Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se do të vazhdojnë të përkrahin sektorin e bujqësisë.
Ai në një konferencë për media ka theksuar se vitin 2022 do ta fillojnë me zero obligime financiare ndaj fermerëve.
“Ministrinë e kemi gjetur me 40 milionë borgje karshi fermerëve. Vitin e ardhshëm do të rritet mbëshetja në 11 milionë euro për fermerët. Qeveria është në anën e prodhuesve”, tha ai.
Në qytetin e Suharekës janë intervistuar nga Policia dy person për një rast të fajdes. Njëri është ankuar se nga një tjetër i ka marrë 500 euro borxh, mirëpo i është kërkuar që t’i kthejë 900 euro.
Rasti ka ndodhur më 18 tetor, derisa sipas Policisë rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë i policisë:
FAJDE
Suharekë , 18.10.2021 – 22:05. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga i dyshuari mashkull kosovar i ka marr për kthim një shumë parash prej 500€, por pasi për një kohë nuk i ka kthyer borxhin, i dyshuari i ka kërkuar që ti kthejë 900€. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Këshilli Drejtues i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren të enjten mbajti mbledhjen e radhës. Mbledhjen e hapi dhe e drejtoi Kryesuesi i KD-së, Prof. Asoc. Dr. Arif Murrja.
Pasi mbetjes së pozitës vakant të Sekretarit të Përgjithshëm, me propozim nga u.d. Rektori Prof. Asoc. Dr.
Samedin Krrabaj, dhe me votim unanim të anëtarëve të KD-së, u zgjedh u.d. Sekretari i Përgjithshëm, Nexhmedin Krasniqi, i cili është duke e kryer detyrën e Sekretarit të Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit.
Apple po lufton me një mjet përgjues të quajtur “zero-click” që mund të infektojë iPhone, iPad dhe Mac, pra të gjitha pajisjet më kryesore të gjigandit të teknologjisë. Përditësimi i ri është një lloj bllokuesi ose “fashe” në problemin e padiktuar më parë.
Kërkues të pavarur identifikuan këtë mangësi të programit që lejon hakerët të hyjnë në këto pajisje përmes aplikacionit iMessage edhe nëse përdoruesit nuk klikojnë një dokument apo link. Sipas Apple, kompania iu adresua problemit pas një dokumenti PDF që ishte përpiluar keq në mënyrë të qëllimshme.
Ndërkohë, Apple njoftoi për ndryshimet e kryera në programet operuese përkatëse të pajisjeve, iOS 14.8 dhe iPadOS 14.8. Njoftimi erdhi pikërisht kur kompania do të lansojë pajisjet dhe risitë e reja në eventin e shumëpritur të 14 shtatorit.
Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person në Prizren, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.
I arrestuari dyshohet se derisa ka qenë në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Policia ka njoftuar se pas arrestimit, është kontrolluar shtëpia e tij.
Gjatë kontrollit, në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike, dy karikatorë, 8 fishekë dhe një granatë dore.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në prill u shpërblye me çmimin si kadetja më e mirë e huaj në Akademinë Ushtarake Sandhurst në Britani të Madhe.
Pak muaj më pas, Ilirianë Bunjaku, njohuritë e marra në një prej akademive më të forta në botë, po i zbaton në Ushtrinë e Kosovës.
Me shumë angazhime e takime nga mëngjesi, Iliriana si nëntogere në FSK aktualisht po kryen detyrat si komandante e kompanisë.
“Aty zhvillohesh më shumë në aspketin e lidershipit apo udhëheqjes, dhe deri në nivel kompanie jam e përgatitur që ato njohuri t’i shfaqë te pjesëtarët e mi”, fillon rrëfimin Iliriana.
Megjithëse, gjithë kjo rrugë nuk ishte e lehtë për Ilirianën.
“Në aspektin taktik kemi pasur stërvitje nët erren me ditë të tëra, në pejët ma malore e kodrinore të Anglisë, me mot mjaft të vështirë dhe kjo ka qenë tejet sfiduese. Përvec terrenit kemi pasur edhe aktivitete tjera në ligjërata të ndryshme brenda kazermës”, thotë nëntogerja e FSK-së për RTK-në.
Madje, me angazhimin e saj, Iliriana arriti të theyjë edhe tabutë.
“Tabutë thehen prej njerëzve që dijnë me i thy, po besoj që është në dorën e personave që me ua provu tët jerëve që kjo tabu do të thyhet dhe të gjithë pjesëtarët që shërbejnë janë në mënyrën më të mirë të mundshme”, shprehet Bunjaku.
Iliriana nuk është ushtarja e vetme e FSK-së që arriti sukses të tillë.
Lexo edhe: Vdes Agim Lluka, njëri nga themeluesit e korporatës Dukagjini
Edhe pjesëtarja tjetër e FSK-së, Arelena Shala diplomoi si e dalluar në Akademinë e njohur amerikane, West Point, para ish-presidentit amerikan, Donald Trump.
Madje Arelena aktualisht po vazhdon edhe studimet master në Shtetet e Bashkuara.
“Edhe në West Point edhe në studimet master që po i bëj këtu synimi është që të përgatitem sa më mirë për të ardhmen kur të kthehem në FSK. Sfidat kanë qenë të shumta por ia kemi dalur, dhe ka qenë krenari ta prezantojmë emrin e Kosovës”, tregon Arelena Shala.
Iliriana e Arelena si dy ushtare me suksese të dalluara, kanë nga një apel për të gjitha vajzat që duan ta veshin uniformën e Ushtrisë së Kosovës, duke kërkuar që secila vajzë të mos ndalet së ndjekuri ëndrrat në ushtri.
Kandidati për kryetar të komunës së Prizrenit nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Anton Quni ka marrë 14.99% të votave në këtë komunë, duke u renditur në listë i treti pas kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mytaher Haskuka si dhe kandidatit nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Shaqir Totaj.
Quni në një lidhje direkt në emisionin “Context” në ATV ka thënë se nga dy kandidatët e tjerë që janë në balotazh në këto zgjedhje për komunën e Prizrenit, ka marrë telefonatë vetëm nga ai i PDK-së.
“Deri më tani kam pasur vetëm një telefonat nga z.Totaj kandidatin e PDK-së për kryetar, me të cilin kemi pas një bisedë shumë të shkurtë dhe jemi dakorduar që në një të ardhme të afërme edhe të takohemi, nga autoritetet tjera nuk kam pas ndonjë telefonatë apo ndonjë ftesë për takim,”– u shpreh ai.
Quni tha se janë në bisedime e sipër edhe me kryesinë sa i përket koalicionit me ndonjë parti.
‘Sot kam pasur takim me kryetarin me z. Abdixhiku, kryesisht preferohet që në bazë të specifikave të lokacionit të nevojave rrethanave e të tjera mbetet në autoritetin e kryesisë së degës në Prizren që të marrim vendime për hapa ë mëtutjeshëm por natyrisht gjithnjë duke u konsultuar edhe me qendrën, pra nuk kemi ndonjë kushtëzim, presion, nuk kemi kërkesë të veçantë thjeshtë të bëjmë një vlerësim çka është më e mira për qytetarët,”- tha ai
Rritja e pagave pritet të jetë pak më e lartë se këtë vit, në të cilin, sipas kompanive ka një rritje mesatare të pagës prej 0.6 për qindNë një anketë të realizuar mbi temën e pagave, banka e madhe zvicerane UBS ka pyeturf 314 kompani. Ato presin një rritje të lehtë të pagave në vitin 2022.
Kjo do të thotë se rritja e pagave ka mundësi të jetë pak më e lartë se këtë vit. Për vitin aktual, kompanitë supozojnë të ketë pasur një rritje mesatare të pagës prej 0.6 për qind, raporton srf.ch.Megjithatë, duke marrë parasysh inflacionin, rritja nuk është aq e lartë: ekonomistët e UBS po parashikojnë një normë inflacioni prej 0.5 për qind për vitin e plotë 2021, transmeton albinfo.ch. Kjo do të thotë se niveli i pagave duhet të rritet vetëm me 0.1 për qind në kushtet reale, këtë vit.
Për vitin 2022, ekonomistët presin një normë inflacioni prej 0.4 për qind dhe një rritje reale të pagave prej 0.4 për qind.
Ndërkohë, UBS nuk është e shqetësuar për stagnimin e konsumit. Sipas ekonomistëve, konsumatorët tani kanë madje fuqi blerëse më të lartë. Kjo sepse njerëzit kanë kursyer më shumë gjatë pandemisë.Sipas të dhënave nga Zyra Federale e Statistikave, norma e kursimeve u rrit nga pothuajse 20 për qind në mbi 30 për qind.
“Disa nga këto kursime ka mundësi të kthehen në konsumin privat në tremujorët e ardhshëm dhe të mbështesin ekonominë”, thuhet në parashikim.Ky supozim i bankës së madhe mbështetet edhe nga një perspektivë pozitive të treguar nga kompanitë e anketuara, përcvjell albinfo.ch. Sipas sondazhit, pothuajse 80 për qind e kompanive presin që ekonomia zvicerane të vazhdojë të rritet në vitin e ardhshëm.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se edhe sot në shtatë qytete do të ketë ekipe mobile të vaksinimit antiCOVID, duke filluar nga ora 10:00 deri në 17:30.Vaksinimi antiCOVID me ekipe mobile do të bëhet në Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan.
“Edhe një mundësi më shumë: Ekipet mobile të vaksinimit do të jenë sot në shtatë sheshe të qyteteve të Kosovës për të ju ofruar qytetarëve vaksinimin kundër COVID-19.
Ndërkohë, të gjitha qendrat e vaksinimit, gjithashtu, vazhdojnë të ofrojnë shpejt, lehtë dhe sigurt vaksinimin për çdo qytetar, sikurse deri më tani.Vaksinohuni për të mbrojtur veten, familjen dhe të tjerët!”, thuhet në njoftim.