Home Blog Page 4204

Media ruse për dëbimin e dy zyrtarëve rus: Kosova i shpall luftë ndikimit të Rusisë në Ballkan

0

Shpallja persona non grata dhe dëbimi i dy zyrtarëve rusë, ka bërë që Kosova t’i shpall luftë ndikimit të Rusisë në Ballkan.

Kështu shkruan media ruse Kommersant, duke theksuar se konflikti aktual diplomatik ndërmjet Prishtinës dhe Moskës nuk është i pari i këtij lloji.

Të premten e kaluar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se me anë të një vendimi, dy zyrtarë që kanë punuar në Zyrën Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Prishtinë janë të padëshirueshëm.

“MPJD-ja ka nxjerrë vendimin për shpalljen e këtyre dy zyrtarëve rus persona të padëshirueshëm dhe në të njëjtën kohën i ka njoftuar institucionet ligj zbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e tij”, thuhet në njoftimin e presidentes.

Në vendimin e Ministrisë së Diasporës dhe Punëve të Jashtme, Denis Vengerskii dhe Alexey Kryvosheev janë dy personat që janë identifikuar nga institucionet e Kosovës se veprimtaria e tyre është cenuese për sigurinë kombëtare.

Kommersant thekson se Rusia, si rregull, i përgjigjet reciprokisht shpalljes së diplomatëve të saj persona non grata. Por, në këtë rast është e pamundur, sepse Moska nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe nuk ka asnjë përfaqësues të Kosovës në Rusi.

E përditshmja ruse raporton se mediet në Kosovë raportuan se diplomatët rusë u larguan nga territori gjatë ditës së shtunë dhe se fotografitë e tyre u publikuan, në të cilat njëri paketon gjërat në një makinë, ndërsa tjetra tregon një makinë që kalon kufirin me Serbinë.

Zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Maria Zakharova në profilin e saj ka reaguar duke e quajtur këtë vendim si një provokim të madh anti-rus.

“Më 22 tetor, të ashtuquajturat ‘autoritete’ të Kosovës kanë filluar një provokim të madh anti-rus, duke njoftuar – përfshirë publikisht – se dy diplomatë rusë që punonin në Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë të Ambasadës sonë në Republikën e Serbisë, janë të padëshiruar. Supozojmë se ky sulm nga administrata në Prishtinë, nuk sjellë ndonjë pasojë për statusin ligjor të stafit diplomatik rus të përmendur”, kishte shkruar ajo.

“Konflikti aktual diplomatik ndërmjet Prishtinës dhe Moskës nuk është i pari i këtij lloji. Në maj të vitit 2019, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, me urdhër të kryeministrit të atëhershëm Ramush Haradinaj, e shpalli persona non grata diplomatin rus nga misioni i OKB-së, Mikhail Krasnoshchekov “, përfundon media ruse.

Kryvosheev ishte shpallur persona non grata në fillim të këtij viti edhe nga autoritetet e Shqipërisë.

Pjesëtarët e FSK-së dekorohen me medalje pas kthimit nga misioni i parë ushtarak jashtë vendit

0

Në Ministrinë e Mbrojtjes gjatë ditës së sotme është mbajtur ceremonia e ndarjes së medaljeve për pjesëtarët e FSK-së të kthyer pas përfundimit të misionit të tyre në operacionin paqeruajtës dhe të stabilitetit përkrah forcave amerikane të Gardës Kombëtare të IOËA-s në Lindjen e Mesme në Kuvajt, gjatë periudhës kohore maj-tetor 2021.

“Sot në këtë ceremoni jemi të gjithë të nderuar të përjetojmë këtë moment shumë të rëndësishëm që do të mbetet një moment kulminant që ka ndodhur ndonjëherë në historikun tonë ushtarak. Kjo është vetëm nisma dhe do të vazhdohet edhe më tutje me operacione tjera kudo që na kërkohet neve dhe kudo që shtetet partnere kanë nevojë për ndihmën tonë”, ka thënë zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, i cili ka ndarë medaljen për “Pjesëmarrje në operacione ndërkombëtare”.

Me këtë rast, ai falënderoi partnerët amerikanë për kontributin e tyre të dhënë për përfaqësimin e FSK-së jashtë vendit.

Në këtë ceremoni, ndër të tjera, atasheu i Mbrojtjes së SHBA-së, kolonel Stephen Rose, falënderoi ekipin e FSK-së për shërbimin e jashtëzakonshëm dhe profesional gjatë operacionit.

“Ju keni kontribuar që të bëni botën një vend të sigurt. Siguria vjen me paqe dhe me prosperitet”, theksoi ndër të tjera kolonel Rose.

Gjithashtu, pjesëtarët e FSK-së u dekoruan edhe nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama me medaljen për “Shërbim Vetëmohues”, me motivacion për kontributin e jashtëzakonshëm në operacionin e parë paqeruajtës.

Refki Suma e quan konfuz vendimin e Supremes

0

Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Hanit të Elezit dhe kryetari aktual i kësaj komune, e ka quajtur konfuz vendimin e Gjykatës Supreme për të anuluar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

PZAP kishte vendosur të anulonte zgjedhjet në Han të Elezit, pas ankesës së bërë nga Suma për parregullësi. Ndaj këtij vendimi reagoi kandidati i PDK-së për kryetar të Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, që sipas rezultateve preeliminare ka fituar zgjedhjet në Han të Elezit pa balotazh.

“Unë e pashë vendimin, është i pshtjelltë sa kërkush nuk mundet me i ra në fije, më shumë është përshkrim i vendimit të PZAP-së. Në vendim thuhet që anulohet vendimi dhe aprovohet si e bazuar ankesa e Mehmet Ballazhit, por në tri faqet e tjera nuk justifikohet asgjë më shumë. Ne do të presim një vendim tjetër të PZAP-së”, tha Suma për KOHËN.

Prishtinasit u vaksinuan në shesh, por kur pritet që e njëjta gjë të ndodh edhe në komunat e tjera?

0

Vaksinën antiCOVID-19 qytetarët e Prishtinës tri ditë më parë patën mundësi ta marrin në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Ministria e Shëndetësisë u bëri thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë edhe këtë mundësi shtesë për t’u vaksinuar kundër COVID-19, si rrugën më të sigurt për parandalimin e infektimit nga COVID-19.

Kjo ministri ka thënë për Klankosova.tv. që në fazat e mëtejme do të ketë një tranzicion të qendrave të vaksinimit nga ato ku janë aktualisht.

“Ëshët në finalizim e sipër përditësimi i vaksinimit lidhur me COVID-19 që nënkupton që në fazat e metejme do të ketë një tranzicion të qendrave të vaksinimit nga ato ku janë aktualisht, në hapësira të QKMF-ve apo qendrave që komunat i vlerësojnë të përshtatshme, pasiqë një pjesë e madhe e popullatës është vaksinuar”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Ministria e Shëndetësisë i tha Klankosova.tv. se organizime të ngjashme priten edhe në komuna të tjera të vendit.

“Vaksinimi përveç në qendrat e vaksinimit, do të bëhet sipas nevojës edhe në qendra apo lokacione të ndryshme. Sigurisht që përveç Prishtinës, organizime të ngjashme priten edhe në komuna të tjera”, thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie.

Tutje, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se kjo do të ndodh varësisht prej organzimit dhe kërkesave.

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit

0

Nesër nga ora 11:00 do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.

Në rend të ditës do të jenë disa pika.

Rendi i Ditës

Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 22 dhe 28 korrik 2021:Votimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të N.P Hortikultura për vitin 2020.

III. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrik dhe 6 gusht 2021:

Votimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10,Votimi i Projektligjit nr.08/L-008 për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+) (ada numri referues 8116-00-2020)”,Votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni.Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 19 tetor 2021:Votimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2020.Përgatitjet për seancë të re plenare:Deklarimet jashtë rendit të ditës,Pyetjet parlamentare,Debat parlamentar në lidhje me veprimet e Qeverisë për alternativat e diversifikimit të energjisë dhe veçanërisht Projektin e Gazit me MCC,Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-028 për të drejtën ndërkombëtare private,Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-034 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-049 për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar,Shqyrtimi i Propozim-vendimit për caktimin e pagës së Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës,Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020,Shqyrtimi i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2020,Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2020,Shqyrtimi i Raportit vjetor të Auditimit të Buxhetit të Kosovës për vitin 2020,Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese,Emërimi i kryetarit dhe katër (4) anëtarëve të Bordit të Organin Shqyrtues të Prokurimit.Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Në ora 17:00 nis rinumërimi i 8 vendvotimeve për kryetar dhe 35 për kuvende komunale

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur për rinumërimin e 43 vendvotimeve të Zgjedhjeve Lokale 2021, të cilat u takojnë komunave të ndryshme.

8 vendvotime u takojnë Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, ndërsa 35 vendvotime të tjera u takojnë Zgjedhjeve për Kuvende Komunale.

Rinumërimi do të nis në ora 17:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Problemet shëndetësore që mund të tregojnë duart e ftohta

0

Kur temperatura e ajrit është e ulët, është normale që duart tona të jenë të ftohta. Megjithatë, nëse duart tona janë vazhdimisht të akullta dhe nuk i ngrohim dot në asnjë mënyrë, problem mund të jetë qarkullimi i dobët i gjakut, por edhe shumë sëmundje të tjera të rënda.

Ndryshimi i ngjyrës së lëkurës së duarve dhe mpirja janë një sinjal i detyrueshëm për një kontroll te një mjek.

Mund të ketë shumë arsye. Mjekët rekomandojnë që, para së gjithash, të hiqni dorë nga shprehitë e këqija, siç është pirja e duhanit.

Filloni të merreni me sport dhe dëgjoni rekomandimet e mjekut.

Monitoroni rregullisht presionin e gjakut dhe nivelet e kolesterinës, këshillojnë ekspertët, dhe këto janë problemet më të zakonshme shëndetësore të treguara nga duart e ftohta:

Anemia

Nëse ndiheni të dobët, të lodhur, keni dhimbje koke dhe duart tuaja janë kronike të ftohta, mund të keni mungesë hekuri në gjak.

Gjëndër tiroide

Hipotiroidizmi, ose funksioni i ngadalësuar i tiroides, çon në një ngadalësim të metabolizmit, i cili rezulton në ekstremitete të ftohta ose një ndjenjë të ftohtësisë.

Diabeti

Fërkimi në pëllëmbët dhe shputat e këmbëve dhe i ftohti mund të jenë shenjat e para të diabetit. Diabeti lë pasoja në qarkullimin e gjakut, si dhe në sistemin nervor dhe për këtë arsye shoqërohet me këto dukuri.

Stresi

Kur jemi nën stres, rritet adrenalina që prodhohet në gjëndrat mbiveshkore, ngushton enët e gjakut, kështu qarkullimi është më i dobët, dhe krahët dhe këmbët janë më të ftohta.

Lupusi

Një tjetër sëmundje autoimune mund të jetë shkaku i duarve të ftohta, dhe ai është lupusi eritematoz sistemik, i cili shkakton inflamacion të kyçeve, tendinëve dhe indeve dhe organeve të tjera.

Hajrulla Çeku: Do të marrim masa për të ndaluar aktivitetin sportiv paralel në shtetin tonë

0

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka folur sot në konferencë për media në lidhje me ndalimin e boksierëve kosovarë në Serbi, gjatë udhëtimit të tyre për në pjesëmarrje në Kampionatin Botëror të Boksit.

Ekipi i boksit të Kosovës nuk u lejua të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit, që zhvillohet në Beograd dhe tashmë janë kthyer mbrapa në vendin tonë.

Çeku, Ministri i Sportit, ka thënë sot se janë shkelur të drejtat bazike të sportistëve kosovarë, andaj kërkon të merren masat ndaj organizatorëve të këtij kompeticioni.

‘Për çudi nga Bashkimi Evropian nuk e kemi asnjë reagim për një rast të pastër të shkeljes të së drejtave bazike të sportistëve tanë. Njëkohësisht i bëjmë thirrje Federatës Ndërkombëtare të Boksit dhe Komitetit Olimpik Ndërkombëtarë që të reagojë në kërkesat e adresuara nga organizatat tona sportive dhe njëkohësisht të ndërrmarin masat e duhura ndaj organizatorëve të këtij kampionati për shkeljen e rregullave sportive’, tha fillimisht Hajrulla Çeku në konferencë për media.

‘Nëse nuk ndërmerren masat e duhura, ne obligojmë që të trajtojmë dhe të ndjekim të gjitha rrugët ligjore kundër penalizimit të sportistëve tanë dhe shtetit të Kosovës për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror të Boksit’.

Në fund, Çeku foli edhe për zhvillimin e aktiviteteve sportive të klubeve serbe në Kosovë nga Federatat paralele, për të cilat tha se do t’i ndalojnë.

‘Për fund, tashmë të gjithë e dimë që disa kohë në Kosovë funksionojnë struktura paralele të Federatave sportive të Serbisë, ligji i Sportit në Kosovë nuk lejon organizimin dhe zhvillimin e aktiviteteve sportive nga Federatat paralele, për këtë qe disa herë Federatat tona sportive u kanë bërë thirrje klubeve sportive të komunitetit serb në Kosovë që të integrohen në strukturat tona organizative dhe të bëhen pjesë e aktivitetit legjitim sportiv në Kosovë. Gjatë ditës së nesërme do të mblidhet Këshillimi Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në sport, këshilli do të dalë me rekomandime konkrete të masave që ne duhet t’i marrim për ndalimin e aktivitetit sportiv paralel në shtetin tonë’, përfundoi ai.

Inspektorati nis hetimet për rrjedhjen e informacioneve për aksionin e Policisë në Veri

0

Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetimet për rrjedhjen e mundshme të informacioneve për aksionin e datës 13 tetor që u ndërmor nga Policia e Kosovës në disa qytete: Prishtinë, Pejë, Mitrovicë e Jugut , Mitrovicë e Veriut dhe Zveçan kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës.

Se mund të ketë pasur rrjedhje të informacioneve në këtë aksion hodhi dyshime fillimisht drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti në një konferencë për media pak orë pas aksionit.

E lajmin për nisjen e hetimeve e kanë konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, nga IPK.

“Duke ju referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se Inspektorati Policor i Kosovës sipas detyrës zyrtare ka filluar një hetim preliminar me dyshimin për zbulim të paautorizuar të informacionit për operacionin policor të datës 13.10.2021, të zhvilluar nga PK-ja në Mitrovicën e Veriut.”, thuhet në përgjigjen e IPK-së për Reporteri.net.

Por ata nuk kanë dhënë përgjigje se a është intervistuar edhe vet drejtori Ii Policisë, Samedin Mehmeti i cili i hodhi në opinion këto dyshime.

Mehmeti tha se ka pasur rrjedhje të informacionit në lidhje me aksionin që ishte përgatitur, ndërsa shtoi se ky rast po hetohet.

“Dyshohet se ka pasur një lloj rrjedhje të informacionit dhe është diçka që është duke u hetuar. Në veri nuk ka mundur të përfundojë në tersi kontrolli në 8 lokacione për shkak se numër i madh i qytetarëve janë mbledhur për të penguar zyrtarët policor”, ka thënë Mehmeti.

Gazeta Online Reporteri.net lidhur me këtë çështje ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës të cilët nuk janë përgjigjur nëse Policia ka nisur hetime.

Kujtojmë se më 13 tetor, Policia e Kosovës zhvilloi një aksion Prishtinë, Pejë, Mitrovicë e Jugut , Mitrovicë e Veriut dhe Zveçan, ky aksion është zhvilluar në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe organet e drejtësisë.

Gjatë operacionit në veri, ka pasur sulme me armë e hedhje granate në drejtim të policisë, ku si pasojë 10 policë janë lënduar

Në këtë aksion policia e Kosovës ka arrestuar 8 persona, ndërsa 10 të tjerë janë shpallur në kërkim, katër prej të cilëve janë arrestuar ditë më vonë. /Reporteri.net

3 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

0
25 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Nga 1.298 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.225.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 438.
➡Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort