Home Blog Page 4197

Paralajmërohet sezon i ashpër i gripit për të moshuarit

0

Agjencia e Bashkimit Evropian për shëndetin publik, ka paralajmëruar se sezoni i gripit që po vjen në Evropë mund të jetë i ashpër për të moshuarit dhe personat me imunitet të dobët.

Sipas kësaj agjencie, gripi mund t’ua rëndojë barrën sistemeve shëndetësore, tashmë të ngarkuara nga pandemia e koronavirusit.

Nënlloji kryesor i raportuar i virusit të gripit në Bashkimin Evropian dhe në Zonën Ekonomike Evropiane i prek në mënyrë të pabarabartë të moshuarit dhe lidhet me efikasitet më të ulët të vaksinës, tha Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve.

“Vërejtja e hershme e nënllojit A (H3N2) është tregues se sezoni i gripit që po vjen mund të jetë i ashpër, ndonëse nuk mund të dimë me siguri se si do të duket sezoni i gripit”, tha Pasi Penttinen, drejtor i programit për gripin në Qendrën Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve, shkruan Reuters.

Ai u bëri thirrje punëtorëve shëndetësorë që të vaksinohen edhe kundër COVID-19, edhe kundër gripit, para dimrit dhe shtoi se distanca fizike e masat higjienike janë të rëndësishme për të gjithë e posaçërisht për ata që punojnë në shtëpitë e kujdesit dhe në mjedise ku ofrohet kujdes shëndetësor.

Rreth 20 për qind e popullsisë preket nga gripi çdo vit. Sipas agjencisë evropiane, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike janë më të rrezikuar.

Merret vendimi për krijimin e komisionit për studimin e fizibilitetit për rrugën Prizren-Tetovë

0

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin e sotëm për krijimin e komisionit për studimin e fizibilitetit për rrugën Prizren-Tetovë.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se ky është një hap konkret që ishte nënshkruar në Shkup nga kryeministrat e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Ai në një konferencë për media ka shtuar se kjo rrugë lidh dy korridore rrugore shumë të rëndësishme.

“Ky është një hap konkret në bazë të marrëveshjes së nënshkruar në Shkup nga dy kryeministrat që ka të bëjë me realizimin e një projekti që lidh dy korridore shumë të rëndësishme, një që arrin nga Shkupi në Durrës dhe një tjetër lidh korridorin e rrugës së Kombit nga Prishtina në Tiranë, këto dy korridore mund të lidhen përmes rrugës Prizren-Tetor”, ka thënë Aliu,

Arrijnë në Kosovë 140 mijë vaksina kundër gripit sezonal

0

140.000 vaksina kundër gripit sezonal kanë arritur në Kosovë.
“Vaksinat kundër Gripit sezonal kanë arritur në Kosovë. Janë 140. 000 vaksina të siguruara”, kanë thënë nga MSH-ja.

Vaksinat sipas planit të MSH-së, do të shpërndahen nesër nëpër Komunat e Kosovës, ndërsa prioritet për tu vaksinuar do t’iu jepet të sëmurëve kronik, personave të moshës mbi 65 vjeç, shtatzënave dhe lehonave si dhe fëmijëve me indikacione shëndetësore.

“Sipas Planit te vaksinimit, ato pritet te shpërndahen nesër nëpër komuna. ndërsa kategoritë qe vaksinohen kundër Gripit sezonal janë: të sëmuret kronike, personat e moshës mbi 65 vjeç, shtatzënat dhe lehonat si dhe fëmijët me indikacione shëndetësore”, thuhet në përgjigjen e MSH-së për Front Online.

Nga kjo ministri thonë se qytetarët të cilët janë me prioritet do të informohen për tu vaksinuar në mënyrë që të mos krijohet tollovi në qendrat e mjekësisë familjare.

“Qytetaret e kategorive prioritare do të informohen për orarin e fillimit të vaksinimit dhe kategoritë që do të përfshihen se pari në vaksinim, me qellim të mos krijimit të tollovive të panevojshme me që vaksina do te ketë mjaft”, thuhet më tej në përgjigje.

Qeveria për muajin nëntor ndan nga 100 euro për përfituesit e skemës pensionale

0

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar pika e propozim vendimit për aprovimin e pagesës shtesë për përfituesit e skemës pensionale për muajin nëntor 2021.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se shuma shtesë është 100 euro dhe do të marrin mbi 300 familje të vendit që janë në skemën pensionale të shtetit.

“Ministria e Financave në kuadër të Pako së Rimëkëmbjes për pensionet dhe familjet me asistencë ka propozuar në ndarjen e ndihmës financiare prej 30 milionë euro. Kjo është mbështetje e kategorive më të cenueshme për të përballuar koston më të shtrenjtë të jetesës”.

“Me nga 100 do të ndahem për secilin përfitues pensioni nga skemat pensionale, këto do t’u ndahen më shumë se 300 mijë familjeve në Kosovës. Këtu hyjnë 200 mijë pensionistë, 50 familje të kategorive të dala nga lufta, 20 mijë persona me aftësi të kufizuara dhe 30 mijë përfitues të pensioneve nga kategoritë e tjera. Me këtë ndihmë jemi në linjë me shtetet që janë shumë më të zhvilluara se ne”, ka thënë Murati.

Anulohet vendimi për shpronësimin e tokave për ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Pejë

0

Qeveria e Kosovës ka anuluar vendimin përfundimtar 10/15 të datës 17 dhjetor 2018 për shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga ndërtimi i Autostradës Prishtinë – Pejë, Segmenti Kijevë – Klinë – Zahaq (MFPT).

Thirrje për aplikim: Subvencionimi i qethjes së deleve

0
DCIM100GOPROGOPR9120.JPG

Komuna e Prizrenit përkatësisht drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur thirrjen publike për aplikim për fermerët e Komunës së Prizrenit të cilët merren me mbarështimin e deleve, për përfitim në kuadër të projektit “Subvencionimi i qethjes së deleve”.

Kriteret si dhe dokumentet e nevojshme për aplikim mund t’i gjeni në: https://kk.rks-gov.net/…/1635172621780_Thirrje-per…
Kjo thirrje publike është e hapur për aplikim prej datës 27.10.2021 deri më 29.10.2021.
Dokumentacionet duhet të dorëzohen në zyren nr. 60, të Dreitorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

“Paga s’mjafton për një muaj”, rritja e çmimeve e papërballueshme për qytetarët

0

Paga mujore që merr, Nexhmendin Ibrahimi, një qytetar nga Prishtina, nuk i mjafton për të siguruar furnizimin me ushqim.

Nga paga e tij, çdo muaj, ai ndanë 250 euro për shportën e konsumit.

Por, në fillim të muajit tetor, kjo vlerë ka qenë e pamjaftueshme për të mbuluar nevojat e familjes së tij gjashtë anëtarëshe.

“Janë shtrenjtuar (produktet) jashtë mase, sepse ne nuk kemi standarde për të paguar një litër vaj dy euro, apo të paguajmë një bukë 50 centë. Unë megjithatë punoj, ka shumë njerëz që nuk punojnë. Paga nuk mjafton për një muaj”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.

Çmimet e artikujve thelbësor në muajin shtator, sipas të dhënave të Agjencisë se Statistikave të Kosovës janë shtrenjtuar deri në pesë për qind. Shtrenjtimi ka vazhduar edhe gjatë muajit tetor.

Qytetarë të Prishtinës shikojnë çmimet e produkteve në një treg.

Rritja e çmimeve ka nisur që në muajin prill me 1.2 për qind, duke shkuar në 4.9 për qind muajin e kaluar.

Çmimet më të larta deri në 30 për qind vërehen tek vajrat dhe yndyrnat ushqimore, ndërkaq 20 për qind tek pemët dhe perimet.

Çmimet janë edhe më të papërballueshme për pensionerët, siç është Nazmi Osmani, nga fshati Besi i Prishtinës.

Familja e tij pesë anëtarëshe varet kryesisht nga pensioni i tij prej 180 eurosh. Për të lehtësuar situatën financiare të familjes, Osmani tregon se për çdo vit mbjell pemë dhe perime në kopsht. Por, sivjet, sipas tij, janë shtrenjtuar edhe produktet e nevojshme për mbjelljen e perimeve.

“Çmimet janë rritur shumë sidomos në bujqësi. Plehu artificial 50 kilogramë kanë qenë 7 euro, tashmë është dyfishuar në 14 euro. Edhe çmimi i farës është dyfishuar. Unë kam tokë me mbjell edhe më shumë, por nuk kam pasur mundësi për shkak të çmimeve. Edhe gjërat ushqimore çka i kam marrë muajin e kaluar në këtë muaj nuk kam pas mundësi me i marrë”, shprehet ai.

Sipas të dhënave zyrtare, një litër vaj ushqimor vitin e kaluar ka kushtuar 1.06 euro, kurse aktualisht në treg shitet 1.54 euro, buka nga 30 centë është shtrenjtuar në 40 centë respektivisht 50 centë, 30 kokrra të vezëve janë shtrenjtuar nga 1.95 euro në rreth 3 euro. Një metër kub dru ka kushtuar mbi 37 euro, tashmë mbi 40 euro. Rritje të çmimeve ka edhe tek derivatet e naftës. Një litër benzinë vitin e kaluar ishte 0.92 centë kurse tashmë 1.19 euro, ndërkaq dizeli nga 0.91 centë në 1.16 euro.

Kurti: Qeveria nuk mund të fajësohet për rritje çmimesh

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ngritja e çmimeve në treg ka ndodhur si pasojë e disa faktorëve. Në një postim në Facebook, Kurti përmendi shkëputjen e zinxhirit të furnizimeve për shkak të pandemisë dhe rritjen globale të çmimit të energjisë si disa nga arsyet e inflacionit.

Ai shtoi se Qeveria e Kosovës ditëve në vijim të dalë me një pako masash në ndihmë qytetarëve.

BSPK: Ngritja e çmimeve rëndon gjendjen sociale të qytetarëve

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka thënë se ngritja e çmimeve e rëndon edhe me tepër gjendjen sociale të punëtorëve dhe të qytetarëve në vend, pasi nuk ka rritje të pagave derisa paga minimale vazhdon të mbetet e njëjtë.

Vlera e pagës minimale në Kosovë ka mbetur e pandryshuar që nga viti 2011, e cila është nga 130 deri 170 euro, varësisht nga mosha e punëtorit. BSPK-ja i bëri thirrje Qeverisë të shqyrtojë rritjen e pagës minimale në vend.

Përveç pagës minimale, pagat në sektorin publik dhe privat gjatë vitit të kaluar kanë shënuar rënie. Kurse gjatë këtij viti, nuk ka pasur ndonjë lëvizje.

Në vitin 2020, paga mesatare bruto ishte 466 euro, sa është edhe aktualisht, derisa në vitin 2019 ishte 477 euro. Paga mesatare bruto në sektorin privat, në vitin 2020, ishte 380 euro, derisa në vitin 2019 ishte 411 euro.

Këto të dhëna janë të Entit të Statistikave.

Thirrje për rritje pagash ka bërë edhe Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.

Shumica e artikujve që kanë shënuar ngritje në çmime, sipas ekspertëve të ekonomisë janë produkte të importuara nga shtetet e rajonit dhe Evropës, pasi Kosova është e varur nga importi.

Çmimet në Evropë janë rritur për shkak të rezervave të vogla të gazit dhe çmimeve të larta të karbonit në Bashkimin Evropian.

Kurti: Kritikat në drejtim të Qeverisë për rritjen e çmimeve mund të shkaktojnë nervozë e frikë te qytetarët

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sërish për rritjen e çmimeve të produkteve bazike për jetesë në Kosovë.

Kurti ka thënë se rritja e çmimit të energjisë ka nxitur edhe rritjen e çmimit të vajit dhe produkteve tjera.

Madje ai bëri thirrje që të mos kritikohet qeveria për këto rritje, pasi që sipas tij, kritikuesit mund ta përkeqësojnë situatën.

“Rritja e çmimit të energjisë nxiti edhe çmimin e vajit dhe produkteve tjera. Fushata që në qendër ka fajësimin e qeverisë për efekt mund të ketë veç shtrimin e terrenit për manipuluesit për rritjen e çmimit duke përkeqësuar kështu situatën dhe të nxis nervozë, frikë dhe panik tek qytetarët si konsumatorë. Kërkoj nga qytetarët të ruani qetësinë dhe durimin teksa po punojmë që të kemi një pako masash që do t’iu vijnë në ndihmë të tejkaloni vështirësitë financiare që ju keni”, ka thënë Kurti.

Konfirmohet aktakuza për korrupsion ndaj ish-ministres Dhurata Hoxha dhe të tjerëve

0

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar aktakuzën për korrupsion ndaj ish-ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ish-sekretarit Kushtrim Cukaj dhe tre të tjerëve, Fitim Mustafa, Demush Shasha e Nuhi Osmani.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka bërë të ditur mbrojtësi i të akuzuarit Shasha, avokati Tahir Rrecaj.

Ai ka thënë se kundër këtij vendimi brenda afatit ligjor ka parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit.

“Po, e kemi shfrytëzuar të drejtën e ankesës dhe brenda afatit ligjor prej 5 ditësh ne e kemi paraqitur ankesën në Gjykatën e Apelit”, tha avokati Rrecaj.

Ndryshe, të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm në seancën e shqyrtimit fillestarë të mbajtur më 1 shtator të këtij viti.

Ky rast gjykohet nga gjykatësi i Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Arben Hoti.

Sipas aktakuzës së ngritur më 7 korrik 2021, nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha, Kushtrim Cukaj dhe Fitim Mustafa po akuzohen se në vazhdimësi kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 2 lidhur me nenin 77 paragrafi 1 të KPRK-së.

Kurse, Demush Shasha dhe Nuhi Osmani po akuzohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414, paragrafi 2 të KPRK-së.

Në aktakuzë thuhet se Hoxha në cilësinë e ministres së MIE-së, kishe tejkaluar kompetencat e saj me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore personit tjetër, respektivisht operatorëve ekonomik “Majorelle PR & Events” dhe “Madison Strategies LLC”.

Siç thuhet në aktin akuzues, Hoxha më 11 maj 2018 kishte kërkuar nga Sekretari i Përgjithshëm i MIE-së, Demush Shasha nisjen e procedurave të prokurimit për aktivitetin e prokurimit “Shërbime të konsulencës për nevojat e MIE-së”, duke përcaktuar procedurën që duhej aplikuar dhe emrin e “Majorelle PR & Events” me të cilin duhej lidhur kontrata.

Sipas aktakuzës, e njëjta e bëri këtë edhe pse e kishte ditur se sipas ligjit këto nuk ishin në kompetencë të ministrit, me ç’rast ata i kanë mundësuar këtij operatori lidhjen e kontratës në vlerë 180 mijë euro dhe si rrjedhojë edhe përfitimin e dobisë pasurore në këtë vlerë.

Më pas, në aktakuzë thuhet se më 21 shkurt 2019, Hoxha kishte kërkuar nga UD i Sekretarit të Përgjithshëm të MIE-së, Kushtrim Cukaj vazhdimin e kontratës së lartcekur në bazë të procedurës së njëjtë, me këtë rast iaa ka mundësuar “Majorelle PR & Events” që të vazhdojë kontratën në vlerë prej 168 mijë euro dhe përfitimin e dobisë pasurore në këtë vlerë.

Po ashtu, në aktakuzë thuhet se Hoxha më 24 prill 2019, kishte kërkuar nga i akuzuari Cukaj që për aktivitetin e lartcekur të nis procedurat e prokurimit, duke përcaktuar procedurat që duhej aplikuar dhe emrin e operatorit ekonomik, “Madison Strategies LLC”, ku më 17 qershor 2019 është lidhur kontrata me këtë kompani në vlerë prej 152 mijë e 232 euro.

Mustafa akuzohet se në cilësinë e drejtorit të Divizionit të Prokurimit në MIE, i ishte drejtuar me kërkesë të akuzuarve Cakaj dhe Shasha, me anë të së cilës kishte kërkuar që kërkesat e parashtruara nga Hoxha për miratimin apo vazhdimin e këtyre kontratave të miratoheshin edhe pse i njëjti e dinte se janë në kundërshtim me ligjin.

Demush Shasha, në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të MIE-së dhe Kushtrim Cukaj e Nuhi Osmani në cilësinë e UD-ve të kësaj pozite akuzohen nga PSRK-ja, se kishin aprovuar kërkesat e parashtruara nga i akuzuari Mustafa dhe kishin lejuar zbatimin e procedurës së prokurimit edhe pse e dinin se kërkesa e parashtruar ishte në kundërshtim me ligj.

Për energji dhe kocka të forta – lakër turshi, mënyra si ta përgatitni

0

Lakra turshi ka aftësinë të mbushë organizmin me energji, të forcojë imunitetin dhe të mbrojë zemrën. Përtej shijes fantastike, vlerat e jashtëzakonshme të lakrës turshi ashtu si edhe të bardhës për shëndetin, janë arsyeja kryesore përse ato nuk duhet të mungojnë asnjëherë në kuzhinën e çdo familjeje.

Lakra e bardhë turshi është plot me vlera shëndetësore. Ajo përmban fibër, një sasi domethënëse të vitaminave C dhe K, si dhe pasuron sistemin imunitar me hekur. Lakra turshi ka gjithashtu aftësinë të mbushë organizmin me energji. Megjithatë, ajo duhet konsumuar në sasi të kufizuara sepse përmban shumë kripë.

Studimet, konfirmojnë se fermentimi i lakrës çon në prodhimin e një sasie të madhe probiotikësh të cilët furnizojnë bakteret e mira në stomak dhe parandalojnë rritjen e baktereve të këqija. Lakra e bardhë turshi mundet gjithashtu të forcojë sistemin imunitar, të sintetizojë vitaminat B dhe të luftojë diarrenë që shkaktohet nga marrja e antibiotikëve.

Megjithatë, nxehtësia shkatërron bakteret e mira, ndaj ju duhet të konsumoni lakër turshi të freskët, transmeton AgroWeb.

Vlerat shëndetësore
Sasia e përshtatshme ditore e fibrës bazohet tërësisht nga nevoja për mbrojtjen kundër sëmundjeve kardiovaskulare. Fibra e tretshme tek lakra ndërlidhet me yndyrat dhe kolesterolin dhe i përcjell ato jashtë organizmit. Kjo nënkupton se gjaku përthith më pak kolesterol. Një filxhan me lakër turshi përmban 35 përqind të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës C dhe 23 për qind të vitaminës K.

Vitamina C luan rolin e antioksiduesve, ndërsa vitamina K ka ndikim në mpiksjen e gjakut, por të dyja janë thelbësore për kocka të forta. Lakra turshi ofron 12 për qind të dozës së rekomanduar ditore të hekurit. Burimet bimore të këtij minerali nuk garantojnë një përthithje efikase të tij, por vitamina C përmirëson përthithjen e hekurit në organizëm. Lakra turshi ka vitaminë C por edhe acid laktik që thellon përthithjen e hekurit.

Lakër turshi në kushtet e shtëpisë
Përbërësit
1 lakër e bardhë mesatare
1 litër ujë i zier dhe i ftohur
2 lugë gjelle me kripë
2 lugë gjelle me sheqer
2 lugë gjelle uthull
Gjysmë gote me vaj ulliri
2 gjethe dafine të thata
6 kokrra piperi të zi
3 thelpinj hudhër

Udhëzimet
Udhëzohet të hiqni gjethet me njolla ose të prishura në pjesën e jashtme të lakrës. Prijeni atë në gjashtë copa dhe hiqni pjesët e forta në brendësi të saj. Merrni një enë të madhe dhe vendosini copat e lakrës në të. Në një enë tjetër përgatisni lëngun e turshisë duke hedhur ujin e zier më herët, kripën, sheqerin, uthullën, vajin, gjethet e dafinës dhe kokrrat e piperit të zi.

Përziejini mirë. Grijini thelpinjtë e hudhrës dhe shpërndajini në mënyrë të njëtrajtshme mes gjetheve të lakrës. Hidhni sipër tyre lëngun e turshisë. Në sipërfaqe vendosni një pjatë të madhe që të mbani lakrën të zhytur në lëng. Mbi pjatë duhet të vendosni diçka të fortë e të rëndë që të sigurohet një presion i qëndrueshëm mbi copat e lakrës turshi për të paktën tre ditë. Enën e turshisë duhet ta ruani në temperaturë ambienti. Pasi lakra të jetë bërë mund t’a fusni në frigorifer dhe ta konsumoni sipas dëshirës. E njëjta recetë përdoret edhe për lakrën turshi.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort