Home Blog Page 3865

Gjergj Fishta duke lexuar vargjet e ‘Lahutës së Malcis’, zëri i tij origjinal (Video)

0

Fishta, i lindur më 1871, ishte frat, shkrimtar (poet e prozator), përkthyes, publiçist, arsimtar, estet, piktor (jo profesionist, mendohet të ketë mbi 20 piktura) deputet, anëtar i Akademisë Italiane të Shkencave dhe mbrojtës i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Për gjysmë shekulli ishte figura mbizotëruese e letërsisë shqipe, madje që kur ishte gjallë u kurorëzua “poet kombëtar”. Pas vitit 1945, kur u vendos regjimi komunist, vepra e Fishtës u ndalua dhe qëndroi e tillë derisa u përmbys diktatura komuniste.

Një incizim në Youtube e tregon zërin origjinal të Fishtës duke lexuar nga “Lahuta e Malcis”.

Më 1907 boton përmbledhjen satirike “Anzat e Parnasit”, dhe më 1909 përmbledhjen lirike “Pika voëset”, më 1913 “Mrizi i Zanave”. Gjergj Fishta veç krijimtarisë artistike, shkëlqeu edhe në fushën e pedagogjisë e të psikologjisë sociale, gjuhësisë etj.

Si mendimtar me potencial të madh teorik dhe me një veprimtari të dendur praktike, në shërbim të mbrojtjes dhe të zhvillimit të gjuhës dhe të shkollës shqipe, ai i kishte vënë vetes si qëllim që të luftojë për të ngritur nivelin kulturor e arsimor të bashkëkombësve dhe për të nxitur tek ata dëshirën për përparim dhe për atdhedashuri, si dy shtylla qe do t’i ndihmonin për të mbajtur në këmbë shoqërinë shqiptare të goditur nga pushteti disashekullorë otoman.

 

Një i vdekur nga Covid-19 dhe 13 raste pozitive në Kosovë

0

MSH njofton se në 24 orët e fundit në Kosovë ka vdekur një person si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar 13 raste të reja pozitive me koronavirus nga testimi i 2138 mostrave.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 20 qytetarë, duke çuar shifrën totale të shëruarve në 157.346.

Ndërsa janë 439 raste aktive.

Vuçiq paralajmëron zhvillime në veri të Kosovës: Do të takohem me Johnsonin në Glasgow, është edhe Bideni

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha mbrëmë se është e sigurt se institucionet e Kosovës po kërkojnë mënyra të reja për të ndërmarrë veprime në veri të vendit.

Ai u bëri thirrje evropianëve që tha se kanë ndikim “t’u thonë të mos e bëjnë këtë”.

Ai njoftoi se do të shkojë në Glasgow dhe se do të takohet me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson, si dhe me zyrtarë të tjerë.

“Atje do të jenë nga Biden deri te Ursula von der Layen, dhe ne do ta shohim kur t’i shoh ata”, tha ai.

Duke folur për qasjen aktuale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Vuçiq përmedi vitet ’90, duke bërë një krahasim me situatën e tanishme.

“As Serbia nuk është e njëjtë nga vitet 1990, as balanca e fuqisë nuk është e njëjtë, as ne nuk sillemi në atë mënyrë që të nënvlerësojmë. Unë e kuptoj shumë mirë se çfarë është Amerika dhe çfarë fuqie ka ajo. Detyrimi im është ta mbroj vendin tonë”, tha Vuçiq.

Mehaj jep edhe një lajm për suksesin e komandove të FSK-së

0

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se është realizuar me sukses të plotë kursi për vëzhgim dhe zbulim në operacione luftarake.

Mehaj ka shkruar në Facebook se ky kurs është realizuar nga specialistët britanik dhe specialistët tanë të shkolluar në Divizionin e Taktikave të Blinduara dhe Vëzhgimit në Warminster.

“Falënderim i veçantë për Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e madhe në të gjitha aspektet. Forca djema. Vazhdojmë me sukseset e reja”, ka shkruar ai.

Rritja ekonomike këtë vit parashihet të jetë mbi 7 për qind

0

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka thënë se deri në fund të vitit parashikohet që vendit të ketë rritje ekonomike jo më e vogël se 7 për qind.

Tutje, ai tha se nëse synohet të arrihet kjo rritje ekonomike duhet të ketë një dinamikë të implementimit të investimeve kapitale.

“Ne nëse duam të mbajmë një momentum të rritjes ekonomike atëherë duhet të shihet që të ketë një dinamikë të implementimit të investimeve kapitale për arsye të ndryshme qoftë ato që lidhen me zgjedhjet e shpeshta, ndryshimit të qeverive dhe pandemisë. Duhet të shikohet mundësi e investimeve edhe në zona ekonomike dhe poashtu të shikohet mundësi të përkrahen edhe eksportet dhe mund të shumëfishohet edhe vlera e eksportuesve. Kemi projeksione të Fondit Monetar Ndërkombëtar 7%, Bankës Botërore 7.5%, të Qeverisë e cila pret rreth një vlere dyshifrore të rritjes ekonomike”, shpreh Rukiqi.

“Në fund do ta kemi një shifër të rritjes ekonomike që do të jetë një shkallë e rritjes ekonomike e reflekton rikthimin pa pandemisë dhe poashtu një ndryshim të dukshëm sa i përket rritjes së eksportit. Projeksionet janë për një rritje ekonomike jo më e vogël se 7%. Ne nuk mund të presim të kemi të njëjtën shkallë të vizitave të diasporës dhe nuk mund të presim të kemi të njëjtin raport me shtimin e konsumit. Ky vit mund të shënohet i suksesshëm sa i përket rritjes ekonomike”.

Ndërsa, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahin, këtë vit ka një rritje ekonomike që konsiderohet të jetë mbi 8% .

“Rritja ekonomike në Kosovë nuk mund të jetë reale për shkak se kemi pasur rritjes minus vitin e kaluar. Këtë vit kemi një rritje plus e cila konsiderohet që do të jetë mbi 8% dhe do të jetë pozitive për vendin”.

Sipas tij, Qeveria duhet të ketë një strategji për ta luftuar varfërinë e që të ketë investime të reja.

“I rekomandojmë Qeverisë së vendit që të mbledh rreth vetit ekspertët për të rekomanduar se çka duhet të bëjnë. Në këtë rast duhet një strategji për ta luftuar varfërinë e cila po kanoset dhe duhet të bëhet strategjia për thithjen e investimeve kurse për ulje të çmimeve janë të pafuqishëm qoftë Qeveria apo bizneset e Kosovës. Tash kur jemi në sezonin e dimrit kur edhe rritet niveli i konsumit të energjisë elektrike mund të kemi probleme”.

<span;>Shahini ka theksuar se janë duke monitoruar rritjen e çmimeve duke shtuar se kjo po ndodh në gjithë botën dhe se Kosova është e pafuqishme ta ndal këtë trend.

<span;>“Aleanca Kosovare e Bizneseve është duke ndjekur për së afërmi trendin e rritjes së çmimeve në tregun e Kosovës. Kemi ardhur në përfundim se çmimet nuk janë rezultat i rritjes së çmimeve nga tregtarët e vendit dhe biznesit por rezultat i rritjes së çmimeve në tregjet globale e që ne 90% jemi importues që varemi nga tregjet e huaja dhe bashkë me rritjen e çmimeve këto produkte që jemi duke i importuar importojmë edhe inflacion”, potencoi ai./ekonomiaonline/</span;></span;></span;></span;></span;></span;></span;></span;></span;></span;></span;>

Tentim vrasje në Shkozë të Malishevës, shkrepin breshëri plumbash

0

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të cilët dyshohen se kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër, pasditen e djeshme rreth orës 18:30.

Të arrestuarit dyshohen se kanë shkrepur breshëri plumbash në drejtim të një personi, në fshatin Shkozë të Malishevës.

Në vendin e ngjarjes, Policia njofton se ka gjetur dhe ka sekuestruar 20 gëzhoja.

idhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, i cili ka siguruar urdhëresën për kontroll.

Me vendim të tij, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është ende duke u hetuar.

Kurti: Thesari kulturor e artistik i Prizrenit, inspirim për “Zgjim me art”

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e Festivalit Ndërkombëtar “Zgjimi me Art”, në hapësirat e hamamit historik “Gazi Mehmed Pasha” në Prizren.

Ai me këtë rast ka përgëzuar komunitetin artistik turk për organizimin e festivalit, duke thënë se askund tjetër me një hapësirë kaq të vogël, nuk gjen kaq shumë kultura e kaq shumë gjuhë sikurse në Prizren.

“Ju përgëzoj për qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e këtij aktiviteti tradicional. Por, për një artist që jeton në Prizren, besoj se nuk ka sesi të jetë ndryshe, sepse arti këtu të kaplon në shumë mënyra. Nga ky thesar kulturor e artistik besoj se është inspiruar edhe festivali “Zgjimi me art”. Edhe kësaj here, sikurse çdo herë tjetër që vij në Prizren, mësoj diçka të re nga vlerat e pafundme të këtij qyteti unik. Prandaj ju falënderoj shumë për ftesën dhe i dëshiroj shumë suksese festivalit edhe në të ardhmen”, u shpreh Kurti.

Ndryshe, festivali “Zgjimi me art” sivjet mbahet për herë të 19-të me radhë. Tema e sivjetme e këtij festivali të pikturës ishte “Zbulimi i motiveve turke në veshjet tradicionale”.

Fillon llogaritja dimërore e kohës

0

Nga sot ndryshoj ora. Akrepat u zhvendosen një orë mbrapa, respektivisht, nga ora tre kaluan në orën dy. Kalimi nga koha verore në atë dimërore shënon edhe ardhjen e periudhës së dimrit, llogaritjen e kohës do ta ndryshojnë edhe pjesa më e madhe e kontinentit evropian, përveç në Islandë, Rusi dhe Bjellorusi.

Parlamenti Evropian me 4 mars 2019 votoi për heqjen e ndryshimit sezonal të kohës që nga viti 2021. Por, Këshilli i BE-së ende nuk ka dhënë vendim.

Ky kalim i koha verore në atë diellore, do të sjellë si çdo vit avantazhe dhe disavantazhe.

Me orën dimërore, do të kemi më pak ditë dhe më shumë natë. Me ndryshimin e orës në realitet do të humbasim një orë dritë pasdite, të cilën do ta rikuperojmë në mëngjes, siç do ta vërejnë sidomos ata që zgjohen herët.

Ora dimërore do na shoqërojë deri në natën mes të shtunës 26 dhe të dielës 27 mars 2022, kur akrepat do të kthehen në orën verore.

Moti sot me diell, temperatura deri 16 gradë Celsius

0
Foto: Raim Kurtaj

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të mbajë mot kryesisht me diell. Nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull, kryesisht në orët e para të ditës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius.

Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.

Policia me plan operativ për largimin e lëmoshëkërkuesve në të gjithë vendin

0
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në bashkëpunim me organe tjera ligj zbatuese, e Qendrat për Punë Sociale ka zbatuar një plan operativ, të identifikimit të fëmijëve lëmoshëkërkues në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit.

Kjo është bërë në tërë territorin e vendit nga 25 deri më 29 tetor.

“Gjatë zbatimit të këtij plani operativ janë kryer këto veprime. Identifikimi i 18 fëmijëve lëmoshë kërkues, prej tyre 11 shtetas kosovarë dhe shtatë shtetas të Shqipërisë. Identifikimi i 24 lëmoshë kërkuesve të rritur, prej tyre 11 shtetas kosovarë dhe 12 shtetas të Shqipërisë”, thuhet mes-tjerash në komunikatë.

Për një lëmosh kërkues, kjo punë ditore që bën nuk është se i sjell përfitime të mëdha.

“Pesë, gjashtë deri në tetë euro, më shumë jo. Më mirë me lyp, se me vjedhë”, tha ai.

Ndërsa, për sociologen Flaka Ymeri numri i rasteve të tilla në vend kohën e fundit është në rritje.

“Rritja e këtyre rasteve i shkakton faktori ekonomik, kushtet e rënda, mirëqenia jo e mirë nga institucionet, papunësia”, tha ajo.

Kjo fajëson institucionet e vendit për këtë çështje.

“Nuk ka trajtim për këtë kategori, as për fëmijët as për të rritur sepse sikur të kishte fushatë sensibilizuese do të ishte numri më i vogël”, shtoi ajo.

Në konsultim me Prokurorët përkatëse, fëmijët janë referuar për në Qendrat e Punës Sociale përkatëse për trajtim të mëtejmë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort