Home Blog Page 3870

Ministria e Shëndetësisë: Vala e re e koronavirusit, është e pashmangshme!.

0

Ministria e Shëndetëisë, përmes një njoftimi për qytetarë ka bërë të ditur se vala e re e koronavirusit, është e pashmangshme, raporton Gazeta Blic.Ministria ka apeluar tek qyetetarët që të vaksinohen me vaksinën anti-COVID.Njoftimi i plotë:

VALA e re është e pashmangshme, #Vaksinohuni.
➡ÇDO QYTETAR MBI MOSHËN 18 VJEÇARE MUND TË VAKSINOHET!
➡LLOJIN E VAKSINËS MUND TA ZGJEDHËSH!
➡NËSE KENI APLIKUAR MË HERËT, CAKTO TERMININ!

Një shtetas i Kroacisë sulmon një person në Suharekë

0

Një shtetas i Kroacisë ka sulmuar një person në qytetin e Suharekës. Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur të dielën në ora 19:10, derisa viktima është mashkull kosovar.

I dyshuari është intervistuar nga organet gjegjëse dhe me urdhër të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kroat ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. I dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e plotë policor.

Kërkohet heqja e kushtëzimit të gjobave për regjistrim të automjeteve

0

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, njoftoi kohë më parë se më nuk do të ketë nevojë për vërtetim të tatimit në pronë për ta regjistruar veturën.

Ky vendim është mirëpritur nga drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku, i cili ka deklaruar se kjo do të lehtësojë procedurat e regjistrimit të veturave.

“E vlerësojmë pozitivisht Projektrregulloren mbi pezullimin e shërbimeve komunale për mbledhjen e detyrimeve të papaguara të tatimit në pronë, e propozuar nga ministri Murati. Kjo do të ndikojë pozitivisht te qytetarët”, tha Mazreku.

Ai theksoi se duhet hequr edhe kushtëzimi i gjobave për regjistrimin e automjeteve, gjë e cila, sipas tij, është antikushtetuese.

“Ne po ashtu kërkojmë të hiqet edhe kushtëzimi i gjobave për regjistrim automjeteve, i cili është kundërkushtetues”, tha Mazreku në televizionin publik.

Sipas tij, lehtësimi i procedurave për regjistrim të automjeteve do të ndikojë në uljen e numrit të automjeteve të paregjistruara në Kosovë.

Me anë të një postimi në Facebook, Murati, në fillim të këtij muaji, duke treguar se aktualisht për të regjistruar një veturë, pronari i saj duhet që të nxjerrë vërtetimin që nuk ka borxhe të tatimit në pronë, theksoi se me projektrregulloren e re, pas miratimit të saj në Qeveri, qytetarët nuk do të kenë më nevojë të nxjerrin një vërtetim të tillë kur e regjistrojnë veturën.

ZPS urdhërohet që deri më 17 dhjetor të dorëzojë dosjen paraprake në rastin e ish krerëve të UÇK-së

0

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) është urdhëruar që deri më 17 dhjetor të këtij viti të dorëzojë dosjen paraprake në rastin ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi po akuzohen për krime lufte.

Vendimi i gjyqtarit paraprak Nicolas Guillou u mor pasi në konferencën e tetë mbi ecurinë e çështjes, të mbajtur më 29 tetor, prokuroria kishte deklaruar se pasi kanë shqyrtuar burimet që kanë, konfirmojnë se do të jenë në gjendje të dorëzojnë dosjen paraprake në rastin e Hashim Thaçit e të tjerëve dhe materialet që lidhen me të më 17 dhjetor 2021.

Lidhur me këtë deklarim, mbrojtja e të akuzuarve kishte shfaqur pakënaqësitë e tyre, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, më 9 nëntor, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.

Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij me 10 nëntor, sikurse edhe Selimi me 11 nëntor.

Sipas akuzës së ngritur, së paku midis marsit 1998 deri në shtator 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën përmes metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë.

“Ndër këta kundërshtarë përfshiheshin persona që ishin, ose që konsideroheshin se kishin qenë: (a) bashkëpunëtorë ose të lidhur me forca, zyrtarë ose institucione shtetërore të RFJ-së, ose që (b) ndryshe nuk mbështetnin qëllimet ose metodat e UÇK-së dhe më vonë të QPK-së, ndër të cilët persona të lidhur me LDK-në dhe serbë, romë dhe persona të kombësive të tjera (bashkërisht, ‘kundërshtarët’). Ky qëllim i përbashkët përfshinte krimet e përndjekjes, burgosjes, arrestimit dhe ndalimit arbitrar ose të paligjshëm, akte të tjera çnjerëzore, trajtimin mizor, torturën, vrasjen dhe zhdukjen me forcë të personave”, thuhet në aktakuzë.

Lexo edhe: Shtrenjtohet edhe çmimi i grurit, autoritetet thonë se ka mjaftueshëm
Tutje, në aktakuzë përmenden edhe Azem Syla, Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj, Sylejman Selimi, Rrustem Mustafa, Shukri Buja, Latif Gashi dhe Sabit Geci. “Ndër anëtarët e tjerë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët ishin Azem SYLA, Lahi BRAHIMAJ, Fatmir LIMAJ, Sylejman SELIMI, Rrustem MUSTAFA, Shukri BUJA, Latif GASHI dhe Sabit GECI, si dhe disa udhëheqës të tjerë politikë dhe ushtarakë të UÇK-së dhe QPK-së, ndër të cilët edhe anëtarë të tjerë të Shtabit të Përgjithshëm; ministra dhe zëvendësministra të QPK-së; komandantë të zonave të UÇK-së, zëvendëskomandantë të zonave dhe anëtarë të tjerë të shtabeve të komandave të zonave; komandantë të brigadave dhe njësiteve; komandantë dhe anëtarë të shërbimeve policore dhe të zbulimit të UÇK-së dhe QPK-së; ushtarë të tjerë të UÇK-së dhe zyrtarë të tjerë të QPK-së; si dhe të tjerë që vepronin në emër të UÇK-së dhe QPK-së (së bashku me Hashim THAÇIN, Kadri VESELIN, Rexhep SELIMIN dhe Jakup KRASNIQIN, bashkërisht, ‘anëtarët e NKP-së’). Të gjithë këta individë, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, kontribuan në arritjen e qëllimit të përbashkët. Si alternativë, disa ose të gjithë këta individë nuk ishin anëtarë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët, por u përdorën nga anëtarë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët për të kryer krime për realizimin e qëllimit të përbashkët (së bashku me anëtarët e NKP-së, bashkërisht ‘anëtarët dhe instrumentet e NKP-së’)”, thotë akti akuzues.

Ambasadori i Gjermanisë: Është vonuar zbatimi i vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit

0

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde është pajtuar me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, se zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Manastirin e Deçanit është vonuar shumë.

Ai shkroi në Twitter se zbatimi arbitrar i sundimit të ligjit nuk është rruga përpara.

Pajtohem plotësisht: Zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 është vonuar prej kohësh siç rikujtoi Gjykata së fundmi. Zbatimi arbitrar i sundimit të ligjit nuk është rruga përpara”, shkroi ambasadori Rohde.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon e ka vizituar Manastirin e Deçanit. Ajo tha dje se Qeveria e Kosovës duhet ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë manastir.

“Toleranca dhe respekti i ndërsjellë janë thelbi i shoqërisë multietnike. Trashëgimia e Kishës Ortodokse serbe në Kosovë duhet të mbrohet dhe të gëzojë të drejta të plota. Prandaj i bëj thirrje Qeverisë së Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të vonuar prej kohësh tashmë, pasi sundimi i ligjit nënkupton trajtim të barabartë për të të gjithëve. Deçani duhet të jetë vend që bashkon gjithë qytetarët e Kosovës dhe ta zvogëlojë hendekun mes komuniteteve të saj, siç mund të luajnë rol konstruktiv Manastiri i Deçanit dhe ati Sava në dialogun shoqëror”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.

Vjehrra godet me dru renë e saj në Fushë Kosovë

0

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast dhunë në familje që ka ndodhur dje rreth orës 18:00 në Fushë Kosovë.

Sipas raportit të policisë, thuhet se ankuesja femër kosovare ka raportuar se e dyshuara femër kosovare (vjehrra e saj) e ka sulmuar atë me mjet të fortë druri.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Viktima së bashku me foshnjën e saj janë dërguar në strehimore, ndërsa e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Dogana konfiskon 10 telefona në Vermicë

0

Në pikë kalimin kufitar të Vermicës oficerët doganor kanë parandaluar futjen e telefonave mobil.“Në pikë kalimin kufitar të Vermicë është paraqitur kombi-bus me targa kosovare i linjës Prishtinë-Ulqin-Prishtinë, pas pyetjes nga ana e oficerve doganor personi përgjegjës është përgjigjur qe nuk ka asgjë, pastaj i njëjti automjet është selektuar për kontrollë në vijën e dytë.

Gjatë kontrollës nën karrikën e parë është hasur në mallra të padeklaruara: telefona të mençur Samsung Galaxy A32 në sasi prej 10 copë në paketim së bashku me adaptera (mbushëse)”, thuhet në njoftim.

Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe rasti ka vazhduar për kundërvatje doganore.

Qeveria: Ja kur presim të ndodhë liberalizimi i vizave!

0

Qeveria e Kosovës është duke pritur ndryshime pozitive të vendeve skeptike të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave.Megjithëse në Qeveri nuk dhanë ndonjë datë, njohësit e integrimeve evropiane si mundësi reale për liberalizim të vizave e shohin gjashtë mujorin e parë të vitit 2022, pikërisht atëherë kur presidencën e Këshillit të BE-së, e merr Franca, e cila është një ndër vendet skeptike.Zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu, thotë se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim të vizave.

Megjithatë, ai tregon se janë në komunikim me vendet hezituese dhe se të njëjtat janë në dijeni për zhvillimet pozitive në Kosovë.“Ky është një vendim i cili i takon BE-së, përkatësisht vendeve që vazhdojnë të shprehin një dozë skepticizmi ndaj Kosovës, sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave. Kjo qasje, ky qëndrim dhe këto vendime përcaktohen nga dinamikat e brendshme politike të këtyre vendeve.
Pavarësisht kësaj, vazhdimisht janë në komunikim me këto shtete dhe përfaqësuesit e këtyre shteteve. Ato kanë misione diplomatike në Kosovë ku janë në dijeni për çdo zhvillim pozitiv që shënohet në Kosovë. Ne shpresojmë se BE-ja do të tejkalojë këtë hezitim, përkatësisht këto shtete karshi Kosovës dhe të ndryshojnë qëndrimin e tyre, pasi në Kosovë kanë ndodhur ndryshime. Kemi një qeveri të re që gëzon legjitimet të madh popullor dhe politik që ka qëllime të qarta për luftimin e krimit, korrupsionit dhe reformën e sistemit të drejtësisë…

Kjo qeveri brenda 7 muajve tashmë ka miratuar strategjinë për sundimin e ligjit, një dokument tejet i rëndësishëm për reformën e sistemit të drejtësisë. Njëjtën kohë ka miratuar koncept-dokumentin për vetingun që është domosdoshmëri për të krijuar një shtet të mirëfilltë”, thotë ai.Lajme të mira për liberalizim të vizave pret profesori universitar, Afrim Hoti, i cili thotë se në pjesën e parë të vitit 2022 mund të ketë lëvizje pozitive për Kosovën.

“Nuk besoj se do të ketë diçka të re brenda këtij viti, sepse definitvisht Sllovenia përkundër dëshirës, nuk mendoj se e ka potencialin ta shtyjë këtë çështje, që eventualisht të marrim liberalizimin e vizave. Ndërkohë, Parlamenti Evropian tash e sa kohë po trumbeton, bile është i vetmi institucion i BE-së qe njeh Kosovën dhe me të njëjtën ka konstituar marrëdhëniet kontraktuale. Sido që të jetë, çështja e liberalizimit të vizave tashmë ka mbet çështje e Këshillit të Ministrave. Disa vende hezitojnë sot e kësaj dite të japin dritën e gjelbër për këtë çështje. Mbase lajme të mira dhe tone optimiste priten në pjesën e parë të vitit të ardhshme, kur udhëheqjen e këshillit do ta merr Franca. Nisur nga fakti se edhe Franca është vendi që deri tani ka shkaktuar më shumë problem”, thekson Hoti.Më i rezervuar në afate kohore shprehët zëdhënësi Kryeziu. Ai thotë se Qeveria Kurti nuk do të bëjë gabimet e qeverive paraprake kur kanë folur në emër të BE-së.“Kjo qeveri nuk mund të bëjë gabimet që kanë bërë qeveritë paraprake kur kanë folur në emër të BE-së. Ky vendim nuk i takon Kosovës, ndonëse ne punojmë dhe zotohemi se çfarëdo lloj hezitimi që këto shtete kanë në raport me Kosovën ti adresoj në kohën dhe mënyrën më të mirë”, shton Kryeziu.KosovaPress ka kontaktuar edhe eurodeputetën, njëherësh raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, por e njëjta kësaj radhe nuk ka qenë e qasshme për të treguar pritshmëritë e saja rreth këtij procesi.Të paqasshëm kanë qenë edhe në partitë opozitare, PDK dhe LDK.Kosova ka plotësuar gjitha kriteret për liberalizim të vizave qysh në vitin 2018. Mirëpo disa vende të BE-së, veçmas Franca, Holanda dhe Danimarka kanë shprehur rezervat e tyre për ndërmarrjen e një hapi të tillë.

Qeveria pret ndryshime pozitive për liberalizimin e vizave, optimizëm për pjesën e parë të vitit 2022

0

Qeveria e Kosovës është duke pritur ndryshime pozitive të vendeve skeptike të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave. Në ekzekutiv shprehën të bindur se në shtatë muaj qeverisje kanë treguar qëllimet e tyre të qarta për luftimin e krimit, korrupsionit dhe reformën e sistemit të drejtësisë. Megjithëse në Qeveri nuk dhanë ndonjë datë, njohësit e integrimeve evropiane si mundësi reale për liberalizim të vizave e shohin gjashtë mujorin e parë të vitit 2022, pikërisht atëherë kur presidencën e Këshillit të BE-së, e merr Franca, e cila është një ndër vendet skeptike.

Zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu, thotë për KosovaPress, se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim të vizave.

Megjithatë, ai tregon se janë në komunikim me vendet hezituese dhe se të njëjtat janë në dijeni për zhvillimet pozitive në Kosovë.

“Ky është një vendim i cili i takon BE-së, përkatësisht vendeve që vazhdojnë të shprehin një dozë skepticizmi ndaj Kosovës, sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave. Kjo qasje, ky qëndrim dhe këto vendime përcaktohen nga dinamikat e brendshme politike të këtyre vendeve. Pavarësisht kësaj, vazhdimisht janë në komunikim me këto shtete dhe përfaqësuesit e këtyre shteteve. Ato kanë misione diplomatike në Kosovë ku janë në dijeni për çdo zhvillim pozitiv që shënohet në Kosovë. Ne shpresojmë se BE-ja do të tejkalojë këtë hezitim, përkatësisht këto shtete karshi Kosovës dhe të ndryshojnë qëndrimin e tyre, pasi në Kosovë kanë ndodhur ndryshime. Kemi një qeveri të re që gëzon legjitimet të madh popullor dhe politik që ka qëllime të qarta për luftimin e krimit, korrupsionit dhe reformën e sistemit të drejtësisë… Kjo qeveri brenda 7 muajve tashmë ka miratuar strategjinë për sundimin e ligjit, një dokument tejet i rëndësishëm për reformën e sistemit të drejtësisë. Njëjtën kohë ka miratuar koncept-dokumentin për vetingun që është domosdoshmëri për të krijuar një shtet të mirëfilltë”, thotë ai.

Lajme të mira për liberalizim të vizave pret profesori universitar, Afrim Hoti, i cili thotë për KosovaPress, se në pjesën e parë të vitit 2022 mund të ketë lëvizje pozitive për Kosovën.

“Nuk besoj se do të ketë diçka të re brenda këtij viti, sepse definitvisht Sllovenia përkundër dëshirës, nuk mendoj se e ka potencialin ta shtyjë këtë çështje, që eventualisht të marrim liberalizimin e vizave. Ndërkohë, Parlamenti Evropian tash e sa kohë po trumbeton, bile është i vetmi institucion i BE-së qe njeh Kosovën dhe me të njëjtën ka konstituar marrëdhëniet kontraktuale. Sido që të jetë, çështja e liberalizimit të vizave tashmë ka mbet çështje e Këshillit të Ministrave. Disa vende hezitojnë sot e kësaj dite të japin dritën e gjelbër për këtë çështje. Mbase lajme të mira dhe tone optimiste priten në pjesën e parë të vitit të ardhshme, kur udhëheqjen e këshillit do ta merr Franca. Nisur nga fakti se edhe Franca është vendi që deri tani ka shkaktuar më shumë problem”, thekson Hoti.

Më i rezervuar në afate kohore shprehët zëdhënësi Kryeziu. Ai thotë se Qeveria Kurti nuk do të bëjë gabimet e qeverive paraprake kur kanë folur në emër të BE-së.

“Kjo qeveri nuk mund të bëjë gabimet që kanë bërë qeveritë paraprake kur kanë folur në emër të BE-së. Ky vendim nuk i takon Kosovës, ndonëse ne punojmë dhe zotohemi se çfarëdo lloj hezitimi që këto shtete kanë në raport me Kosovën ti adresoj në kohën dhe mënyrën më të mirë”, shton Kryeziu.

KosovaPress ka kontaktuar edhe eurodeputetën, njëherësh raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, por e njëjta kësaj radhe nuk ka qenë e qasshme për të treguar pritshmëritë e saja rreth këtij procesi.

Të paqasshëm kanë qenë edhe në partitë opozitare, PDK dhe LDK.

Kosova ka plotësuar gjitha kriteret për liberalizim të vizave qysh në vitin 2018. Mirëpo disa vende të BE-së, veçmas Franca, Holanda dhe Danimarka kanë shprehur rezervat e tyre për ndërmarrjen e një hapi të tillë.

Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë, në Ferizaj vjehrra sulmoi nusen me shkop druri

0

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në Polici gjatë 24 orëve të fundit.Sipas të dhënave të raportit policor, rastet kanë ndodhur në këto qytete: Fushë Kosovë, Hani Elezit, Ferizaj, Gjakovë dhe Mitrovicë e Jugut.Në Ferizaj një grua ka raportuar se është sulmuar nga vjehrra e saj me një mjet të fortë druri.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:00. Sipas Policisë viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas së bashku me foshnjën e saj janë dërguar në strehimore.E dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e PK.Në Hani Elezit dje rreth orës 11:30 është arrestuar një burrë , pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në Ferizaj një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:00. Sipas raportit të Policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.Policia e Kosovës ka arrestuar për dhunë në familje një burrë në Gjakovë.I njëjti dyshohet që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Sipas njoftimit të Policisë viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në njoftim.Një rast i dhunës në familje është raportuar edhe në Mitrovicë të Jugut.Mbrëmë rreth orës 18:00 një grua ka raportuar në Polici së është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.Policia ka njoftuar se viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe pas tretmanit është liruar. Rasti mbetët nën hetime.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort