Home Blog Page 3894

Hiqet detyrimi për vaksinim në Shqipëri: Studentët hyjnë në universitete pa dokumente, maska i vetmi kusht

0

Studentët po hyjnë në universitete edhe pa pasur certifikatë vaksinimi apo të tjera dokumente që vërtetojë që nuk janë të infektuar.

Dy javë nga nisja e vitit të ri akademik, mbajtja e maskës është i vetmi kusht që studentët të mund të ndjekin fizikisht procesin mësimor në auditorë.

Shumë zhurmë për asgjë, thonë studentët, mbi qëndrimet e institucioneve të shëndetësisë, apo politikës lidhur me detyrimin për të qenë të vaksinuar për të mundur të ndjekur procesin fizik mësimor në auditorë.

Mbajtja e maskës mbetet aktualisht i vetmi kusht që studentët të mund të hyjnë në ambientet e fakulteteve.

Kundërshtive të studentëve duket si u janë dorëzuar edhe rektorët e universiteteve. Në mbledhjen e fundit të zhvilluar të premten, Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha tha se pasja e një certifikate vaksinimi apo të tjera dokumenteve që konfirmojnë mosinfektimin nga Covid-19 nuk janë kusht detyrues për praninë fizike të studentëve në auditorë./A2 CNN

Kurti i kërkon ministrit të Arabisë Suadite që të lobojë për njohjen e Kosovës nga disa vende me shumicë myslimane

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ministrin e Çështjeve Fetare të Arabisë Saudite, Abdullatif Al-Sheikh.

Kurti e falënderoi ministrin Abdullah Al Sheikh për vizitën dhe për ndihmën e Arabisë Saudite për Kosovën.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se ai e vlerësoi sidomos angazhimin dhe përkrahjen me votë në të gjitha organizatat ndërkombëtare ku Kosova ka synuar anëtarësimin.

Duke folur për sukseset dhe progresin e Qeverisë, Kurti tha se stabiliteti institucional, menaxhimi i mirë i pandemisë COVID-19 dhe rritja ekonomike ka ndikuar në rritjen e besimit në institucione dhe të optimizmit për të ardhmen.

Ai shprehu gatishmërinë për vazhdimin e marrëdhënieve të mira mes dy shteteve dhe theksoi nevojën për investime. Si fusha ku Arabia Saudite do të mund të investonte përmendi bankat dhe financat, shëndetësinë, turizmin dhe tregtinë.

Si shtet me ndikim, kryeministri tha se do të mirëpriste lobimin e Arabisë Saudite për njohjen e Kosovës nga disa vende me shumicë myslimane.

Abdullah Al Sheikh e falënderoi Kurtin për mikpritjen dhe u shpreh i gëzuar për stabilitetin politik, të arriturat dhe paqen e prosperitetin që ka vërejtur në Kosovë.

Ai tha se Kosova dhe populli i saj gëzon përkrahje dhe simpati të madhe nga shteti dhe populli saudit. Mbështetja dhe bashkëpunimi nuk do të mungojë as në të ardhmen, tha ministri Abdullah Al Sheikh.

Duke folur për ekstremizmin fetar, ministri për Çështje fetare i Arabisë Saudite tha se keqpërdorimi i fesë për luftëra politike e klasore nga grupet terroriste i ka shkaktuar shumë vuajtje vendit të tij dhe shumë shteteve në botë

Ai theksoi domosdoshmërinë e çrrënjosjes së ekstremizmit fetar dhe promovimin e islamit të moderuar që ka në thelb harmoninë dhe mirëkuptimin mes njerëzve. Ministri saudit u shpreh i gëzuar që në Kosovë mbretëron paqja dhe toleranca fetare.

Rama: Bashkimi Kosovë-Shqipëri më i mundshëm jashtë BE-së sesa brenda saj

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se bashkimi me Kosovën ka më shumë mundësi të ndodhë nëse mbesin pa u anëtarësuar në Bashkimin Evropian sesa pasi të anëtarësohen.

Rama në një intervistë me të përditshmen gjermane “Merkur” thotë se konfliktet e mundshme në Ballkanin Perëndimor do të ndaleshin në rast të anëtarësimit në BE të shteteve që bëjnë pjesë në këtë rajon. Ai përmendi si shembull Irlandën.

“Tensionet e fundit në veri të Kosovës nuk krahasohen me tensionet e kohëve të mëparshme. Madje faktikisht sot kundërshtarët e dikurshëm duan të anëtarësohen të gjithë së bashku në BE. Konfliket ushtarake lindin kur shtetet janë të izoluara e jo kur janë në një bashkësi. Kujtoni zhvillimet pozitive që sollën marrëdhëniet franko-gjermane apo dhe rastin e Irlandës. Rreziku që BE-ja të importojë konflikt brenda shtëpisë është thuajse zero. Bashkimi me Kosovën? Lojëra të tilla mendore janë shumë më të mundshme jashtë BE-së sesa brenda saj”, deklaroi Rama.

Sipas Ramës, BE-ja ka nevojë për Ballkanin Perëndimor edhe për hir të sigurisë së saj, duke aluduar në ndikimin e mundshëm të Rusisë dhe Kinës.

Intervista e plotë

S’ka rivotim në Han të Elezit, Supremja refuzon sërish ankesën e Sumës

0

Gjykata Supreme për herë të dytë e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e kandidatit për kryetar të Hanit të Elezit, Refki Suma, rrjedhimisht në këtë komunë nuk do të ketë proces të rivotimit dhe Mehmet Ballazhi i PDK-së do të jetë kryetari i ri i komunës.

PZAP kishte vendosur që në këtë komunë procesi zgjedhor i 17 tetorit të shkonte në rivotim, duke aprovuar ankesën e kryetarit të kësaj komune, Refki Suma.

Ndërkohë kandidati i PDK-së për kryetar Mehmet Ballazhi, që pas rezultateve preeliminare kishte fituar zgjedhjet në këtë komunë pa balotazh, është ankuar në Supreme. Nga Supremja çështja i është kthyer PZAP-it në rivendosje, e cila për herën e dytë e refuzoi ankesën e Sumës. Ky i fundit shfrytëzoi edhe mundësinë e fundit për t’u ankuar në Supreme, e cila për herë të dytë ia hodhi poshtë ankesën për manipulime me vota në Han të Elezit.

Kësisoj, Ballazhi i PDK-së do të jetë në krye të Hanit të Elezit për katër vitet e ardhshme.

PDK-ja apeloi kundër vendimit të PZAP-së, që e dënoi këtë subjekt politik me 10 mijë euro gjobë për shkak të presioneve që kanë bërë te votuesit në Han të Elezit, por Supremja e hodhi poshtë edhe këtë ankesë dhe gjoba ka mbetur në fuqi.

Kurti: Këtë vit Policia ka shkatërruar 31 grupe kriminale

0

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se prioritet i Qeverisë është luftimi i grupeve kriminale dhe sundimi i ligjit.

Ai tha se korrupsioni e promovon pabarazinë, duke i hapur rrugë shkeljes së të drejtave të njeriut, ushqyer krimin e organizuar e edhe korrupsionin.

“Në këtë vit Policia e Kosovës është për t’u lavdëruar meqenëse ka kryer 437 operacione, 746 bastisje dhe në këta 7 muajt e fundit janë shkatërruar 31 grupe kriminale. Sepse nuk mund të kemi më pasuri të majme, e të mos ia dimë burimin asaj pasurie. Zbrazëtirat ligjore i kemi plotësuar, pengesat i kemi hequr, pasuria e paligjshme do të konfiskohet me ligjin e ri”, ka thënë Kurti në takimin inaugurues të Komitetit Nacional Koordinues të Partneriteitt për Qeverisje të Hapur.

I pari i Qeverisë potencoi se Kosova e pasluftës nuk ka stabilitet institucional sikurse sivjet, kur “ky stabilitet institucional e ka transformuar besimin e qytetarëve në pajtueshmëri me institucionet”.

“Pra, qytetarët i besojnë shumë më tepër institucioneve, por edhe ky besim shndërrohet në pajtueshmëri sepse e mbështesin punën që bëjnë institucionet. Padyshim ka pas edhe efekte pozitive ekonomike. Ka një divident ekonomike stabiliteti institucional dhe procesi demokratik. Procesi demokratik i zgjedhjeve, rezultati demokratik, stabiliteti institucional që erdhi më pas ka edhe efekt në ekonomi. Ka një divident për buxhetin e shtetit”, tha tutje ai.

“Sipas opinionit të nxjerrë nga UNDP-ja, kënaqshmëria e qytetarëve për punën e institucioneve, ka shënuar rritje për 37.8 pikë të përqindjes, apo thënë ndryshe është trefishuar nga sa ishte më herët. Ne do të sigurohemi që të gjithë qytetarët të kenë zë në vendimmarrje dhe ata të dëgjohen. Vetëm në këtë mënyrë ne mund të rivendosim besimin mes neve që qeverisim dhe popullit të cilin e përfaqësojmë. Synimi ynë është që t’i dalim zot nevojave të tyre, të respektojmë të drejtat dhe ta orientojmë shtetin nga zhvillimi, demokracia, si dhe mirëqenia për të gjithë.”

Fillon seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së

0

Ka nisur seanca për ecurinë e çështjes në Dhomat e Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Këta të fundit seancën po e ndjekin përmes videolidhjes, derisa prezentë në sallën e Gjykatës Speciale janë avokatët dhe përfaqësuesit e të akuzuarve.

Ish-krerët e UÇK-së po akuzohen për krime lufte.

Gjykatës i Procedurës Paraprake, Nicolas Giju, ka njoftuar se në këtë seancë do të shqyrtohet çështja dhe gjendja e hetimeve nga ZPS-ja dhe mbrojtja, si dhe nxjerrja e materialeve.

Një vit burgim për prizrenasin që rrahu bashkëshorten e tij

0

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm ka dënuar me një vit burgim N.J për shkak se kishte rrahur bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar disa lëndime trupore.

Rasti kishte ndodhur më 2 tetor në Prizren.

“Me datë 02 tetor, në orët e mbrëmjes në Prizren, në shtëpinë e përbashkët familjare, me dashje kryen dhunë ose keqtrajtim fizik dhe psikologjik apo emocional, me qëllim të cenimit të dinjitetit të të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, në atë mënyrë që në ndikimin e alkoolit pas një mosmarrëveshje që kishin i njëjti fillon ta godet me grushte në pjesë të ndryshme të trupit, e kap për flokë dhe e gjuan me telefon në fytyrë, me ç ‘rast me këto veprime i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore me pasoja të përkohshme për shëndetin, të përshkruara edhe nga akt ekspertimi mjeko ligjor – Kësodore ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 par. 3 lidhur me par. 2 të KP-së”, thuhet në njoftim.

Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin e GJYKON:

-Dënim me BURGIM në kohëzgjatje prej një (1) viti, (në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 02 tetor 2021, deri në ndërprerjen e kësaj mase).

Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

28 të infektuar me COVID-19 në Kosovë

0

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 28 raste të reja me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ndërsa sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.317.

Në total numri i rasteve aktive është 431.

Zëvendësministri Pupovci bën thirrje për respektim të masave në shkolla

0

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Dukagjin Pupovci në një konferencë për media tha se të gjitha institucionet arsimore kanë filluar punën me rregull, për çka ka bërë thirrje që të vazhdojnë të respektojnë masat anti-COVID.

Ai tha se në 96 për qind të shkollave është zhvilluar procesi në rregull, për dallim të disave që kanë nisur me pak vonesë.

“Me gjithë faktin se masat janë relaksuar shfrytëzoj rastin që të gjithë mësimdhënësit, nxënësit dhe personelin arsimor të vazhdojnë me respektimin e masave”, tha ai, raporton EO.

Tutje Pupovci tha çështje tjetër e rëndësishme është edhe ndarja e bursave për studentët e nivelit Bachelor dhe Master.

“Çështja tjetër janë konkurset për bursat, ku kjo ministri kanë ndarë njoftimin që do të japin bursa për të gjithë studentët Bachelor dhe Master, që do jetë i hapur deri më 3 nëntor. Dhe ndarja e bursave të tjera”.

Pupovci u pyet lidhur me rastin e një ngacmimi seksual në Malishevë, ku tha se ka një sërë arsyesh që të përpilohet Kodi etik, duke sqaruar se ngacmimi seksual është rast penal dhe që sanksionohet me ligj.

Nëse e shihni këtë person lajmërojeni menjëherë Policinë

0

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim arrestimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.“Personi i kërkuar është:

BEKIM (Avdi) SELMONI i lindur me 07.11.1982 në Katundi i ri –Pejë.

I pandehuri është i kërkuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, njofton policia.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
192 dhe 080019999 (pa pagesë)

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort