Home Blog Page 3899

30 mijë euro borxh…”/ Zbulohet kuptimi i shifrës që u ‘gdhend’ në trupin e gruas së mjekut në Prizren

0

Gazeta Sinjali sot raportoi se dy persona të maskuar u futën pasditen e djeshme në shtëpinë e një mjeku në Prizren, ku vodhën 10 mijë euro ari. Në momentin e grabitjes në shtëpi gjendej e zonja e shtëpisë (33-vjeçare), të cilën hajnat e lidhën dhe të njëjtës i shkaktuan plagë me thikë në trup.

Në trupin e saj, dy personat e maskuar “gdhendën” shifrën “0003” dhe një zemër e vogël.
Hetuesi i këtij rasti Fitim Haxhiufazliu ka treguar për Gazetën Sinjali se cilat janë dyshimet e para për shifrën që u “gdhend” në trupin e gruas.
“Njëri nga të dyshuarit i është drejtuar viktimës se bashkëshorti juaj mi ka borxh 30 mijë euro. Kështu ka deklaruar viktima e këtij rasti.

Pra edhe ne supozojmë, këto janë dyshimet e para”, tha ai për Sinjalin.
Ai tutje shtoi gruaja në momentin që është gjetur nga burri i saj ishte pa vetëdije.
“Burri e ka gjetur atë kur është kthyer nga Shqipëria. Bazuar në informacionet e para, ajo ka qenë pa vetëdije”, shtoi ai.

33-vjeçarja u gjet e lidhur në shtëpi, katër orë më vonë nga bashkëshorti i saj, 56-vjeçar./Gazeta Sinjali

Këta 8 emra pritet të jenë ambasadorët e rinj të Kosovës

0

Në maj të këtij viti, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla mori vendim për shkarkimin e 13 ambasadorëve të emëruar politik në disa vende të rëndësishme të botës. Por, ende zyrtarisht nga kjo ministri nuk janë caktuar ambasadorët e ri, raporton Reporteri.

Këta janë personat që janë propozuar për ambasador në këto vende dhe pritet konfirmimi nga vendet përkatëse.

Procesi i intervistimit ka përfunduar për 6 ambasadorë të propozuar me çelës politik.
I propozuar për ambasador në Mbretërinë e Holandës është Dren Doli.

Ndërsa në Paris të Francës për ambasador është propozuar Mehdi Halimi.

Ambasador i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe është propozuar Xhabir Hamiti.
Martin Berishaj është propozuar ambasador për në Kroaci.

Mehdi Halimi është propozuar ambasador në Francë.

I propozuar është edhe Faruk Ajeti për në Gjermani.

Në Bruksel për ambasador është propozuar ish-kryeredaktori i “Koha Ditore”, Agron Bajrami.

Ndërsa Ilir Kapiti është propozuar për ambasador në Mbretëri të Bashkuar. Kapiti është momentalisht zëvendësministër në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve.

Reporteri.net merr vesh se tashmë të propozuarit kanë filluar disa trajnime në Akademinë Diplomatike të Kosovës.

Facebook ndërron emrin, bëhet “Meta”

0

Themeluesi i Facebook Marck Zuckerberg ka njoftuar se ka ndërruar emrin kompanisë në “Meta”.

Ky vendim ishte pjesë e një ndryshimi strategjik për të theksuar zhvillimin e botës virtuale ndërkohë që biznesi kryesor i rrjetit social është në krizë, njofton Klan Kosova.

Para konsullatës serbe në Nju Jork protestohet kundër krimeve serbe

0

Për herë të dytë në Nju Jork do të dëgjohen thirrjet për drejtësi kundër shtetit serb. Gratë nga Kosova, Kroacia e Bosnja, para konsullatës serbe do të kërkojnë ndëshkimin e kriminelëve serbë që ushtruan dhunë ndaj tyre.

Me moton “Rally for her justice”, do të protestohet për sensibilizimin e opinionin ndërkombëtar që të hetohen krimet e luftës që ka kryer qeveria serbe gjatë viteve 1991-2001.

Pak para fillimit të tubimit, deputetja nga Kosova, Vasfije Krasniqi-Goodman thotë për KosovaPress se pret që ky tubim të ketë ndikim të madh dhe të vendoset drejtësia për gjitha viktimat.

“Ne synojmë që të kemi drejtësi. Ky tubim ka domethënie shumë për neve viktimave, ne jemi viktima të Kosovës që marrim pjesë. Por edhe të Kroacisë e Bosnjës. Është hera e dytë që po mbahet ky tubim te konsullata e Serbisë në Nju Jork. Iniciativa është e Mark Gjonajt, këshilltar i qytetit të Nju Jorkut. Ne shpresojmë të sjellim vetëdijesim në botë për krimet që ka bërë Serbia”, tha Krasniqi.

Vasfija është gruaja e parë e cila ka rrëfyer publikisht tmerrin e përjetuar si 16- vjeçare nga kriminelët serbë. Përveç këtij tubimi, do të ketë takime edhe me Senatin dhe Kongresin amerikan, për të adresuar çështjen e krimeve të luftës të kryera nga Serbia.

Në tubimin ku do të kërkohet drejtësi para konsullatës serbe do të marrë pjesë edhe Shyhrete Tahiri –Sulimani, e cila dy vjet më parë ka dorëzuar publikisht kallëzim penal në Prokurorinë Speciale për të kërkuar drejtësi për atë që i ka ndodhur.

Gruaja e dytë e cila është paraqitur publikisht thotë se ky tubim ka rëndësi të veçantë për viktimat.

“Është një iniciativë shumë e qëlluar edhe i kisha falënderuar te gjithë që na përkrahin. Më së shumti Mark Gjonaj, është shumë me rëndësi për viktimat”, shprehet ajo pak para fillimit të këtij tubimi.

Feride Rushiti, e cila është drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës ka marrë pjesë në tubimin e mbajtur dy vjet më parë. Ajo thotë për KosovaPress se që me këtë iniciativë synohet presioni i mekanizmave ndërkombëtarë për t’u hetuar gjenocidi.

“Ne protestonim dhe zëshëm kërkonim që krimet dhunës seksuale të ndëshkohen dhe shteti serb me i marrë përgjegjësitë e veta në raport me krimet e luftës, e në veçanti me krimet serbe. Hapej dritarja e konsullatës, ndërsa nuk shihej asnjë njeri i gjallë apo një reagim nga ky institucion që ishte prezent në Nju Jork. Qëllimi i kësaj proteste kësaj radhe është që të mobilizojë kërkesën e patjetërsueshme të gjitha viktimave seksuale në ish-Jugosllavi, përfshirë Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën e Kroacinë, ka për qëllim edhe t’i bëjë presion mekanizmave ndërkombëtarë”, tha Rushiti.

Krimet e luftës kanë mbetur të pandëshkuara, ndërkaq viktimat edhe pas dy dekadave po jetojnë me përjetimet nga e kaluara.

“Ka një rëndësi të veçantë për faktin që krimet e dhunës seksuale kanë mbetur të pandëshkuara dhe si rezultat të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës ende kanë frikë me u ndje të lirë dhe ende vuajnë nga e kaluara. Ende mund të akuzohen e të ndihen fajtorë. Kjo lëvizje dhe masivitet mbarë shqiptar edhe nga Bosnjë-Hercegovina e Kroacia mendoj që duhet t’i bëjë presion administratës së Serbisë për t’i marrë përsipër gjithë mekanizmat e mundshëm dhe për të vu drejtësi në vend”, tha Rushiti.

Katër muaj më parë, për herë të parë në Kosovë është dënuar me 10 vjet burgim Zoran Vukotiq. I njëjti është akuzuar për kryerjen e krimit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Rreth 20 mijë gra e burra nga Kosova janë dhunuar seksualisht nga forcat policore serbe. Edhe pas më shumë se dy dekadave nuk ka drejtësi për viktimat, të cilat përjetuan këtë tmerr.

Rama: Më 28 nëntor nis ndërtimi i aeroportit ndërkombëtar të Vlorës

0

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka bërë të ditur se më 28 nëntor, Ditën e Pavarësisë, do të hapet kantieri i aeroportit ndërkombëtar të Vlorës.

Projekti i aeroportit të Vlorës është shtyrë disa herë dhe për këtë qeveria ka thënë se ka ndodhur si pasojë e krizave të shkaktuara nga tërmeti dhe pandemia.

Në Facebook, Rama bëri të ditur edhe se më 29 nëntor hapet qarkullimi në Rrugën e Arbrit. Këtë njoftim, kryeministri e bëri më herët gjatë kësaj të enjteje në Kuvend, duke e marrë këtë projekt si shembull përse, sipas tij, Partneriteti Publik Privat është në të mirë të qytetarëve.

“Nuk kompleksohem fare nga çfarë thoni ju. Por faktet flasin dhe më 29 nëntor hapet rruga e Arbrit që të kalojnë njerëzit, me të vetmin problem që në Qafën e Murrizit, për shkak të përbërjes gjeologjike të tunelit, që ka krijuar vonesa të mirë dokumentuara, gjithë pjesa tjetër është gati. Ja çfarë bën këtu partneriteti publik-privat. Nëse do të bëhej me buxhetin e shtetit, do të nxirrnim një tufë me para, siç keni bërë ju për ne dhe për projektet tuaja pa projekte gjeologjike”, tha Rama./ A2 CNN

Escobar: Dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke

0

Zëvendësndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë të enjten se administata e presidentit amerikan, Joe Biden ka dyfishuar përkushtimin amerikan për të punuar me aleatë dhe partnerë që Ballkani Perëndimor të avancojë në rrugën evropiane.

Në një dëshmi para Nën-Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Evropë, Energji dhe Ambient, ai ka thënë se autoritetet amerikane janë duke punuar me partnerë të Bashkimit Evropian për të përforcuar mesazhin se anëtarësimi mbetet mundësi brenda afateve realiste kohore, më pas shtysë për kryerjen e reformave, si dhe për forcim të rezistencës ndaj ndikimit rus dhe kinez në prag të Evropës.

“Mesazhi më i fuqishëm që mund të japë tani BE-ja është që të caktojë nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, para fundit të këtij viti”, ka thënë deklaruar Escobar.

Sipas tij, vonesat në këtë drejtim mund të nxisin dyshime dhe rrezikojnë të shkatërrojnë shpresat e një brezi të ri për të ardhmen evropiane.

Për këtë arsye, ai ka thënë se Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, kanë dalë me komunikatë të përbashkët, më herët gjatë këtij muaji, për të theksuar se anëtarësimi në bllokun evropian është rruga e vetme përpara për rajonin.

Gjatë dëshmisë së tij ai ka përmendur edhe rëndësinë e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga BE-ja.

Escobar ka thënë se për këtë arsye ka udhëtuar në Bruksel muajin e kaluar për të përkrahur përpjekjet e Përfaqësuesit Special të BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, që të shtyjë të dyja palët për të shtensionuar situatën për shkak të targave të makinave dhe për të gjetur zgjidhje.

Escobar i është referuar marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë më 30 shtator, sipas së cilës, makinat e regjistruara në Kosovë dhe në Serbi duhet të vendosin letra ngjitëse mbi simbolet shtetërore në targat e makinave kur të kalojnë në territorin e njëra-tjetrës.

“Së bashku e kemi bërë të qartë se dialogu është forum në të cilin të dyja palët, si të barabarta, duhet të punojnë për të zgjidhur dallimet e tyre dhe për të normalizuar marrëdhëniet, në mënyrë ideale përmes një njohjeje reciproke”.

“Partneriteti i SHBA-së është me njerëzit e Malit të Zi”

Kur ka folur për Malin e Zi, Escobar i ka konsideruar të rëndësishme ndryshimet që kanë ndodhur pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në gusht të vitit 2020.

“E kemi bërë të qartë që partneriteti me Malin e Zi është partneritet me popullin dhe institucionet demokratike të këtij shteti, dhe jo me ndonjë parti politike”.

Mbështetësit e partisë së Vuçiqit e sulmojnë verbalisht Von Cramonin për Kosovën

0

Mbështetësit e Partisë Progresive Serbe të Aleksandar Vuçiqit e kanë sulmuar verbalisht Viola von Cramonin duke e akuzuar se u ka vjedh Kosovën.

Vizita e sotme në Loznicë dhe Gornji Nedeljice e Viola von Cramonit, përfaqësuese e Partisë Gjermane të Gjelbër dhe Parlamentit Evropian, është dashur të jetë një mbështetje për qytetarët e këtij rajoni.

Banorët e kësaj zone është dashur të paraqesin sot problemet e tyre me kompaninë Rio Tinto dhe njoftimet për ndërtimin e minierës. Para se Von Cramon të mbërrinte në Gornje Nedeljice, u shfaqën këshilltarët e SNS-it, me sa duket me qëllimin për të bërë një shfaqje.

Von Cramon arriti në Nedeljivci e shoqëruar nga lideri “Së bashku për Serbinë”, Nebojsha Zelenoviq dhe ajo u prit nga mbështetësit e SNS-së, të cilët u mblodhën para saj dhe filluan të bërtasin “Kosova është zemra e Serbisë” dhe “Nuk do të na e merrni Kosovën”.

Ajo e pranoi me një buzëqeshje dhe pasi i pyeti në anglisht nëse donin të diskutonin diçka me të, ajo mori përgjigjen “Jo me ty. Këtu serbisht, këtu flitet vetëm serbisht. E keni shitur Kosovën, ju lutem. Këtu, Zelenoviq e di, ai është një njeri i arsimuar”, dëgjohen duke thënë mbështetësit e partisë së presidentit serb.

Shikoni videon duke klikuar KËTU.

Qeveria ndan 40 milionë euro për prodhuesit vendorë dhe eksportin

0

Qeveria e Kosovës ka prezantuar edhe masat e radhës për mbështetjen e prodhuesve vendor dhe eksportit, që në total kapin vlerën deri në 40 milionë euro.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati, duke thënë se kjo masë po ndodhë sepse në afatgjatë, zgjidha më e mirë për të krijuar vende pune të qëndrueshme dhe për të mos u ekspozuar ndaj inflacionit të importuar, është prodhimi vendor.

Në masën 2.1, Murati tha se parashihet subvencionimi i kredive investive për të gjithë prodhuesit, deri në 20 përqind të vlerës së kredisë për investimet deri në 2 milionë euro, me kusht që investimi të jetë së paku 50 përqind në pajisje që ndërlidhen me procesin e prodhimit.

“Masa 2.4 parasheh mbështetje për secilin prodhues:

– deri në 10,000 euro për trajnim të stafit menaxherial

– deri në 20,000 euro për trajnim të stafit teknik (teknolog, kimist, etj), ashtu që produktet tona të kenë cilësinë sipas standardeve

– deri në 50,000 euro për brendim/ribrendim, ashtu që përveç cilësisë, produktet tona të kenë edhe prezantimin e duhur

– deri në 50,000 euro për pjesëmarrje në panaire, ku mund të gjejnë tregje të reja për të plasuar produktet e tyre”, ka shkruar Murati në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Tutje ai tha se aplikimi për subvencionimin e kredive investuese, prodhuesit mund ta bëjnë përmes platformës EDI, duke plotësuar formularin me të dhënat e nevojshme.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, nesër takon fermerët e Prizrenit

0

Komuna e Prizrenit njofton se Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci nesër mban takim me fermerët e komunës së Prizrenit.

Nën organizimin e Komunës së Prizrenit, do të mbahet një takim informativ mes ministrit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci dhe fermerëve të komunës së Prizrenit.

Ftohen të gjithë fermerët që të marrin pjesë në këtë takim, ku do të trajtohet çështja e subvencioneve, granteve dhe politikave bujqësore zhvillimore.

Takimi do të mbahet nesër, më 29.10.2021, ora 16:00, në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, thuhet në njoftimin e komunës së Prizrenit.

Njoftohen banorët e lagjes ” Lakuriq” se shërbimet shëndetësore do t’i marrin në QKMF

0

Drejtoria e Shëndetësisë në Prizren, njofton të gjithë qytetarët që kanë të drejtë të marrjes së shërbimeve në QMF ” Lakuriq”, se shërbimet shëndetësore të pacientëve që gravitojnë në këtë qendër, për shkak të kalimit të vaksinimit kundër Covid-19 nga Qendra Sportive në QMF ” Lakuriq”, do të realizohen në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, njoftojnë zyrtarë të kësaj Drejtorie.

Lidhur me këtë çështje, DKSH në Prizren kërkon mirëkuptim nga banorët e lagjes ” Lakuriq”.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort