Home Blog Page 4198

Paralajmërohet edhe shtrenjtimi i ujit të pijes dhe shërbimeve të mbeturinave

0

Çmimet e ujit të pijes mund të rriten ditën në vazhdim, edhe pse ende nuk është marrë vendim, ka thënë kryeshefi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Sokol Xhafa.

Ai ka treguar se në rast se mund të ketë ndonjë rritje eventuale të çmimit të ujit kostoja mund të shkoj prej 1 ose 2 cent.

Xhafa pohoi se qëllim kanë që të ngritet çmimi në mënyrë simbolike pa rënduar jetesën e qytetarëve.

“Mund të ketë potencialisht një ngritje prej 1 cent ose 2 cent por që në total në faturën ose në xhepin e konsumatorit maksimumi që mund të reflektoj në 10-15 cent e që është ekstrem e vogël por ende nuk mund ta konfirmojmë këtë pasi tendenca jonë është që ta ngrisim çmimin simbolikisht dhe për të rënduar jetesën e qytetarëve, por për të mbuluar pjesën e shpenzimeve që kemi si kompani”.

Xhafa theksoi poashtu se pjesa e tarifave për pagesa të ujit caktohen nga Autoriteti Rregullator për Ujëra.

“Realisht pjesa e tarifave për pagesa të ujit caktohen nga autoriteti rregullator për ujëra, dhe ne nuk është se caktojmë tarifa dhe krejt çfarë bëjmë ne është se dërgojmë shpenzimet e të cilave bëjmë aplikimin tarifor dhe ky është vit i tarifave sepse tarifat nga autoriteti rregullator caktohet çdo tri vite dhe këtë vit jemi ende jemi në procedurë. Autoriteti po trajton jo vetëm për ujësjellësin rajonal të Prishtinës, por për të gjithë ujësjellësit në Kosovë”.

Të njëjtën e thonë edhe Kompania Rajonale “Pastrimi”. Arbnora Ademi zëdhënëse e kësaj kompanie në një prononcim për Ekonomia Online, ka bërë të ditur se fatura e tanishme është solide dhe e kapshmë për qytetarët dhe që për një ngritje eventuale është në diskutim e sipër.

“Sigurisht që krahasuar me faturat e institucioneve tjera apo borxheve publike që ne si qytetarë kemi obligim ndaj shtetit tonë të paguajmë, fatura e mbeturinave është mjaftë solide dhe e kapshme për të gjithë qytetarët. Ndërsa sa i përket rritjes së faturës së mbeturinave është në diskutim e sipër edhe pse një gjë e tillë nuk vendoset nga kompania regjionale e mbeturinave”.

“Sigurisht që kjo do duhej të diskutohej përmes kuvendit të komisionit të aksionarëve të komunave përkatëse ku kompania e pastrimit kryen shërbim dhe pastaj të aprovohet një ndryshim i tillë, në mënyrë që të krijohet një rregullore e cila do aplikohet nga kompanitë dhe njësitë tona”.

Ajo shtoi se nëse ndodh një gjë e tillë, kjo do ishte në interes të kompanisë së tyre, pasi funksionojnë përmes forcave vetanake.

“Sigurisht që nëse një gjë e tillë ndodh do të ishte në interes të kompanisë tonë, duke e ditur që ne si ndërmarrje funksionojmë me vetfinancim, që nënkupton se të gjitha faturat që ne inkasojmë përmes forcave dhe kapaciteteve vetanake”.

Nga muaji shtator i këtij viti tregjet botërore dhe njëkohësisht edhe Kosova po ballafaqohet me rritje të çmimeve të produkteve ushqimore. Sipas Agjencisë së Statistikave veç muajin që shkojnë çmimet janë ngritur për 4.9%.

Si ndodhi vjedhja spektakolare në Terminalin Doganor në Merdare, policia jep detaje

0

Policia e Kosovës ka arrestuar dje dy persona të dyshuar në lidhje me një rast të vjedhjes së rëndë dhe keqpërdorimit të besimit që dyshohet se ka ndodhur më 25 tetor të këtij viti, ku dyshohet se në Terminalin Doganor në Merdare janë vjedhur cigare me vlerë rreth 50 mijë euro.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, është raportuar se në terminalin doganor është thyer muri prapa objektit dhe nga depoja janë vjedhur cigare të cilat ishin konfiskuar nga dogana pasi ishin të pa doganuara, shkruan lajmi.net.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse dhe janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, zyrtarë të sigurimit të terminalit”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/

Kosovarët gati në krye të listës për krime në Zvicër

0

Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave (FSO) në tetor 2021, të huajt – përfshirë banorët e përhershëm, azilkërkuesit dhe turistët – kryejnë më shumë shkelje me natyrë të dhunshme sesa zviceranët vendas.

Nga 270 vrasje të tentuara të regjistruara në Zvicër në vitin 2020, 99 – gati 33 për qind – janë kryer nga zviceranët. Rastet e tjera u atribuohen shtetasve të huaj, përcjell albinfo.ch.

FSO zbuloi gjithashtu se shtetasit zviceranë ishin përgjegjës për më pak se gjysmën e rasteve në të cilat një viktimë i ishte shkaktuar lëndim i rëndë trupor: 317 nga gjithsej 712 akte të regjistruara, që përkthehet në 45 për qind; 55 për qind e mbetur e këtyre krimeve janë kryer nga të huaj.

Në të dyja rastet kjo është një përqindje më e lartë se ajo e të huajve si pjesë e popullsisë zvicerane.
Sipas Zyrës Federale të Statistikave të Zvicrës, të huajt përbënin 25.1 për qind të popullsisë në fund të vitit 2020. Ndërsa kjo shifër nuk përfshin turistët, ajo është ende më e lartë se shifrat 33 për qind dhe 55 për qind të listuara më sipër.

Shkalla e krimit midis banorëve të huaj është një pikë e shpeshtë bisede politike në Zvicër, veçanërisht në mesin e Partisë Popullore Zvicerane (SVP) të krahut të djathtë.

Policia në Cyrih u detyrua të jepte kombësinë e të gjithë shkelësve pasi një referendum i mbështetur nga SVP në janar 2021 u kërkoi atyre ta bënin këtë, përcjell tutje albinfo.ch.

Pse të huajt kanë një përqindje më të lartë të krimit të dhunshëm në Zvicër?

Ka dy shpjegime pse njerëzit me origjinë të huaj përdorin dhunë më shpesh sesa homologët e tyre zviceranë.
Sipas Dirk Baier, studiues i dhunës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Cyrihut, niveli më i ulët i të ardhurave dhe arsimimit midis banorëve të huaj është një nga arsyet.

“Ky disavantazh ekonomik mund të çojë në një reagim përkatës: atë që nuk mund ta blini, mund ta vidhni”, i tha ai gazetës zvicerane të lajmeve “20 Minuta”.
Baier tha se këta faktorë ishin shumë më të rëndësishëm sesa nëse dikush ishte i huaj apo jo. “Nëse konsideroni të rinjtë që kanë përafërsisht të njëjtat qëndrime dhe kushte sociale, nuk shihni më asnjë dallim në sjelljen e dhunshme të zviceranëve dhe të huajve”.

Kushtet e jetesës së këtyre grupeve ekonomikisht të pafavorizuara janë gjithashtu një faktor kontribues.
“Ata jetojnë në apartamente më të vogla dhe shpesh me disa vëllezër e motra. Ata që kalojnë shumë kohë në hapësirën publike kanë gjithashtu më shumë gjasa të futen në konflikte që mund të përshkallëzohen në dhunë”.

Baier shtoi se “prirja e shtuar për dhunë mes të huajve nuk ka të bëjë fare me biologjinë apo gjenet. Ajo krijohet nga rrethanat e jashtme – dhe rrjedhimisht diçka mund të bëhet në lidhje me të”.
Kjo është bërë jehonë nga deklaratat e qeverisë zvicerane për shkallën e krimit të të gjitha formave (d.m.th. jo vetëm krimi i dhunshëm).

“Dallimet mes të huajve dhe zviceranëve janë relativisht të vogla kur merren parasysh strukturat e ndryshme të moshës dhe gjinisë. Nëse merret parasysh vetëm popullsia rezidente (d.m.th. lë jashtë azilkërkuesit dhe turistët ose udhëtarët që kalojnë), dallimet pothuajse mungojnë plotësisht.”
Si mund të parandalohet apo frenohet kjo?

Një mënyrë për të kundërshtuar këtë prirje, tha Baier, është futja e fëmijëve me sfond migrimi me sistemin arsimor në një fazë të hershme, për shembull nëpërmjet mësimeve të gjuhës.
“Kushdo që kupton dhe komunikon në gjuhën e vendit ku jeton do të ketë më pak gjasa të përdorë dhunën”.
Ka edhe faktorë të tjerë social-kulturorë në lojë, përcjell tutje albinfo.ch.
“Kjo përfshin situatën familjare në të cilën dikush rritet. Nëse ai ose ajo ka një formë edukimi që karakterizohet nga dominimi i babait që përdor vetë dhunën, fëmija socializohet në përputhje me rrethanat”, vuri në dukje Baier.

“Një nder për t’u mbrojtur apo mbrojtja e familjes bëri që një numër i njerëzve me origjinë të huaj të reagojnë më shpejt ndaj stimujve agresivë”, shtoi ai.

Baier tha se qeveria mund të bënte më shumë, por shpesh frenohej nga një hezitim kulturor për të ndërhyrë në çështjet familjare.

“Zvicra mund të bëjë ende shumë këtu, ngurrimi për të ndërhyrë në çështjet familjare është ende shumë i madh.”
Megjithatë, zviceranët nuk janë të pafajshëm
Studimi nuk e liroi plotësisht zviceranin.
“Të huajt kryejnë krime të dhunshme më shpesh, por kjo nuk do të thotë se zviceranët nuk bëjnë të njëjtën gjë”, tha Baier.

“Ka shumë zviceranë që mendojnë se kanë të drejtë të godasin këdo që i shikon në mënyrë të gabuar”.
Për shembull, në gjashtë vitet e fundit, dëmtimet serioze fizike janë shkaktuar nga zviceranët më shpesh sesa nga shtetasit e huaj, veçanërisht në mesin e atyre nën moshën 24 vjeç, raportoi FSO.
Në vitin 2020, gati gjysma e të gjitha krimeve u kryen nga zviceranët;

megjithatë, këto shifra duhet të vihen në perspektivë: meqenëse rezidentët e huaj përbëjnë vetëm rreth një të katërtën e popullsisë së përgjithshme, një numër mbi mesatar i veprave penale janë kryer nga të huajt, madje edhe midis të rinjve të dyshuar.

Një tjetër gjetje shqetësuese: krimet e dhunshme me thikë po shtohen në Zvicër
Numri i vrasjeve apo tentativave për vrasje, si dhe i lëndimeve të rënda fizike të shkaktuara me thika u rrit në vitin 2020 dhe në vitin 2021.
“Të mbash thika është bërë më tërheqëse si mjet për të shprehur maskulinitetin”, shpjegoi Baier.
Cilat kombësi janë më të implikuara në statistikat e krimit zviceran?
Njerëzit nga këto 10 vende kryen krimet më të shumta, zbuloi FSO:
Portugalia: 1014
Itali :866
Kombësi të tjera: 827
Kosovë: 656
Gjermani: 589
Turqia: 435
Francë: 398
Serbia dhe Mali i Zi: 385
Maqedonia e Veriut: 328
Spanjë: 289

Shkarkimi nga presidentja Osmani, Daka sot do të dërgojë kërkesë te Avokati i Popullit

0

Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se sot do të dërgojë një kërkesë te Avokati i Popullit për ta shqyrtuar shkarkimin e saj nga presidentja Vjosa Osmani në mënyrë që ky institucion më pas të mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese në emër të saj.
Ajo tha se nuk po e kërcënon presidenten Osmani duke shtuar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese por dëshiron që të zgjidhet dilema nëse presidenti/ja mund ta shkarkojë kryesuesin e një organi të pavarur.“Sa i përket asaj se në ndonjë mënyrë kërcënova presidenten, përkundrazi nuk jam duke e kërcënuar por jam duke ushtruar të drejtën time ligjore e cila më takon edhe mua si të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Unë gjatë ditës së nesërme do ta dërgoj një kërkesë te Avokati i Popullit, sepse Kushtetuta nuk ma lejon mundësinë që unë drejtpërdrejt t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese me kërkesë po këtë mund ta bëjë Avokati i Popullit në emrin tim.Meqë deputetët dështuan t’i mbledhin nënshkrimet dhe ta dërgojnë këtë çështje në Gjykatë Kushtetuese në mënyrë të drejtpërdrejtë çka mendoj se është për të ardhur keq, sepse nuk është në pyetje rasti i Valdete Dakës por është në pyetje një institucion i pavarur dhe është në pyetje që një herë e përgjithmonë të zgjidhet dilema nëse ka të drejtë presidenti/ja që në mënyrë arbitrare të shkarkojë kryesuesin e një organi të pavarur”, tha ajo në Klan Kosova.Daka ka thënë se ka përgatitur një dosje të cilën do ta dorëzojë te Avokati i Popullit dhe i njëjti pasi ta shqyrtojë do ta vlerësojë nëse e njëjta ka bazë që të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese ose jo.

707 mijë e 296 kosovarë të vaksinuar me të dyja dozat

0

10 mijë e 381 është numri i qytetarëve që janë vaksinuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.Me këtë rast, shifrat e përgjithshme të kosovarëve që i kanë pranuar të dyja dozat kanë arritur në 707 mijë e 296.

Ndërkaq, 835 mijë e 679 banorë e kanë pranuar të paktën vetëm një dozë deri më tani. Numri total i vaksinave të shpërndara në vendin tonë ka shkuar në 1 milion e 542 mijë e 975.
Sa i përket rasteve të reja, në 24 orët e fundit janë regjistruar 20 sosh, dhe pa asnjë viktimë, fatmirësisht.

Kurti mbledh ministrat, pritet anulimi i vendimit për shpronësimin e tokave për Autostradën Prishtinë-Pejë

0

Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës, duke filluar nga ora 10:00.
Në rend të ditës kjo mbledhje ka 19 pika, ku mes të tjerash, Qeveria pritet të shqyrtojë Projektligjin për Tokën Ndërtimore, draftin e Koncept-Dokumentit për Vlerësimin Strategjik Mjedisor.

Kabineti qeveritar pritet që sot ta shqyrtojë propozim-vendimin për anulimin e vendimit përfundimtar 10/15 të datës 17 dhjetor 2018 për shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga ndërtimi i Autostradës Prishtinë – Pejë, Segmenti Kijevë – Klinë – Zahaq (MFPT).

Në këtë mbledhje, ministrat do të votojnë për aprovimin e pagesës shtesë për përfituesit e skemës pensionale për muajin nëntor 2021.
Pikë e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare ndaj shtatë individëve të lidhur me Hezbollah dhe Kompaninë AlDar Properties.

Dikur premtonte ulje të çmimeve, sot arsyetohet – Kryeministri Kurti kërkon qetësi e durim nga qytetarët

Moti sot, mëngjesi i ftohtë, ditën kryesisht me diell!

0

27.10 – Kryesisht me diell, orëve të pasdites dhe mbrëmjes vransira kalimtare të shtresave të larta.

28.10 – Alternime vransirash dhe kthjellimesh.

29.10 – Pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.

Temperaturat minimale zbresin në 0C deri 3C, e në pjesë ku mund të ketë mjegull, mund të bien edhe në vlera negative, e maksimalet luhaten nga 11C-14C.

Era do të fryjë mesatarisht nga lindja e juglindja 4-14m/s.

Shtypja atmosferike luhatet lart mbi vlera normale.

Eurodeputetët: Këshilli Evropian të miratojë pa vonesa heqjen e vizave për Kosovën

0

Në raportin për bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor, eurodeputetët theksuan se lufta kundër krimit të organizuar dhe progresi në rrugën drejt BE-së janë procese të kushtëzuara reciprokisht, duke kërkuar përshpejtimin e procesit integrues.

Ata u bënë thirrje qeverive në rajon që të rrisin ndjeshëm përpjekjet për reforma, veçanërisht në fushat e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, tha Parlamenti Evropian në një deklaratë.

Sipas eurodeputetëve, BE-ja duhet t’i mbështesë këto përpjekje përmes ndihmës financiare dhe bashkëpunimit praktik.

Raporti, i miratuar nga Komiteti i Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian me 60 vota pro, katër kundër dhe gjashtë abstenime, thekson se vendet e Ballkanit Perëndimor janë zona e origjinës, origjinës dhe transitit për trafikimin e qenieve njerëzore dhe përfaqësojnë një korridor transiti për migrantët dhe refugjatët, si dhe një vend për pastrim parash dhe trafik armësh.

Eurodeputetët thanë se lufta kundër krimit të organizuar dhe integrimi evropian janë dy procese të kushtëzuara reciprokisht, duke thënë se procesi i integrimit duhet të përshpejtohet.

Në këtë kontekst, thanë ata, izolimi inkurajon aktivitetet kriminale dhe i bënë thirrje Këshillit Evropian që pa vonesa të mëtejshme të miratojë liberalizimin e vizave për Kosovën.

Faktorët kryesorë që e bëjnë Ballkanin Perëndimor të cenueshëm, thuhet në raport, janë mungesa e mundësive për punësim, korrupsioni, keqinformimi, elementët e shtetit të robëruar, pabarazia dhe ndërhyrja e huaj nga regjimet jodemokratike si Rusia dhe Kina.

Raporti gjithashtu thekson se ka mungesë të vullnetit real politik të elitave politike vendase për të luftuar krimin e organizuar dhe thotë se eurodeputetët duan që vendet e Ballkanit Perëndimor të adresojnë plotësisht mangësitë e sistemeve të tyre gjyqësore, përfshirë kohëzgjatjen e procedurave gjyqësore.

Të vetëdijshëm për raportet dhe akuzat për lidhjen midis figurave të larta politike dhe grupeve të organizuara kriminale, eurodeputetët theksuan nevojën për të çrrënjosur këto lidhje përmes masave të qarta antikorrupsion dhe ndjekjes efektive të rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë.

Eurodeputetët theksojnë gjithashtu se është e rëndësishme që vendet e Evropës Perëndimore të bashkëpunojnë dhe të ndajnë inteligjencën me vendet anëtare të BE-së dhe partnerët ndërkombëtarë, duke përfshirë SHBA, Kanadanë, Britaninë, por edhe organizata si NATO, Këshilli i Evropës, Grupi i Shteteve. kundër korrupsionit (GRECO), dhe OSBE-së dhe Zyrës së OKB-së për Drogën dhe Krimin.

Raporti mirëpret përfundimet e marrëveshjes së bashkëpunimit midis Agjencisë së BE-së për Bashkëpunimin në Ligjin Penal (Eurojust) dhe qeverive të Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë Veriore dhe Serbisë, si dhe autoritetin për të hapur negociatat me Bosnjë e Hercegovinën.

Eurodeputetët i bëjnë thirrje Këshillit Evropian që të vendosë sa më shpejt që të jetë e mundur për hapjen e negociatave të ngjashme me Kosovën.

“Krimi i organizuar shkatërron besimin e qytetarëve në institucionet e tyre publike dhe besimin te njëri-tjetri. Kjo është arsyeja pse është pengesa kryesore për përpjekjet e shoqërive në Ballkanin Perëndimor për të zhvilluar vendet dhe ekonomitë e tyre. BE nuk duhet të përdorë krimin e organizuar si justifikim për të vonuar procesin e integrimit, por duhet të jetë me njerëzit e Ballkanit Perëndimor në luftën e tyre kundër krimit të organizuar”, tha raportuesi Lukas Mandl./KSP

https://www.europarl.europa.eu/news/en/press-room/20211022IPR15623/western-balkans-organised-crime-a-major-obstacle-to-region-s-development

Sali Berisha shpall kandidaturën për kryetar të PD-së

0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike. Lajmin e bëri të ditur nga Kavaja në takimin e Foltores së tij me demokratët.

Berisha u bëri thirrje demokratëve që të mbledhin firmat për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD dhe deklaroi se një nga kandidatët në garë për kryetar të partisë do të jetë edhe vetë ai.

“Ftoj çdo delegat të Kavajës, çdo delegat të Kuvendit Kombëtar të firmosë për mbledhjen e Kuvendit, të firmosë për ndryshimet statutore, për ta shndërruar statutin në librin e rregullave të lirisë dhe dinjitetit tonë, të firmosë që të instalojmë primaret, të firmosë që të rikthejmë referendumin si formë direkte të qeverisjes suaj, të vendimmarrjes suaj, të firmosë natyrisht që ta hapim një garë në të cilën garantoj se çdo njeri që do hyjë në atë garë do ketë një garë të lirë. Natyrisht, njëri prej tyre do të jetë dhe Sali Berisha”, u shpreh ish-kryeministri.

Prej disa javësh, brenda Partisë Demokratike ka përplasje mes Sali Berishës dhe kryetarit Lulzim Basha, pasi ky e fundit e përjashtoi nga grupi parlamentar demokrat për shkak të shpalljes “non grata” nga SHBA.

Barbel Bas zgjidhet presidente e re e Bundestagut

0

Bundestagu gjerman ka një numër rekord deputetësh në këtë legjislaturë. Në seancën konstitutive të martën politikania e SPD-së, Barbel Bas u zgjodh presidente e Bundestagut.

Në seancën konstitutive të Bundestagut të martën politikania e SPD-së, Barbel Bas u zgjodh presidente e Bundestagut. Bas mori 576 vota pro nga 724 vota të vlefshme, 79,6 për qind. 90 deputetë votuan kundër. Bas ia merr kështu detyrën, Wolfgang Schaublem që ishte president i parlamentit gjerman në katër vitet e shkuara. Grupit më të fuqishëm parlamentar, SPD-së bë këtë rast i takon zgjedhja e president/es/it të parlamentit. Bas ka qenë zëvendëskryetare e grupit parlamentar socialdemokrat në Bundestag.

Bas u shpreh në fjalën e saj, se ky Bundestag është veçanërisht i ri dhe ky “është një shans për të gjithë”. Ajo kërkoi që politikanët të jenë më afër qytetarëve dhe një politikë më të besueshme.

Seancën konstitutive të Bundestagut e drejtoi deputeti më i vjetër, kryetari i deritanishëm i Bundestagut, Wolfgang Schauble nga partia CDU. Ndërsa Bundestagu gjerman do të ketë në këtë mandat një numër rekord prej 736 deputetë. Në prag të seancës pati një ndriçim të godinës së Parlamentit nga ana e Shoqatës së Taksapaguesve të cilët mendojnë se Bundestagu duhet të ketë më së shumti 500 deputetë. Kryetari i Shoqatës Reiner Holznagel, thotë se kjo përbërje e Bundestagutdo të ketë shpenzime më shumë prej të paktën 410 milionë euro gjatë këtij mandati.

Gratë drejtojnë Bundestagun

Në seancën konstitutive mori pjesë edhe presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier. Ndërsa kjo seancë shënoi edhe fillimin e fundit të mandatit të kancelares Angela Merkel, pasi socialdemokratët, liberalët dhe ekologjistët tanimë kanë filluar negociatat për krijimin e koalicionit të ri qeveritar. Partitë politike kanë propozuar edhe organet drejtuese të Bundestagut. Socialdemokratët si partia me numrin më të madh të deputetëve kishin propozuar si kryetare të Bundestagut më parë Barbel Bas, ndërsa si zëvendëskryetare nga radhët e kësaj partie u propozua Aydan Ozoguz. Zgjedhja e tyre konsiderohej si e sigurt, pasi partitë politike në Gjermani zakonisht i respektojnë rezultatet e zgjedhjeve dhe propozimin e partisë më të madhe për postin e kreut të Bundestagut.

Në historinë e Bundestagut gjerman ka pasur deri tani vetëm dy kryetare. Në vitin 1972 në këtë post është zgjedhur socialdemokratja Annemarie Renger, që ishte një ngjarje historike. Ndërsa kristiandemokratja Rita Süsmuth ishte në krye të Bundestagut prej vitit 1988 deri 1998.

Një grua për postin e zëvendëskryetares në përbërjen e tanishme propozoi edhe Unioni CDU/CSU, i cili mendon se ky post duhet t’i takojë deputetes Yvonne Magwas. E të njëjtën e kanë bërë edhe ekologjistët, të cilët kanë propozuar Claudia Roth, si dhe E Majta e cila propozon Petra Pau për zëvendëskryetare. Liberalët propozojnë deputetin me përvojë të gjatë Wolfgang Kubicki. Këta kandidatë konsiderohen si të sigurt se do të zgjidhen në këto poste. Ndërsa AfD ka propozuar Michael Kaufmann për postin e nënkryetarit. Ai nuk është i sigurt se do të zgjidhet në këtë post, sepse në mandatin e kaluar, partitë e tjera kanë refuzuar të votojnë kandidatët e Alternativës për Gjermani (AfD)për postin e nënkryetarit.

Debati rreth ulëseve

Partia liberale (FDP) ka kërkuar që në Bundestag të ndryshohet renditja e ulëseve, sepse ata nuk duan të jenë afër partisë AfD. Liberalët duan të zëvendësojnë ulëset me partinë e Unionit CDU/CSU, të cilat sipas të gjitha gjasave do të jenë në opozitë. Por partitë e Unionit janë kundër, sepse sipas shpjegimit të tyre, liberalët gjithmonë në Bundestag kanë qenë të ulur në krahun e djathtë të tyre. /dw/

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort