Home Blog Page 3866

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

0

Java e parë e muajit nëntor do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm.

Reshje shiu parashihen ditën e martë dhe vende-vende edhe të mërkurën dhe ditën e enjte. Ndërsa ditët tjera kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare.
Në fushat termike do të ketë rritje të lehta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7 m/s.

Kërkesa të vogla gjatë tetorit për t’u vaksinuar kundër COVID-19, deri më tani mbi 700 mijë qytetarë kanë marrë dy dozat e vaksinës

0

Normalizimi i situatës me pandeminë COVID-19, bëri që gjatë tetorit interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar të ishte më i ultë.

Kështu ka bërë të ditur edhe Ministria e Shëndetësisë, ditë më parë përmes një njoftimi ku edhe bëri të ditur se plani pesë javor për vaksinim gjatë fundjavës, ka përfunduar, dhe se tani e tutje qendrat e vaksinimit punojnë vetëm gjatë ditëve të punës.

“Vaksinimi i një numri të konsiderueshëm të qytetarëve me dozën e parë dhe të dytë të vaksinës kundër COVID-19 dhe situata epidemiologjike më e qetë ka ndikuar që edhe kërkesat për vaksinim gjatë muajit tetor të jenë më të vogla. Ekipet e vaksinimit ia kanë dalë t’i përgjigjen çdo kërkese për vaksinim, gjatë pesë ditëve të punës, pa patur nevojë të punohet fundjavës”, thuhej në njoftimin e MSh-së.

Deri më tani janë administruar 1 milion e 566 mijë e 251 doza ta vaksinës kundër COVID-19.

Sipas të dhënave nga MSh-ja, numri i qytetarëve të vaksinuar me dozën e parë është 841 mijë e 282, kurse me dozën e dytë janë vaksinuar 724 mijë e 969 qytetarë.

Kujtojmë se dje në vendin tonë janë shënuar 13 raste të reja pozitive dhe ka qenë vetëm një rast i vdekjes.

Aktualisht në Kosovë janë 439 raste aktive me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri i vaksinave kundër COVID-19, është i mjaftueshëm, duke u bërë thirrje qytetarëve të cilët duhet të vaksinohen, që t’i shfrytëzojnë oraret e përcaktuara gjatë pesë ditëve të punës brenda javës. /Telegrafi/

Jo vetëm Bitcoin, edhe Ethereum arrin nivel rekord

0

Bitcoin nuk është e vetmja kriptomonedhë që thyen rekorde këtë muaj
Vlera e një tokeni të vetëm Ethereum arriti nivelin më të lartë të të gjitha kohërave prej 4,461,96 dollarë, duke e çuar vlerën e tregut të shenjës dixhitale të dytë më të vlefshme mbi 520 miliardë dollarë.

Nëse keni blerë eter një vit më parë, keni shijuar fitime shumë të forta gjatë 12 muajve të fundit. Një blerje prej 1,000 dollarësh eter në 29 tetor 2020, me një çmim prej 382,82 dollarë, sipas shkëmbimit të kriptove Coinbase do t’ju kishte marrë 2,61 monedha.

Në kulmin e së premtes, ato monedha do të kishin vlerë 11,645,71 dollarë, që përfaqëson një rritje prej më shumë se 1,000%, shkruan Scan, përcjell albinfo.ch.

Ky kthim është më shumë se tre herë më i mirë se bitcoin, ku një blerje prej 1,000 dollarësh një vit më parë do të vlente rreth 4,476 dollarë sot.

Gjatë të njëjtit hark kohor, S&P 500 u rrit 38.8%, një rritje e vogël në krahasim me secilën monedhë dixhitale. Por ndryshe nga kriptovalutat, të cilat njihen për paqëndrueshmërinë e tyre, S&P 500 konsiderohet një investim relativisht i besueshëm, me një histori të gjatë dekadash për të siguruar kthime për investitorët.

Kur bëhet fjalë për kripto, mbani mend se performanca e kaluar nuk është garanci për kthimet në të ardhmen. Ekspertët thonë se nuk duhet të vendosni më shumë para në kriptovaluta sesa jeni të kënaqur të humbisni.

Nëse vendosni të futeni në kripto, merrni parasysh përdorimin mesatar të kostos së dollarit për t’i shpërndarë blerjet tuaja në copa të vogla me kalimin e kohës, në vend që të bëni një blerje të madhe menjëherë.

0 0

“Ballkani i Hapur”, Edi Rama viziton Serbinë më 3 nëntor

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të vizitojë Serbinë në datat 3 dhe 4 nëntor, ku do të mbahet takimi i radhës mes tre vendeve që kanë firmosur për iniciativën e ‘Open Balkan’.

Sipas njoftimit të qeverisë, kreu i ekzekutivit shqiptar Edi Rama, presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pritet që të diskutojnë për hapat e radhës për konkretizimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave ndërmjet qytetarëve të këtyre shteteve.

Deri më tani nuk është bërë e ditur nëse në Beograd janë thirrur të marrin pjesë dhe përfaqësuesit e 3 vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor që ende nuk e kanë hedhur hapin për t’ju bashkuar kësaj nisme.

“Ballkani i hapur” është nisma e re e bashkëpunimit rajonal mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Emërtimi i ri i nismës u prezantua më 21 Korrik 2021, në Shkup në mbyllje të punimeve të pjesës zyrtare të Forumit Ekonomik.

Kryeministri Rama dhe Zaev dhe presidenti serb Vuçiç në kuadër të forumit nënshkruan dy memorandume dhe një marrëveshje ndërshtetërore, që ka për qëllim lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave me qëllim të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik. /Oranews/

Shkruan Bekim Kabashi: Fajtori i rritjes së çmimeve, në pafajësinë e përbashkët pozitë-opozitë

0

Akuza e kundër-akuza pozitë-opozitë, për rritje të çmimeve në Kosovë, në një kohë kur kjo krizë po ndodh në nivel global.

Qeveria e Kosovës assesi nuk mund të shihet si fajtore për rritje të çmimeve. Të vetmin ndikim që mund ta ketë, është ndërmarrja e ndonjë mase të përkohshme mbrojtëse përmes subvencionimit në artikujt elementar të konsumit.

Ndërsa, në anën tjetër as Qeveria nuk mundet që këtë situatë të ia faturojë qeverive paraprake, pavarësisht se ato mund të jenë përgjegjëse për ngecjen e zhvillimit të vendit. Për më tepër kriza e çmimeve nuk ka kursyer vendet e zhvilluara, por pikërisht atje e ka burimin.

Kryeministri Kurti në reagimin e tij tha se bukën dhe vajin do ta kishim pa rritje të çmimeve sikur mos të dëmtoheshin tokat bujqësore e aty të mbillej më shumë grurë, dhe fabrika e vajit në Ferizaj të ishte funksionale.

Të dyja të pasakta. Kosova nuk operon si treg i izoluar. Edhe po të prodhohej sasi më e madhe e grurit dhe vajit në Kosovë, çmimi këtyre dy produkteve bazë do të ishte sërish i njëjtë. Shtetet me ekonomi të hapur sikurse Kosova, tregjet e tyre të brendshme i kanë të ndërlidhura ngushtë me tregjet rajonale, dhe më gjerë. Nëse çmimet e bukës dhe vajit janë rritur në tregjet rajonale, kompanitë prodhuese të këtyre dy produkteve në Kosovë, automatikisht do të pretendonin aty ku ka çmim më të mirë për ta, pa u kufizuar të tregtonin vetëm brenda vendit.

Lexo edhe: Më pak njerëz po besojnë në Zot dhe nuk është për shkak të shkencës
Në ekonominë e lirë të tregut, nuk mund të pretendosh në përcaktim të çmimeve, siç është vepruar në të kaluarën në shtetet komuniste, kur ishte shteti që i përcaktonte ato. Sot ato përcaktohen nga oferta dhe kërkesa, dhe assesi brenda një tregu të ngushtë vendor, por në raporte shumë fluide rajonale dhe ndërkombëtare.

Për një gjë janë fajtorë të gjithë së bashku, pozitë e opozitë. Lufta e brendshme politike për interesa të ngushta partiake e personale ka bërë që Kosova sot mos të ketë kapacitete të reja të shfrytëzimit të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike.

Sikur Kosova të kishte ndërtuar në të kaluarën një termocentral të ri prej 2000 MW, ashtu siç ishte provuar disa herë për më shumë se një dekadë, sot do të mund të prekej më pak te rritja e çmimeve, e do të përfitonte shumë në rritje ekonomike nga shitja e energjisë elektrike në tregun rajonal e ndërkombëtar, kur çmimi i saj është rritur disa fish.

Humbi zgjedhjet: Zaevi jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe i kryetarit të LSDM-së

0

Kryetari i Lidhjes Socialiste Demokrate të Maqedonisë dhe kryeministri i vendit, Zoran Zaev, në daljen e parë pas këtyre zgjedhje, ku vet ai i vlerësoi si një humbje të madhe, ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme si kryeministër i vendit dhe si kryetar i partisë.“Përgëzoj kundërshtarët tanë për fitoren në këto zgjedhje.

Unë marr përgjegjësinë për këtë humbje politike, përfshirë edhe rezultatet e këtyre zgjedhjeve. Jap dorëheqjen si kryeministër dhe kryetar i LSDM-së”, tha Zaev.

“Do të qëndroj ende këtu, për aq kohë sa të jetë e nevojshme, për të ndihmuar në riorganizimin e qeverisë së re me një shumicë progresive, e cila ekziston dhe mund të rritet. “Unë si person jam pjesë e LSDM-së dhe mbetem në vijën e parë si anëtar i LSDM-së”, ka shtuar Zaev./Alsat M.

Kjo është shuma e parave, që kosovarët kanê të kursyera nëpër banka

0

31 tetori njihet ndryshe si Dita Botërore e Kursimeve.Sivjet, kjo ditë qëllon në një periudhë të rëndë ekonomike, për shkak të ngritjes së çmimeve.Shumë kosovarë kanë vështirësi për të kursyer para, pasi të ardhurat mujore nuk i kanë të mjaftueshme.

Profesori i ekonomisë, Donat Rexha, thotë se në Kosovë kursimet shërbejnë si rezervë për ditë të vështira, për shkak të pasigurisë në punë dhe investime.Ky thotë se periudha e inflacionit do t’i zvogëlojë kursimet, por do t’i nxisë më shumë ato, në periudhë afatgjatë.
Qytetarët thonë se kursimet i mbajnë kryesisht në banka.

Sipas Shoqatës së Bankave të Kosovës, aktualisht janë 3 miliardë e 198 milionë euro depozita të ekonomive familjare.Për shkak të ndërgjegjësimit për kursimin e parave, çdo 31 tetor në gjithë botë shënohet Dita e Kursimeve, që origjinën e ka gati një shekull më parë nga Milano e Italisë.Për dallim nga vitet e kaluara, Banka Qendrore e Kosovës të dielën nuk organizoi ndonjë aktivitet për këtë ditë.

Brenda disa muajve 188 persona tentuan të futen ilegalisht në territorin e Kosovës

0

Edhe pse shumë të rinj nga Kosova zgjedhin që të ikin jashtë vendit, për një jetesë më të mirë ka të tillë që vijnë në Kosovë për arsye të ndryshme.Disa duke ikur nga luftërat, e të tjerë për arsye të tjera por për t’u inkuadruar në një shtet tjetër.Mbi 750 shtetas afganë të cilët ikën nga Afganistani pasi talibanët morën kontrollin mbi këtë shtet në muajin gusht, vazhdojnë të gjenden në Kosovë.

Kosova ishte njëra nga shtetet që hapi dyert për pranimin e përkohshëm të shtetasve afganë, të cilët këtu mund të qëndrojnë më së shumti deri në një vit.Nga Ministria e Punëve të Brendshme është bërë e ditur se që nga fundi i muajit gusht në Kosovë kanë arritur 1.286 persona nga Afganistani, kurse 528 afganë janë larguar për në SHBA dhe vende të tjera aleate.Por jashtë këtyre ka të tillë që tentojnë të futen ilegalisht në Kosovë.

Disa nga vendet e rajonit, e shumë të tjerë edhe nga shtete më të largëta.Lidhur me këtë nga Policia e Kosovës kanë thënë për lajmi.net se gjatë këtyre muajve të vitit 2021 ishin gjithsej 188 persona të cilët kanë kaluar vendkalimet kufitare në mënyrë të paautorizuar.
Kësisoj në shumë raste, Policisë së Kosovës i është dashur të merret me raste të ndryshme anti-ligjore të cilat janë shkaktuar nga persona të papërgjegjshëm.Në rastet e shumta të raportuara nga Policia e Kosovës personave të cilët kryejnë veprën “Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare” iu konfiskohen edhe gjëra ilegale.Por nga të dhënat e Policisë së Kosovës është theksuar se gjatë vitit të kaluar pati gjithsej 221 persona të cilët kryen veprën e lartcekur.Numri më i vogël i atyre që kaluan kufirin në mënyrë të paautorizuar ishte në vitin 2019, ku vetëm 72 persona kishin kryer këtë vepër.Disa nga këta persona të cilët bënë kalim të paautorizuar të vendkalimeve kufitare në hyrje të Kosovës janë ndaluar nga Policia e Kosovës për një periudhë kohore.Në bazë të të dhënave të Policisë së Kosovës krahasuar me dy vitet paraprake gjatë këtij viti pati numër mjaftë të lartë të atyre që tentuan që ilegalisht të futen në shtetin e Kosovës.Duhet përkujtuar që kalimi në mënyrë ilegale i kufijve të Kosovës është bërë shpesh herë në forma të ndryshme, por shumica prej tyre në mënyrë të transportit tokësor.Derisa për kosovarët shpesh herë dyert u hapën në vendet e huaja të botës, Kosova ndër vite është bërë vendstrehim edhe për disa nga shtetasit e huaj që për arsye nga më të ndryshmet vendosën të gjejnë vendqëndrim në shtetin tonë.

Rama më 3 dhë 4 nëntor në Sërbi, takon Vuçiqin për “Ballkanin e hapur”

0

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të vizitojë Serbinë më 3 dhe 4 nëntor, ku do të mbahet takimi i radhës mes tri vendeve që kanë firmosur për iniciativën Ballkani i Hapur, e cila po kundërshtohet nga Kosova.

Mësohet se Rama, presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev do të diskutojnë në Beograd për hapat e radhës për konkretizimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave për qytetarët e tyre. Takimi mes liderëve të shteteve do të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe më pas do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp, përcjell OraNews.

Deri më tani nuk është bërë e ditur nëse në Beograd janë thirrur të marrin pjesë dhe përfaqësuesit e tri vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor që ende nuk e kanë hedhur hapin për t’iu bashkuar kësaj nisme.

Ballkani i hapur është nisma e re e bashkëpunimit rajonal mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Emërtimi i ri i nismës u prezantua më 21 korrik 2021, në Shkup në mbyllje të punimeve të pjesës zyrtare të Forumit Ekonomik.

Rama, Zaev dhe Vuçiq në kuadër të forumit nënshkruan dy memorandume dhe një marrëveshje ndërshtetërore, që ka për qëllim lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave me qëllim të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova nuk do të bëhet pjesë e nismës Ballkani i Hapur.

“Qeveria e Kosovës është Qeveri e një shteti sovran. Ne përfaqësojmë popullin e Kosovës pas zgjedhjeve që i kemi fituar masivisht, si asnjëherë më parë, dhe çfarëdo bashkëpunimi që zhvillohet, zhvillohet në përputhje me interesat tona. Ne nuk e konsiderojmë interes të Kosovës, me një Serbi që mohon krimet e luftës, dhe nuk e njeh pavarësinë, të bëhemi bashkë e të vendosim me shumicë votash aty”, pati deklaruar Kurti.

Kryeministri Kurti merr letër falënderimi nga kandidati për Kancelar të Gjermanisë, Olaf Scholz

0

Kryeministri Kurti merr letër falënderimi nga kandidati për Kancelar të Gjermanisë, Olaf Scholz
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë letër falënderimi në urimin që ia ka dërguar kandidatit për kancelar të Gjermanisë nga Partia Socialdemokrate, Olaf Scholz, pas fitores në zgjedhjet parlamentare.

Duke e falënderuar për letrën dhe dëshirat më të mira të shprehura aty, Scholz ka thënë se rezultatet zgjedhore kanë treguar se shumica e votuesve gjermanë duan qeveri progresiste që forcon respektin e ndërsjellë dhe kohezionin shoqëror.

“Duan një Qeveri që përballet me çështjet e së ardhmes, si ristrukturimi i qëndrueshëm i ekonomisë sonë, mbrojtja e klimës dhe banimi i përballueshëm. Një qeveri që ngritet me tërë energjinë për një Evropë sovrane dhe të bashkuar”, ka shkruar kandidati për Kancelar të Gjermanisë z. Scholz.

Letra e plotë e Scholz:

I nderuari Kryeministër,
I dashuri Albin,

Ju falënderoj për letrën dhe dëshirat e mira. Tashmë kemi lënë pas fushatën ngazëllyese zgjedhore. Partia Socialdemokrate e Gjermanisë doli nga zgjedhjet për Bundestagun si partia më e fortë dhe ka ambicien për të udhëhequr me qeverinë e re federale.
Rezultatet zgjedhore tregojnë që shumica e votuesve duan qeveri progresiste që forcon respektin e ndërsjellë dhe kohezionin shoqëror. Duan një Qeveri që trajton çështjet urgjente të së ardhmes, si ristrukturimi i qëndrueshëm i ekonomisë sonë, mbrojtja e klimës dhe banimi i përballueshëm. Një qeveri që ngritet me tërë energjinë për një Evropë sovrane dhe të bashkuar.
Dua t’i shpreh falënderimet më të sinqerta për përkrahjen e madhe nga e gjithë Evropa.
Përshëndetjet më të ngrohta,
Olaf Scholz
Kandidat për kancelar të Gjermanisë nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort