Home Blog Page 3898

Abdixhiku: Në këto zgjedhje, morëm 5 mijë vota më shumë se Lëvizja Vetëvendosje

0

Lideri i LDK-së Lumir Abdixhiku, në një intervistë në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, foli për këto zgjedhje lokale në Kosovë.
Abdixhiku thekson se në këto zgjedhje, LDK ka marrë më shumë se 5 mijë vota se Lëvizja Vetëvendosje.

Ai shtoi se LDK ka reflektuar dhe reflektimi është dukur edhe në rezultat të zgjedhjeve.
“Morëm 5 mijë vota më shumë se Lëvizja Vetëvendosje. Tani çështja është që të mbajmë dhe të rrisim votën tonë. Votuesi ka dhënë verdikt. Më 14 shkurt qytetarët na dhanë një mesazh dhe ne reflektuam. LDK u hap me njerëzit më profesionistë që ka Kosova dhe ne aplikuam dëgjimin qytetar.
Partia në pushtet e ka parë 14 shkurtin si shpërblim infinit. Jam i kënaqur me rezultatin e këtyre zgjedhjeve, por duhet punë e punë, që së bashku me qytetarët, të transformohemi si parti dhe të ndryshojmë Kosovën. Qeveria Kurti gaboi rëndë, rriti nepotizmit”, u shpreh Abdixhiku.

Peja mbetet lidere përkundër humbjes nga Bashkimi

0

KB Peja ka mbetur në krye të Superligës së Kosovës, përkundër humbjes që e pësoi nga Bashkimi në xhiron e tetë.
Në duelin e luajtur të enjten mbrëma në Rahovec, ku bashkimi ishte vendas, skuadra e Pejës u mposht me rezultatin e ngushtë 85:83

Gashi: Dy javë pas vaksinimit kundër COVID-19 mund të merret vaksina kundër gripit

0

Të enjten ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal. Ky proces po zhvillohet paralelisht në të njëjtin vend ku po zhvillohet edhe vaksinimi kundër COVID-19. Drejtori i QKMF-së qendrore në Prishtinë, Bujar Gashi, tha se ambienti i përbashkët nuk paraqet asnjë problem dhe se çdo person që i ka kaluar dy javë nga vaksinimi kundër COVID-19 dhe ka sëmundje kronike mund të vaksinohet. Vaksinimi gjithashtu ka filluar edhe në qytetin e Prizrenit

Për dallim nga viti i kaluar, këtë vit Komuna e Prishtinës është furnizuar më herët me vaksinën sezonale. 14 mijë dozat e pranuara të mërkurën kanë nisur të administrohen menjëherë. Ky proces po zhvillohet në sallën “1 Tetori”, në vendin ku po vazhdon edhe vaksinimi kundër COVID-19. Një gjë e tillë thuhet se ishte kundër vullnetit të Drejtorisë së QKMF-së qendrore në Prishtinë, por lajmërimi i vonshëm i detyroi për këtë zgjidhje.

“Arsyeja pse kam shku në sallën ‘1 Tetori’ është për shkak të sistemit të rrjetit, është një sistem i ri këtë vit që jemi njoftuar vetëm dje dhe e kemi pasur obligative që sot të fillojmë dhe teknikisht ka qenë e pamundur që të bëhet sipas përgatitjeve që kemi bërë në qendrat e mjekësisë familjare dhe vullneti ynë ka qenë që vaksinimin kundër gripit sezonal ta bëjmë në qendrat tona”, ka thënë Bujar Gashi, drejtor i QKMF-së qendrore, në Prishtinë

S’durohen partitë, nisin fushatën para kohe

0

42 kandidatë për kryetarë komunash, që garojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, fushatën zgjedhore e nisin zyrtarisht më 8 nëntor. Por, përkundër kësaj, shumë kandidatë të partive të ndryshme politike tashmë e kanë filluar atë, duke dhënë premtime e duke u takuar me qytetarë.

Partitë politike, të cilat do të ballafaqohen edhe njëherë në balotazh për zgjedhjet komunale, nuk po mund të presin derisa të nisë zyrtarisht fushata zgjedhore.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që fushata zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët, që garojnë, të jetë vetëm 5 ditë, duke filluar nga 8 nëntori e deri më 12 nëntor

Haskuka merr mbështetje nga NDS për balotazhin e 14 nëntorit

0

Partia NDS do të mbështes kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, për kryetar të Prizrenit, në balotazhin e 14 nëntorit.
“Sot, zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi konfirmoi se do të mbështesë kandidaturën time për kryetar të Komunës”, konfirmoi Haskuka në një konferencë për media.

Ai ka ftuar të gjitha partitë dhe qytetarët që të bashkohen për balotazh.
Haskuka në balotazh do të përballet me kandidatin e PDK-së, Shaqir Totaj

Prodhuesit mirëpresin ndihmën e Qeverisë, ekonomistët kërkojnë të rritet punësimi dhe eksporti

0

Daljet në konferenca për medie i ka shpeshtuar.
E të rralla nuk i ka as ndihmat qeveritare që po i ndan, e të cilat dalin nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike, shkruan “Front Online”.

Një të tillë, Ministri i Financave, Hekuran Murati e paraqiti edhe këtë të enjte, përmes të cilës parashihet mbështetje për prodhuesit vendorë.
Krejt kjo me qëllim të rritjes së eksportit.
“Në kuadër të masës 2.1 do të subvencionohen bizneset me 20 % të shumës së kredisë të prinicipalit. Maksimumi i lejuar për subvencionim është 400 mijë euro.  Të gjitha kreditë deri në 2 milionë euro për të gjitha bizneset prodhuese që duan t`i shtojnë kapacitetet do të mbështetën me 20 %”, u shpreh ministri Murati.
Krahas kredive investive, Qeveria miratoi edhe një masë tjetër, atë 2.4, që nxit prodhimin.

“Është paraparë edhe subvencionim deri në 10 mijë euro i stafit menaxherial. Masë mbështetëse deri në 50 mijë euro për brendim e marketing të produkteve dhe subvencionimi për të marrë pjesë në panaire deri në 50 mijë euro”, theksoi Murati.

Kjo po mirëpritet nga prodhuesit vendorë.
“Këto masa janë të mirëseardhura nëse i aplikon qeveria ‘Kurti’ kishin me qenë të mirëseardhura dhe ka nevojë në atë drejtim”, u shpreh për “Front Online” Fejzulla Mustafa, pronar i kompanisë Fluidi.
“Normal që kjo është një ndihmë e madhe për neve që merremi me eksport, duke e ditur se me çfarë konkurrence përballemi”, theksoi për “Front Online” Ramiz Gashi, drejtor në kompaninë Relux.
Vlerësime pozitive për masat e ndërmarra nga qeveria kanë edhe ekonomistët.

Mustafë Kadriaj thotë se ndihma nga Qeveria duhet të reflektojë në rritje të numrit të punëtorëve, por edhe të eksportit.
“Së pari duhet të lansohen ato mjete në llogari të bizneseve dhe pastaj të shikohet nëse ato mjete do të dinë të jetësohen nga bizneset, t`i kthejnë në prodhim. Ai prodhim duhet të reflektojë në rritje të punëtorëve dhe të eksportit”, tha Kadriaj për “Front Online”.

Për të përfituar nga masa 2.1 dhe 2.4, bizneset duhet të aplikojnë në Administratën Tatimore të Kosovës.
Ky aplikim do të jetë i hapur deri në fund të qershorit 2022./“Front Online

Escobar: Njohja reciproke do të ishte ideale për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

0

Zëvendësndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë të enjten se administata e presidentit amerikan, Joe Biden ka dyfishuar përkushtimin amerikan për të punuar me aleatë dhe partnerë që Ballkani Perëndimor të avancojë në rrugën evropiane.

Në një dëshmi para Nën-Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Evropë, Energji dhe Ambient, ai ka thënë se autoritetet amerikane janë duke punuar me partnerë të Bashkimit Evropian për të përforcuar mesazhin se anëtarësimi mbetet mundësi brenda afateve realiste kohore, më pas shtysë për kryerjen e reformave, si dhe për forcim të rezistencës ndaj ndikimit rus dhe kinez në prag të Evropës.

“Mesazhi më i fuqishëm që mund të japë tani BE-ja është që të caktojë nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, para fundit të këtij viti”, ka thënë deklaruar Escobar.
Sipas tij, vonesat në këtë drejtim mund të nxisin dyshime dhe rrezikojnë të shkatërrojnë shpresat e një brezi të ri për të ardhmen evropiane.
Për këtë arsye, ai ka thënë se Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, kanë dalë me komunikatë të përbashkët, më herët gjatë këtij muaji, për të theksuar se anëtarësimi në bllokun evropian është rruga e vetme përpara për rajonin.

Gjatë dëshmisë së tij ai ka përmendur edhe rëndësinë e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga BE-ja.
Escobar ka thënë se për këtë arsye ka udhëtuar në Bruksel muajin e kaluar për të përkrahur përpjekjet e Përfaqësuesit Special të BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, që të shtyjë të dyja palët për të shtensionuar situatën për shkak të targave të makinave dhe për të gjetur zgjidhje.

Escobar i është referuar marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë më 30 shtator, sipas së cilës, makinat e regjistruara në Kosovë dhe në Serbi duhet të vendosin letra ngjitëse mbi simbolet shtetërore në targat e makinave kur të kalojnë në territorin e njëra-tjetrës.
“Së bashku e kemi bërë të qartë se dialogu është forum në të cilin të dyja palët, si të barabarta, duhet të punojnë për të zgjidhur dallimet e tyre dhe për të normalizuar marrëdhëniet, në mënyrë ideale përmes një njohjeje reciproke”.
“Partneriteti i SHBA-së është me njerëzit e Malit të Zi”
Kur ka folur për Malin e Zi, Escobar i ka konsideruar të rëndësishme ndryshimet që kanë ndodhur pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në gusht të vitit 2020.

“E kemi bërë të qartë që partneriteti me Malin e Zi është partneritet me popullin dhe institucionet demokratike të këtij shteti, dhe jo me ndonjë parti politike”.
Ai ka thënë mes tjerash se autoritetet amerikane janë të përgatitura për të punuar me të gjithë partnerët malazezë që ndajnë vizionin për Malin e Zi si një shtet sovran, gjithëpërfshirës dhe demokratik, i cili avancon në kryerjen e reformave të nevojshme si vend aspirant i BE-së dhe mbetet aleat i palëkundur i NATO-s

Infektologu Ilir Tolaj: Qesharake vendimi për mbajtjen e maskës në ambient të hapur

0

Infektologu Ilir Tolaj thotë se qeveria duhet të vaksinojë popullsinë dhe të mos marrë siç thotë “masa qesharake” për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Thotë se nëse s’do të ketë respektim të masave me një valë të re pandemie Kosova mund të përballet pas një muaji.

“Masat e tipit ‘maska në ambient të hapur’ janë me të vërtetë qesharake dhe ato në fakt i bëjnë joserioze mandej edhe masat dhe rekomandimet e tjera të cilat janë jashtëzakonisht adekuate”, thotë Tolaj.
Kur rrezikohet Kosova nga një valë e ardhshme pandemie?
“Për shkak të lirimit të masave si dhe lejimi i mbajtjes së mësimit në mënyrë fizike atëherë do të shohim (valë të re) për tre javë, maksimalisht rreth një muaji”, thotë Tolaj për RTK’në.
“Shoqëria dhe jeta e popullatës në përgjegjësi nuk bën që të zhvillohet në frikën e vazhdueshme të një vale tjetër prandaj jam edhe pro këtyre masave sa i përket mësimit, meqenëse është diçka jashtëzakonisht jetike. Fëmijët të cilët edukohen në klasë do të socializohen shumë më tepër dhe do të marrin mësim shumë më të mirë”, shtoi Tolaj.
“Njerëzit duhet të kenë kujdes prej vendeve të mbyllura, vendeve ku ka shumë grumbullim të njerëzve për një kohë të gjatë. Autoritetet duhet domosdo që të marrin masa për kufizimin këtyre lloj aktiviteteve dhe prandaj po e them që shqyrtuar çështja e kafeneve, çështjen e vendeve ku grumbullohen njerëzit. Duhet të vazhdohet me vaksinim duke filluar edhe me vaksinimin e fëmijëve”, tha Tolaj

Kosovari në Zvicër ka mbaruar dënimin në tërësi por ende mbahet në burg, kjo është arsyeja

0

Për këtë vepër penale kosovari ishte dënuar në nëntor të vitit 2014 me nëntë vjet burgim.
Gjykata e Qarkut kishte urdhëruar, veç kësaj edhe masën e kujdestarisë.
Ndonëse personi i dënuar për përdhunim tashmë ka vuajtur dënimin e tij tetë vjet e gjysmë burgim, ai nuk po mund të lirohet nga burgu. Kjo po ndodh pasi ende nuk kanë përfunduar procedurat lidhur me masën e kujdestarisë* së mundshme kundër tij.

(*Në Zvicër, me kujdestari (Verwahrung) kuptohet mbajtja e përhershme në burg e kriminelëve të rrezikshëm edhe pas vuajtjes së dënimit të shqiptuar).

Gjykata e Lartë e Cyrihut tani duhet të marrë një vendim të ri për paraburgimin e sigurisë, shkruan sda.ch.
Delikti i kosovarit tashmë 38-vjeçar është kryer dhjetë vite më parë. Në tetor të vitit 2011, ai kishte përdhunuar një 23-vjeçare në kompleksin sportiv Moos në Affoltern am Albis ZH.
Për këtë vepër penale ai ishte dënuar në nëntor të vitit 2014 me nëntë vjet burgim në shkallë të parë, transmeton albinfo.ch. Gjykata e Qarkut, Affoltern am Albis kishte urdhëruar, veç kësaj edhe masën e kujdestarisë.

Në tetor të vitit 2016, Gjykata e Lartë e Cyrihut i kishte ulur atij dënimin me burg në tetë vjet e gjysmë dhe i kishte hequr kujdestarinë.
Vendimin e saj, kjo gjykatë e kishte justifikuar me faktin se një dënim i mëparshëm i kosovarit, nga viti 2000, i shlyer tashmë nga regjistri penal, nuk duhej të lejohej të përdorej nga autoritetet penale, transmeton albinfo.ch. Fjala ishte për një vrasje që kishte bërë ai atëbotë si i mitur, 17 vjeçar. Ai kishte vrarë atëbotë, me thikë, një shoqe të nënës së tij.

Vendimi i gjykatës së lartë nuk është ende i plotfuqishëm sa i përket masës së kujdestarisë, siç tregon një vendim i Gjykatës Federale, i publikuar të enjten.
Instanca më e lartë gjyqësore e Zvicrës, në Lozanë, ka rrëzuar vendimin e tetorit 2016.
Gjykata e Lartë më pas kishte porositur një ekspertizë të re. Ekspertit, me këtë rast, i qe lejuar të merrte parasysh dosjen e fshirë penale, e cila do të ndihmonte në vlerësimin e sjelljes së ardhshme të personit në fjalë.

Megjithatë, eksperti nuk ka mundur t’i përgjigjet pyetjes se si mund të ndikojë në prognozë vepra penale e fshirë, e gjykuar sipas ligjit penal për të mitur. Gjykata më e lartë ka vendosur ndërkaq se me një “vështrim përgjithësues” ekzistonte një rrezik i lartë për vepra të mëtejshme penale.
Gjykata e Lartë Federale e ka rrëzuar këtë vendim në nëntor të vitit 2020, sepse shkalla e ulët nuk kishte shpjeguar përse ishte mbështetur vetëm në mendimin e ri të ekspertit dhe përse e kishte konsideruar masën e kujdestarisë si masë proporcionale me veprën penale të kryer.

Në maj të vitit 2020, i dënuari e kishte mbaruar tashmë plotësisht vuajtjen e dënimit. Për shkakun se Gjykata e Lartë ka supozuar se ekziston rreziku i arratisjes dhe përsëritjes së veprës, ajo ka urdhëruar burgun e sigurisë për kosovarin, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar për kujdeestarinë.
Në shtator të këtij viti ka vijuar ndërkohë aktgjykimi i tretë i Gjykatës së Lartë për këtë çështje. Ajo ka bërë tashmë një ekspertizë tjetër psikiatrike dhe kësaj radhe është përmbajtur nga shqiptimi i masës së kujdestarisëtransmeton albinfo.ch. Me një dekret të lëshuar po atë ditë, ajo ka hequr masën e burgut të sigurisë. Si rrjedhojë, kosovari është dërguar në Zyrën e Migracionit të Kantonit të Cyrihut ku është vendosur në paraburgimin për dëbim.

Zyra e prokurorit publik ka paraqitur me sukses një ankesë në Gjykatën Federale kundër heqjes së paraburgimit të sigurisë. Në aktgjykimin e tyre aktual, gjyqtarët e Lozanës (Gjykata Federale) kanë deklaruar se pezullimi i paraburgimit të sigurisë nuk ishte justifikuar siç duhet. Prandaj, gjykata më e ulët duhet ta realizojë këtë, përcjell albinfo.ch. Ndërkohë, kosovari duhej të vazhdonte të qëndrojë në burgun e sigurisë, ku ndodhet sërish.
Në varësi të mënyrës se si do të vendosë Gjykata e Lartë, ai do të marrë vesh në burgun në fjalë apo gjetkë nëse do t`i shqiptohet masa e kujdestarisë ose jo

30 mijë euro borxh…”/ Zbulohet kuptimi i shifrës që u ‘gdhend’ në trupin e gruas së mjekut në Prizren

0

Gazeta Sinjali sot raportoi se dy persona të maskuar u futën pasditen e djeshme në shtëpinë e një mjeku në Prizren, ku vodhën 10 mijë euro ari. Në momentin e grabitjes në shtëpi gjendej e zonja e shtëpisë (33-vjeçare), të cilën hajnat e lidhën dhe të njëjtës i shkaktuan plagë me thikë në trup.

Në trupin e saj, dy personat e maskuar “gdhendën” shifrën “0003” dhe një zemër e vogël.
Hetuesi i këtij rasti Fitim Haxhiufazliu ka treguar për Gazetën Sinjali se cilat janë dyshimet e para për shifrën që u “gdhend” në trupin e gruas.
“Njëri nga të dyshuarit i është drejtuar viktimës se bashkëshorti juaj mi ka borxh 30 mijë euro. Kështu ka deklaruar viktima e këtij rasti.

Pra edhe ne supozojmë, këto janë dyshimet e para”, tha ai për Sinjalin.
Ai tutje shtoi gruaja në momentin që është gjetur nga burri i saj ishte pa vetëdije.
“Burri e ka gjetur atë kur është kthyer nga Shqipëria. Bazuar në informacionet e para, ajo ka qenë pa vetëdije”, shtoi ai.

33-vjeçarja u gjet e lidhur në shtëpi, katër orë më vonë nga bashkëshorti i saj, 56-vjeçar./Gazeta Sinjali

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort