Home Blog Page 3900

Rama: Më 28 nëntor nis ndërtimi i aeroportit ndërkombëtar të Vlorës

0

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka bërë të ditur se më 28 nëntor, Ditën e Pavarësisë, do të hapet kantieri i aeroportit ndërkombëtar të Vlorës.

Projekti i aeroportit të Vlorës është shtyrë disa herë dhe për këtë qeveria ka thënë se ka ndodhur si pasojë e krizave të shkaktuara nga tërmeti dhe pandemia.

Në Facebook, Rama bëri të ditur edhe se më 29 nëntor hapet qarkullimi në Rrugën e Arbrit. Këtë njoftim, kryeministri e bëri më herët gjatë kësaj të enjteje në Kuvend, duke e marrë këtë projekt si shembull përse, sipas tij, Partneriteti Publik Privat është në të mirë të qytetarëve.

“Nuk kompleksohem fare nga çfarë thoni ju. Por faktet flasin dhe më 29 nëntor hapet rruga e Arbrit që të kalojnë njerëzit, me të vetmin problem që në Qafën e Murrizit, për shkak të përbërjes gjeologjike të tunelit, që ka krijuar vonesa të mirë dokumentuara, gjithë pjesa tjetër është gati. Ja çfarë bën këtu partneriteti publik-privat. Nëse do të bëhej me buxhetin e shtetit, do të nxirrnim një tufë me para, siç keni bërë ju për ne dhe për projektet tuaja pa projekte gjeologjike”, tha Rama./ A2 CNN

Escobar: Dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke

0

Zëvendësndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë të enjten se administata e presidentit amerikan, Joe Biden ka dyfishuar përkushtimin amerikan për të punuar me aleatë dhe partnerë që Ballkani Perëndimor të avancojë në rrugën evropiane.

Në një dëshmi para Nën-Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Evropë, Energji dhe Ambient, ai ka thënë se autoritetet amerikane janë duke punuar me partnerë të Bashkimit Evropian për të përforcuar mesazhin se anëtarësimi mbetet mundësi brenda afateve realiste kohore, më pas shtysë për kryerjen e reformave, si dhe për forcim të rezistencës ndaj ndikimit rus dhe kinez në prag të Evropës.

“Mesazhi më i fuqishëm që mund të japë tani BE-ja është që të caktojë nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, para fundit të këtij viti”, ka thënë deklaruar Escobar.

Sipas tij, vonesat në këtë drejtim mund të nxisin dyshime dhe rrezikojnë të shkatërrojnë shpresat e një brezi të ri për të ardhmen evropiane.

Për këtë arsye, ai ka thënë se Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, kanë dalë me komunikatë të përbashkët, më herët gjatë këtij muaji, për të theksuar se anëtarësimi në bllokun evropian është rruga e vetme përpara për rajonin.

Gjatë dëshmisë së tij ai ka përmendur edhe rëndësinë e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga BE-ja.

Escobar ka thënë se për këtë arsye ka udhëtuar në Bruksel muajin e kaluar për të përkrahur përpjekjet e Përfaqësuesit Special të BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, që të shtyjë të dyja palët për të shtensionuar situatën për shkak të targave të makinave dhe për të gjetur zgjidhje.

Escobar i është referuar marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë më 30 shtator, sipas së cilës, makinat e regjistruara në Kosovë dhe në Serbi duhet të vendosin letra ngjitëse mbi simbolet shtetërore në targat e makinave kur të kalojnë në territorin e njëra-tjetrës.

“Së bashku e kemi bërë të qartë se dialogu është forum në të cilin të dyja palët, si të barabarta, duhet të punojnë për të zgjidhur dallimet e tyre dhe për të normalizuar marrëdhëniet, në mënyrë ideale përmes një njohjeje reciproke”.

“Partneriteti i SHBA-së është me njerëzit e Malit të Zi”

Kur ka folur për Malin e Zi, Escobar i ka konsideruar të rëndësishme ndryshimet që kanë ndodhur pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në gusht të vitit 2020.

“E kemi bërë të qartë që partneriteti me Malin e Zi është partneritet me popullin dhe institucionet demokratike të këtij shteti, dhe jo me ndonjë parti politike”.

Mbështetësit e partisë së Vuçiqit e sulmojnë verbalisht Von Cramonin për Kosovën

0

Mbështetësit e Partisë Progresive Serbe të Aleksandar Vuçiqit e kanë sulmuar verbalisht Viola von Cramonin duke e akuzuar se u ka vjedh Kosovën.

Vizita e sotme në Loznicë dhe Gornji Nedeljice e Viola von Cramonit, përfaqësuese e Partisë Gjermane të Gjelbër dhe Parlamentit Evropian, është dashur të jetë një mbështetje për qytetarët e këtij rajoni.

Banorët e kësaj zone është dashur të paraqesin sot problemet e tyre me kompaninë Rio Tinto dhe njoftimet për ndërtimin e minierës. Para se Von Cramon të mbërrinte në Gornje Nedeljice, u shfaqën këshilltarët e SNS-it, me sa duket me qëllimin për të bërë një shfaqje.

Von Cramon arriti në Nedeljivci e shoqëruar nga lideri “Së bashku për Serbinë”, Nebojsha Zelenoviq dhe ajo u prit nga mbështetësit e SNS-së, të cilët u mblodhën para saj dhe filluan të bërtasin “Kosova është zemra e Serbisë” dhe “Nuk do të na e merrni Kosovën”.

Ajo e pranoi me një buzëqeshje dhe pasi i pyeti në anglisht nëse donin të diskutonin diçka me të, ajo mori përgjigjen “Jo me ty. Këtu serbisht, këtu flitet vetëm serbisht. E keni shitur Kosovën, ju lutem. Këtu, Zelenoviq e di, ai është një njeri i arsimuar”, dëgjohen duke thënë mbështetësit e partisë së presidentit serb.

Shikoni videon duke klikuar KËTU.

Qeveria ndan 40 milionë euro për prodhuesit vendorë dhe eksportin

0

Qeveria e Kosovës ka prezantuar edhe masat e radhës për mbështetjen e prodhuesve vendor dhe eksportit, që në total kapin vlerën deri në 40 milionë euro.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati, duke thënë se kjo masë po ndodhë sepse në afatgjatë, zgjidha më e mirë për të krijuar vende pune të qëndrueshme dhe për të mos u ekspozuar ndaj inflacionit të importuar, është prodhimi vendor.

Në masën 2.1, Murati tha se parashihet subvencionimi i kredive investive për të gjithë prodhuesit, deri në 20 përqind të vlerës së kredisë për investimet deri në 2 milionë euro, me kusht që investimi të jetë së paku 50 përqind në pajisje që ndërlidhen me procesin e prodhimit.

“Masa 2.4 parasheh mbështetje për secilin prodhues:

– deri në 10,000 euro për trajnim të stafit menaxherial

– deri në 20,000 euro për trajnim të stafit teknik (teknolog, kimist, etj), ashtu që produktet tona të kenë cilësinë sipas standardeve

– deri në 50,000 euro për brendim/ribrendim, ashtu që përveç cilësisë, produktet tona të kenë edhe prezantimin e duhur

– deri në 50,000 euro për pjesëmarrje në panaire, ku mund të gjejnë tregje të reja për të plasuar produktet e tyre”, ka shkruar Murati në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Tutje ai tha se aplikimi për subvencionimin e kredive investuese, prodhuesit mund ta bëjnë përmes platformës EDI, duke plotësuar formularin me të dhënat e nevojshme.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, nesër takon fermerët e Prizrenit

0

Komuna e Prizrenit njofton se Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci nesër mban takim me fermerët e komunës së Prizrenit.

Nën organizimin e Komunës së Prizrenit, do të mbahet një takim informativ mes ministrit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci dhe fermerëve të komunës së Prizrenit.

Ftohen të gjithë fermerët që të marrin pjesë në këtë takim, ku do të trajtohet çështja e subvencioneve, granteve dhe politikave bujqësore zhvillimore.

Takimi do të mbahet nesër, më 29.10.2021, ora 16:00, në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, thuhet në njoftimin e komunës së Prizrenit.

Njoftohen banorët e lagjes ” Lakuriq” se shërbimet shëndetësore do t’i marrin në QKMF

0

Drejtoria e Shëndetësisë në Prizren, njofton të gjithë qytetarët që kanë të drejtë të marrjes së shërbimeve në QMF ” Lakuriq”, se shërbimet shëndetësore të pacientëve që gravitojnë në këtë qendër, për shkak të kalimit të vaksinimit kundër Covid-19 nga Qendra Sportive në QMF ” Lakuriq”, do të realizohen në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, njoftojnë zyrtarë të kësaj Drejtorie.

Lidhur me këtë çështje, DKSH në Prizren kërkon mirëkuptim nga banorët e lagjes ” Lakuriq”.

Gjykimi ndaj Gucatit e Haradinajt vazhdon më 4 nëntor

0

Ka përfunduar për këtë javë gjykimi ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ku është dëgjuar dëshmitari i tretë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar(ZPS). Gjyqi do të vazhdojë më 4 nëntor me pyetjet e avokatëve mbrojtës.

Pas pyetjeve të prokurorisë, dëshmitari Miro Jukiq, i cili është udhëheqës i ekipit për siguri dhe trajtim të dëshmitarëve pranë ZPS-së, u është përgjigjur pyetjeve të trupit gjykues.

Ai ka thënë se pasi kanë rrjedhur në publik dosjet e ZPS-së, shumë prej dëshmitarëve janë shprehur të shqetësuar dhe disa prej tyre ishin kërcënuar.

Ai nuk ka treguar sa prej tyre kishin marrë kërcënim të drejtpërdrejt.

“Shumë pak kishin marrë kërcënim të drejtpërdrejtë, jo shumë, më pak se 100”, ka thënë dëshmitari i ZPS-së.

Ai ka thënë se ZPS i ka zhvendosur nga Kosova dy persona, për shkak se kanë qenë të frikësuar.

“Më shumë se një, dy persona janë zhvendosur…Deri ndaj 30 personave u morën masa sigurie”, është përgjigjur dëshmitari Jukiq.

Gjatë dëshmisë së tij, Jukiq ka thënë se një prej dëshmitarëve e kishte telefonuar dhe i kishte thënë se e ka kuptuar nga miqtë e tij se emri i tij përmendej në dokumentet konfidenciale dhe menjëherë ka ndërmarrë masa për të rritur sigurinë e tij dhe të fëmijëve.

Dëshmitari është pyetur nga gjykatësi nëse ka ndonjë arsye për të besuar nëse ndonjë anëtar i ZPS-së është i përfshirë në dorëzimi ne dokumenteve në OVL-UÇK, por ai e ka mohuar një gjë të tillë.

Në kohën e rrjedhjes së dokumenteve Miro Jukiq ka qenë punonjës i sigurisë së dëshmitarëve në ZPS dhe gjatë dëshmisë së tij ka thënë se ka kontaktuar me rreth 30 dëshmitarë.

Sipas tij, dëshmitarët me të cilët ka biseduar kanë qenë të frikësuar si shkak i publikimit të dokumenteve.

Kroati Miro Jukiq është dëshmitari i tretë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar(ZPS) në gjykimin ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Para tij, në gjykimin ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK, ka dëshmuar koordinatorja e hetimeve në ZPS dhe një ish-gazetar kosovar.

Ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gucati e Haradinaj akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Në organizatën që ata drejtonin kishin arritur disa pako që pretendohej të ishin me dokumente që kishin rrjedhur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Të gjitha këto ata i kishin bërë publike përmes konferencave për media dhe paraqitjeve të tjera publike.

Agron Bajrami propozohet ambasador i Kosovës në Bruksel

0

Kryeredaktori i deritanishëm i grupit Koha, Agron Bajrami, është propozuar për ambasador të Republikës së Kosovës në Bruksel.

Edhe pse nuk ka njoftim zyrtar, shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e uroi Bajramin për detyrën e re, njofton Klankosova.tv.

“Shumë suksese Agron Bajrami e shumë fat e suksese edhe grupit Koha e Flaka Surroi në rrugëtimin tuaj tutje”, ka komentuar Kusari në një postim të shefes së grupit të Kohës, Flaka Surroit.

Policia e Prizrenit e kërkon këtë person, nëse e shihni lajmërojeni!

0

Pas kërkesës nga Policia e Kosovës, Prokuroria Themelore ( departamenti i Krimeve të rënda) në Prizren, ka miratuar autorizimin për publikimin e fotografisë dhe të dhënave të të dyshuarit për veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’.

KËRKOHET:

I dyshuari: KOLA TOM BAFTIJAJ

Data e lindjes: 03.09.1969 në Prizren

Vendbanimi: Fshati SALLAGRAZHDË- SUHAREKË

Vepra Penale: ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’

Vazhdon bashkëpunimi Gjermani – Kosovë për forcimin e sundimit të ligjit

0

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Haxhiu dhe Rohde kanë biseduar për disa tema me interes për Ministrinë e Drejtësisë me ç’rast ndanë së bashku objektivat për të vijuar më tej bashkëpunimin e mirë që ka kjo ministri me Ambasadën.

Në njoftimin e MD-së thuhet se në takimin e sotëm theks i veçantë u vu edhe tek procesi i noterisë si dhe çështja problematike e shpëlarjes së parave.

Sa i përket procesit të noterisë, Haxhiu e njoftoi Rohden se Ministria e Drejtësisë mbetet në pritje të vendimit përfundimtar të Gjykatës lidhur me këtë proces.

Haxhiu tha se Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar që në raport me këtë çështje të veprojë në përputhje me përgjegjësitë dhe kompetencat kushtetuese dhe ligjore të cilat i ka. Në takim është diskutuar edhe për tema të tjera në kuadër të Sundimit të Ligjit.

Rohde falënderoi ministren Haxhiu dhe shprehu vullnetin për bashkëpunim të përbashkët me qëllim të forcimit të shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit në vend.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort