Home Blog Page 3881

Buxheti për vitin 2022, zëdhënësi i Qeverisë Kurti tregon se si do të bëhet ndarja e 2.75 miliardë eurove

0

Qeveria e Kosovës të premten ka miratuar Projektligjin e Buxhetit për vitin 2022.Projektligji për Buxhetin e vitit 2020 është 2.75 miliardë euro. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se si do të bëhet shpërndarja e buxhetit.

Kryeziu thotë se 45 milionë euro do të jenë shtesa për lehona, e po ashtu do të ndërtohen edhe 50 çerdhe.

“2000 bursa për studentët më të mirë. 35 Milionë, shtesa për skemat pensionale. 24 Milionë për barna esenciale. 2 Milionë për Luginën e Preshevës. 50 Milionë, shlyerje borxheve. 70 Milionë, mbështetje për bujqit. 10 Milionë, blerje e ambasadave. 40 Milionë për prodhuesit vendor. 20 Milionë, skema e garantuar për punësimin e të rinjve”, thotë ai.Kryeziu shton tutje se 40 milionë euro do të jenë për ndërmarrjet publike, 10 milionë do të jenë për paisje moderne për zjarrfikësit dhe policinë.Gjithashtu, zëdhënësi i Qeverisë thekson se 100 milionë do të jenë për ushtrinë.

Parlamenti Evropian: Vendet e rajonit duhet t’i hapin dosjet e shërbimeve sekrete jugosllave

0

Komiteti i Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian (PE) ka miratuar një raport për luftën kundër krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor, ku thuhet se vendet e rajonit duhet të hapin dosjet e shërbimeve sekrete jugosllave sa më shpejt që të jetë e mundur për të çrrënjosur politikën dhe lidhjet administrative me krimin e organizuar.

Komiteti vëren në një raport të lëshuar të martën se lidhjet midis krimit të organizuar, politikës dhe biznesit ekzistonin përpara shpërbërjes së Jugosllavisë dhe kanë vazhduar që nga vitet 1990.“Komiteti… përsërit thirrjen e tij, në lidhje me këtë, për të hapur arkivat e ish-Jugosllavisë, dhe në veçanti për të siguruar qasje në dosjet e ish-Shërbimit Sekret Jugosllav UDBA dhe Shërbimit Sekret të Ushtrisë Popullore Jugosllave – KOS, dhe t’i kthejë dosjet në qeveritë përkatëse”, thuhet në dokument, siç raporton Zëri i Amerikës.

Sipas Raportit, Komiteti thekson rëndësinë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të inteligjencës me partnerët ndërkombëtarë si Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe organizatat ndërkombëtare si Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe UNODC.Komiteti u bëri thirrje qeverive të Ballkanit Perëndimor që të punojnë kryesisht në shkatërrimin e organizatave kriminale në vend që të fokusohen në rastet individuale.

Dokumenti thekson se krimi i organizuar dhe korrupsioni dëmtojnë kryesisht qytetarët e Ballkanit Perëndimor, pasi minojnë të drejtën e tyre për siguri dhe kohezion social, si dhe besimin e tyre në sistemin demokratik, duke krijuar pengesa për reformat demokratike dhe duke komplikuar procesin e anëtarësimit.Lexo edhe: Banda e italianëve kreu grabitjen më të madhe në Britani, njëri prej tyre dyshohet se fshihet në Serbi.Ai thekson gjithashtu se privimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor nga perspektiva evropiane përkeqëson, jo përmirëson situatën në lidhje me krimin e organizuar dhe thekson se vetëm duke inkurajuar procesin e integrimit në BE, situata mund të përmirësohet.

Raporti thekson, ndër të tjera, se sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë fusha ku vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të tregojnë përparim më të madh në rrugën e tyre drejt BE-së.Duke vënë në dukje se mungesa e mundësive të punësimit, korrupsioni, kapja e shtetit, pabarazia dhe procesi i ngadalshëm i anëtarësimit në BE janë disa nga arsyet e cenueshmërisë së rajonit ndaj krimit të organizuar, Komiteti u bëri thirrje autoriteteve rajonale dhe partnerëve të tyre ndërkombëtarë që të intensifikojnë përpjekjet e tyre për të adresuar këto sfidat.Komiteti i Punëve të Jashtme i PE shpreh keqardhje për mungesën e pavarësisë së gjyqësorit në Ballkanin Perëndimor dhe inkurajon miratimin e një qasjeje strategjike për trajtimin e sfidave të krimit të organizuar.Sipas dokumentit, Komiteti u bëri thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor të synojnë organizatat kriminale, jo rastet individuale, dhe shtoi se ai inkurajon autoritetet të forcojnë mbrojtjen e informatorëve dhe sinjalizuesve, në mënyrë që të rritet kapaciteti për të shkatërruar të organizuar grupet kriminale.Komiteti vë në dukje se Ballkani Perëndimor është një rajon i rëndësishëm tranzit për trafikun e drogës, por edhe se numri i operacioneve kundër trafikut të drogës është rritur.

Ky është 26-vjeçari që u ther për vdekje në Mitrovicë

0

Gazeta Online “Reporteri.net” pak më parë raportoi për një vrasje që ndodhi pas mesnate në rrugën “Artim Jashari” të Mitrovicës, ku një person është therur për vdekje nga dy të dyshuar.

Gazeta Online “Reporteri.net”, ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë detaje shtesë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti, ka treguar se personi që ka mbetur i vrarë është 26-vjeçar me inicialet A.M.

Reporteri.net mëson së bëhet fjalë për 26-vjeçarin Albert Muja.

Policia ka njoftuar se ngjarja dyshohet se ndodhi pas një zënke që kishin mes vete viktima dhe dy të dyshuarit. Gjatë përleshjes dyshohet se viktima është sulmuar me thikë nga dy të dyshuarit dhe nga plagët e marra ka humbur jetën në QKUK.

Lexo edhe: Rezultatet përfundimtare në Podujevë, LDK-ja 18 vota më shumë se VV-ja
Trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. /Reporteri.net/.

KQZ: Rinumërimi i 292 vendvotimeve mund të marrë disa ditë kohë

0

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur rinumërimi i 292 vendvotimeve që u takojnë zgjedhjeve lokale për kuvende komunale që u mbajtën më 17 tetor.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka deklaruar se ky rinumërim do të marrë disa ditë kohë por se i hap rrugë shpalljes së rezultateve përfundimtare, njofton Klankosova.tv.

“Ju njoftoj se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar procesi për rinumërimin e rreth 300 vendvotimeve që u takojnë zgjedhjeve lokale për kuvende komunale të cilat u mbajtën më 17 tetor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për rinumërimin e këtyre vendvotimeve pasi ka mospërputhje të votave të subjekteve politike me ato të kandidatëve”.

Lexo edhe: Kurti: Kujtimi për Burbuqe Berishën do të mbetet i paharruar sikurse edhe trashëgimia e saj
“Në disa raste subjektet politike kanë marrë vota por jo edhe kandidatët dhe anasjelltas. Rinumërimi i këtyre vendvotimeve mund të marrë kohë disa ditë dhe pas përfundimit të tyre nëse nuk do të ketë rinumërim tjetër KQZ-ja do të mund të shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për kuvende komunale” deklaroi Elezi.

Politikanët e Luginës së Preshevës: Faleminderit Kosovë për ndarjen e dy milionë eurove

0

Qeveria e Kosovës ka miratuar të premten buxhetin për vitin 2022, ndërsa në kuadër të këtij buxheti ka ndarë dy milionë euro për Luginën e Preshevës.

Ky vendim i Qeverisë së Kosovës është mirëpritur nga politikanët politikë në Luginë.

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani e ka quajtur lajm të mirë ndarjen e 2 milionë eurove për Luginën.

“Lajm shumë i mirë njoftimi i Kryeministrit i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, për buxhetimin prej 2 milion euro për Luginën e Preshevës. Kjo mbështetje merr vlerë të shtuar nga fakti se Lugina e Preshevës bëhet pjesë përbërëse e buxhetit të Republikës së Kosovës”, shkruan ajo në Twitter.

Rrahje masive në Gjakovë: Dy grupe “qërojnë hesapet” me grushte, disa bëhen për spital

0

Një rrahje masive ka ndodhur dje në qytetin e Gjakovës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rrahja ka ndodhur mes dy grupeve, shkruan lajmi.net.

Atje bëhet e ditur se katër të dyshuar meshkuj kosovarë i kanë sulmuar fizikisht tre viktima meshkuj kosovarë të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor.

Janë arrestuar dy prej të dyshuarve të cilët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje teksa rasti është duke u hetuar.

Dyshohet se në një bankë në Suharekë u deponuan mbi 10 mijë franga të falsifikuara

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një bankë në Suharekë dyshohet se janë deponuar 10 mijë e 200 franga zvicerane të falsifikuara.

Rasti ka ndodhur më 29 tetor, rreth orës 14:00.

“Ankuesi mashkull kosovar – zyrtar i një filiali bankar ka raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar, punëtor i një këmbimoreje, ka deponuar (dhjetë mijë e dyqind) 10200 franga zvicerane (51×200 kartë monedha) të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhet në njoftimin e Policisë./FrontOnline

Kërkonin lëmoshë me fëmijët e tyre, arrestohen gjashtë gra në tri komuna

0
Foto: Ilustrim

Gjashtë gra lëmosh kërkuese janë arrestuar nga Policia e Kosovës në 24 orët e fundit.
Të njëjtat janë intervistuar në prani të prokurorit, e më pas janë liruar.

Arrestimet kanë ndodhur dy në Prishtinë, tri në Ferizaj e një në Prizren.
Më poshtë keni detajet e plota në lidhje me këtë aksion të policisë:
Prishtinë (NN) 29.10.2021 – 10:10. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta është hasur duke kërkuar lëmosh me fëmijën e saj.

E njëjta pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Adrian Krasniqi, Prishtinë (NN) 29.10.2021 – 12:35. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta është hasur duke kërkuar lëmosh me fëmijën e saj.  E njëjta pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Vëllëzërit Gërvalla, Ferizaj (NN) 29.10.2021 – 17:00. Është shoqëruar për intervistim e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë pasi që e njëjta është hasur duke kërkuar lëmosh me fëmijën e saj. E njëjta është intervistuar dhe me vendim të prokurorit  është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Tahir Sinani, Ferizaj (NN) 28.10.2021 – 16:30. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë, pasi që e njëjta është hasur duke kërkuar lëmosh me fëmijën e saj.  E njëjta është intervistuar dhe me vendim të prokurorit  është liruar në procedurë të rregullt.
Sheshi Dëshmorët e Kombit, Ferizaj (NN) 28.10.2021 – 15:00.

Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë, pasi që e njëjta është hasur duke kërkuar lëmosh me fëmijën e saj.  E njëjta është intervistuar dhe me vendim të prokurorit  është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Ekrem Rexha, Prizren 28.10.2021 – 18:45. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë, pasi që e njëjta është hasur duke kërkuar lëmosh me fëmijën e saj. E njëjta është intervistuar dhe me vendim të prokurorit  është liruar në procedurë të rregullt

Edhe duhani do të shtrenjtohet

0

Paketat e cigareve, por edhe të gjithë nënproduktet e tjera të duhanit, do të shënojnë rritje të akcizës në pesë vitet e ardhshme, teksa në listën e taksimit është përfshirë tashmë edhe shisha apo nargjileja. Në 5 vjet, akciza do të rritet gjithsej me 5 lekë në vit/paketë, ose 25 lekë për të gjithë periudhën.

Paketa fiskale e vitit 2022 parashikon ndër të tjera disa ndryshime në ligjin ”Për akcizën” dhe konkretisht sa u takon produkteve të duhanit do të ndjekë politikën e viteve të fundit, ku nga 2018 e në vazhdim ka pasur rritje çdo vit. Relacioni që shoqëron draftin nënvizon se niveli aktual i akcizës së cigareve prej 6500 lekë/1000 copë, është larg nivelit minimal të parashikuar në Direktivë dhe pikërisht arritje drejt këtij niveli.

“Për këtë qëllim dhe me synimin për t’iu afruar gradualisht nivelit të Direktivës, nëpërmjet këtij projektligji është parashikuar rritja e nivelit të akcizës në 5 vitet e ardhshme me 5 lekë për paketë sipas këtij kalendari i cili shprehet në fije jo paketë:

– 6750 lekë/1000 fije duke filluar nga 1 janari 2022;

-7000 lekë/1000 fije duke filluar nga 1 janari 2023;

-7250 lekë/1000 fije duke filluar nga 1 janari 2024;

-7500 lekë/1000 fije duke filluar nga 1 janari 2025;

-7750 lekë/1000 fije duke filluar nga 1 janari 2026.

Nga rritja e akcizës në grupin e duhaneve, parashikohet efekt vjetor në rritjen e të ardhurave nga akciza rreth 750 milionë lekë më shumë” thuhet në relacion.

Lexo edhe: Në 28 nëntor hapet kantieri i aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës
I njëjti shton se përfshirja e kategorisë shisha apo nargjile vjen dhe arsyeja për këtë është se në tregun vendas po tregtohet gjerësisht ky produkt me një trend në rritje të bareve dhe klubeve që ofrojnë këtë lloj produkti. Financat vlerësojnë se një sasi tepër e vogël është riregjistruar, pajisur me pullat përkatëse të akcizës dhe rrjedhimisht zhdoganua.

“Është shtuar një kategori e re T403 “Shisha, nargjile” me kod 240311 dhe nivel akcize 6750 lekë/kg, nga 1 janari 2022 duke u rritur më pas për 4 vitet në vijim me 500 lekë/kg, si dhe në kategorinë T401 “Nikotinë lëng” është propozuar të shtohet nënndarja me përshkrim “Qeska Nikotine – Duhan i prodhuar dhe produkte nikotine me aplikim oral pa djegie”, me nivel akcizë 6750 lekë/kg, duke u rritur më pas për 4 vitet në vijim me 500 lekë/kg.

Nëpërmjet këtij ndryshimi synohet të kemi një taksim të drejtë me akcizë për produktin nargjile, i cili pas përpunimit të tij, ka në përmbajtjen e produktit 10 apo 15% “duhan”, por që aktualisht taksohet sikur e gjithë përbërja të ishte prej duhani. Ky propozim vjen i bazuar me frymën e ligjit 61/2012, që akciza paguhet vetëm për sasinë e produktit të akcizës (për shembull Birra, pijet alkoolike bazuar në % e alkoolit, duhani me ngrohje bazuar në sasinë e duhanit në produkt), si edhe për mbrojtjen e të ardhurave nga erozioni i mundshëm i konsumit drejt produkteve të reja” saktëson relacioni./monitor

Çmimi që do t’i kushtojë Kosovës për blerjen e objekteve të ambasadave nëpër vendet mike

0

Mendim Blakaj, i cili është vlerësues i licencuar për pasuri të paluajtshme, ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 10 milionë eurove për blerjen e objekteve të ambasadave nëpër vendet mike.Blakaj tha se faktorë për çmimin e objekteve në këtë rast janë lokacioni, sipërfaqja, zona ku ka për t’u vendosur, kushtet apo çdo kërkesë shtesë që mund ta ketë ambasada.

“Përderisa qeveria nuk i caktoi vendet se ku do të blihen pronat e paluajtshme, atëherë nëse do t’i blinte në Gjermani, në Zvicër, apo ShBA, pra në vendet ku bashkatdhetarët tanë janë më të koncentruar atëherë çmimet e tregut në atë zonë janë shumë më të larta se sa jemi mësuar ne në Kosovë”, është shprehur Blakaj në Klan Kosova.

Tutje, ai përmendi qytetin e Berlinit, zonë kjo ku tani gjendet Ambasada e Kosovës në Gjermani, ku tha se bazuar në indeksin e çmimeve të pronave të paluajtshme në këtë shtet, atëherë çmimet sillen prej 6 mijë deri në 8 mijë euro për metër katror.
“Nëse kushtet minimale për sipërfaqe të një ambasade do të ishin 200 metra katrorë, çmimi do të sillej prej 1.2 milionë deri në 1.5 milionë euro në qytetin e Berlinit”, është shprehur Blakaj.Shembull tjetër ishte edhe shteti i Zvicrës, përkatësisht zona ku ndodhet Ambasada e Kosovës në këtë shtet, ku tha se çmimet në zonën e Cyrihut sillen prej 10 mijë deri në 13 mijë franga.

“Në Zvicër çmimet sillen prej 10 mijë deri në 13 mijë frang në zonat ku tani gjendet Ambasada e Kosovës, atëherë në një sipërfaqe prej 200 metrave katrorë, çmimi do të sillej rreth 2 milionë franga”, ka thënë Blakaj.Kurse, çmime shumë më të ulëta kanë vendet e rajonit, ku në Shqipëri çmimet e zyrave apo ambienteve komerciale, sipas Blakajt sillen prej 1 mijë e 500 euro deri në 2 mijë euro.“Ndërsa, në Shqipëri, çmimet e zyrave apo ambienteve komerciale, çmimet sillen prej 1 mijë e 500 euro deri në 2 mijë euro për metër katrorë, ndërsa në Kroaci prej 3 mijë deri në 4 mijë euro për metër katrorë, por këtu duhet të kihen gjithmonë parasysh kërkesat e shtetit të Kosovës”, është shprehur Blakaj.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort