Home Blog Page 4199

Parlamenti Evropian: Krimi i organizuar një pengesë e madhe për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor

0

Eurodeputetët theksojnë se lufta kundër krimit të organizuar dhe avancimi drejt integrimit në Bashkimin Evropian janë procese reciproke dhe bëjnë thirrje për një proces të përshpejtuar integrues.

Në një raport mbi bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor, eurodeputetët u kërkuan qeverive në rajon të rrisin ndjeshëm përpjekjet e tyre për të ecur përpara me reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. BE-ja duhet, sipas eurodeputetëve, të mbështesë këto përpjekje përmes ndihmës financiare dhe bashkëpunimit praktik.

Raporti, i miratuar nga Komiteti i Punëve të Jashtme të martën me 60 vota pro, 4 kundër dhe 6 abstenime, thotë se vendet e Ballkanit Perëndimor janë vendet e origjinës, destinacionit dhe tranzitit për trafikimin e qenieve njerëzore dhe ato shërbejnë si një korridor tranzit për migrantët dhe refugjatët, dhe si vend për pastrim parash dhe trafikim të armëve të zjarrit.

Megjithatë, eurodeputetët theksojnë se lufta kundër krimit të organizuar dhe integrimi në BE janë procese reciproke përforcuese, duke i kërkuar BE-së të përshpejtojë procesin e integrimit. Në këtë kontekst, pasi izolimi inkurajon aktivitetet kriminale, eurodeputetët gjithashtu i bëjnë thirrje Këshillit që të miratojë liberalizimin e vizave për Kosovën pa vonesa të mëtejshme, transmeton Telegrafi.

Faktorët kryesorë që i bëjnë shoqëritë e Ballkanit Perëndimor të prekshme, thotë raporti, janë mungesa e mundësive të punësimit, korrupsioni, dezinformimi, elementët e kapjes së shtetit, pabarazia dhe ndërhyrja e huaj nga regjimet jodemokratike si Rusia dhe Kina.

Me keqardhje për mungesën e vullnetit të vërtetë politik nga ana e elitave politike lokale për të luftuar krimin e organizuar, eurodeputetët duan që vendet e Ballkanit Perëndimor të adresojnë plotësisht mangësitë e sistemeve të tyre përkatëse të drejtësisë penale, duke përfshirë kohëzgjatjen e procedurave ligjore.

Tepër të vetëdijshëm për raportet dhe akuzat për lidhjet midis figurave të nivelit të lartë politik dhe grupeve të krimit të organizuar, eurodeputetët nënvizojnë nevojën për të çrrënjosur lidhjet politike dhe administrative me krimin e organizuar përmes masave mbrojtëse të qarta kundër korrupsionit dhe ndjekjes efektive të rasteve të korrupsionit të profilit të lartë.

Lidhjet ndërmjet krimit të organizuar, politikës dhe bizneseve ekzistonin para shpërbërjes së Jugosllavisë dhe kanë vazhduar që nga fundi i konflikteve të viteve 1990, dhe eurodeputetët dënojnë mungesën e dukshme të vullnetit të autoriteteve përgjegjëse në rajon për të hapur arkivat e ish-Jugosllavisë dhe që dosjet t’u kthehen qeverive nëse ato duan.

Eurodeputetët nënvizojnë gjithashtu se është e rëndësishme që vendet e Ballkanit Perëndimor të bashkëpunojnë dhe të ndajnë inteligjencën me shtetet anëtare dhe partnerët ndërkombëtarë duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, Mbretërinë e Bashkuar si dhe me organizata të tilla si NATO, Grupi i Shteteve të Këshillit të Evropës kundër Korrupsioni (GRECO), Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimin (UNODC).

Raporti mirëpret përfundimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit ndërmjet Eurojust-it dhe qeverive të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë, si dhe autorizimin për hapjen e negociatave me Bosnje-Hercegovinën. Eurodeputetët i kërkojnë Këshillit që të autorizojë sa më parë hapjen e negociatave për një marrëveshje të ngjashme me Kosovën.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, nuk tërhiqet nga deklarata për prokurorët

0

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu i është kundërpërgjigjur Këshillit Prokurorial të Kosovës lidhur me akuzat e kundër akuzat e ndërsjella të publikuara së fundi.

Sallahu në një intervistë në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu ka folur për deklaratën e tij ku thotë se disa prokurorë janë të përfshirë në veprimtari kriminale për të cilën deklaratë KPK ka shkëputur bashkëpunimin me Ministrinë e Drejtësisë.

Zv.ministri deklaroi se në statusin e tij të bërë në rrjetin social Facebook, nuk i ka përfshirë të gjithë prokurorët, por disa prej tyre, siç thotë ai që janë të përfshirë në veprimtari kriminale.

“Ju e dini se unë nuk flas pa argumente, unë e kam shkruar një postim në Facebook, i cili involvon prokurorët, pra jo Prokurorinë por disa prokurorë të caktuar të cilët janë të involvuar në veprime kriminale, një dy e më shumë, pra jo të gjithë, nuk flas me terma absolut, pra ka të bëjë me prokurorë, e ki termin e caktuar sepse unë e di se çka shkruaj, prokuror e ki në status. Pra dy e me shumë prokurorë janë të përfshirë në veprimtari kriminale”, është shprehur ai në emisionin “Përballje”.

Gjatë intervistës, zëvendësministri Sallahu që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se ka pasur disa skandale që kanë ndodhur në sistemin e drejtësisë gjatë qeverive të kaluara.

“P.sh pagesat mjeko-ligjore në mënyrë të kundërligjshme janë kryer dhe buxheti i Kosovës është shpenzuar në mënyrë të kundërligjshme në shumë afro prej 800 mijë euro, e dyta, përgjimet – ju e dini se aty ka përgjime ka njerëz të caktuar avancojnë në gjyqtarë. Ju e dini për valën e përgjimeve, skandali më i tmerrshëm që ka ndodhë në Republikën e Kosovës është kur me dëshmitarë të montuar, me prova të montuara e kanë mbajtur Sadri Ramabajën tri vjet në burg, ia kanë shkatërruar jetën profesionale”, pohoi Sallahu.

Sallahu gjithashtu tha se disa prokurorë kanë tentuar që me akuza ndaj Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës, të shpallin LVV-në organizatë terroriste.

“Çështja tjetër është akuza dhe kundër-akuza ndaj Albin Kurtit, Glauk Konjufcës dhe krejt në fund tentimi për të shpallë Lëvizjen Vetëvendosje organizatë terroriste. Krejt këto veprime janë bërë nga disa prokurorë, pra problemi është se këta njerëz të cilët në vend se të reagojnë dhe të nisin hetimet për skandal, për të denigruar Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcën, është bërë në mënyrë që LVV të mos ekzistojë. Problemet në sistem prokurial ekzistojnë, për fatin e këtyre që përmenda”, potencoi ai.

Mes tjerash, Sallahu tha se nuk tërhiqet nga deklarata e tij, dhe se prokuroria duhet të kërkojë falje për veprimet që ka bërë.

“Unë në asnjë variant nuk tërhiqem nga deklarata, sepse ka argumente. Kërkoj nga prokuroria të kërkojë falje për fabrikimin e dëshmive të rrejshme, për mbajtjen e Sadri Ramabajës për tri vjet në burg, po ashtu të kërkojë falje nga Albin Kurti për denigrimin dhe tentimin e arrestimit mbi prova të rrejshme. Po ashtu duhet të kërkojë falje edhe ndaj Glauk Konjufca”, theksoi ai.

Gjithashtu ai ka folur për procesin e Vettingut dhe reformat në drejtësi duke thënë se këtë reforma po i pengojnë disa persona brenda sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Sallahu në këtë intervistë tha se nuk mund t’i mbyllin sytë përballë padrejtësive dhe krimeve që bëjnë individë të caktuar brenda sistemit të drejtësisë, dhe për këtë janë duke shtyrë përpara procesin e Vettingut dhe reformat në drejtësi.

Përfitimet e një baze amerikane në Kosovë

0

Një bazë e përhershme ushtarake e Shteteve të Bashkuara (SHBA) në Kosovë do të rriste sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, vlerësojnë njohësit e çështjeve të sigurisë, dhe ish-ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha.

Qeveria e Kosovës më 15 tetor njoftoi se i ka ofruar mundësinë Shteteve të Bashkuara që të krijojnë një bazë të përhershme ushtarake në Kosovë.

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka thënë se këtë ofertë ia ka paraqitur Nënsekretarit të Departamentit amerikan të Mbrojtjes, Colin Kahl gjatë një vizite në Uashington. Sipas ministrit Mehaj, SHBA janë duke e shqyrtuar ofertën që pastaj të koordinohen lidhur më këtë çështje.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar më shumë detaje rreth kësaj oferte që Kosova i ka bërë SHBA-s, por Ministria e Mbrojtjes nuk iu është përgjigjur pyetjeve.

Lidhur me këtë ofertë nuk janë përgjigjur as zyrtarët e Departamentit amerikan të Mbrojtjes.

Berisha: Baza e përhershme ushtarake shuan pretendimet territoriale

Ish-ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, thotë për Radion Evropa e Lirë se një bazë e përhershme ushtarake flet shumë për avancimin e raporteve të Kosovës me SHBA-në dhe zgjidhjen e sfidave të shumta që janë në Ballkanin Perëndimor.

“Mundësinë për krijimin e një bazë të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë e shoh si një hap të qëlluar dhe e vlerësoj lartë, pasi që kjo ndikon në rritjen e stabilitetit të brendshëm në Kosovë dhe në rajon në përgjithësi. Kjo gjithashtu do të ndikon në avancimin e raporteve të Kosovës me SHBA-të”, thotë Berisha.

Në Kosovë, që nga viti 1999 ekziston kampi ushtarak amerikan, Bondsteel. Ai gjendet në Ferizaj, rreth 40 kilometra nga Prishtina. Ky është kampi ushtarak amerikan i vetëm në Evropën Juglindore. Sipas agjencisë Reuters, në këtë kamp qëndrojnë 700 ushtarë amerikan.

Dallimi mes këtij kampi dhe një bazë të përhershme ushtarake amerikane, sipas ish-ministrit Berisha, është se baza e përhershme ka një porosi më të qartë për ata “që pretendojnë të marrin territore që nuk ju takojnë”.

“Një bazë e përhershme ushtarake e SHBA-ve në Kosovë do të shuante aspiratat e atyre që kanë pretendime territoriale ndaj Kosovës si dhe do të hapte rrugë për marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë”, shton Berisha.

Ai shton se përmes kësaj baze ushtarake amerikane do të avancohet bashkëpunimi ushtarak në fushën e sigurisë mes dy vendeve si dhe do të ndihmohet zhvillimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). FSK-ja është aktualisht duke kaluar procesin e transformimit në Ushtrinë e Kosovës.

Vendosja e një pranie të përhershme ushtarake në Evropën Juglindore ishte kërkuar qysh në vitin 2017 nga Këshilli Atlantik me seli në Uashington, përmes një raporti mbi Strategjin e re amerikane në Ballkan. Në këtë raport thuhet se vendosja e një baze ushtarake amerikane në Evropën Juglindore do të ndihmonte stabilizimit e rajonit, kurse kampi Bondsteel do të ishe ideal për këtë qëllim.

Në atë raport thuhet se një veprim i tillë do të demonstronte një angazhim të vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara ndaj sigurisë në rajon dhe do të forconte aftësinë afatgjatë të Shteteve të Bashkuara për të ndikuar mbi zhvillimet.

“Trupat do të ndihmonin forcimin e mundësive të autoriteteve vendase për të parandaluar terrorizmin nëpërmjet stërvitjeve dhe shkëmbimit të praktikave më të mira dhe do të ofronin ndihmë në rast të katastrofave humanitare”, thuhet në atë raport.

Vendosja e një pranie të përhershme ushtarake në Evropën Juglindore thuhet se do të dërgonte po ashtu një mesazh të qartë në rajon se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të penguar ndryshimin e kufijve ekzistuese.

Islami: Baza ushtarake amerikane parandalon ndikimin rus

Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami thotë për Radion Evropa e Lirë se një bazë e përhershme ushtarake e SHBA-së në Kosovë do të parandalonte ndikimin rus në rajon.

“Kosova ende konsiderohet vend që po përfshihet nga tensionet, siç ishin këto të fundit në veri të vendit që i krijoi Qeveria e Serbisë. Një bazë e përhershme ushtarake e SHBA-së në Kosovë do të rriste sigurinë jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon”, thotë Islami.

Sipas tij, baza ushtarake e përhershme e SHBA-së do të duhej të vendosej në Mitrovicë të Veriut, aty ku siç thotë ai, po krijohen tensione.

Oferta e Qeverisë së Kosovës për SHBA-të për një bazë të përhershme ushtarake erdhi pas tensioneve që u krijuan në pikat kufitare me Serbinë, kur Qeveria e Kosovës, më 20 shtator, filloj me zbatimin e reciprocitetit për targat me Serbinë.

Si rezultat i këtij vendimi, në vendkalime kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak në veri të Kosovës serbët lokalë patën bllokuar rrugët me automjete të rënda si formë e kundërshtimit të vendimit të Qeverisë. Kosova dhe Serbia arritën pajtimin mbi targa më 30 shtator.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me Kosovën në vitin 2008, pas shpalljes së pavarësisë nga Serbia.

KQZ jep detaje për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

0

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka dhënë detaje për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave.

Ai tha se fushata zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët që do të garojnë në raundin e dytë, do të jetë 5 ditore.

Më poshtë njoftimi i plotë i Elezit:

Afatet e aktiviteteve kryesore zgjedhore për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave janë këto:

– Fushata zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët që do të garojnë në raundin e dytë, do të jetë 5 ditore, do të fillojë më 8 nëntor dhe do të përfundojë më 12 nëntor;

– Për votuesit e regjistruar suksesshëm nga jashtë Kosovës, gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht, KQZ-ja ka vendosur 15 ditë në dispozicion të tyre për të votuar përmes postës. Ky votim fillon më 29 tetor. Deri para kësaj date, KQZ-ja planifikon të miratojë dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimeve, për ta bërë të mundur fillimin e votimit jashtë vendit. Fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ-ja më së largu më 12 nëntor.

– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes ekipeve mobile, do të mundësojë Votimin e Personave me Nevoja të Veçanta në komunat ku do të mbahet raundi i dytë. Deri më 11 nëntor, KQZ-ja do të indetifikojë votuesit e infektuar me COVID-19, ndërsa për votuesit me nevoja të veçanta (VNV) në instiucione, KQZ-ja do të dërgojë kërkesë në Ministrinë e Drejtësisë nga 2 deri më 5 nëntor, ndërsa kërkesën në Ministrinë e Shëndetësisë do ta dërgojë deri më 10 nëntor.

– Sa i përket vëzhgimit të zgjedhjeve të këtij raundi, KQZ-ja ka vendosur që subjektet politike garuese, OJQ-të, organizatat ndërkombëtare, misionet diplomatike dhe mediat të konfirmojnë listat me vëzhguesit që duan t’i angazhojnë sërish, si dhe të aplikojnë për vëzhgues shtesë. Aplikimi për akreditim të vëzhguesve shtesë të subjekteve politike, OJQ-ve, vëzhguesve ndërkombëtar dhe mediave, fillon më 28 tetor dhe përfundon më 8 nëntor.

Vuçiq: Më 6 nëntor do të ketë aksion të ri në veri, katastrofike për ne

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar serbët se në bazë të informatave që ka, Qeveria Kosovës gjatë nëntorit do të marrë aksione të tjera në veri, e të cilat sipas tij do të ishin katastrofike.

“Kjo për ne do të ishte katastrofike, lajme të tmerrshme për popullin tonë”, ka thënë Vuçiq pas takimit me kryeparlamentarin serb, Ivica Daçiq, përcjell b92.

Vuçiq ka përmendur datën 6 nëntor kur Qeveria e Kosovës mund të nisë aksionin për marrje nën kontroll të trafostacionit “Valaç” në afërsi të Zveçanit. Sipas mediave serbe, përmes këtij trafostacioni shpërndahet 85 për qind e rrymës për veriun.

“Nuk jam i sigurt se kjo do të jetë gjë e mirë edhe për ta. Duhet të mendojnë mirë për vendimet e tyre. Ne nuk kemi ku të shkojmë, vetëm mund të ndërmarrim veprimet që na diktohen pa fajin tonë”, ka thënë Vuçiq, duke lënë të kuptohet se do të ketë rezistencë të serbëve lokalë.

Ditë më parë, Qeveria e Kosovës ndërmori aksion në gjithë vendin për luftim të kontrabandës, përfshirë edhe në veri, ku h asi në rezistencë të serbëve lokalë.

Pati edhe të shtëna me armë.

Përfaqësuesit serbë kanë thënë “se një aksioni tjetër do t’i përgjigjen ndryshe”.

Gexha: Në “Darkën e Lamës” nuk u shkelën masat

0

Ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha, ka thënë se detyrën e ka marrë në fillim të tetorit pas rënies së rasteve me COVID-19, derisa ka shtuar se situata në vazhdimësi ka qenë sfiduese.

Ajo ka thënë se marrja e masave ishte arsyeja kryesore për uljen e rasteve me COVID-19. Sipas saj kombinimi më i mirë për parandalimin e përhapjes së infeksionit është vaksinimi dhe respektimi i masave.

“Kur flasim për kufizime sigurisht që ka pakënaqësi. Vaksinimi mbetet arma kryesore dhe më e fuqishme për parandalimin e infeksioneve. Duhet patjetër që të sqarohet paradoksi i parandalimit. Edhe këto masa që janë aktualisht në fuqi është se mundësohet lirimi i atyre që janë të vaksinuar. Edhe ata që nuk janë të vaksinuar u mundësohet të paraqesin dëshmitë e testit. Maska e dimë që mbron nga virusi, por në ambiente të mbyllura duhet të kërkohen dëshmitë e vaksinimit”, ka thënë ajo.

Gexha ka shtuar se masat në vazhdimësi shqyrtohen. Sipas saj masat do të lirohen në mënyrë graduale në mënyrë që të mos rrezikohen njerëzit nga shpërndarja e virusit.

Ajo ka thënë se Darka e Lamës e cila është organizuar nga presidentja Osmani, është bërë sipas rregullave dhe masave.

Sipas saj, ka pasur distancë dhe salla ka qenë 1.000 metra katrorë dhe kanë qenë 100 pjesëmarrës.

“Ka qenë brenda limiteve të lejuara sipas vendimeve. Ne e pamë që vala delta te ne është ulur shumë më shpejtë krahasuar me vendet tjera. Plani për imunizim në masë ka bërë që të kemi vaksinim të popullatës sipas planifikimit. Muaji shtator kemi pas mbi 5000 doza për një ditë. Kemi rënie të dukshme të vaksinimit me dozat e para. Ne i kemi pas edhe ekipet mobile që i kemi dërguar edhe ekipet mobile nëpër shtëpi. Ne do të vazhdojmë në ditët në vijim në qytetet e Kosovës të bëjmë vaksinimin mobil. Sipas studimeve që janë bërë në Kosovë ka grupe që hezitojnë të marrin vaksinë”, ka thënë ajo.

SHBA-ja e BE-ja e shohin urgjente zgjidhjen e problemeve Kosovë – Serbi

0

Ambasadori dhe udhëheqësi i delegacionit të Bashkimit Evropian, Emanuele Giaufret ka folur për rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje finale mes Kosovës e Serbisë, teksa shpreson që tensionet e fundit në veri të mos përsëriten.

“Të gjithë e dimë se pajtimi është thelbësor për ecjen përpara. Është e rëndësishme të zgjidhen të gjitha çështjet e hapura, prandaj Beogradi dhe Prishtina duhet të bëjnë përpjekje për arritje e një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve”, ka thënë Giaufret në kuadër të diskutimeve në Forumin e Beogradit për Siguri. Sipas tij, palët duhet të inkurajohen nga uniteti që ekziston mes BE-së dhe ShBA-së.

“Procesit i ndihmon fakti se ka unitet transatlantik i cili u dëshmua me deklaratën e përbashkët mes Borrellit dhe sekretarit të shtetit amerikan, Blinken, rreth ngjarjeve të fundit në veriun e Kosovës. Dialogu të cilin po e organizon Bashkimi Evropian është platforma e vetme për adresimin e të gjitha çështjeve të hapura dhe për gjetjen e zgjidhjeve edhe sa i përket çështjeve që prodhuan tensionet e fundit në veri. Shpresoj që marrëveshja e arritur së fundi të jetë udhërrëfyes për zgjidhjen e çështjeve tjera”, ka theksuar ai.

E, më i drejtpërdrejtë për politikanët që minojnë proceset demokratike dhe zhvillimin në Ballkan, ka qenë emisari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin, Gabriel Escobar. Përmes një videolidhje, megjithëse nuk ka drejtuar gishtin tek ndonjëri politikan ka edhe sanksionet ndaj atyre që veprojnë me mendësinë e viteve 90-ta.

“Një nga sfidat e mëdha dhe zhgënjyese për shumë njerëz është diskutimi i çështjeve që datojnë nga vitet 90-ta. Në Bosnje ideja e disintegrimit të shtetit është duke minuar ekonominë. E ardhmja e Ballkanit do të varet nga ajo se çfarë liderë do të zgjidhen, a janë ata që zhvillojnë ekonominë ose të tillët që diskutojnë me mendësinë e viteve 90-ta. Edhe nëse ka sanksione ato nuk janë zgjidhje. Duhet hapur dialogun jo të mbetet vetëm te politikanët, të përfshihet edhe shoqëria civile, duhet pajtim etnik jo politika nacionale, duhet integrim jo dezintegrim. Kjo është ajo që e dëshirojnë njerëzit, odat ekonomike, njerëzit e suksesshëm”, ka thëne Escobar.

Sipas tij, e ardhmja e Ballkanit është në Bashkimin Evropian.

“Politika amerikane është konsistente sa i përket Ballkanit Perëndimor. E ardhmja e tyre duhet të jetë në Bashkimin Evropian. Secili vend që aspiron këtë duhet të bëhet më demokratike, më stabil dhe më reformues, kjo është thelbësore për Ballkanin Perëndimor. Është urgjencë zgjidhje e problemeve të mbetura, dhe është fatkeqësi që shumica e njerëzve e shohin Ballkanin e viteve 90 për shkak të disa politikanëve. Ne i mirëpresim të gjitha mundësitë për integrim ekonomik në tregun e Ballkanit. Njerëzit e Ballkanit janë të suksesshëm kudo që shkojnë, duhet t’i bëjmë të tillë edhe brenda Ballkanit. Ata që duan ta bëjnë Serbinë e transformuar do t’i kemi partner, pra të tillët që nuk e thellojnë ndarjen”, ka potencuar Escobar.

Afrim Tovërlani në ndalim policor, dyshohet se i dehur kanosi me thikë Shpend Ahmetin

0

Trajneri i futbollit Afrim Tovërlani është arrestuar mbrëmë pasi i njëjti dyshohet se me thikë e ka kanosur kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti në shtëpinë e tij.

Klan Kosova ka siguruar ekzkluzivisht nga burimet brenda policisë raportin lidhur me këtë incident.

“Më 25.10.2021 rreth orës 17:50 policia ka marrë informacionin se është raportuar një rast i kërcënimit në lagjen Nic në Çagllavicë, saktësisht në shtëpinë e kryetarit të komunës Shpend Ahmeti. Patrulla që shkoi në këtë lokacion i ka takuar katër burra, mes tyre edhe Afrim Tovërlanin”, thuhet në këtë raport.

Ishte vetë Afrim Tovërlani i cili e paraqiti rastin në polici.

Gjatë kontrollimit trajnerit Tovërlani i është gjetur një thikë e cila është konfiskuar, derisa i dyshuari ishte dërguar në stacionin policor në Graçanicë ku edhe i është bërë alkool-testi pas të cilit ka rezultuar se ka qenë në gjendje të dehur.

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti nuk është deklaruar akoma rreth këtij rasti.

Trajnerit Afrim Tovërlani i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh dhe është transportuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Policia ndalon një shtetas serb duke kontrabanduar 1.300 litra derivate

0

Policia Kufitare e Kosovës ka ndaluar sot një shtetas serb në Leposaviq, i cili drejtonte një furgon me targa të Serbisë dhe në të kishte 1300 litra derivate, që po i kontrabandonte.

Sipas njoftimit të Policisë, ai është ndalur për kalim të paautorizuar të kufirit, ndërkohë që në targa nuk kishte vendosur stikersat, siç parasheh Marrëveshja e Brukselit.

“Gjatë kryerjes së detyrave të rregullta patrulluese në zonën e fshatit Tresavë, Policia ka ndaluar personin e dyshuar me adresë vendbanimi në Novi Pazar – Republika e Serbisë, i cili dyshohet se kishte kryer veprime të kundërligjshme, kalim të paautorizuar të kufirit dhe dyshohej për kontrabandë. Gjatë kontrollit të brendshëm të automjetit (furgonit) u konstatua se i dyshuari transportonte derivate prej rreth 1300 litrash, si dhe në automjetin e tij me targa të Serbisë nuk kishte të vendosura stikersat në targa”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas njoftimit, rasti është iniciuar për procedura të mëtejme. Nuk bëhet e ditur nëse shtetasi serb është dërguar në mbajtje apo jo.

Ekzekutohen pagesat për familjet që kanë humbur familjarin nga Covid-19

0

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se sot është ekzekutuar pagesa për grupin e parë të Masës 3.1 për familjet që kanë humbur familjarin nga COVID-19.

Ai ka thënë se nga kjo pagesë do të përfitojnë rreth 500 familje.

Ndërsa, ka bërë të ditur se shumë shpejtë do të procesohen edhe grupet tjera.

Postimi i plotë:

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort