, të cilët tani janë më pak të lirë të udhëtojnë se më parë, edhe pse i kanë përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së, thotë kryeministri Edi Rama në një editorial për politico.eu.”Tetëmbëdhjetë vjet më parë, në Samitin e vitit 2003 Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor në Selanik, na u tha se “e ardhmja e Ballkanit është brenda Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Rama.

BE-ja që atëherë ka përsëritur “mbështetjen e saj të qartë” për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, pasi samitet mbahen tani çdo vit dhe të njëjtat deklarata përsëriten. Por, mund të jetë ende viti 2003.Në atë kohë, kryefjala e BE-së ishte “zgjerimi”. Tani, mbështetja e qartë e Evropës duket se është bërë e mundshme dhe ndoshta grindjet e brendshme të bllokut nënkuptojnë se premtimi për zgjerimin duhet të anulohet përkohësisht. Megjithatë, ne nuk presim thjesht BE-në. Ne po përgatitemi për të dhe po krijojmë mundësi për njerëzit tanë.Besoj se shqiptarët janë ndër komunitetet më pro BE-së në Evropë. Kur komunizmi u shemb dhe ne ishim të lirë të zgjidhnim rrugën tonë, ne zgjodhëm Brukselin. Që atëherë, ne kemi bërë gjithçka që na kërkohet në aplikimin tonë për anëtarësim. BE-ja mund të mos jetë në gjendje t’i përmbushë premtimet e saj, por Shqipëria është ende e përkushtuar ndaj idealeve evropiane dhe ka të ngjarë që ne të qëndrojmë besnikë ndaj parimeve të saj themeluese, edhe pasi anëtarët e saj t’i kenë lënë pas ato.
Brezat tanë të ardhshëm meritojnë të gëzojnë përfitimet e anëtarësimit, por ne jemi peng i të njëjtave forca historike të ndarjes që BE-ja u krijua për t’i eliminuar. BE-ja duhet të pranojë se po turpërohet me mbrojtësit e saj më të vendosur, ndërkohë që përparimi ynë drejt anëtarësimit bllokohet nga vetëm një veto e çuditshme kolaterale si ajo e Bullgarisë.E njëjta pasiguri vlen edhe për Maqedoninë e Veriut, që ka shkuar aq larg sa ka ndryshuar edhe emrin, dhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, të cilët tani janë më pak të lirë të udhëtojnë se më parë, edhe pse i kanë përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së.Por, nëse Ballkani Perëndimor nuk mund të shkojë në BE, ndoshta BE-ja mund të vijë në Ballkanin Perëndimor. Ka hapa konkretë që mund të ndërmerren menjëherë. BE-ja mund të krijojë mekanizma bashkëpunimi që vendosin në mënyrë efikase disa nga përfitimet e dyanshme të anëtarësimit, pa e shtuar indinjatën e atyre që kundërshtojnë anëtarësimin tonë.
Për këtë qëllim, BE-ja mund ta mbështesë rajonin ekonomikisht përmes Planit të saj Ekonomik dhe Investimeve për Ballkanin Perëndimor, për të cilin tashmë janë identifikuar disa projekte. Por, duhet bërë më shumë, veçanërisht për të siguruar që rajoni të marrë pjesë plotësisht në tranzicionin digjital dhe të gjelbër të BE-së. Këto tranzicione kërkohen për pjesëmarrje të plotë në ekonomitë evropiane dhe ne rrezikojmë të mbetemi pas.BE-ja mund të na ndihmojë gjithashtu të ruajmë mendjet tona më të ndritura me programe të përbashkëta të arsimit të lartë dhe integrimin në sistemin arsimor të BE-së, në mënyrë që të rinjtë të mund të gjejnë mundësi më të mira në vendin e tyre.Vendet e Ballkanit Perëndimor mund të përfshihen gjithashtu në planet emergjente të BE-së, pasi së bashku po përballemi me një krizë potencialisht shkatërruese energjetike që mund të zhbëjë përparimin e këtyre viteve në rajon. Ne duhet të sigurojmë që qytetarët tanë të mos mbeten të pambrojtur.Së fundi, BE-ja mund të ndërmarrë hapa praktikë, në mënyrë që të mund të zbatojmë më shpejt katër liritë e BE-së – lëvizjen e lirë të mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe njerëzve – në tri vendet tona, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë. Kjo është diçka që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të duhet të bëjnë nëse ne do t’i bashkohemi tregut të vetëm, ndërkohë që Banka Botërore ka thënë se duke bërë këtë mund të shtojë deri në 10 për qind të PBB-së së secilit prej vendeve tona.Ne të tre e quajmë këtë përpjekje Nisma e Ballkanit të Hapur, dhe është diçka që tashmë e kemi filluar duke pasur frymën dhe parimet e Procesit të Berlinit. Shpresojmë të fillojmë lëvizjen e lirë të mallrave në janar të vitit 2022 dhe të hapim kufijtë tanë deri në janar të vitit 2023. Dhe është e vetëkuptueshme që Open Balkans është i hapur për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor sa herë që ato do të vendosin të na bashkohen.Kjo ide shkon përpara në agjendën që është përsëritur që nga Selaniku dhe që formon format e prekshme të Procesit të Berlinit, i shpallur në vitin 2014. Ne vazhdojmë të mbështesim dhe marrim pjesë në të dy proceset, por nuk duam të presim derisa të tjerët të thonë se ata janë gati.Ne duam rezultate, pra për të bërë reforma dhe që qytetarët tanë të përfitojnë. Mbështetja për këtë iniciativë do të tregonte se BE-ja është serioze për vetë Procesin e Berlinit dhe ne do të mirëprisnim ndihmën teknike për të siguruar që po përmbushim standardet teknike dhe rregullatore të BE-së.Shpresojmë që BE-ja dhe miqtë tanë të tjerë, në Londër dhe Uashington, të bashkohen me ne dhe të nxisin edhe të tjerët në rajon që gjithashtu të ecin përpara. Kështu ndërtojmë mbështetje këtu dhe tregojmë se jemi gati të jemi më afër Evropës.Si kombe të Ballkanit Perëndimor, ne duhet të shikojmë nga e ardhmja jonë – jo një e ardhme që nuk materializohet kurrë, por ajo që ne mund ta kontrollojmë. Një qytetar i lindur në vitin 2003 tashmë është në moshë të mjaftueshme për të votuar, për të qenë anëtar i plotë i komunitetit politik, ndërsa ne ende presim t’i bashkohemi komunitetit tonë. Gjëja e fundit që duam është që angazhimi ynë 18-vjeçar të shkojë drejt moshës së mesme”, përfundon kryeministri Edi Rama në një editorial për politico.eu.

Policia shqiptoi 487 tiketa trafiku gjatë fundjavës në Prizren

0

Me qëllim të zbatimit dhe mbajtjes së sigurisë në komunikacionin rrugorë, njësitë e policisë nga komunikacionit rrugor dhe njësitë tjera kanë realizuar aktivitetin në rajonin e Prizrenit, për parandalimin e aksidenteve dhe shkeljeve tjera në komunikacion, duke realizuar planin operativ “Siguria në komunikacion”, plan në vazhdimësi.

Sipas një njoftimi, realizimi i këtij plani është kryer nga njësitë e specializuara, duke identifikuar shkeljet dhe kundërvajtjet në komunikacion, mbikëqyrjen dhe kontrollin e komunikacionit me radar, zonat me rrezikshmëri dhe, krijimin e pikave të kontrollit në zona me kufizim shpejtësie sidomos në vendbanime. “Gjatë zbatimit të detyrave për kundërvajtje si:

pa rrip të sigurisë, përdorimi i telefonit, mungesa e dokumenteve, parking i palejuar, pa gjendje teknike të rregullt (drita), tejkalimi në vende ta ndaluar, tejkalimi i shpejtësisë, keqpërdorim të targave të automjetit etj., policia ka shqiptuar 487 tiketa trafiku gjatë fundjavës.

Aktivitete të tilla për sigurinë në komunikacionin rrugor dhe kundërvajtje tjera në komunikacion të cilat rrezikojnë pjesëmarrësit tjerë, duke pasur për qëllim parandalimin e aksidenteve e sidomos ato me fatalitet, policia rajonale në Prizren do të veprojë në të gjithë rajonin me qëllim që të kemi siguri në rrugë, duke parandaluar përmes kontrollit dhe mbikëqyrjes, njëkohësisht duke marrë masat sanksionuese dhe plotësuese për kundërvajtësit të cilat shkelin rregullat në bazë të ligjit të komunikacionit rrugor”, thuhet në njoftim.

ASK konfirmon rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore në Kosovë

0

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se norma vjetore e inflacionit në muajin shtator ka arritur në 4.9 për qind, duke dëshmuar kështu rritjen e çmimeve që ka ndodhur kohëve të fundit, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas ASK-së rritje të çmimeve ka pasur në produktet e mishit, qumështit, perimet, uji e lëngjet, lëndët djegëse dhe shërbimet hoteliere.

“Bukë dhe drithëra me 1.5 për qind, mish me 1.9 për qind, qumësht, djathë e vezë me 7.7 për qind, vajra dhe yndyra ushqimore me 28.2 për qind, perime me 19.7 për qind, sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira me 2.1 për qind, pijet alkoolike me 3.8 për qind, duhan me 2.7 për qind, gaz me 10.6 për qind, lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet me 4.6 për qind, karburantet dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal me 26.7 për qind, shërbime për transport me 2.2 për qind, shërbime telefonike dhe të telefaksit me 20.3 për qind, pushime të organizuara turistike me 8.9 për qind, shërbime hoteliere me 2.3 dhe shërbime financiare me 6 për qind”, shkruhet në raport.

Tutje në raport shkruhet se një litër vaj ushqimor në muajin shtator 2020 kushtonte 1.06 euro, ndërsa një vit më vonë ky produkt shitet për 1.55 euro.

Në këtë link mund ta lexoni raportin e plotë.

https://ask.rks-gov.net/media/6332/indeksi-i-harmonizuar-i-%C3%A7mimeve-t%C3%AB-konsumit-ih%C3%A7k-shtator-2021.pdf

KQZ: Sot bëhet numërimi i votave me kusht

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot planifikon të numërojë votat me kusht dhe ato të personave me aftësi të kufizuara.Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.“Gjatë ditës së sotme planifikojmë të bëhet numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta. Mediat dhe vëzhguesit do të njoftohen paraprakisht për orën e fillimit të numërimit”, ka deklaruar Elezi.

Ndryshe, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, të dielën mbrëma ka përfunduar numërimi i votave me postë.Nga totali i votave të ardhura nga diaspora, Lidhja Demokratike e Kosovës që udhëhiqet nga Lumir Abdixhiku ka arritur që të marr më shumë vota se Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, se PDK-ja e Memli Krasniqit dhe se AAK-ja e Ramush Haradinajt, shkruan Gazeta Express.Nga totali i votave të diasporës, LDK-ja ka marrë gjithsejtë 3 mijë e 158 vota, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë vetëm 2 mijë e 692, AAK-ja e Haradinajt rreth 1 mijë e 500 derisa PDK-ja ka marrë pak më shumë se 1 mijë vota.

Gara më e ngushtë me votat e diasporës ka qenë mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.Diferencë e madhe në mes të LDK-së dhe VV-së në votat që kanë marrë nga diaspora vërehet në Komunën e Suharekës. Atje kandidati i LDK’së ka marrë gjithsejtë 711 vota, kandidati i AAK-së i dyti me 307 vota, derisa kandidati i VV’së në vendin e tretë me vetëm vetëm 147 vota.Edhe në Komunën e Dragashit diferenca ka qenë shumë e madhe. Behxhet Xheladini i LDK’së ka arritur të marr plotë 359 vota nga diaspora, derisa kandidatja e VV’së, Kaltrina Salihu ka marrë vetëm 76 vota. PDK ka marrë vetëm 77 vota.

Edhe Peja e Istogu nuk bëjnë përjashtim. Gazmend Muhaxheri ka marrë 331 vota, derisa kandidati i VV’së, Gazmend Agusholli, ka marrë vetëm 71 vota. Derisa në Istog, LDK-ja ka 231 vota dhe VV’ja vetëm 83.Lëvizja Vetëvendosje ka një diferencë me LDK’në vetëm në Komunën e Kamenicës. Atje VV ka marrë plotë 168 vota, derisa kandidati i LDK’së ka marrë vetëm 12 vota.Edhe në Gjilan, Alban Hyseni, ka marrë 199 vota, 100 më shumë se Lutfi Haziri i LDK’së.

Franca do t’i paguaj 38 milionë qytetarë me nga 100 euro

0

Qeveria franceze ka njoftuar se do t’i paguaj me nga 100 euro secilin qytetar, të ardhurat neto mujore të të cilëve janë 2,000 euro ose më pak, për të ndihmuar në përballimin e rritjes së çmimeve të karburantit dhe energjisë.

Këto pagesa do t’i marrin rreth 38 milionë francezë, përfshirë edhe ata që nuk drejtojnë makinë apo motor.

Pagesa prej 100 euro do të jetë pa taksa dhe kryeministri francez, Jean Castex tha se do t’i kushtonte qeverisë 3.8 miliardë euro, transmeton rtv21.tv.

Evropa po përballet me pakënaqësi të përhapur pasi çmimet botërore të energjisë u rritën, kryesisht si rezultat i kërkesës së madhe nga bizneset që po shërohen nga paraliza e gjatë Covid. Trazirat e tregut të energjisë kanë pasur një efekt negativ, duke ndërprerë zinxhirët e furnizimit dhe duke shkaktuar disa mungesa të karburantit dhe mallrave të tjera të konsumit.

Rreth 13 milionë pensionistë dhe dy të tretat e studentëve do të jenë në mesin e atyre që do të marrin 100 euro./21Media

Vetaksident në Sllatinë, kolona të gjata në magjistralen Pejë-Prishtinë

0

Një vetaksident ka ndodhur mënegjesin e sotëm në Sllatinë, si pasoj janë shkaktuar kolona të gjata në magjistralen Pejë-Prishtinë, shkruan Gazeta Blic.
Nuk raportohet për viktima.Gazeta Blic do të ju mbajë të inoformuar lidhur me rastin.

Pamje nga vetaksidenti:

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort