Home Blog Page 3888

Të dielën ndryshon ora

0

Ditën e diel në mesnatë ndryshon ora. Ndërrimi i akrepave të orës me një orë pas do të ndodh natën mes të shtunës 30 dhe të dielës 31 tetor, kur akrepat do të zhvendosen nga ora 3:00 në 2:00.

Kalimi nga koha verore në atë diellore, që në fakt shënon ardhjen e periudhës së dimrit, do të sjellë si çdo vit avantazhe dhe disavantazhe.

Me orën dimërore, do të kemi më pak ditë dhe më shumë natë. Me ndryshimin e orës në realitet do të humbasim një orë dritë pasdite, të cilën do ta rikuperojmë në mëngjes, siç do ta vërejnë sidomos ata që zgjohen herët.

Ora dimërore do na shoqërojë deri në natën mes të shtunës 26 dhe të dielës 27 mars 2022, kur akrepat do të kthehen në orën verore.

Qeveria miraton Buxhetin 2022, mbi 100 milionë euro për Ushtrinë

0

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin e Buxhetit për vitin 2022 në vlerë prej 2 miliardë e 748 milionë euro, 8.7 për qind krahasuar me buxhetin e rishikuar të këtij viti, apo 220 milionë euro më shumë. Nga ky buxhet, për herë të parë, sipas kryeministrit Albin Kurti, do të ndahen mbi 100 milionë euro për Ushtrinë e Kosovës. Ai ka thënë se synimi është që brenda mandatit të rritet përqindja e ndarjes për Ushtrinë deri në 2 për qind të Bruto Produktit Vendor, siç kërkon standardi i NATO-s.

Kryeministri Kurti në fjalimin e tij në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se “këso buxheti s’ka pasur kurrë Kosova”.

Ai ka thënë se me këto mjete do të niset ndërtimi i 50 çerdheve në gjithë vendin, 45 milionë euro do të ndahen për të mbështetur lehonat dhe shtesat për fëmijë, s’do të ketë pensione nën 100 euro e do të ndahen 50 milionë euro për borxhet nga shpronësimet, e 40 milionë euro për Trepçën dhe Telekomin.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se objektivat janë ringjallja ekonomike, riorientimi i ekonomisë drejt prodhimit dhe përkrahja e punësimit.

MSH: Situata epidemiologjike mbetet e pasigurt, vaksinohuni

0

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë teksa ka bërë thirrje për vaksinim kundër COVID-19, ka thënë se situata epidemiologjike në vend mbetet e pasigurt pavarësisht se trendi i rasteve të reja vazhdon të jetë i ulët.

Në 7 ditët e fundit mesatarja është prej 15.42 rastesh në ditë. E njëjtë me javën e shkuar, sipas MSH-së.

“Vaksinimi është mënyra më e mirë për të ndihmuar në parandalimin e COVID-19, veçanërisht formave të rënda të sëmundjes dhe vdekjes. TË GJITHË duhet të vazhdojmë të zbatojmë masat parandaluese kundër COVID-19 dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë!” ka bërë thirrje MSH-ja, pas rënies së interesimit për vaksinim javëve të fundit.

Deri tash në Kosovë 723 mijë qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat, ndërsa 118 mijë janë në pritje të dozës së dytë. Numri total i dozave të administruara është 1.56 milionë.

Certifikohen rezultatet në shumicën e komunave

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet për rundin e parë për kryetar në shumicën e komunave të Kosovës, duke lënë kohë për certifikim në Shtime, Ferizaj, Podujevë e Kllokot për shkak të ankesave. Edhe Hani i Elezit ka mbetur pa certifikim deri në përgatitjen e plotë të dokumentacionit, ka bërë të ditur shefi i KQZ-së.

Në Komunën e Deçanit ka fituar Bashkim Ramosaj i AAK-së me 9843 vota ose 64.90 për qind.

Në Mitrovicën e Jugut ka fituar Bedri Hamza i PDK-së me 16566 vota ose 53.69 për qind.

Në Leposaviq ka fituar Zoran Todiq nga Lista Serbe me 9065 vota ose 97.85 për qind.

Lipjanin e ka fituar Imri Ahmeti i LDK-së me 15541 vota ose 56.42 për qind.

Novobërda është fituar nga Sasa Milosheviq nga Lista Serbe me 3548 vota ose 63.19 për qind.

Peja është fituar nga Gazmend Muhaxheri i LDK-së me 23.426 vota ose 60.49 për qind.

Në Komunën e Shtërpcës ka fituar Dalibor Jevtiq nga Lista Serbe me 4148 vota ose 59.70 për qind.

Në Suharekë Bali Muharremaj i AAK-së ka marrë 14.483 ose 51.30 për qind, duke e fituar këtë komunë.

Në Skenderaj ka fituar Fadil Nuraj i PDK-së me 13.123 vota ose 57.89 për qind.

Zubin Potokun e ka fituar Srdjan Vuloviq nga Lista Serbe me 3225 vota ose 83.53 për qind.

Zveçani është fituar nga Dragisha Miloviq nga Lista Serbe me 5394 vota ose 98.43 për qind.

Graçanica është fituar nga Liljana Subariq nga Lista Serbe me 6506 vota ose 77.93 për qind.

Ranillugu është fituar nga Katarina Ristiq nga Lista Serbe me 2427 vota ose 100 për qind.

Parteshi është fituar nga Dragan Petkoviq nga Lista Serbe me 1684 vota ose 73.35 për qind të vota.

Mitrovica e Veriut është fituar nga Milan Radojeviq nga Lista Serbe me 10833 vota ose 91.12 për qind.

Komunat që shkojnë në balotazh:

Komuna e Gjakovës ka shkuar në balotazh mes Ardian Gjinit të AAK-së i cili ka marrë 18973 vota ose 45.76 për qind dhe Mimoza Kusari-Lilës së Vetëvendosjes me 15426 vota ose 37.20 për qind.

Në Komunën e Gllogovcit gjithashtu do të ketë balotazh mes Ramiz Lladrovcit të PDK-së i cili ka marrë 10419 vota ose 45.50 për qind dhe Driton Ajazit nga Demokratët për Drenasin me 6984 vota ose 30.50 për qind.

Gjilani gjithashtu do të shkojë në balotazh me Lutfi Hazirin nga LDK-ja i cili ka marrë 18546 vota ose 43.51 për qind dhe Alban Hysenit nga LVV i cili ka marrë 19057 vota ose 44.71 për qind.

Dragashi në balotazh do ta ketë Bexhet Xheladinin nga LDK-ja me 4887 vota ose 35.69 për qind dhe Shaban Shabanin nga PDK-ja me 4459 vota ose 32.56 për qind.

Në Istog në balotazh takohen Ilir Ferati i LDK-së me 7974 vota ose 41.09 për qind dhe Bekë Berisha nga AAK-ja me 5140 vota ose 24.49 për qind.

Në Kaçanik në balotazh shkojnë Besim Ilazi nga PDK-ja me 7111 vota ose 44.67 për qind dhe Jeton Raka nga LVV me 5311 vota ose 33.36 vota.

Në Klinë në balotazh shkojnë Zenun Elezaj nga AAK-ja me 7531 vota ose 43.33 për qind dhe Esat Raci nga PDK me 4766 vota ose 27.42 për qind.

Në Fushë Kosovë shkojnë Burim Berisha i LDK-së me 7966 vota ose 49.72 për qind dhe Enver Bajcinca nga LVV me 4098 vota ose 25.58 për qind.

Në Kamenicë në raundin e dytë shkojnë Qendron Kastrati nga PSD me 5408 vota ose 32.52 për qind dhe Kadri Rahimaj nga LVV me 5156 vota ose 31.01 për qind.

Komuna e Obiliqit shkon në balotazh mes Xhafer Gashit nga Iniciativa Qytetare për Obiliq me 5975 vota ose 48.12 për qind me Halil Thaçin e LVV-së me 2507 vota ose 20.19 për qind.

Në balotazh në Rahovec takohen Smajl Latifi i AAK-së me 10144 vota ose 47.18 për qind dhe Visar Korenica i VV-së me 5341 vota ose 24.84 për qind.

Prishtina gjithashtu shkon në balotazh mes Arben Vitisë së VV-së me 36.818 vota ose 45.54 për qind dhe Përparim Ramës së LDK-së me 25.252 vota ose 29.17 për qind.

Në balotazh në Prizren takohen Mytaher Haskuka i LVV-së me 24378 vota ose 40.41 për qind dhe Shaqir Totaj nga PDK-ja me 18.919 vota ose 31.36 për qind.

Në viti në balotazh shkojnë Sokol Haliti i LDK-së me 8326 vota ose 41.30 për qind dhe Arsim Ademi i LVV-së me 6955 vota ose 34.50 për qind.

Në Vushtrri në balotazh kanë shkuar Ferit Idrizi i PDK-së me 10247 vota ose 34.81 për qind dhe Xhafer Tahiri i LDK-së me 9956 vota ose 33.82 për qind.

Malisheva shkon në balotazh mes Ekrem Kastratit nga Nisma Socialdemokrate me 7548 vota ose 34.08 për qind dhe Isni Kilaj i PDK-së me 6383 vota ose 28.82 për qind.

Juniku shkon në balotazh mes Agron Kuçit nga AAK-ja me 1419 vota ose 45.19 për qind dhe Ruzhdi Shehut të LDK-së me 1319 vota ose 42.01 për qind.

Mamusha shkon në balotazh me Abdulhadi Krasniqi nga Kosova Demokratik Turk Partisi me 1430 vota ose 48.92 për qind dhe Arif Butuqi nga Kosova Adalet Turk Partisi me 1080 vota ose 36.95 për qind.

Avokati i Thaçit: Kur do t’i vijë fundi kësaj çështjeje?

0

Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe, ka shprehur indinjatën e tij me pozicionin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe zvarritjen e procesit të nxjerrjes së dokumenteve.

Prokurorja e rastit gjatë ditës së sotme ka kërkuar që afati për përkthimin e plotë dhe redaktimin e dokumenteve të cilat janë nxjerrë në kuadër të materialeve të ecurisë së rastit të shtyhet deri më 31 janar të vitit 2022

“Është shokuese për mua pozicioni i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, dhe jam i sigurt që edhe ju zotëri gjykatës jeni mërzitur nga kjo”, ka thënë Koehe.

“Klientët tanë janë të burgosur që nga viti i kaluar. Kolegu avokat sapo tha që afati fillestar ishte maji. E kuptoj zoti gjykatës që e keni shtyrë. Çfarë ka ndodhur? Që nga konferenca e parë ne i kemi marrë 1 mijë e 732 dokumente teksa mbrëmë i kemi marrë mbi 200 dokumente”.

Koehe u shpreh i pakënaqur me kërkesën që ky afat të shtyhet për 31 janar, duke e quajtur qesharakae situatën ku klientit të tij i duhet që gjatë kësaj kohe të qëndrojë në burg.

“Jam dakord me [avokatin] Roberts. Kur do t’i vijë fundi kësaj çështjeje? Tani na kërkohet që afati të shtyhet deri më 31 janar”.

“Flitej që gjykimi do të fillonte në këtë vit, teksa tani dëgjojmë këtë kërkesë për shtyrje. Klienti im është në burg. Kjo është qesharake. Ata kanë vendosur që t’i ndalojnë këta burra”.

Osmani pritet nga Forcat e Armatosura të Portugalisë, i dekoron për misionin në Kosovë

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur nga Forcat e Armatosura të Portugalisë, në vendin prej nga forcat portugeze iu bashkëngjitën intervenimit të NATO-s në Kosovë, në vitin 1999.

Në këtë pritje, Osmani ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Ushtarake paqeruajtësit portugezë që morën pjesë në misionin në Kosovë nga viti 1999 e deri më 2017.

Në selinë e Ministrisë së Mbrojtjes, Osmani u takua me ministrin e Mbrojtjes, Joao Gomes Cravinho, shefin e Forcave të Armatosura të Portugalisë admiralin Silva Ribeiro, shefin e Forcave Detare admiralin Medes Calado, shefin e Ushtrisë gjeneralin Nunes da Fonseca dhe shefin e Forcave Ajrore gjeneralin Joaquim Borrego.

Sipas komunikatës nga Presidenca e Kosovës, Osmani ka falënderuar Portugalinë që më 1999 ishte pjesë e ndërhyrjes në Kosovë. Ushtria e këtij shteti ka qenë pjesë e misionit të KFOR-it në Kosovë me afro 6 mijë ushtarë. Sipas saj, Kosova ka nevojë sërish për ndihmën e shteteve mike si Portugalia.

“Nga pozita e komandantes supreme të Ushtrisë së Kosovës, ju them se ne kemi nevojë për ndihmën tuaj sërish. Kësaj here jo për të na shpëtuar jetën, por për të ndërtuar partneritet me ushtrinë tonë. Forca e Sigurisë së Kosovës është duke i zgjeruar kapacitetet e saj dhe është në proces të transformimit. Ushtarët tanë sapo janë kthyer nga misioni i parë paqësor bashkë me ushtrinë amerikane në Kuvajt. Kam besimin e plotë se ushtria jonë mund të përfitojë shumë nga përvoja e ushtrisë suaj. Përveç bashkëpunimit në fushën ushtarake, në një të ardhme të afërt forcat tona dua t`i shoh krahas forcave tuaja në NATO. Kjo aleancë është synim i yni dhe interes strategjik”, ka theksuar Osmani.

Në ditën e dytë të vizitës në Portugali, Osmani ka takuar edhe ministrin e Brendshëm, Eduardo Cabrita dhe pjesëtarë të forcave të rendit të këtij shteti, të cilët kanë shërbyer në Kosovë. Osmani ka kërkuar nga Portugalia shkëmbim të përvojave, në mënyrë që Policia e Kosovës të përfitojë nga ajo portugeze.

Hiqet detyrimi për vaksinim në Shqipëri: Studentët hyjnë në universitete pa dokumente, maska i vetmi kusht

0

Studentët po hyjnë në universitete edhe pa pasur certifikatë vaksinimi apo të tjera dokumente që vërtetojë që nuk janë të infektuar.

Dy javë nga nisja e vitit të ri akademik, mbajtja e maskës është i vetmi kusht që studentët të mund të ndjekin fizikisht procesin mësimor në auditorë.

Shumë zhurmë për asgjë, thonë studentët, mbi qëndrimet e institucioneve të shëndetësisë, apo politikës lidhur me detyrimin për të qenë të vaksinuar për të mundur të ndjekur procesin fizik mësimor në auditorë.

Mbajtja e maskës mbetet aktualisht i vetmi kusht që studentët të mund të hyjnë në ambientet e fakulteteve.

Kundërshtive të studentëve duket si u janë dorëzuar edhe rektorët e universiteteve. Në mbledhjen e fundit të zhvilluar të premten, Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha tha se pasja e një certifikate vaksinimi apo të tjera dokumenteve që konfirmojnë mosinfektimin nga Covid-19 nuk janë kusht detyrues për praninë fizike të studentëve në auditorë./A2 CNN

Kurti i kërkon ministrit të Arabisë Suadite që të lobojë për njohjen e Kosovës nga disa vende me shumicë myslimane

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ministrin e Çështjeve Fetare të Arabisë Saudite, Abdullatif Al-Sheikh.

Kurti e falënderoi ministrin Abdullah Al Sheikh për vizitën dhe për ndihmën e Arabisë Saudite për Kosovën.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se ai e vlerësoi sidomos angazhimin dhe përkrahjen me votë në të gjitha organizatat ndërkombëtare ku Kosova ka synuar anëtarësimin.

Duke folur për sukseset dhe progresin e Qeverisë, Kurti tha se stabiliteti institucional, menaxhimi i mirë i pandemisë COVID-19 dhe rritja ekonomike ka ndikuar në rritjen e besimit në institucione dhe të optimizmit për të ardhmen.

Ai shprehu gatishmërinë për vazhdimin e marrëdhënieve të mira mes dy shteteve dhe theksoi nevojën për investime. Si fusha ku Arabia Saudite do të mund të investonte përmendi bankat dhe financat, shëndetësinë, turizmin dhe tregtinë.

Si shtet me ndikim, kryeministri tha se do të mirëpriste lobimin e Arabisë Saudite për njohjen e Kosovës nga disa vende me shumicë myslimane.

Abdullah Al Sheikh e falënderoi Kurtin për mikpritjen dhe u shpreh i gëzuar për stabilitetin politik, të arriturat dhe paqen e prosperitetin që ka vërejtur në Kosovë.

Ai tha se Kosova dhe populli i saj gëzon përkrahje dhe simpati të madhe nga shteti dhe populli saudit. Mbështetja dhe bashkëpunimi nuk do të mungojë as në të ardhmen, tha ministri Abdullah Al Sheikh.

Duke folur për ekstremizmin fetar, ministri për Çështje fetare i Arabisë Saudite tha se keqpërdorimi i fesë për luftëra politike e klasore nga grupet terroriste i ka shkaktuar shumë vuajtje vendit të tij dhe shumë shteteve në botë

Ai theksoi domosdoshmërinë e çrrënjosjes së ekstremizmit fetar dhe promovimin e islamit të moderuar që ka në thelb harmoninë dhe mirëkuptimin mes njerëzve. Ministri saudit u shpreh i gëzuar që në Kosovë mbretëron paqja dhe toleranca fetare.

Rama: Bashkimi Kosovë-Shqipëri më i mundshëm jashtë BE-së sesa brenda saj

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se bashkimi me Kosovën ka më shumë mundësi të ndodhë nëse mbesin pa u anëtarësuar në Bashkimin Evropian sesa pasi të anëtarësohen.

Rama në një intervistë me të përditshmen gjermane “Merkur” thotë se konfliktet e mundshme në Ballkanin Perëndimor do të ndaleshin në rast të anëtarësimit në BE të shteteve që bëjnë pjesë në këtë rajon. Ai përmendi si shembull Irlandën.

“Tensionet e fundit në veri të Kosovës nuk krahasohen me tensionet e kohëve të mëparshme. Madje faktikisht sot kundërshtarët e dikurshëm duan të anëtarësohen të gjithë së bashku në BE. Konfliket ushtarake lindin kur shtetet janë të izoluara e jo kur janë në një bashkësi. Kujtoni zhvillimet pozitive që sollën marrëdhëniet franko-gjermane apo dhe rastin e Irlandës. Rreziku që BE-ja të importojë konflikt brenda shtëpisë është thuajse zero. Bashkimi me Kosovën? Lojëra të tilla mendore janë shumë më të mundshme jashtë BE-së sesa brenda saj”, deklaroi Rama.

Sipas Ramës, BE-ja ka nevojë për Ballkanin Perëndimor edhe për hir të sigurisë së saj, duke aluduar në ndikimin e mundshëm të Rusisë dhe Kinës.

Intervista e plotë

S’ka rivotim në Han të Elezit, Supremja refuzon sërish ankesën e Sumës

0

Gjykata Supreme për herë të dytë e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e kandidatit për kryetar të Hanit të Elezit, Refki Suma, rrjedhimisht në këtë komunë nuk do të ketë proces të rivotimit dhe Mehmet Ballazhi i PDK-së do të jetë kryetari i ri i komunës.

PZAP kishte vendosur që në këtë komunë procesi zgjedhor i 17 tetorit të shkonte në rivotim, duke aprovuar ankesën e kryetarit të kësaj komune, Refki Suma.

Ndërkohë kandidati i PDK-së për kryetar Mehmet Ballazhi, që pas rezultateve preeliminare kishte fituar zgjedhjet në këtë komunë pa balotazh, është ankuar në Supreme. Nga Supremja çështja i është kthyer PZAP-it në rivendosje, e cila për herën e dytë e refuzoi ankesën e Sumës. Ky i fundit shfrytëzoi edhe mundësinë e fundit për t’u ankuar në Supreme, e cila për herë të dytë ia hodhi poshtë ankesën për manipulime me vota në Han të Elezit.

Kësisoj, Ballazhi i PDK-së do të jetë në krye të Hanit të Elezit për katër vitet e ardhshme.

PDK-ja apeloi kundër vendimit të PZAP-së, që e dënoi këtë subjekt politik me 10 mijë euro gjobë për shkak të presioneve që kanë bërë te votuesit në Han të Elezit, por Supremja e hodhi poshtë edhe këtë ankesë dhe gjoba ka mbetur në fuqi.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort