Home Blog Page 4203

Gjykimi ndaj Gucatit e Haradinajt, nesër dëgjohet dëshmitari i dytë i ZPS-së

0

Gjykimi ndaj ish-krerëve të OVL UÇK Hysni Gucati e Nasim Haradinaj do të vazhdojë të martën në Dhomat e Specializuara në Hagë, me dëgjimin e dëshmitares së parë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), pas përfundimit të së cilës do të dëgjohet dëshmitari i dytë i cili mban kodin W04866.

Hetuesja në ZPS-së, Zdenka Pumper e cila ka dëshmuar për pesë ditë para trupit gjykues, nesër do të marrë pyetjet shtesë nga prokuroria dhe pyetet e avokatit të Nasim Haradinajt, Toby Cadman.

Palët kanë vlerësuar se do të përfundojnë këtë në pjesën e parë të ditës ndërsa kryetari i trupit gjykues ka bërë të ditur se pjesa tjetër do të mbetët për të filluar dëgjimi i dëshmitarit të dytë të ZPS-së.

Për dallim nga Pumper, dëshmitari i dytë nuk është bërë publik veçse është treguar që mban kodin W04866.

Bolici: Dëshmitari i dytë është i gatshëm të paraqitet nesër në seancë

“Prokuroria do të ketë disa pyetje shtesë që nuk do të marrin më shumë se një orë, atëherë do të jemi të gatshëm të vazhdojmë me dëshmitarin e dytë që është W04866, ai do të jetë i gatshëm nesër”, ka thënë prokuroria Valeria Bolici.

Ndërsa lidhur me pranimin ose jo të provave të paraqitura me dëshmitaren e parë, trupi gjykues do të vendosë në fund të dëshmisë, ka bërë të ditur kryetari i trupit gjykues, Charles L. Smith III.

Smith gjithashtu ka thënë se janë të interesuar që të ecin sa më shpejt përpara me çështjen gjyqësore OVL-UÇK.

Ndërsa pjesa e fundit e seancës gjyqësore ka vijuar e mbyllur për publikun, para kësaj, avokati i Gucatit, Jonathan Elystan Rees ka përmendur një video për të cilën ka theksuar se u është vënë në dispozicion nga ZPS, por që nuk u është lejuar ta kopjojnë.

Ai kërkoi që video t’u vihet në dispozicion gjatë seancës, në mënyrë që të mund ta ndërlidhin atë me pyetjet për dëshmitaren dhe trupin gjykues.

Rees: Duam të shtjellojmë me dëshmitaren detyrat me të cilat ajo ishte e ngarkuar.

“Ne do t’ju kërkojmë juve si trup gjykues për të vendosur nëse ishte një kërkim i duhur, i vërtetë, duam të shtjellojmë më tej me këtë punonjëse se çfarë kishte marrë ajo për detyrë dhe çfarë i është kërkuar të bëjë. Ne do ta pyesim dëshmitarin kur të shohim disa pjesë, nëse ishte një kontroll i vërtetë, që kishte vërtetë synim të kontrollonte për materiale relevante”, ka thënë mbrojtja e Gucatit.

Seanca tutje ka vijuar e mbyllur për publikun, pasi avokati Rees ka pyetur dëshmitaren rreth kontakteve që ajo thotë të ketë pasur me dy dëshmitarë, njëri prej tyre sipas saj ka qenë i shqetësuar pasi drejtuesit e OVL-UÇK kishin dalë në konferenca për shtyp.

Dëshmia koordinatores së hetimeve në ZPS, Zdenka Pumper, ka filluar më 18 tetor 2021 dhe sot ishte dita e pestë me radhë e dëshmisë.

Në fillim të paraqitjes, Pumper ka deklaruar që është përfshirë në çështjen OVL-UÇK nga 25 shtatori 2020 dhe i është kërkuar që të bëjë shqyrtimin e dokumenteve të sekuestruara në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Ish-krerët e OVL-UÇK, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Në organizatën që ata drejtonin kishin arritur disa pako që pretendohej të ishin me dokumente që kishin rrjedhur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Të gjitha këto ata i kishin bërë publike përmes konferencave për media dhe paraqitjeve të tjera publike.

Ata janë arrestuar më 25 shtator 2020 në Prishtinë, prej kur edhe mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Osmani: Shprehja shqiptare “bukë e kripë e zemër” merr kuptim në “Darkën e Lamës”

0

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka vazhduar traditën e festës së ditës së falënderimit e njohur si “Darka e Lamës”.

Osmani ka thënë se kjo darkë është një trashëgimi kulturore që u ka mbijetuar shekujve duke u bërë pjesë e kulturës.

Osmani, e vlerësoi shtrimin e Darkës së Lamës si festën që i jep kuptim shprehjes shqiptare “Bukë e kripë e zemër”. Sipas saj, sepse në këtë sofër prodhuesit vendorë kanë vënë jo vetëm ushqimet tradicionale por edhe zemrat e tyre

“Shqiptarët i kanë dhënë krah njëri tjetrit në kohë të ndryshme duke u bërë solidarë më njeri-tjetrin. Shprehja e njohur ‘bukë e krip e zemër’ merr kuptim në këtë darkë ngase në sofra janë ushqime tradicionale që nderojnë mikun. Sonte mendjen e kemi te të gjitha familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre nga COVID-19. Është kohë e vështirë për ta dhe vazhdimi tutje na tregon se sa e rëndësishme është ruajtja e miqësisë më njëri-tjetrin. Kjo darkë tregon për falënderimin tonë ndaj të mirave. Edhe sonte shprehim gjithë falënderimin tonë për mantelbardhët”, ka thënë ajo.

Astrit Panxha nga Klubi i Prodhuesve ka thënë se është privilegj për që për herë të dytë po organizojnë një darkë të tillë me kërkesë të presidentes.

“Kemi një darkë ku besoj se të gjithë do të kaloni mirë. Kemi shumë virtyte por dy të rëndësishme janë Besa dhe Tradita. Na pret shumë punë që mikpritjen shqiptare ta tregojmë pasi lidhet me besën shqiptare. Mikpritja përmes gastronomisë është diçka që eksportojmë edhe kulturën tonë. I kemi mbi 700 restorante me pronar në Berlin. Na pret shumë punë përpara. Ministria e Bujqësisë ta brendoj produktin e Kosovës e të shitet jashtë. Ministria e Kulturës ta brendoj kulturën e gastronomisë”, ka thënë ai.

Edhe Ilir Seferi nga” Besa Foundation”, tha se “Darka e Lamës”, shërben si falënderim.

“Për ta relaksuar fjalimin mund të iu them se për herë të parë në darkë më patën vënë në pozicion që tiu shërbej burrave dhe grave. Darka e Lamës shërben si falënderim ndaj zotit dhe tokës që kanë sjellë të korrurat. Falënderimi që duhet ti bëhet tokës është puna e vyeshme. Tokën e ruajmë dhe e kultivojmë, sepse na duhet për breza të ardhshëm. Ne diasporë jemi falënderues që jemi në Kosovën e lirë dhe sovrane”.

Qëndrimi i BE-së për ndalesën që Serbia ua bëri boksierëve kosovarë

0

Bashkimi Evropian, duke u përgjigjur në një pyetje lidhur me ndalesën e kombëtares kosovare në boks që të hyjë në territorin e Serbisë për të marrë pjesë në kampionatin botëror, ka kërkuar që të mos pengohet shkëmbimi kulturor, sportiv, intelektual dhe artistik mes Kosovës dhe Serbisë, ndërkohë që është shprehur se mbështet kërkesën e Asociacionit Ndërkombëtar të Boksit që Federata e Kosovës të trajtohet sikur të gjithë anëtarët tjerë.

“Siç kemi thënë disa herë në të kaluarën, normalizimi afatgjatë i raporteve dhe pajtimi i qëndrueshëm mes shoqërive fillon me shkëmbimet intelektuale, kulturore, sportive dhe artistike. Shkëmbimet e tilla janë thelbësore për të ndërtuar mirëkuptimin. Autoritetet në të gjitha nivelet nuk duhet të kursejnë përpjekjet për të siguruar që një shkëmbim i tillë të ndodhë rregullisht, në mënyrë të papenguar dhe pa asnjë shqetësim” ka thënë zëdhënësi i BE-së Peter Stano. Ai është i ngarkuar si zëdhënës për çështje të politikës së jashtme dhe sigurisë, që ka përsipër edhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“BE-ja mbështet plotësisht Asociacionin Ndërkombëtar të Boksit në pritjet që delegacioni i Federatës së Boksit të Kosovës të trajtohet njësoj sikur delegacionet e secilit anëtar tjetër të delegacionit dhe t’i mundësohet Kosovës pjesëmarrje në baza të barabarta”, ka thënë ky zëdhënës.

Kampionati botëror në Beograd tashmë ka nisur, pa pjesëmarrjen e Kosovës në të dhe është pikëpyetje nëse kjo përgjigje e BE-së do të mund të ndryshojë ndonjë gjë.

Delegacioni kosovar është kthyer tri herë nga kufiri me Serbinë.

Grabiti rreth një milion euro në Aeroportin e Rinasit, dënohet me 25 vite burg Aleks Papa

0

Aleks Papa, i akuzuar për grabitjen e 990 mijë eurove në vitin 2016-të në pistën e aerportit të Rinasit është dënuar me 25 vjet burgim.

Ky është vendimi i Gjykatës së Posaçme.

Papa u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli.

Ai cilësohet si “truri” pas grabitjes dhe bashkë me dy bashkëpunëtorët e tij u identifikuar nga analizat e ADN-së dhe qelizat telefonike, raporton Abcnews.

Këto të fundit tregua se në 30 qershor 2016 u lokalizuan nga antenat telefonike në zonën e Rinasit.

Më 30 qershor 2016 dy persona të armatosur çanë rrethimin e aeroportit ndërsa drejtonin një automjet tip “Benz-Mercedez“ ngjyrë të kuqe.

Një person i tretë i priste më pas në një makinë të vjedhur dhe roli i tij ishte t’i ndihmonte të largoheshin.

Papa bashkë me një person tjetër këputën me darë çelësat e derës së rrethimit të Aeroportit të Rinasit dhe më u futën me automjetin tip “Benz” dhe u afrua tek makinat e blinduara të një shoqërie sigurie, e cila ishte kontraktuar nga një bankë e nivelit të dytë në Tiranë për të transportuar sasinë e eurove nga Tirana, në drejtim të Rinasit, me qëllim transferimin e shumës financiare jashtë shtetit.

Kurti për rritjen e çmimeve: Jemi shumë të varur prej jashtë, çfarë të ndodhë jashtë reflektohet tek ne

0

Kryeministri Albin Kurti, rritjen e çmimeve e ka lidhur me zhvillimet në sferën e ekonomisë në vendet e tjera nga të cilat Kosova importon.

Sipas tij fakti që ka më shumë import të mallrave sesa eksport e bën ekonominë e vendit më lehtë të ndikueshme nga ndryshimet në vendet e jashtme.

“Besoj që në njërën anë ka të bëjë me energjinë, në anën tjetër ka të bëjë me faktin që Kosova si një vend i cili importon shumë, është tepër i brishtë karshi fluktuimeve në tregjet e jashtme. Pra nëse ne do ta kishim deficitin ma të ulët tregtar se do të kishim edhe suficitm për shembull, më shumë eksport se import, që jemi shumë larg asaj. Atëherë do të kishim qëndrueshmëri më të madhe të brendshme karshi fluktuimeve në tregjet e ndryshme. Por ne jemi shumë të varur prej jashtë, çfarë të ndodhë jashtë, tek ne reflektohet menjëherë”, ështe shprehur Kurti.

Këtë të hënë në shumë qytete të Kosovës, çmimi i një buke është ngritur në 50 cent për copë. Gjithashtu, rritje kanë pësuar edhe produktet e tjera ushqimore bazë, si perimet dhe produktet e qumështit. Sa i përket muajit shtator, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës ngritje e çmimeve është vërejtur tek produktet e mishit, të qumështit, perimet e lëndët djegëse.

Elon Musk ‘kontrollon’ tregun e kriptove, tregon se cfarë kriptomonedha ka blerë

0

Shefi i Tesla-s, Elon Musk zbuloi sot se në cilat kriptovaluta ka investuar kohët e fundit.

Musk, një ithtar i njohur i kriptovalutave, zbuloi se ai nuk investoi në Shiba Inu Meme, megjithëse tweetet e tij rreth kësoj kriptovalute kanë shkaktuar një rritje të madhe të vlerës së saj në të kaluarën.

Në një seri postimesh në Twitter, ai përsëriti mbështetjen e tij për Dogecoin, duke e quajtur atë një “kript popullor”, siç bënë shumë nga punonjësit e tij në Tesla dhe SpaceX.

Por ai tha se nuk kishte asnjë lidhje me Dogecoin. Musk tha se as ai dhe as bashkëpunëtori i tij Jared Birchall nuk ishin në bordin këshillues të fondacionit duke punuar për ta promovuar atë.

Në një postim në Twitter, ai zbuloi se bleu Bitcoin dhe Ethereum, dy kriptovalutat më të mëdha në botë.

https://twitter.com/elonmusk/status/1452334458066149377?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1452334458066149377%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Felon-musk-kontrollon-tregun-e-kriptove-tregon-se-cilat-kriptomonedha-i-ka-blere%2F

Dogecoin u ngrit për 7.7 për qind pas duke shkuar në vlerën e 0.27 dollarëve (0.20 £) të hënën në mëngjes.

Vlera e kriptovalutës Shiba Inu Meme u rrit më shumë se 50 për qind dhe arriti një rekord prej 0.000044 dollarë amerikanë të dielën, duke u bërë kështu kriptovaluta e njëmbëdhjetë më e madhe në treg.

Por kur një përdorues i Twitter e pyeti Musk se sa prek këtyre kriptomonedhave i posedon, përgjigja e tij ishte: “Asgjë”.

Deri në mëngjesin e së hënës, vlera e Shiba Inu Meme kishte rënë në 0.000039 dollarë.

https://twitter.com/elonmusk/status/1452332435266576395?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1452332435266576395%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Felon-musk-kontrollon-tregun-e-kriptove-tregon-se-cilat-kriptomonedha-i-ka-blere%2F

 

22 vite nga rënia heroike e Komandant Sokolit

0

Sot janë bërë 22 vite nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, Naim Beka, i njohur si Komandat Sokoli.

Heroi i Kombit me këtë rast është përkujtuar nga artisti i njohur shqiptar, Arian Agushi (emri i vërtetë i Gold AG).

Ai ka ndarë një postim në InstaStory nëpërmjet të cilit tregon se janë bërë 22 vite që dha jetën për liri, por për të mos vdekur kurrë.

“Naim Beka Sokoli. Sot 22 vite ka rënë për të mos vdekur kurrë”, kanë qenë fjalët e reperit.

Prokurorët e shohin të pamundur bashkëpunimin me Qeverinë pas deklaratës të zv.ministrit

0

Këshilli i Prokurorial i Kosovës e ka quajtur të pamundur bashkëpunimin me Qeverinë në kohën kur prokurorët, sipas këtij këshilli akuzohen se janë të përfshirë në veprimtari kriminale.

Reagimi i Këshillit Prokurorial vjen pas deklaratës së zv.ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, se “prokurorët janë të involvuar në veprimtari kriminale dhe piramida kriminale”.

“Përkundër bashkëpunimit të deritashëm reciprok në procese të ndryshme me Ministrinë e Drejtësisë, siç janë: rishikimi funksional, procesi i vetingut në sistemin e drejtësisë dhe shprehjes së vullnetit të mirë të sistemit prokurorial për ta forcuar bashkëpunimin në avancim të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës, deklaratat e fundit, të bëra nga Zëvendësministri i Drejtësisë, i cili i ka quajtur prokurorët të involvuar në veprimtari kriminale, e bëjnë të pamundur bashkëpunimin ndërinstitucional”, thuhet në reagimin e KPK-së.

KPK-ja njofton po ashtu se ka lëshuar takimin e sotëm të Grupit punues për ndryshime ligjore, pasi Ministria e Drejtësisë nuk është distancuar ndaj deklaratave të Sallahut.

“Ne nuk do të mund të vazhdojmë të jemi pjesë e këtij grupi, pa një reflektim dhe distancim publik të Zëvendësministrit të Drejtësisë ose pushtetit ekzekutiv”, tha përfaqësuesi i KPK-së në këtë takim.

Rakiq: Marrëveshjet e arritura në Bruksel duhet zbatuar

0

Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, njëherit ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, ka thënë se marrëveshjet e arritura në Bruksel, duhet zbatuar dhe janë të detyrueshme, përfshirë edhe formimin e Asociacionit.

Rakiq e ka thënë këtë gjatë takimit me përfaqësueses të Këshillit të Evropës.

“Marrëveshjet nga Brukseli duhet të zbatohen, sepse janë të nënshkruara, janë të detyrueshme për të gjithë, dhe sepse vetëm kështu mund të arrijmë kushte më të mira jetese dhe të ndërtojmë besimin e ndërsjellë që na duhet sot. Serbët., veçanërisht në veri, kanë hyrë në institucionet e Kosovës, pasi me marrëveshjen e Brukselit garantohet formimi i Asociacionit të Komunave Serbe, si institucion ombrellë i popullit serb, i cili do të mbrojë të drejtat kolektive dhe individuale të popullit tonë”, ka thënë Rakiq, thuhet në një njoftim në Facebook të Listës Serbe.

Po ashtu në njoftim është përmendur edhe aksioni i Policisë së Kosovës, ku është thënë se veprimet të tilla ngjallin frikë dhe rrezikojnë situatën e sigurisë.

“U theksua se Lista Serbe, mbështet dialogun si mënyrë për zgjidhjen e të gjitha problemeve dhe çështjeve të hapura, sepse dialogu është mënyra e vetme dhe vendi ku mund të zgjidhen këto çështje. Po ashtu kërkon nga të gjithë, veçanërisht nga BE-ja që të bëjë gjithçka, për ta vazhduar dialogun dhe me qëllim të zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri tash”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

Thirrje për vaksinim pavarësisht rënies në infektime

0

Javën e fundit është ulur numri i personave të infektuar me koronavirus në Kosovë dhe në të njëjtën periudhë ka rënë edhe interesimi i qytetarëve për vaksinim kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi.

Profesionistët bëjnë thirrje për vaksinim, duke shtuar se ka mundësi që të ndryshojë situata pandemike.

Ditëve të fundit, numri i vaksinave të administruara gjatë një dite ka shkuar deri në 7,000, derisa para një muaji ky numër shkonte në mbi 20,000.

Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë thonë se interesimi për vaksinim ka rënë pas qetësimit të situatës me COVID-19 dhe rënies së numrit të viktimave.

“Te çdo kategori ka persona që hezitojnë të vaksinohen, por për fat të mirë, numri i atyre që kanë treguar interesim për vaksinim është më i madh dhe tashmë popullata është vaksinuar në shkallë relativisht të mirë,” thuhet në një përgjigje të Ministrisë së Shëndetësisë.

Për shkak të rënies së interesimit për vaksinim është ndërprerë edhe dhënia e tyre gjatë vikendeve.

Kosova, gjatë javës së kaluar (nga 18-24 tetor) ka regjistruar 95 raste dhe një viktimë me koronavirus, kurse vlerësohet se deri më tani në Kosovë është vaksinuar rreth 39 për qind e popullsisë së përgjithshme.

Fahredin Krasniqi, punonjës në një nga kompanitë publike, thotë se nuk është vaksinuar për shkak se e ka kaluar virusin.

“Tash të shoh, kur kam kohë të lirë do të shkoj të vaksinohem”, thekson ai.

Kurse Arlindi, student nga Prishtina, thotë se ende nuk është bindur se a duhet të vaksinohet.

“Kam lexuar në shumë media në Kosovë dhe atyre jashtë, që janë kundër vaksinimit dhe kjo po më frikëson, kam dyshime” thotë Arlindi.

Ramadani: Mund të ketë rritje të rasteve me COVID-19

Kryetari i Shoqatës së Infektologëve të Kosovës, Hamdi Ramadani, e konsideron shqetësues rritjen e hezitimit të qytetarëve për vaksinim, sidomos te të rinjtë. Ai thotë se qytetarët nuk duhet të kenë frikë nga efektet e vaksinimit, por nga ndikimi i sëmundjes.

Pas lehtësimit të masave nga Qeveria e Kosovës, dhe fillimit të procesit mësimor në institucionet universitare dhe para-universitare, Ramadani thotë se ekziston rreziku i përhapjes së infektimit dhe e vetmja rrugë e shkurtër për t’u mbrojtur është vaksinimi.

“Është e mundshme që në javët e ardhshme të ketë një rritje të numrit të të infektuarve, mund të jetë një valë tjetër, pasi nuk e kemi krijuar imunitetin e tufës, imunitet ky që do ishte mbrojtësi. Të rinjtë, nga 16 deri në 25 vjeç, në disa raste po harrojnë se ekziston virusi, është pandemia, mund të paraqitet infeksioni dhe mund të rrezikohet jeta e tyre”, tha ai.

“Kërkesa e dëshmisë rrit interesimin për vaksinim”

Për të rritur interesimin e qytetarëve të Kosovës për vaksinim, Ramadani thekson se autoritetet kompetente duhet të zbatojnë masat në fuqi, posaçërisht kërkesën për dëshmi të vaksinimit gjatë hyrjes në institucione publike dhe private.

Dëshmia e certifikatës së vaksinimit apo testeve negative për koronavirus, sipas masave në fuqi, duhet të kërkohet për hyrje në institucione shtetërore e private, në restorante apo bare, institucione arsimore dhe gjatë hyrjes në shtetin e Kosovës.

“Kjo është metodë shumë e mirë që mund të kufizojë qarkullimin e çdo personi dhe të dihet se jemi në pandemi dhe ekzistojnë masa parandaluese. Nëse institucionet publike dhe private nuk zbatojnë këto masa, është gabim shumë i madh”, thekson ai.

Në 24 orët e fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 368 gjoba për mosrespektim të masave që janë në fuqi për parandalimin e COVID-19.

Me qëllim të rritjes së nivelit të vaksinimit, Ministria e Shëndetësisë, përmes ekipeve mobile, më 22 tetor ka nisur vaksinimin e qytetarëve kundër COVID-19 në sheshin e Prishtinës.

Një praktikë e këtillë do të fillojë së shpejti edhe në komuna të tjera të Kosovës.

Rreth 39 për qind e popullsisë është vaksinuar në Kosovë

Në Kosovë nga muaji mars i vitit 2021, kur ka filluar procesi i imunizimit, deri më tani, janë administruar mbi 1.5 milion doza të vaksinës.

Prej tyre, rreth 700 mijë qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat kundër koronavirusit, kurse mbi 137 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e parë.

Kosova ka rreth 1.8 milion banorë dhe nëse llogaritet numri i të vaksinuarave me të dyja dozat, atëherë rezulton se në Kosovë është imunizuar plotësisht rreth 39 për qind e popullsisë.

Kjo shifër, sipas infektologut Ramadani, është shumë e vogël.

Ai thekson se imuniteti i tufës ndaj koronavirusit do të arrihet pasi të vaksinohet 70 për qind e popullatës.

Në Planin Shtetëror të Imunizimit dhe në programin e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, është paraparë se deri në fund të këtij viti të vaksionohet 60 për qind e popullatës.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se është duke u përgatitur një fushatë e re për nxitjen e vaksinimit.

Maqedoni e Veriut kërkon masa kufizuese pas rënies së interesimit për vaksinim

Interesimi për vaksinim për mbrojtje nga koronavirusi, ka shënuar rënie të theksuar edhe në Maqedoninë e Veriut.

Deri të hënën, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, me dy doza është vaksinuar rreth 35 për qind e popullsisë së përgjithshme, apo afër 800 mijë persona, ndërsa prej tyre 750 mijë apo 38 për qind me nga një dozë.

Që nga aplikimi i dozës të tretë janë vaksinuar rreth 10 mijë persona.

Ministria, në muajin shtator pati nisur edhe fushatën “Vaksinohu”, ndërsa prej atëherë janë miratuar edhe masa tjera si kufizimi i lëvizjes së personave të pavaksinuar në ambiente të mbyllura dhe në manifestime sportive, por këto masa nuk dhënë efektet e pritura.

Instituti i Shëndetit Publik, nga dita e hënë, 25 tetor, ua ndalon hyrjen në këtë institucion të gjithë personave të pavaksinuar ndërsa drejtori i këtij institucioni, Shaban Mehmeti, thotë se masa të tilla duhet të ndërmarrin të gjitha institucionet shtetërore.

“Neglizhenca e qytetarëve apo mosvaksinimi është një gabim shumë i madh si për shëndetin e tyre. Unë mendoj se Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë, duhet të ndërmarrin veprime apo masa sa i përket vaksinimit dhe pranisë në punë, si masë për mbrojtje nga COVID-19 dhe transmetimin nga një person te tjetri. Të gjithë personat e punësuar në administratën shtetërore, shëndetësore, në Qeveri, Kuvend e organe tjera shtetërore, duhet të kenë dëshmi vaksinimi”, thotë Shaban Mehmeti, drejtor i Institutit të Shëndetit Publik.

Rajoni i Tetovës, në muajt gusht dhe shtator ishte më i goditur nga COVID-19, pas lehtësimit të masave për dasmat dhe manifestimet tjera familjare në muajt qershor dhe korrik.

Tetova deri tani ka regjistruar 512 të vdekur nga COVID-19, duke u bërë qyteti i dytë, pas Shkupit, me më shumë viktima.

Në gjithë vendin deri tani janë regjistruar 7,036 persona të vdekur.

Tetova, tani është në mesin e qyteteve me më pak të vaksinuar. Nga rreth 1,500 persona sa vaksinoheshin në muajin shtator, tani ky numër sillet mes 100 dhe 150 persona në ditë.

“Dua të bëj thirrje te të gjithë qytetarët që nuk janë vaksinuar, ta bëjnë këtë gjë sa më parë. Ne nuk duhet të harrojmë periudhën që kaluam kur kishim një intensitet të lartë të të infektuarve, rritje drastike edhe të viktimave. Prandaj apeloj që sa më parë të vaksinohen, që të mos kthehet periudha të cilën askush nuk e dëshiron”, thotë mjeku nga Tetova, Besnik Mustafa.

Epidemiologu Dragan Danillovski, thotë se vaksinimi mbetet mjeti i vetëm për luftimin e pandemisë andaj edhe qytetarët nuk duhet të hezitojnë për marrjen e vaksinës nëse duan që vendi dhe jeta e tyre të kthehen në normalitet.

“Vaksinimi kundër sëmundjes COVID-19 është kyç pasi të dhënat, jo vetëm nga shtetet e rajonit, por edhe më gjerë, tregojnë se atje ku vaksinimi është i lartë, apo ku ka arritur deri në 80 për qind të vaksinimit të popullatës, COVID-19 është një sëmundje e lehtë, pa viktima apo të sëmurë rëndë. Në shtetet e rajonit, imunizimi i popullatës sillet mes 35 dhe 40 për qind, andaj edhe kemi më shumë raste të të infektuarve dhe të vdekurve, me mundësi që të kemi edhe mutacione të reja”, thotë Dragan Danillovski.

Ai thotë në kohën kur më shumë se gjysma e popullatës nuk dëshiron të vaksinohet, institucionet duhet të marrin masa që situata të mos përkeqësohet.

Në rajon, shteti i Serbisë prin me përqindjen më të lartë të vaksinimit të qytetarëve kundër koronavirusit.

Deri më tash ky shtet ka vaksinuar mbi 42 për qind të popullsisë së përgjithshme, Maqedonia e Veriut mbi 36 për qind, Mali i Zi 38 për qind, Shqipëria mbi 30 për qind, ndërkaq Bosnje e Hercegovina ka arritur të vaksinojë vetëm mbi 15 për qind të popullsisë së përgjithshme.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort