Home Blog Page 4200

Gazetari kosovar në Gjykatën Speciale: Më obliguat të paraqitem këtu si dëshmitar, s’jam i lumtur

0

Gazetari nga Kosova, Halil Berisha, është paraqitur si dëshmitar në seancën e sotme gjyqësore në Gjykatën Speciale kundër krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Berisha, përpara se ta niste dëshminë, theksoi se është detyruar të paraqitet atje në cilësinë e dëshmitarit dhe paraprakisht tha se nuk është i lumtur që gjendet sot atje.

“Unë veç desha të them që nuk jam shumë i lumtur që sot jam këtu për të dëshmuar para juve. Kjo assesi nuk do ta pengojë faktin që unë do ta them vetëm të vërtetën”, tha Berisha.

“Megjithatë, unë këtu jam sepse më keni obligu. Por përndryshe, nuk jam shumë i lumtur që gjendem këtu”, shtoi ai.

Fillimisht, gazetari ka nisur të merret në pyetje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar lidhur me konferencat për shtyp që i mbanin Gucati e Haradinaj.

Kërkohet ekzaminim psikiatrik për burrin që grushtoi gruan në market

0

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar masën e paraburgimit ndaj personit që grushtoi një grua në një market në Prishtinë, me kërkesë të Prokurorisë Themelore.

Përveç kësaj, prokurori i rasti ka kërkuar që t’i bëhet ekzaminim psikiatrik.

Njoftimi i plotë:

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit me propozim për ekzaminim psikiatrik kundër të pandehurit F.B.,për shkak të veprës penale Sulmi nga neni 184, paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 nënparagrafi 3.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës

Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit me propozim për ekzaminim psikiatrik kundër të pandehurit F.B. e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej prej një muaj dhe ka urdhëruar që ndaj të njëjtit të bëhet ekzaminimi psikiatrik.

Të pandehurit F.B. i është caktuar masa e paraburgimit në bazë të nenit 187 paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.2, 1.2.3, të KPP-së lidhur me nenin 509 par 1 nën paragrafi 1 dhe ka dyshim nga neni 1.2 dhe 1.3 të KPPK-së.

Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 24.10.2021, brenda Qendrës Tregtare “Interex”, në Prishtinë i pandehuri F.B. pas një mosmarrëveshje të atëçastshme verbale me të dëmtuarën S.B.H, në lidhje me shportat për furnizimin me ushqim ku gjatë blerjes së gjërave ushqimore të njëjtit nuk kishin pasur hapësirë të mjaftueshme për kalim ashtu që si pasoj e kësaj i pandehuri e ka sulmuar fizikisht të dëmtuarën, duke e goditur me grushte në kokë me ç’rast e dëmtuara ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Ambasadori gjerman: Ndalimi i boksierëve kosovarë për të hyrë në Serbi është shembull i “Ballkanit të Mbyllur”

0

Edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, ka reaguar pas ndalimit të hyrjes së boksierëve kosovarë në Serbi.

Në një shkrim në Twitter, Rohde tha se sporti nuk duhet përzier me politikën dhe se ky refuzim është shembull i “Ballkanit të Mbyllur” dhe jo Ballkanit të Hapur.

Tutje ambasadori mbështeti zëdhënësin e BE-së Peter Stano, i cili tha se BE-ja mbështet kërkesën e Asociacionit Ndërkombëtar të Boksit që Federatës së Boksit të Kosovës t’i mundësohet pjesëmarrja e barabartë në gara.

“Siç tha dje një zëdhënës i BE-së, “pajtimi afatgjatë midis shoqërive fillon me shkëmbime intelektuale, kulturore, sportive dhe artistike. Shkëmbime të tilla janë thelbësore për ndërtimin e mirëkuptimit të ndërsjellë.”

Lexo po ashtu:
Kurti: Serbia duhet të tregojë forcën e saj në ringun e boksit, jo në kufi
Kurti: Serbia duhet të tregojë forcën e saj në ringun e boksit, jo në kufi
“Politizimi i sportit nuk është kurrë një ide e mirë. Parandalimi i pjesëmarrjes së boksierëve të Kosovës në @AIBA_Boxing shkon në drejtim të kundërt. Ky është fatkeqësisht një shembull i Ballkanit të mbyllur jo të hapur”, shkroi Ambasadori.

Të hënën gjatë ditës ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti, i cili ka thënë se Serbia duhet të tregojë forcën e saj në ringun e boksit jo në kufi.

Kurti i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të dënojë veprimin diskriminues të Beogradit.

Ndërkaq, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrullah Çeku, tha se Kosova do të vendosë për ndalimin e zhvillimit të “aktiviteteve sportive paralele” serbe.

Sipas tij, në Kosovë funksionojnë shumë struktura paralele të federatave serbe, në kundërshtim me ligjet e Kosovës.

Ndryshe, Kosova është dashur të përfaqësohet nga tre boksierë: Bashkim Bajoku, Shpëtim Bajoku dhe Patriot Behrami. /Telegrafi/

Sot, 20 raste pozitive me Covid-19 në Kosovë

0
26 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.381 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.542.975 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 707.296 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 2.072 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
ℹ Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.256. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 427.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

Si të flini dhe të zgjoheni më mirë në mëngjeset e errëta

0

Po bëhet ftohtë, mëngjeset janë të errëta, gjithçka ju thotë të qëndroni në shtrat të mbështjellë me jorganin tuaj komod.

Ky sezon gjithashtu mund ta bëjë të vështirë ruajtjen e një modeli të shëndetshëm gjumi. Ju mund ta gjeni veten duke luftuar të zgjoheni dhe të ndiheni të freskët në mëngjes, ose të ndiheni veçanërisht të lodhur pasditeve.

Ndikimet e gjumit të dobët dhe lodhjes së hershme në mëngjes janë të shumta. Mund të ndikojë në shëndetin tuaj fizik dhe mendor, madje edhe në shëndetin tuaj të lëkurës dhe syve.

Roshni Patel është një eksperte e syve, dhe ajo ka sugjeruar disa këshilla për t’u zgjuar dhe për t’u ndjerë energjike edhe kur jashtë është errësirë: “Me dimrin pothuajse këtu, shumë prej nesh do të luftojnë të zgjohen në errësirë ​​çdo mëngjes tani që dielli nuk po lind deri në orën shtatë të mëngjesit”, thotë Roshni. “Ka disa mënyra se si mund t’i përgatisni sytë për ditën dhe të reduktoni pamjen e lodhjes”.

Një spërkatje e thjeshtë uji
“Thjesht spërkatja me ujë të ngrohtë dhe të ftohtë në sytë tuaj jo vetëm që do t’ju ndihmojë të zgjoheni”, thotë Roshni, “por uji i ngrohtë do të ndihmojë në hapjen e poreve në lëkurën rreth syve tuaj dhe do t’u japë një shkëlqim më rinor syve. ndërsa uji i ftohtë mund të mbyllë poret tuaja dhe të parandalojë papastërtitë dhe grimin që të irritojnë lëkurën tuaj’.

Përdorni një kompresë të ftohtë
Nëse keni më shumë kohë në mëngjes, Roshni sugjeron të aplikoni një kompresë të ftohtë pasi ajo thotë se mund të ndihmojë vërtet për të reduktuar shikimin e fryrë rreth syve. “Temperatura e kompresës redukton inflamacionin dhe ënjtjen duke ulur rrjedhjen e gjakut”, shton ajo. Kompresa e ftohtë duhet të vendoset mbi sytë e mbyllur për disa minuta.

Masazh dhe ushtrime për sytë
“Një mënyrë tjetër për të reduktuar pamjen dhe ndjesinë e syve të lodhur është duke i masazhuar butësisht me një teknikë pëllëmbë”, thotë Roshni. “Ky është vendi ku vendosni pëllëmbët mbi sytë tuaj, duke i lejuar gishtat të mbivendosen mbi ballin tuaj. Duke marrë frymë thellë, mbajeni këtë pozicion për disa sekonda”.

Roshni thotë se kjo do t’u japë syve një pushim të nevojshëm përpara se të ngriheni. “Frymëmarrja juaj e thellë do të rrisë gjithashtu sasinë e oksigjenit që arrin lëkurën dhe sytë tuaj për të dhënë një pamje më të shëndetshme”, thotë ajo. Roshni thotë gjithashtu se ushtrimet e syve mund të ndihmojnë në shtrëngimin e lëkurës në vetëm pak minuta – duke i dhënë asaj një pamje më të shëndetshme.

Mbani temperaturën e dhomës siç duhet
Temperatura është thelbësore kur bëhet fjalë për cilësinë e gjumit. Antonio Dengra, CEO në Rointe, këshillon: “Temperatura optimale për një shtëpi të rehatshme është 21 gradë – çdo gjë mbi këtë mund të krijojë një mjedis jetese të mbytur”. /Telegrafi/

Dënimi me 8 muaj burg për dhunimin e 15-vjeçares, Kryeprokurori Lumezi kërkon të rishqyrtohet lënda

0

Pas vendimit të Gjykatës Themelore në Pejë, e cila e ka dënuar me vetëm tetë muaj burgim të akuzuarin P.K për dhunimin e një vajze 15-vjeçare në vitin 2012, ka reaguar kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Ai ka kërkuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj, si autoritet kompetent, që të rishqyrtojë lëndën penale të prokurores Lirije Morina dhe nga të gjeturat të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ndërkaq, për vendimin gjykatës të hënën kishte reaguar edhe rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK).

Vendimi për dhunimin e 15-vjeçares, reagon RrGK: Insitucionet e drejtësisë vazhdojnë të inkurajojnë dhunuesit e vajzave
RrGK, konsideron se në këtë rast gjykata në Pejë ka dështuar të shqiptojë dënimin e merituar për dhunën ndaj vajzave.

Sipas tyre në këtë vendim, gjykata ka përdorur arsyetime të papranueshme e skandaloze, siç janë arsyetimet se “viktima nuk kishte pësuar lëndime”, dhe se “i akuzuari kishte sjellje korrekte”.

Rrjeti i Grave konsideron se arsyetime të tilla veçse vërtetojnë se viktima nuk ka qenë prioritet për Gjykatën Themelore në Pejë.

Ndryshe, edhe pse Kodi Penal i Kosovës parasheh dënimi për dhunim në rastin kur viktima është e mitur të jetë nga 5 deri në 20 vite burgim, gjyqtarja Florije Zatriqi, ka gjetur rrethana lehtësuese për të dyshuarin./Telegrafi/

Ndërtohet një ndërtesë në formë të gotës së çajit

0

Banorët e Rizes veriore të Turqisë së shpejti do të kenë një pikë referimi të re dhe ndërtuesit e saj thonë se sapo të përfundojë, ajo do të jetë ndërtesa më e madhe në botë në formën e një gote çaji.

Rize Commerce Exchange, e cila po ndërton ndërtesën 30 metra të lartë në kryeqytetin Turqisë aplikoi në Rekordet Botërore Guinness për të renditur zyrtarisht këtë ndërtesë unike shtatëkatëshe, transmeton rtv21.tv.

E quajtur aktualisht “Tregu i Çajit”, ndërtesa do të shërbejë për të promovuar eksportin më të famshëm të kësaj krahine të Detit të Zi. Me pamje nga një kopsht çaji, ndërtesa prej xhami mishëron enën e preferuar për konsumimin e çajit në një gotë “me bel të hollë”.
“Ky është një simbol krenarie për ne,” tha kryetari i bursës Mehmet Erdoğan.

Punëtorët aktualisht janë duke i dhënë prekjet e fundit ndërtesës, e cila pritet të hapet vitin e ardhshëm. E ndërtuar në një sipërfaqe prej 9500 metrash katrorë, monumenti i ri do t’u japë vizitorëve akses në gjithçka dhe gjithçka që lidhet me çajin dhe kulturën vendase.

Në tregun e shtrirë në disa kate, vizitorët do të mund të shijojnë çdo lloj çaji të prodhuar në Rize. Ai do të presë gjithashtu dyqane që shesin enë bakri dhe tekstile lokale, restorante që shërbejnë kuzhinën lokale dhe kopje të mrekullive natyrore dhe historike të krahinës.

Ndërtesa do të strehojë gjithashtu një muze historik çaji, një shfaqje kinemaje dokumentare mbi çajin dhe një tarracë shikimi në katin e fundit.

Erdogan tha se ndërtesa do të kontribuojë në turizmin e Rizes. “Ne do të presim përfaqësuesit e Guinness më vonë këtë vit. Ata do të marrin vendimin e tyre përfundimtar pranverën e ardhshme”, tha ai.

“Parisi ka Kullën e tij Eifel dhe ne kemi gotën e çajit tani”, tha Salih Can Keskin./21Media

E paparë, Golf “dyshi” bëhet me motor elektrik të Teslas

0

Kompania britanike për modifikimin dhe “elektrifikimin” e veturave klasike, eDub, ka prodhuar një motor elektrik të Tesla të cilin e vendosur në një Volkswagen Golf GTI 2.

Performancat e Golf “dyshit” legjendar janë përmirësuar, dhe nga ana ekologjike është më i pranueshëm, .Motori origjinal 1.8 litra me benzinë për Golf 2 GTI që prodhon 112 kuaj-fuqi, është ndërruar me një motor qind për qind elektrik. eDub ofron dy modele me fuqi të ndryshme: atë me 164 dhe 274 kuaj-fuqi.

Përveç kësaj, klientët mund të vendosin për bateri e30 prej 35 kWh apo e50 prej 54 kWh – duke i ofruar veturës autonomi në vozitje në një rreze prej rreth 275 kilometra.

Ndryshimet e caktuara janë kryer edhe në brendësi të mjetit, kështu në kabinë është hequr ndërruesi manual, e instrument tabela është ndërruar me një më moderne.


Në fund kur të gjitha këto llogariten, del se për këto ndryshime në Golf 2 GTI janë nevojitur 60.000 euro investime, përkatësisht 60.000 euro për e30 dhe 65.000 euro për versionin e50. /Telegrafi/

Si ndryshuan pagat ndër vite në Kosovë, nga 2012-ta vetëm 43 euro rritje në sektorin privat

0

Pavarësisht rritjeve të theksuara të çmimeve të produkteve ushqimore në Kosovë, niveli i pagave ka vazhduar të mbetet i ulët ndër vite.

Aktualisht pagat në sektorin privat vazhdojnë të mbesin dukshëm më të ulëta se në atë publik.

Brenda më pak se një dekade, paga bruto [paga e pa tatimuar] në sektorin privat është rritur vetëm 43 euro, krahasuar me atë të punëtorëve që punojnë në publik me një rritje prej 217 euro.

“Në vitin 2012, paga mesatare bruto në Kosovë ishte 383 euro, derisa në vitin 2019 ishte 477 euro, ndërsa në vitin 2020 kemi rënie në 466 euro, pra me një rënie me 11 euro nga viti paraprak. Derisa, paga neto nga 348 euro, sa ishte në vitin 2012, u rrit në 430 euro në vitin 2019, ndërsa vitin 2020 kemi rënie në 416 euro, pra me një rënie prej 14 euro nga viti paraprak”, thuhet në raportin “Niveli i pagave në Kosovë, 2020“, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), shkruan Telegrafi.

Në vitin 2012, paga bruto në sektorin publik ka qenë 407, ndërsa në vitin 2020 kjo ka arritur në 624 euro. Për sa i përket pagës neto [e tatimuar], në vitin 2012 ishte 366 euro, kurse në vitin 2020 ka arritur në 552 euro, pra një rritje prej 186 euro.

“Paga mesatare bruto në sektorin publik në vitin 2012 ishte 407 euro, derisa në vitin 2020 ishte 624 euro, duke u rritur me 53.3 për qind. Derisa, paga neto nga 366 euro, sa ishte në vitin 2012 është rritur 552 euro apo 50.8 për qind”, vijon raporti.

Lexo po ashtu:
Agjencia e Statistikave konfirmon rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore në Kosovë, rëndohet buxheti familjar
Agjencia e Statistikave konfirmon rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore në Kosovë, rëndohet buxheti familjar
Ndryshe nga ata punëtorët që punojnë në sektor publik, gjendja e pagave e atyre që punojnë në atë privat është jo e mirë. Paga bruto në vitin 2012 ishte 337 euro, kurse vitin 2020 ka arritur në 380 euro, një rritje jo më shumë se 43 euro. Ndërsa, paga neto për sektorin privat, në vitin referues ishte 308 euro por në vitin 2020 ka arritur 342 euro, pra vetëm 34 euro rritje.

“Paga mesatare bruto në sektorin privat, në vitin 2012 ishte 337 euro, derisa në vitin 2019 ishte 411 euro, ndërsa në vitin 2020 kemi rënie prej 31 euro, pra paga mesatare bruto ishte 380 euro. Derisa, paga neto nga 308 euro, sa ishte në vitin 2012 dhe arriti në vitin 2019 në 372 euro, në vitin 2020 pati rënie me 30 euro, pra ra në 342 euro”, thotë ASK, përcjell Telegrafi.

Për sa i përket pagave të atyre që punojnë në ndërmarrjet publike, niveli i pagave është dukshëm më i madh, krahasuar me ata që punojnë në privat dhe publik.

Një punëtor në ndërmarrje publike paguhet 769 euro, ku në vitin 2012 është paguar 561 euro, pra 208 euro më shumë.

Indikator mjaft i rëndësishëm është edhe paga bruto dhe neto sipas aktiviteteve ekonomike në Kosovë. Paga mesatare bruto në vitin 2020, sipas aktiviteteve ekonomike më e lartë ishte te furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 956 euro, pastaj informim dhe komunikim me 697 euro, derisa paga më e ulët ishte te akomodimi dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 218 euro.

Lexo po ashtu:
Rritja e çmimeve të produkteve, Kurti: Do të kemi pako masash për t’u ndihmuar qytetarëve
Rritja e çmimeve të produkteve, Kurti: Do të kemi pako masash për t’u ndihmuar qytetarëve
Ndërsa, paga mesatare neto për këtë vit ishte te eurnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 842 euro, pastaj informim dhe komunikim me 616 euro, derisa paga më e ulët ishte te akomodimi dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 200 euro.

Për shkak të pandemisë COVID-19 që kishte përfshirë Kosovën dhe masave të ndërmarra nga Qeveria, ku si pasojë kishte mbyllje dhe reduktim të aktivitetit të sektorit privat, ASK thotë se ka rënie të pagës mesatare si bruto po ashtu edhe neto.

“Pasi që në sektorin privat kemi numrin më të lartë të punësuarve në raport me numrin e përgjithshëm të të punësuarve në vend, gjë që ka ndikuar në rënien e pagës mesatare si bruto po ashtu edhe neto në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, përfundon ASK.

Te të dhënat e sektorit privat nuk janë të përfshira shtesat në pagën mujore, sepse ato përfshihen në deklaratën vjetore si qarkullim. Derisa te sektori publik vërehet një rritje më e theksuar e pagës bruto dhe neto krahasuar me vitet paraprake, e cila ka ardhur për arsye të përfitimit të shtesave në sektorët specifik. /Telegrafi/

Italia do të vazhdojë të mbështesë shëndetësinë kosovare

0

ItaliaU. d. ministrja e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Dafina Gexha Bunjaku ka pritur sot në takim njoftues Ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

Sipas njoftimit ministror, në këtë takim është biseduar për pandeminë COVID-19, procesin e vaksinimit dhe mbështetjen që Kosovës i kanë dhënë partnerët ndërkombëtarë në ballafaqimin me sfidën e pandemisë.
Në këtë drejtim, Ministrja Gexha Bunjaku ka falënderuar shtetin e Italisë për mbështetjen konkrete që i ka ofruar sistemit shëndetësor në Kosovë në vazhdimësi.
Ministrja Gexha Bunjaku dhe Ambasadori De Riu janë pajtuar për fuqizimin e projekteve të përbashkëta në shëndetësi dhe, gjithashtu, kanë theksuar rëndësinë e vaksinimit dhe zbatimin e masave kundër COVID-19 me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort