Home Blog Page 3903

Hajnat “gdhendën” me thikë një shifër në trupin e gruas së mjekut në Prizren

0

Sot për një grabitje që ka ndodhur pasditen e djeshme në shtëpinë e një mjeku në Prizren, ku hajnat kishin lidhur gruan e tij dhe kishin grabitur rreth 10 mijë euro ari.

Sinjali mëson se gruaja e cila u gjet e lidhur nga bashkëshorti i saj rreth katër orë e gjysmë më vonë, ka marrë lëndime të shumta trupore.

Madje, burimet nga Emergjenca e Prizrenit i kanë thënë Sinjalit se në trupin e saj është “gdhendur” me mjet të fortë numri “0003”.

Ky rast është raportuar edhe në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

“Prizren, 27.10.2021-17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se rreth orës 21:30 kur kishte shkuar në shtëpinë e tij, e kishte gjetur gruan e tij femër kosovare me lëndime trupore. Dyshohet se këtë e kanë shkaktuar dy persona të panjohur, të maskuar, të cilët kanë grabitur një sasi ari. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.

Rreth projektit të rrugës Prizren – Tetovë, reagon edhe djali i komandant Drinit

0

Djali i ish eprorit të lartë të UÇK-së, Ekrem Rexha- komandant Drini, ka reaguar përmes një postimi në facebook.

Djali i tij, Drini, i cili thotë se ky projekt i rrrugës Prizren- Tetovë, është ide e propozuar nga babai i tij i ndjerë, dhe se autoritetet e Kosovës gjatë vendimmarrjes për emërtimin e kësaj rruge, duhet të kenë parasysh këtë fakt, ka shkruar ai.

Postimi i plotë

Ky projekt i rëndësishëm, para shumë vitesh u ideua dhe propozua nga Ekrem Rexha – komandant “Drini”. Autoritetet e Kosovës duhet ta kenë parasysh këtë fakt, gjatë vendimmarrjes për emërtimin e rrugës që lidh Prizrenin me Tetovën.

Shefi i Zyrës së BE-së ia prezanton raportin për Kosovën Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane

0

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ua ka prezantuar sot raportin e Komisionit Evropian të vitit 2021 për Kosovën Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane.

“Sapo e prezantova Raportin e Kosovës në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane. Ne ramë dakord të punojmë së bashku dhe të ndjekim bashkërisht dhe nga afër zbatimin e reformave të nevojshme për të mirën e popullit”, ka shkruar Szunyog në Twitter.

Punëtorët e Ferronikelit protestojnë para Qeverisë: Ka krizë energjetike por ka edhe zgjidhje

0

“Ka krizë energjetike por ka edhe zgjidhje”, “Qeveri reflekto, dëgjo kërkesat tona”, “Nuk duam të jemi në rrugë, por në fabrikë”, janë thirrjet që po bëjnë punëtorët e Ferronikelit.

Nën organizimin e Sindikatës së Pavarur Punëtorëve, punëtorët me helmeta në kokë e pankarta në duar, kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës.

Ata kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për 1 mijë punëtorët, të cilët që nga 8 tetori janë pa punë.

Për shkak të krizës energjetike në Evropë dhe ngritjes së çmimeve të energjisë elektrike në tregjet botërore, Ferronikel ka ndërprerë punën përkohësisht, përcjell KP.

Përfaqësuesi i kësaj proteste, Rifat Latifi ka thënë se ndërprerja e punës së tyre ka gjeneruar edhe shumë probleme.

“Qeverisë iu kemi drejtuar katër herë me shkresa për mbështetje, për hulumtimin e mundësive për tejkalimin e kësaj situate. Por kemi mbetur pa përgjigje”, ka thënë ai.

Më tej, punëtorët kanë kërkuar nga përfaqësuesit e qeverisë që të takohen me ta para objektit të qeverisë.

“Është fakt se Ferronikeli është privatizuar, por ne punëtorët nuk jemi të privatizuar. Ne jemi qytetarë të Kosovës dhe meritojmë trajtim nga qeveria”, ka thënë një nga punëtorët.

Në rast se nuk gjejnë mbështetje nga institucionet, ata kanë paralajmëruar protesta jo paqësore. /Telegrafi/

Paralajmërimet serbe për ç’njohje të Kosovës, MPJD akuzon Serbinë për mosrespektim të marrëveshjeve

0

Në shtator të këtij viti skadoi moratoriumi i nënshkruar në Washington, ku Serbia u zotua se do ta ndalë fushatën në kërkim të ҫ’njohjeve të pavarësisë së Kosovës, ndërsa kjo e fundit do të ndalte përpjekjet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Me të skaduar kjo marrëveshje, Serbia ka nisur me paralajmërimet e saja diplomatike për fushatën e ç’njohjeve të shtetësisë së Kosovës.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikolla Selakoviq ka deklaruar për mediat serbe se janë dhjetë vende të gatshme të rishqyrtojnë vendimet rreth njohjes së Kosovës.

Lidhur me këto paralajmërime nga pala serbe, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në një përgjigje për Telegrafin ka thënë se Serbia nuk ka ndalur asnjëherë sulmet ndaj Kosovës dhe nuk i është përmbajtur as marrëveshjeve.

“Për fat të keq, Serbia asnjëherë nuk i ka ndalur sulmet ndaj Kosovës dhe në vazhdimësi ka punuar në drejtim të dobësimit të pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Nuk i është përmbajtur as marrëveshjeve dhe publikisht zyrtarë të këtij shteti kanë bërë thirrje për ç’njohje të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së për Telegrafin.

Më tej nga ministria e Jashtme kanë deklaruar se Qeveria është duke punuar shumë në forcimin e subjektiviteti ndërkombëtar.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është shumë e përkushtuar dhe çdo ditë po punon me shumë seriozitet për forcim të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës në bashkëpunim me miqtë dhe partnerët ndërkombëtar”, kanë deklaruar nga MPJD-ja.

Ndryshe, dje në një prononcim për Telegrafin njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, në Grupin për Studime Juridike Politike (GLPS), Arbër Fetahu ka thënë se ky moratorium një vjeçar është dashur të shfrytëzohet nga Qeveria e Kosovës përkatësisht Ministria e Jashtme për të përpiluar strategji, plane, për ta dinamizuar shërbimin e jashtëm të Kosovë nëpër botë, dhe që tutje të jenë gati për lobim zyrtar për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe aplikim për pranim në to si dhe për të kërkuar njohje nga vende të tjera, të thellojë bashkëpunimin me vendet njohëse dhe ato që kanë qëndrim të luhatshëm ndaj Kosovës.

Dokumenti gjashtëmbëdhjetë pikësh në dy versione, një për palën kosovare dhe një për atë serbe, u nënshkrua më 04.09.2020, një vit më parë në Shtëpinë e Bardhë, në prani të ish-presidentit amerikan Donald Trump, nga ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. /Telegrafi/

Policia tregon për masat që ka ndërmarrë pas kërcënimit të kryeministrit Kurti

0

Pas kërcënimit që ka marrë në rrjete sociale kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Policia e Kosovës ka treguar për masat që ka ndërmarrë.

“Policia e Kosovës, pas pranimit të informacioneve lidhur me kërcënimin ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Kurti, menjëherë ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme operativo hetimore.

Fillimisht Policia e Kosovës, ka shtuar masat e sigurisë personale të Kryeministrit përfshirë këtu mbrojtjen e afërt, por gjithashtu edhe ka dërguar njësi të reagimit të shpejtë nga Regjioni i Prishtinës të përberë nga dy zyrtarë policorë, në sigurim te shtëpia e banimit të Kryeministrit. Policia e Kosovës konfirmon se në këtë aktivitet nuk ka pasur të angazhuar asnjë zyrtarë të njësive speciale.

Lidhur me rastin menjëherë janë iniciuar hetimet dhe ato janë duke vazhduar, përderisa bazuar në hetimet e deritanishme dhe vlerësimin e rrezikut, njësia e reagimit të shpejtë është larguar nga lokacioni.

Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimin drejt ofrimit të sigurisë ndaj personaliteteve të vendit dhe qytetarëve të saj, duke përfshirë edhe hetimin dhe trajtimin e të gjitha rasteve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Përmes një postims në Facebook, një person me llogari false kishte thënë se do të paguante për vrasjen e Kurtit.

E për këtë, kryeministri Albin Kurti ka folur sot për kërcënimet që ka marrë mbrëmë.

Ai ka thënë se nuk ndihet i rrezikuar, raporton FrontOnline.

“Së pari nuk ndihem i rrezikuar mirëpo janë organet e sigurisë ato që i vlerësojnë kërcënimet dhe i ndërmarrin veprimet në përputhje me rrethanat. Unë as dje e as sot nuk e kam ndryshuar agjendën time”, ka thënë ai.

Punëtorët në Zvicër janë ndër më të paguarit në botë, paga mesatare vjetore 60,847 CHF

0

Pavarësisht se nuk kanë një pagë minimale kombëtare, punëtorët në Zvicër janë ndër më të paguarit në botë. Në vitin 2019, OECD raportoi se paga mesatare vjetore në Zvicër ishte 60,847 CHF. Paga mesatare ka mbetur relativisht e qëndrueshme gjatë dekadës së fundit. Megjithatë, paga nuk është e vetmja gjë që duhet marrë parasysh kur të gjeni një punë në Zvicër. Ka shumë përfitime të tjera në vendin e punës që duhet të merrni parasysh, përcjell albinfo.ch.

Të gjithë punonjësit në Zvicër kanë të drejtë për të paktën katër javë pushim në vit. Punëtorët e moshës 20 vjeç e lart kanë të drejtë për pesë javë. Mungesa të tjera nga puna (p.sh., aksident, sëmundje ose humbje) janë në diskrecionin e punëdhënësit. Shumë punëdhënës marrin sigurim për t’i paguar punonjësve të tyre 80% të pagave të tyre gjatë mungesave të zgjatura. Punëdhënësit paguajnë të paktën gjysmën e shumës së primeve. Të gjitha nënat e punësuara (me kohë të plotë dhe të pjesshme) përfitojnë 14 javë pushim lehonie me pagesë. Që nga 1 janari 2021, baballarët e punësuar mund të marrin edhe lejen e atësisë, përcjell albinfo.ch.

Paga mesatare në Zvicër sipas sektorëve

Ja një vështrim i thjeshtuar se çfarë mund të prisni të fitoni në sektorë të ndryshëm ekonomikë në Zvicër. Këto të dhëna u përpiluan nga Zyra Federale e Statistikave Zvicerane (FSO) në vitin 2018.

Sektori i punës paga mesatare bruto mujore (CHF)

Shërbimi i akomodimit dhe ushqimit 4,413

Shërbimi administrativ dhe mbështetës 5,238

Arte, argëtim dhe rekreacion 6655

Ndërtim 6200

Aktivitete financiare dhe sigurimesh 9,402

Shëndeti i njeriut dhe puna sociale 6,178

Informacion dhe komunikim 8,705

Prodhimi 6,436

Profesionale, shkencore dhe teknike 7,843

Paga mesatare në Zvicër sipas funksionit të punës

Këto vlerësime të pagave bruto nga Lohncomputer bazohen në kontrata me kohë të plotë. Sidoqoftë, mbani mend se këto paga mesatare do të ndryshojnë në varësi të vendndodhjes tuaj. Në mënyrë tipike, ju do të fitoni më shumë në qytetet më të mëdha si Cyrihu dhe Bazeli sesa në zona më rurale.

Profesioni Paga vjetore (CHF) Paga mujore (CHF)

Mësues 87.500 7.292

Oficeri i marketingut 90,500 7,542

Menaxher produkti 105,000 8,750

Infermierja 68000 5667

Specialisti i sistemeve IT 117,000 9,750

Menaxheri i llogarisë 95,550 7,963

Punonjëse postare 66600 5550

Grafik 55,000 4,584

Kontrolli i pagave në Zvicër

Ka disa mënyra për të krahasuar pagën tuaj në Zvicër. Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO) ka një kalkulator kombëtar të pagave në internet që ofron një pamje të hollësishme të diapazoneve tipike të pagave bazuar në sektorin tuaj, moshën, përvojën dhe nivelin e arsimit. Ju gjithashtu mund të krahasoni pagën tuaj në faqet si Jobs.ch ose Glassdoor.

Murati flet për rritjen e çmimeve: Inspektorati i Tregut dhe Autoriteti i Konkurrencës të merren me këtë çështje

0

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati në konferencën e përbashkët me kryeministrin Albin Kurti dhe prodhuesit vendor, ka folur edhe për rritjen e çmimeve në vend.

Murati ka thënë se me çështjen e rritjeve të çmimeve në Kosovë duhet të merret edhe Inspektorati i Tregut por edhe Autoriteti i Konkurrencës.

Ai ka shtuar se kudo që vërehet që ka pasur manipulime me çmime të produkteve, do të merren institucionet përkatëse.

“Normalisht që me këto çështje duhet të merret edhe Inspektorati i Tregut por edhe Autoriteti i Konkurrencës dhe kudo që ka pasur ose kudo që vërehet që ka pasur manipulime të tilla, pra ekziston dhe korniza ligjore që do të merret me këto çështje”, tha Murati. /Telegrafi/

Këto janë votat përfundimtare për kryetar të Prizrenit

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare për zgjedhjet lokale 2021.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se në rezultatet përfundimtare janë përfshirë edhe rezultatet e votave pas rinumërimit të 8 vendvotimeve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për shpalljen e këtyre rezultateve pas konfirmimeve nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme se këto institucione kanë vendosur për të gjitha ankesat, me përjashtim të çështjes së komunës së Hanit të Elezit, e cila akoma nuk ka përfunduar së shqyrtuari.
Në Prizren këto janë votat përfundimtare për kryetar të Prizrenit

Mytaher Haskuka i ka marr 24 378 vota ose 40.41 %

Shaqir Totaj i ka marr 18 919 vota ose 31.36 %

Anton Quni i ka marr 90 43 vota ose 14 .99 %

Zafir Berisha i ka marr 3 452 vota ose 5.72 %

Lulzim Kabashi i ka marr 2182 vota ose 3.62 %

Kurti: Pandemia ndikoi në rritjen e çmimeve

0

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë sot se në ekonomia e Kosovës nuk ka përjetuar asnjëherë rritje sikurse në këtë vit.

Pavarësisht, se vendi po ballafaqohet me rritje të çmimeve të shumë produkteve, Kurti tha se në Kosovë është rritur eksporti, aktiviteti ekonomik dhe të hyrat buxhetore.

Këtë deklaratë Kurti e bëri në një konferencë për media me Ministrin e Financave, Hekuran Murati, e që në foks ka prodhimtarinë vendore.

“Ekonomia e vendit tonë asnjëherë nuk ka përjetuar një rritje sikurse në këtë vit, rreth 10% dhe këtë duhet ta ndjekim me një rritje të prodhimtarisë dhe eksportit. Aktiviteti ekonomik është shtuar për afër 30%, eksportet janë rritur mbi 60% e poashtu janë rritur të hyrat buxhetore për 34%. Rritja dhe zhvillimi i prodhimtarisë është motori kryesore për zhvillimin ekonomik të një vendi”, ka thënë Kurti.

Ndërsa sa i përket rritjes së çmimeve të shumë produkteve në vend, Kurti tha se është pasojë ekonomike e pandemisë.

“Pasojat ekonomike të pandemisë që po përcillen edhe me luhatje të çmimeve vë në pah dy faktorë. Si pasojë e shkëputjes së zinxhirëve të furnizimit shumë vende të Evropës po shohin vendit që i kanë më afër si eksportues potencial si dhe theksohet nevoja për shtim të prodhimit vendor. Pandemia na dëshmoi që prodhimi vendor ka rol kyç në ekonomi”, ka thënë më tutje ai.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort