Home Blog Page 4202

Ishte nisur për në shkollë dhe nuk është kthyer më, raportohet një vajzë e zhdukur në Prizren

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë është raportuar e zhdukur në Prizren.Rasti është raportuar të hënën.
“Rr. Tahir Sinani, Prizren 23.10.2021 – 13:20.

Ankuesja femër kosovare me datën 25.10.2021 ka raportuar se me datën 23.10.2021 vajza e saj kishte shkuar në shkollë, por prej asaj kohe më nuk ishte kthyer në shtëpi dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në raport.

Njësitë policore janë duke e hetuar rastin.

Sekuestrohet drogë në Portin e Durrësit

0

Mbrëmjen e së hënës është sekuestruar një sasi lënde narkotike në Portin e Durrësit.Dyshohet se lënda narkotike është e llojit kokainë. Sipas informacioneve, lënda narkotike ishte e fshehur në një kamion dhe se kishte si destinacion Italinë.

Lënda narkotike u gjet pas një kontrolli të imtësishëm nga forca të policisë kufitare në kamionin i cili mësohet se ishte i ngarkuar me krom.

Policia bën me dije se ka ndaluar drejtuesin e kamionit, i cili ka deklaruar se nuk kishte dijeni për drogën. Deri më tani ende nuk dihet pesha e lëndës narkotike së sekuestruar.

Kapet kosovarja që vidhte kartelat e klientëve në Zvicër

0

Ajo ka shpenzuar mbi 10 mijë franga të vjedhura për të blerë produkte luksoze, rroba, produkte kozmetike etj. Dënohet me gjobë me kushtNjë grua 34 vjeçe, e punësuar si pastruese në Winterthur (Kantoni i Cyrihut), kishte fotografuar kartat e kreditit të klientëve të saj, për të blerë pastaj me to online.

Gjatë dhjetë muajve, sa ka zgjatur “afera” ajo ka blerë sende luksoze me vlerë prej disa mijëra frangash.Rasti ka ndodhur kështu: Kosovarja kishte hapur fshehurazi një sirtar tavoline në zyrën e një klienti dhe aty kishte gjetur një kartë krediti, shkruan Tages Anzeiger.

Me celularin e saj, ajo kishte fotografuar kartën në fjalë dhe më vonë ka përdorur të dhënat për të blerë përmes internetit. Në këtë mënyrë ajo ka shpenzuar mbi 10 mijë franga (para të huaja) për të blerë produkte luksoze, rroba, produkte kozmetike dhe pilula diete.

Për më tepër, midis korrikut të vitit 2019 dhe prillit 2020, ajo ka vjedhur të dhënat e kartës së kreditit të gjashtë klientëve të saj, raporton gazeta.Për këtë delikt, 34 vjeçja është gjykuar javën e kaluar në Gjykatën e Qarkut Winterthur.
Vendimi: Një dënim me para, me kusht prej 12,060 CHF plus një gjobë prej 500 CHF. Por kjo jo vetëm për vjedhjen e kartës së kreditit.
Dënimi, për gruajn e cila jeton në Zvicër që në moshën dymbëdhjetëvjeçare, i është dhënë edhe për faktin se ka ushtruar shtrëngim mbi njërin nga klientët e vjedhur, përcjell albinfo.ch. Kur ai e ka vënë re mashtrimin, kosovarja i ka shkruar dy mesazhe duke e kërcënuar se do të vriste veten nëse ai do të njoftonte policinë.
Më tutje, ajo akuzohej se ka marrë përfitime të paligjshme të ndihmës sociale prej rreth 20,000 CHF para se t`i kryente vjedhjet e përmendura me karta krediti.Ajo ishte e regjistruar në zyrën e papunësisë, pra ka marrë të ardhura aty edhe pse gjatë asaj kohe ka punuar në dy kompani.

Kosovarja ka pranuar veprën por ka thënë: “Nuk e di përse dhe si e bëra këtë gjë. Nuk e kam bërë me qëllim”.
Ajo shpresonte se të dëmtuarit do ta falnin dhe se mund t’ua kthente paratë.

Sipas mbrojtjes së saj, gruaja është e punësuar me orar të plotë si shitëse që nga shtatori dhe deri më tani ka paguar 100 franga.Gjykata e ka shpallur gruan fajtore për keqpërdorim mashtrues të kartave të kreditit dhe përfitimin e paligjshëm të ndihmave sociale.Akuza për shtrëngim është rrëzuar për shkak se vepra nuk mundi të provohej sipas ligjit.

Kosovarja, e cila ka një djalë në moshën e shkollës fillore, i cili jeton me të atin, për pak i ka shpëtuar dëbimit nga vendi, transmeton albinfo.ch. Duke shqiptuar vendimi, gjyqtarja është shprehur se ky ishte shansi i saj i fundit. Nëse ajo kryen sërish veprime kriminale, nuk do të falet më.

Sot numërohen votat me kusht

0

Sot pritet të fillojë numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta, që kanë votuar në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Mund t’ju konfirmoj se të martën, në orën 11:00, do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta”, tha Elezi.

Shtrenjtohet buka dhe artikujt ushqimorë, pagat mbesin statike

0

Në një furrë në Prishtinë sot një bukë mund ta blesh me çmimin e vjetër, prej 40 cent.

Por, që nga nesër çmimi mund të ngritët për shkak të shtrenjtimit të miellit.

Produktet bazë për jetesë kanë pësuar ngritje ditëve të fundit, raporton Front Online.

Shefki Berisha, pronar i Furrës “Labi” në Prishtinë thotë se është i detyruar ta ngritë çmimin e bukës dhe produkteve tjera, për shkak të ngritjes së çmimit të miellit.

Ai tha se nuk ka rrugëdalje tjetër, pos të ngritjes së çmimit.

“Ka filluar çdo çmim të ngitet. Ne nuk jemi për me i ngritë çmimet, por mielli është shtrenjtuar më shumë se që kemi menduar. Ne kemi biseduar për me e ngritë çmimin, jo sa ata e kanë ngritë çmimin e miellit. Në Prishtinë kanë filluar dhe janë rritur çmimet, sot e kemi me çmim të ultë dhe te shohim në ditët në vijim si do të veprojmë. Nuk ka rrugëdalje tjetër, nuk kemi qejf me ngritë, por kjo varet nga ngritja e çmimit të miellit”, tha ai për Front Online.

Shoqata e Mullisëve: Ka sasi të limituar të grurit në treg

E nga Shoqata e Mullisëve të Kosovës kanë thënë për Front Online se kjo ngritje e çmimeve nuk është për fajin e tyre.

Bashkim Zejnullahu, kryetar i kësaj shoqate, ka thënë se ka ngritje të çmimit të grurit në tregun botërorë, e që ka ndikuar edhe në tregun kosovarë.

“Kemi një ngritje të çmimit të grurit në tregun botërorë dhe kjo reflekton drejtpërdrejtë në bukë”, ka thënë Zejnullahu.

Zejnullahu ka ngritur alarmin se sasitë që ka Kosova aktualisht me grurë janë të limituara dhe se çmimi për 1 ton grurë ka shkuar në 260 euro.

“Unë mendoj se janë sasitë e limituara apo nuk janë sasitë e mjaftueshme të grurit në treg dhe nëse bëjmë një krahasim të çmimeve të grurit vitin e kaluar, vitin e kaluar ka qenë çmimi i grurit 150 deri në 200 euro për ton, tash kemi një ngritje që reflekton mbi 260 euro për ton të grurit”, ka thënë ai për Front Online.

Ai tutje shprehet se nuk presin ngritje tjetër të çmimit të grurit në treg pasi tashmë është arritur kulmi i çmimit më të lartë të grurit të regjistruar ndonjëherë.

“Unë mendoj që tash do të jetë një stabilitet , tash çmimi ka arritur në një pikë shumë të lartë që vitet e fundit nuk kemi mundur ta regjistrojmë dhe nuk presim më ngritje më të lartë të çmimit të grurit”, ka thënë Zejnullahu për Front Online.

ASK: Inflacioni në shtator ka arritur në 4.9%

Ndërsa sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), norma vjetore e inflacionit në muajin shtator ka arritur në 4.9 për qind.

Agjencia thotë se Indeksi i tërësishëm i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) është rritur kryesisht te produktet e mishit, qumështit, perimet, uji e lëngjet, lëndët djegëse dhe shërbimet hoteliere.

“Bukë dhe drithëra me 1.5 për qind, mish me 1.9 për qind, qumësht, djathë e vezë me 7.7 për qind, vajra dhe yndyra ushqimore me 28.2 për qind, perime me 19.7 për qind, sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira me 2.1 për qind, pijet alkoolike me 3.8 për qind, duhan me 2.7 për qind, gaz me 10.6 për qind, lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet me 4.6 për qind, karburantet dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal me 26.7 për qind, shërbime për transport me 2.2 për qind, shërbime telefonike dhe të telefaksit me 20.3 për qind, pushime të organizuara turistike me 8.9 për qind, shërbime hoteliere me 2.3 dhe shërbime financiare me 6 për qind”, thuhet në raportin e ASK-së.

Njohësit e ekonomisë: Rritja e çmimeve, pasojë e ndryshimeve në tregun global

Erton Bega njohës i ekonomisë për Front Online ka thënë se ngritja e produkteve esenciale në vend është si pasojë e ndryshimeve në tregun global.

“Duke ditur që ekonomia e Kosovës është ekonomi e bazuar në importe atëherë tregu ynë nuk mund të jetë imun ndaj ndryshimeve në tregun global”, ka thënë Bega.

E si pasojë e këtyre ndryshimeve në tregun global, Bega thotë se reflektohen edhe në ngritjen e çmimeve të naftës, vajrave e edhe bukës.

“Prandaj duke pasur parasysh që kemi ngritje të çmimeve në grupe të të cilave janë përbërës së domosdoshëm të prodhimit siç janë nafta dhe vajrat atëherë kjo pritet të reflektohet edhe në produkte bazike siç është buka”, ka thënë ai për Front Online.

Zbritje të çmimeve të produkteve esenciale kishte premtuar vite më parë edhe Kryeministri Albin Kurti.

Në një paraqitje televizive në vitin 2014 kishte shpalosur detajet e programit qeverisës të Vetëvendosjes, ku kishte thënë se me ardhjen e partisë së tij në qeverisje, çmimet e produkteve elementare ushqimore si buka, sheqeri, qumështi dhe vaji do të ulen konsiderueshëm, ndërsa luksi do të shtrenjtohej.

Kurti asokohe thoshte që produktet të cilat janë elementare do t’iu hiqet TVSH-ja, ndërsa “luksit” do t’i rritej TVSH-ja./Front Online

EMA miratoi dozën e tretë të vaksinës Moderna

0

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) njoftoi sot se e ashtuquajtura doza përforcuese e vaksinës Moderna mund t’u jepet personave mbi 18-vjeç të paktën gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë.Është vaksina e dytë që miratohet për një dozë të tretë në Bashkimin Evropian.

“Doza e tretë e Spikevax u mor gjashtë deri në tetë muaj pasi doza e dytë çoi në një rritje të niveleve të antitrupave te të rriturit, nivelet e antitrupave të të cilëve ishin në rënie,” njoftoi rregullatori mjekësor evropian.
EMA miratoi një dozë të tretë të Pfizer/BioNTech më herët në tetor dhe rekomandoi vaksinimin me një dozë të tretë të vaksinave nga Pfizer/BioNTech ose Moderna për njerëzit me sistem imunitar të dobësuar.Vendet anëtare të BE-së vendosin nëse popullata e përgjithshme duhet të marrë dozën e tretë.

Nën presionin për të luftuar variantin më ngjitës delta të koronavirusit dhe për të shmangur mbylljet e reja gjatë dimrit, disa shtete anëtare të BE-së nisën fushatat e tyre përforcuese të dozimit përpara se EMA të lëshonte rekomandimet.
Vendet kanë marrë qasje të ndryshme rreth asaj se kush duhet të marrë dozën e tretë.EMA shtoi se monitoron rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe efekteve të tjera anësore shumë të rralla pas marrjes së një doze përforcuese.Autoritetet amerikane kanë miratuar doza shtesë të Pfizer/BioNTech, Moderna dhe Johnson and Johnson

Rukiqi: Rritja e çmimeve vjen për shkak të ç’rregullimit në tregjet globale – qeveria nuk mund të konsiderohet fajtore

0

Rritja e çmimeve të disa produkteve ka shkaktuar reagime tek shumë qytetarë në Kosovë.Disa nga ta mendojnë se fajtor për rritjen e çmimeve është qeveria.Por, kush në të vërtetë është fajtor? Këtë e ka shpjeguar kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi.
Rukiqi në “Edicionin Special” tha se nuk mund të konsiderohet fajtore qeveria për shkak se kjo vjen si pasojë e ndikimit në tregjet globale.“Ekspertiza ekonomike e imja por edhe e atyre që janë profesional në këtë aspekt nuk mund ta fajësojnë një individ apo nuk mund ta fajësojnë një dikaster, apo nuk mund ta fajësojnë qeverinë në këtë rast”.“Pse ka ardhur deri tek rritja e çmimeve? Jo, tash për ta mbrojtur por për ta qenë real kjo vjen për shkak të ç’rregullimit në tregjet globale”.

438 raste aktive me koronavirus në Kosovë

0

438 raste aktive me koronavirus në vendin tonë.Në 24 orët e fundit janë regjistruar vetëm tre raste, gjithmonë në aspektin pozitiv, teksa u shënua edhe një viktimë, përcjell TV Prizreni.

Përgjatë kësaj kohe u shëruan 20 persona, teksa janë marrë 1298 mostra. Pra, pozitiviteti i rasteve ka qenë 0.23%.

Mëngjesi i ftohtë e me ngrica, ditën me diell!

0

Pas mëngjesit të ftohtë dhe me ngrica vende-vende, ditën kryesisht me diell.

27.10 – Kryesisht me diell, orëve të pasdites dhe mbrëmjes vransira kalimtare të shtresave të larta.28.10 – Alternime vransirash dhe kthjellimesh.

29.10 – Pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.Temperaturat minimale zbresin në 0C deri 3C, e në pjesë ku mund të ketë mjegull, mund të bien edhe në vlera negative, e maksimalet luhaten nga 11C-14C.Era do të fryjë mesatarisht nga lindja e juglindja 4-14m/s.
Shtypja atmosferike luhatet lart mbi vlera normale

Pupovci: 95 përqind e shkollave janë kthyer në normalitet, orët e humbura do të kompensohen

0

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka bërë të ditur se sot, kur të gjithë nxënësit u janë kthyer mësimit me prezencë fizike, tha se nga 779 shkolla në vend, 745 prej tyre kanë mbajtur mësim me prezencë të plotë ose orar të rregullt, ndërsa 34 të tjera do të fillojnë me orar të rregullt nga nesër, sepse sipas tij, sot janë marrë me hartimin e mësimit dhe informimin e nxënësve për oraret e reja.

Pupovci tha se të gjithë nxënësit rikthehen përsëri me maska dhe me nevojën që të mbajnë higjienën, ndërsa sipas tij mësimdhënësit duhet të jenë të angazhuar që të parandalohet përhapja e infeksionit.

Më tej, ai tha se Ministria e Arsimit ka gati tre skenarë, të cilët në rast nevoje mund t’i kthehen mësimit edhe në mënyrë online.

“Ne nuk e kemi ndërprerë emetimin e video-mësimeve përmes transmetuesit publik, ato vazhdojnë të emetohen dhe këtë e bëjmë në mënyrë që paraqitet nevoja për diçka të tillë, çdo gjë duhet të jetë e gatshme dhe nxënësit dhe mësimdhënësit të mund t’i shfrytëzojnë ato për mësim në distancë”.

“Në udhëzuesin tonë janë tri skenarë, A, B dhe C të cilëve mund t’iu kthehemi pa vështirësi nëse paraqitet nevoja për diçka të tillë. Ndryshe, vendimet për rikthim në skenarë, do t’i marr secila shkollë për vete”, është shprehur Pupovci në Info Magazine në Klan Kosova.

Kurse, sa i përket orëve të humbura, Pupovci tha se MASHT-i ka bërë një plan për zëvendësimin e orëve ku deri në fund të këtij cikli mësimor të gjitha orët e humbura tdo të zëvendësohen.

“Sa i përket humbjes së orëve këtë vit, ne kemi bërë një plan për zëvendësimin e orëve i cili përcillet e i cili është duke u përcjellur deri në fund të këtij gjysmëvjetori do të bëjë të mundur që të gjitha orët e humbura të zëvendësohen. Vetëm se vazhdojmë të kemi frikë për ndërprerje të mëvonshme të cilat mund të ndodhin si shkak i pandemisë”, është shprehur Pupovci, njofton Klankosova.tv.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort