Home Blog Page 3887

Anton Quni: Javën që vie vendoset kë do ta përkrahim në Prizren

0

Ish kandidati për kryetar të Prizrenit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Anton Quni, ka treguar se ende nuk kanë vendosur se kë do ta mbështesin për balotazh në këtë komunë.

Ai bëri të ditur se në javën që vie do të hapet si temë brenda kryesisë dhe do të finalizohet shumë shpejt qëndrimi i tyre.

“Me njërin kandidat kemi përvojë, është një periudhë kur kemi bashkëqeverisë mirë, dhe pastaj krijohet një situatë e re kur me një vendim të njëanshëm të zotit Haskuka, sipas tij me urdhër nga qendra fillon një periudhë e hidhur, një përvojë e hidhur. Dhe kemi kandidatin tjetër për të cilin nuk mund të jap vlerësim paraprak, se kam pa në situata sfiduese se si do e menaxhonte situatën.” u shpreh Quni si i ftuar në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës.

Ai tutje shpjegoi se ka mendime të ndryshme se kush duhet të mbështetet dhe së në bazë të vullnetit të shumicës do të vendoset. Gjithashtu nuk përjashtoi se mund të vendoset të mos përkrahet asnjëri kandidat.

“Është kapitalizu shumë nga Vetëvendosje kur ka pas afërsi Lidhja Demokratike e Kosovës me Partinë Demokratike të Kosovës, dhe natyrisht që kësaj radhe do të jemi shumë më të kujdesshëm. Por ende pa pas mundësi me i elaburuar detajet, të gjitha këto situata kanë me u marrë parasysh gjatë vendimmarrjes.”

Ish ministri i Mbrojtjes thotë se nuk janë të natyrës së hakmarrjes, por se për tu krijuar një koalicion i ardhshëm duhet të ndërtohet një besueshmëri.

“Theksova edhe më herët ishte një periudhë gati dy vjeçare kur ne kemi bashkëqeverisë mirë dhe ka pas rezultate të mira, posaçërisht nga ato fusha që kanë qenë të mbuluara nga kuadrot e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe është momenti që pikësisht nga kuadrot e LVV-së përshkak të ngjarjeve në qendër, shkëputjes së marrëdhënieve dhe partneritetit, menjëherë u reflektua në nivelin lokal.”

Ai tha se shpreson që kjo është mësim edhe për oponentët politikë, jo vetëm për LDK-në, që kur ndërtohet një partneritet duhet të jetë i qëndrueshëm.

Nga e hëna fillon realizimi i analizave biokimike dhe laboratorike në QMF-në e Zhurit

0

Përmes një shkrimi në facebook, përgjegjësi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Zhur, Afrim Ademaj, ka njoftuar se nga data 01.11.2021 në QMF-në e Zhurit fillon realizimi i analizave laboratorike dhe biokimike.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM
Të nderuar qytetarë të Zhurit , Vërmicës , Shkozës dhe Dobrushtit.

Ju njoftojmë se nga data: 01.11.2021, në QMF-në e Zhurit do të fillojmë shërbimim e ri Laboratorik , me të gjitha analizat laboratorike dhe biokimike.

Orari për analiza laboratorike është :

E Hënë prej orës: 7:00 – 9:30
E Mërkurë prej orës: 7:00 – 9:30

Gjenden mbetje mortore në bazën e KFOR-it në “Arbëri”

0
Foto: Ilustrim

Janë gjetur mbetje mortore në bazën e KFOR-it në Arbëri, të premten.

Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i KFOR-it, Antonio Minutella i cili ka thënë se mbetjet njerëzore janë gjetur gjatë punimeve të gërmimit për ndërtimin e një godine të re.

“Gjatë punimeve të gërmimit për ndërtimin e një godine të re, me sa duket u gjetën mbetje njerëzore. Për momentin nuk dihen detaje të tjera”, ka thënë Minutella.

Sipas tij, tashmë hetime janë duke vazhduar nga Policia Ushtarake e KFOR-it dhe Policia e Kosovës.

“Hetimet janë duke vazhduar dhe janë duke u zhvilluar nga Policia Ushtarake e KFOR-it dhe PK-ja. Të gjitha provat i janë dorëzuar PK-së e cila është duke e zhvilluar hetimin e rastit”, ka shtuar ai.

KOHA ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të mësuar për hetimet që është duke kryer dhe është në pritje të një përgjigjeje.

Kurti: Nëse vazhdojmë me këtë rritje ekonomike do t’i afrohemi Kroacisë

0

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ka quajtur orgurzeza paralajmërimet për rritje të çmimeve, duke thënë se këto kanë efekte negative dhe tha se kanë për qëllim ngjalljen e panikut.

Ai tha se rritja ekonomike në Kosovë ka ndodhur për shkak se qytetarët kanë shpresë dhe po shpenzojnë.

“Sot lajmi kryesor që i frikësohen të gjithë armiqtë e Kosovës është rritja ekonomike. A e dini çka do të thotë që nëse përgjatë viteve të kësaj dekade ne vazhdojmë me rritje nga 10 përqind, ne do t’i afrohemi Kroacisë. Nëse vazhdojmë me këtë rritje që është e pashembullt në Ballkan, ne i afrohemi vendit që së fundmi iu bashkua BE-së. Prandaj, është tejet e rëndësishme dhe asnjëherë mjaftueshëm e theksuar rritja ekonmike e Kosvës tani”.

Kurti në një konferencë për media pas miratimit të buxhetit për vitin 2022 ka thënë se kanë në plan t’i ndajnë 10 milionë euro për mbushje të rezervave të shtetit.

“Ju e mbani mend se ne i kemi gjetur të zbrazura rezervat shtetërore. Por, ne do t’i mbushim me prodhime vendore për t’iu dalë në ndihmë dhe kemi në plan t’i shpenzojmë 10 milionë euro për rezerva shtetërore. Duke i mbushur rezervat me grurin tonë të Kosovës që t’i përdorim ato sa herë ka lëkunudje të çmimit në bursë. Ata e kanë ditur që do të ikin, prandaj i kanë zbrazur. Ne e dimë që do të jemi shumë gjatë, prandaj jemi të interesuar që të kemi rezerva që të mos goditemi shpejt dhe rëndë”.

Qeveria shton 24 milionë euro për sigurimin e barnave esenciale

0

Qeveria e Kosovës këtë të premte ka bërë të ditur se me buxhetin e ri, 24 milionë euro shtesë do të ndahen për sigurimin e barnave esenciale.

Kështu bëri të ditur kryeministri i vendit, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të qeverisë ku u miratua buxheti për vitin 2022 në vlerë 2.74 miliardë euro.

Ndahen 10 milionë euro për blerjen e objekteve të ambasadave në vendet mike të Kosovës

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurit, ka bërë të ditur se qeveria që ai udhëheq në buxhetin e ri në vlerë 2.74 miliardë euro për vitin 2022 ka planifikuar që të blejë edhe objekte për ambasada në vendet mike të Kosovës.

“Për herë të parë kemi ndarë 10 milionë euro për blerjen e ambasadave në shtete aleate”, është shprehur Kurti në mbledhjen e qeverisë.

Kurti tha se nuk mund të thuhet tani se në cilin vend do të blihen këto objekte sepse në mënyrë automatike, sipas tij, do të rritej çmimi i tyre.

Kurti: Ky ishte vit i shpresës, kemi të arritura në sundim të ligjit dhe rritje ekonomike

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas miratimit të buxhetit në mbledhjen e Qeverisë për vitin 2022, ka thënë se ky vit ka qenë një vit me shumë shpresë dhe optizimizëm që ka rezultuar me të arritura sa i përket sundimit të ligjit dhe rritjes ekonomike.

Ai në një konferencë për media tha se sundimi i ligjit e ka në epiqendër luftimin e korrupsionit dhe për rrjedhojë Policia e Kosovës ka kryer 437 operacione, 746 bastistje dhe ka shkatërruar 31 grupe kriminale, njofton Klan Kosova.

Kurti po ashtu tha se do të ketë edhe rritje të ekonomisë në vend.

“Në anën tjetër, duke u bazuar në të dhënat e BQK-së, ekonomia sivjet do të rritet 9.9 për qind. Praktikisht për herë të parë do të kemi rritje dyshifrore për rritjen e bruto produktit vendor. Krahasuar me vitin e kaluar janë mbledhur më shumë tatime në periudhën janar-shtator për 34 përqind”.

Kurti tha se nëse dikush ka dilemë që viti 2020 ka qenë viti i pandemisë atëherë s’duhet krahausuar me të, por edhe nëse krahasohet më vitin 2019 kur s’kishte pandemi, ai tha se prapë ka më shumë rritje.

“Kemi ndërmarrë një varg masash për të arritur mundësinë e qytetarëve tonë, në veçanti të grave, për ta zvogëluar pabarazinë përmes shtesave për lehona dhe fëmijë dhe duke e bërë studimin në universitet falas”.

Për miratimin e buxhetit prej 2.7 miliardë eurosh, Kurti tha se ishte buxheti i parë i miratuar nga qeverisja e tij, i cili do të orientohet për përmbushjen e prioriteteve qeverisëse.

Të dielën ndryshon ora

0

Ditën e diel në mesnatë ndryshon ora. Ndërrimi i akrepave të orës me një orë pas do të ndodh natën mes të shtunës 30 dhe të dielës 31 tetor, kur akrepat do të zhvendosen nga ora 3:00 në 2:00.

Kalimi nga koha verore në atë diellore, që në fakt shënon ardhjen e periudhës së dimrit, do të sjellë si çdo vit avantazhe dhe disavantazhe.

Me orën dimërore, do të kemi më pak ditë dhe më shumë natë. Me ndryshimin e orës në realitet do të humbasim një orë dritë pasdite, të cilën do ta rikuperojmë në mëngjes, siç do ta vërejnë sidomos ata që zgjohen herët.

Ora dimërore do na shoqërojë deri në natën mes të shtunës 26 dhe të dielës 27 mars 2022, kur akrepat do të kthehen në orën verore.

Qeveria miraton Buxhetin 2022, mbi 100 milionë euro për Ushtrinë

0

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin e Buxhetit për vitin 2022 në vlerë prej 2 miliardë e 748 milionë euro, 8.7 për qind krahasuar me buxhetin e rishikuar të këtij viti, apo 220 milionë euro më shumë. Nga ky buxhet, për herë të parë, sipas kryeministrit Albin Kurti, do të ndahen mbi 100 milionë euro për Ushtrinë e Kosovës. Ai ka thënë se synimi është që brenda mandatit të rritet përqindja e ndarjes për Ushtrinë deri në 2 për qind të Bruto Produktit Vendor, siç kërkon standardi i NATO-s.

Kryeministri Kurti në fjalimin e tij në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se “këso buxheti s’ka pasur kurrë Kosova”.

Ai ka thënë se me këto mjete do të niset ndërtimi i 50 çerdheve në gjithë vendin, 45 milionë euro do të ndahen për të mbështetur lehonat dhe shtesat për fëmijë, s’do të ketë pensione nën 100 euro e do të ndahen 50 milionë euro për borxhet nga shpronësimet, e 40 milionë euro për Trepçën dhe Telekomin.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se objektivat janë ringjallja ekonomike, riorientimi i ekonomisë drejt prodhimit dhe përkrahja e punësimit.

MSH: Situata epidemiologjike mbetet e pasigurt, vaksinohuni

0

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë teksa ka bërë thirrje për vaksinim kundër COVID-19, ka thënë se situata epidemiologjike në vend mbetet e pasigurt pavarësisht se trendi i rasteve të reja vazhdon të jetë i ulët.

Në 7 ditët e fundit mesatarja është prej 15.42 rastesh në ditë. E njëjtë me javën e shkuar, sipas MSH-së.

“Vaksinimi është mënyra më e mirë për të ndihmuar në parandalimin e COVID-19, veçanërisht formave të rënda të sëmundjes dhe vdekjes. TË GJITHË duhet të vazhdojmë të zbatojmë masat parandaluese kundër COVID-19 dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë!” ka bërë thirrje MSH-ja, pas rënies së interesimit për vaksinim javëve të fundit.

Deri tash në Kosovë 723 mijë qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat, ndërsa 118 mijë janë në pritje të dozës së dytë. Numri total i dozave të administruara është 1.56 milionë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort