Home Blog Page 3883

Çmimi që do t’i kushtojë Kosovës për blerjen e objekteve të ambasadave nëpër vendet mike

0

Mendim Blakaj, i cili është vlerësues i licencuar për pasuri të paluajtshme, ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 10 milionë eurove për blerjen e objekteve të ambasadave nëpër vendet mike.Blakaj tha se faktorë për çmimin e objekteve në këtë rast janë lokacioni, sipërfaqja, zona ku ka për t’u vendosur, kushtet apo çdo kërkesë shtesë që mund ta ketë ambasada.

“Përderisa qeveria nuk i caktoi vendet se ku do të blihen pronat e paluajtshme, atëherë nëse do t’i blinte në Gjermani, në Zvicër, apo ShBA, pra në vendet ku bashkatdhetarët tanë janë më të koncentruar atëherë çmimet e tregut në atë zonë janë shumë më të larta se sa jemi mësuar ne në Kosovë”, është shprehur Blakaj në Klan Kosova.

Tutje, ai përmendi qytetin e Berlinit, zonë kjo ku tani gjendet Ambasada e Kosovës në Gjermani, ku tha se bazuar në indeksin e çmimeve të pronave të paluajtshme në këtë shtet, atëherë çmimet sillen prej 6 mijë deri në 8 mijë euro për metër katror.
“Nëse kushtet minimale për sipërfaqe të një ambasade do të ishin 200 metra katrorë, çmimi do të sillej prej 1.2 milionë deri në 1.5 milionë euro në qytetin e Berlinit”, është shprehur Blakaj.Shembull tjetër ishte edhe shteti i Zvicrës, përkatësisht zona ku ndodhet Ambasada e Kosovës në këtë shtet, ku tha se çmimet në zonën e Cyrihut sillen prej 10 mijë deri në 13 mijë franga.

“Në Zvicër çmimet sillen prej 10 mijë deri në 13 mijë frang në zonat ku tani gjendet Ambasada e Kosovës, atëherë në një sipërfaqe prej 200 metrave katrorë, çmimi do të sillej rreth 2 milionë franga”, ka thënë Blakaj.Kurse, çmime shumë më të ulëta kanë vendet e rajonit, ku në Shqipëri çmimet e zyrave apo ambienteve komerciale, sipas Blakajt sillen prej 1 mijë e 500 euro deri në 2 mijë euro.“Ndërsa, në Shqipëri, çmimet e zyrave apo ambienteve komerciale, çmimet sillen prej 1 mijë e 500 euro deri në 2 mijë euro për metër katrorë, ndërsa në Kroaci prej 3 mijë deri në 4 mijë euro për metër katrorë, por këtu duhet të kihen gjithmonë parasysh kërkesat e shtetit të Kosovës”, është shprehur Blakaj.

I akuzuari për vrasjen me tetë plumba në Istog thotë se kur ndodhi vrasja ka qenë tek nëna e tij për drekë

0

I akuzuari Kamber Bulleshkaj, në seancën e së premtes në Gjykatën Themelore në Pejë, ka dhënë mbrojtjen e tij, duke thënë se në kohën kur është vrarë viktima A.D, ai kishte qenë tek nëna e tij për darkë.Bulleshkaj akuzohet se në shtator të vitit 2018, e kishte privuar nga jeta me tetë predha, tani të ndjerin A.D dhe pastaj nga një urë trupin e tij e kishte gjuajtur në Lumin e Shushicës.Në këtë seancë, fillimisht u diskutua për aprovimin e ekspertizës për nxjerrjen e ekzaminimit të video-incizimit nga Agjencioni i Kosovës për Forenzikë, por që nga e njëjta ende nuk mund të dallohej lloji i veturës dhe shtëpia ku thuhet se ishte tek i akuzuari Bulleshkaj.
Tutje, në atë ekspertizë ishte formuar edhe raporti me shkrim, ku palët prezente nuk e kundërshtuan që të administrohet si provë.Më pas, i akuzuari Bulleshkaj deklaroi se tani të ndjerin e kishte shok dhe se më të njëjtin nuk kishte ndonjë mosmarrëveshje.‘’Ditën e arrestimit kam qenë në Prishtinë me punë, kam fol me policin hetues më ka thënë të vij tek shtëpia dhe nuk do hyjmë brenda pa qenë ti prezent”, tha i akuzuari.

Ai shtoi se kishte shkuar me autobus brenda dy orëve dhe kur arriti, bastisja vetëm se ishte kryer.“Më kanë prangos në koridor të shtëpisë time, aty Enisi (polici hetues) më tha se janë gjetë do sende, një leckë me gjak dhe një predhë me gjak’’, deklaroi i akuzuari Bulleshkaj.I pyetur nga prokurori Agron Galani se me cilin agjencion të udhëtimit ishte, i akuzuari deklaroi se nuk i kujtohet agjencioni i autobusëve me të cilin kishte shkuar.Ai është arrestuar më 13 dhjetor 2018, ndërsa tha se kur ka shkuar në shtëpi kishte qenë bastisja e dytë, sepse edhe një herë ishte hyrë policia.Sipas tij, për herë të parë policia kishte bastisur shtëpinë e të akuzuarit më 15 shtator 2018, pasi që sipas dyshimeve ai kishte qenë njëri prej shokëve të afërt të të ndjerit.Po ashtu edhe se motra e tij kishte parë të parkuar në natën kritike veturën e të ndjerit tek shtëpia e të akuzuarit.Por, nga deklarimet e të akuzuarit në bastisjen e 15 shtatorit, ai nuk kishte nënshkruar ndonjë procesverbal nga policia për bastisjen e asaj dite.Prokurori Galani e pyeti se në telefonin e të akuzuarit kishin rezultuar disa thirrje me nënën e tij dhe i tha se përse kishte kaq shumë thirrje brenda pak orëve.I akuzuari deklaroi t’i ketë thënë nënës së tij që përgjatë kohës sa nuk është në shtëpi t’i pastrojë shtëpinë dhe ta bëjë gati atë për lyerje të mureve.
Ndërkaq për lyerjen e mureve, i akuzuari tha se muret i ka lyer në muajin tetor të 2018-ës, e atë të llojit fasadë, për shkak se atë kohë vjeshte kanë zakon të lyejnë shtëpitë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Më pas të akuzuarit iu prezantuan disa nga fotot e të ndjerit me armë në dorë, të cilën fotografi shihet qartë se ishte po e njëjta shtëpi dhe mobile të njëjta si tek shtëpia e të pandehurit.Për këtë, i akuzuari Bulleshkaj mohoi t’i ketë bërë ndonjëherë ato fotografi të ndjerit A.D, dhe se deklaroi se mobilet përngjajnë me ngjyrën e mobilieve të shtëpisë së tij.Ndërkaq ai deklaroi se kishin qenë të shpeshta kohërat kur tani i ndjeri A.D, kishte lënë armë të ndryshme tek shtëpia e të akuzuarit Bulleshkaj, për t’iu ikur përgjegjësive penale, ndërsa i akuzuari nuk e kishte penguar për një gjë të tillë.Tutje, i autorizuari i palës së dëmtuar avokati Gëzim Kollqaku, përmes disa fotografive të shtëpisë së të akuzuarit, pyet pse ato gjëra janë djeg në vitin 2020 kanapeja me gjërat tjera në shtëpi.

Lidhur me këtë, i akuzuari Bulleshkaj deklaroi se i kanë thënë se ato janë mykur dhe kalbur se ka rrjedh shiu dhe pasi janë prish i kanë hekë i kanë kallë.Ndërsa, kur u pyet nëse e di se çfarë kanë kallë tjetër, i akuzuari thotë se atë kohë ka qenë në paraburgim dhe nuk e di saktësisht se çfarë është kallë.

Më pas ai u përball edhe me disa nga mesazhet në “Viber” me kushëririn e tij Armend Bulleshkaj, ku ishte folur që toka e të akuzuarit Kamber të shitej.Tutje pas agjendës së ngarkuar të kryetares së trupit gjykues Nushe Kuka Mekaj dhe prokurorit Agron Galani, seanca me vazhdimin e mbrojtjes nga i akuzuari Bulleshkaj u shty për 11 nëntor 2021.Sipas aktakuzës së ngritur më 10 tetor 2019, Kamber Bulleshkaj akuzohet se më 12 shtator 2018, rreth orës 20:25 deri më 21:15, në shtëpinë e tij në fshatin Istog i Poshtëm, pikërisht në sallonin e shtëpisë së tij, për shkak të mosmarrëveshjeve të atëçastshme, në mes të pandehurit dhe tani të ndjerit A.D, me dashje e ka privuar nga jeta këtë të fundit.

Sipas aktakuzës, A.D kishte shkuar me veturën e tipit “BMW 120”, në shtëpinë e të pandehurit, me qëllim që nga i njëjti të kërkonte një armë automatike-kallashnikov, e cila synohej të përdorej në një gazmend familjar dhe që me të, të festonin në fejesën e kushëririt të tyre.Në aktakuzë thuhet se pasi tani i ndjeri shkon në shtëpinë e të pandehurit, pas mosmarrëveshjeve mes tyre, i pandehuri nga arma automatike e llojit të panjohur, shtie disa herë në drejtim të tani të ndjerit, duke e goditur me tetë predha në pjesë të ndryshme të trupit, ku si pasojë e plagëve vdes në vendin e ngjarjes.

Sipas aktakuzës, më pas i akuzuari me veturën e tani të ndjerit, e merr trupin e tij e dërgon tek Lumi i Shushicës, ku e hedhë atë nga ura, e pastaj me veturë vazhdon në drejtim të Mitrovicës, ku në lagjen “Bair”, e braktisë veturën, derisa kufoma të gjendet rreth orës 15:05, në vendin e lartcekur.Me këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale të vrasjes, nga neni 178 i KPRK-së, i cili parasheh dënimin me jo më pak se pesë vjet burgim.

Ngjarjet kryesore të planifikuara për sot në Prizren

0

Ngjarjet kryesore të planifikuaraFillon rinumërimi i 292 vendvotimeve të cilat u takojnë Zgjedhjeve Lokale për Kuvende Komunale të cilat u mbajtën më 17 tetor. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ora 10:00)Bëhet përurimi i projektit “PUMPTRACK”, të realizuar nga Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizren.

(Hapësirat e Qendrës Sportive në Prizren, ora 10:00)Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit JETA/VITA në mbështetje të Fondacionit Jahjaga dhe në bashkëpunim me Agjencinë për Barazi Gjinore, përmbyllin aktivitetet e shënimit të muajit të kancerit të gjirit, përmes një instalacioni në objektin e Qeverisë. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 11:00)

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me kryetarin e Komunës së Prizrenit, njëherësh kandidat për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, do të realizojnë vizita të ndryshme në këtë komunë.Agjendën e aktiviteteve:
16:00 – Tubim në fshatin Piranë (në oborrin e shkollës fillore “Dy Dëshmorët”)
17:00 – Tubim me gra (në platon e Kino Evropës)18:00 – Tubim në Lagjen e Trimave (Tusus – në oborrin e shkollës fillore “Fadil Hisari”)19:00 – Tubim në lagjen Arbanë (Terreni sportiv në shkollën fillore “Ibrahim Fehmiu”)20:00 – Festivali Ndërkombëtar Zgjimi me Art (Hamami Gazi Mehmet Pasha)

Shefi i BE-së në Kosovë: Vettingu të jetë mjeti i fundit për të përmirësuar drejtësinë

0

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë Tomas Szunyog thotë se vërtet Kosova ka problem të theksuara në sistemin e drejtësisë por sipas tip procesi i vettingut do të ishte hapi i fundit për të përmirësuar këtë sistem.Szunyog në RTV Dukagjini thotë se vetting duhet të jetë masë e jashtëzakonshme.“Kosova ka mjete të mira për të matur integritetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe ka mjete për të matur punën e tyre.

Ne nuk e shohim vettingun si diçka që duhet të jetë gjëja e parë për të përmirësuar sistemin e drejtësisë. Vettingu është mjeti i fundit. Pra nëse asgjë nuk funksionon duhet të vijë në pyetje vettingu”, deklaroi ai.
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë thotë se ka ende mjete që nuk janë përdorur për të përmirësuar sistemin e drejtësisë.

“Ne kemi analizuar koncept-dokumentin për vettinguun dhe nuk i kemi të qarta disa koncepte. Kuvendi e qeveria mund ta miratojnë vettingun, por ne mbështesim vetëm proceset që ne ndihemi rehat”.Szunyog thotë se para se qeveria të hedh hapin e radhës për vettingun të konsultohet më shumë me partnerët ndërkombëtarë.

Ai thotë se vettingu merr shumë kohë që të jetësohet dhe kërkon shumë mjete financiare.“Në Shqipëri vettingu ka marrë pesë vjet dhe ende nuk ka përfunduar. Unë nuk kam besim se vetting në Kosovë do të përmirësonte sistemin e drejtësisë”, tha ndër të tjera Szunyog.

720 mijë e 378 kosovarë të vaksinuar me të dyja dozat

0

720 mijë e 378 kosovarë të vaksinuar me të dyja dozat.Këtë e ka konfirmuar tashmë edhe Ministria e Shëndetësisë përmes postimeve tashmë të zakonshme sa i përket rasteve të reja, raste këto që në 24 orët e fundit shënuan 28 sosh të reja.

Përgjatë kësaj kohe, u vaksinuan 4707 qytetarë, duke e dërguar në 1 milion e 558 mijë e 528 =, numrin e vaksinave të administruara në total.
Vetëm dozën e parë ndërkaq, e kanë pranur 838 mijë e 150 persona.

Parashikimi i motit për sot dhe katër ditët e ardhshme

0

Në fundjavë mbetet mot kryesisht me diell, e orëve të mëngjesit ftohtë e me ngrica dhe mjegull në ultësira. Javën e ardhshme mot i ndryshueshëm me mundësi edhe për reshje shiu.

30.10 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ftohtë, e në vise të ulëta me kushte për mjegull apo mjegullinë.

31.10 – Pas mëngjesit të ftohtë, me mjegull përgjatë ultësirave, ditën kryesisht me diell.

1.11 – Në mëngjes ftohtë, me mjegull përgjatë ultësirave. Paradite kryesisht me diell, e gjatë ditës vransirat do të shtohen, e në mbrëmje më vonë me mundësi edhe për reshje lokale shiu.

2.11 – Në mëngjes vranët dhe me shi. Pasdite më butë e me erë, vransirat shpërndahen e priten edhe kthjellime.

3.11 – Kryesisht me vransira, e vonë në mbrëmje priten reshje lokale shiu.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet -2C e 0C, e të martën shënojnë rritje deri në 5C, ndërsa maksimalet luhaten ndërmjet 14C e 16C, me një rritje ditën e martë deri në 18C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugu e juglindja 2-8m/s, të martën me hove edhe deri në 16m/s.

Shtypja atmosferike gradualisht në rënie, edhe nën vlera normale ditën e martë.

Lirimi i përkohshëm i Thaçit, Policia e Kosovës i kthen përgjigje Gjykatës Speciale

0

Mbrojtja e Hashim Thaçit, avokati Gregory W. Kehoe ka kërkuar udhëzime nga gjyqtari i procedurës paraprake Nicolas Guillou, lidhur me hapat që duhet ndjekur rreth kërkesës për lirim të përkohshëm të Thaçit dhe të tjerëve.

Në konferencën mbi ecurinë e çështjes ndaj Thaçit dhe të tjerëve, avokati Kehoe ka thënë se duket që ka ende shumë kohë deri në fillimin e gjykimit, andaj ka kërkuar udhëzime se cilat rrugë duhet ndjekur për të proceduar çështjen e lirimit me kusht.

Ai ka theksuar se tashmë ka një përgjigje nga Policia e Kosovës e cila është në proces të përkthimit.

“Do të doja t’u kërkoja juve se çfarë rruge duhet të ndjekim ne sa i takon kërkimit të lirimit të përkohshëm. Kemi një përgjigje nga policia që është në proces përkthimi, kemi një proces të tillë që ju e dini deri në çfarë pike ka shkuar, kështu që duam të kërkojmë mendimin tuaj se çfarë rruge të ndjekim ne për të kërkuar për lirimin e përkohshëm të tyre sepse duket që ka goxha kohë derisa të fillojë procesi i gjykimit”, ka thënë mbrojtja e Thaçit, shkruan KP.

Por, gjyqtari Guillou ka thënë se një çështje të tillë ai mund ta parashtrojmë me shkrim meqë konferenca e sotme nuk e ka në rend dite një diskutim të tillë.

Arben Vitia konfirmon moskthimin në ministri

0

Kandidati për kryetar komunë të Prishtinës Arben Vitia nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, e bëri të qartë se nuk do të rikthehet në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, pavarësisht rezultatit të 14 nëntorit.

Këtë e bëri me dije për herë të parë në emisionin Rubikon me Adriatik Kelmendin, në mbrëmjen e së enjtes.

Derisa këtë përgjigje e dha vetëm pas 28 dite prej largimit të tij nga i pari i shëndetësisë.

Aktualisht Ministria e Shëndetësisë udhëhiqet me ushtruesen e detyrës, ministren Dafina Gexha, të cilës Vitia ia dorëzoi detyrën me një tetor të këtij viti.

Në Gjimnazin “Loyola” shpërndahen diplomat e gjuhës gjermane-DSD 1

0

Në një ceremoni zyrtare, sot në Gjimnazin “Loyola” është bërë shpërndarja e diplomave të gjuhës gjermane DSD 1 për nxënësit e kësaj shkolle.

Drejtori ekzekutiv i ALG “Loyola-Gymnasium”, z. Elias Koller i ka përgëzuar nxënësit për rezultatin e arritur, duke nënvizuar edhe punën me përkushtim të mësimdhënësve të kësaj shkolle për të arritur rezultate sa më të larta.

Ceremonia u zhvillua në prani të një përfaqësuesi nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ndërkaq edhe nxënësit u shprehën të lumtur për dijet e arritura dhe mundësitë që ofron kjo shkollë në përgatitjen e tyre për të ardhmen.

Kurti s’e di kur do të takohet me Vuçiqin

0

Datë për takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, nuk ka kryeministri Albin Kurti.

Kreu i Qeverisë ka thënë se aranzhimi i këtij takimi varet nga ndërmjetësuesit e dialogut, Josep Borrell e Miroslav Lajçak.

Por, Kurti ka dhënë një datë të përafërt për vazhdimin e bisedimeve në nivel të përfaqësuesve të të dyja shteteve.

E një nga temat që do të diskutohet në takimet në Bruksel, sipas Kurtit, do të jetë edhe ajo e boksierëve kosovarë. Shkaku i ndalimit të hyrjes në Serbi, atyre iu pamundësua pjesëmarrja në Kampionatin Botëror të Boksit.

“Me bllokimin që ua bëri boksierëve tanë Serbia në kufi e shpërfaqi edhe njëherë fytyrën dhe thelbin e saj si shtet, për ata të cilët kanë pasur dilema. Natyrisht që të gjitha këto çështje adresohen edhe në Bruksel. Këto do të adresohen edhe para se të ketë takim në Bruksel, sepse ne jemi vazhdimisht në komunikim me ta, përmes letrave që ua dërgojmë dhe takimi do të mund të ndodhte diku në gjysmën e dytë të nëntorit, sa u përket përfaqësuesve të dy shteteve tona”, ka thënë Kurti.

Kurti u është përgjigjur kritikave të opozitës, se me vendimet e marra ditëve të fundit, është duke bërë fushatë.

“Ne këto vendime që i marrim, i marrim duke u bazuar në përgatitjet për vendimet, jo në agjendat politike qofshin ato elektorale ose të tjera. Gjithçka që bëjmë do të qëllojë pas ndonjë date e para ndonjë date tjetër. Por ky nuk është preokupimi ynë. Ne qeverisim për ditë, drejt e mirë dhe fare nuk ndikohemi prej zhvillimeve të jashtme, por prej përgatitjeve dhe vlerësimeve të brendshme”, ka deklaruar ai.

E derisa ka thënë se janë në përgatitje të Ligjit, kreu i ekzekutivit ka kritikuar qeverisjet e kaluara për rritjet e bëra të pagave, duke thënë se ato nuk janë bërë në mënyrën e duhur.

“Qeveritë e mëhershme i kanë rritur pagat me premtime elektorale që mandej i kanë përmbushur pjesërisht ose aspak. Pra, me premtime elektorale janë përpjekur t’i rrisin pagat, mirëpo ekonomia nuk funksionon asisoj mund të funksionojnë dëshirat për pushtet, mirëpo ekonomia nuk funksionon me rritje pagash, siç është bërë në të kaluarën. Me neve, në muajt dhe viteve në vijim rritja e pagave do ta ndjekë rritjen e produktivitetit brenda rritjes ekonomike”, ka thënë tutje Kurti.

Të gjitha këto, Kurti i bëri të ditura në një konferencë të përbashkët për media me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci.

Që të dy renditën punët që, sipas tyre, kanë bërë në favor të fermerëve, derisa shtuan se kanë adresuar rreth 40 milionë euro obligime ndaj tyre në kategorinë e subvencioneve.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort