Home Blog Page 3902

Vazhdon bashkëpunimi Gjermani – Kosovë për forcimin e sundimit të ligjit

0

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Haxhiu dhe Rohde kanë biseduar për disa tema me interes për Ministrinë e Drejtësisë me ç’rast ndanë së bashku objektivat për të vijuar më tej bashkëpunimin e mirë që ka kjo ministri me Ambasadën.

Në njoftimin e MD-së thuhet se në takimin e sotëm theks i veçantë u vu edhe tek procesi i noterisë si dhe çështja problematike e shpëlarjes së parave.

Sa i përket procesit të noterisë, Haxhiu e njoftoi Rohden se Ministria e Drejtësisë mbetet në pritje të vendimit përfundimtar të Gjykatës lidhur me këtë proces.

Haxhiu tha se Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar që në raport me këtë çështje të veprojë në përputhje me përgjegjësitë dhe kompetencat kushtetuese dhe ligjore të cilat i ka. Në takim është diskutuar edhe për tema të tjera në kuadër të Sundimit të Ligjit.

Rohde falënderoi ministren Haxhiu dhe shprehu vullnetin për bashkëpunim të përbashkët me qëllim të forcimit të shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit në vend.

Kurti: Jemi zotuar të punojmë për një shoqëri më gjithëpërfshirëse

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së fushatës së përbashkët vetëdijësuese të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, “Blloko urrejtjen. Fal Dashni”.

Ai përmendi vendimin nga mbledhja e djeshme e Qeverisë, për miratimin e programit pesë vjeçar për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut.

“Me Programin tonë qeverisës jemi zotuar të punojmë për një shoqëri me gjithëpërfshirëse dhe me mundësi për të gjithë. Këtë do ta arrijmë duke promovuar dhe respektuar diversitetin dhe barazinë, si dhe duke garantuar mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut,” tha kryeministri.

“Vendimet që marrim në jetë janë vërtetë zgjedhje dhe përgjegjësi individuale, por askush nuk duhet të vuaj për to për shkak të mungesës së lirive e të drejtave, por edhe mundësive,” tha kryeministri Kurti, duke theksuar se mundësitë e barabarta nuk vijnë vetëm nga garantimi i lirive dhe të drejtave, por edhe nga krijimi i parakushteve për rezultate dhe sukses.

Në këtë ceremoni të mbajtur në sallën e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, me fjalë rasti ju drejtuan të pranishmëve edhe z. Frank Poëer, Shef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, ambasadori Tomáš Szunyog, Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian / Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, znj. Verena Taylor, Drejtore e Zyrës së Drejtorisë së Përgjithshme të Programeve të Këshillit të Evropës si dhe z. Naim Qelaj, Avokati i Popullit.

Fushata e nisur sot në Prishtinë “Blloko urrejtjen. Fal Dashni.” synon të informojë dhe edukojë shoqërinë dhe veçanërisht rininë, për rolin që secili ka në luftën kundër formave të ndryshme të gjuhës së urrejtjes ndaj grupeve dhe individëve të veçantë.

Pas ShBA-së, Gjermania, Franca, Italia e 9 shtete tjera dalin kundër ndërtimeve izraelite

0

Gjermania, Italia, Franca dhe nëntë shtete tjera evropiane i bënë thirrje të enjten Izraelit që të tërhiqet nga vendimi për avancimin e planeve për ndërtimin e rreth 3.00 njësive të banimit në Bregun Perëndimor.

Në një deklaratë të përbashkët të Ministrive të Jashtme të Gjermanisë, Italisë, Francës, Spanjës, Suedisë, Belgjikës, Danimarkës, Finlandës, Irlandës, Holandës, Norvegjisë dhe Polonisë thuhet se këto vende e kundërshtojnë zgjerimin e vendbanimeve nëpër Territoret e pushtuara Palestineze, shkruan Reuters.

“U bëjmë thirrje të dyja palëve që t’i përforcojnë hapat e marrë në muajt e fundit për ta përmirësuar bashkëpunimin dhe për t’i ulur tensionet”, thuhet në deklaratë.

Edhe Shtetet e Bashkuara janë deklaruar kundër planeve të Izraelit për ndërtimin e vendbanimeve hebreje në Bregun e pushtuar Perëndimor.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar rreth planit të qeverisë izraelite për avancimin e mijëra njësive të banimit nesër, të mërkurën, shumë prej tyre thellë në Bregun Perëndimor”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, në një konferencë për gazetarë.

“Ne e kundërshtojmë fuqishëm zgjerimin e vendbanimeve, që është tërësisht në shpërputhje me përpjekjet për uljen e tensioneve dhe për sigurimin e qetësisë dhe kjo e dëmton perspektivën për zgjidhjen me dy shtete”, tha Price.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e ka telefonuar minsitrin izraelit të Mbrojtjes, Benny Gantz dhe se biseda ka qenë e tensionuar, citohen të kenë thënë zyrtarët izraelitë për një gazetar të vendit të tyre.

Petkoviq: Beogradi do të insistojë në formimin e Asociacionit

0

Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka biseduar sot me zëvendësambasadorin e sapoemëruar të SHBA-së në Serbi, John Ginkel.

Duke e informuar bashkëbiseduesin për rezultatet e zgjedhjeve lokale të mbajtura më 17 tetor, dai theksoi se serbët janë pajtuar të marrin pjesë në këto zgjedhje, duke pritur zbatimin e menjëhershëm të të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani, veçanërisht formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, raporton Kosovo Online.

Ai ka përmendur deklaratën e kryenegociatorit kosovar Besnik Bislimi se nuk do të ketë formim të Asociacionit, gjë që siç tha ai tregon se “Prishtina nuk dëshiron normalizim të marrëdhënieve dhe se po bën gjithçka për mbylljen e derës së dialogut”.

“Në takimin e radhës në Bruksel, Beogradi do të insistojë me vendosmëri dhe në mënyrë të palëkundur në ndërmarrjen e hapave konkretë drejt formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, tha ai.

Edhe Policia e Kosovës në kërkim të vëllezërve Avdyli, të akuzuar për vrasjen në Norvegji

0

Dy vëllezërit kosovarë Valon dhe Visar Avdyli janë duke u kërkuar tash e disa ditë nga autoritetet norvegjeze, ndërsa ata po akuzohen për vrasjen e Hamse Hashi Adan, 20-vjeç në Mortensrud, vrasje kjo që ndodhi dy javë më parë.

Valon dhe Visar Avdyli janë duke u kërkuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët janë duke bashkëpunuar me policinë norvegjeze për arrestimin e tyre.

Kështu kanë konfirmuar për Telegrafin, zyra për media e Policisë së Kosovës.

“Me datë 15.10.2021, Policia e Kosovës lidhur me çështjen në fjale ka pranuar informacionin nga autoritetet Norvegjeze dhe nga ajo kohe është në komunikim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me Policinë Norvegjeze. Po ashtu lidhje me urdhër arrestet ndërkombëtare të lëshuara nga autoritetet Norvegjeze, janë njoftuar autoritetet kompetente”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Telegrafin.

Lexo po ashtu:
Policia norvegjeze në kërkim të dy vëllezërve kosovarë për vrasje, besohet se herën e fundit ishin parë duke udhëtuar nga Oslo për në Prishtinë
Policia norvegjeze në kërkim të dy vëllezërve kosovarë për vrasje, besohet se herën e fundit ishin parë duke udhëtuar nga Oslo për në Prishtinë
Gjatë 7 tetorit, Hamse Hashi Adan u qëllua derisa po qëndronte me disa persona tjerë para shkollës Lofsrud në Mortensrud. Të nesërmen ai ndërroi jetë nga plagët e marra.

Pas dy javëve hetime intensive, policia arriti të arrestojë një person rreth të 40-ve nga Oslo. Ai tani është në paraburgim. E policët janë në kërkim edhe të dy personave tjerë të cilët akuzohen për këtë vrasje. Ata kërkohen nga policia norvegjeze. Mediat norvegjeze raportojnë se policia beson se dy vëllezërit Valon dhe Visar Avdyli janë të përfshirë në këtë rast.

Policia ka konfirmuar emrat e të dyshuarve gjatë një konference për media. Gjithashtu publikuan fotografitë e tyre të marra nga kamerat e sigurisë në aeroportin e Oslos gjatë 9 tetorit, dy ditë pas të shtënave, nga ku besohet se udhëtuan për në Prishtinë.

Ndryshe, në vitin 2016, Valon Avdyli, 35-vjeç, ishte dënuar për pjesëmarrje në organizatën terroriste ISIS. Ai ishte dënuar me katër vite e gjashtë muaj burgim.

Ndërkaq vëllai i tij i vogël Visar Avdyli, 31-vjeç, ishte dënuar me tetë muaj burgim për të njëjtin rast.

Ata janë vëllezërit e Egzon Avdylit, i cili u vra në Siri gjatë vitit 2014 si pjesë e ISIS-it. /Telegrafi/

Për shkak të mungesës së energjisë elektrike, disa fshatra të Malishevës do kenë ndërprerje të ujit

0

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, përmes një komunikate për media ka njoftuar se me datë 29.10.2021 prej ores 09:00-16:00 për shkak të punimeve nga ana e KEDS-it do të nderpritet energjia elektrike në fshatrat Maxharrë, Shkozë dhe Aztrazup, si rrjedhojë e ndërprerjes se rrymes pa ujë do të mbesin këto fshatra:

· Maxharrë
· Dragobil
· Shkozë dhe
· Astrazup

Me kthimin në funksion të rrymes, do të rikthehet edhe furnizimi i rregullt me ujë në këto fshatra, thuhet në njoftim nga zyra për informim e Hidroregjionit Jugor -Prizren

Sot, 16 raste pozitive me Covid-19 në Kosovë

0
28 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.597 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.553.816 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 716.855 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 1.557 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
ℹ Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.292. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 428.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

Një vit burgim për prizrenasin që kultivoi bimë narkotike në oborrin e shtëpisë së tij

0

Gjykata Themelore në Prizren në një komunikatë për media ka njoftuar , Departamenti i Përgjithshëm (gjyqtari Fatmir Krasniqi) ka shpallur aktgjykimdënues, ndaj të akuzuarit A.B.., për shkak se:
ËSHTË FAJTOR
– Me datë 24 qershor 2019, në Prizren, në shtëpinë e tij familjare, pa autorizim kultivon bimë me qëllim të prodhimit të narkotikëve ose substancave prikotrope, dhe atë dy substanca narkotike të llojit kanabis Cativa, ku njëra bimë me gjatësi 118 Cm, kurse tjera me gjatësi prej 0.52 Cm, të cilat bimë i pandehuri i kultivon në vazo në oborrin e shtëpisë së tij, e të cilat janë gjetur ditën kritike nga patrolla policore e cila ishte për kontroll, për një rast të lajmëruar për dhunë në familje

– Kësodore ka kryer veprën penale kultivimi i bimës së hashashit, shkures së kokainës ose bimëve të kanabisit nga neni 272 par. 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin eGJYKON:
– Dënim me BURGIM në kohëzgjatje prej një (1) viti,
– Gjykata krahas dënimit kryesor i shqipton edheDËNIM PLOTËSUES dhe atë: marrjen – konfiskimin e dy bimëve – substancave narkotike të llojit kanabis.

Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.
Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, thuhet në njoftim###

SBASHK-u paralajmëron grevë në tërë sistemin arsimor, ka pakënaqësi me Qeverinë Kurti

0

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, po deklaron se Qeveria po iu ik takimeve, e për këtë është paralajmëruar edhe grevë në tërë sistemin arsimor.

Përmes një reagimi publik, SBASHK-u deklaron se Qeveritë e kaluara nuk iu kanë ikur debateve dhe takimeve.

“Do kujtuar se në gjithë këto vite kishte edhe greva, si ajo në tërë sistemin arsimor që nga çerdhet e deri në Universitete. Qeverive atëherë kjo nuk iu pëlqeu, por nuk i iknin takimeve e debateve sepse nuk donin të krijonin bindjen se nuk duan dialog dhe nuk duan takime me sindikatat, që mbase edhe nuk i kanë pasur fare për qejfi”, thuhet në reagimin e SBASHK-ut.

Tutje, SBASHK-u deklaron se nuk janë larg angazhimet sindikale, duke paralajmëruar kështu grevë në tërë sistemin arsimor.

“Deri tani kemi lutur anëtarësinë për mirëkuptim dhe për përkushtim në rrjedhën e mbarë të sistemit arsimor për shkak të gjendjes nga pandemia, por tani kur sistemi arsimor i është kthyer normalitetit dhe për këtë kemi dhënë kontribut të lartë ne të punësuarit në arsim, do t’i kthehemi edhe angazhimeve sindikale dhe kështu si po vepron Qeveria Kurti, duke u sjellë sikur nuk ka sindikata në Kosovë, ne do të dëshmojmë se ekzistojmë dhe jemi unik e të përkushtuar dhe prandaj nuk janë larg vendimet e organeve vendimmarrëse për veprime sindikale , pra edhe për greva në tërë sistemin arsimor. E atëherë le ta dinë qytetarët e Kosovës se fajtori i vetëm është Qeveria dhe përpjekja e saj për të krijuar bindje se në Kosovë nuk ka sindikata”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë i SBASHK-ut:

Reagim publik i SBASHK-ut

Qeveria Kurti sikur nuk do ta di se në Kosovë ka sindikata

Tani kur sistemi arsimor i është kthyer normalitetit dhe për këtë kemi dhënë kontribut të lartë ne të punësuarit në arsim, do t’i kthehemi edhe angazhimeve sindikale dhe kështu si po vepron Qeveria Kurti , duke u sjellë sikur nuk ka sindikata në Kosovë, ne do të dëshmojmë se ekzistojmë dhe jemi unik e të përkushtuar dhe prandaj nuk janë larg takimet e organeve vendimmarrëse për të shpallur veprime sindikale

Nuk duam të flasim për sindikatat tjera dhe veprimin e tyre nëpër vite, por SBASHK-u ka një aktivitet më shumë se 30 vjeçar. U krijua në momentin kur duhej krijuar diga mbrojtëse të arsimit shqip kundër furtunave të pushtuesit serb kundër arsimit shqip. Kjo sindikatë në ato vite të vështira dhe falë edhe mbështetjes së miqve ndërkombëtar kreu misionin e saj duke prezantuar gjendjen tepër të vështirë në arsimin e Kosovës edhe në Asamblenë e UNESKO-s në vitin 1993, për të vazhduar me angazhimet edhe në vitet tjera në nën okupim. Kjo sindikatë me mbështetjen e miqve ndërkombëtar dha kontribut edhe në kthimin e ziles dhe buzëqeshjes në fëmijëve në shkollat tona në vitet e para të pasluftës.

SBASHK, krahas këtyre angazhimeve, kishte bërë edhe shumë përpjekje për të ngritur pozitën ekonomike të të punësuarve në arsim sepse pas lufte për të punësuarit në arsim flitej se janë të varfrit e që kërkojnë të marrin artikuj ushqimor në pritje deri në pagën e radhës. Qeveritë e Kosovës e kuptuan këtë realitet dhe vazhdimisht e në takime me SBASHK u angazhuan të përmirësojnë gjendjen e të punësuarve në arsim. Kishte përplasje e debate të nxehta, por Qeveritë nuk i iknin takimeve e dialogut dhe u shënuan përmirësime e realizime të kërkesave të të punësuarve në arsim, që po prezantoheshin nga SBASHK.

Do kujtuar se në gjithë këto vite kishte edhe greva, si ajo në tërë sistemin arsimor që nga çerdhet e deri në Universitete. Qeverive atëherë kjo nuk iu pëlqeu, por nuk i iknin takimeve e debateve sepse nuk donin të krijonin bindjen se nuk duan dialog dhe nuk duan takime me sindikatat, që mbase edhe nuk i kanë pasur fare për qejfi.

Mirëpo, kjo që ndodh tani në Qeverinë Kurti është hera e parë në Kosovë, kur Qeveria sikur nuk do ta di se në Kosovë ka sindikata dhe prandaj edhe nuk i do dhe u ik takimeve me to. SBASHK ka kritikuar këtë qëndrim të Qeverisë Kurti dhe veçmas mungesën e gatishmërisë së takimeve të Ministrit Hekuran Murati, i cili është edhe Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, detyrë që nuk e kreu as edhe një herë deri tani. Qeveria Kurti duhet ta di se sindikatat ekzistojnë dhe janë ato, si SBASHK-u, që kanë bërë edhe veprime sindikale deri në grevën e përgjithshme për plot tri javë në tërë sistemin arsimor. Deri tani kemi lutur anëtarësinë për mirëkuptim dhe për përkushtim në rrjedhën e mbarë të sistemit arsimor për shkak të gjendjes nga pandemia, por tani kur sistemi arsimor i është kthyer normalitetit dhe për këtë kemi dhënë kontribut të lartë ne të punësuarit në arsim, do t’i kthehemi edhe angazhimeve sindikale dhe kështu si po vepron Qeveria Kurti, duke u sjellë sikur nuk ka sindikata në Kosovë, ne do të dëshmojmë se ekzistojmë

dhe jemi unik e të përkushtuar dhe prandaj nuk janë larg vendimet e organeve vendimmarrëse për veprime sindikale , pra edhe për greva në tërë sistemin arsimor. E atëherë le ta dinë qytetarët e Kosovës se fajtori i vetëm është Qeveria dhe përpjekja e saj për të krijuar bindje se në Kosovë nuk ka sindikata.

Prishtinë, 28 tetor 2021,

Zyra për informim e SBASHK-ut

AAK kërkon debat parlamentar për ngritjen e çmimeve

0

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka kërkuar që çështja e ngritjes së çmimeve të diskutohet në kuvend dhe të miratohet ligji i pagave, shkruan Gazeta Sinjali.

“Përmes kësaj konference e njoftojmë opinionin se AAK, dje ka kërkuar nga kuvendi një debat parlamentar në raport me një ndër temat më të rëndësishme në këtë kohë të qytetarëve, ngritjen e çmimeve enorme të produkteve esenciale dhe produkteve tjera. Presim që kryesia e kuvendit të Kosovës të adresojë këtë temë, në mënyrë që kjo temë të diskutohet aty ku e ka vendin, pra në Kuvendin e Kosovës”.

Tahiri tutje ka thënë se çështja e dytë ka të bëjë me ligjin e pagave, i cili ka kërkuar që me urgjencë të futet në kuvend dhe të miratohet.

“Veprimet dhe masat që janë marrë në raport me një kategori të qytetarëve me gjendje Trust-sociale, janë masa afat shkurte të cilat po merren në një proces zgjedhor dhe nuk po adreson çështjen kryesore me rritjen e pagave”

“Kërkesa jonë është me urgjencë që ligji i pagave që të vjen sa më shpejt që është e mundshme në Kuvend, është ligj i gatshëm, është ligj që është dashtë me ardh”, ka thënë ai./GazetaSinjali/

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort