Home Blog Page 3895

SBAShK-u: Nëse nuk plotësohen kërkesat, në Dhjetor jemi në grevë

0

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, të Shkencës dhe të Kulturës së Kosovës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se përkundër insistimit të vazhdueshëm të tyre për të diskutuar me kreun e Qeverisë kjo është bërë e pa mundur.Ai thotë se Kurti nuk ka qenë i gatshëm që asnjëherë t’i dëgjojë kërkesat e tyre, prandaj edhe ka pohuar se në mbledhjen që do mbahet me Këshillin e Përgjithshëm do të vendoset saktësisht se cilat do të jenë masat sindikale që do të ndërmarrin.

Sipas tij, nëse Qeveria nuk realizon kërkesat e tyre, dhjetori do t’i gjejë në grevë.
“Këto janë apele me dëshirën e vetme që të ulemi dhe të bisedojmë, por nëse ky hezitim i ministrit Murati por edhe i kryeministrit, atëherë më së largu që mund të them pa precizuar ndonjë datë, por që do kemi një takim me Këshillin drejtues dhe nëse ata vendosin sidomos në pjesën e parë të dhjetorit, atëherë e keqja do të vijë që unë nuk mund t’i saktësojë, por në këtë situatë që jemi dhjetori mund ta gjejë arsimin në greva”.Tutje Jasharaj tha se Ligji i pagave sa më shpejt duhet që të zbatohet, poashtu sigurimet shëndetësore e rritja e premtuar e pagave për sektorin e arsimit.

Sa i takon Ministrisë së Arsimit ne kemi një komunikim korrekt dhe ata nuk i kanë përgjegjësitë dhe as buxhetin që të na realizoj kërkesat tona. Ajo që na brengos deri tani është mundësia e bashkëpunimit dhe komunikimit me kryeministrin Kurti, dhe siç thotë populli na ka mbetur hatri dhe jemi prekur shumë. Përkundër shumë thirrjeve ai nuk ka gjetur kohë të takohet me ne sepse kemi shumë shqetësime tona dhe ministri Murati nuk ka gatishmëri të takohet me ne”.

“Ata po na pyesin se çfarë po bëhet me Ligjin e pagave dhe a është duke punuar Qeveria që t’i heq ato që i ka thënë Kushtetuesja. Poashtu një çështje tjetër shumë e ndjeshme që Kurti nuk e ka thënë një fjalë të mirë është edhe ajo e sigurimeve shëndetësore dhe ngritja e pagave, ku nga janari i vitit 2018 nuk kemi pasur ngritje tjetër”, theksoi tutje ai. /EO

Pensionohet mekaniku pas 75 vjetësh punë në të njëjtën firmë

0

Inxhinieri më i vjetër që punonte në Britani më në fund doli në pension pas 75 vjetësh me të njëjtën firmë dhe iu dha një dhuratë.

Bryan Webb, 90 vjeç, filloi të punonte në vitin 1946.

Ai pyeti nëse kishin ndonjë punë dhe katër vjet më vonë ai përfundoi praktikën e tij mekanike dhe në moshën 26-vjeçare u bë kryepunëtor punishteje.

Bryan tani më në fund ka vendosur të pensionohet duke iu dhuruar një çelës nga kolegët në ditën e tij të fundit.
Në nder të tij u zbulua edhe një pllakë.

Për 34 vjetët e fundit Bryan ka punuar si administrator garancie në Baylis Gloucester.

“Më pëlqen të jem i zënë dhe i kam shijuar plotësisht 75 vitet e mia me Baylis dhe Vauxhall. Do të më mungojnë kolegët e mi dhe do t’i uroj suksese në të ardhmen”, tha Bryan./21Media

Tërmet në Shqipëri, 4.4 shkallë të Rihterit

0

Lëkundje të tokës janë ndjerë pak minuta më parë në Shqipëri, ndërsa raportohet se tërmeti ishte i magnitudës 4.4 i shkallës Rihter.

Raportohet se lëkundjet janë ndjerë 63 km në veri dhe verilindje të qytetit të Elbasanit, si dhe 12 km në veri dhe verilindje të Maqedonisë së Veriut.

Thellësia e lëkundjeve ishte vetëm 2 km, sipas raportimeve të “EMSC”.

Siç njofton TCH, deri në këto momente nuk raportohet për dëme dhe persona të lënduar si pasojë e lëkundjeve.

Kurti: Jemi duke e përgatitur ligjin për paga që nuk do të jetë në kundërshtim me Kushtetutën

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se janë duke i përgatitur për një ligj për pagat i cili nuk bie ndesh as me infrastrukturën e përgjithshme legjislative, as në kundërshti me Kushtetutën dhe aktgjykimin përkatës të Gjykatës Kushtetuese.

Këtë deklaratë Kurti e bëri gjatë konferencës së përbashkët me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, duke shtuar se janë duke u angazhuar për këtë gjë.

“Nuk është e kollajshme të hartohet, të përpilohet mirë dhe shpejtë një projektligj i tillë. Ne tashmë jemi duke u angazhuar për këtë gjë. Përgjithësisht është besimi ynë që në një shtet në një shoqëri rritja e pagave kurrsesi nuk duhet të ndjek arbitraritete politike të qeverive aktuale, por, produktivitetin brenda rritjes ekonomike. Në një shtet në një shoqëri pagat rriten duke e ndjekur rritjen e produktivitetit brenda rritjes ekonomike. Kjo ka qenë gabim në qeveritë e më hershme sepse nuk është përfillur”, tha Kurti.

Kurti ka përmendur qeveritë e kaluara të cilat sipas tij i kanë rritur pagat me premtime elektorale që pastaj sipas tij i kanë përmbushur pjesërisht ose aspak.
“Me premtime elektorale janë përpjekur ti rrisin pagat mirëpo ekonomia nuk funksionon asisoj. Me neve në muajt dhe vitet në vijim rritja e pagave do ta ndjek rritjen e produktivitetit brenda rritjes ekonomike”, u shpreh Kurti.Në qershor të vitit 2020 Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shfuqizuar Ligjin për pagat.

Sipas Gjykatës, Ligji për Pagat në Sektorin Publik, në tërësinë e tij, nuk është në përputhshmëri me Kushtetutën.Më 6 dhjetor 2019, Ligjin për Paga në Gjykatën Kushtetuese e kishte dërguar Avokati i Popullit për vlerësimin e përputhshmërisë së tij me Kushtetutën.Ligji për paga ishte miratuar në muajin shkurt të atij viti.

Sot në Qeveri pritet të miratohet Projektligji për buxhetin e vitit 2022

0

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se sot në orët e pasdites pritet të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës, në të cilën do të miratohet Projektligji për buxhetin e vitit 2022.

Kurti në një konferencë për media tha se sot në orët e hershme të mëngjesit ka pasur takim me ministrin e Financave, Hekuran Murati lidhur me këtë çështje.

“Sot kam pasur takim me ministri Hekuran Murati dhe kemi diskutuar që ta bëjmë sot pasdite në mbledhje të Qeverisë, ku do të miratohet buxheti për vitin 2022”, tha ai.

Kreu i ekzekutivit tha se krahasuar me rishikimin e buxhetit në mes të vitit, buxheti për 2022 do të jetë 9 për qind më i lartë, megjithatë sipas tij kjo çështje do të merret vesh pasdite. /Telegrafi/

Policia arreston burrë e grua në Malishevë, u rrahën mes vete

0

Policia e Kosovës ka arrestuar burrë e grua në Malishevë pasi të njëjtit janë rrahur me veti.

Sipas policisë ata kanë pranuar tretman mjekësorë.

Me vendim të prokurorit ata janë liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Malishevë , 28.10.2021 – 17:30. Janë arrestuar burrë e gruar kosovarë, pasi që janë rrahur në mes vete. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lindi pa këmbë, por theu rekordin botëror në sprint: Historia e mahnitshme e të riut amerikan do t’ju lë pa fjalë

0

Për shkak të një sindromi të rrallë, Zion Clark nuk u zhvillua siç duhet në barkun e nënës së tij, kështu që në vitin 1997 ai lindi pa këmbë.
Vuajtjet nuk mbaruan këtu pasi nëna e tij biologjike e braktisi dhe ai përfundoi në një jetimore, ku ai u rrit në rrethat e ngacmimit e abuzimeve nga fëmijët tjerë.
E gjithë kjo bëri që Zion të bëhej agresiv.

“Nuk kam asgjë për të fshehur, kam qenë problematik si fëmijë sepse kam vuajtur shumë”, tha ai.

Ai tha se ka lexuar librin “Pa justifikime” të parashutistit amerikan, Kyle Maynard, i cili edhe i hendikepuar, ishte sportist i suksesshëm.

Më pas, Zion u inkuadrua në mundje dhe shumë shpejt u bë garues i suksesshëm, por edhe në atletikë.

Ai ishte tejet i shpejtë dhe në disiplinën deri në 20 metra kishte thyer rekord botëror.

“E dini se çfarë dua t’ju them atyre që më rrahën dhe keqtrajtuan? Faleminderit, sepse kjo më bëri më të fortë”, tha ai./FrontOnline/

Sot fillon procesi i votimit nga diaspora për raundin e dytë të zgjedhjeve

0

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka bërë të ditur se nga sot fillon votimi i diasporës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që është më 14 nëntor.

Në njoftimin e KQZ-së thuhet se mërgata ka në dispozicion 15 ditë për të votuar.

“Për votuesit e regjistruar suksesshëm nga jashtë Kosovës, gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht, KQZ-ja ka vendosur 15 ditë në dispozicion të tyre për të votuar përmes postës. Ky votim fillon më 29 tetor”.

“Deri para kësaj date, KQZ-ja planifikon të miratojë dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimeve, për ta bërë të mundur fillimin e votimit jashtë vendit. Fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ-ja më së largu më 12 nëntor”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Kurti e Peci japin detaje për subvencionet për fermerë

0

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti bashkë me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, sot kanë mbajtur një konferencë për media.

Me këtë rast, Kurti ka thënë se sektori i bujqësisë dhe pylltarisë është i një rëndësie të veçantë për Republikën e Kosovës.

“Në përputhje me programin tonë qeverisësë po angazhohemi për nxitje të investimeve në kapacitete të reja prodhuese.

Ministria e Bujqësisë po ndërton vendosjen e rregullave dhe kritereve për përkrahjen me subvencione.

Ministrinë e kemi gjetur me 40 milionë borgje karshi fermerëve. Vitin e ardhshëm do të rritet mbëshetja në 11 milionë euro për fermerët.

Qeveria është në anën e prodhuesve”, tha ai.

Peci ka thënë se ky vit kalendarik ka përkrahjen më të madhe për subvencione, në vlërë 50 milionë euro.

“Vetëm pas tetë muaj qeverisje duhej të adresonim rreth 40 milionë euro obligime për subvencione.

Arritëm që të mundësonim shpalljen e re me mbështetje të Qeverisë programin për pagesa direkte për vitin 2021 në vlerë 21 milionë euro shtesë.

Duke bërë këtë vit, vitin më të madh me përpkrahje financiare në vlerë 50 milionë euro për subvencione”, tha ai.

Vetura bie në Drinin e Bardhë në Rugovë

0

Dita nuk ka nisur në mënyrën më të mirë për shoferin e një Golfi në Rugovë të Pejës.

Vetura ka rënë në lumin Drini i Bardhë në orët e para të mëngjesit.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fabrikës së ujit.

Dyshohet se ngricat e krijuara kanë shkaktuar vetaksidentin.

Nuk dihet ende për gjendjen shëndetësore të shoferit të automjetit.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort