Home Blog Page 4201

320 qytetarë të helmuar në Krujë, nuk dihen shkaqet

0

Në spitalin e Krujës është rritur numri i qytetarëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore për shkak të simptomave të helmimit, mirëpo arsyeja ende nuk është kuptuar.

Nga mbrëmja e kaluar dhe deri në këto momente i janë drejtuar spitalit për mjekim 150 persona, ndërsa nga dita e diele dhe deri mbrëmjen e djeshme, 173 qytetarë janë paraqitur në spital.

Në total numri i personave të paraqitur me simptoma të helmimit shkon në 320. Burime nga Policia e Krujës bëjnë me dije se në qytet janë dy depozita uji. Të dy depozitat kanë qenë të mbyllura dhe të ruajtura me roje dhe kamera. Dyshohet se janë përzier në kanalizime ujërat e zeza dhe uji i pijshëm, shkruan balkanweb.

Pacientët kanë pasur simptoma si diarre, të vjella, dhimbje barku dhe temeraturë.

Kujtojmë se nga ana e personelit të Shëndetit Publik janë marrë disa mostra të ujit të rrjetit, të cilat janë dërguar për ekzaminim, por analizat ende nuk janë bërë të ditura. /Gazeta Sinjali/

Situatë e rëndë me Covid në Malin e Zi

0

Mësohet se nga fillimi i pandemisë në Mal te Zi kanë humbur jetën 2059 qytetarë. Autoritet shëndetësore apelojnë tek popullata që të vaksinohet.

Situata epidemiologjike me virusin Corona në Mal të Zi, vendin me 621.718 banorë, vazhdon të jetë e rëndë. Me përhapjen e variantit Delta, është shënuar edhe rritja e numrit të të sëmurëve nga Corona, sidomos tek të rinjtë. Po ashtu është rritur ndjeshëm numri i personave që kanë humbur jetën. Autoritetet thonë se shumica e tyre nuk kanë qenë të vaksinuar, ose kanë pasur dhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Vaksinimi i popullatës, larg niveleve të dëshiruara

Në Mal të Zi vaksinimi masiv kundër COVID 19 ka filluar më 4 maj. Dozën e parë të vaksinës deri tani e kanë marrë 41,2 për qind, ndërsa tërësisht janë vaksinuar 38,4 për qind e popullates së përgjithshme. Sipas Institutit për Shëndetin Publik, numri më i vogël i të vaksinuarve shënohet në radhën e të rinjve. Ndërkohë që ka filluar edhe marrja e dozës së tretë, sidomos për personat mbi 60 vjeç.

Së fundmi janë shënuar edhe raste të të infektuarve në radhët e nxënësve, mësimdhënësve dhe në Universitete. Por Ministria e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit thotë se nuk ka të dhëna për numrin mësuesve të vaksinuar.

Edhe pse situata me virusin Corona vazhdon të jetë e rënduar, Instituti i Shëndetit Publik në masat e fundit të prezantuara nuk ka rekomanduar masa shtesë të kufizimeve. Mbajtja e maskave është pothuajse minimale, lokalet dhe qendrat tregëtare janë të hapura, e në restorante e bare nuk kërkohen teste.

Produktet kosovare u prezantuan në panairin “Anuga 2021” në Gjermani

0

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, ka hapur shtandin nacional të Republikës së Kosovës në Panairin më të madh ndërkombëtar të industrisë ushqimore “Anuga 2021” në Këln të Gjermanisë, transmeton albinfo.ch.

Gjatë panairit, ministrja Hajdari është takuar me ministren për Ushqim dhe Bujqësi të Gjermanisë, znj. Julia Klöckner, kryebashkiaken e Këlnit, znj. Henriette Reker, si dhe ministrin e Bujqësisë së Republikës së Lituanisë, z. Kestutis Navickas.

Në këtë panair kanë marrë pjesë dhjetë kompani nga Kosova: “Hit Flores Sh.P.K.”, “Npp Amo Sh.P.K.”, “Eurofood SH.P.K.”, “Frutex Sh.P.K.”, “Abi&Elifi 19 Sh.P.K.”, “Agro-Florentina Sh.P.K.”, “Fungo Sh.P.K.”, “Egi Group Sh.P.K.”, “Ask Food Sh.P.K.” dhe “Ananasi Impex”, të cilat nga data 9 deri 13 tetor kanë promovuar produktet e tyre, si dhe njëherësh kanë zhvilluar kontakte me kompani pjesëmarrëse, me qëllim të bashkëpunimit në të ardhmen dhe gjetjen e tregjeve të reja për eksport.

Në këtë panair Republika e Kosovës, përmes Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, konkretisht Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, ka organizuar shtandin nacional, ku u prezantuan kompanitë kosovare dhe 263 produkte.

Panairi “Anuga 2021” shtrihet në një sipërfaqe prej 284,000 m2, vizitohet nga 169,653 vizitorë/tregtarë nga 201 vende, të cilët njihen për së afërmi me produktet më të fundit nga 7,972 ekspozues të produkteve ushqimore nga më shumë se 100 vende të ndryshme të botës.

Në këtë panair prezantohen prodhimet e ngrira dhe të thata nga frutat dhe perimet, industria përpunuese ushqimore nga pemët dhe perimet, industria përpunuese konditorike, pije energjike dhe lëngje, prodhime EKO, etj,.

Kosova në këtë panair u promovua krahas shteteve të tjera, si: SHBA, Britania e Madhe, Italia, Spanja, Turqia, Franca, Holanda, Greqia, Belgjika etj.

Panairi “Anuga” u mbajt nga data 9 deri më 13 tetor 2021, në Këln të Gjermanisë. /Albinfo.ch

Vjedhje në Lukinjë të Hasit

0
Foto Ilustrim
Foto: Ilustrim

Një shtëpi është plaçkitur në fshatin Lukinjë të Hasit.

Persona të panjohur aty kanë vjedhur stoli ari dhe para, njofton Policia e Kosovës.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij, të njëjtën e kanë demoluar dhe kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme. Ne vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore”.

Paralajmërohet tërheqja e Listës Serbe nga institucionet

0

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka thënë se Lista Serbe të tërhiqet nga institucionet në Kosovë.

“Nëse Asociacioni i Komunave Serbe nuk formohet, ajo [Lista Serbe] do të tërhiqet nga institucionet e përkohshme vetëqeverisëse në Prishtinë”, është shprehur Drecun, për RTS.

Ai ka theksuar se në zgjedhjet e fundit në Kosovë, Listës Serbe i është dhënë besim i madh i cili sipas tij ka ardhur pas koordinimit të ngushtë me Beogradin.

Specialja: Policia e Kosovës ka një muaj kohë të ofrojë garanci për lirimin e përkohshëm të Gucatit dhe Haradinajt

0

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, kanë njoftuar se kanë kërkuar nga Policia e Kosovës që të ofrojë garanci për lirimin e mundshëm të përkohshëm të Hysni Gucatit dhe Nasmi Haradinajt.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, Policia ka kohë deri më 26 nëntor 2021 të ofrojë informacion lidhur me autorizimet dhe kapacitetet e saja lidhur me lirimin e mundshëm të përkohshëm të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

“Policia e Kosovës të ofrojë informacion lidhur me lirimin e mundshëm të përkohshëm të Gucatit dhe Haradinajt. Trupi gjykues II urdhëroi policinë e Kosovës që deri më 26 nëntor 2021 të ofrojë informacion, ndër të tjera, lidhur me autorizimet dhe kapacitetet e saja lidhur me lirimin e mundshëm të përkohshëm të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen e Dhomave të Specializuara.

Ndryshe, Gucati e Haradinaj akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Ata janë arrestuar më 25 shtator të vitit 2020. /Telegrafi/

“Po harrojnë se ekziston virusi”, paralajmërohet valë e re e COVID-19 në Kosovë

0

Javën e fundit është ulur numri i personave të infektuar me koronavirus në Kosovë dhe në të njëjtën periudhë ka rënë edhe interesimi i qytetarëve për vaksinim kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi.Profesionistët bëjnë thirrje për vaksinim, duke shtuar se ka mundësi që të ndryshojë situata pandemike.Ditëve të fundit, numri i vaksinave të administruara gjatë një dite ka shkuar deri në 7,000, derisa para një muaji ky numër shkonte në mbi 20,000.

Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë thonë se interesimi për vaksinim ka rënë pas qetësimit të situatës me COVID-19 dhe rënies së numrit të viktimave.“Te çdo kategori ka persona që hezitojnë të vaksinohen, por për fat të mirë, numri i atyre që kanë treguar interesim për vaksinim është më i madh dhe tashmë popullata është vaksinuar në shkallë relativisht të mirë,” thuhet në një përgjigje të Ministrisë së Shëndetësisë.Për shkak të rënies së interesimit për vaksinim është ndërprerë edhe dhënia e tyre gjatë vikendeve.

Kosova, gjatë javës së kaluar (nga 18-24 tetor) ka regjistruar 95 raste dhe një viktimë me koronavirus, kurse vlerësohet se deri më tani në Kosovë është vaksinuar rreth 39 për qind e popullsisë së përgjithshme.Fahredin Krasniqi, punonjës në një nga kompanitë publike, thotë se nuk është vaksinuar për shkak se e ka kaluar virusin.“Tash të shoh, kur kam kohë të lirë do të shkoj të vaksinohem”, thekson ai.Kurse Arlindi, student nga Prishtina, thotë se ende nuk është bindur se a duhet të vaksinohet.“Kam lexuar në shumë media në Kosovë dhe atyre jashtë, që janë kundër vaksinimit dhe kjo po më frikëson, kam dyshime” thotë Arlindi.Ramadani:

Mund të ketë rritje të rasteve me COVID-19Kryetari i Shoqatës së Infektologëve të Kosovës, Hamdi Ramadani, e konsideron shqetësues rritjen e hezitimit të qytetarëve për vaksinim, sidomos te të rinjtë. Ai thotë se qytetarët nuk duhet të kenë frikë nga efektet e vaksinimit, por nga ndikimi i sëmundjes.Pas lehtësimit të masave nga Qeveria e Kosovës, dhe fillimit të procesit mësimor në institucionet universitare dhe para-universitare, Ramadani thotë se ekziston rreziku i përhapjes së infektimit dhe e vetmja rrugë e shkurtër për t’u mbrojtur është vaksinimi.“Është e mundshme që në javët e ardhshme të ketë një rritje të numrit të të infektuarve, mund të jetë një valë tjetër, pasi nuk e kemi krijuar imunitetin e tufës, imunitet ky që do ishte mbrojtësi. Të rinjtë, nga 16 deri në 25 vjeç, në disa raste po harrojnë se ekziston virusi, është pandemia, mund të paraqitet infeksioni dhe mund të rrezikohet jeta e tyre”, tha ai.

“Kërkesa e dëshmisë rrit interesimin për vaksinim”Për të rritur interesimin e qytetarëve të Kosovës për vaksinim, Ramadani thekson se autoritetet kompetente duhet të zbatojnë masat në fuqi, posaçërisht kërkesën për dëshmi të vaksinimit gjatë hyrjes në institucione publike dhe private.Dëshmia e certifikatës së vaksinimit apo testeve negative për koronavirus, sipas masave në fuqi, duhet të kërkohet për hyrje në institucione shtetërore e private, në restorante apo bare, institucione arsimore dhe gjatë hyrjes në shtetin e Kosovës.“Kjo është metodë shumë e mirë që mund të kufizojë qarkullimin e çdo personi dhe të dihet se jemi në pandemi dhe ekzistojnë masa parandaluese.

Nëse institucionet publike dhe private nuk zbatojnë këto masa, është gabim shumë i madh”, thekson ai.Në 24 orët e fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 368 gjoba për mosrespektim të masave që janë në fuqi për parandalimin e COVID-19.Me qëllim të rritjes së nivelit të vaksinimit, Ministria e Shëndetësisë, përmes ekipeve mobile, më 22 tetor ka nisur vaksinimin e qytetarëve kundër COVID-19 në sheshin e Prishtinës.Një praktikë e këtillë do të fillojë së shpejti edhe në komuna të tjera të Kosovës.Rreth 39 për qind e popullsisë është vaksinuar në KosovëNë Kosovë nga muaji mars i vitit 2021, kur ka filluar procesi i imunizimit, deri më tani, janë administruar mbi 1.5 milion doza të vaksinës.
Prej tyre, rreth 700 mijë qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat kundër koronavirusit, kurse mbi 137 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e parë.Kosova ka rreth 1.8 milion banorë dhe nëse llogaritet numri i të vaksinuarave me të dyja dozat, atëherë rezulton se në Kosovë është imunizuar plotësisht rreth 39 për qind e popullsisë.Kjo shifër, sipas infektologut Ramadani, është shumë e vogël.Ai thekson se imuniteti i tufës ndaj koronavirusit do të arrihet pasi të vaksinohet 70 për qind e popullatës.Në Planin Shtetëror të Imunizimit dhe në programin e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, është paraparë se deri në fund të këtij viti të vaksionohet 60 për qind e popullatës.Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se është duke u përgatitur një fushatë e re për nxitjen e vaksinimit.Maqedoni e Veriut kërkon masa kufizuese pas rënies së interesimit për vaksinimInteresimi për vaksinim për mbrojtje nga koronavirusi, ka shënuar rënie të theksuar edhe në Maqedoninë e Veriut.Deri të hënën, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, me dy doza është vaksinuar rreth 35 për qind e popullsisë së përgjithshme, apo afër 800 mijë persona, ndërsa prej tyre 750 mijë apo 38 për qind me nga një dozë.

Që nga aplikimi i dozës të tretë janë vaksinuar rreth 10 mijë persona.Ministria, në muajin shtator pati nisur edhe fushatën “Vaksinohu”, ndërsa prej atëherë janë miratuar edhe masa tjera si kufizimi i lëvizjes së personave të pavaksinuar në ambiente të mbyllura dhe në manifestime sportive, por këto masa nuk dhënë efektet e pritura.Instituti i Shëndetit Publik, nga dita e hënë, 25 tetor, ua ndalon hyrjen në këtë institucion të gjithë personave të pavaksinuar ndërsa drejtori i këtij institucioni, Shaban Mehmeti, thotë se masa të tilla duhet të ndërmarrin të gjitha institucionet shtetërore.“Neglizhenca e qytetarëve apo mosvaksinimi është një gabim shumë i madh si për shëndetin e tyre.

Unë mendoj se Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë, duhet të ndërmarrin veprime apo masa sa i përket vaksinimit dhe pranisë në punë, si masë për mbrojtje nga COVID-19 dhe transmetimin nga një person te tjetri. Të gjithë personat e punësuar në administratën shtetërore, shëndetësore, në Qeveri, Kuvend e organe tjera shtetërore, duhet të kenë dëshmi vaksinimi”, thotë Shaban Mehmeti, drejtor i Institutit të Shëndetit Publik.Rajoni i Tetovës, në muajt gusht dhe shtator ishte më i goditur nga COVID-19, pas lehtësimit të masave për dasmat dhe manifestimet tjera familjare në muajt qershor dhe korrik.Tetova deri tani ka regjistruar 512 të vdekur nga COVID-19, duke u bërë qyteti i dytë, pas Shkupit, me më shumë viktima.Në gjithë vendin deri tani janë regjistruar 7,036 persona të vdekur.Tetova, tani është në mesin e qyteteve me më pak të vaksinuar.

Nga rreth 1,500 persona sa vaksinoheshin në muajin shtator, tani ky numër sillet mes 100 dhe 150 persona në ditë.“Dua të bëj thirrje te të gjithë qytetarët që nuk janë vaksinuar, ta bëjnë këtë gjë sa më parë. Ne nuk duhet të harrojmë periudhën që kaluam kur kishim një intensitet të lartë të të infektuarve, rritje drastike edhe të viktimave. Prandaj apeloj që sa më parë të vaksinohen, që të mos kthehet periudha të cilën askush nuk e dëshiron”, thotë mjeku nga Tetova, Besnik Mustafa.Epidemiologu Dragan Danillovski, thotë se vaksinimi mbetet mjeti i vetëm për luftimin e pandemisë andaj edhe qytetarët nuk duhet të hezitojnë për marrjen e vaksinës nëse duan që vendi dhe jeta e tyre të kthehen në normalitet.

“Vaksinimi kundër sëmundjes COVID-19 është kyç pasi të dhënat, jo vetëm nga shtetet e rajonit, por edhe më gjerë, tregojnë se atje ku vaksinimi është i lartë, apo ku ka arritur deri në 80 për qind të vaksinimit të popullatës, COVID-19 është një sëmundje e lehtë, pa viktima apo të sëmurë rëndë. Në shtetet e rajonit, imunizimi i popullatës sillet mes 35 dhe 40 për qind, andaj edhe kemi më shumë raste të të infektuarve dhe të vdekurve, me mundësi që të kemi edhe mutacione të reja”, thotë Dragan Danillovski.

Ai thotë në kohën kur më shumë se gjysma e popullatës nuk dëshiron të vaksinohet, institucionet duhet të marrin masa që situata të mos përkeqësohet.Në rajon, shteti i Serbisë prin me përqindjen më të lartë të vaksinimit të qytetarëve kundër koronavirusit.Deri më tash ky shtet ka vaksinuar mbi 42 për qind të popullsisë së përgjithshme, Maqedonia e Veriut mbi 36 për qind, Mali i Zi 38 për qind, Shqipëria mbi 30 për qind, ndërkaq Bosnje e Hercegovina ka arritur të vaksinojë vetëm mbi 15 për qind të popullsisë së përgjithshme.Më shumë nga interneti

Kryesindikalisti Hykolli kërkon rritjen e pagës minimale

0

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka njoftuar nëpërmes një komunikate për media se po ndjek me shqetësim rritjen e çmimeve të artikujve esencialë, që po e rëndon gjendjen sociale të punëtorëve.

“Fatkeqësisht, edhe pse ka rritje të vazhdueshme të çmimeve edhe për artikujt esencialë, siç janë mielli, vaji, sheqeri etj., nuk kemi rritje pagash për punëtorët, si dhe paga minimale në vend vazhdon të mbetet e njëjtë”, thuhet në këtë komunikatë.

Atdhe Hykolli, kryesindikalist i BSPK-së, i ka bërë thirrje Qeverisë që të bashkohet në Këshillin Ekonomik-Social, të cilin e drejton, dhe të iniciohet rritja e pagës minimale në vend.

“Është e rëndësishme që kjo të bëhet sa më parë, në mënyrë që të përfshihet në buxhetin e vitit të ardhshëm. Njëkohësisht ftoj deputetët e Parlamentit të Kosovës, pa dallim, që të përkrahin rritjen e pagës minimale në vend. Ne si BSPK mbetemi të përkushtuar të bashkëpunojmë me Qeverinë dhe secilin institucion që mbështetë kauzën e drejtë sociale për rritjen e pagës minimale në vend”, ka thënë Hykolli.

Prokuroria kërkon paraburgim për burrin që e rrahu një grua në një market në Prishtinë

0

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar të të caktohet masa e paraburgimit ndaj personit me inicialet F.B për shkak se ka rrahur një grua në një market në Prishtinë.Prokuroria njofton se i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi”.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti i Përgjithshëm, me aktvendim të prokurorit të shtetit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personin me inicialet F.B., për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale ‘Sulmi’, nga neni 184 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Prokuroria më tej bën të ditur se “Rasti ka ndodhur më 24.10.2021, në njërin market në Prishtinë, ku personi i lartcekur dyshohet se me grushte ka sulmuar një grua dhe të njëjtës i ka shkaktuar lëndime trupore, me ç’ rast e dëmtuara ka pranuar trajtim mjekësor, andaj prokurori i shtetit, më 25.10.2021, ndaj të dyshuarit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente”.

Ndryshe, dje Sinjali publikoi një video në të cilën shihet personi në fjalë duke sulmuar një grua, derisa ishte në supermarket i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët.Personi ushtron dhunë fizike ndaj viktimës e cila ishte duke blerë po ashtu ushqim.

359 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID

0

Të shtunën që lame pas, janë rishqyrtuar masat të cilat ishin në fuqi që nga fillimi i shtatorit të këtij viti. Edhe pas rishqyrtimit, pak ndryshime mund të vërehen.

Maskat vazhdojnë të mbeten obligative, orari i gastronomisë është zgjatur deri në orën 23:00, ndërkohë ora policore është nga 22:00 si ishte më herët në orën 00:00.Në anën tjetër po vazhdojnë edhe aksionet e policisë në terren, për masat antiCOVID.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 359 gjoba, për qytetarët që nuk kanë respektuar masat antiCOVID.Ndërkohë, Shoqata e Gastronomisë është shprehur e pakënaqur me vendimet e ministrisë së Shëndetësisë, ku edhe pakënaqësinë e kanë shprehur me protesta, por sipas tyre do të ketë edhe tjera masa nga ana e tyre.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort