Home Blog Page 3869

Gastronomët dalin me një kërkesë për të gjitha komunat

0

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës po bën thirrje për të gjitha komunat, që të lirohen nga tarifat e shfrytëzimit të hapësirave publike, respektivisht të tarracave.

Sipas tyre, kjo gjë po luan një rol të rëndësishëm në lehtësimin e të bërit biznes në rrethana të jashtëzakonshme të shëndetit publik dhe ekonomik.

Ata thonë se vitin e kaluar një numër shumë i madh i komunave i kanë liruar këto shfrytëzime nga pagesa duke ndikuar pozitivisht në gjendjen ekonomike të gastronomisë.

“Megjithatë, disa komuna tashmë janë dëshmuar si shembull i mirë se si duhet të menaxhohet gjendja e bizneseve, duke vazhduar lirimin e shfrytëzimit të terracave edhe për më shumë kohë“, thuhet në njoftimin e tyre.

Njoftimi i plotë:

Intervenimet me masa mbështetëse të nivelit qendror e poashtu edhe atij lokal gjatë pandemisë kanë luajt një rol të rëndësishëm në lehtësimin e të bërit biznes në rrethana të jashtëzakonshme të shëndetit publik dhe ekonomik.

Ndër to kanë qenë edhe lirimet nga tarifat e shfrytëzimit të hapësirave publike, respektivisht të terasave, në vitin e kaluar një numër shumë i madh i komunave i kanë liruar këto shfrytëzime nga pagesa duke ndikuar pozitivisht në gjendjen ekonomike të gastronomisë.

Mirëpo, në vështrim të rrethanave makroekonomike, tkurrjes së likuiditetit, dhe gjendjes së vazhdueshme e të rënduar të sektorit të gastronomisë, e sidomos pritshmërive që luftimin me pandeminë e kemi edhe për një kohë relativisht të gjatë përpara, masat mbështetëse duhet të vazhdojnë në forma të ndryshme, e sidomos lirimit nga pagesa e tarifës komunale të terasave.

Megjithatë, disa komuna tashmë janë dëshmuar si shembull i mirë se si duhet të menaxhohet gjendja e bizneseve, duke vazhduar lirimin e shfrytëzimit të terracave edhe për më shumë kohë, siç është Komuna e Prizrenit, Ferizajit, Podujevës, Suharekës, Lipjanit etj., dhe ajo e Drinasit e cila së fundi e ka aprovuar kërkesën për lirim nga kjo tarifë edhe për katër (4) vite, duke e proceduar të njëjtën për miratim në Kuvendin e Komunës, ashtu siç parashihet me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, me shpresë që kjo pikë të votohet në Kuvendin.

Si Shoqatë, po e bëjmë këtë shkrim në formë të lutjes, në mënyrë që ky shembull i mirë, të praktikohet në çdo Komunë, sepse një i tillë mund të mos duket shumë, mirëpo është shumë i nevojshëm lehtësimi në afarizëm në rrethana jo normale që po kalojmë si sektor.

Dorëheqja e Zaevit, goditje për “Ballkanin e hapur”

0

Pas dorëheqjes së kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, është vënë në dyshim takimi i radhës i nismës “Ballkani i hapur”, që është planifikuar të mbahet në Beograd. Por pas një takimi me kryeministrit e Shqipërisë, Edi Rama, presidenti serb, Vuçiq, ka thënë se vazhdon mbështetja e fortë për “Ballkanin e hapur”. Por përfaqësues të shoqërisë civile nga Beogradi nuk shohin kurrfarë dobie nga nisma që u refuzua nga Kosova, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi

Nisma e treshes rajonale nën emërtimin “Ballkani i hapur” ka marrë goditjen e radhës pas dorëheqjes së Zoran Zaevit nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut. Iniciativa që u shty përpara nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kishte nxitur polemika prej fillimit.

Kosova deri tani ka refuzuar t’i bashkëngjitet nismës, sikurse edhe Mali e Zi e Bosnjë-Hercegovina.

Megjithëkëtë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pas një takimi me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, ka thënë se vazhdon mbështetja e fortë për “Ballkanin e hapur”. Por ka shtruar pyetjen nëse duhet të mbahet apo të shtyhet takimi i radhës në Beograd pas ngjarjeve të fundit në Shkup.

“Mbështetje e fortë për ‘Ballkanin e hapur’. A duhet të mbajmë apo të shtyjmë takimin në Beograd, duke marrë parasysh ngjarjet në Shkup?”, ka shkruar Vuçiq në faqen e tij në Instagram.

Por të hënën ka munguar një deklarim nga kryeministri Rama, i cili ka publikuar një video nga konferenca e OKB-së mbi ndryshimet klimatike.

Kosova ishte kritikuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, se po mbetet peng i së kaluarës. Edhe pse Qeveria e kaluar e udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti ishte pajtuar që Kosova të bëhej pjesë e Mini-Schengenit, me Marrëveshjen e Uashingtonit, kryeministri aktual, Albin Kurti, e ka përjashtuar mundësinë e bashkëngjitjes kësaj nisme.

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, njëherësh kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit dhe i kryetarit të partisë. Ai këtë e bëri në një konferencë për media në Shkup, pas rezultatit të dobët që mori partia e tij në zgjedhjet lokale.

Përveç shteteve refuzuese, skepticizëm për nismën rajonale kanë edhe përfaqësues të shoqërisë civile në Serbi.

“Ne nuk e dimë se çka realisht është ‘Open Balkans’. Realisht nuk e dimë se cili është programi i tij, cila është korniza e tij. Nganjëherë sikur ka garë mes shumë iniciativave dhe mesa më kujtohet kemi më shumë se njëqind organizata rajonale dhe ndoshta vetëm pesë për qind prej tyre janë duke punuar”, ka thënë Igor Bandoviq, drejtor i Qendrës për Politika të Sigurisë në Beograd. “Kështu që jemi duke krijuar nisma ose të themi kanale artificiale të komunikimit në atmosferën e rritjes së tensioneve. Kështu që mendoj se kjo është gabim, prandaj duhet fokusuar në çështjen kryesore e që është zgjerimi i Bashkimit Evropian edhe me vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Në Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal, i mbajtur në korrik të këtij viti në Shkup, kryeministrat e tri vendeve ishin pajtuar që nismës t’i ndryshohej emërtimi nga “Mini Schengeni Ballkanik” në “Open Balkan”.

Tri shtetet kanë nënshkruar në fund të Forumit një marrëveshje e dy memorandume.

Marrëveshja ka të bëjë me rastet e katastrofave natyrore për gatishmëri për të mbështetur shtetet, për ndihmë të ndërsjellë.

Janë nënshkruar edhe dy memorandume mirëkuptimi. I pari ka të bëjë me lehtësimin e importit e të eksportit, pastaj për eliminim të barrierave në kufij e për përmirësim të bashkëpunimit ekonomik.

Memorandumi tjetër ka të bëjë me tregun e fuqisë së punës, se si të lehtësohet qarkullimi i njerëzve, të lehtësohet procesi i dhënies së lejeve të punës për qëndrim të përkohshëm.

Megjithëkëtë, iniciativa e cila nisi nga Nishi i Serbisë nuk është sqaruar deri në fund nga asnjëri prej shteteve që morën pjesë. Pas takimit të dytë që u mbajt në Ohër të Maqedonisë së Veriut, mediat serbe kishin publikuar një dokument me 10 pika të Marrëveshjes, për të cilat u tha se do të jenë udhërrëfyes për nismëtarët e idesë së “Mini Schengenit”. Sipas dokumentit, udhëtimi i shtetasve të Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë brenda territorit të tri vendeve bëhet vetëm me letërnjoftim. Ndërkaq të huajt në shtetet anëtare të nismës mund të udhëtojnë pa viza shtesë. Lejet e përbashkëta të punës dhe njohja e kualifikimeve dhe e diplomave, pa procedura shtesë, është pika tjetër e Marrëveshjes. Po ashtu, mbështetur në dokument marrëveshja parasheh shkëmbimin e studentëve; projekte të përbashkëta; prezantimi i një kohe pune 24-orëshe për të gjitha shërbimet e inspektimit kufitar, me fokus në inspektimin fitosanitar dhe veterinar; paketë unike e dokumentacionit që kërkohet për transitin e mallrave, me theks në prezantimin e sa më pak dokumenteve që të jetë e mundur, në përputhje me strategjinë e zhvillimit digjital. Ndryshime parashihen edhe në ligjet e tregut të kapitalit, taksave dhe sistemit financiar, me qëllim krijimin e kushteve për një rrjedh të qetë të kapitalit. Po ashtu, pjesë e dokumentit është edhe forcimi i bashkëpunimit ndërkufitar në fushën e luftimit të krimit transnacional dhe terrorizmit. Kurse pika e fundit thotë se do të bëhet “përcaktimi i rregullave të veta në shumë fusha për të përmirësuar atraktivitetin e të tria vendeve dhe bashkëpunimin”.

Serbët provokojnë mërgimtarët në hyrje të Beogradit me mbishkrime “Kosova është Serbi”

0

Serbët kanë vazhduar me provokime ndaj mërgimtarëve që kalojnë nëpër Serbi për të ardhur në Kosovë.

Në një video që një mërgimtar ka dërguar në lajmi.net, shihet mbishkrimi “Kosovo is Serbia”, që në shqip do të thotë “Kosova është Serbi”.

Mbishkrimi është vendosur në hyrje të Beogradit, përgjatë rrugës që kalojnë mërgimtarët për të ardhur në Kosovë.

Kjo nuk është hera e parë që qytetarët e Kosovës nga diaspora janë provokuar në shtetin serb, por ka pasur raste kur ata kanë rënë edhe pre e plaçkitjeve gjatë ndalesave në Serbi.

AAK kërkon të diskutohet në Kuvend për rritjen e çmimeve dhe gazin amerikan

0

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se Kuvendi është jofunksional tash e sa javë.

Ai kërkoi që sa më shpejt të diskutohet për ngritjen e çmimeve dhe projektin e gazit amerikan.

“Fatkeqësisht edhe kjo mbledhje e kryesisë dështoj, ku ne agjendë kemi pasur 16 pika për të diskutuar e disa pika tjera në parim që ne plotin bëjnë 21 pika. Po vijmë në Kuvend që tash e sa muaj është jo-funksional. Për neve është me rëndësi që dy debatet që i kemi thirrur për ngritjen e çmimeve dhe çështja e projektit të gazit”, tha Tahiri.

ATK inkurajon qytetarët të raportojnë moslëshimin e kuponëve fiskal

0

Administrata Tatimore e Kosovës ka inkurajuar qytetarët që të kontaktojnë Qendrën e Thirrjeve për të lajmëruar rastet e mos-lëshimit të kuponëve fiskal. Përpos kësaj ATK apelon të raportohet edhe korrupsioni apo sjelljet jo të mira nga stafi në linjën pa pagesë 0800 80 800.

“Përgjatë rrugëtimit të saj QTH në vazhdimësi ka shtuar aktivitetet e punës, gjithashtu çdo vit janë rritur edhe rezultatet për të gjitha aktivitetet e zhvilluara. Tatimpaguesve dhe qytetarëve iu është ofruar informacion dhe asistencë përmes telefonit për legjislacionin tatimor, deklarimin elektronik, obligimet e tyre tatimore, si dhe për shërbime dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me tatimet dhe Administratën Tatimore. Thirrje të realizuara me sukses për një dekadë janë 365,685, ndërsa vlera e pagesave si rezultat i thirrjeve kap shifrën e 22.9 milion euro.”

Administrata këtë apel e bëri me rastin e 10 vjetorit të themelimit të Qendrës së Thirrjeve brenda këtij institucioni, e cila është themeluar në vitin 2011.

“Veç këtyre, tatimpaguesit kanë pasur mundësin që të kontaktojnë stafin e QTH për të marrë informacione për TVSH, TAP, TAK, regjistrimin e biznesit, çregjistrimin, E-deklarimin, borxhin, deklaratat që mungojnë në sistem, arkat fiskale, gjobat e papaguara, për të denoncuar evazionin fiskal dhe shumë çështje të tjera tatimore.”

Qëllimi i kësaj qendre është që të kontaktojë dhe të komunikojë me tatimpaguesit dhe t’iu ofrojë shërbime të gjithë atyre që kontaktojnë këtë qendër, për t’u informuar rreth çështjeve të ndryshme tatimore.

Ministri Elbert Krasniqi në vizitë zyrtare në SHBA

0

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi me ftesë të Gjeneral Majorit të Iowas Ben J. Corell dhe Drejtoreshës Ekzekutive të Iowa Sister States Karla Weilbrenner Mcollum po qëndron në vizitë zyrtare në shtetin e Iowas, me rastin e 10 vjetorit të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Iowas, si dhe për zbatimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit/binjakëzimit ndërmjet komunave të Kosovës me qytetet e shtetit të Iowas.

Krasniqi do të takojë Sekretarin e Shtetit të Iowas Paul Pate, kryetarët e shtatë qyteteve me të cilat komunat e Kosovës kanë partneritet/binjakëzim me qytetet e Iowas për të diskutuar progresin në zbatimin e aktiviteteve që dalin nga marrëveshjet, si dhe për krijimin e mundësive të reja të bashkëpunimit/binjakëzimit ndërmjet komunave/qyteteve të të dyja vendeve.

Krasniqi gjithashtu do të takohet me Christofer Williams shef i UN-Habitat në selinë qendrore në New York, me të cilin do të diskutohet finalizimi i programit të përbashkët katërvjeçar 2022-2025 në vlerë të përgjithshme mbi 15 milionë euro për investime kapitale në komunat e Kosovës.

Nuk respektuan orarin e lëvizjes, pesë persona gjobiten me nga 200 euro

0

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, njofton se është duke vazhduar me zbatimin dhe implementimin e masave kundër Covid-19.

Për moszbatim të masave, në 24 orët e fundit në zonën e përgjegjësisë të Stacionit Policor në Istog, nga zyrtarët policor, “janë shqiptuar pesë fletgjoba ndaj personave fizik me nga 200 euro, të cilët nuk e kanë respektuar orarin e lëvizjes sipas ligjit anticovid”.

Policia e Kosovës me këtë rast apelon tek te gjithë qytetarët që ti respektojnë vendimet e Qeverisë, dhe të IKSHPK-së.

Asnjë i vdekur e pesë të infektuar me COVID-19 për 24 orë

0

1 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹNga 1.115 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
ℹGjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹSot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.360.
ℹNë total numri i rasteve aktive është 430.
➡Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

Asnjë i vdekur e pesë të infektuar me COVID-19 për 24 orë

0

1 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹNga 1.115 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
ℹGjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹSot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.360.
ℹNë total numri i rasteve aktive është 430.
➡Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

Në Neurokirurgji të QKUK-së për 10 muaj u kryen 342 operacione

0

Nga janari deri në muajin tetor të këtij viti në Klinikën e Neurokirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë kryer 342 operacione.

Në mesin e këtyre operacioneve 97 raste ishin me tumor në tru, të cilat i kanë operuar me sukses mjekët neurokirurgë, bashkë me anesteziologë dhe stafin përcjellës.

Brenda kësaj kohe në sallat e Neurokirurgjisë gjithashtu janë bërë 146 operacione të Hernisë Diskale.

Për këta 10 muaj po ashtu 99 pacientë të cilët kishin gjakderdhje në tru i janë nënshtruar operimit në Klinikën e Neurokirurgjisë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort