Home Blog Page 3879

“Zgjoi” fitues i dyfishtë në Spanjë

0

Festivali spanjoll “Seminci” ka bërë të ditur fituesit në kategoritë kryesore. Aktorja Yllka Gashi ka marrë Çmimin për aktoren më të mirë, për portretizimin e Fahrije Hotit. E “Zgjoi” nën regji të Blerta Bashollit ka fituar Çmimin “Fundos”.

“Është një histori e veçantë, specifike, e që ndodh në Kosovë, por është gjithashtu një histori universale që frymëzon këdo në botë. Sepse tregon historinë e dikujt që vuan, por që i duhet të kalojë këtë situatë e të arrijë qëllimet e veta. Është një histori e vërtetë dhe më pëlqen që në filma mund të shohësh edhe gra të forta, jo vetëm viktima. Pra të shohësh gra që janë të afta të marrin në dorë fatin e tyre. Ka qenë nderi i jetës sime të luaj këtë rol dhe të nderoj Fahrijen”, ka thënë Gashi gjatë pranimit të çmimit.

Filmi shpalos rrëfimin e Fahrije Hotit dhe grave nga Krusha e Madhe. Drama e jashtëzakonshme është e bazuar në ngjarje të vërteta të grave që kanë mbetur të veja për shkak të luftës, të cilat luftojnë kundër patriarkatit. Gashi luan rolin e Fahrije Hotit.

Festivali Ndërkombëtar i Valladolidit sivjet po e mban edicionin e 66-të.

Fluks në Morinë, kosovarët ia mësyjnë Shqipërisë

0

Jo vetëm në verë, por edhe gjatë vjeshtës shqiptarët e Kosovës kanë zgjedhur Shqipërinë për fundjavë.

Ditën e sotme është konstatuar një fluks i lartë makinash në pikën e kalimit kufitar Morinë.

Si duket qytetarët kanë dashur që të shfrytëzojnë motin e mirë me diell këtë fundjavë në vendin tonë.

Policia kufitare prej mëngjesit punon me procedurë të përshpejtuar dhe shtatë sportele.

Të hënën nis dhënia e dozës së tretë e vaksinës kundër COVID-19 në Shqipëri

0

Të hënën në Shqipëri do të nisë doza e tretë antiCOVID për të gjithë të moshuarit mbi 60 vjeç.

Në vendimet e fundit të Komitetit Teknik të Ekspertëve u rekomanduar që për të gjithë të moshuarit mbi këtë moshë të marrin një dozë përforcuese të vaksinës antiCOVID.

Edhe të rinjtë mbi 16 vjeç do të mund të marrin vaksinën ndërsa fëmijët mbi 12 vjeç do i nënshtrohen vaksinimit me autorizimin e prindërve dhe vetëm nëse kanë probleme shëndetësore.

Deri tani është vaksinuar 35 përqind e popullsisë, ndërsa janë imunizuar plotësisht me të dyja dozat 31 përqind e popullsisë shqiptare. Aktualisht në Shqipëri po vaksinohet me vaksinat Pfizer, Astra Zeneca dhe Coronavac.

Deri tani në Shqipëri kanë mbërritur mbi 2 milionë e 500 mijë vaksina anti-Covid. Vaksinimi është i hapur për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç./tvklan

OKB-ja dëshiron ta kufizojë shpejtësinë e veturave deri në 100 km/h

0

Dokumenti i ri i Kombeve të Bashkuara njeh lëvizshmërinë si një të drejtë themelore të njeriut dhe një të mirë të përbashkët shoqërore.

Rreth 1.3 milionë njerëz vdesin në rrugë në mbarë botën çdo vit. Kjo është arsyeja pse Kombet e Bashkuara po përpiqen të veprojnë dhe të ndikojnë në legjislacionin kombëtar kur bëhet fjalë për sigurinë në trafik.

Një plan i ri i OKB-së për të reduktuar numrin e viktimave në rrugë i afrohet rrënjësisht trafikut rrugor. Përkatësisht, plani global për periudhën 2021-2030 propozon të kufizohet shpejtësia në zonat urbane në 30 km/h, më pas të zvogëlohet në 80 km/h në rrugë të hapura, si dhe maksimumi 100 km/h në autostrada.

Kombet e Bashkuara po bëjnë thirrje gjithashtu për investime në infrastrukturën rrugore, veçanërisht për vendet në zhvillim. Kërkohen gjithashtu vetë vlerësimet e sigurisë rrugore (projekte të tilla si EuroRAPA) dhe një standard prej të paktën tre yjeve nga maksimumi pesë.

Në Evropë, të gjitha veturat e homologuara nga 6 korriku i vitit 2022 duhet të kenë teknologji të tilla si paralajmërimi i përgjumjes së shoferit, regjistruesi i të dhënave ose “kutia e zezë”, zbulimi dhe paralajmërimi i trafikut pas veturës, ndihmë në mbajtjen e automjeteve në korsi dhe sistem frenimi automatik në raste emergjence. Gjithashtu do të vendoset një instalim i testit të alkoolit në automjete.

Vjosa Osmani: Korrupsioni në Kosovë i përket të shkuarës

0

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka deklaruar se korrupsioni në Kosovë i përket të shkuarës.

Osmani në një intervistë për “DN” në Portugali vlerëson se institucionet e sapozgjedhura në vend po punojnë aktivisht në platformën kundër korrupsionit, njofton Klankosova.tv.

“Absolutisht. Mund të them që korrupsioni i përket së shkuarës, sepse është shumë e rëndësishme të thuhet se institucionet e sapozgjedhura po punojnë aktivisht në platformën kundër korrupsionit”.

Tutje Osmani ka folur edhe për reformat në drejtësi duke thënë se përpjekjet për këtë nuk janë bërë vetëm pse kërkoi BE-ja.

“Reforma e parë e madhe e institucioneve të reja është në sistemin gjyqësor, sepse ne besojmë se pa shtetin e së drejtës nuk mund të kemi sukses në asnjë fushë tjetër, qoftë ekonomia, integrimi, investimet në të rinjtë, barazia gjinore. E gjithë kjo lidhet me të paturit e një sistemi të fortë gjyqësor të aftë për të garantuar siguri dhe barazi për të gjithë. Ky është prioriteti ynë sepse lidhet drejtpërdrejt me suksesin tonë në të gjitha fushat e tjera”.

“Dhe përpjekjet tona për reformën në drejtësi nuk janë bërë vetëm sepse e kërkon BE-ja, por mbi të gjitha sepse është ajo që ne besojmë se është më e mira për qytetarët. Ne po punojmë së bashku me BE-në dhe është e qartë se kemi nevojë për mbështetjen e disa vendeve anëtare, veçanërisht për aksesin në instrumentet financiare për të siguruar që mekanizmat që po ndërtojmë të jenë të suksesshëm. Në të njëjtën kohë kemi nevojë edhe për mbështetje politike dhe morale, sepse kjo nuk është një betejë e lehtë”, deklaroi Osmani.

Lidhur me luftimin e korrupsionit, në anën tjetë, Raporti i Komisionit Evropian i publikuar së fundmi ka theksuar se është shënuar përparim i kufizuar.

“Kosova ka bërë përparim të kufizuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por duhet shtuar përpjekjet për hetime më aktive, vendime përfundimtare gjyqësore dhe konfiskim përfundimtar të pasurive të paligjshme”, thuhet në Raportin e KE-së.

MSh: Qendrat e vaksinimit punojnë vetëm gjatë ditëve të punës

0

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se qendrat e vaksinimit punojnë vetëm gjatë ditëve të punës dhe jo edhe ditëve të vikendit.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se kanë rënë terminet e paracaktuara për vaksinim kundër COVID-19 dhe kundër Gripit sezonal gjatë ditëve të vikendit në qendrat statike.

“Vaksinimi i një numri të konsiderueshëm të qytetarëve me dozën e parë dhe të dytë të vaksinës kundër COVVID-19 dhe situata epidemiologjike më e qetë ka ndikuar që edhe kërkesat për vaksinim gjatë muajit tetor të jenë në trend të ulët, ndërsa ekipet e vaksinimit gjatë pesë ditëve të punës ja kanë dalë që pa asnjë problem t’i përgjigjen çdo kërkese për vaksinim”.

“Gjithashtu, duke qenë që gjatë javës që po mbetet pas ka filluar vaksinim edhe kundër Gripit sezonal, pas arritjes në Kosovë të 140.000 vaksinave kundër gripit sezonal, vaksinimi i kategorive që vaksinohen më këtë vaksinë bëhet gjatë pesë ditëve të javës në Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe në disa komuna, por edhe në qendrat ku bëhet aktualisht vaksinimi kundër COVID-19, varësisht prej asaj se ku kanë vendosur komunat që të bëhet vaksinimi”.

“Ministria e Shëndetësisë njofton se numri i vaksinave kundër COVID-19, ashtu edhe kundër gripit sezonal është i mjaftueshëm, prandaj inkurajohen qytetarët që duhet vaksinuar që t’i shfrytëzojnë oraret e përcaktuara gjatë pesë ditëve të punës brenda javës dhe të vaksinohen”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Yllka Gashi fiton çmimin “Aktorja më e mirë” në “Valladolid Film Festival”

0

Aktorja Yllka Gashi ka fituar çmimin “Aktorja më e mirë” në festivalin Valladolid International Film Festival, për rolin e saj në filmin Zgjoi.

Për këtë triumf, Yllka Gashi u urua edhe nga deputetja dhe aktorja, Adriana Matoshi.

“Nje çmim i merituar për Yllka Gashin në një festival te madh. Aktorja më e mirë e Festivalit International Seminci. Yllka me rolin e saj i tregoi botës historinë e trishtë të zonjës Fahrije Hoti”, ka shkruar Matoshi.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Valladolid është një festival filmi që mbahet çdo vit në Valladolid, Spanjë. Që nga krijimi i tij në 1956 si Semana de Cine Religioso de Valladolid, Seminci është bërë një nga festivalet kryesore ndërkombëtare të filmit në Spanjë, duke u dalluar në fushën e filmit autor dhe të pavarur.

Sot, 25 raste pozitive me Covid-19 në Kosovë

0
30 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.716 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.566.251 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 724.969 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 1.801 testime, 25 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
ℹ Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.326. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 447.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

Shqipëria ka dyfish më shumë buxhet për ushtrinë se Kosova

0

Sektori i mbrojtjes është njëra prej fushave në të cilat shtetet investojnë një pjesë të rëndësishme të buxhetit të saj.Dje qeveria e vendit ka propozuar t’i ndajë 100 milionë euro nga kuleta e shtetit për Forcën e Sigurisë së Kosovës apo 1.3 për qind të bruto produktit vendor për vitin e ardhshëm.Ndonëse kjo është një rritej e buxhetit për ushtrisë, prapë shtetet fqinje kanë buxhet më të madh se Kosova për ushtrinë.Shqipëria ka dyfish më shumë buxhet të ndarë për ushtrinë sesa Kosova.

Ministria e Mbrojtjes e shtetit shqiptar kishte ndarë në buxhetin e vitit 2021 mbi 22 milionë euro më shumë se sa vitin e kaluar. Tani, buxheti për mbrojtjen do të jetë mbi 225 milionë euro për vit.“Ky buxhet vazhdon trendin e rritjes si në vlerë nominale ashtu edhe si përqindje e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Pra, nëse për vitin 2020 kishim një buxhet sa 1,46 % e Produktit të Brendshëm Bruto, për vitin 2021 buxheti shkon në 1,5% të PBB, çka është në përputhje të plotë me objektivat dhe angazhimet tona në Samitin e Uellsit për ta çuar atë në 1,75% në vitin 2022, dhe 1,85% të PBB në buxhetin e vitit 2023”, tha të mërkurën ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka.Kujtojmë që Shqipëria është pjesë e Aleancës së NATO-s.

Personalitetet e huaja që kanë marrë pjesë në komitetin ekzekutiv të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

0

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 30 Tetor 2021

“The Globe” ka botuar, të martën e 4 majit 1880, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me personalitetet e huaja që kanë marrë pjesë asokohe në komitetin ekzekutiv të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“Lidhja Shqiptare drejtohet nga një komitet ekzekutiv dhe duket se në mbledhjet e këtij komiteti marrin pjesë disa të huaj të njohur.

La Gazette de Cologne (Gazeta e Këlnit) përmend në këtë numër majorin Saint-Clair, ish-udhëheqësin e kryengritjes në malet e Rodopit, polakun Malinowski, ish-major në shërbimin osman, një ish-oficer prusian të quajtur Sarro dhe disa italianë nga Reggio di Calabria.

Trazirat nuk kanë gjasa të shtrihen te mirditorët, pasi princi Prenk Doda, i cili banon në Shkodër, duke iu dorëzuar trupës konsullore, i ka ndaluar krerët e fiseve të marrin pjesë në lëvizje.”

https://www.darsiani.com/la-gazette/the-globe-1880-ja-personalitetet-e-huaja-qe-kane-marre-pjese-ne-komitetin-ekzekutiv-te-lidhjes-shqiptare-te-prizrenit/ / KultPlus.com

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort