Home Blog Page 3875

Rritja ekonomike këtë vit parashihet të jetë mbi 7 për qind

0

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka thënë se deri në fund të vitit parashikohet që vendit të ketë rritje ekonomike jo më e vogël se 7 për qind.

Tutje, ai tha se nëse synohet të arrihet kjo rritje ekonomike duhet të ketë një dinamikë të implementimit të investimeve kapitale.

“Ne nëse duam të mbajmë një momentum të rritjes ekonomike atëherë duhet të shihet që të ketë një dinamikë të implementimit të investimeve kapitale për arsye të ndryshme qoftë ato që lidhen me zgjedhjet e shpeshta, ndryshimit të qeverive dhe pandemisë. Duhet të shikohet mundësi e investimeve edhe në zona ekonomike dhe poashtu të shikohet mundësi të përkrahen edhe eksportet dhe mund të shumëfishohet edhe vlera e eksportuesve. Kemi projeksione të Fondit Monetar Ndërkombëtar 7%, Bankës Botërore 7.5%, të Qeverisë e cila pret rreth një vlere dyshifrore të rritjes ekonomike”, shpreh Rukiqi.

“Në fund do ta kemi një shifër të rritjes ekonomike që do të jetë një shkallë e rritjes ekonomike e reflekton rikthimin pa pandemisë dhe poashtu një ndryshim të dukshëm sa i përket rritjes së eksportit. Projeksionet janë për një rritje ekonomike jo më e vogël se 7%. Ne nuk mund të presim të kemi të njëjtën shkallë të vizitave të diasporës dhe nuk mund të presim të kemi të njëjtin raport me shtimin e konsumit. Ky vit mund të shënohet i suksesshëm sa i përket rritjes ekonomike”.

Ndërsa, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahin, këtë vit ka një rritje ekonomike që konsiderohet të jetë mbi 8% .

“Rritja ekonomike në Kosovë nuk mund të jetë reale për shkak se kemi pasur rritjes minus vitin e kaluar. Këtë vit kemi një rritje plus e cila konsiderohet që do të jetë mbi 8% dhe do të jetë pozitive për vendin”.

Sipas tij, Qeveria duhet të ketë një strategji për ta luftuar varfërinë e që të ketë investime të reja.

“I rekomandojmë Qeverisë së vendit që të mbledh rreth vetit ekspertët për të rekomanduar se çka duhet të bëjnë. Në këtë rast duhet një strategji për ta luftuar varfërinë e cila po kanoset dhe duhet të bëhet strategjia për thithjen e investimeve kurse për ulje të çmimeve janë të pafuqishëm qoftë Qeveria apo bizneset e Kosovës. Tash kur jemi në sezonin e dimrit kur edhe rritet niveli i konsumit të energjisë elektrike mund të kemi probleme”.

<span;>Shahini ka theksuar se janë duke monitoruar rritjen e çmimeve duke shtuar se kjo po ndodh në gjithë botën dhe se Kosova është e pafuqishme ta ndal këtë trend.

<span;>“Aleanca Kosovare e Bizneseve është duke ndjekur për së afërmi trendin e rritjes së çmimeve në tregun e Kosovës. Kemi ardhur në përfundim se çmimet nuk janë rezultat i rritjes së çmimeve nga tregtarët e vendit dhe biznesit por rezultat i rritjes së çmimeve në tregjet globale e që ne 90% jemi importues që varemi nga tregjet e huaja dhe bashkë me rritjen e çmimeve këto produkte që jemi duke i importuar importojmë edhe inflacion”, potencoi ai./ekonomiaonline/</span;></span;></span;></span;></span;></span;></span;></span;></span;></span;></span;>

Tentim vrasje në Shkozë të Malishevës, shkrepin breshëri plumbash

0

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të cilët dyshohen se kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër, pasditen e djeshme rreth orës 18:30.

Të arrestuarit dyshohen se kanë shkrepur breshëri plumbash në drejtim të një personi, në fshatin Shkozë të Malishevës.

Në vendin e ngjarjes, Policia njofton se ka gjetur dhe ka sekuestruar 20 gëzhoja.

idhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, i cili ka siguruar urdhëresën për kontroll.

Me vendim të tij, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është ende duke u hetuar.

Kurti: Thesari kulturor e artistik i Prizrenit, inspirim për “Zgjim me art”

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e Festivalit Ndërkombëtar “Zgjimi me Art”, në hapësirat e hamamit historik “Gazi Mehmed Pasha” në Prizren.

Ai me këtë rast ka përgëzuar komunitetin artistik turk për organizimin e festivalit, duke thënë se askund tjetër me një hapësirë kaq të vogël, nuk gjen kaq shumë kultura e kaq shumë gjuhë sikurse në Prizren.

“Ju përgëzoj për qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e këtij aktiviteti tradicional. Por, për një artist që jeton në Prizren, besoj se nuk ka sesi të jetë ndryshe, sepse arti këtu të kaplon në shumë mënyra. Nga ky thesar kulturor e artistik besoj se është inspiruar edhe festivali “Zgjimi me art”. Edhe kësaj here, sikurse çdo herë tjetër që vij në Prizren, mësoj diçka të re nga vlerat e pafundme të këtij qyteti unik. Prandaj ju falënderoj shumë për ftesën dhe i dëshiroj shumë suksese festivalit edhe në të ardhmen”, u shpreh Kurti.

Ndryshe, festivali “Zgjimi me art” sivjet mbahet për herë të 19-të me radhë. Tema e sivjetme e këtij festivali të pikturës ishte “Zbulimi i motiveve turke në veshjet tradicionale”.

Fillon llogaritja dimërore e kohës

0

Nga sot ndryshoj ora. Akrepat u zhvendosen një orë mbrapa, respektivisht, nga ora tre kaluan në orën dy. Kalimi nga koha verore në atë dimërore shënon edhe ardhjen e periudhës së dimrit, llogaritjen e kohës do ta ndryshojnë edhe pjesa më e madhe e kontinentit evropian, përveç në Islandë, Rusi dhe Bjellorusi.

Parlamenti Evropian me 4 mars 2019 votoi për heqjen e ndryshimit sezonal të kohës që nga viti 2021. Por, Këshilli i BE-së ende nuk ka dhënë vendim.

Ky kalim i koha verore në atë diellore, do të sjellë si çdo vit avantazhe dhe disavantazhe.

Me orën dimërore, do të kemi më pak ditë dhe më shumë natë. Me ndryshimin e orës në realitet do të humbasim një orë dritë pasdite, të cilën do ta rikuperojmë në mëngjes, siç do ta vërejnë sidomos ata që zgjohen herët.

Ora dimërore do na shoqërojë deri në natën mes të shtunës 26 dhe të dielës 27 mars 2022, kur akrepat do të kthehen në orën verore.

Moti sot me diell, temperatura deri 16 gradë Celsius

0
Foto: Raim Kurtaj

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të mbajë mot kryesisht me diell. Nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull, kryesisht në orët e para të ditës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius.

Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.

Policia me plan operativ për largimin e lëmoshëkërkuesve në të gjithë vendin

0
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në bashkëpunim me organe tjera ligj zbatuese, e Qendrat për Punë Sociale ka zbatuar një plan operativ, të identifikimit të fëmijëve lëmoshëkërkues në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit.

Kjo është bërë në tërë territorin e vendit nga 25 deri më 29 tetor.

“Gjatë zbatimit të këtij plani operativ janë kryer këto veprime. Identifikimi i 18 fëmijëve lëmoshë kërkues, prej tyre 11 shtetas kosovarë dhe shtatë shtetas të Shqipërisë. Identifikimi i 24 lëmoshë kërkuesve të rritur, prej tyre 11 shtetas kosovarë dhe 12 shtetas të Shqipërisë”, thuhet mes-tjerash në komunikatë.

Për një lëmosh kërkues, kjo punë ditore që bën nuk është se i sjell përfitime të mëdha.

“Pesë, gjashtë deri në tetë euro, më shumë jo. Më mirë me lyp, se me vjedhë”, tha ai.

Ndërsa, për sociologen Flaka Ymeri numri i rasteve të tilla në vend kohën e fundit është në rritje.

“Rritja e këtyre rasteve i shkakton faktori ekonomik, kushtet e rënda, mirëqenia jo e mirë nga institucionet, papunësia”, tha ajo.

Kjo fajëson institucionet e vendit për këtë çështje.

“Nuk ka trajtim për këtë kategori, as për fëmijët as për të rritur sepse sikur të kishte fushatë sensibilizuese do të ishte numri më i vogël”, shtoi ajo.

Në konsultim me Prokurorët përkatëse, fëmijët janë referuar për në Qendrat e Punës Sociale përkatëse për trajtim të mëtejmë.

Në 5 ditët e fundit, 2 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19

0

Javët e fundit gjendja me Covid 19 në Kosovës është përmirësuar dukshëm.

Në 5 ditët e fundit kanë vdekur 2 persona si pasojë e Covid 19.

Kurse për 5 ditë janë shënuar 89 raste pozitive nga 8980 testime të bëra.

120 persona kanë arritur të fitojnë luftën kundër koronavirusit në 5 ditët e fundit.

Përkundër frikën se rastet do të rriteshin për shkak të fushatës zgjedhore, deri më tani nuk ka një trend rritës.

Kosova ende pa vendim për vaksinimin e fëmijëve

0

Ministria e Shëndetësisë e Qeverisë së Kosovës ende nuk ka dhënë dritën e gjelbër për vaksinimin e personave të moshës 12 deri 15 vjeç kundër koronavirusit. Siç thonë, kjo mundësi është duke u shqyrtuar, por një vendim i tillë do të merret në “momentin e duhur”.

Nga muaji gusht, Qeveria e Kosovës ka lejuar imunizimin kundër koronavirusit edhe për personat mbi 16 vjeç, ndërsa për grupmoshën 12-15 vjeç, vaksinimi bëhet me prioritet dhe sipas indikacioneve shëndetësore.

Administrata Amerikane për Ushqim dhe Ilaçe në muajin maj të këtij viti, ka autorizuar përdorimin e vaksinës kundër koronavirusit të prodhuar nga Pfizer/BioNTech për fëmijët e moshave 12-15 vjeç.

SHBA-ja veçse është duke i vaksinuar fëmijët e moshave nga 12 vjeç e lart.

Kurse, më 27 tetor, një panel i qeverisë amerikane ka votuar për të rekomanduar vaksinën edhe për fëmijët e moshës nga pesë deri në 11 vjeç.

Kemajl Ratkoceri, nga komuna e Lipjanit, ekonomist me profesion, është baba i tre fëmijëve. Vajza e tij e vogël, tashmë është 14 vjeçe dhe ai shprehet i gatshëm të pranojë që ajo të vaksinohet nëse një gjë e tillë kërkohet nga autoritetet shëndetësore.

“Nëse Organizata Botërore e Shëndetësisë ka studime, fakte dhe rekomandon që vaksina nuk ka efekte tjera anësore, atëherë duhet t’i vaksinojmë edhe fëmijët. Po bazohemi edhe në të kaluarën edhe ne si fëmijë kemi pasur vaksina të ndryshme. Unë do të pranoj të vaksinohet vajza ime, ne duhet të bazohemi diku, unë nuk jam ekspert i fushës dhe bazohem në ekspertët e shëndetësisë, sepse nëse gjithsecili vepron me hamendje, atëherë nuk di se ku do të shkojmë”, thotë Ratkoceri.

Mjekët: Për t’u vaksinuar nuk duhet të ketë hezitim

Profesoresha e Mikrobiologjisë, Gjyle Mulliqi-Osmani, drejtoreshë e laboratorit privat “Mikrobiologjia” në Prishtinë, thotë se vaksinimi i fëmijëve në Kosovë duhet të bëhet edhe për ata nën moshën 12 vjeç. Hulumtimet e deritashme, thotë ajo, tregojnë se nuk ka ndonjë rrezik të veçantë nëse moshat e reja vaksinohen.

“Gjithashtu, specifikat e Kosovës, numri i madh i nxënësve në një klasë, në kopshte, banimi me numër më të madh të anëtarëve në një shtëpi e shton edhe më tepër nevojën e vaksinimit të fëmijëve të moshës mbi 12 vjeç”, shprehet ajo për Radion Evropa e Lirë.

Argument tjetër për vaksinimin e fëmijëve, thotë Mulliqi-Osmani, është sepse fëmijët janë bartës të infeksionit, kurse në shumicën e rasteve sëmundja tek ata mund të kalojë me simptoma më të lehta.

Edhe pediatri Ramush Bejiqi, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thekson se Kosova duhet t’i zbatojë rekomandimet e organizatave ndërkombëtare të shëndetësisë. Kështu që qytetarët e Kosovës, sipas tij, nuk duhet të hezitojnë për imunizimin e fëmijëve të tyre.

“A kemi zgjidhje ne për këtë situatë? Unë mendoj se nuk kemi. Ne jemi pjesë e luftës globale kundër COVID-19 dhe problemeve që shkakton. Duke u bazuar në rekomandime shkencore dhe përvojë anë e mbanë botës, them se nëse fëmijët nuk kanë ndonjë sëmundje tjetër, e cila rrezikon sistemin imunitar të tyre dhe nuk kanë probleme tjera, nuk besoj se janë grup më shumë i rrezikuar se grupet tjera”, shprehet ai.

Vaksinimi i fëmijëve në vendet e rajonit dhe të botës

Disa nga vendet e rajonit dhe në botë, tashmë kanë filluar vaksinimin e adoleshentëve. Maqedonia e Veriut dhe Serbia, kanë nisur vaksinimin e fëmijëve nga mosha 12 vjeç e tutje.

Edhe shumë shtete në botë dhe Evropë kanë filluar përdorimin e vaksinës te fëmijët 12 vjeç e lartë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania, Italia Irlanda, Polonia, Franca, Zvicra dhe Suedia Veriut janë disa nga shtetet ku bëhet vaksinimi te fëmijët.

Në Kosovë nga muaji mars i vitit 2021, kur ka filluar procesi i imunizimit, deri më tani, janë dhënë mbi 1.5 milionë doza të vaksinës. Prej tyre, mbi 720 mijë qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat kundër koronavirusit. Imunizimi bëhet për të gjithë personat mbi moshën 16 vjeç.

Por, javët e fundit në Kosovë është ulur numri i personave të infektuar me koronavirus dhe në të njëjtën periudhë ka rënë edhe interesimi i qytetarëve për vaksinim kundër COVID-19. Nga 20 mijë vaksina sa janë dhënë brenda një dite muajin e kaluar, në ditët e fundit ky numër ka rënë në rreth 7,000.

Ministria e Shëndetësisë, të premten më 29 tetor, ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen pa hezitim. Në një postim në rrjetin social Facebook, thuhet se situata epidemiologjike, relativisht e qetë nuk përbën arsye që qytetarët që kanë marrë dozë e parë të vaksinës ta vonojnë marrjen e dozës së dytë, sepse kjo e pamundëson arritjen e mbrojtjes efikase dhe imunitetit të plotë. Më tutje thuhet se vaksinimi vazhdon të jetë mënyra më e lehtë, më e sigurt dhe më efikase për t’u mbrojtur nga COVID-19.

Shaip Kamberi kërkon plan shtetëror për të ndihmuar Luginën e Preshevës

0

Qeveria e Kosovës ka miratuar buxhetin për vitin 2022, në kuadër të të cilit dy milionë euro janë dedikuar për Luginën e Preshevës.

Një gjë e tillë është mirëpritur nga deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi.

“Vendim pozitiv buxhetimi prej 2 milionë euro për Luginën e Preshevës në Projektligjin e Buxhetit të Kosovës për vitin 2022, nga ana e Qeverisë së Kosovës. Plotësimi i kësaj kërkese dhjetëvjeçare të përfaqësuesve institucionalë dhe politikë të Luginës së Preshevës është i rëndësishëm, sepse shmang vendimet ad hoc qeveritare”, shkruan Kamberi në Facebook.

Sipas tij, buxhetimi i Luginës së Preshevës nga Kosova duhet të shoqërohet edhe me hartimin e një plani dhe programi shtetëror, si dhe funksionalizimin e një organi qeveritar.

“Këto janë politika dhe praktika që zbatohen nga shtetet demokratike dhe anëtarë të Bashkimit Evropian”, shprehet Kamberi.

Vashat e KBF ” Junior-06″ nga Prizreni fitojnë derbin e javës kundër KBF AA” Kerasan” Prishtina

0

Në kuadër të javës së tretë të ligës së parë të femrave në basketboll, skuadra e KBF ” Junior- 06″ nga Prizreni ka mposhtur skuadrën KBFF ” AA Kerasan” nga Prishtina me rezultat 64:58 në një ndeshje tejet interesante të zhvilluar në palestren e sporteve ” Prizren Arena”.

Kjo ndeshje e arsyetoi epitetin e derbit të kësaj jave, pasi u zhvillua një lojë tejet interesante dhe dinamike nga të dyja ekipet rivale deri në fund të ndeshjes. Dy çerekët e parë të takimit i takuan skuadres mysafire, dhe pjesa e parë e përballjes së sotme u përmbyll me rezultat 28:20 nga mysafiret.

Mirëpo, që nga fillimi i çerekut të tretë, vendaset treguan lojë më të mirë por dhe më efikase, dhe ia dolën që në fund të takimit të përmbysin rezultatin e pjesës së parë dhe të arrijnë fitore të rëndësishme me rezultat 64:58.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort